Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ferizaj Press: “Dezertimi i rrezikshëm nga APJ, më 1991: Të ikësh nga kazerma, me kallashnikov të Ushtrisë” plus 9 more

loading...

Ferizaj Press: “Dezertimi i rrezikshëm nga APJ, më 1991: Të ikësh nga kazerma, me kallashnikov të Ushtrisë” plus 9 more


Dezertimi i rrezikshëm nga APJ, më 1991: Të ikësh nga kazerma, me kallashnikov të Ushtrisë

Posted: 21 Aug 2016 10:10 AM PDT

Nuk ishte gjë e lehtë të ishe ushtar i Armatës Popullore të Jugosllavisë, pas demonstratave të vitit 1981. Aq më shumë të të caktohej shërbimi ushtarak në Serbi – pas vitit 1987.

Shumë ushtarë shqiptarë u vranë në APJ gjatë viteve '80 dhe fillimit të viteve '90 të shekullit të kaluar. Rreziku u shtua sidomos pas vitit 1987, kur në Paraqin të Serbisë, në momentet e ngritjes në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, u inskenua një krim makabër.

Lajmet, më 4 shtator 1987, thanë: Në Paraqin, një ushtar shqiptar, Aziz Kelmendi, vrau katër ushtarë në gjumë dhe plagosi pesë të tjerë. E, në mesin e të vrarëve u tha se ishin dy boshnjak, një serb dhe një i martesës së përzier slloveno-kroate.

Ky ishte qëllimi politik i Serbisë, që të realizonte përmes urrejtjes antishqiptare të gjitha aspiratat në ish-Jugosllavi.

Në Serbi, afër këtij qyteti famëkeq për shqiptarët, në Çupri, më 25 dhjetor 1990 u caktua për shërbim ushtarak Faton Klinaku, tash Sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Se sa vështirë ishte të ishe aty ushtar shqiptar, dëshmon fakti se një javë më pas, në Natën e Vitit të Ri 1991, në këtë kazermë të Çuprisë vritet ushtari shqiptar, Izet Bushi nga Hani i Elezit. Organet ushtarake fshehën krimin, duke thënë se gjoja ai bëri vetëvrasje.

Por, Klinaku ia del të ik nga aty dhe të mbetet gjallë. Këtë ngjarje e kthen në kujtesë një ushtar tjetër, që në një postim të një fotografie të tij në APJ, thotë: "Kur ke dezertu, edhe pushkën e ke pasë marrë me vete"!

Klinaku, që në ditën e parë në shërbimin ushtarak, hasi në probleme. Gjatë vizitës së senatorit Bob Dole, fotoreporteri i Javores Politike Shqiptare "Zëri", Hazir Reka, realizon fotografinë ikonike, të shpërndarjes së dhunshme të turmave që kishin dalë për ta pritur mysafirin amerikan, e ku Faik Rexhepi nuk lëviz vendit. Në këtë foto identifikohet Klinaku, që rridhte nga një familje që nuk i bindej sistemit të kohës.

"Posa shkova ushtar, dikush më kishte spiunuar. Fotoja është publikuar, më kanë identifikuar aty prapa Faik Rexhepit. Komandanti më merr në pyetje për këtë pjesëmarrje në demonstratë. Por, fatmirësisht, në ato momente të rënda të cilat nuk dihet se si do të përfundonin, futet rastësisht në zyrën e tij një komandant shqiptar nga Ferizaj, që reagon ashpër duke i thënë në serbisht: Lëre rehat djalin mos e maltreto, ti e di se të gjithë shqiptarët po dalin në demonstrata", thotë Klinaku për Telegrafin.

Ai tregon se arsyeja që vendosi ta kryejë këtë shërbim ushtarak, ishte se askush atë kohë nuk e dinte se cili do të jetë fati i ish-Jugosllavisë dhe se qëllimi i tij kryesor ishte që ta heq këtë barrë, të punojë e ta mbajë familjen e tij e cila, si shumë shqiptarë tjerë të asaj kohe, nuk jetonte në kushte të mira ekonomike.

"Ky ka qenë qëllimi im, por shpejtë gjërat ndryshuan kur në qershor 1991 nisën luftimet 10-ditore në Slloveni, për pavarësinë e kësaj republike", thotë Klinaku.

Që atëherë, për të nuk kishte kthim prapa: ai do të mendojë të dezertojë, pa çka që e dinte se është midis Serbie dhe se ky akt mund të dënohej me pushkatim.

Por, dezertimi i tij, që do të ndodhë më 24 shtator 1991, del të jetë nga më të veçantit dhe më të rrezikshmit.

"Më herët, në APJ u lejua që rrobat civile të mbaheshin në kazermë, por ato duhet të dorëzoheshin. Një ditë, pasi u ktheva nga qyteti, i fsheha ato. Pas shumë vëzhgimeve të situatës, të orareve të oficerëve dhe rojeve, e vendosa të iki më 24 shtator (veç kishte filluar lufta në Kroaci). Nga mali i quajtur 'Karagjorgjevo Brdo' afër Paraqinit, ku më caktuan të bëja roje, shkova në kazermën në Çupri. E kam thyer zyrën e dokumentacionit dhe kam marrë Librezën e Ushtrisë të cilën e vulosa se gjoja më është dhënë një pushim pesëditor nga eprorët. Me vete, nga roja, e kisha një kallashnikov të cilin e futa në një çantë dhe dola", tregon Klinaku.

Me rroba civile, librezë të vulosur dhe çantën me armë, ia del të ikte nga kazerma. Pastaj, i drejtohet Stacionit të Autobusëve.

"Plumbin në kallash e kisha, në gjendje gatishmërie. Nuk do të bija gjallë në duart e organeve serbe, nëse identifikohem", ka thënë ai.

Fati deshi, Klinaku kthehet në vendlindje.

"Dy vite kam qëndruar ilegal në Kosovë. Jam sjell kudo me revolen e babës, një shtatëshe çekosllovake", ka thënë Klinaku, i cili më 1993 largohet për në Gjermani, pastaj në Belgjikë e në fund në Angli.

Më 1998, kur shpërthen lufta në Kosovë, ai do ta lë Londrën dhe jetën e atjeshme e do të kthehet për t'iu bashkuar radhëve të UÇK-së.

reka90

The post Dezertimi i rrezikshëm nga APJ, më 1991: Të ikësh nga kazerma, me kallashnikov të Ushtrisë appeared first on FerizajPress.

Presidenti Thaçi i bindur: Demarkacioni kalon me 1 shtator (Video)

Posted: 21 Aug 2016 10:10 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është i bindur se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi do të kalojë më 1 shtator.

Thaçi, në një bisedë telefonike për RTV Dukagjinin, ka thënë se nuk do të involvohet në debatet ndërpartiake porse, sipas tij, çështja e demarkacionit tejkalon çështjet politike "pasi është interes i shtetit dhe së i ardhmes".

Ai është i bindur se më 1 shtator, kur në Kuvend do të hidhet për votim demarkacioni, nuk do të ketë tensione. Madje, është shprehur i sigurt se Komisioni për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi ka bërë një punë të mirë dhe se demarkacioni do të votohet nga shumica e deputetëve.

"Unë nuk dua të shpresoj dhe besoj që do të ketë tensione, sepse tanimë gjithçka është e qartë, Marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është e saktë, është e drejtë, është koha e nxjerrjes së vendimit, e votimit të deputetëve. Është me rëndësi që shumica dërmuese e deputeteve e kanë të qartë dhe do të votojnë me 1 shtator në favor të demarkacionit në mes shtetit te Kosovës dhe Malit të Zi. Kosova ruan integritetin e vet territorial. Kjo marrëveshje është arritur duke respektuar rrethanat e Kushtetutës se vitit 1974, pastaj të Marrëveshjes së Kumanovës në qershor 1999 – kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë", ka thënë Thaçi.

I pyetur rreth çështjes së kalimit të procesit të bisedimeve me Serbinë në nivel presidencial, ai ka thënë se ato "duhet të jenë në nivel funksional, ku të gjithë akterët politikë në Kosovë, përfshirë edhe atë, mund të luajnë rol aktiv".

"Bisedimet duhet të jenë në nivel funksional më tepër sesa të fokusohemi te individualizimi. Unë isha njëri ndër iniciatorët, zhvilluesit dhe përmbyllësit e një procesi te rëndësishëm të arritjes marrëveshjes se prillit 2013 mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për herë të parë mbas 100 viteve të problemeve dhe te konflikteve. Por, tani, nga vizioni im, e shoh që duhet ky dialog te avancohet ne nivel të agjendës politike që do të rezultonte një marrëveshje, një hapësire më të gjerë të kornizës më të gjerë politike, që do të çonte në përmbylljen e gjërave që janë të diskutueshme dhe mund të kryhen brenda 3-4 muajsh – në vend që të vazhdojnë për 4 apo 5 vite. Unë besoj që kjo mund të arrihet. Secili lider politik mund të luajë një rol të rëndësishëm, por përgjegjësit janë shkallë-shkallë edhe në Republikën e Kosovës, duke u nisur nga Presidenca, Kryeministria, kryetari i Parlamentit, natyrisht edhe roli opozitar që në të kaluarën ka qene i rëndësishëm në këtë proces të përballjes së përbashkët të angazhimeve dhe sfidave e edhe te sukseseve qe i kemi arritur", shtoi Thaçi.

Ndërkohë, duke folur për përgjimet e bëra ndaj ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, si dhe të publikimit të listës të të punësuarve pa konkurs në Komunën e Prishtinës, presidenti Thaçi ka thënë se organet e drejtësisë duhet të japin përgjigje për këto dy çështje.

"Nuk dëshiroj që të hyjë në detaje e komentimit të opinioneve të shfaqura në mes të partive politike, por mendoj se autoritetet dhe institucionet përgjegjëse duhet të japin përgjigje edhe të zhvillimeve negative në Komunën e Prishtinës e edhe opinioneve të shfaqura në ato përgjime nga Shpend Ahmeti dhe Grabovci", ka thënë presidenti i vendit. /Telegrafi

The post Presidenti Thaçi i bindur: Demarkacioni kalon me 1 shtator (Video) appeared first on FerizajPress.

Daut Haradinaj, Hashim Thaçit: Lëri deputetët rahat, puna që po bën është antikushtetuese

Posted: 21 Aug 2016 10:10 AM PDT

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar presidentin Hashim Thaçin lidhur me, siç ka thënë ai, "mashtrimet e tij që nuk kanë të ndalur".

Në një komunikatë për media Haradinaj citohet të ketë thënë se Thaçi "e ka kthyer në kauzë personale marrëveshjen skandaloze me Malin e Zi".

"Ai për ta 'pshtu ftyrën e vet' po mundohet që më çdo kusht dhe pa kursyer forma ta mbulojë këtë të keqe që vet e nënshkroi", ka thënë Haradinaj, sipas të cilit deputetët e kanë kuptuar se kjo marrëveshje e dëmton Kosovën në territor me mbi 8.8 mijë hektarë dhe si e tillë do kundërshtohet nga ata.

"Prandaj, z. President kur don me e kuptu që ju nuk keni mandat me iu përzi vullnetit të deputetëve, por përkundrazi e keni për detyrë me ju raportu atyre. Kjo që ju po e bëni është antikushtetuese, pavarësisht qëllimeve tuja. Ti e ke kry punën tënde dhe e kemi parë se si e ke kry. Tash leri deputetët rahat", citon komunikata deputetin Haradinaj.

The post Daut Haradinaj, Hashim Thaçit: Lëri deputetët rahat, puna që po bën është antikushtetuese appeared first on FerizajPress.

Policia spanjolle shkatërron një bandë shqiptare

Posted: 21 Aug 2016 10:10 AM PDT

Të arrestuarit njiheshin për pjesëmarrje në festa të çmendura dhe në klube nate ku hidhni shuma të mëdha parash për femrat që kërcenin.

Policia spanjolle ka shkatërruar një grup grabitësish shqiptarë, të cilët vepronin kryesisht në Valencia dhe specializimi i tyre ishte për vjedhjen e shtëpive edhe kur banorët ishin brenda tyre, shkruan albinfo.ch.

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë. Grupi sipas mediave spanjolleve vepronte në dy qeliza dhe operimi ishte i bazuar në Valencia. Ata akuzohen për të paktën 12 grabitje në Madrid, Pontevedra, Asturias, Guipuzcoa dhe Navarra.

Policia spanjolle ka deklaruar se përfitimet e ardhura nga vjedhjet, shqiptarët i përdornin për prostituta, drogë dhe alkool. Të arrestuarit njiheshin për pjesëmarrje në festa të çmendura dhe në klube nate ku hidhni shuma të mëdha parash për femrat që kërcenin.

