Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Çka është gjakmarrja ?


Gjakmarrja nënkupton daljen e gjakut nga trupi. Termi gjakmarrje ka dy kuptime duke e vështruar nga këndi mjekësorë dhe ai shoqërorë kur tek i pari këndvështrim ka kuptim pozitiv kurse tek i dyti negativ.

Gjakmarrja (shoq.)

Gjakmarrja është një formë e hakmarrjes e cila i ka rrënjët e saj në mesjetë e ndoshta më tej. Kjo dukuri shoqërore theksohet ndër popujt e Mesdheut e sidomos tek banoret e territoreve shqiptare, Italisë jugore, Korsikës si dhe pjesës evropiane të Turqisë së sotme.


Gjakmarrja tek shqiptarët

Gjakmarrja është plage e hidhur e së kaluarës së shqiptarëve. E mbajtur nën fre me dhune gjate viteve të diktaturës komuniste (1946-1990) ajo shpërtheu pa rregulla pas hyrjes së demokracisë në vitet '90. Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua me një praktikë mohuese te rregullave themeltare të saj të kodifikuara në kanunin shqiptar. Si rrjedhim, i vetmi rregull që respektohet është marrja e gjakut. Rregullat e tjera, si : Mosvrasja e fëmijëve meshkuj deri ne moshë madhore (15 vjeç sipas kanunit), apo e femrave, etj. janë lënë pas dore. Një rrymë në politikën shqiptare për rivendosjen e dënimit me vdekje, bazohet pikërisht në dëshirën për të kuruar dukurinë e gjakmarrjes. Në fakt, si mediat ashtu edhe individët kërkojnë nga qeveritë si në Shqipëri edhe në Kosovë që t'i mbrojnë të afërmit e vrasësit eventual të cilët nuk janë fajtorë : "Nuk është vështire të kuptohet se askush nuk ka mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllaut apo ato të kushëririt."

Gjakmarrja si hasmeri

-Kur nje pjesetar i nje fisi vret dike nga nje fis tjeter ai e ben kete veprim duke menduar ose jo per pasojat. Si pasoje vjen hasmeria ne mes fisit te vrasesit dhe fisit te te vrarit. Ne shtepine e vrasesit mbyllen te gjithe meshkujt. Lejen per te dale e kane vetem grate. Ato mund te bejne jete normale. -Kur gjaku kthehet (d.m.th. kur vritet dikush nga fisi i vrasesit)kjo vazhdon deri sa te mbarojne meshkujt, me pas vriten femrat. Derisa shuhen dy fiset, ata jane ne hasmeri. -Rastet me te mira jane kur fisi i viktimes e fal gjakun ose ua le ne dore ceshtjen autoriteteve

qka eshte gjakmarrja,cka eshte gjakmarrja,cfare eshte gjakmarrja,gjakmarrja shqip,qka jane gjakmarrjet,gjakmarrja,ceshte gjakmarrja


nRelate Posts Only