Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Arrestohet polici i burgut të Tepelenës, i gjendet drogë në automjet” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Arrestohet polici i burgut të Tepelenës, i gjendet drogë në automjet” plus 9 more Gazeta SHQIP


Arrestohet polici i burgut të Tepelenës, i gjendet drogë në automjet

Posted: 17 Aug 2016 02:03 AM PDT

Policia makinatNjë polic i burgut të Tepelenës ka rënë në prangat e policisë, pasi në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 40 rrënjë bime narkotike e llojit kanabis sativa. Raportohet se në pranga ka rënë edhe djali i tij, i cili ndodhej në automjet bashkë me të

Sipas policisë së qytetit të Memaliajt, në pranga kanë rënë Gjolek Harizi 44-vjeç, (punonjës i IEVP Tepelenë) dhe Irdi Harizi 22-vjeç. Sipas policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës” , Memaliaj nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Benz” , me targa AA 724 KM që drejtohej nga Gjolek Harizi u gjetën dhe u sekuestruan 40 bimë të kultivuara në kubik të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.

17 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Viruset janë më të rrezikshme në mëngjes

Posted: 17 Aug 2016 02:00 AM PDT

virusViruset janë më të rrezikshme kur i infektojë 'viktimat' në mëngjes, bën me dije një studim i Universitetit të Cambridge. Rezultatet e studimit të publikuara në PNAS treguan se viruset janë 10 herë më të 'suksesshme' nëse infeksioni nis në mëngjes.

Nisur nga këto të dhëna, studiuesit kanë thënë se zbulimi mund të çojë në gjetjen e rrugëve të reja për të ndaluar pandemitë.

Viruset, ndryshe nga bakteret apo parazitët, varen plotësisht nga rrëmbimi i organizmit të qelizave, në vend që të reagojnë. Por, këto qeliza ndryshojë në mënyrë dramatike si pjesë e një modeli 24-orësh të njohur si 'ora e trupit'.

Në studim minjtë ishin infektuar nga virusi që shkakton gripin ose nga virusi i herpesit, që shkakton një varg sëmundjesh, përfshirë edhe të ftohtin.

Minjtë e infektuar në mëngjes kishin nivele virale 10 herë më të larta se ata të infektuar në darkë.

virus1

Virusi i orëve të vona kishte 'dështuar' në përpjekjen për të rrëmbyer qelizën, e cila tashmë kishte ndryshuar strukturë si pasojë e 'orës së trupit'.

Prof Akhilesh Reddy, një nga shkencëtarë që mori pjesë në studim tha: Ky është një ndryshim i madh.

"Virusi ka nevojë për të gjitha kushte të caktuara në kohën e duhur, përndryshe ai nuk mund të fitojë kurrë terren. Por, një infeksion i vogël në mëngjes mund të përparojë me shpejtësi dhe 'të pushtojë' trupin”.

Ai beson se të dhënat e këtij studimi mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të përhapjes së sëmundjes.

"Në rastin e sëmundjeve pandemike, ndenjja brenda gjatë ditës mund të jetë shumë e rëndësishme dhe mund të shpëtojë jetë njerëzish", tha Reddy.

16 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Vlorë, asgjësohen 12 parcela me 1527 rrënjë kanabis

Posted: 17 Aug 2016 01:49 AM PDT

kanabisPolicia e Vlorës ka gjetur dhe asgjësuar sot 12 parcela të kultivuara me lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

"Me anë të djegies janë asgjësuar rreth 1527 rrënjë bimë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa, ku bimët ishin kultivuar në fshatrat Peshkëpi dhe Kaninë të Vlorës, të cilat ishin të kultivuara në mesin e pyjeve dhe anës lumenjve të këtyre fshatrave", njofton policia.

17 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 28-vjeçari nga Burreli

Posted: 17 Aug 2016 12:55 AM PDT

dhunePolicia e Matit ka arrestuar në flagrancë shtetasit Valmir Barmeta, 28 vjeç, banues në Burrel, pasi ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Mësohet se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij A.B. në prezencë të dy fëmijëve të tyre.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Mat për veprime te mëtejshme, për veprën penale "Dhunë në familje".

17 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lushnjë, shkatërroi rrjetin e ujësjellësit, arrestohet 48-vjeçari

Posted: 17 Aug 2016 12:49 AM PDT

PRANGAAANjë 48-vjeçar, banues në fshatin Dushk të Lushnjës është arrestuar nga policia, pasi shkatërroi rrjetin e ujësjellësit të disa familjeve.

Mësohet se është arrestuar shtetasi Bashkim Disha, 48 vjeç, pasi për motive pronësie ka shkatërruar rrjetin e ujësjellësit për 5 familje, me pretendimin se toka ku kalon ujësjellësi është blerë nga ana e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Shkatërrim i pronës" dhe "Vetëgjyqësia".

