Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Basha: Rama, lekët i do për vete, krimit i ka dhënë drogën, qytetarëve emigracionin” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Basha: Rama, lekët i do për vete, krimit i ka dhënë drogën, qytetarëve emigracionin” plus 9 more Gazeta SHQIP


Basha: Rama, lekët i do për vete, krimit i ka dhënë drogën, qytetarëve emigracionin

Posted: 28 Aug 2016 02:07 AM PDT

 

BASHA-ME-BANORETKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të fshatit Brezhdan. Banorët i bënë të ditur zotit Basha se 80% e bagëtive të fshatit të tyre janë prekur nga sëmundja. Me gjithë shqetësimin e shprehur në instancat më të larta, për dy muaj askush nuk u erdhi në ndihmë, derisa sëmundja u përhap me shpejtësi. Para disa ditësh, thanë banorët, ka mbërritur një numër i kufizuar vaksinash përkundrejt pagesës prej 30 mijë lekësh.

Banor: 80 % e bagëtive të këtij fshati janë të prekura nga sëmundja.

Banor: 1800 vaksinat e para që erdhën u dhanë me lekë. Në zonën e Kastriotit edhe këtu tek ne.

Basha: Sa lekë u merrnin për një vaksinë?

Banor: Nga 25 deri në 30 mijë.

Banor: Lopa është shumë e shtrenjtë për ne, nëna e familjes. Me atë lopë rrojmë.

Banorët shprehën shqetësimin për mungesën e investimeve. Asnjë metër rrugë nuk është shtruar në 3 vjet dhe pse është fshati më i madh dhe fare pranë qytetit. Furnizimi me ujë është reduktuar në vetëm një orë gjithë ditën. Zoti Basha theksoi se qeveria nuk e ka mendjen tek hallet e qytetarëve por si të pasurohet vetë dhe klientët e tij. Këtë, tha Basha, e dëshmon dhe rasti i Sadri Abazit që ka përfituar 4 herë më shumë se gjithë buxheti i bashkisë.

"Kemi shpresë se do e ndryshosh këtë fshat. Është fshati më i madh i Dibrës. Fshati me më shumë tradita në Dibër. Dhe sot shihe si është katandisur", u shpreh një banor.

"12 milionë euro i ka marrë Sadri Abazi me një dorë. 4 herë më shumë se buxheti i Bashkisë së Dibrës. Por me këto pare jo vetëm që mund tu vinte në ndihmë ju, mund të zëvendësoheshin lopët që janë prekur, mund të ndërtoheshin këto rrugë, mund të ndërtohej ujësjellësi,  mund të merrnit subvencion për bujqësinë. Vetëm me diferencën e çmimit të asaj që ka marrë ai, dhe ofertës më të ulët, muaj për muaj mund të merrnin ndihmë ekonomike mbi 1 mijë familje. Mund të jepeshin pensione për mbi 1500 familje në fshat, për mbi 1 mijë familje në qytet. Mund të bëheshin investime. Pra lekët janë. Por lekët, buxhetin, Skavicën, pasuritë e këtij vendi, Edi Rama i do për vete dhe klientët e vetë. Për shqiptarët ka emigracionin, për krimin ka drogën. Kështu i ka ndarë punët", tha Basha.

 

28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ja si do të funksionojë sistemi i urgjencës mjekësore në Shqipëri

Posted: 28 Aug 2016 02:00 AM PDT

Nga mbërritja e telefonatës e deri te dërgimi i autoambulancës. Dy miliardë lekë për pajisjet kompjuterike dhe elektrike

QukMinistria e Shëndetësisë e pranon publikisht se sistemi i urgjencës mjekësore në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Për këtë arsye, ka krijuar një skemë sesi do të funksionojë, ndërsa qendra është ngritur. Ditët e fundit, ministria që drejtohet nga Ilir Beqaj ka akorduar plot dy miliardë lekë të vjetra për të blerë pajisje kompjuterike dhe elektrike.

Sipas dokumenteve që disponon gazeta "Shqip", kjo ministri thotë se situata aktuale funksionon në mënyrë të decentralizuar, ku çdo rajon menaxhon urgjencat e tij. Në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë rreth 36 pika të urgjencës mjekësore. Operatorët telefonik në vendin tonë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë mundësuar një infrastrukturë telefonike në vitin 2007 për të gjithë vendin. Çdo operator, lokalizon thirrjen e abonentit të tij në bazë rajoni, dhe e rrugëzon atë drejt pikës së urgjencës të atij rajoni. Kjo infrastrukturë paraqet mangësitë e saj në menaxhimin e duhur të rasteve të urgjencës dhe në infrastrukturë.

Quk-1Ministria thotë se me këtë sistem nuk arrihet të kryhet koordinimi i thirrjeve që vijnë nga qytetarët, nuk kryhet hapja automatike e telefonatave, nuk ka mundësi për regjistrim të telefonatave dhe nuk ndahet në mënyrë të barabartë, në ekipet e urgjencës, ngarkesa e thirrjeve telefonike të urgjencave mjekësore.

Tashmë do të jetim vetëm një numër telefoni i vetëm, duke synuar integrimin e sistemit për përdorimin e numrit telefonik universal europian 112 të shërbimeve të urgjencave.

Quk-2Në këto dokumente thuhet se objektivi kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë është të sigurojë një shërbim shëndetësor cilësor. Përmes këtij projekti synohet të përmirësohet shërbimi kombëtar i urgjencës mjekësore duke investuar në teknologjisë e duhur në mënyrë që të përmbushet veprimtaria e qendrës kombëtare të urgjencës mjekësore dhe të sigurohet kështu një shërbim i sigurt dhe cilësor i urgjencës kombëtare në dobi të të gjithë qytetarëve. Pjesë e këtij projekti është edhe pajisja dhe përdorimi i një komunikimi të ri midis qendrës dhe mjeteve i cili do të realizohet nëpërmjet tabletave. Kjo për të mundësuar: marrjen e urdhrit të shërbimit nga qendra, dërgimin e statusit të shërbimit drejt qendrës, plotësimin e kartelës mjekësore etj. Është parashikuar një numër i limituar i tabletave në mjetet e ndihmës së shpejtë për ta zgjeruar në të ardhmen këtë zgjidhje komunikimi.

Skema e sistemit

Quk-3Në momentin e ardhjes së një kërkese për ndihmë në numrin 112 dhe identifikimit të saj si emergjencë mjekësore, telefonata do të transferohet nga centrali i numrit unik 112 ne centralin e qendrës së emergjencave. Centrali i qendrës së emergjencave duhet të konfigurohet si central i nivelit të dytë dhe duhet të jetë në gjendje të presë të dhënat e identifikimit të thirrjes dhe skedën e ngjarjes, sipas detajeve të normave europiane të emergjencave mjekësore. Në rast se kërkesa për ndihme vjen direkt në numrin e qendrës së emergjencave (në numrin 127), atëherë ajo duhet të kalohet menjëherë tek një operator i lirë. Nëse nuk ka operatorë të lirë, sistemi pasi të ketë identifikuar vendndodhjen e telefonatës, do e transferojë atë në postin e punës në distancë, më të afërt me të. Në momentin e ardhjes së kërkesës në qendrën e emergjencave,operatori i qendrës përqendrohet në marrjen e telefonatës. Numri i telefonit fiks apo mobile duhet të shfaqet automatikisht në ekranin e operatorit të qendrës së emergjencave. Për të mundësuar këtë, autoriteti kontraktor do të vendosë në dispozicion linja dixhitale që mundësojnë identifikimin e numrit të thirrësit. Me marrjen e thirrjes, sistemi i menaxhimit të urgjencave duhet të krijojë automatikisht dosjen e ngjarjes e cila ka një identifikator të sajin dhe të operatorit që pret thirrjen. Në këtë dosje do të plotësohen automatikisht disa të dhëna mbi ngjarjen të tilla si: numri i telefonit thirrës, ora e saktë e thirrjes. Të dhënat që do të merren nga intervista e operatorit me thërritësin, sipas protokollit të përgjigjes do të plotësohen në dosjen e ngjarjes nga operatori gjatë telefonatës, duke përfshirë edhe emër e mbiemër të thërritësit. Në rastet kur ky numër ka telefonuar më parë në qendrën e emergjencave dhe numri i tij është regjistruar në sistem, emri dhe mbiemri do të shfaqen automatikisht nga sistemi. Plotësimi i dosjes së ngjarjes përfundon pasi i sëmuri ka mbërritur në urgjencën e spitalit, dhe plotësohet nga operatori përkatës i urgjencës duke hedhur në dosje të gjitha të dhënat e nevojshme. Personeli i pajisur me tablet në këtë fazë, plotësimin e dosjes mund ta kryejë nga tableti pasi i sëmuri ka mbërritur në urgjencë dhe janë marrë të dhënat e tij. Sistemi duhet të jetë në gjendje të presë informacion nga operatorët telefonikë në lidhje me CLI dhe ALI, për të mundësuar lokalizimin të thirrjeve bazuar në të dhënat që merr nga operatori i telefonisë nga i cili vjen thirrja. Në këtë moment, harta kartografike që ndodhet të një nga monitorët duhet të pozicionohet automatikisht në zonën që ka lidhje me telefonatën duke ofruar informacion mbi vendndodhjen e tij. Në të njëjtën kohë, operatori kryen intervistën telefonike përmes aktivizimit të protokollit të përgjigjes, që mund të jetë i tipit të standardizuar ose i studiuar mbi kërkesat specifike të qendrës, në mënyrë që të rritet niveli i cilësisë të përgjigjes për ndihmë.

Procedura të caktuara në background shënojnë regjistrimin e telefonatës hyrëse dhe masin kohën e përgjigjes dhe të trajtimit të telefonatës. Në fund të intervistës protokolli i përgjigjes përcakton një kod i cili klasifikon rëndësinë e ngjarjes. Ky kod mund të modifikohet nga operatori për motive të vlefshme. Identifikimi i mjeteve të ndihmës së shpejtë në hartën e ekranit do të bëhet përmes GPS me të cilët është pajisur çdo autoambulancë. Pasi përcaktohet me siguri vendi i ngjarjes, sistemi propozon një listë mjetesh të përshtatshme dhe me pajisjet e nevojshme për të përballur emergjencën specifike sipas distancës nga vendi i ngjarjes.

Vlerësimi i distancës mes automjetit të seleksionuar për kryerjen e ndërhyrjes dhe vendit të emergjencës do të bëhet përmes disa përllogaritjeve në një kohë shumë e shkurtër. Sistemi duhet të garantojë mesatarisht një kohë të përgjithshme për kryerjen e tërë procesit, nga përgjigjja ndaj telefonatës deri tek nisja e automjetit duke përfshirë dhe llogaritjen e rrugës, në më pak se 2-3 minuta. Procedurat dhe sistemi automatik garantojnë korrektësi në kohë për trajtimin e ngjarjeve. Korrektësia e procesit do të garantohet nga fluksi dhe nga sekuenca e intervistës duke përfshirë filtrin shëndetësor dhe detyrimin e mbushjes së disa fushave në skedën e ngjarjes.

Kjo fazë, e cila ndjek fazën e parë, do të dërgojë të dhënat e misionit tek automjeti dhe do të monitorojë zhvillimin e përkohshëm të ndërhyrjes. Në veçanti, kjo fazë do të lejojë menaxhimin në mënyrë efikase të dërgimit duke shmangur gabime dhe pasaktësi, duke garantuar kështu korrektësinë e të dhënave. Personeli shëndetësor në automjete do të marrë udhëzime për sa i përket rrugës më të shpejtë dhe të sigurt për të ndjekur për të arritur në vendin e ngjarjes.

Quk-4Në fazën e menaxhimit të ndërhyrjes, sistemet aplikative duhet të sigurojnë një ndihmë të çmuar për menaxhimin e drejtë dhe efikas të aktivitetit. Automatizimi i stadeve të ndryshme për avancimin e misionit do t'i delegohet ekuipazhit: në këtë mënyrë do të pakësohet dialogu telefonik dhe përdorimi i radios mes automjetit dhe qendrës operative dhe do të garantohet korrektësi e të dhënave të dërguara për sa i përket orarit, duke qenë se ai është kryesisht i rëndësishëm edhe për dokumentimin e aktivitetit të kryer, në rast se ndodh një diskutim ligjor.

Përfundimi i procesit të menaxhimit të urgjencës do të parashikojë zgjedhjen e spitalit më të përshtatshëm sipas disponibilitetit dhe përshtatshmërisë së ndihmës së kërkuar. Procedura specifike do të ndihmojnë operatorin për të bërë zgjedhjen më mirë të spitalit ku do të dërgojë pacientin. Bashkëpunimi mes qendrës operative dhe automjetit në terren do të jetë strategjik për të garantuar një menaxhim të ndërhyrjes efikas dhe korrekt në kohë, ku të gjithë aktorët duhet të bashkëpunojnë për shkëmbim të dhënash nëpërmjet sistemeve. Bashkëveprimi mes automjeteve të ndihmës së shpejtë në terren dhe i profesionistëve të shëndetit që ndërhyjnë në vendin e ngjarjes do të jetë thelbësor edhe në fazën e trajtimit të pacientit në vend dhe në dokumentimin e shërbimeve të kryera.

