Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Bananja është ilaç bimor

loading...
bananet

Bananja është një ilaç natyral për shumë sëmundje. Nëse e krahasojmë atë me një mollë, ajo ka 4 herë më shumë proteina, 2 herë më shumë karbohidrate, tri herë më shumë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur, 2 herë më shumë vitamina të tjera dhe minerale.

Ajo është gjithashtu e pasur me potasium dhe është ushqimi me vlerat më të mira. Sipas mjekëve popullorë, ai që ha një banane në ditë nuk ka nevojë të vizitohet te mjeku. Bananet përmbajnë tri sheqerna natyrale: sukrozën, fruktozën dhe glukozën e kombinuar me fibër (lloj substance). Bananja jep energji të qëndrueshme dhe substanciale.

Studimet e bëra kanë vërtetuar se vetëm dy banane kanë mjaft energji për një veprimtari pune 90-minutëshe. Duke qenë se ky fryt ka shumë veti kuruese, ajo njihet si pema numër një në botë. Por nuk është vetëm energjia ajo të cilën e ofron banania për të na ndihmuar që të jemi të shëndetshëm.

Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në mënjanimin, mposhtjen dhe parandalimin e një numri të konsiderueshëm të sëmundjeve që rrezikojnë organizmin dhe mirëqenien e njeriut.

Related Posts :