Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

““Banori” më i vjetër i Europës është një 1075 vjeç” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

““Banori” më i vjetër i Europës është një 1075 vjeç” plus 9 more Gazeta SHQIP


“Banori” më i vjetër i Europës është një 1075 vjeç

Posted: 21 Aug 2016 02:00 AM PDT

pishaQenia e gjallë më jetëgjatë në Europë quhet Adonis dhe është një pishë boshnjake (Pinus heldreichii) 1075-vjeçare e zbuluar në malet e Pindit, Greqi nga një grup kërkuesish gjermanë, amerikanë dhe suedezë në kuadër të një studimi të ndërmarrë nga Universiteti i Stokholmit. E lindur në kohën e perandorisë bizantine, Adonis ka parë historinë të kalojë nën degët e tij; nga ardhja e pushtuesve osmanë deri tek pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot, nëpër unazat e trungut të saj, ajo është e gatshme të tregojë evoluimin e klimës mesdhetare përgjatë shekujve.

"Është e jashtëzakonshme se si një organizëm kaq i madhe dhe kompleks ka mundur të mbijetojë në një ambient aspak mikpritës, në një tokë të populluar prej më shumë se 3 mijë vjetësh", – thotë Paul J. Krusic, kërkuesi suedez dhe kreu i ekspeditës që zbuloi pemën së bashku me një duzinë ekzemplarësh të ngjashëm me moshë mijëravjeçare.

Duke marrë parasysh lashtësinë e pemës dhe vendin ku ajo u zbulua, studiuesti vendosën ta pagëzonin me emrin Adonis, si zoti grek i bukurisë dhe dëshirës.

"Shumë vjet më parë lexova një teori mbi këtë pyll interesant në Greqi, – vijon rrëfimin e tij Krusic.

-Në hulumtimet tona ne përpiqemi të rindërtojmë historinë e klimës, ndaj zbulimi i pemëve kaq jetëgjata është një nga objektivat tona. Për të përcaktuar moshën e pishës ishte e nevojshme të merrnim një mostër të trungut, që shkonte nga sipërfaqja drejt qendrës. Trungu është i barabartë me një metër dhe ka 1075 unaza". Duke pasur parasysh se një unazë është formuar në hapësirën e një viti, mosha e pemës është e lehtë të merret me mend.

Sipas përllogaritjeve të kërkuesve, pisha ka lindur rreth vitit 941 pas Krishtit, në kohën e Perandorisë Bizantine, dhe duhet të ketë mbushur 100 vjeç pikërisht në kohën që Makbeth kurorëzohej mbreti i Skocisë. Unaza e saj e 250-të duhet të jetë formuar në kohën e Kryqëzatës së Tretë në Tokën e Shenjtë, ndërsa ditëlindja e saj e 500-të duhet të ketë qenë në kohën që Gutenberg përgatitej të shtypte librin e parë. Adonis ishte 750 vjeçe, kur Isaac Newton formuloi ligjet e tij të famshme, ndërsa kaloi vijën e finishit të një mijë vjetëve, gjatë pushtimit nazist.

S.M

21 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Itali, aksidentohet për vdekje me motor 17-vjeçari shqiptar

Posted: 21 Aug 2016 01:58 AM PDT

shqipatriDy të rinj kanë humbur jetën nga një aksident me motor mbrëmjen e djeshme në Itali, njëri nga të cilët shtetas shqiptar.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në zonën e quajtur Terlizzi, ku motori me të cilin lëviznin dy të rinjtë u përplas me një automjet.

Armando Bali

Për pasojë humbi jetën menjëherë 17-vjeçari italian Giuseppe de Chirico, ndërsa shtetasi shqiptar, Armando Bali, 17 vjeç ndërroi jetë në spital.

21 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Itali, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë aksidentalisht gjatë ndjekjes policore

Posted: 21 Aug 2016 01:46 AM PDT

vritetMediat italiane kanë zbardhur identitetin e shtetasit shqiptar të vrarë ditën e djeshme teksa ndiqej nga policia.

Bëhet fjalë për shtetasin Besnik Tafaj, 27 vjeç, i cili është vënë në ndjekje nga policia italiane pasi kishte vjedhur një automjet luksoz dhe dyshohej si anëtar i një grupi kriminal që merrej me grabitjen e automjeteve të shtrenjta.

Mësohet se një moment Tafaj ka zbritur nga automjeti dhe ka nisur të qëllojë me armë zjarri në drejtim të policisë, por një nga plumbat e ka prekur në pjesën e mjekrës kur i shkaktuar vdekjen  e menjëhershme.

21 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Historia e fotove nudo të Simone De Bovuar

Posted: 21 Aug 2016 01:34 AM PDT

Historia e pamundur e dashurisë me Nelson Algren

foto2"Nelson, dashuria ime… U preka thellësisht kur lexova në letrën tuaj, se ju më doni në të njëjtën mënyrë si sytë e mi shohin sytë tuaj, dhe se rruga ku ecni është e njëjta rrugë që shoh…Kam pasur gjithnjë të njëjtët sy, por asnjëherë nuk kam dashur dikë në këtë mënyrë, sa ndjej ethe dhe paqe…Nuk mendoja se do të më ndodhte ndonjëherë diçka e tillë. Ndihesha grua në krahët e tua dhe kjo do të thoshte shumë për mua. S'mund të kërkoja asgjë më tepër. Thjesht eja tek unë i dashur dhe më shtrëngo fort, ngadalë dhe pafund. Jam duke pritur për duart e tua, jam duke pritur për ty…". Më 30 tetor të vitit 1947, në skrivaninë e saj, e veshur me një fustan të lehtë, Simone de Beauvoir, i shkruante këtë letër Nelson Algren, romancier amerikan, duke i treguar se sa shumë i mungonte. As Parisi dhe as Sartri nuk e mbushnin më këtë grua sa vështrimi i Nelson që ishte mijëra kilometra larg. Ishte 41 vjeçe. "I dashuri im i çmuar në Çikago, unë mendoj për ju në Paris. Më mungon", shkruante më 18 maj të po atij viti. Më vitin 1947, Simone de Beauvoir udhëtoi drejt SHBA-së për të marrë pjesë në një konferencë për ekzistencializmin. Gruaja që vite më parë ishte tërhequr nga një burrë thjesht nga mendja e tij, nuk e mendonte se ky udhëtim do të ndryshonte përgjithmonë konceptin e saj për dashurinë. Ajo nuk do të ishte më një grua e fortë, por një grua që thyhej. Nelson e kishte njohur atë përmes teksteve të gjatë për ekzistencializmin, teorive për lirinë e grave dhe mendjen e lirë. Kur preku duart e saj për herë të parë në sallën e konferencës, ai e kuptoi se kjo grua do ta përfshinte dhe me brendësinë e saj. Algren nuk priti gjatë për t'i shprehur tërheqjen që ndjeu, duke e goditur De Beauvoir në një terren tek i cili ajo nuk ishte një zotëruese e mirë. Ai e ftoi për darkë që atë mbrëmje dhe pas mesnatës ajo ishte në krahët e tij. Dukej sikur kjo franceze kishte zbritur papritur në një skenë teatri dhe i ishte besuar një rol i panjohur më parë, por që po e bënte kaq të lumtur.

foto Ajo do të zbulojë atë çfarë është tronditëse për një grua, dashurinë mashkullore, vrullet e romantizmit, furitë dhe emocionet fëmijënore. Orët e gjata të kaluara në apartamentin e tij, Beauvoir dëshironte të mos mbaronin kurrë. Kur u kthye në Paris ajo nuk ishte më e njëjta. Donte të linte gjithçka dhe të shkonte sërish në Çikago. Çdo ditë ajo i shkruante një letër dhe priste me ankth letrat prej tij. "I dashur Nelson. Mora letrat e tua sot të mbështjella me një fjongo të verdhë dhe u ndjeva shumë e lumtur. Letrat ishin sikur të ishe ti brenda tyre. I trishtuar dhe i dashur, bashkë me të vërtetën tuaj. Ju thoni se kjo që ndiejmë është e vërtetë dhe kjo më bën të ndihem e qetë. Ju lutem më shkruani më shpesh. Ju dua aq shumë dhe aq thellësisht, sa jam e habitur me veten. Nuk mendoja se kjo gjë do të më ndodhte ndonjëherë. Tani më ka ndodhur dhe jam e kënaqur dhe pse ndiej dhimbje. Oh! Do të doja shumë të isha pranë teje tani, të ndieja shpatullën tuaj në faqen time dhe krahët e tua që më shtrëngojnë. Të shihnim njëri-tjetrin dhe të ndienim se asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme se ky moment. E jotja Simone", – shkruante ajo në një letër të 24 gushtit 1947. Në një tjetër letër ajo i shkruante: "Të shkruaj ty është si të puth… është diçka mistike". Dashuria mes tyre zgjati gati një vit. Ajo nuk reshte së shkruari. "Ju më pyetët njëherë nëse ndihesha fëmijë, apo një grua e zgjuar… Nuk jam e mençur, por një frikacake e cila endet në frikë, deri sa të kthehet në Paris, duke e pranuar thellë dashurinë e saj. Kjo do të thotë se lumturia ime është në duart e tua… Më duhet ta pranoj varësinë nga ju. Përveç jetës dhe punës në Francë nuk më intereson asgjë tjetër, përveç jush. E mendoj gjithnjë kthimin në pranverë te ty… Pasi të kem larë dyshemenë, do të shkoj në pazar të ble vezë për të bërë kek dhe nuk do t'i prek flokët, apo të prek shpatullat e gjëra… Do të përpiqem të mos jem e trishtuar, kur ju, pasi të keni lexuar gazetat e mëngjesit të më vështroni… Nuk do të ndërhyj në lirinë tuaj. Të jetoj pranë teje është e vetmja gjë që dua…Jam pak e frikësuar nga kjo dashuri…". Ishte e pazakontë për ata që e njihnin Simone, të lexonin këto letra prej saj. E mësuar me jetën e ftohtë me të shoqin, Sartrin, ajo tani po i jepej e gjitha një pasioni që kishte ardhur befas në jetën e saj dhe e kishte ndryshuar. Ajo nuk donte të mendonte më tej, thjesht donte të shkruante gjithçka që ndiente për Nelson.

foto1Fryt i ndarjeve të gjata dhe takimeve të shkurtra, dashuria e tyre nuk i rezistoi hendekut që ekzistonte midis lagjeve të veriut të Çikagos dhe kafeve të Saint-Germain des-Près, ndërmjet djaloshit joshës të letrave amerikane dhe intelektuales feministe parisiene, ndërmjet burrit të shumë grave dhe gruas së një burri të vetëm, filozofit. Për shumë biografë të shkrimtares, historia e tyre e dashurisë do të merrte fund shpejt, jo vetëm për faktin që Simone ishte një grua e martuar, por se ishin përballë dy kultura, ajo parisiene dhe ajo amerikane, dhe fluturimet për në Çikago dhe anasjelltas për në Paris nuk ishin aq të lira sa janë tani… Këto përplasje do ta zbehnin dashurinë deri sa Nelson do të tërhiqej. Kaq vite më pas, një publiciste franceze, Irene Frain, e ka përmbledhur historinë e tyre të dashurisë në një libër të quajtur "Simone në dashuri". Pas ndarjes, Simone nuk i kishte flakur letrat drejtuar Nelson. Ajo i kishte ruajtur me kujdes si gjëja më e çmuar në atë apartament ku ndau jetën me një prej filozofëve më të rëndësishëm të shekullit XX, Jean Paul Sartre. Qëllimi i këtij libri është të japë anën tjetër të një gruaje të madhe si De Beauvour. Atë të një gruaje që dorëzohet para një burri si të gjitha gratë kur bien në dashuri. Historinë e saj me Nelson ajo e shkroi në një libër, të cilin dashnori do ta ironizonte me fjalinë: Pse të shkruash për lumturinë, kur nuk ka asgjë për të thënë? Nelson Algren është shkrimtari i parë që fitoi çmimin e famshëm "National Book Aëard" për librin "Njeriu me krahë të artë". Përpara se të takohej me shkrimtaren franceze, ai ishte i martuar me Amanda Kontowicz, me të cilën u divorcua dy herë. Historia me Simone do të linte gjurmë gjatë jetës së tij. Në vitin 1965, ai u takua me Betty Ann Jones, një pedagoge letërsie, me të cilën u divorcua dy vite më vonë. "Ai ishte një burrë fatal", do të shprehej Simone, teksa për vite të tëra e ruajti këtë histori si diçka të bukur, që era ia sillte nga larg, në kafenetë e Parisit ku flitej për filizofi… E mbrëmjeve vonë kur ishte e trishtuar ajo hapte kutinë e letrave dhe lexonte jetën që një burrë i kishte dhënë dikur… "Nelson dashuria ime, të shkrova sot me një letër blu të shndritshme, ashtu si shpresa që ndrit në zemrën time që diçka e mirë do të ndodhë me ne… Ti do të presësh për mua në shtëpi dhe unë do të vij bashkë me një shishe shumë të mirë uiski për të pirë, pak proshutë për ta shoqëruar, për të hequr lodhjen. Dua të më japësh shumë dashuri…aq sa nuk ndodhet në asnjë shishe uiski në Çikago…". Kjo histori gati e pamundur dashurie do të linte gjurmë në veprat e De Bovuar. Vetëm pak kohë më parë u publikuan disa foto nudo të shkrimtares të realizuara në vitin 1952 nga fotografi Art Shay ,mik I Nelson. Shay 30 vjec në atë kohë do ti realizonte disa foto De Bovuar teksa ishte duke u veshur në banjo.Ja cfarë shkruan Shay për mënyrën sesi i realizoi këto foto :" Miku im Nelson Algre ishte I mërzitur pasi apartamenti që kishte marrë me qera për 10 dollarë në muaj nuk kishte banjo apo dush. Ai më kërkoi mua nëse kasha ndonjë vend ku mund të lahej madama. Ai më paralajmëroi me humor se ajo është "franceze" dhe nuk e mbyll derën e banjës…Unë I huazova banesën e një mikeshës sime…ku shkova bashkë me Nelson dhe Simonë. Si një fotograf I ri I Life Magazinë nuk mund të rrija indifferent ndaj një fotoje të tillë për De Bovuar. Ndaj kur pash De Bovuar kur doli nga banja me flokët e lagur para pasqyrës, bëra shpjet disa shkrepje. "Ju jeni një djalë I keq" , më tha ajo me humor, por pa mbyllur derën apo për të më kërkuar që ti merrte ato foto".
A.Bardhyli

Horoskopi – 21 gusht 2016

Posted: 21 Aug 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Sot do ta kuptoni për çdo gjë partnerin tuaj. Në aspektin financiar nuk duhet të bëni shpenzime këtë periudhë, pasi nuk keni marë shumë të ardhura.

DEMI

Sot do të faviorizoheni për sa i përket raportit që keni me partnerin. Në aspektin financiar do keni një problem të vogël, por që do e zgjidhni.

 BINJAKET

Sot duhet të dëgjoni mirë idetë që do t'ju jap partnerin për një projekt të ri. Në aspektin financiar kryeni investimet që keni menduar.

GAFORRJA

Sot duhet të jeni tolerant me partnerin tuaj. Në aspektin financiar do kryeni shpenzimet që ju duhen më shumë, pasi do të merni disa të ardhura.  

 LUANI

Sot do keni komunikim të mirë me partnerin tuaj. Në aspektin financiar nuk do keni shumë të ardhura, prandaj mund të bëni shpenzimet që ju duhen.

VIRGJERESHA

Sot do flisni me partnerin për çështje që kanë interes për ju. Në aspektin financiar do menaxhoni mirë gjithçka, prandaj kryeni shpenzime.

PESHORJA

Sot do jeni në shoqërinë e këndshme të partnerit tuaj, prandaj bëni bisedat që doni me të. Në aspektin financiar nuk do bëni shumë shpenzime.

AKREPI

Sot do keni një bashkëpunim të mirë me partnerin. Në aspektin financiar do merni shumë të ardhura, prandaj mund të bëni investimet që doni.

SHIGJETARI

Sot do shprehni te partneri ide të qarta për të filluar një projekt. Në aspektin financiar do kryeni shpenzimet që keni menduar këtë periudhë.

BRICJAPI

Sot nuk duhet të merni vendime që kanë të bëjnë me partnerin tuaj. Në aspektin financiar keni ditur si t'i menaxhoni të ardhurat, prandaj bëni shpenzime.

UJORI

Sot duhet të tregoni kujdes në bisedat që do bëni me partnerin tuaj. Në aspektin financiar do keni të ardhura, prandaj mund të bëni disa shpenzime.

PESHQIT

Sot do flisni për çështje që keni interes, me partnerin. Në aspektin financiar duhet t'i menaxhoni mirë të ardhurat, që të bëni ndonjë investim.

Turqi, 50 të vdekur dhe mbi 90 të plagosur nga shpërthimi kamikaz pranë një dasme

Posted: 20 Aug 2016 11:28 PM PDT

turqiNjë shpërthim i fuqishëm pranë ambienteve të një dasme në qytetin jugor të Turqisë Gaziantep ka shkaktuar të paktën 50 të vdekur dhe 94 të plagosur, bëjnë me dije burie  qeveritare.

Qeveria turke e ka cilësuar një sulm terrorist dhe nga hetimet e para rezulton se bëhet fjalë për një sulm kamikaz.

Gaziantep gjendet 64 kilometra nga kufiri me Sirinë. Ngjaja ndodhi në atë pjesë të qytetit që popullohet më tepër nga studentë.

21 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Karaburun, shpëtohet gomonia me 8 persona, pësoi defekt në motor

Posted: 20 Aug 2016 02:22 PM PDT

foto ilustruese
foto ilustruese

Një gomone me 8 persona në bord është shpëtuar nga Forca Detare në Vlorës pasi ka pësuar defekt teksa po lundronte në det të hapur.

Gomia ka mbetur e bllokuar në afërsi të kepit të Gjuhëzës, pak milje larg Sazanit.

Mjeti lundrues në pronësi të shtetasit Arjan Xhaferraj ishte nisur rreth orës 11:00 të paradites nga Triporti në Vlorë. Në bord gjendeshin tre gra dhe fëmijë.

Gomonia u shpëtua nga anija P116 e Flotës Detare dhe 8 personat e shpëtuar janë në gjendje të mirë shëndetësore.

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shehu takime në Kalanë e Dodës: Prioritet ndihma ndaj familjeve të varfra dhe bujqësia

Posted: 20 Aug 2016 02:15 PM PDT

shehuKandidati i opozitës për Dibrën, Sherefedin Shehu takoi në kuadër të fushatës së tij banorë të Kalasë së Dodës, të cilëve u premtoi se prioritet i punës së tij do të jenë investimet në rrugë dhe në bujqësi.

Në fjalën e tij, Shehu tha se Dibra në këto vite të qeverisë Rama lëngon nga varfëria dhe është lënë në harresë.

"Asnjë premtim nuk ka mbajtur Edi Rama. Përkundrazi, ai rriti taksat dhe çmimin e energjisë elektrike. Me dhjetëra familje janë sot në errësirë sepse s'paguajnë dot faturat", tha Shehu, i cili theksoi se edhe papunësia është rritur.

Ish-deputeti demokrat tha se Dibra është një nga zonat me pasuritë dhe burimet më të mëdha natyrore në vend, por që sot ka nevojë për një dorë të fortë drejtimi, vizion dhe vullnet për të punuar.

"Nuk ka subvencione në fshat, nuk ka as tregje të reja, pasi paratë nuk shkojnë tek fermerët, por tek njerëz pranë klaneve të qeverisë. Nuk jepen fonde për ndërtime rrugësh, ujësjellës, shkolla apo qendra shëndetësore, sepse qeveria i harxhon paratë e taksave për luksin e zyrave dhe për pushimet luksoze të qeveritarëve", vijoi Shehu.

Ai shtoi se, prioritet i punës së tij do të jetë mbështetja për familjet e varfra dhe premtoi se, me reformat e bashkisë së re Dibra do të kthehet në një potencial konkurrues në rajon sa i takon turizmit malor, që do të hapë edhe vende pune.

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Thaçi: Mos dëgjoni pretendime të rreme për demarkacionin

Posted: 20 Aug 2016 01:55 PM PDT

Hashim Thaci - presidentPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak ditë përpara se të hidhet në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka apeluar për votimin e saj.

"Unë ju ftoj të gjithëve të keni besim tek institucionet e Kosovës dhe te këshillat e partnerëve tanë euroatlantikë. Mos dëgjoni pretendimet e rreme të aktorëve politikë, që për përfitime të ngushta personale e partiake janë të gatshëm të rrezikojnë interesat e shtetit, integrimet euroatlantike dhe aleancën tonë strategjike", ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Disa deputetë, kryesisht të opozitës, kanë thënë se nuk do të votojnë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, me pretendimin se një pjesë e territorit të Kosovës i ka takuar pa të drejtë Malit të Zi.

"Demarkacioni i kufijve me konsensus bilateral, siç e ka bërë Kosova me Malin e Zi, është një arritje e madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të një shteti, pasi kufijtë e pakontestuar garantojnë paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë", ka thënë Thaçi.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Visar Ymeri, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare.

“Natyrisht që mafiozët si puna e tij (v.j. presidentit Thaçi) nuk dinë ndryshe të kryejnë punë pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos. Kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën. Tash kështu po do ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Presidenti Thaçi, edhe të enjten, u është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh, duke kërkuar ratifikimin e demarkacionit.
Seanca e Kuvendit për këtë çështje pritet të mbahet më 1 shtator.

Në të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë.

Votimi i demarkacionit ka qenë kërkesë edhe e nënpresidentit amerikan, Joe Biden, i cili këtë javë ka vizituar Kosovën.

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)/REL

Politikania e djathtë gjermane mbështet idenë për vetëarmatosje të popullsisë

Posted: 20 Aug 2016 01:25 PM PDT

Frauke-PetryKryetarja e partisë populiste Alternativa për Gjermaninë (AfD), Frauke Petry, ka folur në favor të vetarmatosjes së njerëzve me armë dhe pajisje vetëmbrojtëse, pas sulmeve të dhunshme në Gjermani, muajin e kaluar.

AfD, parti anti-emigrante, ka mbështetje në rritje në Gjermani, pjesërisht për shkak të krizës së emigrantëve në Europë, dhe tani ka përfaqësues në tetë nga 16 asambletë shtetërore të Gjermanisë.

Pas dy sulmeve ekstremiste dhe të shtënave vdekjeprurëse me armë nga një person me probleme mendore, muajin e kaluar, AfD pritet të dalë edhe më e fuqishme në votimet e muajit të ardhshëm në Berlin dhe Meklenburg-Forpomern, raporton Reuters.

"Shumë njerëz ndjehen gjithnjë e më të pasigurt. Çdo qytetar që i bindet ligjit, duhet të jetë në pozitë për të mbrojtur veten, familjen dhe miqtë e tij", ka thënë Petry në një intervistë për 'Funke Media Group', të publikuar sot.

"Të gjithë e dimë se sa kohë mund të kalojë derisa policia të arrijë në vendin e ngjarjes, sidomos në vendet me më pak popullsi", ka shtuar ajo.

E njohur për fjalime nxitëse, Petry, muaj më parë, ka kërkuar që policia gjermane të ketë të drejtë të përdorë armë kundër emigrantëve të paligjshëm.

20 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :