Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Në njërin prej postimeve kam shkruar pak rreshta për edukimin e fëmijëve

loading...
Në njërin prej postimeve kam shkruar pak rreshta për edukimin e fëmijëve.
Për atë postim mora shumë, shumë letra. Në mesin e atyre letrave ishte edhe një – e mrekullueshme – për MOTIVIMIN e fëmijëve për mësim.
Përmbajtja (e shkurtuar) e asaj letre duket kështu:
Vajza e mikut tim paska dalë më e mira në provimin pranues në Universitetin e Kembrixhit.
Për SHKAK se në pyetësorin: KU E GJENI MOTIVIMIN PËR MËSIM?, kjo vajzë, paska shkruar këtë tregim:
E doja gjyshen shumë. Edhe ajo më donte mua. Gjyshja ime ka pasë fytyrën krejt rrudha-rrudha.
I thoja: “Gjyshe, po ta dija ku gjendet një hekur për hekurosjen e rrudhave – do të shkoja në fund të botës. Sa shumë kisha dashtë t’i hekurosja të gjitha rrudhat në fytyrën tënde …”
E gjyshja më thonte: “Sa herë që TI – e merr një notë të mirë në mësime - në fytyrën time një rrudhë rrafshohet, hekuroset dhe zhduket”
Prej fillores, të mesmes dhe tash në universitet – kam marrë dhe do të marrë –gjithnjë - notat më të mira, sepse nuk I DUA RRUDHAT NË FYTYRËN E GJYSHES SIME!
Ky ishte tregimi, muar vlerësim të lartë, sepse: FUQIA E DASHURISË RRAFSHON RRUDHAT, BRIGJET DHE PENGESAT,
Sa të mençur janë njerëzit që dinë ta motivojnë fëmijën për mësim dhe jetë.
Me shumë dashuri, Daut Demaku

Related Posts :