Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Dorëzon perlën gjigande 100 milion dollarëshe” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Dorëzon perlën gjigande 100 milion dollarëshe” plus 9 more - Gazeta Dita


Dorëzon perlën gjigande 100 milion dollarëshe

Posted: 23 Aug 2016 01:47 AM PDT

Kjo perlë gjigante, e cila u dorëzua nga një peshkatar, mund të jetë më e madhja e zbuluar ndonjëherë në botë dhe pesë herë më e gjatë se rekordi i mëparshëm.

Peshkatari, i cili nuk është identifikuar, e gjeti perlën e cmuar 34 kilogram 10 vite më parë në det në brigjet e ishullit Palawan, në Filipinë.

Ai nuk e dinte potencialin e perlës që mund të arrinte vlerën e 100 milion dollarëve dhe e mbante atë si "hajmali me fat të mirë" në shtëpinë e tij të lodhur prej druri.

Peshkatari e dorëzoi atë tek oficeri i turizmit lokal në Puerto Princesca i cili verifikoi se ai kishte gjetur një perlë të madhe me një vlerë të madhe.

377C792B00000578-0-image-a-64_1471880636978

Turqia bombardon kurdët dhe ISIS-in në Siri

Posted: 23 Aug 2016 01:45 AM PDT

Turqia ka sulmuar bazat e të ashtuquajturit Shteti Islamik në veri të Sirisë Artileria turke hapi zjarr ndaj Shtetit Islamik e gjithashtu milicisë kurde në qytetet e Jarablus dhe Manbij. Mendohet se 1500 rebelë sirianë të mbështetur nga Turqia, janë të vendosur në qytetin e Gaziantep duke pritur të sulmojnë.

Kjo ngjarje vjen pas shpërthimit me bombë në një dasmë në Gaziantep, ku humbën jetën më shumë se 50 persona, shumica e tyre fëmijë.

Edhe pse fillimisht u dyshua se kamikazi ishte një fëmijë jo më shumë se 14 vjeç, identiteti i tij ende nuk është konfirmuar.

Zyrtarë të sigurisë thanë për Reuters se po hetojnë mundësinë se militantët mund të kenë vendosur eksplozivë në trupin e fëmijës, pa dijeninë e tij, ose mund të kenë mashtruar një fëmijë me çrregullime mendore për t'u bërë kamikazi, një taktikë jo e panjohur për rajonin.

Fierakët kundërshtojnë nisjen e punimeve të parkut

Posted: 23 Aug 2016 01:43 AM PDT

Banorët e Fierit kundërshtojnë nisjen e punimeve për parkun qëndror të qytetit. Banorët janë të pakënaqur me kompensimin që është dhënë nga qeveria për pronat e tyre.

Zbatimi i projektit parashikon lirimin e hapësirave pranë xhamisë së Fierit për të ndërtuar parkun qëndror vlera e investimit të të cilit arrin në 4 mln euro.

Parku qëndror vlerësohet si nje risi dhe një nga projektet bashkohore për të ardhmen urbane të Fierit.

Sipas autoriteve të ketij projekti "parku qendror"është konceptuar si zemra e qytetit dhe në të do të mbetet godina e vjeter gati 90 vjeçare që ndodhet në këtë shesh.

Edhe pse dikur ka qenë fabrik e miellit (deri ne vitet 90 ) ajo është ideuar që të shndërrohet në një qendër kulturore artistike për të rinjtë e qytetit

Parku qëndror i Fierit do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 2,3 hektarësh ndërsa punimet për përfundimin e tij parashikohen të zgjasin dy vjet.

Foto/ Makina për të tërë

Posted: 23 Aug 2016 01:40 AM PDT

Sponsori zyrtar i skuadrës së Bayern Munich, kompania e prodhimit të makinave "Audi", edhe këtë vit ka bërë dhuratat e zakonshme për futbollistët e ekipit gjerman para se ata të luajnë ndeshjen e parë në kampionat.

 

Mirëserdhët në “ferr”!

Posted: 23 Aug 2016 01:27 AM PDT

Minatorët e kripës në Etiopi u duhet të punojnë edhe në temperatura që arrijnë deri në 60 gradë celsius dhe gjithçka në këmbim të rreth 5 paundëve në ditë.

Minierat e kripës janë të vendosura në zonën e njohur si Trekëndëshi Afar dhe përfshin një sipërfaqe prej rreth 60 milje katror, pika më e ulët e saj arrin në 91 metra nën nivelin e detit.

Fotografi profesionist Joel Santos udhëtoi në këtë zonë për të kapur bukurinë dhe vrashtësinë brutale të kësaj toke.

Përndiqte dhe rrihte një grua 11 vjet më të madhe, arrestohet 24 vjeçari

Posted: 23 Aug 2016 01:13 AM PDT

Një i ri 24-vjeç nga Tirana e ka persekutuar me përndjekje dhe rrahje, një grua 11 vjet më madhe derisa i është bërë kërcënim madhor.

Policia e Tiranës i vuri prangat dje, Ervis Nuhajt, 24 vjeç.

Nuhaj, në mënyrë të vazhdueshme, në vënde dhe kohë të ndryshme, e ka përndjekur shtetasen S. P, 35 vjeçe, të cilën e ka goditur në fytyrë dhe rrahur disa herë, duke i krijuar gjëndje ankthi e frike.

Prishet krushqia, kërcënohen me armë vëllezërit

Posted: 23 Aug 2016 01:01 AM PDT

Policia e Krujës ka bërë të mundur parandalimin e pasojave të mëtejshme të një ngjarjeje të ndodhur mbrëmjen e djeshme, duke e finalizuar me zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.

Në Borizanë, pas një konflikti për motive të dobëta, vëllezërit Leka, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin Erind Balla. Gjithashtu edhe shtetasi Erind Balla ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë vëllezërit Leka duke qëlluar disa herë në ajër.

Shkak i konfliktit është bërë krushqia e prishur midis dy familjeve.

Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje shkuan efektivët e policisë, të cilët rrethuan dhe kqyrën vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave materiale, identifikimin dhe kapjen e menjëhershme të autorëve: Erind Balla 32 vjeç, Rilind Leka 40 vjeç dhe Indrit Leka, 32 vjeç.

Sa për sy e faqe

Posted: 23 Aug 2016 12:53 AM PDT

Mijëra refugjatë presin në të ashtuquajturën zonë tranzit në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari.

Rrethuar me çelik dhe tela me gjemba është vrima përmes së cilës mund të hyjnë në Hungari mijëra refugjatë që presin gjithë durim në të ashtuquajturën zonë tranzit në vendkalimin kufitar Rëszke, një zonë që ruhet me masa të rrepta, ku ushtarët patrullojnë 24 orë rrjesht – dhe ku gazetarët nuk janë të mirëpritur.

“Fikeni menjëherë atë kamera!” – thërret polici kur na sheh se po xhirojmë. Megjithatë, ne filmojmë refugjatë që janë duke pritur përpara kontenjerit. Ata kanë arritur të hyjnë në Hungari dhe të kërkojnë azil këtu. Një e drejtë themelore kjo në Bashkimin Evropian, por këtu mund të bëjnë kërkesë për azil vetëm 15 persona në ditë.

Kushte çnjerëzore

Vetëm pak metra më tej: në anën serbe të gardhit vazhdojnë të qëndrojnë në kushte çnjerëzore rreth 800 refugjatë. Ata presin prej disa javësh përpara zonës së tranzitit, sikurse dhe 37-vjeçari Haif nga Afganistani.

“Ne jetojmë në këto çadra, kudo pisllëk” – thotë ai. Duke na treguar kampin Haifi na flet dhe për historinë e tij. Sikurse shumica e njerëzve këtu, edhe ai u largua nga Afganistani për shkak të sulmeve të talebanëve islamikë. Gruaja dhe fëmijët e tij, vazhdojnë të jetojnë ende të fshehur në vendlindje. Ai thotë se kishte udhëtuar rreth 6 muaj dhe tani qe mbërthyer këtu. “Nuk kemi ku të flemë, nuk kemi as dushe, as ushqim për të qenë, madje as ujë. Në këtë kamp ka probleme të mëdha.” – thotë Haifi.

Gjueti ndaj refugjatëve

Vazhdimisht vijnë refugjatëve të rinj që regjistrohen në kamp dhe për këtë arsye thotë Haifi, koha e pritjes para kufirit bëhet edhe më e gjatë. Prandaj disa prej tyre, si këta afganë të rinj janë përpjekur t’i kapërcyejnë fortifikimet në mënyrë të paligjshme.

“Ne i kaluam gardhet dhe hymë në Hungari. Ishim 30 vetë. Po njëqind metra pas kufirit 15 nga ne i arrestuan. Të tjerët vrapuan, po na ndoqi nja 4 orë një helikopter dhe na arrestuan. Pastaj na dëbuan menjëherë .” – tregon Sedeku.

Për këtë gjueti autoritetet kufitare hungareze mbështeten në një ligj të ri të diskutueshëm, për një zonë me gjerësi 8 kilometra pas kufirit hungarez. Në rast se refugjatët kapen në këtë zonë, ata dëbohen sërish në të ashtuquajturën zonë tranziti.

Kjo e gjitha është në përputhje me ligjin dhe me rregulloret e BE-së ligjore, thotë komandanti Laszlo Balazs: “Hungaria respekton standardet evropiane dhe ndërkombëtare. E drejta e azilit është e garantuar për këta njerëz. Pra, të gjitha që duan të kërkojnë azil mund ta bëjnë këtë në zonën e tranzitit. Ata duhet vetëm të hyjnë përmes vendit të caktuar kufitar dhe aty të parashtrojnë kërkesën.”

Sa për sy e faqe

Për aktivistët e të drejtave të njeriut kjo gjë është vetëm sa për sy e faqe. Këtu nuk bëhet fjalë për të kontrolluar rrjedhën e refugjatëve, por thjesht për ta ndalur fluksin e tyre. “Nëse qeveria vë në dispozicion 36 milionë euro për njësi ushtarake të armatosura rëndë që të patrullojnë këtu në kufi, por nuk ka para të mjaftueshme për të strehuar një numër të caktuar refugjatësh, atëherë duhet të shtrosh pyetjen se cilat janë prioritetet e kësaj qeverie .” – thotë Szalai Balazs nga OJQ-ja „MigSzol" Ungarn / Migrant Solidarity Group of Hungary./DW

Ndjenja e rreme e sigurisë

Posted: 23 Aug 2016 12:51 AM PDT

Qeveria gjermane u rekomandon qytetarëve të mbajnë për raste katastrofash rezerva ushqimore për të paktën 10 ditë. Por shumë njerëz nuk besojnë se mund të ketë ndonjë rrezik.

Pas njoftimeve që të mërkurën qeveria federale gjermane do të paraqesë konceptin e ri për mbrojtjen e popullsisë civile, sipas së cilit popullsisë i rekomandohet të mbajë në shtëpi rezerva ushqimore për dhjetë ditë për raste katastrofash, nuk duket se dyqanet e ushqimeve po boshatisen.

37-vjeçarja Laura thotë se sipas saj në Gjermani mbajtja e rezervave ushqimore dhe e ujit në shtëpi nuk ështe absolutisht e nevojshme sa është p.sh. në Kaliforni apo diku tjetër, për shkak të rrezikut të tërmeteve. Kurse një grua e moshuar thotë se ajo ka në shtëpi rezerva ushqimore për dy muaj, sepse ku i dihet.

Sa serioze është bërë gjendja?

Pas lajmeve të vazhdueshme për sulme terroriste, tani pas këtij njoftimi shtohet pyetja se sa serioze është bërë gjendja? Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme thotë se ky koncept është vazhdim i konceptit për mbrojtjen e popullsisë civile të përpunuar së fundi në vitin 1995, kur bota dukej më paqësore.

Tani kemi të bëjmë me rreziqe të reja, si ai kibernetik sepse terroristët mund të paralizojnë sistemet e kompjuterave dhe të ndërpresin furnizimin me energji elektrike dhe sigurisht rreziqe të tilla si përmbytje, stuhi apo tërmete me përmasa katastrofale.

Partitë e opozitës në palamentin gjerman e konsiderojnë momentin e botimit të kësaj strategjie të re si “bërje paniku në lidhje me gjendjen e sigurisë së brendshme, pikërisht në një kohë, kur duhet ruajtur gjakftohtësia,” – sikurse u shpreh kryetari i grupit parlamentar e partisë E Majta, Dietmar Bartsch, për DW-në.

Thrirrje për t’u zgjuar

Eksperti për çështje të sigurisë pranë fondacionit Stiftung Wissenschaft und Politik në Berlin, Markus Kaim, shprehet pozitivisht për konceptin e ri. E rëndësishme është sipas tij që në rast krize të gjithë aktorët të jenë të përgatitur.

“Pra jo vetëm zyrat e shtetit, ndërmarrjet e furnizimit me ujë dhe energji elektrike, bankat apo sipërmarrjet e transportit, por edhe popullsia.” Sipas tij në rast katastrofe mund të zgjasë deri në 14 deri 20 ditë, deri sa organet shtetërore të kenë riparuar strukturat e dëmtuara.

Kaim nuk beson se qytetarët do ta ndjekin në masë të madhe këtë rekomandim të shtetit, por sipas tij “kjo thirrje është e nevojshme, për t’i zgjuar njerëzit nga ndjenja e rreme e sigurisë” në të cilën jetojnë./DW

Bursa e Energjisë, arrin në 30 numri i kompanive të regjistruara

Posted: 23 Aug 2016 12:47 AM PDT

Arrin në 30 numri i kompanive të regjistruara në Bursën Shqiptare të Energjisë OT (Operatori i Tregut, pjesë e OST).

Sipas të dhënave nga Operatori i Tregut, kompanitë e regjistruara kanë aktivitet në prodhimin energjisë, tregtimin, por gjithashtu ka edhe klient të kualifikuar që janë konsumatorët të mëdhenj të energjisë. Pranë OT janë të regjistruar edhe kompanitë publike të sektorit, si OSHEE dhe OST.

Pjesë e tregut të energjisë janë edhe disa nga prodhuesit e mëdhenj privat, si HEC Ashta, Kurum dhe Devoll Hydropwer. Koncesionarë të tjerë nga tregu privat i energjisë janë regjistruar gjithashtu. Erdat Lura, Green Energy Trading Albania, Gjo-Spa Power dhe Stravaj Energy janë tashmë pjesë e bursës së energjisë.

Kompania të tjera në fushën e tregtimit si GEN-I Tirana, NOA Energy Trade, AXPO Albania gjenden të listuara në bursë.

Burimet nga OST bëjnë me dije se bursa do të vihet në funksionim vitin që vjen. Funksionimi i saj pritet të shmangë tenderë për shitblerjen e energjisë e për rrjedhojë edhe korrupsionin që shoqëron këto procedura.

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë (OST) me modelin e ri të tregut të energjisë ka marrë atributet e një burse energjie. Enti Rregullator i Energjisë është në prag të miratimit të rregullave të reja të tregut të energjisë dhe në këtë kuadër, OST-ja ka marrë lejen si operator tregu.

Sipas rregullave të reja Operatori i Tregut (OST) është struktura përgjegjëse për menaxhimin e tregut të energjisë elektrike dhe përgatitjen e pasqyrave financiare, për shlyerjen e detyrimeve të ndërsjella, për pjesëmarrësit e tregut, pa përfshirë blerjen apo shitjen e energjisë elektrike. OST –ja do të jetë përgjegjës për organizimin dhe administrimin e likuidimeve dhe pagesave të energjisë elektrike mes pjesëmarrësve të tregut për tregun balancues.

Bursa do të funksionojë sipas modelit "Day Ahead" ose "Një ditë para". Modeli i tregut Day-Ahead është arena kryesore në rajonin nordik dhe baltik për tregtimin e energjisë. Në këtë model tregu, kontratat bëhen ndërmjet shitësit dhe blerësit për dorëzimin e mallit një ditë para.

Me këtë model, një blerës duhet të vlerësojë se sa energji do t'i duhet për të përmbushur kërkesat të nesërmen dhe sa është i gatshëm të paguajë për këtë vëllim, orë pas ore. Shitësi, për shembull, pronari i një hidrocentrali, duhet të vendosë se çfarë sasie mund të dorëzojë dhe me çfarë çmimi, orë pas ore. Këto nevoja pasqyrohen përmes urdhrave nga blerësit dhe shitësit në sistemin e tregtimit Elspot në Bursën e Energjisë.

Çmimet e çdo ore janë shpallur në mënyrë tipike në treg në 12:42 ose më vonë. Pasi çmimet e tregut janë llogaritur, nga ora 00:00 të nesërmen, kontratat e energjisë janë dorëzuar fizikisht (që do të thotë se malli është siguruar për blerësit) orë për orë sipas kontratave të rëna dakord.

 

Kompanitë e regjistruara tek Operatori i Tregut

1-A&A Group

2- Albanian Energy Supplier

3- Albanian General Electricity

4- ALPIQ Energy Albania

5- AXPO Albania

6- Ayen AS Energji

7- Ayen Energy Trading

8- Danske Commodities Albania

9- Devoll Hydropower

10 -EFT Albania

11 -EMIKEL

12- Energija doo Veternik

13- Energji Ashta

14- Energy Supply-AL

15- Erdat Lura

16- Future Energy AL

17 -Energjia Alternative e Gjelbër

18- GEN-I Tirana

19- Gjo-Spa Power

20- Green Energy Trading Albania

21- Grupi Sistemeve Automatike

22 -Korporata Elektroenergjetike Shqiptare

23- KURUM international

24- Le Trading Albania

25 -NOA Energy Trade

26- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë

27 -Roberto Oil

28 -Stravaj Energy

29 -WENERG 64

30- YLLIAD 29XYLLIA

Related Posts :