Faza e shëndetit përfundon me integrimin mes sistemit të menaxhimit të qendrës operative dhe urgjencës spitalore përmes shkëmbimit të informacionit me njëra tjetrën, me ane te API,për të përmbushur detyrimet informative rajonale dhe kombëtare të njëri-tjetrit.

Stafi i urgjencave spitalore do të jete i pajisur me llogari përdoruesish në sistem, nëpërmjet të cilit do të mund të dërgojnë informacionin e mësipërm.

28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Inskenimi, i futi drogë dhe armë në banesë kunatit, më pas lajmëroi policinë

Posted: 28 Aug 2016 01:54 AM PDT

telefon-dolandiricilari-darbeyi-firsat-bildi--931606Inskenon ngjarjen dhe bën kallëzim të rremë në polici për baxhanakun për armëmbajtje pa leje në banesë, arrestohet 31-vjeçari. Policia e Fierit zbardhi ngjarjen, dokumentoi inskenimin dhe arrestoi autorin për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Në pranga ka rënë shtetasi Vasil Yzeiraj, 31 vjeç, banues në Aranitas, Mallakastër. Yzeiraj kallëzoi në polici se në banesën e një shtetasi kishte armë pa leje dhe lëndë narkotike. Policia me të marrë informacionin bëri kontrollin e banesës dhe gjeti dy granata dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Vasil Yzeiraj kishte inskenuar vetë ngjarjen dhe i kishte vendosur ai sendet e paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy granata dhe 508.6 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zjarri dogji 1200 rrënjë ullinj në Lushnjë; në pranga shkaktarët

Posted: 28 Aug 2016 01:46 AM PDT

pyll-c1200x600Policia arreston në flagrancë shtetasit Elton Qosja, 34 vjeç dhe Julian Qosja, 26 vjeç, të dy banues në lagjen “Xh.Nepravishta”,Lushnje. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi duke pastruar një pronë të familjes së tyre në fshatin Dushk të rrethit Lushnjë, kanë ndezur një zjarr për të djegur shkurret dhe në këtë moment u ka dalë zjarri jashtë kontrollit e si pasojë janë djegur e dëmtuar rreth 1200 pemë ulliri të moshës nga 3-7 vjeçarë, në pronësi të disa shtetasve nga fshati Dushk. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim.

28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, plagos nipin për motive të dobëta; në pranga 68-vjeçari

Posted: 28 Aug 2016 01:42 AM PDT

Policia makinatPlagosi me mjet prerës nipin e tij, arrestohet Shefqet Molla, 68 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër. Sipas policisë ky shtetas më datë 27 gusht 2016  pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta dhe mjete prerëse nipin  Sh.M, 49 vjeç, banues në Dobraç.

Për pasojë shtetasi Sh.M. ka marrë plagë të lëhta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mbërrin në Vlorë trupi i pajetë i Erion Toros

Posted: 28 Aug 2016 01:35 AM PDT

Erjon toroKa mbërritur paraditen e sotme në Portin e Vlorës trupi i pajetë i Erjon Toros, shqiptari i cili humbi jetën në Itali nga tërmeti i fuqishëm. Ndërsa në zonat e prekura nga tërmeti vazhdojnë operacionet e kërkimit të personave të zhdukur, shqiptarët me banim në Itali kanë filluar të organizohen. Përveç vullnetarëve shqiptarë që po bashkëpunojnë me forcat e mbrojtjes civile në vend, familjet e emigrantëve që kanë mbetur pa strehë patën mbështetjen dhe ndihmën e bashkatdhetarëve.

Disa prej tyre rrëfejnë se për fat të mirë shumë shqiptarë me familjet ndodheshin me pushime në atdhe, ku do shkonte pas disa ditësh edhe Erion Toro, i cili humbi jetën gjatë tërmetit. Bashkëshortja e tij, e rrethuar nga të afërmit, ndodhet e shtruar në spitalin e Akuilës.

28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bulqizë, ushtroi dhunë ndaj nënës 101 vjeçe; arrestohet i biri

Posted: 28 Aug 2016 12:47 AM PDT

largea_prangat-620x3121459929575Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij 101 vjeçe, arrestohet 55-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë dhe në pranga ka rënë Faik  Alla, 55 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases H.Alla, 101 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”

28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Droga e asgjësuar në Kolonjë; arrestohen kultivuesit

Posted: 28 Aug 2016 12:44 AM PDT

kanabis tiranePolicia bën dokumentimin me fakte, të operacionit anti-kannabis të zhvilluar para pak ditësh në Kolonjë, gjatë të cilit u asgjësuan 17.550 bimë të dyshuara si narkotike.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se kanë ndaluar dy bashkëpunëtorë, kultivuesit e këtyre bimëve. Bëhet fjalë për gjetjen e 17. 550 bimëve të dyshuara si narkotike, të kultivuara në fshatin Qinam-Radovickë dhe në pranga kanë rënë shtetasit  Jorgo Kristali, 44 vjeç e Gramoz Bejko, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndalimi i tyre u bë, në bazë të vendimit të datës 27 gusht2016, të Gjykatës Korçë,  e cila ka caktuar për këta shtetas, masën e sigurisë  "Arrest me burg" në mungesë, për veprën penale: "Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 28 gusht 2016

Posted: 28 Aug 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212Dashi

Gjatë kësaj jave është mirë që ju ti vini një objektiv vetes tuaj dhe ta ndiqni atë. Aktualisht sinqeriteti dhe përulësia do të jenë virtytet më të mira që mund të keni.

Demi

Sot ju duhet të mendoni për partnerin tuaj dhe ti jepni kohë të mjaftueshme atij. Ai nuk ankohet, por ju duhet të dini se sjellja juaj ndaj tij nuk është e mirë.

Binjakët

Nuk duhet të ankoheni për disponimin tuaj aktual dhe të fajësoni veten tuaj. Kujdesuni që gjatë kësaj fundjave të mos e vini veten tuaj në presion dhe atëherë gjërat do të jenë sërish mirë.

Gaforrja

Sot duhet të qëndroni drejt në rrugën tuaj dhe ndiqni drejtimin e zgjedhur. Së shpejti, batica do të kthehet përsëri dhe veprimet e papërgjegjshme vetëm mund të ju dëmtojnë.

Luani

Ju nuk mund të prisni që një mardhënie afatgjate të fillojë së shpejti. Por ju nuk duhet që të vraponi për flirte gjatë kësaj kohe, për tu ndjerë të plotësuar.

Virgjëresha

Sot do të keni shumë për të diskutuar rreth një sqarimi. Mos i shpërdoroni paratë për gjëra jo të rëndësishme. Marrëdhënia me partnerin do të jetë e tensionuar. Kujdes!

Peshorja

Kush punon në zyrë duhet të bëjë kujdes dhe të tregohet i vëmendshëm ndaj eprorit të tij, sepse ky i fundit nuk do të jetë aspak në humor të mirë.

Akrepi

Sot bëjini vend vetes në ambientin e punës, duke nisur që nga java e ardhshme. Në dashuri do të jeni gati për të sqaruar disa çështje që mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj me kalimin e kohës.

Shigjetari

Përpiquni që të bëheni të dobishëm për një familjarin tuaj, i cili ka nevojë për mbështetjen tuaj në të gjitha kuptimet. Nëse bëni mirë, atëherë do të gjeni mirë. Mos e harroni asnjëherë këtë!

Bricjapi

Shumë persona mund të tentojnë t'ju vënë në vështirësi, ndaj mos bini në kurthin e tyre. Është momenti që të reagoni dhe të bëni përpara. Tregohuni tolerantë ndaj një personi të bezdisshëm sot.

Ujori

Të reja në dashuri për të lindurit në ditën e mërkurë dhe të enjte. Nëse jeni beqarë mund të takoni një person të mrekullueshëm i cili do t'ju magjepsë.

Peshqit

Nëse e juaja është një dashuri sekrete, mundohuni që të mos t'i besoni dikujt i cili më pas mund t'ju vërë në vështirësi. Yjet ju favorizojnë në marrëdhëniet e punës.

Menduan se gjetën të vjellën e një balene, por u zhgënjyen

Posted: 27 Aug 2016 12:45 PM PDT

BalenaNjë babai dhe djali i tij gjetën një objekt në buzë të detit dhe besuan se ishte e vjella e  një balene. Alan Derrick, 67 vjeç dhe Tom, 39 vjeç, e gjetën objektin e deformuar, ngjyrë gri teksa shëtisnin së bashku në  Sand Point në bregdetin Somerset.

Balena 2Pas disa testeve që bënë në shtëpi, dyshja beson se gjetja e pazakontë është një e vjellë balene, që përdoret në industrinë e parfumeve dhe kushton mijëra dollarë.

Megjithatë pas dërgimit për testim profesional në Itali, Zelandën e Re dhe Francë, ata u pikëlluan kur zbuluan se rezultatet ishin negative dhe se zbulimi është vetëm një pjesë yndyre e një balene.

27 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :