Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“15 ide fantastike si të dizenjoni thonjtë tuaj” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“15 ide fantastike si të dizenjoni thonjtë tuaj” plus 9 more Gazeta SHQIP


15 ide fantastike si të dizenjoni thonjtë tuaj

Posted: 20 Aug 2016 02:40 AM PDT

preview-650x341-98-1457959341Të zgjedhësh dizajnin e duhur shpesh herë është e vështirë për femrat, pasi u duhet ta përshtatin me veshjen dhe stinën. Ne u japim disa modele, të cilat përshtaten me çdo stinë apo veshje.

Një manikyr i stilit francez kurrë nuk do ta dalë nga moda, pasi përshtatet me çdo lloj stili dhe veshje. Mirëpo, ajo që njerëzit nuk dinë është se ka shumë opsione dhe modele që ju mund t'i provoni dhe padyshim që do të mbeteni të mahnitur. Të gjitha janë modele që mund të dizenjohen shumë lehtë, mjaft pak vullnet dhe dëshirë. Me këto modele, thonjtë tuaj do të duken fantastikë dhe të veçantë.

Janë modele mjaft të thjeshta, që për hir të së vërtetës janë shumë të kërkuara në sallonet e bukurisë në Francë dhe kudo në botë.

Mirëpo, para se të vendosni që të lyeni thonjtë është e rëndësishme që t'i lani mirë duart, në mënyrë që të mos mbeten papastërti poshtë manikyrit. Veç kësaj, nëse manikyri ka më shumë se një vit që është hapur, atëherë bëni mirë të mos e përdorini më. Këshillohet që thonjtë të lyhen me dy shtresa, në mënyrë që manikyri të qëndrojë më mirë.

Më poshtë do të shihni 15 foto të mrekullueshme të "French style" (modeli francez) dhe padyshim që do tu pëlqejnë të gjitha femrave.

734005-650-1448002315-6 733255-650-1448002315-10 733855-650-1448002315-3 733905-650-1448002315-4 733555-650-1448002315-16734105-650-1448002315-8 734155-650-1448002315-9 733755-650-1448002315-2 733305-650-1448002315-11 733355-650-1448002315-12733405-650-1448002315-13 733455-650-1448002315-14 733505-650-1448002315-15d16fe3ce7702605c5437103c37c74b2a06ccaa086dd35d1d4d1970762d2ccbd219 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

PD denoncon: Mazhoranca kërcënon median me një tjetër nen

Posted: 20 Aug 2016 02:38 AM PDT

oerd bylykbashiNënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se mazhoranca ka përfshirë një tjetër nen që kërcënon median. Sipas deputetit të PD, ku nen është futur në ligjin e Prokurorisë së zakonshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi ka thënë se mazhoranca nuk heq dorë nga kërcënimi i medias.

Postimi i plotë

Vesi del me shpirtin thone…

Kjo mazhorance e ka tmerr lirine e medias, si eterit e 1944 qe i frymezojne. Para tre ditesh sollen ne komision ligjin per Prokurorine Speciale te cilin e kishin hartuar ne erresire te plote, me te cilin media denohej nese tentonte te bente transparence, duke e quajtur “ndikim te papershtatshem”! Opozita dhe media e denoncoi menjehere. Ai nen nuk kalon!

Por keta nuk heqin dore nga kercenimi mbi median! Mesa duket, te njejtin kercenim e kane futur tek ligji i Prokurorise se zakonshme; ligj tjeter ky. Edhe kete e kane gatuar te vetem ne komision kur u mblodhen para miratimit te amendamenteve kushtetuese, atehere kur Opozita nuk ishte e pranishme. Si cdo gje tinzare, edhe kjo eshte bere ne fshehtesi.

Ky nen i ri qe vret lirine e medias nuk ka asnje shans (as teorik) te kaloje! Opozita do ta kundershtoje kete tentative te re mazhorances!

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

KMSH: 20 mijë dollarë për familjet e përmbytura në Maqedoni

Posted: 20 Aug 2016 02:26 AM PDT

kmshKomuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur të japë 20 mijë dollarë ndihma ekonomike për familjet e përmbytura disa ditë më parë në Maqedoni, ku gjetën vdekjen dhjetëra persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka thënë se kreu i KMSH-së, Skënder Bruçaj do të shkojë vetë në Maqedoni për të dorëzuar ndihmat ekonomike në vlerë monetare për familjet e dëmtuara. "Jemi solidarizuar me familjet e viktimave në fatkeqësinë e Shkupit", – tha Gurra.

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Teksas, shtyhet ekzekutimi me vdekje: Të rishqyrtohet çështja

Posted: 20 Aug 2016 02:20 AM PDT

TeksasNjë gjykatë në Teksas, ka pezulluar ekzekutimin me vdekje të Jeffrey Ëood, i dënuar me dënimin kapital për një grabitje që përfundoi në mënyrë të përgjakshme në vitin 1996.

Mediat dhe avokati i tij kanë këmbëngulur se nuk ka qenë ai që ka hapur zjarr. I dënuari duhet t'i nënshtrohet injeksionit vdekjeprurës të mërkurën që vjen.

Gjykatësit kanë kërkuar të shtyjnë çështjen në një gjykatë më të ulët për të konsideruar apelin e paraqitur mbi seancën e vdekjes të bazuar në dëshminë e rreme dhe provat jo shkencore.

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Pentagoni, Asadit: Mos bombardoni pranë personelit amerikan

Posted: 20 Aug 2016 02:10 AM PDT

AsadPentagoni i ka dërguar një mesazh qeverisë së Bashar al-Asadit që të mos kryejë sulme ajrore pranë personelit apo trupave amerikane apo të koalicionit, të përkushtuar për të luftuar xhihadistët e ISIS-it në Siri.

Paralajmërimi është bërë pas dy ditë bombardimesh të realizuara nga regjimi sirian kundër forcave kurde në qytetin Hasaka në pjesën veri-lindore, kur SHBA-të po mbështesin kurdët në luftën kundër grupeve terroriste.

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rikthehen ‘Metallica’-t, albumi i ri del në muajin nëntor

Posted: 20 Aug 2016 02:01 AM PDT

GrupiMbërriti më në fund njoftimi që fansat e grupit ta famshëm muzikor 'Metallica' prisnin prej kohësh. Albumi i ri, i titulluar “Hardwired… To Self-Destruct”, do të dalë në 18 nëntor të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga vetë banda historike amerikane e "heavy metal".

Do të jetë një album i dyfishtë që do të përmbajë një total prej 12 këngësh, për një total pej 80 minutash muzikë.

MetallicaAlbumi konfirmon rikthimin e kuartetit në skenat muzikore tetë vjet pas “Death Magnetic”, periudha më e gjatë e historisë së grupit pa një album të ri. Për të lehtësuar pritjen e fansave, 'Metallica' kanë publikuar që tani këngën e parë të albumit, “Hardwired”.

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksion anti-kanabis në disa qytete, asgjësohen mbi 13 mijë bimë kanabis

Posted: 20 Aug 2016 01:50 AM PDT

kanabis 1Në orët e fundit Policia e Shtetit ka asgjësuar mbi 13 mijë rrënjë narkotike në të gjithë vendin. Aksioni i policisë është shtrirë në Memaliaj, Krujë dhe Skrapar, ku janë asgjësuar në total 13.672 rrënjë kanabis sativa.

Në Memaliaj janë asgjësuar plot 10 500 bimë të dyshuara kanabis sativa. Bimët u gjetën të nkultivuara në vendin e quajtur “Gropa e thellë” , fshati Xhaxhaj ,Njësia Administrative Krahës ,Memaliaj. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia ka asgjësuar edhe 1.472 rrënjë kanabis sativa në Skrapar. Bimët u gjetën dhe asgjësuan më anë të djegies në vendin e quajtur ''Pylli i Guriazit'', Njësia Administrative Bogovë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërsa në Krujë, janë asgjësuar rreth 1.700 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bimët u gjetën në fshatrat Mafsheq dhe Mallkuç, ku u asgjësuan me anë të djegies, sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kokëdhima nuk tërhiqet: Do të rikandidoj në zgjedhjet e 2017-ës

Posted: 20 Aug 2016 01:43 AM PDT

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.Koco Kokëdhima nuk ka ndër mend të heqë dorë nga politika, edhe pse Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin pasi rezultoi se kishte përfituar fonde në kundërshtim me ligjin duke qenë deputet.

