Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Adoleshenti në timon i bie shtyllës, aksidenton dy pasagjerët” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Adoleshenti në timon i bie shtyllës, aksidenton dy pasagjerët” plus 9 more - Gazeta Dita


Adoleshenti në timon i bie shtyllës, aksidenton dy pasagjerët

Posted: 29 Aug 2016 01:53 AM PDT

Policia e Delvinës arreston një të mitur, 15 vjeç, për drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt: R.D.është banues në fshatin Kopacez të Delvinës.

R.D. u arrestua pasi po qarkullonte me një "Benz" me targë AA842GZ në aksin rrugor Vergo – Shijan dhe pranë vendit të quajtur "Qafa e Beshirit" ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë prej betoni.

Fatkeqësisht, nga aksidenti, e kanë pësuar dhe dy pasagjerët e tij: A.D – 12 vjeç dhe N.D – 21 vjeç.

Policia tha se të tre të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Myslimanë mos shkelni këtu!

Posted: 29 Aug 2016 01:40 AM PDT

Policia në Kinë ka urdhëruar hotelet që të refuzojnë turistë nga pesë vendet më të mëdha myslimane në botë.

Disa hotele në qytetin e Guangzhou, kanë thënë se ata kanë marrë lajmërime nga policia në fillim të marsit, ku urdhëroheshin që t'i kthenin mprapsht turistët që vinin nga Pakistani, Siria, Iraku, Turqia dhe Afganistani.

Ministri i Jashtëm i Kinës, shprehet se nuk ka dëgjuar kurrë për këtë politikë që po praktikohet në vendin e tij, mirëpo punëtorët e disa hoteleve e kanë konfirmuar urdhrin për këtë ndalesë.

Një punonjëse hoteli, ka thënë  se policia lokale, i ka kërkuar stafit që të mos pranojë turistë nga këto pesë vende, deri me 10 shtator.  "Nuk jam i sigurt për arsyen. E dimë vetëm se s'mund t'i pranojmë ata", tha ajo për Reuters.

Trump: Do dëboj emigrantët e paligjshëm

Posted: 29 Aug 2016 01:30 AM PDT

Donald Trumpi prezanton planet e tij për imigrimin duke paralajmëruar votuesit se vota për Hillary Clinton është votë për kufij të hapur.

Kandidati republikan për president amerikan Donald Trump tha se nëse zgjidhet president prioriteti i tij i parë do të jetë dëbimi i mijëra emigrantëve të paligjshëm që kanë kryer krime.

“Në një ditë, unë do të filloj shpejt me dëbimin nga vendi të emigrantëve të paligjshëm që kanë kryer vepra penale – përfshirë edhe largimin e qindra-mijëra emigrantëve të paligjshëm që kanë kryer vepra penale dhe janë nxjerrë nga burgjet prej administratës Obama-Klinton”, tha Trump në Des Moines, Iowa.

Duke treguar për detajet se si ka ndër mend ta trajtojë imigracionin e paligjshëm, Trump u tha mbështetësve të tij në Iowa se do të krijojë një sistem përcjelljeje për të dëbuar imigrantët e paligjshëm që tejkalojnë afatin e lejes së qëndrimit dhe do të krijojë një sistem verifikimi elektronik për të siguruar që ata të mos marrin ndihma sociale apo përfitime të tjera.

Jo vetëm mur përgjatë kufirit meksikan

“Nëse ne nuk do t’i detyrojmë njerëzit të zbatojnë afatet e skadimit të vizave, atëherë do të kemi një kufi të hapur – kjo është tepër e thjeshtë,” tha ai.

Trump deri tani ka paraqitur vetëm pak plane konkrete se si do ta trajtojë problemin e emigracionit, me përjashtim të idesë për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit meksikan. Vetëm 72 ditë para zgjedhjeve Trump po përpiqet ta zgjerojë më tej bazën e tij të mbështetësve dhe të sulmojë rivalen e tij demokrate Hillary Clinton. Komentet e tij në Iowa erdhën pasi ai u kritikua nga konservatorët, sepse kishte sugjeruar më parë se do të zbuste planet për dëbimin e 11 milionë emigrantëve të paligjshëm nga SHBA-ja.

Vende pune për amerikanët

Trump u shpreh po ashtu se ndalimi i imigracionit të paligjshëm bëhet për të mbrojtur vendet e punës për amerikanët. “Sa herë që një shtetas afrikano-amerikan, apo ndonjë qytetar, humbet punën e tij ngaqë punësohet një emigrant i paligjshëm, të drejtat e këtij qytetari amerikan shkelen,” tha ai. “Mbrojtja e barabartë sipas ligjit duhet të përfshijë zbatimin konsekuent të ligjeve tona të imigracionit.”

Trumpi po përpiqet kohët e fundit të fitojë votat e afrikano-amerikanëve, që tradiconalisht votojnë për demokratët, duke e sulmuar Hillary Klinton për çështje racore dhe duke argumentuar se ndryshe nga demokratët ai do të sjellë vende pune dhe prosperitet për komunitetin afro-amerikan./DW

Erdogan: Do të luftojmë kurdët njësoj si Shteti Islamik

Posted: 29 Aug 2016 01:28 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u zotua se do të luftojë kurdet në Siri njësoj siç lufton militantët e Shtetit Islamik.

Duke folur në Gaziantep, Erdogan tha se "opercaionet kundër organizatave terroriste do të vazhdojnë deri në fund".

Duke iu drejtuar mijëra mbështetësve në qytet, Erdogan deklaroi se ishte "i gatshëm dhe i vendosur për të pastruar rajonin nga grupe terroriste."

"Ne absolutisht nuk do të lejojmë asnjë aktivitet terrorist në afërsi të kufijve tanë," tha Erdogan.

Turqia ka nisur javën e kaluar ofensivën në veri të Sirisë kundër Shtetit Islamik dhe milicivë kurde. Të dielën është raportuar për së paku 25 persona të vrarë nga sulmet ajrore turke.

Mali i Zi po bëhet gati për luftë?

Posted: 29 Aug 2016 01:23 AM PDT

Mali i Zi duket se nuk do të pranojë zgjidhje tjetër për kufirin me Kosovën, veç për këtë që është rënë dakord. Mediat e Podgoricës bëjnë të ditur se është duke u përgatitur edhe për betejë me Kosovën.

Gazeta malazeze "Vijesti", duke cituar burime të saj nga qeveria e Podgoricës, shkruan se: "Mali i Zi ka vendosur pjesëtarë të njësitit antiterrorist në kufi me Kosovën".

Si arsye përmenden konfliktet e mundshme për shkak të kundërshtimeve në Kosovë ndaj marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Po ashtu, "Vijesti" njofton se, në zonën kufitare pjesëtarët e njësitit antiterrorist janë duke patrulluar me armë të gjata, ndërsa bëhet e ditur se atje janë sjellë edhe mitralozë.

Por më herët Filip Vujanoviç tha se Mali i Zi nuk e do asnjë centimetër tokë të Kosovës, dhe nuk pret incidente në kufi.

vijesti

Tregu i sigurimeve është oligopol!

Posted: 29 Aug 2016 01:20 AM PDT

Konfindustria do t'i kërkojë zyrtarisht Kuvendit të Shqiperisë të ndermarrë sa më shpejt nismen për rishikim të plotë të legjislacionit dhe menyrës sesi eshte ndertuar dhe funksionon tregu i sotem oligopol i sigurimeve. Konfindustria duke kritikuar AMF dhe Autoritetin e Konkurences kërkon që të shqyrtohet puna e tyre.

Konfindustria vlereson se rritja e njekohshme e fundit nga te gjithe kompanite e cmimeve per sigurimin e detyrueshem te makinave, shpreh qartesisht gjendjen oligo-monopol te tregut te sigurimeve me pasoja te renda per biznesin, qytetaret dhe ekonomine kombetare.

Gjendja behet edhe me shqetesuese kur vlereson, se ne periudhe me pak se 2 vitesh tarifat e sigurimit te detyrueshem jane rritur ne pothuaj 300% per mbi 500 mije automjete te biznesit dhe qytetareve, me taktiken e faktit te kryer.

Konfindustria vlereson, se ne vendet demokratike te botes do te mjaftonte edhe nje rast i vetem i ngjashem me Shqiperine per tu percaktuar menjehere si praktike e denueshme e tipit kartel dhe si rrjedhim marre masat e nevojshme te ashpra penalizuese nga institucionet rregullatore te fushes.

Nderkohe ne Shqiperi per raste te qarta dhe te perseritura oligopol nuk ka asnje veprim nga institucionet pergjegjese si AMF/Agjencia e Mbikqyrjes Financiare dhe Autoriteti i Konkurencs, duke dhene shenja te qarta te paaftesise se plote dhe deri ne fenomenin e korrupsionit te shkalles me te larte te "state capture/kapjes se shtetit".

Konfindustria deklaron se do ti kerkoje zyrtarisht Kuvendit te Shqiperise, ne varesi te te cilit jane institucionet e mesiperme, te ndermarri sa me shpejt nismen per rishikim te plote te legjislacionit dhe menyres sesi eshte ndertuar dhe funksionon tregu i sotem oligopol i sigurimeve, liberalizimin e tregut nepermjet kalimit nga sigurimi i "detyrueshem" ne "vullnetar" te automjeteve, hapjes se tregut per operatore te rinj dhe shqyrtim te thelluar te punes se derisotme te AMF dhe Autoritetit te Konkurences per menyren e zbatimit te pergjegjesive te tyre ligjore.

“Largohu menjëherë bashkë me ‘dhitë’ nga parcelat”

Posted: 29 Aug 2016 01:17 AM PDT

Inspektori i policisë së Kolonjës, Edvin Meko, ishte vetë kultivues i kanabisit në zonën Qinam – Radovickë.

Përveç kësaj, sipas hetimit tremujor të prokurorisë dhe SHÇBA, ai bashkëpunonte me disa kultivues të tjerë, shkruan Lapsi.al

Pakti ishte që t'i njoftonte sa herë policia kryente operacione antikanabis, në mënyrë që të mos kapeshin. I njoftonte me SMS. Një prej mesazheve është nisur ditën kur FNSH nga Tirana shkuan në parcelat me kanabis të Mariglen

Nuredinit. "Largohu menjëherë së bashku me 'dhitë' nga parcelat. Hidhi të gjitha çfarë ke aty. Mos lër asgjë të dyshimtë", shkruan ai.

Rama i përgjigjet nesër qytetarëve, në një konferencë online

Posted: 29 Aug 2016 01:15 AM PDT

Kontaktin e parë me qytetarët, pas pushimeve verore kryeministri Edi Rama do ta ketë përmes rrjeteve sociale.

Kreu i ekzekutivit ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 11:00 do t'i përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve përmes një konference online.

Kjo konferencë do të jete për kryeministrin edhe një bilanc punë në këto 3 vjet qevrisje, pasi ky është viti i fundit i mandatit të qeverisë Rama.

Konferenca në Twitter dhe Facebook është kthyer në një traditë për kryeministrin Rama.

PD do “thyejë kokën”

Posted: 29 Aug 2016 01:10 AM PDT

Ethet e garës elektorale për Dibrën në partitë respektive, sa vijnë e rriten. Në veri thonë: Mendja lindi në Shkodër, kaloi nëpër Mirditë e qëndroi në Dibër. Kurse në jug thonë: Kur është shtrirë mendja, kokën e ka në Kolonjë, gjoksin në Skrapar e këmbët në Vlorë. Kur ngrihet në këmbë qëndron në Vlorë. Mendja e Vlorës thotë që PD-ja do e "thyejë" kokën në Dibër. Sherefedin Shehu do fitojë deri 30% të votave nga populli. Luan Muhameti, Vlorë.

Çurçilli dhe NAÇL

Posted: 29 Aug 2016 01:09 AM PDT

Do ta respektoja shumë sikur Ushtria NaÇl të eliminonte të gjithë ushtrinë gjermane që ishte në Shqipëri, por ajo u largua me urdhër nga Berlini dhe jo se i detyruam ne. Vetëm Stalini dhe Çurçilli e vlerësonin forcën e ushtrisë gjermane. Ja çfarë thotë Çurcilli në prag të zbarkimit në Francë: "Duhet të merren të gjitha masat e nevojshme që data dhe vendi i zbarkimit të ruhet me sekretin më të lartë. Në rast se gjermanët do ta zbulojnë sekretin e datës dhe vendit, atëherë ushtria e fuqishme gjermane do të bëjë një masakër mbi aleatët. Si rezultat kongresi amerikan do të urdhërojë tërheqjen nga Evropa, forcat gjermane do të drejtoheshin në lindje duke shpartalluar Ushtrinë e Kuqe. E gjithë Evropa do të ishte në këmbët e Hitlerit". Fati e desh që të fitonte komunizmi. Fatmiri

Related Posts :