Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Denoncimi i Spahiut: 50 euro për çdo njeri, thasë në çdo katund të Dibrës” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Denoncimi i Spahiut: 50 euro për çdo njeri, thasë në çdo katund të Dibrës” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Denoncimi i Spahiut: 50 euro për çdo njeri, thasë në çdo katund të Dibrës

Posted: 25 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Valentina Madani

Kreu i Aleancës Ku
qezi, Kreshnik Spah
iu akuzoi dje PS-në se po tenton të blejë votat e qytetarëve në Dibër. Sipas tij, në Dibër po blihen votat dhe një person po paguhet 50 euro. Ai e konsideron situatë revolucioni në Dibër dhe përmend se Edi Rama nuk e lëshon pushtetin me zgje-dhje të lira. “DIBRA KUQEZI: O milet, mos e shisni nderin me para. Plas ndarja me thasë në çdo katund, 50 euro për çdo njeri. Peshkopia 25.000 votues. PS po tenton të blejë 20.000 vota x 50 euro = 1 milion euro. Edi Rama nuk e lëshon pushtetin me zgjedhje të lira. Situatë revolucioni në veri të Shqipërisë”, shkruan z.Spahiu në “Facebook”. Po dje, edhe Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka aktivizuar banda kriminale dhe i mbështet ato me oficerë të policisë për të manipuluar zgjedhjet në Dibër. Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, tha se në krah të ish-deputetit Arben Ndoka, i cili është angazhuar në manipulimin e zgjedhjeve në Dibër, qëndron shefi i krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani. Akuzën ai e shoqëroi me një fotografi. “I braktisur nga dibranët dhe shqiptarët dhe përballë humbjes së thellë të 11 shtatorit, Edi Rama ka mobilizuar banditë e kriminelë dhe u ka vënë atyre në dispozicion oficerë të korruptuar dhe të kriminalizuar të policisë. Përkrah trafikantit të femrave Arben Ndoka, në fushatën elektorale të Dibrës. Edi Rama ka çuar, siç e shihni në këtë foto të publikuar nga mediat, shefin e krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani. Ky person i njohur si garant i trafikantëve të drogës në Mirditë, është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër”, – deklaroi z.Ristani. Sipas tij, humbja e Ramës është e pashmangshme, sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj dibranëve, por i ka zhytur në varfëri dhe pasiguri. “S’ka bërë asnjë investim, s’ka hapur asnjë vend të ri pune, ka dhunuar dhe poshtëruar Dibrën dhe çdo dibran të djathtë e të majtë. E vetmja kontratë që ka Rama dhe kandidati i tij është ajo me krimin. Por i ka bërë llogaritë gabim. S’ka kriminel, bandit apo trafikant që të ruajë pushtetin e Edi Ramës. Koha e tij ka mbaruar! Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, – u shpreh z.Ristani. Ndërkohë që, në një tjetër deklaratë, zëdhënësja Ina Zhupa akuzoi kryeministrin se po i jep tendera korruptiv deputetit socialist Sadri Abazi, para të cilat po përdoren për blerjen e votave në Dibër. “Një tjetër tender në kundërshtim me ligjin prej 1.73 miliardë lekësh për rivitalizimin e hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës në Dibër. Oferta e kompanisë ‘ALKO Impex’ ishte 220 milionë lekë më shumë se oferta më e ulët”, – deklaroi zj.Zhupa. Sipas demokratëve, kryeministri është braktisur nga dibranët, pasi në tri vite qeverisje atë zonë e la në harresë.

Investimi, 20 mln dollarë për grumbullimin e perimeve në Berat

Posted: 25 Aug 2016 05:00 AM PDT

Një kompani private do
të mund të marrë me qira kundrejt shumës simbolike 1 euro një hapësirë/pronë prej rreth 42.000 metra katrorë në Berat. Parashikohet që kompania të investojë një shumë prej 20 milionë dollarësh. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi. “Kjo, – tha ministrja Ekonomi, – është kontrata e 21-të që ne firmosim në kuadër të kontratave të qirasë me tarifën simbolike 1 euro, që nënkupton se subjekti paguan qira vetëm 1 euro për 20 vjet për pasurinë shtetërore që merr në përdorim”. “Shoqëria angazhohet të kryejë një investim fillestar prej rreth 2 milionë USD dhe parashikon një investim total prej 20 milionë USD, në objektin që do të marrë me qira”, – u shpreh Ekonomi. Duke dhënë detaje të kësaj kontrate, ministrja Milva Ekonomi deklaroi se “deri në fund të vitit 2018 do të jenë të punësuar 50 punonjës, periudhë kjo që përkon dhe me kohën e përfundimit të investimit”. Bëhet fjalë për objektin e ish-vend dislokimit të Shtabit të vjetër të Bazës Ajrore Kuçovë, Berat, me sipërfaqe të përgjithshme prej 4.2 hektarë. “Në proces kemi edhe disa kontrata të tjera që presim të finalizohen në muajt në vijim”, tha ministrja Ekonomi, duke theksuar se ka një interesim të shtuar të biznesit ndaj këtyre objekteve. Në fund të fjalës së saj, ministrja Ekonomi tha: “Lehtësimi i të bërit biznes, krijimi i kushteve sa më optimale për bërjen biznes është një sfidë e vazhdueshme e qeverisë shqiptare. Gjatë këtyre tre vjetëve është bërë shumë në këtë drejtim, por mbetet akoma edhe më shumë për t’u bërë”. Sipërmarrësi Ylli Aliaj, pas nënshkrimit të kontratës tha: “Znj. Ministre, unë ju falënderoj për besimin që na dhatë për kërkesën tonë për marrjen me qira të kësaj sipërfaqeje, 4.2 hektarë. Në këtë sipërfaqe do të ndërtohet një qendër e integruar për grumbullimin e produkteve bujqësore. Kjo nuk është thjesht një qendër grumbullimi, por një qendër e integruar. Fillimisht do të bëhet seleksionimi i produkteve, e pastaj paketimi i tyre. Në planin tonë të biznesit parashikojmë ndërtimin e një laboratori për certifikimin e çdo produkti që do të merret përsipër të tregtohet në tregun tonë dhe atë të huaj. Të gjithë fermerët do të kenë mundësinë që në këtë qendër, të certifikojnë produktet e tyre.

Kontrollet e policisë, arrestohen 23 persona vetëm në një ditë

Posted: 25 Aug 2016 05:00 AM PDT

Policia e Shtetit vijon
punën në të gjithë vendin për “Rritjen e parametrave të sigurisë”. Kështu, vetëm në një ditë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 23 personave, si dhe janë sekuestruar armë zjarri, lëndë narkotike dhe lëndë plasëse. Nga Policia Rrugore, në të gjithë vendin, duke përdorur dragerat dhe radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi 8 drejtues mjetesh. Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 5 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar. Sipas policisë, 7 persona janë kapur në flagrancë për vjedhje, OSHEE dhe dhunë në familje. Ndërsa, 3 persona të tjerë kanë qenë në kërkim dhe për krime ndaj jetës. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 31 persona. Kurse, gjithsej janë sekuestruar rreth 65 kg drogë, 4 armë zjarri, 1 krehër, 1 kapsolle detonare, një granatë dore dhe 342 fishekë. Zyrtarisht policia tha se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Oleg Kononov: S’kemi ardhur për turizëm, por për fitore

Posted: 25 Aug 2016 05:00 AM PDT

Krasnodari nuk ka ardhur për pushime në Shqipëri,
por për të luajtur futboll dhe për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Europa Leagues. Këto janë fjalët e trajnerit të skuadrës ruse, Oleg Kononov për ndeshjen e “Elbasan Arenës”, kur pret një Partizan më agresiv dhe më të vendosur për të marrë një rezultat të mirë. “Nuk mendoj absolutisht se e kemi siguruar kualifikimin. Partizani këtë radhë luan në shtëpi dhe do të jetë më i fortë fizikisht. Edhe në ndeshjen e parë bëri shumë presion dhe na vuri në vështirësi, por ne e zgjidhëm ndeshjen nëpërmjet situatave të veçanta. Sigurisht që kemi ardhur për të fituar, por njëkohësisht kemi shumë respekt për kundërshtarin”. 50-vjeçari pritet të bëjë ndryshime të shumta në formacion, por kurrsesi nuk pranon se do të hedhë në fushë skuadrën e dytë. “Te skuadra ime nuk ka lojtarë rezervë. Të gjithë janë njësoj dhe do të bëjnë më të mirën për të marrë rezultatin që kërkojmë. Kemi ardhur për të luajtur futboll dhe për t’i kënaqur tifozët tanë”. Nga radhët e Krasondarit për ndeshjen me Partizanin foli edhe mesfushori Dimitri Torbinski, i cili theksoi se pavarësisht rezultatit të thellë, Partizani tregoi në ndeshjen e parë se ishte një kundërshtar i vështirë. Madje, ai shtoi më tej se për shkak të energjive të shpenzuara me të kuqtë, Krasnodari humbi takimin e kampionatit me Spartakun e Moskës.

“Dialogu politik, kusht themelor për Shqipërinë”

Posted: 25 Aug 2016 05:00 AM PDT

Në ditën e dytë të kampingut të LRI-së në Jalë, pjesë
marrësit kanë zhvilluar bashkëbisedime interaktive me disa nga personalitetet e ftuara në këtë aktivitet. Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, Milan Ciganik dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, kanë ndarë me të rinjtë e LRI-së mendimet e tyre në lidhje me sfidat e integrimit europian të Shqipërisë, problematikat me të cilat përballet Bashkimi Europian, si dhe kanë diskutuar rreth aktualitetit politik dhe reformave që po ndërmerren në vendin tonë. Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha tha se fakti që Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE nënkupton se vendi ka përparuar në të gjitha fushat. Gjosha vlerësoi miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, teksa theksoi se dialogu politik është një kusht themelor për Shqipërinë. Ministrja u shpreh optimiste se reforma i jep një mundësi Shqipërisë që të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave. “Kjo është një reformë që duhet t’u japë zgjidhje edhe çështjeve të tjera, por edhe tri prioriteteve kyçe, që kanë të bëjnë pikërisht me korrupsionin, krimin e organizuar, por edhe të drejtave të njeriut, të drejtën e pronës, investimeve të huaja, të punësimit etj. Pra, ka të bëjë dhe prek jetën e çdo qytetari shqiptar, kështu që fakti që tani ka kaluar në Kuvendin e Shqipërisë dhe që po punohet dhe për 7 ligjet që do ta mbështesin atë, do t’i japë Shqipërisë shansin që Komisioni Evropian në nëntor të bëjë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave”, – tha ministrja Gjosha.

Sampdoria do Mavrajn, prezantohet Ergys Kaçe

Posted: 25 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Jeton Selimi

Është Mërgim Mavraj
është objektivi i
madh i Sampdorias për mbrojtjen. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e skuadrës italiane. Presidenti i Sampdorias prej kohësh është vënë në ndjekje të një qendërmbrojtësi për të kompletuar grupin e futbollistëve që do të ketë në dispozicion trajneri Marco Giampaolo për sezonin futbollistik, 2016-2017. Sipas asaj që raporton faqja e specializuar italiane “Tuttomercatoweb”, është pikërisht, Mavraj dëshira e madhe e presidentit të Sampdorias në merkato. 30-vjeçari i Kombëtares kuqezi për momentin ndihet mirë te Këlni, por fakti që Mavraj ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e Bundesligës gjermane, mund t’i shtyjë drejtuesit e Këlnit ta shesin lojtarin te Sampdoria për të mos e humbur atë pas një viti me parametër zero. Ish-lojtari i Greuther Furth ishte një nga futbollistët kryesorë të Shqipërisë në “Euro 2016”-të, me Mavrajn që u aktivizua nga trajneri De Biazi në të tria ndeshjet e grupit A. Faqja e specializuar mbi transferimet e futbollistëve “transfermarkt. de”, e vlerëson aktualisht kartonin e 30-vjeçarit me shumën e 1,75 milionë eurove. Përvoja e madhe që zotëron mbrojtësi si në nivel klubesh, ashtu edhe në rang kombëtaresh, është nja nga arsyet kryesore që i ka shtyrë drejtuesit e Sampdorias të interesohen për lojtarin shqiptar.
Kaçe
Pritja mbaroi, Ergys Kaçe është zyrtarisht lojtari i Viktoria Plzen. Mesfushori 22-vjeçar i lindur në Korçë ka hedhur firmën në kontratën që do ta lidhë për të paktën një sezon me skuadrën çeke. Pas rinovimit të kontratës me PAOK-un deri në vitin 2019, palët ranë dakord që Kaçe të aktivizohej për një zezon në formë huazimi te Viktoria Plzen, që gjatë javëve të fundit kishte shfaqur interes konkret për mesfushorin kuqezi. Zyrtarizimin e bën vetë klubi i ri i Kaçes nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku thekson se mesfushori do të mbajë të veshur fanellën me numër 20. Kjo është një eksperiencë tërësisht e re për talentin shqiptar të rritur në radhët e PAOK-ut të Selanikut. Gjatë muajve të fundit, hapësirat në radhët e klubit bardhezi për të u reduktuan ndjeshëm, çka bëri që palët të binin dakord për një divorc të përkohshëm. Gjithsesi, në rast se lojtari shqiptar arrin të bindë drejtuesit e Viktoria Plzen, atëherë ai mund të transferohet përfundimisht në kampionatin çek.

Ajaksi turpërohet në Rusi, Gladbahu e bën goleadë

Posted: 25 Aug 2016 05:00 AM PDT

Rënia e “perandorisë”
Ajaks vazhdon prej vitesh dhe klubi holandez ka marrë një tjetër goditje të rëndë, duke u mundur 4-1 në Rusi nga Rostovi dhe duke u eliminuar nga Liga e Kampioneve. Në një futboll milionash, Ajaksi detyrohet çdo vit të shesë të gjithë talentet e vet dhe tashmë po paguan pasojat, duke mbetur gjithnjë e më i mënjanuar nga futbolli i madh. Në Rostov ekuilibri zgjati vetëm gjysmë ore, sepse nga minuta e 34-t deri në të 66-tën, Rostovi shënoi 4 herë dhe shkroi faqen më të lavdishme në historinë e vet modeste, sepse kurrë nuk ka pasur ditë kaq të mëdha, edhe pse sezonin e fundit iu afrua ndjeshëm titullit kampion. Ndërkaq, Mançester Siti nuk u sforcua fare ndaj Steauas, duke fituar vetëm 1-0, me gol nga mesfushori Delf, ndërkohë që gjithçka kishte marrë fund që javën e shkuar. Ndryshe nga Siti, Borusia e Mënçengladbahut nuk e mëshiroi Jang Bojsin zviceran, duke fituar 6-1. Ishte nata magjike e dyshes sulmuese Thorgen Hazard-Rafael: 3 gola secili e asiste për njëri-tjetrin, por aty fitoi vëllai i Hazardit të famshëm, 2-1.

Një festë për Renzin, jo për BE

Posted: 25 Aug 2016 05:00 AM PDT

Çfarë do të vijë pas Brexit?
Ç'pamje ka e ardhmja e Evropës?
Përgjigje do të jepte takimi i
nivelit të lartë në Ventotene. Vetëm
njëri mund  të jetë vërtet i kënaqur, mendon Bernd Riegert. Ai është i shkathët. Këtë duhet t’ia pranojmë. Matteo Renzi, i vetemëruar kryereformator i shoqërisë italiane, e paraqiti veten mirë. Me takimin simbolik të nivelit të lartë pranë varrit të njërit prej baballarëve të lashtë të Evropës, ai e bëri të qartë se ku dëshiron të shkojë. Renzi dëshiron të udhëheqë. Jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë. Këtë ai e ka përsëritur mjaft herë që para Brexit-it. Por, pasi britanikët vendosën të largohen nga klubi, Renzi dalloi shansin që tani mund të luajë mjaft përpara. Jo lokomotiva gjermano-franceze, por një treshe e përbërë nga Italia, Franca dhe Gjermania duhet ta drejtojë, sipas tij, Evropën në drejtimin e duhur. Pak pas Brexit, treshja u takua në Berlin. Tani, pas një distance më të madhe kohore, zhvillohet takimi në ishull dhe në një aeroplanmbajtëse, e cila natyrisht simbolizon edhe pretendimin italian për drejtim. Kjo anije ka zakonisht komandën në misionin detar të BE-së për shpëtimin e refugjatëve në Mesdhe (Sophia). Matteo Renzi e përcaktoi rrugën që para takimit me fjalët se, “BE-ja duhet të shkëputet nga rregullat e rrepta, nga teknokracia. BE nuk duhet të jetë një bashkim bankash, por duhet të ndjekë sërish ideale dhe të ketë qytetarët në qendër të vëmendjes”. Këto fjalë të bukura kanë natyrisht synim zgjedhësit italianë, të cilët të trishtuar për politikën e kursimit të shpikur gjoja nga Gjermania, kërkojnë më shumë pavarësi nga Brukseli. Fjalë më konkrete Renzi nuk tha, as në Ventotene dhe në aeroplanmbajtësen “Garibaldi”. Por, ky nuk ishte synimi i aktivitetit. Synimi ishin pamje të bukura, të cilat e paraqesin Matteo Renzin si paraprijës në BE. Kancelarja gjermane dhe Presidenti francez mbetën dekor-zbukurues, aq më tepër kur ata nuk qenë në gjendje të paraqesin ide vërtet të reja. Angela Merkel merr pjesë në këtë marrëdhënie trianëtarëshe. Ajo i lëvdoi reformat ekonomike të Renzit pa ia plotësuar atij dëshirën e madhe për të marrë më tepër borxhe. Renzi e lëvdoi bujarinë e madhe të Merkelit. Gjithsesi, ajo ka pranuar tetë herë më shumë refugjatë se Italia. Janë miq mjaft të mirë të dy? Natyrisht, kjo marrëdhënie bëhet me llogari. Merkeli kërkon ta integrojë Renzin, të mos krijojë përplasje. Ajo ka nevojë për mbështetjen e Italisë kur vjen puna për zgjidhje praktike për çështjen e refugjatëve, për raportin me Turqinë, për mbrojtjen nga terrori dhe për më shumë investime. Opozitë ajo ka mjaft nga shtete si Polonia dhe Austria. Pra, ajo lejon që te Renzi të përqendrohet e gjithë vëmendja në atdheun e tij, për ta forcuar Renzin. BE nuk sheh alternativë ndaj Renzit aktualisht në Itali. I forcuar në një mënyrë të tillë, kryeministri dinamik guxon të largohet edhe nga një premtim në politikën e brendshme. Tani ai nuk do më që ta lidhë fatin e tij politik me një referendum për Kushtetutën në nëntor. Një mbrëmje para takimit të nivelit të lartë, Matteo Renzi deklaroi se do të mbetet me çdo kusht në post deri në zgjedhjet e rregullta, në mars 2018. Ai e ndien veten mjaft të fortë. Figura e mirë që ai bën në parketin evropian do ta ndihmojë që të shënojë pikë në shtëpinë e tij. Për Renzin, opereta e takimit të nivelit të lartë e Ventotenes ishte sukses. Bashkimin Evropian spektakli nuk e çoi vërtet përpara. Ai ndodhet në bankën e provës, siç vërejti Kancelarja Merkel. Diagnoza, e paqartë.

Biznesmenit i marrin mijëra euro nga një adresë false

Posted: 25 Aug 2016 05:00 AM PDT

Nga: Xhensila Kodra

Një biznesmen nga Ti
rana ka rënë pre e
krimit kibernetik, duke u mashtruar nga një adresë false. Burime pranë policisë së kryeqytetit bënë me dije se ai është 68-vjeçari Ideal Agolli, me origjinë nga Korça dhe banues në Tiranë. Rasti është denoncuar dy ditë më parë nga vetë biznesmeni, i cili ka pohuar para oficerëve të policisë se nëpërmjet mashtrimit, ai ka humbur rreth 50 milionë lekë të vjetra. Mësohet se 68-vjeçari merret me import-eksport me shumicë dhe pakicë, materiale dhe pajisje industriale (kryesisht pajisje elektro-shtëpiake). Zyrtarisht, policia tha se janë duke hetuar mbi identifikimin e autorëve, si dhe se nga çfarë vendi është bërë ndërhyrja e adresës false. Ndërkaq, gjatë dëshmisë që biznesmeni ka dhënë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ka rrëfyer se kishte kryer edhe herë të tjera pagesa online për mallrat që blinte, por kjo ka qenë hera e parë që kishte kryer pagesë në adresën ku ra edhe pre e skenës mashtruese.
Denoncimi
Dy ditë më parë, 68-vjeçari ka denoncuar në policinë e Tiranës skemën mashtruese të përdorur nga persona ende të paidentifikuar. Ai ka dëshmuar para oficerëve të Seksionit për Krimet Kompjuterike se i kanë marrë 10.600 euro dhe 27.700 dollarë amerikanë. Sipas tij, i është bërë një dëm ekonomik në shumën prej 10.610,37 euro dhe 27.787,07 dollarë amerikanë. Kjo shumë i është marrë nga një adresë email-i false (Wfsi1079@163.com) dhe nëpërmjet mashtrimit, autorët me anë të kësaj adrese, kanë devijuar në mënyrë të paligjshme transfertën bankare, e destinuar për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompania kineze “Shanghai CET Electric Co. LTD”. “Më datë 23.08.2016, shtetasi me inicialet I.A. 68-vjeç, banues në Tiranë, me profesion biznesmen, ka kallëzuar se është mashtruar online, duke pësuar një dëm ekonomik në shuma të mëdha nga persona të panjohur me një adresë email-i false dhe nëpërmjet mashtrimit me anë të kësaj adrese, kanë devijuar në mënyrë të paligjshme një transfertë bankare, e destinuar për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompani kineze”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës. Sipas policisë, autorët e kësaj skeme mashtrimi akuzohen për veprën penale ” Mashtrimi kompjuterik”.
Mesazhet
Burime pranë hetuesve të çështjes bëjnë me dije se biznesmeni 68-vjeçar ka sqaruar në polici se ka blerë edhe herë të tjera materiale online, por kjo ka qenë hera e parë që ka paguar para në adresën false të sipërpërmendur. Ai ka treguar më tej se në mesazhin që i kishte mbërritur nga kjo adresë, shkruhej se pagesa e materialeve duhej të bëhej në një numër llogarie që personat i kishin dhënë dhe se dërgesa e materialeve do të bëhej pas disa javësh.

Ja historia 87-vjeçare e aeroportit në jug të vendit, u inaugurua më 11 gusht të vitit 1929

Posted: 25 Aug 2016 05:00 AM PDT

Aeroporti i Gjirokas
trës ka një histori 87-vjeçare. Ai ndodhet në një distancë prej më pak se 1 km nga ana lindore e qytetit dhe shumë afër rrugës nacionale. Ishte shtatori i vitit 1924, kur autoritetet shqiptare pranuan kontratën me shoqërinë “Adria-Aeroloyd” dhe nxitën daljen e një projektligji që do të çelte siparin e historikut të aviacionit civil në vendin tonë. Linja ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë u inaugurua në 11 gusht të vitit 1929 dhe ishte operative vetëm në kushte optimale. Vështirësia kryesore në këtë periudhë ishte gjetja e ekuipazhit. Në këto kushte, prej këtij aeroporti fillon transporti i pasagjerëve dhe i postës, duke përdorur dy ose tre aeroplanë të lehtë me tri vende secili. Në vitin 1932, pas shfuqizimit të marrëveshjes me gjermanët, koncesioni për shërbimin ajror civil i jepet shoqërisë italiane “Ala-Littoria”, me të cilën qeveria mbretërore shqiptare lidh kontratë për koncesion ekskluziv. Është pikërisht kjo, periudha kur nis edhe ndërtimi i aeroportit të Gjirokastrës. Në vitet ’30-’40, ky aeroport ka një funksion të dyfishtë, atë civil e ushtarak. Rreth 30 aeroplanë transporti, bombardues, civilë etj. u vendosën këtu gjatë viteve të luftës. Linjat kryesore të kësaj periudhe me stacion kryesor aeroportin e Gjirokastrës ishin Tiranë-Vlorë-Gjirokastër-Tiranë dhe Tiranë- Korçë-Gjiroka-stër -Tiranë. Me Italinë funksiononte linja Gjirokastër-Brindisi. Ky lloj transporti zgjati deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Me futjen e Shqipërisë në kampin socialist, shërbimi civil ajror është ndërprerë dhe nuk është menduar më për riaktivizimin e këtij lloj transporti, si një nevojë për zhvillimin ekonomik e social të vendit. Vitet ’90 e gjejnë këtë aeroport në gjendje pune. Avionët e shoqërisë amerikane MAF do të rikthenin aty fluturimet civile në linjat ajrore Tiranë-Gjirokastër-Korçë-Tiranë, duke e bërë atë një nyje të rëndësishme të transportit ajror.

Related Posts :