Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“19-vjeçarja raportohet e zhdukur, policia: Ka ikur me dëshirë nga shtëpia” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“19-vjeçarja raportohet e zhdukur, policia: Ka ikur me dëshirë nga shtëpia” plus 9 more Gazeta SHQIP


19-vjeçarja raportohet e zhdukur, policia: Ka ikur me dëshirë nga shtëpia

Posted: 19 Aug 2016 02:07 AM PDT

Policia-e-DurresitPolicia e Durrësit, gjatë kontrolleve të kryera ka bërë të mundur gjetjen e një vajzë 19-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur. 19-vjeçarja M.K. banuese në Durrës, ishte larguar nga banesa më datë 14.08.2016.

Një ditë më vonë ka bërë kallëzim i ati për largimin e saj nga banesa. Gjatë deklarimit të dhënë para oficerit të policisë gjyqësore, vajza ka pohuar se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjirokastër, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim

Posted: 19 Aug 2016 01:55 AM PDT

pranga 22Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme. Të arrestuari janë Drilon Tota, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Agron Hasa, 60 vjeç, banues në fshatin Krahës 1, Memaliaj.

Sipas policisë, Tota është ndalur pasi prokuroria e rrethit gjyqësor Gjirokastër, ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 9 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim “. Ndërsa Hasa është dënuar për ” Kultivim të bimëve narkotike” .

19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kim Kardashian pushime me familjen; e mrekullueshme me bikini

Posted: 19 Aug 2016 01:40 AM PDT

3760512900000578-3747877-Too_cute_Kim_Kardashian_spent_the_day_on_the_beach_with_North_an-m-63_1471553943906Ajo ka bërë të pamundurën që të rikthehet në formë pas lindjes së djalit dhe duket se ia dalë më së miri.

Kim Kardashian ka treguar me krenari trupin e saj, teksa shijon pushimet në Meksikë me vajzën e saj 3-vjeçare dhe djalin 8-muajsh. 35-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, dukej fantastike me bikini.

3760515D00000578-3747877-The_reality_star_introduced_her_eight_month_old_son_to_the_joys_-m-64_1471553957837 376051D800000578-3747877-image-m-67_1471553998744 376051A000000578-3747877-image-m-79_1471554496831 37607A5F00000578-3747877-image-m-85_147155552763419 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Memaliaj, asgjësohen 7600 bimë kanabis sativa

Posted: 19 Aug 2016 01:18 AM PDT

kanabisPolicia ka gjetur dhe asgjësuar 7600 bimë kanabis sativa, në vendin e quajtur “Përroi i Madh”, në Memaliaj.

Mësohet se bimët ishin të kultivuara në 18 parcela dhe u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Emigranti i parë shqiptar në SHBA dhe Fan Noli

Posted: 19 Aug 2016 01:03 AM PDT

noliNaum Prifti sjell në kujtime historinë e Kolë Kristoforit nga një qytezë në Kolonjë, i cili u bë i pari shqiptar që shkeli në Amerikë

Emigranti i parë shqiptar që shkeli në Amerikë është Kolë Kristofori nga Katundi, një fshat i vogël pranë fshatit Qytezë të Kolonjës. Naum Prifti shkrimtar,  prej kohësh sekretar i shoqatës Vatra në SHBA, një shoqatë tepër aktive për çështjen shqiptare në kujtimet e tij shkruan dhe për Kolë Kristoforin. Sipas tij për herë të parë për emigrantin e parë shqiptar në SHBA mësojmë nga monografia apo libri i Kostandin Demos apo  Nini Demos sikurse njihej nga shqiptarët e kohës së tij që jetonin në Boston Mass ose në qytetet afër tij." Konstandin emoja pati idenë e mirë të botonte një libër modest, më sakt një libërth apo librushkë me titull Shqiptarët në Amerikë, apo imigrantët shqiptarë në Amerikë. Ai vëren se i pari emigrant shqiptar që erdhi në Amerikë qe Kolë Kristofori nga Katundi një fshat i vogël pranë fshatit Qytezë të Kolonjës.Edhe vetë Nini Demoja qe po nga ky fshat, dua të them nga Katundi. Këto fshatra shqiptare shtrihen në veri të Qafëzezit dhe njihen me emrin e përbashkët "fshatrat e Vakëfit" sepse dikur ato qenë prona të Kishës", thotë Prifti.  Nini vëren se Kolë Kristofori erdhi në Amerikë në vitin 1884 dhe pasi punoi aty dhjetë vjet u kthye në fshat me qesen mbushur me para dhe i veshur me rroba të ngushta alla frënga dhe jo me shallvare, as me kaftan dhe dolloma sikurse mbanin përgjithësisht fshatarët e asaj ane, por me veshje evropiane. "Nuk përjashtohet mundësia që edhe para tij të kenë ardhur shqiptarë të tjerë, sikurse përmendet  ardhja e një prifti katolik nga veriu, por ai erdhi me mision fetar nga dioqeza e tij për të hetuar mundësinë e ngritjes së ndonjë famullie katolike në qytetet  ku kishte mjaft katolikë shqiptarë. Veç tij mund të kenë ardhur edhe shqiptarë të tjerë, por ata erdhën si vizitorë me misione të ndryshme jo si emigrantë ekonomikë si Kolë Kristofori. Pas disa vitesh Kola u dorëzua prift dhe punoi si meshtar orthodoks në disa qytete ku kishte emigrantë shqiptarë", thotë Naum Prifti. Sipas tij, shumë fshatra në krahinën e Korçës i kishte lënë vakëf feudali i madh Iljaz Bej Mirahori në fund të shekullit XV. Edhe kisha e krishterë krijoi vakëfe me anë dhuratash dhe testamentesh të besimtarëve të saj sepse vakëfet gëzonin disa favore shtetërore.

"Libri apo monografia e Konstandin Demos ka interes të veçantë për historikun e emigracionit shqiptar në Amerikë, ndaj Peter Prifti e përktheu anglisht që të të kishte një përhapje më të gjerë edhe te brezi i ri i shqiptarëve", thotë Prifti. Ai tregon sesi autori i librit iu lut Fan Nolit ti shkruante parathënien. Peter Prifti një tjetër personazh i rëndësishëm i diasporës shkruan në kujtimet e tij se nuk besonte se Fan Noli do ti bënte parathënien një vepre të rëndomtë apo modeste , por për çudinë  e tij Fan Noli pranoi me kënaqësi kërkesën e zotit Kostandin Demo dhe  midis të tjerash shkroi se ajo ishte një broshurë që meritonte të lexohej nga çdo shqiptar.

"Rrëfimi i autorit Konstandin Demo shquhet për vërtetësi dhe thjeshtësi. Ai sjell mbresat e tij jo si historian , as si letrar, por thjesht si emigrant i komunitetit shqiptar në Amerikë", thotë Prifti.

Valbonë, Beqaj: Fluks pacientësh në qendrat shëndetësore të zonave malore

Posted: 19 Aug 2016 12:57 AM PDT

13882333_570161503171904_573911169508231795_nFluksi i pacientëve që i janë drejtuar qendrave shëndetësore të ngritura posaçërisht në zonat turistike nuk ka qenë vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore. Ky fakt është pohuar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të kryer në qendrën shëndetësore të Valbonës.

Kreu i shëndetësisë ka pohuar se ndihma mjekësore e ofruar në kohë reale për pushuesit e huaj dhe ata vendas ka qenë e menjëhershme dhe profesionale.

"Diçka më shumë se në 8 javë në këtë qendër shëndetësore kanë marrë shërbim shëndetësor 1275 persona, çka do të thotë se mysafirët që po i bashkohen çdo vit e më tepër Valbonës, po shijojnë bukuritë që Zoti i ka falur kësaj zone, por edhe falë investimeve të bëra në infrastrukturë, kjo zonë sot është shumë më tepër e vizitueshme", tha Beqaj.

Raportohet se rreth 18% e vizitave të realizuara deri më sot që nga koha e fillimit të punës së kësaj qendre shëndetësore në 15 qershor, janë pushues të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë pikën turistike malore të Valbonës.

Mjekët e kësaj qendre shëndetësore kanë pohuar se problematikat më të shpeshta të hasura tek pacientët kanë qenë për shkak të ndryshimit të kushteve klimaterike.

"Rastet kanë qenë të shumta, hipertensioni kryesisht tek moshat e rritura, kurse tek mosha pediatrike, predominojnë virozat, ftohjet, bronkopneumonitë, të cilat janë si shkak i ndryshimit të klimës. Përveç këtyre, raste të shpeshta janë edhe gastroenteritet, reaksionet alergjike nga ushqimi apo pickimi i insekteve", ka pohuar Omela Matoshi, mjeke e kësaj qendre.

19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Krujë, babë e bir qëllojnë me armë zjarri drejt banesës së një 53-vjeçari

Posted: 19 Aug 2016 12:49 AM PDT

Policia e KrujesPolicia e Krujës ka vënë në pranga një 47-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, pasi për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarr automatik në derën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit P. K. 53 vjeç.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 18 gushtit rreth orës 02:00 pas mesnate në Nikël të Krujës, ku Sabah Brama 47 vjeç dhe djali i tij K. Brama  19 vjeç dyshohet se qëlluan me armë. Sipas policisë, i arrestuari është person me precedentë të mëparshëm penalë.

53-vjeçari ka bërë denoncimin në policinë e Krujës, duke pohuar se gjatë natës kanë qëlluar në drejtim të portës së oborrit, ku për pasoja ka pasur vetëm dëme materiale.

"Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sabah Brama u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sattiva, bimë narkotike të mbjella, të dyshuara të llojit kanabis sativa", njofton policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale "Kanosje", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Shkatërrimi i pronës", 'Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Usain Bolt dominon edhe 200 metrat; 8 medalje ari për atletin xhamajkan

Posted: 19 Aug 2016 12:40 AM PDT

2016 Rio Olympics - Athletics - Final - Men's 200m Final - Olympic Stadium - Rio de Janeiro, Brazil -18/08/2016. Usain Bolt (JAM) of Jamaica celebrates after winning gold REUTERS/Dylan Martinez

Usain Bolt fitoi edhe garën e 200 metrave, që do të thotë medalja e artë numër 2 në Rio dhe numër 8 nëpër Olimpiada.

Ky ishte kulmimi i një sfide me veten për Bolt, sfidë që ka lindur në Pekin, në vitin 2008, dhe do të përfundojë sot, me garën 4×100, aty ku Bolt dhe shokët e tij pritet të marrin medaljen e artë. Nëse merr të nëntën, Bolt do të barazojë Carl Lewis dhe Paavo Nurmi si atletët me më shumë të arta olimpike në histori.

Bolt është edhe më dominues në 200 metra sesa në 100. Vetëm pas 50 metrash, gara ishte në dorën e tij. 19.78 sekonda koha e Bolt. Askush tjetër nuk zbriti nën 20 sekondat, me kanadezin De Grasse (20.02) që doli në vend të dytë dhe francezin Lemaitre në vend të tretë (20.12).

19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë dhe Tropojë, asgjësohen 1686 rrënjë kanabis

Posted: 19 Aug 2016 12:29 AM PDT

kanabis tiranePolicia e Shtetit vazhdon aksionin anti-kanabis në të gjithë vendin. Sipas policisë janë asgjësuar 1686 rrënjë kanabis mëngjesin e sotëm në Tropojë dhe Tiranë.

Blutë e Tiranës kanë asgjësuar 5 parcela me 1506 rrënjë kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën dhe u asgjësuan në vendin e quajtur ''Qafëmollë''. Policia asgjësoi bimët me anë të djegies, sakaq po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia e Tropojës ka asgjësuar 180 bimë narkotike kanabis sativa. Bimët u gjetën në vendin e quajtur "Lugu i thive-Rashet", në fshatin Dragobi. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 19 gusht 2016

Posted: 19 Aug 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Sot duhet të dini si të flisni me partnerin për një çështje që ka interes për ju. Në aspektin financiar nuk duhet të kryeni shumë shpenzime.

DEMI

Sot do kuptoni mirë gjithçka që do t'ju thotë partneri. Në aspektin financiar duhet të tregoni kujdes me shpenzimet që do bëni këtë periudhë.

BINJAKËT

Sot do jeni në shoqërinë e këndshme të partnerit. Në aspektin financiar do keni të ardhura, prandaj mund të bëni ndonjë investim të ri.

GAFORRJA

Sot mirë është ta dëgjoni partnerin për gjithçka, që të mos keni probleme. Në aspektin financiar keni ditur të menaxhoni të ardhurat, prandaj shpenzoni.

LUANI

Sot do ndryshoni disa gjëra në raportin që keni me partnerin. Në aspektin financiar nuk keni shumë të ardhura, prandaj duhet të bëni më pak shpenzime.

VIRGJERESHA

Sot mund t'i kërkoni partnerit më shumë ide për një projekt të ri që doni të filloni. Në aspektin financiar nuk duhet të bëni shumë shpenzime.

PESHORJA

Sot duhet të keni një komunikim të duhur me partnerin. Në aspektin financiar flisni me miqtë për të marë ide, për disa shpenzime që doni të bëni.

AKREPI

Sot do flisni me partnerin tuaj për gjithçka që doni. Në aspektin financiar do keni të ardhura, prandaj mund të bëni disa investime që keni menduar.

SHIGJETARI

Sot do keni një raport të mirë me partnerin, pasi ju do ta kuptoni për çdo gjë. Në aspektin financiar do të merni të ardhura, prandaj do bëni investime.

BRICJAPI

Sot do shprehni më shumë ide te partneri, për disa ndryshime që doni të bëni. Në aspektin financiar do bëni disa investime që keni menduar këtë periudhë.

UJORI

Sot do keni bashkëpunim me partnerin tuaj. Në aspektin financiar keni të ardhura, por nuk mund të kryeni shumë shpenzime që keni menduar më parë.

PESHQIT

Sot do flisni qartë me partnerin tuaj. Në aspektin financiar keni ditur si t'i menaxhoni të ardhurat, prandaj mund të bëni ndonjë investim.

Related Posts :