Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Do ta ul në maksimum?!” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Do ta ul në maksimum?!” plus 9 more - Gazeta Dita


Do ta ul në maksimum?!

Posted: 27 Aug 2016 01:36 AM PDT

Në një edicion lajmesh, ku transmetohej një takim zgjedhor i PD-së për kryetar bashkie në Dibër, kandidati i saj, Sherefedin Shehu, u shpreh kësisoj: “Do të ul në maksimum…”(!?). Ulja bëhet në minimum, kurse rritja në maksimum! Nga ana tjetër, kandidati i PS-së, para ca ditësh, shprehej me premtime klishe, si për shembull: “Dera e bashkisë sime do të jetë përherë e hapur!”. Zotërinj të të dy krahëve! Fitoftë më i miri nga ju të dy! Veç, ama, ju lutem shumë, tregoni më shumë kujdes ndaj shqipes! Me këtë stil ligjërimor, që ju të dy shpërfaqni, po të isha banor dhe, rrjedhimisht, votues në Dibër, nuk do të votoja asnjërin prej jush! Përshëndetje e dashur Dita, që na jepni mundësinë të shprehim mendimet dhe vërejtjet tona!

Rrugëtimi i trishtë i 15-vjeçarit shqiptar, në këmbë deri në Brindisi

Posted: 27 Aug 2016 01:29 AM PDT

Një udhëtim që mund të quhej heroik, po të mos ishte njëherësh edhe dramatik. Historia vjen nga Chiari në Itali dhe ka protagonist një 15-vjeçar shqiptar me iniciale F.Q.

Ai ka udhëtuar për katër ditë në këmbë pa ujë, pa ushqim, që nga Puglia deri në Chiari,shkruajne mediat italiane. Ishte një punëtor shqiptar, që e pikasi teksa udhëtonte të enjten rreth orës 17:00.

I foli italisht, e më pas shqip, dhe si përgjigje mori nga djali se ishte i vdekur për bukë dhe donte një vend ku të flinte,raporton panorama. 

Ai e shoqëroi në Polici në Chiari.  Aty adoleshenti tregoi se ishte nisur nga Shqipëria, kishte zbritur në Brindisi në 21 gusht dhe kishte marrë rrugën drejt veriut. Ka ecur gjatë, pa ngrënë e pa pirë, fjeti rrugëve ku mundi.

Ende nuk di të thotë se për ku ishte nisur dhe cfarë synon, por me vete kishte një pasaportë të rregullt, po asnjë kontakt në celular. Ai u shoqërua në qendrën për kujdesin ndaj minorëve.

Policia i bllokon Maseratin, por…

Posted: 27 Aug 2016 01:26 AM PDT

Një playboy miliarder 19-vjeçar që ka një flotë me makina luksoze do të mësojë të ngasi në një Rolls-Royce pasi Maserati e tij e larë në ar me vlerë 100,000 sterlina u bllokua nga policia.

Policët e detyruan Hamza Sheikh që të linte çelësat në superveturën e tij javën e kaluar pasi u ndëshkua për shkak se po ngiste pa siguracion.

Policia krijoi dyshime pasi e pa veturën e tij Maserati GranCabrio duke ecur në Kingston të Anglisë, me shenjën dalluese se ishte duke mësuar makinën.

Adoleshenti i lindur në Pakistan u ndëshkua edhe me një gjobë 300 euro dhe iu hoqën gjashtë pikë nga patenta. Supervetura e tij u mbajt dy ditë e bllokuar.

Por Z. Sheikh, nga Mayfair nuk e ka problem, i cili tha se ai ka ende një larmi veturash luksoze mes të cilave mund të zgjedhë, me një vlerë totale prej mbi 1 milionë sterlinash.

Ai tha për Evening Standard se tani do të ngasë "një Rolls-Royce me siguracion".

Video/ Surpriza më e bukur për dasmën

Posted: 27 Aug 2016 01:23 AM PDT

Një mësues – së bashku me klasën e tij fillore – la gruan e tij të re me gojë hapur ditën e tyre të dasmës me performancën e një këngë që kishte zgjedhur posaçërisht për të.

31 vjeçari Lee McDowall u martua me partneren e tij Katy në 22 gusht të këtij viti.

Video e adhureshme tregon se si nxënësit e tij nga shkolla Forehill në Ayr të Skocisë, e ndihmojnë me suprizën duke kënduar në kor.

Historia është shkruar

Posted: 27 Aug 2016 01:22 AM PDT

Përshëndetje Dita! Urojmë mbylljen e debateve me kotecet e pulave e rucakët e lagjeve para 74 vjetëve. Historia është e shkruar në arkivin e përjetshëm të luftëtarëve që janë gjallë e në arkivat e qarqeve të gjithë vendit. Vetëm Historisë nuk i bëhet reformë, sado që ndonjë idiot analist apo gazetar i shitur tek ndonjë mbeturinë politikan, spiun i pushtuesve fashist i atyre viteve të perënduara, vetëm se tregon nivel të ulët profesional e njerëzor. Këta duhet të testohen. Gazetës Dita i urojmë punë të mbarë dhe të eci përpara me hapin e jetës së përditshme e të mos kthejë kokën prapa. Analizat mujore të stafit tuaj do jenë suksesi i punës për të ardhmen.

Foto/ Të bllokuar në ishull për një javë

Posted: 27 Aug 2016 01:21 AM PDT

Dy persona mbetën të bllokuar në një ishull të pabanuar në Paqësor për 7 ditë, ndërsa u shpëtuan këtë të premte pasi u pikasën nga një avion i marinës amerikane.

Të mbijetuarit kishin mbërritur me varkë  në ishullin e pabanuar të Fayu, pjesë e Mikronezisë, ndërsa nuk mundën të largoheshin më nga aty për shkak të problemeve që i kishte shfaqur mototi i varkës.

Të premten, nja avion amerikan kishte kaluar mbi ishull dhe në rërën pranë detit personat që ndodheshin mbi të panë të shkruhej "SOS". Kjo ishte shenja që ata kuptuan menjëherë se dikush kishte nevojë për ndihmë dhe arritën të shpëtojnë dy personat që qëndronin në ishull prej 7 ditësh, pa ushqime të mjaftueshme.

Two missing boaters stranded on an uninhabited Pacific island were rescued on Friday after a US Navy aircraft spotted a sign they carved in the sand that read 'SOS' (pictured)
Linus and Sabina Jack had departed from Weno Island on the afternoon of August 17, en route to Tamatam Island, Federated States of Micronesia, but never made it

The man is pictured waiting by the boat which sits nearby to what appears to be a hut

Friday's rescue followed a seven-day search by an international maritime team, who searched a total of 16,571 square miles for the unidentified pair

 

Një propozim për poetin Duka!

Posted: 27 Aug 2016 01:20 AM PDT

Gazeta Dita me botimet e saj të forta ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin. Edhe shumë djem të rinj blejnë gazetën. Jo vetëm se pëlqejnë debatin e luftës NAÇL, po ka shumë dashamirës që pëlqejnë poezitë e Arben Dukës. Unë pata një gëzim familjar në lagjen Çelepias në Berat. U befasova nga këta djem çapkënë të apasionuar për gazetën Dita dhe të gjitha shkrimet e saj, e sidomos për poezitë e Dukës. Ata me pasion bënin propozime në atë gëzim familjar që poeti të zgjidhej nga populli president i vendit në 2017-n. T'i shikoje e t'i dëgjoje këta djem të rinj dhe punëtorë në ndërmarrjet e qytetit, biznesmenë që flisnin me pasion për vjershat e Arben Dukës… Po u them emrat: Sali Begaj, Ago Agalliu, Xhevair Agalliu, Behar Dushku, Astrit Agalliu etj. Sali Begaj që i ruan me kujdes poezitë e poetit, me humor, duke marrë leje nga të gjithë, lexoi dy strofa nga vjershat e poetit: "Më 44 ende të pa dalë/ Gjermanet ikën me bisht në shalë/ Edhe ballistët shumë keq bitisën/ Tok me gjermanët u arratisën…"

Në mesin e këtij humori u ngrita me gotë në dorë, u thashë se kërkesa juaj nuk varet nga mediat e shkruara, por ligjet që nxjerr Parlamenti. U premtova se këtë propozimin e tyre do ta dërgoj tek gazeta Dita.

Veliaj, ja një zgjidhje e thjeshtë

Posted: 27 Aug 2016 01:19 AM PDT

Desha të jap një mendim për transportin urban në qytetin e Tiranës. Gjykoj për atë që kam parë. Gjendja e përgjithshme më duket e pranueshme. Nuk shoh dyndje në dyert e tyre e as brenda. Diku mungon kondicioneri e diku jo. Pra ka të meta. Problemi që ngre unë më duket akoma më i lehtë për t'u ndrequr. Në linjën Sharrë-Uzina Dinamo zbritën 3-4 vetë që ngatërronin stacionet. Fatorinoja lajmëronte, por aty ka zhurmë, pasi ne jemi pak zhurmaxhij e nuk dëgjohej mirë. Zgjidhjen e pashë në linjën e Laprakës. Një planimetri apo dy të tilla brenda autobusit e zgjidh më së miri “dialogun e zhurmshëm” udhëtar-fatorino. Aty ishin shënuar me ngjyrë, bile edhe një manografi me emrin e një objekti karakteristik në ndalesat e stacioneve. Ato planimetri kushtojnë pak dhe bëjnë punë shumë, sidomos për ata që nuk përdorin shpesh autobusin. Është eksperiencë e lehtë për t'u marrë e po aq e lehtë për t'u zbatuar. Bile mund të jetë pjesë e kontratave me shoqëritë urbane e bile interurbane të udhëtimit. Nuk po them elektronike, por së paku në letër të thjeshtë. Shpresoj ta dëgjojë ndokush nga të Bashkisë. Profeti

Çfarë dihet për historinë e Gjakovës?

Posted: 27 Aug 2016 01:17 AM PDT

I nderuar lexues! Burimet dëshmojë se Gjakova ka qenë e banuar nga ilirë dardanë. Deri më 1582 ka qenë një vendbanim i vogël. Më 1662, në kronikat e udhëpërshkruesve të huaj përmendet si një qytet me 2000 shtëpi dhe 300 dyqane, ndërsa gjatë Rilindjes Kombëtare ishte qendër e rëndësishme  e tregut të brendshëm shqiptar me rreth 1000 dyqane. Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit u shquan figura të kësaj treve, si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli etj. Edhe pas shtypjes së Lidhjes qyteti dhe malësia përreth mbetën vatra të kryengritjeve antiosmane. Në vitet 1912-1913, pas pushtimit të Kosovës e viseve të tjera nga ushtritë serbo-malazeze dhe pas vendimeve arbitrare në Konferencën e Londrës, Gjakova u shkëput nga trungu amtar.

Zjarr në një depo armësh, vdesin 16 persona

Posted: 27 Aug 2016 01:16 AM PDT

Një zjarr i madh ka përfshirë një depo armësh në Moskës, ndërsa mësohet se kanë vdekur 16 persona.

Siç shkruar agjencia TASS, personat që kanë ndërruar jetë janë personeli që punonte aty. Janë ende të paqarta shkaqet e këtij zjarri që mori jetën e 16 njerëzve.

"Pas shuarjes së zjarrit trupat e pajetë u gjendën në një dhomë. Zjarrfikësit shembën një mur dhe gjetën 16 persona të vdekur", ka thënë ministri i Emergjencave për agjencinë TASS.

Por përveç të vdekurve, mësohet se 12 persona janë shpëtuar nga zjarri i rënë në depon e armëve që ndodhet në autostradën Altyevskoye.

Related Posts :