Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Arrin në Kosovë pasardhësja e Skënderbeut” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Arrin në Kosovë pasardhësja e Skënderbeut” plus 9 more Ferizaj Press


Arrin në Kosovë pasardhësja e Skënderbeut

Posted: 29 Aug 2016 08:34 AM PDT

Ka arritur në Kosovë pasardhësja e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu, Sofie Kastrioti.

Stërmbesa e Skënderbeut është pritur nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe kryesuesi i këshillit të HardhFest, Emrullah Spahiu.

Ajo u prit edhe nga përfaqësues të StoneCastle, partnerit gjeneral të festivalit.

Vet Sofia u shpreh shumë e ngazëllyer që po qëndron në Kosovë dhe për faktin se do të jetë pjesë e HardhFest 2016.

"Jam e ngazëllyer dhe shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe që do të jem pjesë e HardhFest", u shpreh ajo, transmeton Klan Kosova.

Vdes personi i dytë që u plagos pas incidentit tek Parku i Qytetit

Posted: 29 Aug 2016 08:26 AM PDT

Ka ndërruar jetë Arianit Gashi i plagosuri i dytë pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën sot në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv, Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Pos Arianit Gashit, jetë ndërroi edhe Eron Agaj.

Viktimat janë plagosur pas një gjuajtje me armë pas një përleshje që ka ndodhur gjatë ditës së sotme tek Parku i Qytetit në Prishtinë.

Zgjatet orari i punës në sektorin e tatimit në pronë

Posted: 29 Aug 2016 07:55 AM PDT

Sektori i tatimit në pronë do të punojë me orar të zgjatur 8:00 – 18:00 deri më 2 shtator, për t'ua mundësuar sa më shumë qytetarëve që t'i shlyjnë obligimet tatimore.

Komuna e Ferizajt njoftoi se Drejtoria e Financave, sektori i tatimit në pronë, prej sot e ka zgjatur orarin e punës nga ora 8:00 deri në orën 18:00, me qëllim që t'u shërbejë qytetarëve që duan t'i shlyejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për faljen e borxheve.
Drejtoria e Financave ua kujton edhe një herë qytetarëve borxhlinj, që të përfitojnë nga falja e borxheve, e cila zgjat vetëm deri më 2 shtator.
Nëse deri në këtë datë nuk shlyhen borxhet e mbetura, qytetarët rrezikojnë që t'u ngarkohen sërish borxhet e falura nga 1 janari 2009 deri më 31 dhjetor 2014, plus ndëshkimet për këtë periudhë.
Orari i zgjatur i sektorit të tatimit në pronë vazhdon deri më 2 shtator.

14102444_1248427088525445_8147883473093163250_n

Ambasada Amerikane kundër dhunës për arritjen e qëllimeve politike në Kosovë

Posted: 29 Aug 2016 07:17 AM PDT

Ambasada e SHBA-ve dënon pa asnjë rezervë përdorimin e dhunës për arritjen e qëllimeve politike në Kosovë, të cilën dhunë e kemi parë ditëve të fundit. Thërrasim të gjithë udhëheqësit e Kosovës që të bëjnë të njëjtën. Demokracia ofron hapësirë për mospajtim dhe madje edhe për protestë. Por, dhuna ndaj policisë, mediumeve, pjesëtarëve të qeverisë dhe qytetarëve të tjerë në asnjë rrethanë nuk është një shprehje e pranueshme e pikëpamjeve politike apo mënyrë për t'u marrë me ankesat nga e kaluara, pa marrë parasysh sa të dhimbshme janë ato. Policia e Kosovës luajti një rol të rëndësishëm dje pasi në pakësimin e dhunës dhe mbajtjen e sundimit të ligjit, dhe ne i përgëzojmë ata për shërbimin e vazhdueshëm që i bëjnë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në Kosovë mbesin të pazgjidhura çështje serioze por zgjidhja e tyre nuk afrohet pas këtyre protestave të dhunshme. Shumë punë është bërë për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të krijuar një shtet bashkëkohor dhe demokratik. Sidoqoftë, dhuna e vazhdueshme politike rrezikon zhbërjen e pjesës së madhe të këtij përparimi. Kosova mund të presë lëvizje drejtë integrimit evro-atlantik vetëm nëse të gjitha palët ripërkushtohen ndaj dialogut paqësor, demokracisë, dhe sundimit të ligjit.

I dyshuari për atentatin që vrau një dhe plagosi një tjetër person në Prishtinë është nga Shqipëria

Posted: 29 Aug 2016 07:15 AM PDT

Burime policore për Express bëjnë të ditur  se i dyshuari që vrau Eron Agajn dhe plagosi Arianit Gashin është shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai është në kërkim të Policisë aktualisht.

Burimet policore kanë bërë me dije se i dyshuar ka afro një vit që është në Kosovë, dhe i njëjti sipas informacioneve fillestare ka pasur një zënkë para dy ditësh me viktimat.

Ai sot dyshohet se e ka kryer atentatin duke i plagosur rëndë viktimat me armë zjarri, plagë këto që morën jetën e Agajt.

Burime policore i kanë thënë Express'it se viktimat kanë pasur disa raste në Policinë e Kosovës.

ARMATOSJA E SERBËVE CIVILË TË FERIZAJT E KOSOVËS, PARA VITIT 1999

Posted: 29 Aug 2016 07:02 AM PDT

(Dëshmi nga shënimet dhe përjetimet e kohës)

Besim Zymberi

-Historia e armatosjes së serbëve vendorë të Kosovës nga shteti Jugosllav e serb, nuk fillon vetëm në fillim të viteve '80-të e '90-të të shekullit të kaluar. Qëllimi i këtij shkrimi është vetëm rikrijimi i pamjes reale të armatosjes kriminale të civilëve serb, nga vetë shteti serb, në periudhën e lartshënuar me qëllim të kryerjes së aktit përfundimtar gjenocidar ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Në vitet 1985-86, pushteti jugosllav i atëhershëm, në masë të madhe i monopolizuar nga doktrina çetnike serbe në plan programor dhe kuadrovik, kishte futur në veprim planin për rikthimin "kushtetues" të sovranitetit serb mbi Kosovën.
Strategjia e improvizimit të "dhunimeve" të vajzave serbe nga shqiptarët si dhe disa thyerje varrezash, të cilat bëheshin nga vetë mekanizmat serbe të policisë së fshehtë, kishte për detyrë që ta parapërgatiste terrenin për vënien e Kosovës në një administrim të ri ushtarak e policor serb, gjoja në emër të mbrojtjes së fizikumit serb.
Pas viteve '90-të, kemi pasur deklaratën publike të një koloneli të KOS-it (Kontra Obaveshtajna Slluzhba-shërbimi sekret i ushtrisë jugosllave), i cili haptas i ka treguar botës se të gjitha ato veprime të atëhershme antishqiptare, ishin projektuar dhe ekzekutuar nga shërbimet sekrete serbe, ushtarake e policore.
Autori i këtij teksti, mban mend se që në gjysmën e dytë të viteve të tetëdhjeta, serbët ferizajas "protestonin" në rrugë, të udhëhequr nga shoqatat kriminale serbe "Lëvizja Serbe e Rezistencës" (Srpski Pokret Otpora), "Bozhur" dhe "Bolja Buduqnost", përndryshe, organizma të krijuara dhe të kontrolluara nga UDB-ja, në bazë të urdhëresave të kreut shtetëror serb, të cilat kërkonin haptas deportimin dhe vrasjen e shqiptarëve, nën maskën e, gjoja, rrezikut nga ta. Dëshmitë e mëvonshme të liderëve të këtyre organizatave kriminale, Bogdan Kecman, Miroslav Sholleviç, Kosta Bullatoviç etj., janë dëshmi autentike të përfshirjes së vetë Serbisë në nivel institucional-shtetëror, në organizimin e veprimeve të tyre.
Ndodhte kjo në kohën kur shqiptarët nuk kishin kurrfarë pushteti ekzekutiv në Kosovë, veçanërisht në planin e sigurisë. Qysh atëherë, madje edhe gazetarët serbë të RTP-së së atëhershme, intervistonin natën serbë të fshatrave ferizajase, që bënin "rojë" të armatosur, gjoja për mbrojtje ndaj shqiptarëve. Madje ata tregonin edhe armët e tyre, të cilat i kishin marrë në mënyrë transparente nga organet e tyre shtetërore raciste, diskriminuese, ndërkohë që shqiptarëve u konfiskoheshin edhe thikat e bukës.
Në vitin 1987, Kryesia e Jugosllavisë, me propozim të gjeneralëve serbë, kishte ndryshuar platformën organizative dhe strukturore të Armatës Popullore të Jugosllavisë, nëpërmjet strategjisë së re të organizimit të saj. Më e rëndësishmja në këtë ndryshim ishte se për herë të parë, ushtrisë jugosllave i jepej e drejta të ndërhynte ushtarakisht edhe në çështjet e brendshme të Jugosllavisë. Krahas këtij ndryshimi organizativ, vazhdoi fushata serbe e serbizimit të institucioneve jugosllave dhe të atyre të republikave e krahinave, nëpërmjet një qasjeje revolucionare mitingoiste të ndërrimit të kuadrove, në emër të njëfarë "Revolucioni Antiburokratik"…

OFENSIVA ANTISHQIPTARE E KISHËS SERBE DHE AKADEMISË SERBE TË SHKENCAVE E ARTEVE
Pas vdekjes së Titos, në vitin 1982, rishfaqet në skenë zëshëm Kisha Serbe. Një letër e 21 priftërinjve serbë, dërguar organeve më të larta të Kishës Serbe dhe organeve shtetërore të ish Jugosllavisë e Republikës së Serbisë, haptas kërkonte "mbrojtjen e qenësisë shpirtërore e biologjike serbe në Kosovë", nga rreziku shqiptar! Bartës së kësaj letreje-platformë, ishin krerët e lartë të Kishes serbe, Atanasije (Jeftiç) Irinej (Bulatoviç) Amfiloje (Radoviç) etj.
Po ashtu, zyrtarisht Kisha Serbe, në mesin e vitit 1985, kishte dalë me platformën shoviniste për "Ngritjen dhe rizgjimin e vetëdijes nacionale serbe". Në të njëjtën kohë, me platformën e njëjtë kishin dalë edhe organizatat serbe të Kosovës, "Bozhur", "Bolja buduçnost", "Srpski Pokret Otpora" etj.
Krahas Kishës serbe, shpërfaqjen publike të platformës për "bashkimin e serbëve në një shtet" e bënë edhe akademikët e figurat tjera serbe me ndikim, me në ballë Dobrica Çosiçin, të pasuar edhe nga Vuk Drashkoviç, Matija Beçkoviç, Radomir Samarxhiç, Brana Crnçeviç etj. Ky i fundit, mbahet mend në vitet 90-të të shekullit 20-të, të ketë thënë që: "Serbët, gjithçka bëjnë në emër të zotit, madje edhe vrasin në emër të tij!"
Ndërsa, në vitin 1986, SANU (Srpska Akademija Nauka i Umetnosti), bëri publik Memorandumin racist, nëpërmjet të të cilit, duke i akuzuar shqiptarët për fashizëm, reinkarnoi projektin Çubriloviçian, Garashaninian e Andriçian, për Serbinë e Madhe, me synim të riaktivizimit të mekanizmit të spastrimit të tokave serbe (siç i quante ajo) nga jo serbët, e veçanërisht nga shqiptarët.

ÇARMATOSJA E MBROJTJES TERRITORIALE TË KOSOVËS DHE SERBIZIMI I PLOTË I SAJ
Në vitin 1988, në fazën finale të suprimimit të kompetencave kushtetuese të Kosovës, në formë të heshtur, Serbia, nëpërmjet Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe APJ-së, do ta çarmatoste edhe të ashtuquajturën, Mbrojtje Territoriale e Kosovës, e cila përbëhej nga shumica shqiptare e rezervistëve të ushtrisë. Këta rezervistë, qenë detyruar atëherë të dorëzojnë madje edhe rrobat ushtarake. Krahas çarmatosjes formale të shqiptarëve, bëhej armatosja një etnike e serbëve vendorë. Sa për ilustrim, Ministri jugosllav i Mbrojtjes, Veljko Kadijeviç, në vitin 1990, do të merrte vendim edhe për çarmatosjen e Mbrojtjes Territoriale në të gjitha republikat e Jugosllavisë përfshirë edhe Krahinën e Vojvodinës, në të njëjtën kohë duke armatosur fshehurazi serbët civilë në të gjitha ato territore.
Një serb nga një fshat i komunës së Vitisë, ka deklaruar më vonë se qysh në vitin 1988, rezervistët ushtarakë serbë, ftoheshin në "ushtrime" ilegale ushtarake, për të cilat nuk dinin asgjë organet e atëhershme kosovare, edhe ashtu të papushtetshme faktikisht. Sipas atij serb nga Kllokoti, në të tilla ushtrime, nga komandantët legalë të ushtrisë serbe, kërkohej nga serbët vendorë rezervistë, që në luftën e re me shqiptarët, këta të fundit duhej të masakroheshin deri në djepa.
Autorit të këtij teksti, një serb i Kamenicës, në dhjetorin e vitit 1998, në Burgun e Gjilanit, ia ka treguar një përvojë personale të vitit 1988. Ai pohonte se në tetor apo nëntor të vitit 1988, kishte marrë pjesë vetë në një lloj të veçantë të ushtrimeve ushtarake, në të cilat merrnin pjesë vetëm serbët. Në atë ushtrim, paskësh qenë edhe një funksionar i lartë serb i Komitetit të atëhershëm të LK-së së Kosovës, po ashtu epror i lartë ushtarak, rezervist. Serbi i Kamenicës, tregonte se në ato ushtrime, para tyre kishin qenë të vendosur disa djepa, me shqiponja të vizatuara në ta. Nga ai funksionari i lartë serb, rezervistët paskan qenë të urdhëruar të nxjerrin bajonetat dhe t`i thernin fëmijët në ata djepa. Serbi nga Kamenica, rrëfente të kishte kujtuar se bëhej fjalë për fëmijë të vërtetë shqiptarë dhe se e kishte respektuar urdhrin e eprorit të tij. Kishte dalë se në ata djepa, kishte kukulla të improvizuara si bebe shqiptare. "Nëse nuk i therim shqiptarët kështu edhe në djepa, nuk do të mund ta mbajmë Kosovën"- paskësh thënë ai funksionari i lartë serb.
Rrëfimi i treguar më lartë dëshmon më së miri, se Serbia, në nivel shtetëror institucional, vazhdimisht ka përpunuar elaborate gjenocidare, për t`i ekzekutuar në momente te volitshme.
Në të vërtetë, e vetmja doktrinë tradicionale e pandryshueshme, e politikës institucionale serbe, gjatë shekujve të kaluar, ka qenë kryerja e gjenocidit të plotë kundër shqiptarëve. Fatkeqësisht, jo vetëm shqiptarët ishin cak i gjenocidit serb, ndërsa vitet e nëntëdhjeta, dukej se e motivuan Serbinë që të bëjë përpjekjen e fundit gjenocidare, duke kujtuar se unifikimi i mëtutjeshëm i Evropës, mund ta pengonte në synime të tilla në të ardhmen.`

ARMATOSJA E FËMIJËVE SERBË PAS VITIT 1990
Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, armatosja ilegale serbe, filloi të bëhej në formë transparente, në drejtim të krijimit të panikut te shqiptarët. Pas vitit 1990, kur policia e Kosovës ishte spastruar etnikisht në dëm të shumicës shqiptare, pothuaj të gjithë serbët e aftë të moshës mbi tetëmbëdhjetë vjeç, por jo pa e kryer shërbimin ushtarak, e deri në moshën 55 vjeç, ishin radhitur në strukturat aktive ose rezervë të policisë serbe. Kjo ishte një formë transparente e armatosjes së njëanshme të serbëve vendorë.
Por, në vitin 1996-97, sipas deklaratave të arritura atëherë në organet e subjekteve shqiptare të Ferizajt, kishte filluar një strategji e re e armatosjes së serbëve vendorë. Tani, në programin shtetëror të armatosjes ishin vënë madje edhe fëmijët serbë mbi moshën 14 vjeç si dhe ishin caktuar komandantët lokalë serbë të rajoneve të qytetit të Ferizajt dhe të fshatrave përreth. Kështu, secili nga serbët do të armatosej me pushkë automatike, ndërkohë që pushkët e dedikuara për fëmijët serbë mbi moshën 14 vjeç, do të duhej të ishin në mbikëqyrje të prindërve apo të komandantëve lokalë. Për çdo të pestin serb u nda nga një pushkëmitraloz i lehtë, ndërsa për çdo të njëzetin serb lokal, u nda nga një mortajë dore. Natyrisht, këto përcilleshin edhe me trajnime aktive dhe me prova të njëmendta në shkrepje. Po ashtu, për secilin nga serbët e rritur, nëpër deponi të veçanta sekrete, ishin ndarë edhe nga pesë bomba.
Tërë kjo armatosje e serbëve vendorë civilë, ndodhte në kushte të një "paqeje" të kushtëzuar, gjatë së cilës, ndaj shqiptarëve përdoreshin format më çnjerëzore të terrorit shtetëror, me qëllim të çarmatosjes totale. Paralelisht, serbët lokalë zinin vendet e punës së shqiptarëve të përzënë si dhe shpërbleheshin me mallra të grabitura nga bizneset shqiptare.
Në burgjet e Kosovës, në vitet e nëntëdhjeta, veçanërisht pas vitit 1996, mbaheshin edhe shumë serbë lokalë, të cilët, nën ndikimin e rakisë, kryenin akte të shëmtuara krimi ndaj njëri-tjetrit, si pasojë a armëve të shumta që kishin nëpër duar dhe imunitetit shtetëror në përdorimin e tyre. Nuk është e parëndësishme të thuhet, edhe për krime të rënda brenda llojit, serbët lokalë mbaheshin fare shkurt në burgje. Mbase shteti serb synonte të promovonte karakterin vetëm antishqiptar të projektit të tij, duke lënë të nënkuptohej se krimet e tilla të serbëve brenda llojit, ishin vetëm dëme kolaterale, që nuk duhej të guxonin të cenonin përgatitjen shpirtërore të serbëve vendorë, për përqendrim të skajshëm kundër çdo gjëje që ishte shqiptare!
Sipas deklaratave të serbëve vendorë atëherë, kishte instruksione nga komandantët serbë që në raste festash, ditëlindjesh, apo përcjelljesh për ushtri, të shtihej me armë në mënyrë kolektive. Në të vërtetë, kjo bëhej për t'i frikësuar shqiptarët. Në orgji të tilla të shtënash, vëreheshin edhe shumë fëmijë serbë me armë.
Në vitet 1998-1999, u zbatua efektivisht plani shtetëror serb për përfshirjen e civilëve serbë të Kosovës, në fushata terrori e masakrash kundër bashkëqytetarëve e fqinjëve të tyre. Kishte një strategji që të bëheshin mobilizimet e përkohshme të strukturave rezervë të policisë, në të cilat, siç e thamë më herët, ishin përfshirë të gjithë serbët e rritur e të aftë deri në moshën 55 vjeç. Në mobilizime të tilla, serbët vendorë, në uniforma policie, dërgoheshin për të ushtruar dhunë në rajonet më larg vendbanimeve të tyre. Serbët e Ferizajt do të dërgoheshin në Mitrovicë, Gjakovë, Pejë etj, ndërsa në distancë të njëjtë dërgoheshin serbët e atyre vendbanimeve.
Një strategji e tillë e zhvendosjes, bëhej për pamundësim të identifikimit individual të kriminelëve dhe për të krijuar opinionin e një mentaliteti të detyrimit të secilit serb të përfshihej në zhdukjen e kulturës shqiptare, si e vetmja mundësi e mbajtjes së Kosovës nën pushtim.
Në fushata të tilla, serbët vendorë vrisnin shqiptarët dhe ua vidhnin pasuritë.
Një serb i vjetër nga Cërnica e Gjilanit, i ka treguar autorit të këtij shënimi në Burgun e Gjilanit, se djali i tij i dërguar për shërbim në Vushtrri, kishte sjellë plot një kamion me orendi e gjëra të ndryshme të vjedhura nga shqiptarët, pas masakrimit, apo deportimit të tyre.
Përfshirja aq e gjerë dhe mentalisht shumë e thellë, e serbëve civilë në fushata terrori, pastaj armatosja e tyre në shkallë të qindpërqindtë, edhe në periudhat kur nuk kishte luftë si dhe përgatitja e tyre psikike për gatishmëri që shfarosja e shqiptarëve të bëhej deri në djepa, dëshmon katërçipërisht se Shteti serb, fushatën gjenocidare të fundit, nuk e kishte projektuar bazuar vetëm mbi përdorimin e fuqisë shtetërore ushtarake. Ky projekt ishte i degraduar deri në dimensionin e tmerrshëm të ngulitjes shpirtërore të idesë për shfarosjen e shqiptarëve, tek secili serb, përfshirë edhe fëmijët…!

Bëhet inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Gorancë – Glloboçicë

Posted: 29 Aug 2016 06:27 AM PDT

Banorët e zonës së Hani i Elezit, Gorancës dhe Glloboçicë do të përfitojnë nga projekti për asfaltimin e rrugës që lidhë këto vendbanime.

Me këtë rast Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi në fshatin Gorancë bënë inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Gorancë – Glloboçicë.

Ky inaugurim paraqet vazhdimin e aktiviteteve të shumta të Ministrisë së Infrastrukturës në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që ndikon në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave tha Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku .

14191742_10209146906903448_1605461693_o

Ai tha se ka qenë kërkesë e Kryetarit të komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Kryetarit të komunës së Kaçanikut Besim Ilazit që kjo rrugë të vendoset në prioritetet e tyre të zhvillimit të infrastrukturës publike dhe unë urojë banorët e dy komunave dhe fshatrave që do të përfitojnë nga ky projekt tha z.Zharku.

Ndërsa për kryetarin e komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma kjo rrugë paraqet ndër segmentet më të rëndësishme të komunës së Hanit të Elezit. Për kryetarin Suma kjo rrugë jo vetëm që do të lidhë dy fshatra atë të Gorancës dhe Glloboqicës por do të lidhë dy komuna të Hanit të Elezit dhe Kaçanikut por edhe dy pika të rëndësishme kufitare që lidhin Kosovën dhe Maqedonin. Andaj rëndësia e kësaj rruge mundë të vlerësohet si rrugë strategjike për interes të vendit.

Të njëjtit mendim ishte edhe kryetari i komunës së Kaçanikut z.Besim Ilazi i cili tha se tha se përveç karakterit të një projekti të infrastrukturës publike kjo rrugë do të ketë ndikim të rëndësishëm edhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik të kësaj ane të të dy komunave.

Inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Gorancë – Glloboçicë për komunën e Hanit të Elezit është bërë në një ditë të shënuar, 29 Gushtin "Ditën e Dëshmorëve" të Hanit të Elezit.

Pjesëmarrësit në inaugurimin e fillimit të punimeve Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me këtë rasst bënë homazhë të Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës,

Realizimi i këtij projekti në vlerë 688 mijë e 381 euro do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës. Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 5.28 kilometra.

Një muaj paraburgim shtetases së Serbisë për vrasjen e 90 vjeçares

Posted: 29 Aug 2016 06:16 AM PDT

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt , duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurës N. N shtetase e Serbisë.

E pandehura N.N dyshohet se me datë 27.08.2016, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, ka  privuar nga jeta,tani të ndjerën D.N nga Komuna e Shtërpcës e moshës 90 vjeçare.

Me këto veprime e pandehura N.N. dyshohet se ka kryer veprën penale ,vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës N.N, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 27.08.2016 dhe do të zgjas deri më 26.09.2016 në ora 16.00.

Thoni lamtumirë kollit, kelbazës dhe pastroni mushkëritë me këtë recetë popullore

Posted: 29 Aug 2016 04:40 AM PDT

Kjo recetë është jashtëzakonisht efektive për trajtimin e kollit të vazhdueshëm, e gjithashtu është njëqind për qind natyrale dhe e sigurt për t'u përdorur nga fëmijët dhe të rriturit.

Karotat janë shumë të shëndetshme për personat me diabet, si dhe tek persona që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, transmeton Telegrafi.

Çfarë i bën karotat të shëndetshme për njeriun?

– E përmirësojnë imunitetin

– E përmirësojnë shëndetin kardiovaskular

– E ulin kolesterolin

– Parandalojnë kancerin

– I zvogëlojnë aknet

– Përmbajnë kalcium, gjë që e përmirëson tretjen

– Janë burim i shkëlqyeshëm i vlerave ushqyese të cilat janë të nevojshme për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme

Përbërësit:

– Gjysmë kilogrami karote

– Pak ujë

– Tri deri katër lugë gjelle mjaltë organike

I qëroni karotat dhe i zieni derisa të zbuten. Lëngun e fituar nga zierja e përzieni me karote.

Pastaj, i shtoni lugët me mjaltë në tasin ku gjendet lëngu i karotës.

Produktin e fituar e vendosni në një vend të ftohët dhe e përdorni si shurup, nga tri deri katër lugë gjelle në ditë.

Shurupi do ta eliminoj mukozën në mushkëri dhe do ta zbusë kollin menjëherë!

“Rugovasit” marrin përsipër sulmin tek shtëpia e Mentor Shalës

Posted: 29 Aug 2016 04:04 AM PDT

Rugovasit sërish kanë marrë përsipër sulmin ndaj shtëpisë së Mentor Shalës. Dërguesi, me emrin e njëjtë ka dërguar një email në redaksinë e Telegrafit, ku thuhet se marrin përsipër sulmin ndaj drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.

Email adresa me të njëjtin emër ka marrë përsipër edhe sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, Murat Mehës, RTK-së dhe tash kundër drejtorit të RTK-së. Në email thuhet se sulmi ndaj Shalës ishte veç paralajmërim dhe nëse nuk jep dorëheqje nga RTK-ja, jeta e tij është në rrezik.

Lexoni të plotë njoftimin e tyre:

"Sulmi ndaj Mentor Shals ishte vec paralajmerim. Nese ai njeri nuk jep meniher dorheqje pej RTKs, jeta e tina esht ne rrezik.

Aj njeri e ka ba rtkne televizion qe ia man anen veq qeverise.

Ai nuk po e qet opoziten veq pse po flet kundra demarkacjonit. Sidomos Vetvendosjen ku ia ka ndalu edhe ivtervisten qe ka pas me majt.

I bejm thirrje qeverise me na marr seriozisht dhe mos me e ba demarkacionin, para se me pas viktima" (sic). /Telegrafi/

Related Posts :