Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Pyll

1. Sipërfaqe e madhe toke e veshur me drurë të dendur e të lartë ose me
shkurre; tërësia e drurëve dhe e shkurreve që zënë një vend të madh. Pyje
malore (fushore). Pyll i ri. Pyje tropikale. Pyll gështenjash (pishash). Muaji
(java) e pyjeve. Shtimi (përtëritja, mbrojtja) e pyjeve. Kafshët (zogjtë) e
pyllit. Hyri (u fsheh) në pyll. Preu dru në pyll. Ruani pyjet nga zjarri!
2. Sasi e madhe sendesh të larta, të ngritura me këmbë ose të vëna në radhë të
shtrënguara. Pyll shtëpish. Pyll flamujsh. Pyll bajonetash.
3. përd. ndajf. Në sasi të madhe; shumë. Misri (gruri) ishte pyll. I kishte flokët
pyll (të dendur).
* Si në pyll mospërf. si njeri i pagdhendur e i paqytetëruar, sikur është njeri i
egër.
I hyri pyllit (ka hyrë në një pyll të thellë) i hyri një pune të ngatërruar a të vështirë
që nuk dihet se si do t'i vejë filli. U bë kopshti pyll u rritën e u shtuan shumë
pemët e kopshtit. Është pyll i pagjuajtur shih te PAGJUAJTUR (i, e). Nuk ka pyll
pa derra fj. u. shih te DERR, ~ I. Qan pylli për sëpatë thuhet kur diçkaje që
është rritur jashtë mase, që ka marrë përpjesëtime tepër të gjera, i ka ardhur
koha të shkurtohet, të rregullohet e të pastrohet. Pyll në prag të derës pengesë
e madhe e ngatërruar para se të fillohet një punë. Sheh yllin e merr pyllin shih
tek YLL,~I. Shtati pyll e mendja fyell njeri me trup të madh e i pashëm, por i lehtë
nga mendja. Fusha ka sy e pylli (mali, gardhi, muri) ka veshë fj. u. shih te
FUSH/Ë, ~A.

qka eshte pylli,cka eshte pylli,ceshte pylli,cka jane pyjet,cfare jane pyjet
       
   

nRelate Posts Only