17 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dezinsektimi, Beqaj: Reduktojmë prezencën e mushkonjave në bregdet

Posted: 17 Aug 2016 12:44 AM PDT

13924826_569292706592117_5597478516880376922_n50 hektarë sipërfaqe është dezinsektuar në zonën e Shkodrës dhe atë të Velipojës gjatë këtij viti. Nuk ka qenë vetëm sipërfaqja e zonave bregdetare, por edhe kanalet, pusetat dhe bodrumet pranë këtyre zonave, ato që janë përfshirë gjithashtu në këtë proces të kontrollit të përhapjes së mushkonjave apo insekteve të tjera të dëmshme.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, gjatë një inspektimi të punës në terren të një prej ekipeve që po zbaton programin e dezinsektimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ka pohuar se ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës.

"Edhe në Velipojë, është viti i dytë që zbatojmë këtë procedurë. Besoj se kjo ndihmon jo vetëm në mbarëvajtjen e sezonit turistik duke pakësuar bezdisjen ndaj pushuesve, por sigurisht ul shumë edhe rrezikun që nëpërmjet tyre mund të merren sëmundje të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut", pohoi Beqaj.

Nga matjet e realizuara nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit të Shkodrës, rezulton se në zonat e dezinsektuara nuk ka prani të larvave të mushkonjave.

"Aktualisht, ne kemi përfunduar trajtimin e dytë në Shkodër dhe në Velipojë. Duhet thënë që, në total, janë dezinsektuar rreth 50 ha sipërfaqe, dhe gjithashtu, janë dezinsektuar rreth 2 mijë m2 sipërfaqe në bodrume vetëm në qytetin e Shkodrës, si dhe rreth 1 mijë m2 të tilla në Velipojë. Ne besojmë që, pas këtyre trajtimeve, do të kemi rezultate shumë të mira, ashtu sikurse edhe vendet e tjera që i kanë aplikuar këto metoda," ka pohuar Dr. Artan Mesi, mjek epidemiolog. Procesi i dezinsektimit në zonën e Shkodrës dhe Velipojës do të vazhdojë deri në fund të muajit tetor.

17 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bulqizë, asgjësohen 2011 bimë kanabis

Posted: 17 Aug 2016 12:24 AM PDT

kanabis 1Policia ka asgjësuar 2011 bimë kanabis në fshatin Peshkë të Bulqizës, pas sinjalizimit të ardhur përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital". Policia ka shpallur në kërkim dy persona si autorë të kultivimit të këtyre bimëve.

Sipas policisë, bimët ishin të kultivuara në dy parcela të hapura rishtas në një zonë të thepisur dhe të pyllëzuar në territorin e fshatit Peshk, Krastë të njësisë administrative Martanesh

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërkohë që po punohet për kapjen e shtetasve me iniciale N.G. (39 vjeç) dhe G.P. (30 vjeç), banues në fshatin Peshkë.

17 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tepelenë, aksidentohet furgoni me turistë amerikanë

Posted: 17 Aug 2016 12:17 AM PDT

aksident shiritNjë mjet me të cilin po udhëtonin disa turistë amerikanë është aksidentuar në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Raportohet se në mjet ndodheshin 20 turistë. Mësohet se shoferin e ka zënë gjumi teksa drejtonte furgonin me targa AA 520 NA dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. Më pas furgoni është përplasur më kodrën në anë të rrugës.

Policia bën me dije se janë dëmtuar 3 gra, 1 burrë dhe 1 vajzë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar shoferin, shtetasin Arben Lame, 46 vjeç nga Fieri.Turistët po ktheheshin nga Saranda.

17 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mblidhet komisioni i reformës në drejtësi

Posted: 17 Aug 2016 12:16 AM PDT

Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte diskutuar rreth rekomandimeve te perfshira ne draft-opinionin e Komisionit te Venecias./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a meeting of the Committee on judicial reform.

Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi është mbledhur sot, për tu njohur me vërejtjet e misionit të EURALIUS për opinionet e PD-së mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Janë 10 çështje që Partia Demokratike kundërshton në ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të argumentuara në detaj në një material prej 55 faqesh.

Ndër të tjera, ekspertët demokratë i rikthehen sërish rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit, të cilin nuk e gjejnë të pasqyruar mirë në ligj.

17 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kosovë, Biden takohet me Thaçin dhe Mustafën

Posted: 17 Aug 2016 12:14 AM PDT

biden-mustafaZëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka takuar paraditen e sotme presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa. Konferenca për media pritet të mbahet në orën 11:00.

Temë e këtyre takimeve do të jetë integrimi europian i Kosovës, lufta kundër-terrorizmit e çështje tjera me rëndësi për Kosovën.

Derisa, Joe Biden takohet me zyrtarët e shtetit të Kosovës, gruaja e tij Jill do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin Teodosije dhe do të shikojë ambientet e manastirit.

Pasdite bashkëshortët Biden së bashku me nipin dhe mbesën e tyre do të marrin pjesë në emërimin e rrugës nacionale Gjilan-Ferizaj, e cila tani e tutje do të mbajë emrin e Joseph R. "Beau" Biden, III.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Qeveria e Kosovës do të mbajnë fjalime nënpresidenti Joe Biden, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

17 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :