Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Babai përdhunon vajzën e vet të mitur” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Babai përdhunon vajzën e vet të mitur” plus 9 more - Gazeta Dita


Babai përdhunon vajzën e vet të mitur

Posted: 19 Aug 2016 02:38 AM PDT

Babai përdhunon vajzën e vet 15 vjeçe. Ngjarja e rëndë është shënuar në Dibër ndërsa 46 vjeçari është arrestuar pas 12 orëve kërkimesh e ndjekjesh nga policia.

Ja njoftimi i policisë

Më datën 18.08.2016 mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative se në një fshat  të Njësisë Administrative Kastriot,  një minorene ishte në gjendje të rëndë psikologjike, efektivat e policisë kanë shkuar menjëherë ku ka rezultuar se:

E.P,  15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikogjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj.

Nga veprimet paraprake Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona  në gjini.

Ndodhur në këto kushte shtetasja E.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ku në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje ku ka rezultuar se:

Më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00,  poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji , i cili është edhe babai biologjik  i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.

Efektivët e Policisë të Komisariatit të Policisë  Dibër  kanë bërë krehjen e territorit si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në orët e para të mëngjezit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Guri Përgjegji, 46  vjeç,  banues në  Njesinë  Administrative Kastriot Dibër,  për veprën penale   'Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini",  parashikuar nga neni  106 i Kodit  Penal.

Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit. Ekspertiza mjeko- ligjore  paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale. Të gjitha veprimet e para hetimore  janë kryer nën kryesimin e Prokurorit. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Dibër.

Macja sulmon 7 qen pitbull, përfundojnë në spital

Posted: 19 Aug 2016 02:32 AM PDT

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Victoria British Columbia teksa një mace ka sulmuar 7 qen të rracës pitbull. Macja me emrin Baby i ka sulmuar ata në mënyrë të egër, por habia ka ndodhur pasi asnjëri nga qentë nuk i është kthyer për ta sulmuar.

Qentë pitbull njihen për agresivitetin e tyre, por në këtë rast ka ndodhur e kundërta. Të paktën kështu ka bërë me dije një kalimtar i rastit.

Të 7 qentë janë shtruar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme pas këtij incidenti të ndodhur me macen Baby, e cila është treguar një "bishë" e vërtet./tvklan.al

Djali sirian, imazhi i të cilit shokoi botën, takohet me prindërit

Posted: 19 Aug 2016 02:31 AM PDT

5-vjeçari që u bë simbol i horrorit dhe tragjedisë së luftës në Siri kur një foto e tij ndërsa ishte i gjakosur dhe i mbytur nga pluhuri u bë virale, më në fund arriti të ribashkohet me prindërit e tij fati i të cilëve nuk dihej pas sulmit ajror.

Omran Daqneesh dukej i traumatizuar teksa qëndronte vetëm i ulur në sediljen e ambulancës, pasi e morën nga rrënojat e shtëpisë së tij në Alepo, qytezë e cila është shkatërruar nga sulmet ajrore.

Një infermiere që mjekoi 5-vjeçarin tha  se Omran nuk derdhi asnjë pikë loti të vetme derisa u ritakua me prindërit e tij në spital pak momente pasi ai kishte mbërritur.

"Ai nuk thoshte gjë tjetër veçse kërkonte prindërit, madje asnjë ankesë nuk doli nga goja e tij për plagët që kishte," tha infermierja.

"Vetëm kur pa prindërit pastaj filloi të qante. Dukej sikur ishte në gjumë, jo pa ndjenja por i traumatizuar, i humbur" tha ajo.

Doktorët në fillim u frikësuan se mos djaloshi kishte dëmtime të brëndshme për shkak se nuk reagonte.  Por fatmirësisht plagët e Omran ishin sipërfaqësore dhe infermieret ishin në gjendje t'i fashonin plagët.

Alone: The whereabouts of the boy's parents is unknown

Footage shows him wiping his dusty forehead with his hand, before realising he is bleeding, and he rests his hands back in his lap

 

Provat e Erdogan për ekstradimin e Gylen habisin Amerikën

Posted: 19 Aug 2016 02:20 AM PDT

Ndërkohë që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ka tre vjet që këmbëngul se ka dërguar të gjitha dosjet me provat e nevojshme për  ekstradimin e Fethullah Gylenit, në pah del se deri më tani nuk është bërë asnjë hap konkret.

Sepse, në të vërtetë, nuk ka ekzistuar asgjë tjetër përveç lajmeve të organeve mediatike që pompojnë ato çfarë thotë presidenti.

Një gazetar turk në Shtetet e Bashkuara, Ilhan Taner, në një postim të tij në rrjetin social Twitter është shprehur se "sipas burimesh të sigurta është bërë e ditur se shumica më e madhe e dosjeve të dërguara është në gjuhën turke, megjithëse në marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve ekziston një traditë e përkthimit të dokumenteve në atë gjuhë, ose të paktën në anglisht".

Fakti që materialet që përmbajnë dosjet janë në gjuhën turke, tregon se, në të vërtetë, deri më tani nuk ka pasur asnjë dosje të gatshme për sa i përket kërkesës për ekstradim dhe janë dërguar vetëm materialet e gjendura gati, në nxitim e sipër.

Ndërkohë që nga organet e tyre mediatike po pompojnë idenë se janë dërguar plot 85 kuti me prova.

Foto/ Janë njerëz apo çfarë?

Posted: 19 Aug 2016 02:18 AM PDT

Të gjithë ata që shohin not të sinkronizuar gjatë Lojërave Olimpike nuk ka si të mos mbeten të habitur.

Kjo disiplinë të lë me gojë hapur.

Është një sport që pak njerëz e kuptojnë, por orët e fundit rrjeti po zien pas performancës në grup në Rio.

Sipas Daily Mail, spektatorët mbeten të habitur nga sinkronizimi, aftësia për të qendruar në ujë dhe për të ruajtur stilin e tyre si dhe akrobacitë.

"Çfarë është kjo? Çfarë pashë? A janë njerëz këta? A është sport ky? Sa shumë pyetje," pyet dikush.

Noti i sinkronizuar është një formë hibride mes notit, kërcimit dhe gjimnastikës.

Konkurrojnë vetëm femrat, edhe pse një vit më parë është organizuar për herë të parë një kampionat i notit të sinkronizuar me meshkuj.

Rusia fitoi medaljen e artë këtë herë në Rio, pasuar nga Kina dhe Japonia.

Russia's impeccable routine in the women's team synchronised swimming sees them lead the event after the technical element of the final

Team China compete in the routine final which left viewers astonished at the remarkable unison of the athletes

Ukrainian athletes show their skills under water during the synchronised swimming routine final in Rio

Team Japan perform their routine during the final of the sychronised swimming in Rio which left viewers spellbound 

Brazil's team came in a disappointing sixth out of eight with 84.7985 points on Thursday, though they easily won over the overwhelmingly Brazilian crowd

Team Australia showed off their skills in the water during the final of the sychronised swimming today
Japan's team (pictured) had music specially written for the first South American Games, where their routine was seeped in Japanese culture

Team Australia were in perfect harmony in an event that mesmerised viewers watching at home

The Japanese drew on ancient traditions (pictured) and the Brazilians burst forward with an edgy rock-and-roll routine

Team Ukraine line up in the water as they performed their routine in the exciting event

Swimmers from Italy emerge from the water at the same time in the event that left viewers transfixed 

 

E mbani mend Bogdanovin, ja çfarë ka bërë ai (Video / Foto)

Posted: 19 Aug 2016 02:15 AM PDT

Ivan Bogdanov, huligani serb, mbrëmë e ka përkrahur Crvena Zvezdan në ndeshjen ndaj Sassuolos në Europa League

Në tribunat e stadiumin "Mapei", gjatë ndeshjes mes Sassuolos dhe Crvena Zvezdan, ka qenë i pranishëm edhe huligani serb, Ivan Bogdanov.

Ky i fundit vazhdon të futet nëpër stadiumet evropiane pa kurrfarë pengese, pavarësisht se në të kaluarën ka shkaktuar incidente.

Ai fillimisht kishte djegur flamurin kuqezi në ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë, derisa ishte futur në fushë edhe në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u zhvillua në Beograd. /Express/

 

Serbia mund të përgjojë të gjitha bisedat e kosovarëve

Posted: 19 Aug 2016 02:13 AM PDT

Serbia ka mundësi t'i përgjojë të gjitha bisedat e qytetarëve të Kosovës. Kështu të paktën del nga një deklarim i Marko Gjuriçit dje në mediet serbe.

"Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel nuk patën sukses t'i afrohen sistemit "Telekom Srbija",  ç' ka do t'iu mundësonte përgjimin e qytetarëve në të gjithë Serbinë", ka thënë ai për TV Most të Zveçanit, transmeton Koha.net.

"Natyrisht kjo nuk ka qenë e mundur të shqyrtohet, ka thënë ai, duke shtuar se shqiptarët deshën të bënin precedent dhe diçka të ngjashme pastaj të kopjonin për Trepçën, Brezovicën dhe për të mirat tjera serbe që duan t'i përvetësojnë".

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar të hënën biseda për kodin telefonik, bisedime të cilat kanë dështuar.

Kosova ende nuk ka kod të vetin telefonik dhe bisedat telefonike me jashtë i zhvillon përmes Serbisë, me prefiksin 381.

Mediat greke: Rrezikohet tendosja e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi

Posted: 19 Aug 2016 02:02 AM PDT

Gazeta "Ekathimerini" në Greqi i ka kushtuar një artikull vdekjes së shqiptarit nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj në rajonin e policisë në Athinë.

Gazeta  shkruan se "Vdekja e shqiptari Pëllumb Marnikolaj në fillim të muajit në rajonin e policisë në shtetin grek po kërcënon tendosje të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bujari Nishani për një hetim të plotë nga ana e autoriteteve greke".

Sipas gazetës greke, e cila citon autoritetet Helene, 29-vjeçari, i cili ishte dënuar me tetë vitë burg për grabitje, u hodh nga dritarja e stacionit policor, kur ai u përball me akuza të tjera për krime.

Me tej gazeta greke citon edhe mediat shqiptare dhe thotë se familjarët pretendojnë se Pëllumb Marnikolaj është dhunuar dhe torturuar nga policia greke deri në vdekje. "Ata po kërkojnë veprime nga qeveria e tyre për të siguruar se ka një hetim të plotë për këtë rast", shkruan gazeta.

Sipas "Ekathimerinit" avokati grek i punësuar nga vëllai i viktimës, tha se nga raporti i autopsisë nuk tregohen shenja të torturës. Por të afërmit janë të bindur se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe po kërkojnë një autopsi të re.

ekathimerini

Bie nga makina, vdes në spital 55 vjeçarja

Posted: 19 Aug 2016 01:54 AM PDT

Një 55­vjeçare nga Pogradeci është rrëzuar nga karroca e makinës ku udhëtonte dhe ka humbur jetën pak minuta më vonë në spital.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku shtetasja M.S, udhëtonte në karrocerinë e mjetit tip "Mitsubishi" me targa AA 183 MG, të drejtuar nga shtetasi A.Spaho, rreth 45 vjeç.

M.S është shoqëruar për në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por pak minuta më vonë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Fyejt e barinjve nuk dëgjohen më mbi Shebenik

Posted: 19 Aug 2016 01:48 AM PDT

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i shtrirë në mijëra hektarë pasuri të paprekura natyrore po zbulohet rishtas në guidat turistike shqiptare, por tradita e barinjve rrezikon të braktiset nga të rinjtë.

Nga Vladimir Karaj, BIRN*

Varri i Xheladin Qoshit gjendet në një livadh pranë rrugës për në Qafë- Kusar. Këtu ka vdekur dhe i biri. Nipi i tij, Qamil Qoshi veron në mal që prej fëmijërisë. "Sa jam ngrit n'kom," thotë burri nga Zgoshti i Librazhdit.

Familja e tyre jeton brez pas brezi në ketë copë të Malit të Shebenikut, 1800-2000 metra mbi det. Stanin, një kasolle e vogël guri dhe vathët e bagëtive rreth tij e kanë ngritur rrëzë një shkëmbi të bardhë. Ujin e marrin prej një burimi aty pranë.

Orenditë janë trungje të prera pemësh dhe stola të sajuar me dërrasa. Shtëpia e vogël ka një përzierje mes aromës së bulmetit dhe asaj të malit.

Vargmali Shebenik-Jabllanicë në lindje të Shqipërisë-park kombëtar që prej vitit 2008 kthehet prej shekujsh në verë strehë për stanet, barinjtë e baxhoxhinjtë, që kalojnë aty gati më shumë se gjysmën e vitit. I vështirë për t'u arritur për mungesë të rrugëve të mira, ai ruan më shumë se 33 mijë hektarë pasuri natyrore të panjohura të Shqipërisë.

Vargmali nis pranë liqenit të Ohrit dhe shtrihet në Veri deri në Dibër, i mbushur me pyje të dendur ahu dhe një sërë liqenesh akullnajore. Kreshta e Jabllanicës ndan Shqipërinë me Maqedoninë; dy majat më të larta të parkut shkojnë në 2260 metra nga niveli i detit- Shebeniku dhe 2265 metra -Jabllanica.

Barinjtë janë thuajse të vetmit banorë të mijëra kilometrave gjelbërim dhe natyre të virgjër. Ata ngjiten aty me tufat e tyre apo bagëti të mbledhura nga fshatrat e zonës dhe kalojnë gati gjysmën e vitit.

Por tufat kanë filluar të rrallohen, ndërsa barinjtë i kanë harruar zakonet e vjetra të fyellit e krrabës.

"Baba im i ka në shtëpi, ai mund t'i bjerë fyellit," thotë Urim Biçaku, një tjetër bari i ngulur disa kilometra larg stanit të Qamil Qoshit.

Celularët- edhe pse vështirë të kapin valë janë shoqërues të rinj në një botë që ndryshon ngadalë, ashtu si format e gurëve të latuar prej motit.

Rrugë e Draganit

Në një të shtunë gushti, banorët janë mbledhur për festën e Lunikut në një pllajë të Shebenikut. Festa-një takim i të ikurve që kthehen për t'u çmallur dhe atyre që jetojnë ende këtyre anëve është një traditë e re e viteve të fundit.

Një grup natyralistësh hollandezë, pjesë e Shoqërisë Hollandeze të Gjitarëve i bashkohen festës së mishit të pjekur, rakisë dhe djathit të staneve. Ata gjenden prej ditësh në park, në një ekspeditë për regjistrimin e gjitarëve të rrallë.

Vargmali Shebenik-Jabllanicë është shtëpi për rrëqebullin, një "tigër i vogël ballkanik" në rrezik zhdukje, kaprollin, dhinë e egër dhe një sërë kafshësh të tjera të rralla.

Festa ndizet nga një DJ që luan kryesisht tallava, ndërsa një grup daullexhijsh i bien muzikës popullore të zonës, sipas kërkesave. Tingujt përzihen e ndonjëherë duket sikur kacafyten për të drejtuar hapat e valltarëve, në një lirishtë gati sa 10 fusha futbolli.

Për ata që nuk kërcejnë, dy kilometra larg është Shpella e Akullit. Jashtë është 36-37 gradë celsius, por përtej pragut të shpellës ndjen të rrëqethesh prej freskisë.

"Më thellë është më ftohtë," na thonë banorë të zonës. Ajo është vetëm një prej shpellave mahnitëse në këto anë.

Lutfi Karaj ka krijuar me stanin një biznes familjar, pak metra larg vendit ku zhvillohej festa. Jo më shumë se një kilometër larg tij, Xhaferr Kullafi, një baxhoxhi ka ngritur stanin e tij. Ai mbledh bagëti të zonës dhe ka punësuar barinj, ndërsa merr qumështin për të prodhuar bulmet.

Zona në fakt nuk është e famshme për prodhimet e djathit. Kullafi thotë se djathi që ata prodhojnë mbërrin në treg me emra të tjerë si i "Gjirokastrës" apo i "Tepelenës", edhe pse ai do të donte të kishin një markë të tyren.

Rruga drejt Draganit kalon përbri një liqeni artificial në Fushë Studen-pika e fundit e banuar në këtë anë të malit. Rruga, me gjasë e rrahur për shekuj me rradhë përmendet në këngë epike të Çermenikës, si një prej shtigjeve që priste shkurt Egnatian dhe lidhte Lindjen me Perëndimin.

Për rrjedhojë, çdo gur apo shkëmb aty mbart një legjendë thesari. Isa Allkja, një bari 21 vjeç është i bindur që shumë prej thesarkërkuesve që gërmuan në këto anë pas viteve '90 u bënë të pasur. Si shumë banorë të zonës, edhe ai është rritur me historitë e karvanëve dhe thesareve të fshehura, "me kurban" për të mos u gjetur kurrë.

Për herë të dytë ndaluam në Liqenin e Draganit (Zgoshtit) i mbuluar prej një myshku në ngjyrë të kuqe. Ai është vetëm një prej 9 liqeneve akullnajorë e karstikë të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Liqenet, si edhe parku vetë nuk njihen më shumë se pak rrjeshta në Gjeografinë e vendit, por kjo mund të ndryshojë shpejt. Administrata Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe organizata joqeveritare të mjedisit si PPNEA janë në punë e sipër për të kthyer zonën në atraksion turistik. Ato kanë për synim edhe ruajtjen e parkut dhe të specieve brenda tij.

Një projekt i fundit ka shënuar një pjesë të shtigjeve, ndërtuar sheshpushime e çezma guri për udhëtarët. Turizmi malor ekologjik mund të jetë e ardhmja e zonës dhe një mundësi ekonomike për banorët.

Drejtor i Administratës të Zonave të Mbrojtura të qarkut Elbasan, Fatmir Brazhda thotë se sfida e tyre është ta bëjnë të njohur parkun dhe të nxisin banorët e bizneset në krijimin e "guest houses" për të pritur turistë.

Një natë në stan

Ramazan Biçaku, baxhoxhi thotë se e njeh malin që 5-6 vjeç. Ai ka 40 vjet që ngjitet për verim në mal. Me origjinë nga Qarrishta e Librazhdit, fshat i vendosur në një pllajë të malit, ai tregon se zanatin e ka trashëguar brez pas brezi. Më pas ka bërë edhe shkollë të posaçme.

Prej më shumë se një dekade, Biçaku blen qumështin e barinjve të zonës dhe jeton mes tyre në baxhon e ngritur me dru e blloqe në mes të pyllit të ahut. Megjithatë, pak kush e njeh këtë zonë për djathin e saj.

Nga liqeni deri tek baxhoja e Ramazan Biçakut, ku bujtëm natën është edhe 45 minuta me makinë. Biseda në tavolinën e mbushur me djathë që ruan aromën e malit vërtitet rreth punëve aty, mundësive dhe problemeve.

Rruga është e para. Energjinë elektrike një pjesë e staneve dhe baxhove e kanë siguruar përmes paneleve diellore. Ramazani thotë se ata janë të interesuar të investojnë më shumë, por ende është e vështirë të sigurojnë financime.

Për këtë sytë i kthejnë nga shteti. Mungesa e përkrahjes deri tani sidoqoftë nuk i ka "trembur". Pjesa më e madhe e staneve po përmirësojnë si munden infrastrukturën. Banorët e tyre i kanë këto shtëpi të dyta, ku kalojnë gjysmën e vitit. Ramazani thotë se e ka përmirësuar pak e nga pak ndërtesën, që tani ka pamjen e një shtëpie të rehatshme mali. Mbi oxhakun e njërës prej dy dhomave janë foto të tij dhe të atit, duke përpunuar qumështin.

Bri shtëpisë është baxhoja, plot enë e paisje përpunimi. Të gjitha janë inoksi. Baxhoxhiu thotë se ky është një kapërcim i mirë. Enët janë më të pastra dhe më komode, por 50 –vjeçarit i qan zemra edhe sot për fuçitë e drurit.

"Nuk bën më njeri nga ato," kujton ai, ndërsa thotë se druri e ruan më mirë djathin. I freskëti i malit dhe ndonjë gotë raki të ndihmojnë ta bësh gjumin të qetë.

Herët në mëngjes, Isa Allkja nis të marrë qumështin prej dhive. Ulur në një trug në vathën e tij, ai i pret ato njëra pas tjetrës. Kafshët duket sikur e dinë rradhën, ndërsa zhurma e qumështit dhe ajo e këmborëve janë të vetmet që dëgjohen në mëngjes.

Isa Allkja është ngjitur me tufën e parë në mal kur ishte vetëm 13 vjeç. Paguhej 15 mijë lekë, aq sa i jep sot bariut të keçave që i kujton veten.

Një vit më parë, ndryshe nga sa bëjnë bashkëmoshatarë të tij ai vendosi të shpenzonte 4 milionë të vjetra që të kishte tufën e vet.

"Shumë më thoshin të mos e bëja, por unë thashë ta provoj një herë", tregon i riu.

Ai e fillon ditën herët në mëngjes dhe e mbyll vonë në darkë. Dy herë në ditë mjel dhitë në vathën pranë baxhos. Qumështi shkon menjëherë në përpunim për djathë në baxhon e Ramazanit.

Rruga e planifikuar kalon nga njëri stan në tjetrin. Isa i njeh të gjithë barinjtë, siç njeh edhe bimët e malit.

Braktisja për vite me rradhë ka dëmtuar një sërë rrugësh të hapura dikur prej ushtrisë apo prej makinave të trupave, që kanë shfrytëzuar në kohën e diktaturës dhe ca më vonë ahishtën. Për fat, pylli ka filluar ta marrë veten.

Pylli i ri dallohet me sy të lirë prej atij të vjetrit, ndërsa ecën mes për mes malit. Ipshta- siç i thonë banorët ahut të vogël, është e hollë, e bardhë dhe e shpeshtë, aq sa ndonjëherë është e vështirë të kalosh mes saj. Drurët e vjetër qëndrojnë si monarkë mes ipshtës së re. Do të duhen dhjetra, në mos qindra vjet që ahishta e re të zëvendësojë pyllin madhështor që mbajnë mend barinjtë e vjetër.

Braktisja e të rinjve

Pas Ahishtës është stani i Qamil Qoshit; ai sapo është kthyer prej kullotës. I biri, Leonardi, student i Gjeo-Mjedisit në Tiranë ka ardhur për ta shoqëruar në pak ditë. Por ai nuk ka ndërmend të rrijë gjatë në mal. Të paktën jo aq sa për t'u mësuar me të.

Leonardi buzëqesh lehtë kur e pyesim nëse ka ndërmend të vijojë traditën. Ndoshta, historia e familjes me burra që rriten e pushojnë deri në frymën e fundit maleve, do të ndalojë këtu. Qamili nuk është shumë i shqetësuar për këtë për momentin.

Megjithëse e do malin dhe ia njeh bukuritë, jetën aty ai e përmbledh shkurt: "taksirat". Këtë vit, Qamil Qoshi ka një tufë të vetën me 60 kokë dhe mbi 300 të tjera i ka mbledhur në fshatra.

Më herët, barinjtë që mblidhnin bagëtitë në fshatra u kthenin fshatarëve një pjesë të bulmetit. "Nëse delja kishte një lugë gjelle qumësht, atëherë pronari i saj merrte dy kile gjizë dhe një kilogram gjalpë mali", tregon Hazis Kujtila.

67-vjeçari është rritur në mal, por ka vite që nuk ngjitet më atje edhe pse ka nostalgji. Tani pazari është ndryshe. Barinjtë e shesin qumështin në baxhot e ngritura pranë staneve, ndërsa fshatarët marrin një tufë të majmur në dimër dhe heqin prej vetes barrën e të kulloturit në verë.

Shumë gjëra të tjera kanë ndryshuar prej kohës kur Hazisi ishte bari në mal. Fyelli- kujton ai nuk ishte vetëm për muzikë.

"Këmborët dhe fyelli i bariut bëheshin bashkë. Kjo bënte një muzikë të veçantë," thotë ai.

Një orkestër që shërbente jo vetëm për të kaluar kohën, por edhe që delet të mos largoheshin prej vendit ku qëndronte çobani.

Vitet e fundit, pak njerëz janë të interësuar të bëjnë këtë punë. Kuturmani, fshati i Hazisit ka të paktën 10 vjet që nuk shkon më në kullotat që i ka fituar, sipas legjendës, në një betim të rremë.

Alfonsi, një "djalë shpikës" i malit gjithashtu nuk ka ndërmend të rrijë gjatë aty. Ai është mekanik, edhe pse nuk ka studiuar për mekanikë. I vjen doresh aq sa me një kaçavidë mund të rregullojë bravën e njërës derë të makinës, që u prish rrugës. Është një kositës i mirë dhe e mban shpinën drejt siç duhet. Por Alfonsi po bëhet gati të ndërtojë një shtëpi në Durrës.

Burrat e malit janë të shqetësuar për këtë braktisje të vazhdueshme.

Urim Biçaku, bari e po ashtu baxhoxhi shpreson shumë që situata të ndryshojë. Ashtu si Ramazani dhe Qamili, ai është rritur në mal dhe të njëjtën traditë po e ndjek me fëmijët e tij.

Djali i tij i tretë dhe më i vogli hedh i pasigurt hapat, duke u mbajtur në orenditë e pakta të dhomës së pritjes së stanit. Është ngritur në këmbë në mal dhe po këtu është përkundur në djepe. Dy të tjerët, të rritur në këtë pjesë të Shebenikut tani mund të vrapojnë lirishtave pas deleve e qenve të stanit.

Urim Biçaku është ndër të rrallët që vazhdon traditën e vjetër. Shumë të tjerë kanë hequr dorë prej kësaj zone.

Këtë verë në stanet e malit dhe zonat për rreth tyre ka gati 10 mijë krerë bagëti, kryesisht të imëta. Ramazan Biçaku thotë se mali ka hapësirë për edhe disa mijëra krerë të tjerë.

"S'ka kush merret më me to (bagëtitë)", thotë Biçaku, ndërsa tregon se Qarrishta, një fshat që është marrë kryesisht me blektorinë ka tani vetëm 40 shtëpi nga 200 që ka pasur më herët.

Ai kujton se vetëm familja e tij dikur kishte mbi 800 kokë bagëti dhe 63 pjesëtarët e saj kujdeseshin për to. Fshati tregtonte atëherë bulmet nga Struga deri në Elbasan. Tani mali është gati i shkretë edhe pse disa stane popullojnë pjesë të tij.

Urimi kujton se më herët kur fyelli i çobanit binte mbi fshat, vajzat shkonin e mblidheshin atje. Djemtë e rinj që takuam kanë një farë droje të tregojnë për punën që bëjnë.

Fundi i udhëtimit është një shkëmb prej nga mund të shohim gjysmën tjetër të malit, që nuk mund ta prekim me këmbë. Panorama është frymëmarrëse.

Lugina me një të blertë të fortë duket sikur mban në peshë mjegullën që sapo është çuar. Ohri është një vezullimë e largët në fund të gjelbërimit. Përballë kreshtat e Maleve të Kuqe, siç i njohin lokalisht. Era në ahishtë është muzika e vetme. Fyejt e bariut ka kohë që nuk dëgjohen.

Related Posts :