Kokëdhima, i cili ndodhet më pushime në jug të vendit, është shprehur se duke qenë anëtar i Partisë Socialiste do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në qershor 2017.

"Dua të jem më afër politikës dhe më afër qytetarëve. Do të rikandidoj sërish në zgjedhjet e vitit 2017", – tha ai për 'ABC Neës'.

Më pas, ish-deputeti i qarkut të Vlorës ka replikuar ndaj batutës së kryeministrit Rama, i cili në një aktivitet pak kohë më parë në Vuno tha se do të pleqëronte me të pikërisht në këtë fshat.

"Për këtë punën e pleqërimit, unë them se nuk do të pleqëroj as në Vuno dhe as në Gjirin e Lalëzit… Nuk kam ndër mend, por do të punoj deri në ditën e fundit të jetës", – u shpreh KOkëdhima.

Marrëdhëniet mes Ramës dhe Kokëdhimës janë ftohur gjithnjë e më shumë pas heqjes së mandatit të deputetit nga Gjykata Kushtetuse.

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mori peng 3 persona, ‘shtrim i detyruar në psikiatri’ për kosovarin

Posted: 20 Aug 2016 01:18 AM PDT

Dijar xhemaGjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë "shtrim të detyruar të spitalin psikiatrik" për Dijar Xhemën, i cili u arrestuar dy ditë më parë pasi tentoi të rrëmbente disa persona në Vlorë nën thirrjet "Allahu Akbar".

Gjykata e ka cilësuar 29-vjeçarin kosovar si të sëmurë mendor dhe që ka nevojë ugjente për të marrë medikamente, pasi mund të jetë i rrezikshëm për shoqërinë nëse nuk trajtohet me medikamente.

Pas vendimit të gjykatës, babai i tij ka pranuar se i biri i tij ka probleme të shëndetit mendor: "Vuan nga depresioni prej vitit 2010. Ka bërë krime të vogla në Kosovë, por jo gjëra të mëdha", – tha ai.

Avokati i tij Saimir Vishaj tha se akuza e policisë është pak e rënduar, pasi djaloshi nga Mitrovica nuk përbën rrezik për qëllime terroriste. "Ai është vetëm një i sëmurë dhe jo një terrorist. Është i rëndësishëm fakti që gjykata vendosi ta shtrojë në spital", – tha ai.

Xhema tentoi të marrë peng tre persona në vende të ndryshme në qytetin e Vlorës, duke i kërcënuar se është "i dërguari i Allahut" dhe se "do t'i vrasë të gjithë".

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

“Vetting”-u, Meta thërret të martën konferencën e kryetarëve

Posted: 20 Aug 2016 01:08 AM PDT

KONFERENCA E KRYETAREVE - Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta dhe Ministri i Financave Shkelqim Cani, gjate nje mbledhje te Konferences se Kryetareve, ku eshte diskutuar projekt buxheti per vitin 2016./r/n/r/nCONFERENCE OF CHAIRMEN - Parliament Speaker Ilir Meta and Shkelqim Cani, Minister of Finance, during a meeting of the Conference of Chairmen, to discuss the draft budget for 2016.Kreu i Kuvendit Ilir Meta, pritet të thërrasë ditën e martë në orën 18:00 Konferencën e Kryetarëve për të caktuar datën e votimit të ligjit të "Vetting"-ut për reformën në drejtësi.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se Meta do të presë krerët e grupeve parlamentare një ditë pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm.

Pak ditë më parë, kryeparlamentari tha se brenda muajit gusht do të mbledhë jë seancë të jshtëzakonshme parlamentare për të votuar ligjin e "Vetting"-ut dhe ligjet e tjera që më pas do t'i hapin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi.

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :