Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ferizaj Press: “Krasniqi: Memorandumi s’do ta eliminojë nepotizmin në Kosovë” plus 9 more

loading...

Ferizaj Press: “Krasniqi: Memorandumi s’do ta eliminojë nepotizmin në Kosovë” plus 9 more


Krasniqi: Memorandumi s’do ta eliminojë nepotizmin në Kosovë

Posted: 15 Aug 2016 09:12 AM PDT

Ish kryeparlamentari i Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, përmes një komenti ka shprehur pajtimin me pohimet e ambasadorit britanik rreth nepotizmit në Kosovë, por ka shfaqur dyshimet për efektet e pritshme nga Memorandumi i shkruar sot mes ambasadorit O'Connell dhe zyrtarëve aktualë të pushtetit kundër këtij fenomeni.

Në komentin e tij, Krasniqi shkruan:

Pajtohem plotësisht me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar se: "Nepotizmi është një kancer që mbyt shtetin. Nëse praktika e punësimit të kandidatëve të papërshtatshëm vazhdon, kjo do ta shkatërrojë Kosovën dhe këtu nuk ka asnjë dyshim".

Po, çka ka kontestuese këtu? Kontestuese është se me aktorët me të cilët ambasadori e ka nënshkruar Memorandumin, janë përgjegjësit kryesorë të "nepotizmit që po e mbyt shtetin". Për njërin po e dëshmojnë përgjimet, ndërsa për tjetrin shikoni sesa ndryshime janë bërë në ATK dhe në ministritë e tjera, që drejtohen nga LDK-ja! E njëjta praktikë është ndjekur nga partitë e koalicionit qeverisës edhe në nivelin lokal gjatë gjithë këtyre viteve.

Ky Memorandum sado i mirë që të jetë, mund do të mbetet vetëm në letër, si shumë përpjekje të deritashme. Pasi praktika shumëvjeçare, por edhe kjo dyvjeçare e koalicionit qeverisës, ka treguar e po tregon se këta njerëz tjetër flasin e krejt tjetër veprojnë! Këta nuk përtojnë të nënshkruajnë gjithçka që iu ofrohet, por veprimet i bëjnë sipas "ligjeve të pashkruara të klaneve partiake".

Sigurisht që duhet përshëndetur përpjekja e ambasadorit O'Connell, por dyshoj se edhe këtë shpejt do ta mbulojë pluhuri në sirtarët e errtë të qeverisë! Këta njerëz as nuk donë e as nuk dinë të qeverisin ndryshe!

The post Krasniqi: Memorandumi s'do ta eliminojë nepotizmin në Kosovë appeared first on FerizajPress.

Pushteti mund të përballet me vendime edhe më të vështira

Posted: 15 Aug 2016 09:12 AM PDT

avarësisht se një numër deputetësh nga të dy partitë politike të koalicionit qeveritar në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë shfaqur haptas kundërshtime ndaj formës së tanishme të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, kjo nuk do të çojë deri te luhatja e stabilitetit të koalicionit qeverisës, vlerësojnë zyrtarët e këtyre dy partive politike në pushtet.

Sipas tyre, koalicioni qeverisës është koalicion programor, që përmban një program qeverisës për të cilin janë pajtuar të dyja palët, përveç ndarjes së pushtetit, sipas detyrave kushtetuese.

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aktualisht kryetar i komunës së Gjilanit, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka përkujtuar se koalicioni qeverisës edhe më parë ka pasur dallime, të cilat janë tejkaluar. Një gjë e tillë, sipas tij, pati ndodhur edhe gjatë zbatimit të marrëveshjes politike për detyrën e presidentit, por edhe të votimit të kryeministrit dhe se situatat e tilla janë përballuar.

"Dhe tash jemi në këtë fazë kur vendimi më i vështirë, që pritet të ndodhë, është me 1 shtator, për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Bazuar në marrëdhëniet e mira me Malin e Zi dhe bazuar në punën e komisionit shtetëror, si dhe debatin dhe të gjithë atë që Kosova tashmë po e përballon si proces të ndjeshëm, besoj shumë që deputetët do të jenë unik dhe si të tillë do të votojnë. Nuk shoh asnjë lëvizje tjetër dhe asnjë pasojë nga ky proces, i cili pritet të ndodhë me 1 shtator", thotë Haziri.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, aktualisht ministër i Bujqësisë i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se koalicioni qeveritar është mjaft stabil dhe drejtohet nga programi i qeverisë, i cili është miratuar në fillim të mandatit.

"Ne, si koalicion qeverisës, me të gjithë partnerët, së bashku do të punojmë në zbatimin e këtij programi, sepse e kemi edhe mandatin e qytetarëve për ta bërë një gjë të tillë. Mendimet për çështje të caktuara, mund të jenë të ndryshme, por unë besoj që në fund vendimet do të jenë në interesin e shtetit të Kosovës. Por, gjithsesi, koalicioni do të vazhdojë me stabilitetin e plotë që e ka pasur deri më tash, deri në fund të mandatit", thotë Krasniqi.

Të dy zyrtarët e partive të koalicionit qeverisës vlerësojnë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të jetë shkaktare e një plasaritjeje të koalicionit, që do të mund ta çonte vendin eventualisht në zgjedhje të parakohshme.

Haziri thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e angazhuar që të jetë sa më unike dhe si e tillë të merr pjesë drejtpërdrejtë në proces.

"Por, nuk lidhet fati i këtij koalicioni, në asnjë mënyrë, me votimin për procesin e demarkacionit, vetëm sepse është njëri nga vendimet e vështira. Kosova do të përballet edhe me vendime tjera të vështira, por për pasojë do të kenë përfitime qytetarët e saj".

"Është procesi i liberalizimit të vizave që pritet të rekomandohet nga Parlamenti Evropian, në shtator; është procesi tashmë në themelim e sipër i Gjykatës Speciale; si dhe më i vështiri ka me qenë procesi i demarkacionit me Republikën e Serbisë në të ardhmen. Kështu që e shohim se duhet parë një fotografi më të gjerë për krejt këto zhvillime në Kosovë", thotë Haziri.

Ndërkaq, Krasniqi thotë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, nuk do të jenë të parakohshme, por të rregullta, në vjeshtën e vitit 2018.

"Absolutisht, ne nuk parashohim në asnjë rrethanë që të ketë zgjedhje të parakohshme, tash për tash, sepse mandati qytetar është i qartë dhe i plotë. Po ashtu koalicioni ka stabilitet dhe ka më shumë se dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës", thotë Krasniqi.

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, ditë më parë, kanë paralajmëruar se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi varet vetëm nga presionet që mund t'iu bëhen disa deputetëve, në të kundërtën qeveria aktualisht nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë proces. (REL)

The post Pushteti mund të përballet me vendime edhe më të vështira appeared first on FerizajPress.

Ambasada shqiptare në Athinë: Vdekja e emigrantit e filmuar, kemi kërkuar pamjet

Posted: 15 Aug 2016 09:05 AM PDT

Vdekja misterioze e 29-vjeçarit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në një komsiariat të policisë në kryeyqtetin grek Athinë do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës, ku të afërmit e të ndjerit kanë bërë kallëzimin penal.

Në bazë të këtij kallëzimi, prokuroria urdhëroi edhe kryerjen e ekspertizës mjekoligjore të trupit të viktimës.

Mjekët ligjorë këqyrën ditën e djelë trupin e të ndjerit dhe burime konfidencialë kanë pohuar për Top Channel se, krahas dëmtimeve të tjera, që pritet të përcaktohen nëse janë shkaktuar nga rënia nga lartësia apo nga mjete të tjera, kanë konstatuar edhe disa shenja të ngjashme me ato të fikjes së cigareve në trup.

Duke qenë se 29-vjeçari ka humbur jetën më datë 3 gusht dhe këqyrja e trupit është bërë më datë 14 gusht, pra 11 ditë pas vdekjes, këto shenja pritet të konfirmohen në ditët në vazhdim se nga çfarë janë shkaktuar.

Ndërkohë, ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi, i kontaktuar nga Top Channel, ka bërë të ditur se menjëherë pala shqiptare është vënë në kontakte me policinë greke për të marrë më shumë informacione lidhur me atë çfarë i ka ndodhur 29-vjeçarit shqiptar.

Dervishi ka deklaruar se e gjithë skena është filmuar nga një kamera sigurise që ndodhet në dhomën ku ka ndodhur ngjarja, pamjet e të cilës ata ia kanë kërkuar autoriteteve greke, por që u është thënë se do t'u vihen në dispozicion në një moment tjetër, pasi ngjarja është ende në hetim.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili i ka dërguar një letër homologut grek duke i kërkuar të hetojë këtë rast.

The post Ambasada shqiptare në Athinë: Vdekja e emigrantit e filmuar, kemi kërkuar pamjet appeared first on FerizajPress.

Në Serbi nis iniciativa për ngritjen e përmendores Sllobodan Millosheviqit, kasapit të Ballkanit

Posted: 15 Aug 2016 09:05 AM PDT

Sllobodan Millosheviq

Në Serbi ka nisur iniciativa për ngritjen e përmendores Sllobodan Millosheviqit, diktatorit dhe kasapit të Ballkanit.

Kjo iniciativë është nisur nga SPS-i, parti që e themeloi Millosheviqit dhe që tash udhëhiqet nga Ivica Daçiqi, zv/kryeministër dhe shef i diplomacisë serbe.

"Për iniciativën e ngritjes së përmendores Sllobodan Millosheviqit në Beograd, që e ka paralajmëruar kryetari i nderit i socialistëve, Milutin Mrkonjiq, qëndrojnë të gjithë anëtarët e SPS-it", raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Kështu ka thënë edhe vet Mrkonjiq, i cili të shtunën, më 20 gusht, në ditëlindjen e Millosheviqit, nga varri i ish presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë në Pozharevc edhe zyrtarisht do ta bëjë të ditur iniciativën që një rrugë e Beogradit ta bartë emrin e diktatorit serb, si dhe në kryeqytetin serb t'i ngritët përmendorja.

"Të gjithë anëtarët e SPS-it e mbështesin këtë inicitivë. Këtë e kam nisur që nga 11 marsi, në 10 vjetorin e vdekjes së Millosheviqit në Hagë", ka thënë Mrkonjiq. /Lajmi.net/

 

The post Në Serbi nis iniciativa për ngritjen e përmendores Sllobodan Millosheviqit, kasapit të Ballkanit appeared first on FerizajPress.

Mustafa: Seminari në Prishtinë rol të jashtëzakonshëm për njohjen e kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe

Posted: 15 Aug 2016 08:12 AM PDT

Kryeministri Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i 35-ti me radhë, organizuar nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës.

Mustafa, para të pranishmëve të shumtë, akademikë, profesorë, ministra, drejtues të seminarit, seminaristë e studentë, theksoi rëndësinë që ka seminari për njohjen e letërsisë dhe kulturës shqiptare.

"Ky seminar përgjatë shumë viteve ka luajtur rol të jashtëzakonshëm për njohjen e kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe, por po ashtu edhe për njohjen e Kosovës nëpërmjet këtyre vlerave themelore me të cilat përfaqësohet identiteti ynë kulturor dhe kombëtar", tha kryeministri.

Ai shprehu falënderime për të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë seminar që nga themelimi e deri më sot dhe atyre që e mbajtën gjallë dhe po vazhdojnë këtë traditë shumë domethënëse për Kosovën dhe për kulturën tonë kombëtare

"Seminari pa asnjë dyshim tani më është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës shqipe ku bashkohen njohës të gjuhës shqipe, të letërsisë dhe të kulturës dhe për disa ditë ata shkëmbejnë dijet e tyre, komunikojnë dhe mësojnë gjithnjë duke avancuar edhe me tutje dijet albanologjike. Ky seminar tanimë ka traditë dhe njohje ndërkombëtare. Është bërë shenjë identifikuese e Kosovës dhe e Prishtinës dhe kjo të gjithë neve na bënë nder", tha kryeministri.

Më tej, kryeministri Mustafa tha se ndjehet i lumtur që kjo traditë po vazhdohet dhe ky seminar po ndikon dukshëm në pasurimin e dijeve albanologjike duke trajtuar çdo vit tema të ndryshme dhe të larmishme nga këto fushe

"Duke ndriçuar figura dhe ngjarje monumentale të kulturës shqipe dhe duke pasur brenda vetes figura eminente dhe pjesëmarrës eminent nga e gjithë bota. Unë ju dëshiroj punë të mbarë, veçmas mysafirëve të seminarit ju dëshiroj qëndrim të këndshëm në Kosovë dhe në Prishtinë", theksoi Mustafa.

The post Mustafa: Seminari në Prishtinë rol të jashtëzakonshëm për njohjen e kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe appeared first on FerizajPress.

Holli i Kuvendit dekorohet për Biden-in

Posted: 15 Aug 2016 08:12 AM PDT

Ka nisur përgatitja e hollit të Kuvendit për vizitën e zëvendëspresidentit të ShBA-së, Joe Biden.

Flamuj amerikanë janë duke u vendosur në këtë holl në vizitën e fundit që Biden do t'i bëjë Kosovës si zëvendëspresident.

Biden pritet të vijë nesër në mbrëmje në Kosovë, ndërsa sipas agjendës do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

Holli është duke u dekoruar ngase në ndërtesën e Kuvendit është e vendosur edhe Presidenca. Edhe në billbordë në Prishtinë janë vendosur porosi mirëseardhëse për zëvendëspresidentin amerikan.

Përveç takimeve me zyrtarë të lartë institucionalë, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Biden pritet të marrë pjesë në emërimin e autostradës Prishtinë-Gjilan me emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden.

Para dy ditësh Kryeministri Mustafa shkroi për intensifikim të përgatitjeve për vizitën e Bidenit, duke e quajtur zëvendëspresidentin amerikan mik të madh të Kosovës. /kallxo.com/

The post Holli i Kuvendit dekorohet për Biden-in appeared first on FerizajPress.

Ministri Murati takon bashkatdhetarët e fshatrave të Gallapit

Posted: 15 Aug 2016 08:12 AM PDT

Ministri i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të aktivitetit të kësaj ministrie "Ditët e Diasporës" të hënën është takuar me bashkatdhetarët e fshatrave Dushkajë, Gjelbrishtë dhe Murrizajë.

"Prania juaj në numër kaq të madh tregon përkushtimin tuaj për të qenë së bashku në festën 'Ditët e Diasporës'. Përmes këtyre manifestimeve, po mundohemi të kontribuojmë në ruajtjen e identitetit, si dhe t'ju ofrojmë një laramani të aktiviteteve, për t'ju treguar se jeni pjesë e atdheut", ka thënë ministri Murati.

Gjatë dy ditëve sa ka zgjatur aktiviteti në këto fshatra, Ministria dhe Komuna e Prishtinës, kanë organizuar aktivitete kulturore, poetike dhe program artistik.

The post Ministri Murati takon bashkatdhetarët e fshatrave të Gallapit appeared first on FerizajPress.

Zafir Berishës i del punë edhe me policinë, thotë se paska qenë anëtare e jurisë në “DokuDrogë”!

Posted: 15 Aug 2016 08:12 AM PDT

Deputeti Zafir Berisha e quajti DokuDrogë festivalin e filmit DokuFest, Policia reagoi për të demantuar këto fjalë e ai sërish i është kundërpërgjigjur Policisë.

Ai vazhdon të cilësojë këtë festival si "Doku Drogë". Berisha në reagimin e tij, shpreh habin se si Policia i ka dal në mbrojtje "Dokufest"-it.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Zafir Berishës:

PolicJuria i paska dalë në përkrahje DokuDroga2016!

Jo rastëstësishtë kemi këtë situat që e kemi, sepse kemi polici e cila luan edhe rolin e juris dhe na tragon për numrin e filmave të metrazhit gjatë dhe të shkurtë të DokuFestit. Policia paska harru me dhën edhe një vlersim të DokuFestit ,ku bën barazimin e luftës fashiste të Serbis me luftën për liri të UÇK-së apo e kan lan vitin e ardhëshëm me i shti hundët edhe këtu për me marr lavdata edhe ma të mëdha. Nëse policia ka folurë për 19 raste të kapjes me drogë gjatë DokuFestit lirisht mujmë edhe një zero me ja shtu këti numri që policia nuk i ka kapë.

DokuFesti nuk e ka karekterizu vetëm droga por edhe prostitucioni dhe përdoriumi i alkoholit nga adoloshentët që policia s,ka dhën asnjë shifër dhe nuk e ka përmend në raportin e tyre por ka tregu se sa ambsada i kan dhën lavdata. Tallje e madhe është kur policia tregon në raport se sa shtëpi filmike dhe nga sa shtete kan marr pjës në këtë festivalë por ka harru me thën që vendin e par e ka marr në festivalë një film nga Serbia ku mesazhi i ati filmi është se cfarë ,,gjenocidi,, kan bë shqiptarët ndaj serbve të cilët i kan lën pa shtëpi dhe s,kan ku me flet…Raporti më i mir për këtë festival është qytetari i shqetsuar i Prizrenit të cilin e përfaqsoi si deputetë ndaj të cilit kam përgjegjësi për ta përfaqsu edhe kur rrezikohet qyteti dhe fëmit e tyre sic është rasti me festivalin i cila ka deviju nga misioni i vet.

DokuFest ka cen eveniment me të cilin të gjithë jemi ndi krenar në fillim, por ky festivalë më nuk po përfaqson vlera, por antivlera dhe këtu qëndron shqetsimi im dhe i qytetarve se pse DokuFesti ka dalë nga rruga për të cilin ka fillu dhe cili është misjoni i tij viteve të fundit!? DokuFest duhet të vazhdoi por jo si DokuDrogë DokuProstutucion DokuAlkoholë. Ndërsa policia ska nevoj me i shti hundët ku se kan vendin sepse është cështje e tjetër kujt se sa filma dhe sa shtete kan marr pjes dhe cfarë cilsie kan cen filmat. Mos të mburren me ,,lavdata,, që na i paskan marr se kjo nuk bën lajm më.

Policia është mir me na tregu a është e vertet se afër 12 mij përdorues të drogës ka në Prizren dhë qindra vjedhje që mrenda natës ndodhin në komunën ton sa nga të kapurit nëse e keni kap ndonjë jan përdorues të lëndve narkotike, kjo është punë për të cilën duhet me raportu e jo me ja futë kotë se gjoja jem duke bë dicka…!?

The post Zafir Berishës i del punë edhe me policinë, thotë se paska qenë anëtare e jurisë në "DokuDrogë"! appeared first on FerizajPress.

EULEX-i nuk përfshihet në aferën e përgjimeve

Posted: 15 Aug 2016 08:12 AM PDT

Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe në marrëveshje me kryeprokurorin e Kosovës, EULEX-i mund të marrë përsipër raste të reja të aferave korruptive ose të krimeve të tjera.

Një zëdhënëse e misionit të EULEX-it, Dragana Nikoliq Solomon, tha se në rastin e "përmbajtjes së bisedave të përgjuara në Ministrinë e Transportit", të bëra në vitin 2011, "një prokuror ndërkombëtar do të përcaktojë nëse ekziston dyshimi i bazuar për inicimin e hetimit në lidhje me pretendimet e përfshira në përgjime".

"Në lidhje me informatat që do të marrë prokurori ndërkombëtar, Kryeprokurori i Shtetit do të vendosë për hapat që do të ndërmarrë më tutje", tha Nikoliq Solomon për Radion Evropa e Lirë dhe nënvizoi se megjithatë, "ky nuk është rast i EULEX-it".

Një numër shkrimesh janë publikuar në mediet lokale të Kosovës, me përmbajtjen e bisedave të përgjuara të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat përfshihen edhe presidenti aktual Hashim Thaçi dhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.

Përmbajtja e bisedave të përgjuara ka ngjallur një numë reagimesh në Kosovë, në veçanti të shoqërisë civile e të qytetarëve, që i kanë cilësuar ato si shpërdorim të detyrës dhe nepotizëm.

Një numër protestash janë zhvilluar në Prishtinë që prej fillimit të publikimit të përmbajtjes së bisedave të përgjuara dhe qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me të gjitha zhvillimet në vend.

"Iu kam bashkuar grupit të qytetarëve #Protestoj, për të shprehur pakënaqësinë që kemi kundrejt sistemit të korruptuar politik. Sot po e shpallim ashtu siç është dhe siç kanë dëshirë anëtarët e saj ta shohin, këtë organizatë ku ndodhet departamenti më i madh i korrupsionit në vend. Kjo është PDK, apo siç do ta njohim tash e tutje Pronto Departamenti i Korrupsionit", thotë Edona Bajrami, qytetare.

Ndërkohë,një ekip i i prokurorëve tëZyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, do të verifikojë dhe analizojë përmbajtjen e transkripteve të telekomunikimeve të përgjuara në rastin e ish-Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit.

Zyra e kryeprokurorit të Kosovës, përmes postës elektronike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka formuar ekipin e prokurorëve që do të merren me këtë çështje dhe se për punën e kësaj ekipe do të jetë i informuar opinioni.

Afera e përgjimeve në Kosovë ka marrë përmasa të gjëra dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e pranoi gjatë ditës së hënë se punësimi përmes lidhjeve familjare dhe atyre partiake është bërë, por kërkoi që të ndryshojë kjo praktikë.

"Çështja e nepotizmit dhe çështja e punësimit që bëhen shumë herë në baza jo meritore është një realitet që ka ndodhur në këto 16 vitet e fundit. Por, kjo nuk na ndal të ecim përpara. Unë i inkurajoj të gjithë djemtë dhe vajzat e reja, profesionistët, ata që mund t'i japin vendit më shumë, të konkurrojnë në çdo vend", ka thënë Veseli.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O' Connell, ka thënë se nepotizmi, sikurse edhe fenomenet tjera negative, po e dëmtojnë Kosovën. Deklarimet e tij u bënë në lidhje me bisedat e përgjuara telefonike.

"Nepotizmi dhe punësimi në baza partiake dhe familjare nuk është diçka e re. Në kohën e fundit kemi dëgjuar bisedat telefonike të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe ndikimin që ata zyrtarëkishin në punësimin e të afërmve të tyre. Punësimi për t'i bërë nderë dikujt apo për t'a kthyer borxhin ndaj dikujt është gabim. Shteti nuk funksionin ashtu, nepotizmi është kancer i cili mbyt shtetin", ka thënë ai.

Kosova ka thënë ai "duhet t'i thyejë praktikat dhe kulturën e nepotizmit". Sipas tij, nëse në Kosovë vazhdon kultura e nepotizmit, kjo do të paraqiste dështim për vendin.

"Tash askush nuk e beson që punësimet janë kryer në bazë të meritave dhe aftësive profesionale, prandaj ne duhet ta thyejmë këtë praktikë dhe duhet ta kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet", ka shtuar ai.

Por, mosfillimi i hetimeve në rastin e përgjimeve telefonike, për shoqërinë civile duket i paarsyeshëm.

Arton Demhasaj, nga Organizata joqeveritare "Çohu", në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk ka arsye që kryeprokurori i shtetit të mos fillojë iniciativa për t'i hetuar individët të cilët, sipas tij, "kanë punësuar njerëz në baza partiake apo familjare për një kohë kaq të gjatë".

"Këtu kemi të bëjmë më një sistem të krimbur të drejtësisë. Me siguri që ka prokurorë që janë ngritur në pozicione prej këtyre intervenimeve që janë bërë dhe kjo mund të jetë që ata nuk munden të ngritin aktakuza për këto përgjime", thekson Demhasaj.

Ai ka bërë thirrje që individët që janë protagonistë të përgjimeve të japin dorëheqje nga funksionet publike.

"Ose dikush duhet t'i shkarkojë këta njerëz nga këto poste, dhe e dyta është përgjegjësia penale që prokuroi duhet të fillojë hetimet dhe të ngrit aktakuzë dhe këta individë të dërgohen në gjykata dhe të japin përgjegjësi penale për të gjitha këto të këqija që i kanë shkaktuar shoqërisë ndër vite", tha Demhasaj.

Megjithëkëtë, hetimet nuk kanë nisur dhe ende mbetet të shihet nëse rasti i përgjimeve do të jetë rasti i vetëm më i madh i "skandaleve politike" në Kosovë dhe përpjekjes për kontroll të "shumë fushave të jetës në vend"./REL

The post EULEX-i nuk përfshihet në aferën e përgjimeve appeared first on FerizajPress.

Rusia fillon ushtrime ushtarake në Mesdhe

Posted: 15 Aug 2016 08:12 AM PDT

Rusia ka njoftuar sot se ka filluar ushtrime taktike në pjesën lindore të Detit Mesdhe, raporton Reuters.

Qëllimi i ushtrimeve sipas Moskës është që të testojë kapacitetin e marinës ruse për të reaguar ndaj situatave të krizës të natyrës terroriste.

Një grup sulmuesish të marinës ruse do të kryej pesë ushtrime sipas një skenari që është shumë i afërt me sulme reale, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes përmes një komunikate të publikuar në faqen e saj të internetit.

The post Rusia fillon ushtrime ushtarake në Mesdhe appeared first on FerizajPress.

Related Posts :