Policia vendase i cilëson shqiptarët si të dhunshëm, ndërsa kryenin lëvizje në hapësira të mëdha gjeografike. Arrestimi i një shqiptari fillimisht që punonte për grupe kriminale, çoi në arrestimin e bashkatdhetarëve.

Me anë të pajisjeve të monitorimit, policia bëri të mundur gjetjen e anëtarëve të tjerë të grupit dhe makinat me të cilat udhëtonin.

The post Policia spanjolle shkatërron një bandë shqiptare appeared first on FerizajPress.

Prevalla e mbeturinave

Posted: 21 Aug 2016 10:10 AM PDT

Prevalla në Malet e Sharrit mbi Prizren është një nga vendet më të mira për të kaluar një fundjavë.

Edhe kështu bëjnë qytetarët e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, që mbushin plot vendin me vizitorë

Mirëpo shërbimet publike në Prevallë janë mjaft të dobëta. Sot përgjatë rrugës ka pasur mbeturina gjithandej duke ia zbehur bukurinë natyrore atij vendi.

Më parë Prevalla është përballur edhe me probleme tjera, sikur ka qenë problemi i ndërtimeve pa leje.

prevalla1

prevalla2

The post Prevalla e mbeturinave appeared first on FerizajPress.

AAK ia kthen borxhin Vetëvendosjes, ia merr anëtarësinë në Kaçanik (Foto)

Posted: 21 Aug 2016 10:09 AM PDT

Deputeti i AAK'së, Daut Haradinaj, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar disa fotografi nga Kaçaniku. "Sot i pritëm edhe disa anëtarë të ri që përditë po bëhen pjesë e familjes së AAK'së", ka shtuar ai, ku ndër anëtarët e rinj shihet edhe ish-kandidati i LVV për kryetar të Kaçanikut, Shukri Luta.

Daut Haradinaj sot ka vizituar Kaçanikun, ku përmes disa fotografive ka treguar se AAK bëhet me anëtarë të rinj. Ndër ta është edhe ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kaçanikut, Shukri Luta.

"Në Ivajë të Kaçanikut, me anëtarë e simpatizantë të AAK-së. Të gatshëm për t'i dhënë Kaçanikut dhe Kosovës, duke e rreshtuar drejt dhe për interes të vendit. Sot i pritem edhe disa anëtarë të ri që përditë po bëhen pjesë e Familjës së AAK-së!", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

daut1

daut2

daut3

The post AAK ia kthen borxhin Vetëvendosjes, ia merr anëtarësinë në Kaçanik (Foto) appeared first on FerizajPress.

Zbulim në ujërat e Vlorës: Arkeologët gjejnë rrënojat e një kështjelle dhe një porti

Posted: 21 Aug 2016 10:02 AM PDT

Ekipi i akademikëve po realizonte kërkime në zonën arkeologjike të Triportit në gjirin e Vlorës dhe zhytësit zbuluan një shtesë prej tetë akrash të një strukture të përmbytur, duke iu shtuar kështu rrënojave aktuale prej 12 akrash.

Sipas zbulimit mendohet se Triporti ka qenë një vendbanim i madh gjatë periudhës romake dhe mund të ketë pasur lidhje me qytetin e vjetër të Aulonës, Vlora e sotme.

Ekspedita e 14 studiuesve u udhëhoq nga Peter Campbell i Universitetit të Southamptonit, si dhe Neritan Ceka nga Institutit Arkeologjik Shqiptar dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Triporti u ofronte anijeve ankorim të sigurt dhe ishte i lidhur me qytetet e lashta përmes rrugëve kryesore Romake. Kjo zonë u eksplorua fillimisht në shekullin XX dhe me studime të mëtejshme ne vitin 2000.

Gjatë këtij projekti janë zbuluar spiranca më përbërje guri apo hekuri, amfora etj. Objekte të tjera të lashta të gjetura përfshijnë tjegulla për shtëpitë, pllaka, dhe kana uji. /BW/

The post Zbulim në ujërat e Vlorës: Arkeologët gjejnë rrënojat e një kështjelle dhe një porti appeared first on FerizajPress.

Daçiq: Në Bruksel nuk është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës

Posted: 21 Aug 2016 10:01 AM PDT

Ivica Daçiq

Daçiq, në një konferencë për media në Beograd, tha se Serbisë, gjatë bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do t'i bëhen kërkesa të caktuara që duhet t'i përmbushë për t'u bërë anëtare e bllokut.

"Ato (kërkesa) nuk i referohen preambulës. Ajo nuk ka qenë temë e asnjë dialogu në BE", tha Daçiq.

Ai shtoi se Serbia duhet të mbajë kontaktet me të gjitha vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, sepse disa prej tyre kanë "presion të madh" për të ndryshuar qëndrimin.

Daçiq tha se javën e ardhshme do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet raporti i fundit tremujor i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, për situatën në Kosovë.

Mësohet se në këtë raport, Ban ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka shënuar përparim të konsiderueshëm.

The post Daçiq: Në Bruksel nuk është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës appeared first on FerizajPress.

Zgjedhjet në Dibër, Basha akuza për kërcënime ndaj mësuesve

Posted: 21 Aug 2016 10:01 AM PDT

Lulzim Basha

 

Kreu i opozitës akuzon kryeministrin Edi Rama se ka marrë në mbrojtje drejtorin e Arsimit të Dibrës Drini Gjeci dhe në këtë mënyrë konfirmon se fshihet pas skemës për dhunimin e votës.

Basha ka siguruar qytetarët dhe arsimtarët e Dibrës që të mos bien pre e shantazhit dhe ka paralajmëruar ata që i quan "horrat e Ramës" se do të marrin përgjigjen e merituar.

Reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha:

Ne vend qe te verifikonte e te mbante qendrim per krimin skandaloz te Drini Gjecit qe ju valevit mesuesve njoftimin e largimit nga puna, nese nuk votojne kandidatin e qeverise ne zgjedhjet e 11 shtatorit, Edi Rama mori sot ne mbrojtje horrin e tij qe menaxhon arsimin ne Diber.

Me kete akt, ai konfirmoi publikisht se qendron vete pas kesaj skeme te dhunimit te votes, te perdorimit te pushtetit per te grabitur vullnetin e lire, duke luajtur me buken e arsimtareve dhe femijeve te tyre.

Rama e legalizoi kete krim permes Luizes se tij te arsimit e cila prej 3 vitesh i ka kthyer drejtorite arsimore ne qendra korrupsioni ku paguhen mijera euro per nje vend pune dhe ne motele ku trafikohen mesueset e reja per kenaqesine e pushtave te rilindjes.

Shantazhi qe u behet mesuesve te Dibres do te marre pergjigjen e merituar. Kercenimet e horrave te Rames nuk do ta zhbejne dot vullnetin e dibraneve. I bej thirrje Prokurorise te nise menjehere hetimin per krimin zgjedhor te kercenimit per voten.

Ju bej thirrje arsimtareve dhe te gjithe te punesuarve te tjere ne Bashkine e Dibres te mos bien pre e presioneve dhe kercenimeve dhe i siguroj se cdo zuzar qe guxon ti shantazhoje do te perballet me ligjin.

Ndersa Edi Rama dhe shpura e horrave qe ka dislokuar ne Diber per te trembur dhe dhunuar dibranet duhet ta dijne se po luajne me zjarrin.

Zemerata e sovranit te dhunuar, vjedhur dhe poshteruar do te perveloje cdo rryshfet, cdo kercenim, cdo bandit e mercenar bashke me shefin e tyre.

The post Zgjedhjet në Dibër, Basha akuza për kërcënime ndaj mësuesve appeared first on FerizajPress.

Zbulohet se pse polici goditi me grushte shoferin në Shëngjin (Video)

Posted: 21 Aug 2016 08:02 AM PDT

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të kryejë në parakalim të gabuar në sy të policit rrugor. Ky i fundit i ka bërë shenjë që të ndalojë, por ai jo vetëm që nuk ka ndaluar, por edhe e ka shkelur me makinë në këmbë.

Pas kësaj, Policia e ka nxjerr jashtë drejtuesin dhe ka tentuar ta arrestojë, por ai përsëri ka kundërshtuar me forcë, shkruan portali.

Në videon e plotë, dallohen momentet se si polici rrihet dhe dhunohet nga drejtuesi i mjetit dhe një tjetër. Ndërsa ne pjesën e dytë të videos së publikuar mbrëmë, duket vetëm polici i cili qëllon dhe shtrin në tokë drejtuesin e makinës.

The post Zbulohet se pse polici goditi me grushte shoferin në Shëngjin (Video) appeared first on FerizajPress.

Related Posts :