Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Iliada - Analiza apo referati



Iliada (Ilias) është poemë e epikut të njohur Homeri, e cila përshkruan luftën e grekëve antikë kundër Trojës. Poema u krijua diku rreth shekullit VIII p.e.s.
Ndertimi i vepres

Këngë dhe tregon ngjarjet e 51 ditëve nga viti i fundit të luftës së Trojës, duke pasur si strumbullar të veprimit zemërimin e Akilit, princit të fisit të Mirmidonëve, kundër Agamemnonit, kryekomandantit të ushtrisë greke.

Ngjarjet që tregohen, përshkruhen ose permenden në Iliadë janë këto:

Fiset greke kanë dhjete vjet që nën komandën e Agamemnonit, princit të Mikenës, po luftojnë rreth mureve të Trojës pa asnjë përfundim. Ushtria greke po shfaroset nga një murtajë që i ka dërguar perëndia Apollon, pse orakullit të tij, Krisitt, i ka marrë si skllave të bijën Agamemnoni dhe s’ka dëgjuar t'ia ktheje t’etë. Pasi falltari Kallkant zbulon para së gjithëve shkakun e së keqes, nga e cila po vuajnë grekët, Akili, prijësi i Mirmidonëve, kërkon me këmbëkunglje që të lirohet bija e Kristit për të zbutur mërinë e Apollonit. Agamemnoni është i shtrënguar të pranojë, por për inat i rrëmben me forcë Akilit skllaven e tij, Brizeidën. Akili zemërohet dhe tërhiqet nga lufta bashkë me njerëzit e vet. E ëma e tij, perëndesha Teti, merr nga i pari i perëndive, Zeusi, premtimin se do ta kthejë rrjedhën e luftës në dëm të grekëve. Si hiqet menjëanë Akili, Agamemnoni e prijësat e tjerë nuk kanë sukses në përpjekjet e tyre për të siguruar fitoren. Dështon edhe orvatja për t’i dhëne fund luftës me anë të një dyluftimi në mes dy shkaktarëve kryesorë të saj: grekut Menela, i shoqi i pare i së bukurës Helenë, dhe trojanit Parid që erdhi e ia rëmbeu. Zhvillohet një luftë e përgjakshme, në të cilën marrin pjesë dhe perenditë, që ndihmojnë njërën pale, të tjerët tjetrën. Në dyluftimin e zhvilluar midis heroit trojan Hektorit dhe trimit grek Ajaksit nuk fiton as njëri as tjetri. Pas një dite armëpushimi lufta ndizet përsëri. Më kot Agamemnoni kërkon të pajtohet me Akilin e ta tërheqë përsëri në luftë. Fitorja kalon në anën e Trojanëve që i ndjekin armiqtë gjer në llogoren e tyre. Ushtria greke thyhet keq dhe zë të tërhiqet nëpër anijet. Në këtë gjendje kritike Patrokli, shoku më i ngushtë i Akilit, i lutet heroit që t'i jape armët e veta dhe ta lejojë të marrë pjesë në luftë. Kur patrokli del në fushë të luftës I veshur me armët e shokut të vet, Trojanët kujtojnë se është Akili dhe të tmerruar ikin përpara tij, po më pas ai vritet nga Hektori. Akili, sapo merr lajmin e hidhur, në kulm të pikëllimit vendos të marrë hakun e shokut të tij. Pajtohet me Agamemnonin dhe përgatitet të dale përsëri në fushë të luftës. E ëma I sjell atij një pale armë të reja. Beteja rifillon e tmerrshme. Akili bënë kërdi ndër Trojanët. Këta ia mabthin këmbëve, të llahtarisur përpara tij. I qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi i tërhiqet zvarrë pas qerrës së ngadhnjimtarit. Pastaj përshkruhen varrimi i Patroklit dhe lodrat e ndryshme që bëhen për nder të tij. Si fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën i ati i Hektorit, Priami. Poema mbyllet me vajtimet e gruas, të nënës dhe të kunatës së Hektorit, (Andromaka, Hekuba dhe Helena) mbi kufomën e heroit Trojan që ra në fushë të luftës duke mbrojtur vendlindjen e tij.

Si shihet “Iliada” është një poemë legjendare-historike, ku vendin e parë e ze lufta e paraqitur kryesisht nga ana e saj heroike. Po aty kemi edhe përshkrime të fuqishme të ndjesive njerëzore, ndër personazhet shquhen figura madhështore e Akilit, luftetar I patrmebur, i papërmbajtur, hero i lavdisë, shembull dhe figura më njerëzore e Hektorit, mbojtës trim e plot vetmohim i atdheut të vet, bashkëshort e prind i dashur e i ndjeshëm. Ndër figurat e grave spikat figura e Andromakës, tipi më i bukur fisnik i bashkëshortes që na ka lënë letërsia e vjetër.

Poema ka përshkrime të shumta e të ndryshme plot gjallëri e qartësi. Përshkrimin e gjallëron përdorimi i shpeshtë i krahasimeve të gjata (p.sh “Ashtu si dye erëra, Boreu e Eurosi, që fyejnë nga anë e Trakës, ngrejnë përpjet detin plot peshqë, duke pllakosur aty përnjëherësh, e dallga e zezë pështillet e ngrihet lartë duke përplasur me hope leshterikë për gjatë bregut të detit, ashtu ishte i trazuar dhe ziente në kraharor zemra e akeasve”) dhe ai i epiteteve ( Akili “ Këmbëshpejti”, Nestori “I shumëmequri”etj.).


Në poemen Iliada, Homeri jep të dhëna të ndryshme mbi Ilirët. Këto të dhëna shihen më së miri në librat:

    Libri II 681 - 750 - 840 - 850
    Libri X 430 -
    Libri XVI 235 - 285 - 290
    Libri XVII 290 - 130
    Libri XXI 140 deri 180 - 205 - 210


analiza,referati,subjekti,permbledhja,kuptimi,permbajtja,personazhet,rendesia e vepres,ngjarja,ngjarjet,iliada homeri,analiza shqip iliada dhe homeri,analiza te veprave shqip iliada homeri,iliada referat shqip
       
   

nRelate Posts Only