Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“De Biazi paralajmëron Spanjën dhe Italinë: Nuk kemi frikë nga asnjë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“De Biazi paralajmëron Spanjën dhe Italinë: Nuk kemi frikë nga asnjë” plus 9 more Gazeta SHQIP


De Biazi paralajmëron Spanjën dhe Italinë: Nuk kemi frikë nga asnjë

Posted: 25 Aug 2016 02:37 AM PDT

De Biazi"Nuk kemi frikë nga askush. Do të luajmë ashtu si dimë. Italia dhe Spanja janë të paralajmëruara, nuk do ta kenë të lehtë kundër Shqipërisë". Ky është mesazhi i Xhani de Biazi kur kanë mbetur edhe pak diitë nga starti i kualifikueseve të Botërorit "Rusi 2018". Por, ndërsa Shqipëria do të nisë përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit G, më 5 Shtator në "Loro Boriçi" kundër Maqedonisë, drejtuesi i stolit kuqezi bëri një hap mbrapa, duke analizuar aventurën në finalet e Kampionatit Europian.

"Në një turne si Europiani, fituesi e meriton gjithmonë trofeun, pavarësisht se Portugalia nuk bindi me lojën e paraqitur. Shqipëria grumbulloi aq pikë sa edhe portugezët në grup, por për fat të keq nuk arritëm të kualifikoheshim, – tha trajneri italian. – Jeta nuk na jep mundësinë të kthehemi mbrapa në kohë, megjithatë mendoj se bëra zgjedhjet e duhura. Nuk shfrytëzuam ndonjë mundësi, apo pësuam gola që mund të evitoheshin, gjithsesi mund të jemi të lumtur për atë që realizuam".

Shqipëria është gati për aventurën e re drejt Kupës së Botës, në një grup mjaft të vështirë, ku përveç debutimit me Maqedoninë, do të luajë ndaj dy gjigandëve bootërorë si Spanja dhe Italia, por edhe me Izraelin e Lihtenshtejnin.

"Nuk ka dyshim që ky do të jetë një grup tejet i vështirë. Por, nuk do të trembemi dhe do të luajmë ashtu si kemi bërë gjithmonë, duke dhënë më të mirën tonë, pa harruar karakteristikat që na ndihmuan të luanim në Francë. Do të jemi të përulur, por të bindur te kualiteti ynë dhe të vetëdijshëm se mund të luajmë si të barabartë ndaj të gjithëve", – shtoi De Biazi.

25 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bulevardi i ri, IKMT shemb me C4 objektin 30 metra të larta

Posted: 25 Aug 2016 02:23 AM PDT

ObjektiIKMT ka realizuar sot në mëngjes me shpërthim të kontrolluar shembjen e një godine 30 metra të lartë në kuadër të projektit të ndërtimit të bulevardit të ri të Tiranës.

Eksplozivi ka shembur objektin me tre kulla me një sasi prej 10 kilogramësh C4 tritoli që është vendosur në këmbët e objektit. Për të kryer shpërthimin ishin në zonë edhe xhenjerët e forcave të armatosura.

Objekti 1Ndërkohë më herët forca të policisë kishin rrethuar zonën duke vendosur një perimetër sigurie. Tani pritet që punonjës të IKMT-së të hyjnë në zonë për të vijuar prishjen e plotë të objektit.

25 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dokumentet/ Plazhet e Qerretit dhe Lalzit me sisteme të reja për ujërat e zeza

Posted: 25 Aug 2016 02:08 AM PDT

Sokol Çobo

Gjiri i LalzitQeveria ka akorduar miliarda lekë për rregullimin e dy nga plazheve ku kanë vila pikërisht zyrtarët e lartë. Gazeta "Shqip" ka siguruar dokumentet e tenderëve që ka hapur Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellësit. Sipas tyre, do të vihet dorë për ujërat e zeza në plazhet e Qerretit dhe të Lalzit. Në këto plazhe kanë vila zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nga të gjitha krahët e politikës.

Pushuesit në disa plazhe në vend, kryesisht në Velipojë, Shëngjin, Golem, Divjakë etj, ankohen për papastërti, apo për ujërat e zeza, Ujësjellësi ka menduar që të vërë dorë pikërisht në këto plazhe. Nuk dihet se me çfarë kriteresh ka investuar në këto plazhe. Duket se shteti ka menduar që, pasi prishi disa nga plazhet më të mëdha publike, të kujdeset për ato të "virgjëra". Megjithatë, në këto plazhe kanë investuar shumë firma të fuqishme. Pyetja që mund të lindë është: Përse nuk ia lë privatit që të investojë edhe për ujërat e zeza?

Plazhi në Qerret

Dokumenti 1Ujësjellësi ka hapur procedurën me objekt marrëveshjen kuadër or "Përfundimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në zonën Përroi i Agait – Qerret, LOTI II". Bëhet fjalë për lLinjat Përroi i Agait, Stacioni Pompimit Nr.1 deri tek Stacioni Pompimit Nr.2).

Fondi që ka akorduar Ujësjellësi është 353.062.840 lekë, të marra nga buxheti i shtetit. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj.

Plazhi në Lalz

DokumentiNë këtë plazh, sipas dokumenteve të gazetës "Shqip", Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellësit ka hapur tenderin që ka si objekt "ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza dhe I.T.U.P, në zonën turistike Gjiri i Lalzit, Durrës". Fondi është 1.197.059.822 lekë pa TVSh dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 30 muaj. Mësohet se punimet përfshijnë ndërtimin e kolektorit kryesor të KUZ në zonën turistike të gjirit të Lalzit me një gjatësi rreth 5 400 ml për pjesën me gravitet dhe 1 700 ml për pjesën me ngritje mekanike, i cili do të shkarkojë tek impianti i ardhshëm i trajtimit të Ujërave të Përdorura si dhe ndërtimi të Impiantit të Trajtimit për fazën e parë me një popullsi prej 15 000 banorë ekuivalente.

25 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kabul, sulmi në kampusin amerikan përfundon me 15 të vdekur

Posted: 25 Aug 2016 01:56 AM PDT

KabulKa përfunduar sulmi terrorist në Universitetin Amerikan të Afganistanit në Kabul. Lajmi është bërë i ditur nga policia, sipas të cilës, bilanci është të paktën 15 të vdekur dhe 44 të plagosur. Mes personave që kanë humbur jetën, janë 7 studentë dhe 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Viktimat e tjera janë terroristët e vrarë gjatë operacionit.

Këta të fundit kishin hyrë në kampua të mërkurën në mbrëmje pas shpërthimit të një autobombe, që kishte krijuar kaos në universitet. Sulmi zgjati rreth 11 orë.

Shegi i brigadës kriminale të policisë së kryeqytetit, Faridoon Obidi, ka nënvizuar se në ndërhyrjen e tyre, forcat e sigurisë afgane kanë shpëtuar 700 studentë, dhjetëra profesorë dhe punonjës të administratës. Disa mësues dhe studentë, kanë pësuar lëndime gjatë ndërhyrjes së policisë. Obidi ka sqaruar më pas që përveç kamikazit, i cili hodhi vetën në erë në një automjet në hyrje të kampusit, dy limitantë u vranë nga forcat speciale. Zyrtari më pas nuk përjashtoi mundësinë që ndonjë anëtar i komandos terroriste mund të jetë larguar pas sulmit.

25 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksident në Sarandë, makina futet në butik; dy të plagosur

Posted: 25 Aug 2016 01:50 AM PDT

aksident shiritNjë aksident me dy të plagosur lehtë është regjistruar sot në mëngjes në Sarandë, në vendin e quajtur turizëm-kanali i Çukës.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit "Hyndai", ka tentuar të shmangë një kalimtar në rrugë dhe me makinën e tij është futur brenda një dyqani me rroba, ku si pasojë është plagosur shitësja e butikut dhe vetë drejtuesi i makinës.

Menjëherë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Sarandës dhe sipas mjekëve asnjë nga të dy nuk është në rrzik për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhu arsyet e aksidentit.

25 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tërmeti, gruaja e shqiptarit të vdekur në Itali humb të dyja këmbët  

Posted: 25 Aug 2016 01:27 AM PDT

Erjon toro
Viktima Erjon Toro me dy vajzat e tij

Rëndohet edhe më shumë tragjedia në familjen Toro pas tërmetit në Itali, ku humbi jetën kryefamiljari Erjon Toro. Të afërm të familjes në fshatin Kujrjan të Fierit kanë hapur dyert e mortit dhe ata konfirmojnë se bashkëshortja e Erjonit ka humbur të dyja këmbët pas operacionit.

Ato i thanë se bashkëshortja e viktimës është dëmtuar pasi i ka rënë në këmbë pllaka e betonit. Edhe vajza e madhe ka dëmtuar krahun, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa vajza e vogël nuk ka pasur dëmtime thuajse fare.

Familjarët e 33-vjeçarit i kanë bërë apel mes të tjerash shtetit shqiptar që të ndërhyjnë që trupi i shqiptarit të vijë sa më shpejt dhe të prehet në vendin e lindjes. "Ishte djalë i vetëm dhe kishte tre motra, është një tragjedi e madhe, sepse po përgatitej të vinte në Shqipëri me pushime", – shprehen familjarët e tij.

Erjoni ishte djali i vetëm mes 4 motrave dhe kishte ikur në Itali për një jetë më të mirë sapo kishte mbaruar gjimnazin.

Erjon Toro, babai i dy vajzave 9 dhe 3 vjeç humbi jetën në tërmetin që goditi komunën Amatrice në Itali ku ai jetonte prej 15 vitesh. Ai është bllokuar nga një pllakë betoni duke tentuar të dilte nga banesa me të cilën ndodhej së bashku me familjen e tij.

25 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bilanc tragjik pas tërmetit në Itali, të paktën 247 viktima

Posted: 25 Aug 2016 01:03 AM PDT

Termeti shkaterrimtarSa vjen e rëndohet nga ora në orë bilanci i viktimave të tërmetit që ka shkatërruar qendrën e Italisë. Bilanci i parë pas natës së parë që kaloi duke gërmuar mes rrënojave, flet për 247 të vdekur.

Gjatë natës janë ndjerë rreth 60 lëkundje sizmike, ku magnituda më e fortë ishte 5.17 e shkallës Rihter me epiqendër mes Accumolit dhe Arquatas. Mbrojtja civile e ka të pamundur të përcaktojë numrin e të humburve. Mbrojtja civile bën të ditur se të plagosurit në spital janë 264.

Gërmimet nuk jannë ndërprerë gjatë gjithë natës në Amatrice, Accumoli, Pescara del Tronto dhe Aquata. Ndërkohë janë ngritur kampe strehimi për 2500 të pastrehë.

Instituti sizmik konfirmon një lëkundje të re të tërmeti të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në shkallën 4.5 ballë të shkallës Rihter. Sipas specialistëve të këtij Instituti, aktiviteti sizmik vazhdon të jetë ende i fuqishëm në këtë territor.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballësh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës goditi në veri të Romës, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetet Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arqueta del Trono.

25 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksion anti-kanabis në vend, asgjësohen mbi 39.000 bimë narkotike

Posted: 25 Aug 2016 12:46 AM PDT

Memaliaj1Në kuadër të luftës kundër prodhimit të bimëve narkotike, Policia e Shtetit ka zhvilluar disa operacione në shkallë vendi, duke asgjësuar ditën e sotme mbi 39.000 bimë kanabis sativa në Shkodër, Memaliaj, Tropojë, Lezhë dhe Dibër.

Shkodër

Policia e Shkodrës, ka finalizuar me sukses  megaoperacionin e koduar “THUNDËR” në zonën e komunës Pult në Shkodër, ku si rezultat i veprimeve në terren në disa fshatra janë asgjësuar me mijëra rrënjë kanabis. Sipas policisë, janë asgjësuar me anë të djegies 15 752 bimë të dyshuara narkotike të kultivuara në 70 parcela, te cilat ishin në gjatësi  nga 1.5 deri në 2 m, të cilat ishin mbjellë në zona me një terren jashtezakonisht të thyer malor.

Ndërkohë janë duke u zhvilluar hetime intensive për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve dhe kultivuesve të këtyre bimëve.

Materialet Proceduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”

Memaliaj

Në Memaliaj u asgjësuan plot 18 200 bimë kanabisi. Operacioni u zhvillua nga Stacioni i Policisë Memaliaj dhe Forcat e FNSH -së.

Bimët u gjetën në vendin e quajtur "Marglliç", Kalivaç të njësisë administrative Krahës në 25 parcela, të cilat ishin hapur rishtaz.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tropojë

Ndërkohë, Policia e Tropojës, ka asgjësuar 3.050 rrënjë kanabis në fshatin Dobergosh në vendin e quajtur "Bjeshkët e Dobergoshit".

Gjithashtu efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, konstatuan dhe asgjësuan 65 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, në fshatin Kalisë, në vendin e quajtur "Kodra Sukë". Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e  provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lezhë

Edhe në Qarkun e Lezhës vijon aksioni antidrogë Asgjësohen me anë të djegies 1500 bimë narkotike të kultivuara në   21 parcela  në Kurbin dhe Mirditë. Konkretisht: Në Mirditë, në vendin e quajtur Përroi-Seftes fshati Blinisht u asgjësuan me anë të djegies 563 bimë  të kultivuara në 7 parcela. Në Kurbin,  në vendin e quajtur Malbardh u konstatuan dhe u asgjësuan  me anë të djegies  937 bimë  të kultivuara në 14 parcela.  Punohet per identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Dibër

Policia ka asgjësuar 788 bimë të dyshuara kanabis në Dibër dhe Bulqizë. Përkatësisht në Dibër janë evidentuar 530 bimë kanabis ndërsa 258 bimë të tjera janë gjetur në Bulqizë. Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies, si dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Polia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

25 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Eksploziv autobusit të funeraleve në Tiranë, ndalohet një person

Posted: 25 Aug 2016 12:31 AM PDT

shperthimi i granates (1)Një shpërthim i me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Sipas policisë, rreth prës 04:05 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në mjetin autobus tip “Setra”, në pronësi të shtetasit E.R., persona të pa identifikuar kanë vendosur një sasi me lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Pas hetimeve të para, autobusi përdorej për shërbime funerali nga dy vëllezërit Rexhepi. Eksplozivi u vendos në rrotën e pasme të autobusit dhe ndezja është bërë përmes një fitili. Shpërthimi ka dëmtuar xhamat e shtëpisë përballë ku ishte parkuar autobusi.

Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve aty pranë dhe pas këqyrjes ka vërejtur hijen e një njeriu me kapele, pasi pamjet nuk ishin të qarta për shkak të errësirës. Në polici është shoqëruar një banor i lagjes për t'u marrë në pyetje.

Deri tani policia nuk ka ndonjë pistë konkrete, por po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

25 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 25 gusht 2016

Posted: 25 Aug 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212Dashi

Yjet do iu krijojnë ambientin e përshtatshëm për të përjetuar emocione në dashuri. Ju do të jeni pasionantë dhe të ngrohtë. Ne planin financiar do të bëni më shumë shpenzime.

Demi

Jeta në çift nuk do jetë ajo që do iu shqetësojë sot. Ajo do jetë e ngrohtë dhe bashkëpunimi do të ekzistojë në çdo moment. Financat do jenë të mira, prandaj bëni disa investime.

Binjakët

Jeta sentimentale do jetë e animuar dhe pasionante. Për beqarët ka mundësi të lindë një histori shumë e këndshme, edhe pse do të duket si kalimtare. Financat janë të favorizuara.

Gaforrja

Venusi do iu bëjë më të pa rezistueshëm dhe më joshës. Tundimet do jenë të mëdha, por nëse jeni në çift duhet të tregoni kujdes. Në aspektin financiar do të bëni disa gabime.

Luani

Aspekti afektiv do marrë drejtimin e duhur. Problemet që keni pasur kohët e fundit do t'i rregulloni. Nëse keni pasur ndonjë pengesë në aspektin financiar, sot do favorizoheni.

Virgjëresha

Nëse jeni në një lidhje, askush dhe asgjë nuk do mund ta destabilizojë jetën tuaj sentimentale. Do flisni për gjithçka me partnerin. Në aspektin financiar do të keni të ardhura.

Peshorja

Sot nuk do të keni komunikim të mirë në aspektin afektiv. Beqarët nuk do kenë shumë mundësi të takojnë personin ideal. Planetët do iu ndihmojnë të bëni investimet që dëshironi.

Akrepi

Falë bekimit të yjeve, jeta juaj në çift do jetë harmonike. Mundohuni të dy ta zgjeroni rrethin shoqeror dhe do ndiheni mirë. Tregoni maturi në planin financiar duke ulur shpenzimet.

Shigjetari

Jeta juaj në çift do jetë në ekuilibër sot. Do jeni të sjellshëm dhe të përkujdesur ndaj partnerit tuaj. Në aspektin financiar flisni me profesionist sesi ta menaxhoni buxhetin.

Bricjapi

Kujdes nga influenca negative e Uranit sot, ju që jeni në çift. Shmangni me çdo kusht diskutimet mbi tema delikate. Ju do të tregoheni strikt që të menaxhoni të ardhurat tuaja.

Ujori

Planetët nuk do ndikojnë aspak sot në lidhjen tuaj dhe ajo nuk do ketë asgjë të veçantë. Beqarët do jenë sharmantë dhe joshës. Ju do të jeni të vendosur për të bërë investime të reja.

Peshqit

Dielli do i bëjë me magnetikë ata që janë në çift. Do jeni karizmatikë dhe me sharm, por do e keni të vështirë t'i qëndroni besnik partnerit. Në financë, planetët do t'ju favorizojnë.

Related Posts :