Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Karakteristikat e rregullimi shteteror ne shtete liberale






Gjithë etapën e kapitalizmit e përshkojnë dy trajta themelore të qeverisjes: monarkitë dhe republikat.
 

Përveç trajtës së monarkisë absolute, me vonë lindin edhe dy trajta; monarkia kushtetuese dhe parlamentare. 
 

Trajtën e monarkisë kushtetuese kryesisht e kanë përjetuar Franca në faza të caktuara pas revolucionit borgjez dhe Anglia e edhe ndonjë nga vendet Evropiane. Trajtën republikane e gjejmë poashtu në filet e liberalizmit borgjez.
 

Trajta republikane dallohet me dy tipe themelore; republikën parlamentare dhe republikën presidenciale.
 

Gjatë historisë dallohen dy trajta themelore të shteteve, shtetet unitare dhe të përbëra.
Shtetet unitare janë ato shtete në përbërjen e të cilave nuk figurojnë njësi federale apo njësi tjera shtetërore si njësi bashkëpjesëmarrëse në krijimin e shtetit dhe të strukturës së tij. 
 

Shtetet e përbëra paraqesin një trajtë më të komplikuar në rregullimin e tyre shtetëror.
Këto shtete mund të jenë konfederatave dhe federative. Këto shtete, qoftë ato të modelit konfederal apo federal, kryesisht i takojnë trajtës republikane të pushtetit.
 

Startin e tyre të pare e gjejmë me Unionin e Utrehtit në Holandë. Përveç SHBA-ve, shtete tipike federale sot janë edhe Germania, Austria, Zvicra,Brazili, etj. Nga 188 vende që janë në Kombet e Bashkuara, shumica e këtyre vendeve janë me rregullim shoqëror borgjez. Nga kjo 114 vende janë me trajtë republikane, 43 me trajtë monarkike dhe disa tjera gjenden në fazën e tranzicionit. Nga tipi i monarkive të theksuara shumica prej tyre janë monarki kushtetuese parlamentare, ndërsa shteti i Omanit-si sulltanat është monarki absolute.
       
   

nRelate Posts Only