Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Endërr e prerë - Dritero Agolli -Analiza

Koment  Ne kete poezi D Agolli realizon mjeshterisht harmonine mes shtresave kuptimore te fjales dhe imazheve poetike te ndjenjes.Titulli eshte nje stileme(pranevenje jo e zakonshme fjalesh) qe ndertohet nga metaforizimi i figures qendrore,enderres,e cila mund te pritet 1-si nje fiongo,2-si nje rruge,3-apo dhe si nje jete njeriu ,te cilit autori i drejtohet:mos vdis!Me te ne themel ndertohen nje varg nenstilemash,qe jane kali,sofra,vajzat,pika e veses. Me fjalet "mos vdis"fillojne disa vargje duke ndertuar fig lert te perseritjes.Nepermjet shprehjes "mos vdis.",autori i drejtohet njeriut dhe cdo enderre te tij, qe pritet ne mes per arsye te pafuqise se tij fizike .Poezia ne fjale na kujton edhe poezine "Peligrini",sepse trishtimi i tij lidhet me zhgenjimin,dhe enderrave te tij do deshironte t'iu jepte drejtim tjeter ne jete,por ka kaluar nje jete e tere dhe tani nuk ka as kohe e as aftesi per kete. -Ne strofen e pare detajet e mjedisit tipik jane:Are,ulli,hardhia,plisi.Detaje qe japin karakteristika te grupit shoqeror jane:Bari,miza e ullirit,me gurkali,kercelli i misrit.Detaje qe japin shqetesimet qe duhet ta ngrene edhe nga agonia heroin lirik jane:pastrimi i ares,luftimi i mizes se ullirit,sperkatja me gurkali,ujitja e misrit. -Deshiren e pazakonte per nje njeri te tille e gjejme ne dy strofat e tjera.Detajet qe japin mjedisin dhe karakteristikat e grupit shoqeror jane reale,ato qe japin shqetesimet e autorit dhe deshiren e pazakonte i perkasin enderres -Ne pjesen e pare jepen arsyet per te mos vdekur.Ato qe lidhen me realitetin jane ne strofen e pare,dy strofat e tjera japin arsyet qe lidhen me enderren.Ky raport pra ,ne pjesen e pare eshte simboik,dhe simbolizon ate qe besimi tek enderra akoma nuk eshte lekundur dhe ketu autori ka besim se shprehja "mos vdis"do te behet realitet. -Ne pjesen e dyte raporti midis enderres dhe realitetit eshte i barabarte.besimi i autorit tek enderra tashme eshte lekundur.Kurse ne pjesen e trete enderra pothuajse eshte prere.Thirrja ;mos vdis..."behet shqetesuese,prandaj perseritet ne cdo strofe dhe enderra tashme eshte bere nje iluzion. -Kur flitet per enderren ,koha e foljes eshte e pakryer,veta e pare shumes,sepse kerkon te tregoje se enderra qe sa vjen e shuhet,eshte enderra e shume njerezve,si dhe kjo enderr i perket se shkuares dhe nuk ka snje lidhje me castin kur autori flet. -Mendoj se edhe per nje fshatar, qe duhet te ngrihet nga shtrati i vdekjes per t'i sherbyer tokes,eshte normale te enderroje per anijen.Anija lidhet me lejtmotivin e udhes ne poezine e Dritero Agollit (Ne rruge dola,shtigje malesh e trotuare,udhetoj i menduar,e tjera).Anija qe kerkon te ndertoje heroi yne ,eshte nje anije enderre dhe nje anije e tille nuk mund te ndertohet me mire me asgje tjeter,vec me degen e hardhise,e cila mban brenda velat qe mund t'i shtyjne avujt e rakise...Anija mund te ishte nje ure lidhjeje me boten,prej se ciles shqiptaret jetuan per 45 vjet te izoluar. -Kali,qe i dhemb kemba simbolizon sistemin e deshtuar,patkoi i humbur qe nuk na i jep njeri,simbolizon izolimin e Shqiperise nga bota,ndersa nallbani qe nuk e gjejme,simbolizon projektuesit e ketij sistemi te deshtuar,qe tani ,perpara ketij deshtimi, nuk mund te japin dot asnje zgjidhje. -Me vargun"me syte si gota,na sheh si te huaj.","si gota" eshte krahasim,kurse"si te huaj" eshte elipse(Figure e sintakses ku mungon nje nga gjymtyret e fjalise) -Ne vargun"mos vdis ,se dielli ne oborr ka shtruar sofren e madhe"

analiza enderr e prere Dritero Agolli,referat enderr e prere Dritero Agolli,enderr e prere analize,enderr e prere dritero agolli analize
       
   

nRelate Posts Only