Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ferizaj Press: “Biden kompliment Jahjagës: Po dukeni shumë bukur” plus 9 more

loading...

Ferizaj Press: “Biden kompliment Jahjagës: Po dukeni shumë bukur” plus 9 more


Biden kompliment Jahjagës: Po dukeni shumë bukur

Posted: 17 Aug 2016 09:19 AM PDT

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden mori pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës 'Beau Biden', në magjistralen Ferizaj-Gjilan.

Biden para të pranishmëve dhe liderëve shtetërorë nuk harroi ta përshëndet në mënyrë speciale ish- presidenten Atifete Jahjaga.

"Ish- presidentja Jahjaga po dukeni shumë bukur, dhe mund të ju them se ajo po duket më bukur se të gjithë ju këtu", ka thënë Biden.

The post Biden kompliment Jahjagës: Po dukeni shumë bukur appeared first on FerizajPress.

Krejt çfarë tha Hashim Thaçi, pas takimit me Joe Biden

Posted: 17 Aug 2016 09:19 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e përbashkët me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joe Biden, ka thënë se me ndihmën e partnerëve tanë është duke u punuar që Kosova të bëhet shembull i një shteti, ku respektohen të drejtat njerëzore dhe ku sundon rendi e ligji.

Ai ka thënë se është duke u punuar shumë që të rinjtë tanë të kenë më shumë mundësi për punë dhe mirëqenie.

"Po punojmë që talenteve tanë t'u japim mundësi ta dëshmojnë veten e tyre. Sa herë që ata e kanë pasur një mundësi të tillë, ata kanë shkëlqyer", është shprehur presidenti Thaçi.

Në konferencën e përbashkët me zëvendëspresidentin Biden, presidenti Thaçi ka thënë se është i vetëdijshëm për sfidat që kemi, mirëpo Kosovën do ta mbajmë në rrugën e sigurt të integrimit të saj euroatlantik.

Ndërsa, për demarkacionin me Malin e Zi dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidenti Thaçi ka thënë se pa kalimin e demarkacionit dhe pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas Kushtetutës dhe ligjeve tona, Kosova do të mbetet e vetmuar dhe e izoluar nga bota.

Kjo është deklarata e presidentit Thaçi në konferencën e përbashkët me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joe Biden:

I nderuari zëvendëspresident Biden,

Të nderuar miq,
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,

Sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

20 vite më parë, kur qytetarët e Kosovës po luftonin për ekzistencë, kur po përballeshim me kërcënimin e shfarosjes nga ushtria serbe, në atë periudhë kritike, jo rastësisht, SHBA-të dhe konkretisht senatori Biden u bë zëri ynë.

U bë shpresa jonë!

U bë zëri dhe shpresa e qytetarëve të Kosovës që kërkonin një gjë fondamentale njësoj sikur të gjithë popujt e botës: të ishin të barabartë, të lirë dhe të pavarur.

I nderuar zëvendëspresident,

Është ndër i madh për mua që si president t'iu uroj sërish mirëseardhje në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Për mua, por mbi të gjitha për Kosovën dhe qytetarët e saj, është ndër i madh që ju vizitoni shtetin tonë të pavarur për herë të dytë.

Kosova e sotme është shumë më ndryshe nga Kosova për të cilën luftonim 20 vite më parë.

Kosova jonë, sot është e pavarur, sovrane, e njohur nga 112 vende anekënd botës.

Jemi bërë anëtarë të shumë organizatave ndërkombëtare dhe jemi në rrugë të sigurt për tu bërë anëtare e NATO-s, BE-së dhe një ditë patjetër edhe e OKB-së.

Kosova si shtet i pavarur dhe sovran e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Për më tepër, ne kemi shënuar hapa të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ne kemi arritur marrëveshjen historike të prillit 2013 dhe kemi vendosur bazën e fortë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Por, koha po ikën shpejt dhe ne e kemi për detyrë që t'i japim dinamikë të re këtij dialogu dhe sa më shpejt të arrijmë deri të pajtimi i mundshëm dhe i domosdoshëm ndërmjet dy popujve tanë dhe dy shteteve të pavarura.

Pajtimi është i mundshëm dhe do të ndodhë.

Për Kosovën, kultivimi i fqinjësisë së mirë është interes strategjik dhe dialogu është rruga e vetme përpara.

Deri më tani jemi munduar që të tregohemi konstruktiv dhe këtë frymë do të kultivojmë.

Në kontekst të fqinjësisë të mirë, me lejoni t'iu sigurojë se edhe çështja e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi do të përmbyllet shpejtë në përputhje me interesin tonë shtetëror.

Ky vendim, do të forcojë shtetësinë tonë, do të hapë perspektiven e sigurt të integrimit euroatlantik dhe do t'i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.

Dua të jem shumë i hapur para qytetarëve të Kosovës.

Pa kalimin e demarkacionit dhe pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas Kushtetutës dhe ligjeve tona, Kosova do të mbetet e vetmuar dhe e izoluar nga bota. E lënë anash edhe nga SHBA-të.

I nderuar zëvendëspresident,

Unë dhe qytetarët e Kosovës nuk do të harrojmë të kaluarën, por asnjëherë nuk do të mbetemi peng i saj!

Ne do të punojmë për pajtim, paqe dhe integrim euroatlantik të Kosovës dhe tërë rajonit.

Bota sot po përballet me sfida që nuk njohin kufij.

Terrorizmi dhe radikalizmi kanë prekur edhe pjesën tonë të kontinentit.

Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet aleate e juaj e përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive.

Sepse, para së gjithash, qytetarët tanë janë të përcaktuar për një republikë sekulare dhe për tolerancë ndërfetare.

Prandaj, unë iu siguroj JU dhe SHBA-të se mund të llogarisni në ndihmën e parezervë të Kosovës në adresimin e këtyre sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta.

I nderuar zëvendëspresident,

Shumë afër rrugës, e cila me krenari do të bartë emrin e Bo Biden është qyteti i Ferizajt, ku xhamia, kisha katolike dhe kisha ortodokse, në harmoni ndajnë një oborr.

Këto vlera nuk do të lejojmë të na i cenojë askush.

Sigurisht, kemi ende shumë sfida.

Duhet të punojmë shumë më shumë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Por, ne nuk jemi duke heshtur në këtë drejtim. Përkundrazi, me ndihmën e partnerëve tanë jemi duke punuar shumë që Kosova të bëhet shembull i një shteti, ku respektohen të drejtat njerëzore dhe ku sundon rendi dhe ligji.

Jemi duke punuar shumë që të rinjtë tanë të kenë më shumë mundësi për punë dhe mirëqenie.
Po punojmë që talenteve tanë t'u japim mundësi ta dëshmojnë veten e tyre. Sa herë që ata e kanë pasur një mundësi të tillë, ata kanë shkëlqyer.
Kanë shkëlqyer ashtu siç shkëlqeu vajza jonë e artë, Majlinda Kelmendi, në Lojërat Olimpike në Rio.
Unë jam i vetëdijshëm për sfidat që kemi para nesh dhe zotohem që bashkërisht do t'i tejkalojmë ato. Kosovën do ta mbajmë në rrugën e sigurt të integrimit të saj euroatlantik.

Prandaj, duke ju falënderuar në emër të qytetarëve të Kosovës për të cilët ju personalisht keni bërë shumë, me lejoni ta përfundoj deklaratën time.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zoti e bekoftë Kosovën tonë të dashur.

Faleminderit për vëmendjen tuaj!

The post Krejt çfarë tha Hashim Thaçi, pas takimit me Joe Biden appeared first on FerizajPress.

Pse Maqedonia anashkalohet nga liderët botërorë?

Posted: 17 Aug 2016 09:13 AM PDT

U.S. Vice President Joe Biden speaks on the third night at the Democratic National Convention in Philadelphia, Pennsylvania, U.S. July 27, 2016.  REUTERS/Mike Segar

Nga qeveria maqedonase thonë se nuk komentojnë agjendat e liderëve botëror, duke theksuar se bëhet fjalë për politika të shteteve tjera me të cilat Maqedonia, siç thonë, ka raporte shumë të mira diplomatike dhe bashkëpunim në të gjitha fushat.

Por, njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se anashkalimi i Maqedonisë nga këto, por edhe vizita tjera që janë realizuar viteve të fundit, nuk është sinjal i mirë për politikën e jashtme të vendit, pavarësisht deklarimeve të qeverisë se nuk bëhet fjalë për ndonjë ftohje të raporteve diplomatike. Denko Maleski, ish-ministër i Punëve të Jashtme, thotë se anashkalimi që i bëhet vendit e largon atë edhe më tepër nga perëndimi.

"Ne në vend që të afrohemi, gjithnjë e më shumë po largohemi nga aleatët perëndimorë, si nga NATO, Bashkimi Evropian, e kështu me radhë, pavarësisht retorikës konstante të politikanëve se jemi përkrah me perëndimin. Pra, ne po shkojmë në drejtim të kundërt dhe deri sa ndjekim këtë politikë, ne do të anashkalohemi nga vizitat e liderëve botëror."

" Ky është një rregull që do të vazhdojë deri sa politika maqedonase nuk ndërmerr një kurs tjetër, kurs serioz në drejtim të integrimeve euroatlantike, përkundër vështirësive që mund të paraqiten në realizimin e këtij objektivit shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit", thotë Maleski, duke shtuar se politika e jashtme e Maqedonisë nuk është në vijë të plotë me politikën amerikane edhe sa i përket ndërtimin të shoqërisë shumetnike në vend.

"Ata do të donin sikur ne vërtetë të angazhoheshim për një shoqëri autentike shumetnike, për një demokraci të vërtetë shumetnike, por edhe për një demokraci elementare,pasi edhe në këtë segment kemi probleme. Sikur kjo të arrihet, atëherë besoj se ne do të bëheshim një destinacion i dëshirueshëm për të gjithë diplomatët amerikan dhe perëndimor", thotë Maleski.

Ish diplomati, Alajdin Demiri, thotë se bashkësia ndërkombëtare është e lodhur nga, siç shprehet, politikat e shurdhëta të pushtetit, të cilat aspak nuk marrin në konsideratë rekomandimet e perëndimit për zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballet vendi, në veçanti viteve të fundit, me përshkallëzimin e krizës politike, andaj edhe kjo vërehet me anashkalimin që i bëjnë Shkupit gjatë vizitave që zhvillojnë në rajon.

"E gjithë kjo trego se diplomacia botërore, pra ajo evropiane dhe amerikane, është e lodhur nga indolenca e politikës dhe politik bërjes së pushtetit në Maqedoni. Shurdhësia ndaj këshillave, shurdhësia ndaj sugjerimeve e pushtetit në Maqedoni e solli këtë gjendje që duket pa zgjidhje, mirëpo këto diplomat sikur presin rënien e këtij pushteti që t'i rikthejnë pozitat e tyre këtu dhe ndihmën e cila i duhet këtij vendi", thotë Demiri.

Demiri dhe Maleski vlerësojnë lart angazhimin e politikës amerikane në Kosovë dhe Serbi, shtete këto që, sipas tyre, do të përfitojnë shumë nga stabilizimi i raporteve të ndërsjella që do të konkretizohet me inkuadrimin e tyre në strukturat euroatlantike. (REL)

The post Pse Maqedonia anashkalohet nga liderët botërorë? appeared first on FerizajPress.

Nënpresidenti Biden mori pjesë në përurimin e emërtimit të rrugës Ferizaj-Gjilan

Posted: 17 Aug 2016 08:29 AM PDT

Nënpresidenti Biden me këtë rast mbajti një fjalim emocionues, gjatë të cilit tha se kjo rrugë do të vizitohet edhe nga brezat e ardhshëm të familjes Biden. Ai shprehu besimin se kosovarët do të ndërtojnë një vend të lirë, ku mund të realizohen ëndrrat dhe shpresat, që u janë mohuar aq kohë.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, së bashku me familiarë të tij, mori pjesë sot në ceremoninë solemne të emërtimit të rrugës Ferizaj-Gjilan me emrin e birit të tij të ndjerë Beau Biden. Ceremonia mbajt afër kampit Bondstill në Sojevë të Ferizajt, në praninë e krerëve të lartë shtetërorë, deputetëve dhe udhëheqësve të disa komunave të Kosovës.
Nënpresidenti Biden me këtë rast mbajti një fjalim emocionues, gjatë të cilit tha se kjo rrugë do të vizitohet edhe nga brezat e ardhshëm të familjes Biden. Ai shprehu besimin se kosovarët do të ndërtojnë një vend të lirë, ku mund të realizohen ëndrrat dhe shpresat, që u janë mohuar aq kohë.
Kurse Kryeministri Mustafa i tha Nënkryetarit Biden se kosovarët i konsiderojnë shtëpitë e tyre edhe shtëpi të miqve, ndaj miqtë si Nënpresidenti amerikan, nuk kanë nevojë për ftesë, sa herë duan ta vizitojnë Kosovën.
Skaj rrugës, afër kampit Bondstill, u zbulua edhe një pllakë për të birin e ndjerë të Joe Bidenit, Joseph Beau Biden III, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë pas luftës në vënien e themeleve të sistemit juridik në Kosovë.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa dhe drejtori i kulturës Naim Ferati.

The post Nënpresidenti Biden mori pjesë në përurimin e emërtimit të rrugës Ferizaj-Gjilan appeared first on FerizajPress.

Jahjaga e lumtur që ka dorëzuar vendimin për emërimin e rrugës “Beau Biden”

Posted: 17 Aug 2016 08:19 AM PDT

Ish–kryetarja Kosovës Atifete Jahjaga sot në Facebook sot ka përkujtuar takimin me zëvendëskryetarin e SHBA Joe Biden, kur, siç ka thënë ajo, "i dorëzova vendimin e emërimit të rrugës për nder të djalit të tij".

Ajo lidhur me këtë ka shkruar në Facebook:

"Ne do të jemi përjetësisht mirënjohes ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që na mbështetën në përpjekjen tonë për të ndërtuar shtet të lirë dhe të pavarur. Kosova sot e dëshmoi që është aleati kryesor i SHBA-ve në rajon, duke vazhduar thellimin e miqësisë.

Jam jashtëzakonisht e lumtur që zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden me familje erdhën në Kosovë për të inaugurar rrugën dedikuar djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, i cili kontribuoi që në ditët e para të lirisë të ndërtojë institucionet e drejtësisë që do të forconin shtetin ligjor.

Do ta kujtoj gjithë jetën takimin me të, takim me shumë emocione, kur i dorëzova vendimin e emërimit të rrugës për nder të djalit të tij, si mënyrë e jona për të nderuar ata që besuan në fuqinë e shoqërisë tonë për të krijuar vend të lirë, të njerëzve te barabartë".

The post Jahjaga e lumtur që ka dorëzuar vendimin për emërimin e rrugës "Beau Biden" appeared first on FerizajPress.

Krasniqi: Thaçi i bëri përgjegjës shqiptarët për vrasjen e serbëve në Grackë e Gorazhdec

Posted: 17 Aug 2016 08:19 AM PDT

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që dikur ishte pjesë e PDK-së e tani pjesë e Nisma për Kosovën përkrah Fatmir Limajt, gjithashtu dikur pjesë e PDK-së, ka kritikuar lëvizjet e fundit të Presidentit Hashim Thaçi.

Krasniqi thotë se Thaçi në këtë periudhën e fundit pati dy "gjunjëzime", duke iu referuar vizitave dhe vënies së kurorave me lule tek serbët e vrarë në Kosovë, fillimisht në Grackë të Lipjanit e më pas në Gorazhdec të Pejës.

Në vijim ju sjellim të plotë reagimin e Krasniqit:

Përse duhet reaguar ndaj dy gjunjëzimeve të Presidentit të Kosovës? Sigurisht që nuk jam prej atyre që me lehtësi përzihet në kompetencat kushtetuese të Presidentit të Kosovës. Nuk e kontestoj për asnjë arsye tjetër përse ai shkoi dhe u gjunjëzua para të vrarëve serbë në Kosovë, se ata ishin qytetarë të Kosovës, por se në ato monumente para të cilëve vendoste lule e përkulej President i Kosovës, shkruante se vrasësit ishin terroristët shqiptarë!

Nuk kam asnjë dyshim nëse ato vrasje ishin kriminale, pasi ishin të tilla, por a ka pasur dhe a ka ndonjë instancë gjyqësore që i kanë ndriçuar vrasjet në fjalë? Deri tani asnjë njeri i vetëm nuk ka dalë para gjyqit që të përgjigjet për ato raste! Prej nga, pra, akuzohen shqiptarët si vrasës? Shkuarja e Presidentit, përulja para atyre pllakave ku akuzoheshin shqiptarët për ato vrasje kriminale, është marrja e fajit për secilin shqiptar, përveç njërit, se vrasësit ishin shqiptarë! Nuk besoj që Presidenti i Kosovës ka ndonjë informacion se kush ishin kryesit e atyre vrasjeve! Është interesant, se pas luftës janë bërë disa vrasje të serbëve të Kosovës, pak ditë para se të diskutohej në KS të OKB-së, situata politike dhe e sigurisë në Kosovë. Pra, sikur të ishin ndriçuar ato vrasje dhe vrasësit të ishin shqiptarë, shkuarja e Presidentit do të mund të konsiderohej ushtrim i përgjegjësisë së tij kushtetuese.

Të gjithë ata që në tridhjetë vitet e fundit kanë përcjellë zhvillimet politike në Kosovë (që nga viti 1981), në shumë eksese e vrasje ndëretnike në Kosovë, në kontinuitet, pra në vazhdimësi të akuzuarit, pa u zhvilluar asnjë proces gjyqësor, janë apostrofuar shqiptarët. Madje-madje, një vrasje që ka ndodhur gjatë luftës çlirimtare nëKosovë në kafen "Panda" në Pejë, të akuzuarit e parë kanë qenë shqiptarët! Ata janë burgosur dhe torturuar deri të ekstrem dhe gjykata serbe nuk ka gjetur asnjë element të veprës për çka ishin të akuzuar. Por shumë vite pas lufte është konfirmuar se vrasësi i vërtetë ishte shteti serb. Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të lartë serbë të kohës e në mesin e tyre është edhe Kryeministri i sotëm i Serbisë, Vuçiqi, i cili në kohën e luftës ishte ministër në qeverinë e regjimit serb të Millosheviqit. Pra kemi një rast të konfirmuar, se një vrasje e tmerrshme për të cilën ishin akuzuar shqiptarët, vrasësi ishte vetë shteti i Serbisë, me qëllimin e vetëm që vrasja t'u përshkruhej shqiptarëve dhe më pas të arsyetoheshin të gjitha veprimet e Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës. Atëherë, fare thjesht, përse edhe rastet në fjalë të mos jenë vepër e Sigurimit Shtetëror Serb, si gjithnjë – për t'i akuzuar shqiptarët?! Përshkrimi me detaje të hollësishme për rastin "Panda" mund të gjendet në librin e Bardhyl Mahmutit, "Kthesa e Madhe", botim i Shtëpisë Botuese "Çabej", Shkup- 2015.

Duke u bazuar në këto që u thanë, Presidenti i Kosovës, si qytetar i parë i Kosovës, nuk është dashur që një vepër kriminale, të pandriçuar nga asnjë gjykatë, t'ua vendosë si barrë terroristëve shqiptarë, prej atyre që ka përfituar gjithçka, madje edhe pozitën e Presidentit!!! Ky fakt e rrit shumë përgjegjësinë e Presidentit të Kosovës dhe e shtron domosdonë e dorëheqjes së tij. Por në Kosovë nuk ka ambient e as frymë të përgjegjësisë, nuk ka sundim të ligjit, nuk ka ndjesi të mjaftueshme qytetare (këtë po e dëshmojnë protestat kundër aferës "Pronto 2"), andaj edhe dorëheqja nuk do të ndodhë.

Presidenti duhet ta ketë të qartë një gjë, pa ekuivok: për t'i mbrojtur interesat e tij personale, me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, nuk është dashur dhe nuk ka denjuar t'i akuzojë shqiptarët përderisa nuk është provuar një gjë e tillë, një pandehmë tashmë bajate e qarqeve që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe shqiptarëve në veçanti! Me veprimet që bëri në Gracë të Lypjanit e në Gorozhdec të Pejës, Presidenti bëri i përgjegjës shqiptarët, së këndejmi dhe veten e tij! /Lajm

The post Krasniqi: Thaçi i bëri përgjegjës shqiptarët për vrasjen e serbëve në Grackë e Gorazhdec appeared first on FerizajPress.

Ja si i komentojnë mediat serbe mesazhet e Biden-it në Kosovë

Posted: 17 Aug 2016 08:13 AM PDT

Mediat serbe për vizitë Joe Biden

Kjo edhe për faktin se vizita e Biden në Kosovë u bë pas asaj në Beograd. Por arsyeja kryesore, që ka bërë edhe titujt kryesor në mediat serbe, ishte edhe kërkesa e numrit të të SHBA-së, për ta votuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovës.

Pothuajse në të gjitha mediat kryesore serbe, titull kryesor i shkrimeve për vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, kanë qenë kushtëzimi i Biden-it për ta votuar Asociacionin dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, për ta ruajtur mbështetjen e SHBA-ve, njofton lajmi.net.

"Biden: AKS ose izolim", është titulli i mediumit serb "B92". Tituj me të njëjtën përmbajte ka pasur pothuajse në të gjitha mediat serbe. Në mediumin publik "RTS" titulli kryesor ishte "Ose AKS ose humbje e mbështetjes amerikane".

Biden ka arritur për vizitë në Kosovë, pas asaj që i bëri Serbisë. Deklaratat e tij pas takimeve me kreun e dy shteteve, ishte tejkalimi i armiqësive mes Kosovës dhe Serbisë si dhe forcimi i sundimit të ligjit dhe përmbushja e reformave për integrim./lajmi.net

 

The post Ja si i komentojnë mediat serbe mesazhet e Biden-it në Kosovë appeared first on FerizajPress.

Nishi bashkon qeveritë e Serbisë dhe Shqipërisë, takimi brenda një muaji!

Posted: 17 Aug 2016 07:19 AM PDT

Një sesion i përbashkët i qeverive të Serbisë dhe Shqipërisë, në praninë e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës do të mbahet në Nish, raporton Radio Evropa e Lirë.

Thuhet takimi i përbashkët do të mbahet brenda një muaji, duke iu referuar burimeve të afërta me autoritetet e Beogradit.

Detajet e takimit ende nuk janë bërë të ditura, por tani për tani supozohet se në të nuk do të marrin pjesë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, por disa përfaqësues të rangut të ulët politik të Kosovës.

Po siç përcjellin mediat serbe, delegacioni nga Shqipëria do të kryesohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Po sipas medieve, takimi në Nish, i cili është në fazën e planifikimit, është iniciuar nga Beogradi, por koncepti është që të mos ketë vetëm dialog ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, por edhe në mes të serbëve dhe shqiptarëve në rajon.

"Prandaj, do të ftohen përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës".

Në këtë takim, siç mëson jozyrtarisht REL, nga burime të afërta me qeverinë serbe, do të marrin pjesë biznesmenë serbë dhe shqiptarë nga rajoni, por ende po punohet në listë, edhe rreth të gjithë pjesëmarrësve, duke përfshirë përfaqësues politik nga Kosova.

"Takimi në Nish do të mbahet me rastin e bashkëpunimit në zhvillimin e infrastrukturës, e cila përfshin ndërtimin e përbashkët të autostradës Nish-Tiranë".

Kujtojmë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se në në muajt e ardhshëm, Beogradin do ta vizitojë kryeministri shqiptar, Edi Rama.

The post Nishi bashkon qeveritë e Serbisë dhe Shqipërisë, takimi brenda një muaji! appeared first on FerizajPress.

Pacolli: Po na kopjojnë programin e AKR-së

Posted: 17 Aug 2016 07:19 AM PDT

residenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka deklaruar se kjo parti qysh në vitin 2006 kishte paraparë krijimin e një dhome të posaçme gjyqësore për trajtimin e përshpejtuar të kontesteve ekonomike.

"'Ideja është e fuqishme nëse asaj i ka ardhur koha', thotë një ekonomist i njohur. Sot po lexoj se odat ekonomike te Kosovës e shofin të arsyeshme krijimin e një dhome të posaçme për trajtimin e lëndëve gjyqësore ekonomike. Është mirë, 'më mirë vonë se kurrë' por dëmet dhe padrejtësitë që iu bënë investitorëve janë marramendëse dhe të pa riparueshme. Në fakt, AKR-ja në programet e saja që nga viti 2006 e këndej kishte paraparë krijimin e një dhome të posaçme gjyqësore për trajtimin e përshpejtuar të kontesteve ekonomike. Këtë e kam potencuar gjithmonë dhe jam angazhuar, sa ishim ne koalicionin qeveritarë që të ndodh kjo por ishte e pamundur për shkak të mungesës së fuqisë tonë politike. Jo vetëm kjo, por programi i plotë i AKR-ja ishte varianti më vizion të nevojshëm për drejtimin e Kosovës. Këtë tani tentojnë ta kopjojnë sot", ka shkuar Pacolli në profilin e vet zyrtar në "Facebook".

The post Pacolli: Po na kopjojnë programin e AKR-së appeared first on FerizajPress.

Biden: Kosova është vend i ri, por jo aq i ri sa për ta ditur se çfarë meritojnë qytetarët

Posted: 17 Aug 2016 07:19 AM PDT

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjatë fjalimit për përurimin e rrugës në emër të djalit të tij Beau Biden në Sojevë të Ferizajt, ka thënë se Kosova është vend i ri, por jo aq i ri sa për ta ditur se çfarë meritojnë qytetarët e saj.

Gjatë fjalimit ka thënë se Kosovën e pret një punë e madhe, punë e cila sipas Bidenit, e frymëzoi djalin e tij që të gradohej në ushtrinë amerikane.

"Duhet të vazhdoni më tej. Kosova është vend i ri, por jo i ri për ta ditur se çfarë meritojnë qytetarët. Thoni jo privilegjeve, por vlerat e meritave. Pa përjashtim askush nuk është mbi ligjin. Për këtë jeni duke punuar. Kur të përmbushni këtë, jo vetëm që do të bëni revolucion në Kosovë, por në tërë Ballkanin. Kjo kërkon punë të vazhdueshme. Edhe pse nuk e dimë se sa kohë do të jemi në këtë botë, por ne duhet të punojmë çdo sekondë për fëmijët tanë", ka thënë Biden.

The post Biden: Kosova është vend i ri, por jo aq i ri sa për ta ditur se çfarë meritojnë qytetarët appeared first on FerizajPress.

Related Posts :