Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Çka është procesi ?

1. Ndryshim i pandërprerë i diçkaje sipas ligjesh të caktuara; zhvillimi e
shndërrimi i diçkaje; ecuria a vija e zhvillimit të diçkaje në etapat e saj të
ndryshme; varg veprimesh, ndryshimesh etj. të lidhura njeri me tjetrën që sjellin
një përfundim të caktuar. Procesi historik (shoqëror). Proceset psikike
(njohëse, emocionale). psikol. Proceset jetësore. Proceset fiziologjike.
Proces i kalimit nga bota jo e gjallë në botën e gjallë. Procesi i kalimit nga
kapitalizmi në komunizëm. Procesi i tretjes (i frymëmarrjes). Procesi i
nxitjes (i frenimit). psikol. Procesi i sëmundjes.

2. Varg veprimesh të veçanta e të lidhura njeri me tjetrin, që bëhen në mënyrë
të vetëdijshme për të arritur një përfundim të caktuar, rruga që ndiqet e mënyra
që përdoret për të bërë diçka. Proceset teknike (teknologjike). Procesi
mësimor. Proceset e punës. Procesi i prodhimit.

3. drejt. Gjykimi i një çështjeje në gjyq sipas ligjit; tërësia e veprimeve gjyqësore
kur shqyrtohet a gjykohet një çështje. Proces gjyqësor. Procesi i kriminelëve
të luftës.

qka eshte procesi,cka eshte procesi,cfare eshte procesi,qka jane proceset,ceshte procesi,kuptimi i fjales proces,cfare jane proceset,procesi ne shqip

nRelate Posts Only