Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

““Drejtoresha e Tatimeve”, shtatzënë” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

““Drejtoresha e Tatimeve”, shtatzënë” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


“Drejtoresha e Tatimeve”, shtatzënë

Posted: 20 Aug 2016 07:05 AM PDT

Të gjithë e njohim si “Drejtoresha e Tatimeve”, me rolin në spektaklin e humorit “Portokalli”. Megjithatë, krahas punës, që po ecën shumë mirë, një moment mjaft të rëndësishëm po kalon edhe në jetën private. Delinda Zhupa është në pritje të fëmijës së parë me të fejuarin, Eldo. Çifti prej disa kohësh është në një lidhje, dhe prej një viti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë. Së shpejti do të vijë edhe dasma për aktoren e mirënjohur.

Fansat shpërthejnë ndaj Morena Tarakut

Posted: 20 Aug 2016 07:04 AM PDT

Ajo është njëra ndër fytyrat publike e cila ka eksperimentuar shumë me dukjen e saj. Fillimisht e pamë brune, më pas preu flokët tërësisht, e ndërsa ka pak muaj që u bë edhe bionde. Por, këngëtarja ka vendosur që të ndryshojë sërish modelin e saj të flokëve. Nga një bionde me flokë të shkurtër, ajo tashmë i ka kthyer sërish në të zinj. Morena ka publikuar disa foto në llogarinë zyrtare në “SnapChat”, ku u ka treguar ndjekë-sve për ndryshimin e saj të ri. E ndryshimet e saj nuk priten mirë nga fansat, pasi thonë se as operacionet plastike asaj nuk i kanë kryer punë, pasi ka mbetur prapë e shëmtuar.

Dafina Zeqiri, transparente në Llaman Këngëtarja zbulon të pasmet

Posted: 20 Aug 2016 07:04 AM PDT

Ajo është ndër emrat më të pëlqyer të muzikës sonë, ndaj club-et janë plot sa herë këndon Dafina. Kështu ka ndodhur edhe fundjavën e shkuar në Llaman, ku këngëtarja ka performuar në një schuma-party. Megjithatë, më shumë sesa këngët e njohura që ka, të pranishmit kanë shijuar ekstravagancën e Dafit. Me një fustan të kuq, rrjetë, ajo ka zbuluar të pasmet shpërthyese që ka. Ndaj euforia e të pranishmëve është më se e justifikueshme.

Marina dhe Luana, fotot para disa vitesh, A do të vijojnë t’i mohojnë operacionet?

Posted: 20 Aug 2016 07:03 AM PDT

Këto që shihni në foto janë dy prej femrave më seksi në vendin tonë. Flasim për motrat e “Top Channel”, Marina dhe Luana Vjollca. Fotot janë shkëputur nga një video e disa viteve më parë ku ato ishin të ftuara në spektaklin e humorit “Portokalli”. Ashtu siç duket edhe nga fotot, të dyja kanë qenë shumë larg sex-simbolit që sot janë. Deri tani të dyja motrat simpatike kanë mohuar të kenë bërë ndërhyrje kirurgjikale, megjithatë këto foto dëshmojnë të kundërtën. Pyetja jonë është: a do të vijojnë moderatoret të mohojnë se kanë bërë ndryshime në imazhin e tyre?

Jona Kalemaj: Dasma ime tradicionale, lulet m’i solli vajza

Posted: 20 Aug 2016 07:03 AM PDT

Enida Himaj
Të gjithë e njohim atë nga “Big Brother 7”. Edhe pse ka kaluar 2 vjet që nga reality show, Jona mbetet një ndër personazhet më të dashura për publikun. Pas spektaklit duket se jeta e vajzës nga Elbasani ndryshoi. Ajo gjeti dashurinë e jetës, bëri një vajzë dhe tani i erdhi radha e dasmës. Javën që lamë pas në një ceremoni me 300 të ftuar, Jona dhe bashkëshorti i saj festuan dashurinë e tyre. Për “Bluetooth” ajo tregon emocionet e fustanit të nusërisë. Gjithnjë ka zgjedhur ta mbajë mister imazhin e bashkëshortit të saj, duke deklaruar se ai nuk preferon të jetë një personazh publik. Tashmë çifti duket se ka menduar edhe për një fëmijë të dytë.
Sapo keni bërë dasmën tuaj, përse vendosët të martoheshit tani?
Vendosa të kisha diçka kujtim në jetë. Më ka pëlqyer gjithmonë dasma. E kam ëndërruar veten nuse shpeshherë. Si çdo femër në fund të fundit.
Si ishte të kishit dhe vajzën në dasmën tuaj?
Fakti që u bëra me fëmijë nuk e shikoja si pengesë dasmën tonë. Përkundrazi, me vajzën dasma doli më e bukur se sa e imagjinoja. Ejsi ishte si qershia mbi tortë në dasmë.
E kujt ishte ideja për këtë dasmë si gjysmë në fshehtësi nga mediat?
Nuk mendoj se ka të bëjë me fshehtësinë. Dasma bën bujë atëherë kur ndodh. Më përpara sikur s’ka lezet mendoj.
Si u ndje Jona nuse?
Jona u ndje si të gjitha nuset mendoj. Me emocione të bukura. Sepse sado që unë dhe bashkëshorti kishim 2 vjet që jetonim bashkë, prapë ajo dalja nga shtëpia ime e veshur nuse dhe takimi me mamin ishte emocionues. Kisha thënë që doja një dasmë tradicionale dhe të tillë e bëra.
Dukej si një dasmë luksi, sa shpenzuat?
Më mirë mos të flasim për shpenzimet e dasmës. Rëndësi ka që çdo gjë shkoi perfekt, ashtu siç ne të dy e imagjinonim. Dhe e kemi shijuar në maksimum.
Na rrëfeni disa detaje, sa të ftuar kishit, sa fustane ndërruat, kush këndoi?
Të ftuar ishin rreth 300 veta. Ndërsa për sa i përket fustaneve i cili është sikleti i të gjitha nuseve sepse i duam super të bukur dhe të rehatshëm në të njëjtën kohë. Por me ndihmën e z.Armand Peza dhe stafit të tij, arritëm të për-zgjidhnim fustane shumë të bukur. Gjithashtu dhe lezeti tjetër i dasmës ishin këngëtarët Aurela Gace, Eli Fara, Gerta Mahmutaj, Mariola Kacani, Jurgen Kacani dhe Arianit Hoxha.
A ishte një dasmë romantike apo moderne?
Kisha thënë që do të bëja një dasmë tradicionale, ku lulet do mi sillte vajza ime. Bëra një dasmë sipas traditave tona shqiptare.
Tani pas martesë a do ta zbuloni imazhin e bashkëshortit tuaj, duke qenë se gjithnjë e keni mbajtur të fshehur?
Nuk e kuptoj kuriozitetin e tepërt që është ndaj imazhit të bashkëshortit tim. Ai ka vendosur të mos jetë person publik.
Flitet se ai është një biznesmen i fuqishëm, me çfarë merret?
Nuk e kam thënë kurrë që është biznesmen i fuqishëm. Ai është një njeri me zemër dhe mendje të fuqishme. Ka një biznes të vetin në Itali, por është një njeri i thjeshtë.
Ku do ta kaloni muajin e mjaltit?
Sa për muaj mjalti kemi shumë vende që duam ti shikojmë, por akoma s’e kemi ndarë mendjen. Pastaj bashkëshorti im është tip që zgjohet në mëngjes dhe thotë bëj valixhen dhe nisemi. Ndonjëherë duam t’ia bëjmë dhe vetes surprizë.
Kur do ti bëni një vëlla vajzës suaj?
Tani muaj mjalti është i uruari dhe mund të shtohemi në numër, nuk i dihet.

Çifti i “Zogut” harrojnë njëri-tjetrin

Posted: 20 Aug 2016 07:02 AM PDT

Çifti i “Fenix” duket se janë ndarë përfundimisht. Shpeshherë lidhja e tyre është diskutuar në media, Tuna dhe Cozman janë ndarë dhe rikthyer disa herë së bashku, deri pak kohë më parë, ku duket se ndarja ka qenë përfundimtare. Që nga ai moment, në rrjetet sociale për të dy këngëtarët është folur për lidhje të reja. Por më në fund vetëm këto ditë janë zbuluar partnerët e rinj që të dy kanë në krah. Vetëm pak ditë më parë reperi festoi ditëlindjen e tij të 31-të. Dhe ajo që ra në sy ishte një bionde që qëndronte në krah të Cozman. Bëhet me dije se bukuroshja në krah të tij, është edhe e dashura e re. Vetë këngëtari ka shpërndarë një video ku shihet i përqafuar me vajzën simpatike, që deri më dje ishte një fanse e tij, ndërsa sot është partnerja e reperit. Nga ana tjetër, edhe Tuna duket se po rifillon një marrëdhënie të re. Pas thashethemeve se kishte një lidhje me Yll Limanin, Tuna shfaqet në krah të Patrisit, vëllai i Robert Berishës. Patrisi dhe Tuna janë parë bashkë në disa vende, fotografi këto që vetë këngëtarja i ka publikuar në “Snapchat”. I kontaktuar nga mediat kosovare, Patris Berisha tha se kjo nuk është aspak e vërtetë. Megjithatë, miqtë e afërt të tij deklarojnë se ai dhe Tuna janë tashmë çift dhe këto ditë pushimesh po i shijojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë, deri më tani, asnjë nga dyshja e këngës “Fenix” nuk ka pranuar publikisht marrëdhënien e re. Mbetet për t’u parë nëse në të ardhmen do të kemi një rikthim të kësaj dysheje, si shpeshherë ka ndodhur, apo do t’i shohim edhe një herë të dashuruar, por këtë herë me partnerë të ndryshëm.

Presidenti respekton rregullat e qarkullimit

Posted: 20 Aug 2016 07:02 AM PDT

Ai është Presidenti i Republikës së Shqi-përisë, por kur vjen puna te rregullat e qarkullimit rrugor, është i barabartë me qyte-tarët e tjerë, dhe kjo foto është shembulli më i mirë. Fotoja është shkrepur pak ditë më parë, në një nga kryqëzimet e kryeqytetit, ku Bujar Nishanit i duhet të kalojë çdo ditë për në zyrën e tij, në Presidencë. Eskortës së tij i është dashur të ndalojë teksa semafori është ndezur për kalimtarët. Në fakt ky është një gjest i rrallë i zyrtarit më të lartë, pasi shpeshherë kemi parë politikanë dhe drejtues që kanë kaluar me eskortën e tyre edhe kur kanë qenë me të kuq.

Greta Koçi, pjesë e “Dance With Me”

Posted: 20 Aug 2016 07:01 AM PDT

Këngëtarja e mirënjohur është një tjetër emër që pritet t’i bashkohet spektaklit të kërcimit. “Dance With Me” pritet të fillojë në fillim të shtatorit dhe janë zbuluar tashmë emrat e yjeve që do të marrin pjesë në të. Pas Renato Mekollit, Einxhel Shkirës, Arnita Beqirajt dhe Bujar Asqeriut, Greta Koçi është emri tjetër që zbulohet. Prej disa kohësh ajo i është përkushtuar muzikës, duke u larguar nga puna e saj në PD. Ndaj dhe pjesëmarrja e saj në këtë spektakël, e gjen në një moment të mirë Gretën. Mbetet për t’u parë sesi do të përshtatet këngëtarja në rolin e balerinës.

VIP-a në plazh, Adelina Tahiri zbulon pjesët intime, Joleza Koka me pushime pa të dashurin

Posted: 20 Aug 2016 07:01 AM PDT

Foto hot, diell, det. Janë këto idetë që na vijnë në mendje sapo shohim fotot e këtyre personazheve duke pushuar. Si gjithmonë femrat e showbiz-it janë ato që provokojnë dhe ndezin plazhet me fotot e tyre buzë detit. Kështu ka ndodhur edhe këtë javë, ku thuajse të gjithë VIP-at janë gjendur në plazh. Më poshtë po ju sjellim vetëm disa prej tyre, që sigurisht kanë bërë për vete publikun me këto poza.

Juliana Pasha
Shpesh e shikojmë të këndojë live, por rrallë me kostumin e banjos. Edhe Juliana Pasha i është larguar muzikës për disa ditë duke shijuar kështu ditët e verës. Mjaft e relaksuar dhe e lumtur shfaqet në këtë foto, ku bie në sy deti i mrekullueshëm në sfond. Këngëtarja e talentuar ka zgjedhur të pushojë jashtë vendit këto ditë të nxehta, për tu rikthyer edhe njëherë në Tiranë, ku e presin net të gjata, mbushur me muzikë të mirë.

Rozana Radi
Këngëtarja Rozana Radi vijon sezonin e saj të pushimeve. Ajo publikon herë pas here foto me bikini ku shfaqet mjaft sensuale. Por këtë herë diçka nuk shkon me postimin e saj të fundit. Radi ka treguar gjoksin e saj, por gjithashtu edhe të pasmet ku nuk duken shumë të tonifikuara. Prej kohësh këngëtarja gëzon një formë fizike perfekte, ndaj edhe kjo shkrepje i ka habitur jo pak të gjithë ndjekësit e saj.

Jonida Vokshi
Moderatorja është ndër imazhet më të bukura në vendin tonë. Gjithnjë pak e trukuar dhe e kujdesshme në stilin e saj, Jonida ia ka dalë të mbetet një nga emrat më të dashur për publikun. Kjo verë e ka gjetur brunen simpatike me pushime. Dhe ja ku na vjen kjo foto, ku shfaqet e relaksuar në pushimet e saj. Por edhe këtë herë ka zgjedhur të ndajë me publikun një pozë të sajën me bikini, apo edhe të personave që e shoqërojnë në këto ditë gushti.

Soni Malaj
Prej kohësh ajo e meriton titullin e “mbretëreshës”, sa i përket linjave perfekte. Dhe meritat për punën e madhe që ka bërë i merr pikërisht në provën e kustumit të banjës. Këto ditë edhe Soni ka marrë pushimet e saj, duke na servirur fotot me bikini. Natyrisht që komentet për të do të jenë veç pozitive, duke adhuruar perfeksionin e saj.

Adelina Tahiri
Biondja seksi ka zgjedhur të pushojë gjatë këtë verë. Dhe në njërën nga fotot e shumta të postuara nga aty ku po pushon, bukuroshja Tahiri e veshur me një palë rroba banjo, ndoshta një numër më të vogël seç duhet, mban një fëmijë në duar. E ndërsa priste që të tërhiqte vëmendjen me mimikën e gëzuar të bebit dhe me format e saj të mira trupore, ka qenë diçka tjetër që ka rënë më shumë në sy….zogu i Adelinës. 24-vjeçarja nuk e ka vënë re aspak këtë detaj dhe nga pozicioni i ulur duket se ndihet komode kështu.

 

Eliona Pitarka
Është e pamundur që në çdo foto të sajën mos të shkojnë sytë tek të pasmet. Padyshim që Eliona Pitarka ka fundshpinën më seksi në vendin tonë. E duke e ditur këtë “potencial” të sajin ajo di sesi ta servirë për publikun. Kështu ka ndodhur edhe në fotot më të fundit, ku aktorja është duke pushuar në jug. Ka zgjedhur të vijë me këtë foto, për të na kujtuar edhe njëherë sesa e nxehtë është kjo bukuroshe.

 

Joleza Koka
Muajt e fundit ajo ka qenë një nga personazhet më të komentuar për shkak të statuseve apo deklaratave të saj. Por të gjithë këtë periudhë duket se kryetarja e FRESSH Joleza Koka ka vendosur ta hedhë pas. Ajo është duke shijuar pushimet e saj së bashku me një grup miqsh. E në këtë foto e shohim të veshur me bikini, por gjithnjë të kujdesshme për të mos ekspozuar më shumë seç duhet. Ajo që na bie në sy është se këto ditë relaksi, Joleza nuk shoqërohet nga i dashuri saj, Laert Kola, ish-aktivisti i MJAFT-it.

Eva Murati
Të gjithë e njohim si e dashura e djalit të Jozefina Topallit, megjithatë Eva ka një karrierë të suksesshme si modele dhe aktore. Një ndër femrat më simpatike në vendin tonë ka ngritur temperaturat këtë fundjavë, teksa është fotografuar në Llaman me bikini. Format bombastike që kjo bukuroshe gëzon kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, sidomos të të pranishmëve në jug të vendit.

Marina Vjollca
Koha për pushim edhe për bionden simpatike të “Procesit Sportiv”. Si rrallë ndonjëherë këto ditë të nxehta edhe Marina ka ndarë me fansat e shumtë një foto me bikini. Ajo që ka habitur të gjithë është se veçmas ikonës që i ka mbuluar një pjesë të gjoksit, moderatorja ka mbuluar me dorë dekoltenë e saj. Mediat kanë shkruar se gjithnjë Marina e ka pasur kompleks gjoksin e saj të madh, ose i dashuri saj, reperi Getoar, është aq xheloz sa mos ta lejojë të postojë foto me bikini.

Eda Zari
Edhe pse i ka kaluar tashmë të 40 ajo gëzon një formë të mirë fizike. Flasim për Eda Zarin, që në këto ditë gushti ka lënë pas problemet dhe angazhimet për të shijuar më shumë detin dhe diellin. E veshur me pantallona të shkurtra dhe me rroba banjo, këngëtarja ka sfiduar me këtë pozë edhe moshat e reja. Prej disa vitesh ajo jeton në Gjermani, ndaj dhe publiku shqiptar di pak për karrierën e saj. Megjithatë këto foto do ti mbajë mend gjatë.

Orinda Huta i rikthehet prezantimit

Posted: 20 Aug 2016 06:58 AM PDT

Sezoni i ri televiziv duket se do ta gjejë moderatoren dhe këngëtaren Orinda Huta me një projekt të ri. “Surpriza SD” quhet emisioni i ri, i cili pritet të nisë gjatë këtij sezoni televiziv në platformën “Tring”. Këtë lajm vetë Huta e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram” ku ka paralajmëruar nisjen e këtij programi nën regjinë e Altin Agos. Ky do të jetë një program i veçantë që do të ketë fokus personat me sindromën Down dhe realizimin e ëndrrave të tyre. Mesa duket Orinda do të vijë këtë herë me një program ndryshe, i cili jo vetëm do të bëjë më të bukur jetën e këtyre personave, por që ka për qëllim të informojë publikun edhe më tepër për personat me sindromën Down.

Related Posts :