Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ferizaj Press: “Spanjë, shkatërrohet rrjeti shqiptaro-bullgar i heroinës” plus 9 more

loading...

Ferizaj Press: “Spanjë, shkatërrohet rrjeti shqiptaro-bullgar i heroinës” plus 9 more


Spanjë, shkatërrohet rrjeti shqiptaro-bullgar i heroinës

Posted: 18 Aug 2016 09:16 AM PDT

Kapet sasi droge në Spanjë

Autoritetet lokale bënë me dije se kanë arrestuar 7 persona dhe se kanë zbuluar një laborator të sofistikuar për përpunimin e drogës në një fshat pranë Barcelonës ku kanë gjetur dhe sekuestruar 38 kg heroinë të pastër, 8 kg kokainë, 50 kg kimikate dhe një armë me silenciator.

Në një deklaratë për shtyp, Guardia Civil ka bërë me dije se, "anëtarët e rrjetit kishin përgatitje ushtarake dhe vepronin me një disiplinë të rreptë".

Grupi tërhoqi vëmendjen e autoriteteve spanjolle, të cilat bashkëpunuan me autoritetet shqiptare pasi konfiskuan dokumentet e trafikantëve në një operacion të mëhershëm.

Sipas burimeve, grupi udhëhiqej nga një shtetas shqiptar me një histori të gjatë kriminale, ndaj dhe u vu nën mbikëqyrje. Autoritetet iberike shtojnë se, shtetasit shqiptarë e trafikonin drogën, ndërsa operacionet e shpërndarjes i merrte përsipër pjesa bullgare e rrjetit.

Goditja e këtij grupi vjen pak kohë pasi policia spanjolle shkatërroi në një operacion të ngjashëm një organizatë kriminale polake duke arrestuar 23 anëtarët e saj dhe sekuestruar 2.5 milionë dollarë asete./topchannel.tv

The post Spanjë, shkatërrohet rrjeti shqiptaro-bullgar i heroinës appeared first on FerizajPress.

Tiranë, i sëmuri mendor kërcënon njerëzit në rrugë me sëpatë në dorë

Posted: 18 Aug 2016 09:16 AM PDT

61-vjeçari Maks Dajçi kërcënonte njerëzit në rrugë duke mbajtur në dorë sëpatë dhe thika.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 20:00 në rrugën 'Vaçe Zela'. Dajçi u arrestua nga policia, e cila sekuestroi sëpatën dhe thikat.

The post Tiranë, i sëmuri mendor kërcënon njerëzit në rrugë me sëpatë në dorë appeared first on FerizajPress.

Veseli: Takimi përshëndetës me Zhbogar ishte i veçantë – Faleminderit, Sam

Posted: 18 Aug 2016 08:23 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim lamtumirës, ish shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Veseli e vlerësoi këtë takim përshëndetës si të veçantë, pas shumë viteve të bashkëpunimit të frytshëm. Me këtë rast, Veseli vlerësoi po ashtu kontributin e Zhbogar në rrugën euro-integruese të Republikës së Kosovës.

Në rrjetin social, Kryekuvendari Veseli ka shënuar:

"Takimi përshëndetës me Z. Zhbogar ishte i veçantë, pas viteve të tëra të bashkëpunimit. Ai po shkon në detyrë të re, ndërsa ne do ta kujtojmë për kontributin e tij në rrugën tonë euro-integruese. Puna, miqësia e tij dhe angazhimi për qytetarët e Kosovës, besojmë fort se nuk do të mungojë as në të ardhmen. Faleminderit, Sam"./Lajm

veseli zhbogar1

veseli zhbogar

The post Veseli: Takimi përshëndetës me Zhbogar ishte i veçantë – Faleminderit, Sam appeared first on FerizajPress.

Në vend të Skënderbeut vendosin orë me flamurin turk, Komuna e Prishtinës jep urdhër për largim

Posted: 18 Aug 2016 08:23 AM PDT

Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi ka thënë se Drejtoria e Arsimit i ka dhënë urdhër shkollës që të hiqen orët nga klasët dhe gjithçka të kthehet në normalitet. Ai ka siguruar se komuna e Prishtinës në asnjë mënyrë nuk do të lejonte heqjen e fotove të Skënderbeut.

Dramaturgu Gani Mehmetaj ka publikuar sot një lajm se në shkollën "Elena Gjika" në Prishtinë një firmë nga Turqia që kishte marr përsipër lyerjen e shkollës, ka hequr portretet e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe në çdo klasë ka vendosur nga një orë muri me flamurin e Turqisë.

Mehmeti ka bërë të ditur këtë lajm duke u mbështetur në deklaratat që sipas tij ka marr nga arsimtarët e kësaj shkolle, të cilët të zemëruar kanë kërcënuar se do të protestojnë kundër përdhosjes së shkollës dhe përpjekjes për shkombëtarizim.

Lidhur me këtë çështje KultPlus ka kërkuar sqarim nga komuna e Prishtinës e cila e ka mohuar këtë lajm.

Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi ka thënë se kompania e cila është angazhuar për rregullimin e shkollës nuk e ka hequr foton e heroit kombëtar, por vetëm ka vendosur orët me emër të tyre dhe me flamurin turk.

Vraniqi ka thënë se Drejtoria e Arsimit i ka dhënë urdhër shkollës që të hiqen orët nga klasët dhe gjithçka të kthehet në normalitet. Ai ka siguruar se komuna e Prishtinës në asnjë mënyrë nuk do të lejonte heqjen e fotove të Skënderbeut dhe se në rastet e tilla të mundshme do të kërkonte përgjegjësi. Kompania është kontraktuar për kryerjen e punimeve nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Në shkollën Elena Gjika përveç nxënësve shqiptarë, vijojnë mësimet edhe nxënësit turq. Në këtë institucion arsimor janë katër klasë me nxënës të këtij komuniteti.

The post Në vend të Skënderbeut vendosin orë me flamurin turk, Komuna e Prishtinës jep urdhër për largim appeared first on FerizajPress.

Biden kishte edhe një dhuratë për Vlora Dumoshin, ja çfarë i dhuroi (Foto)

Posted: 18 Aug 2016 08:23 AM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ku zhvilloi takime me krerët e shtetit, mori pjesë edhe në përurimin e rrugës me ermin Joseph R. "Beau Biden III".

Biden pas përfundimit të kësaj ceremonie i ka dhuruar shefes së stafit të kryeministrisë, Vlora Dumoshit kopjen e monumentit të nënshkruar nga vetë ai.

"Vlora, Ne familja Biden jemi gjithmonë borxhli ndaj jush dhe ndaj bashkatdhetarëve tuaj", ka shkruar Biden në dhuratën simbolike që i dha Dumoshit.

Këtë e ka bërë të ditur Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Havollit:

"Vlora, Ne familja Biden jemi gjithmonë borxhli ndaj jush dhe ndaj bashkatdhetarëve tuaj".
Pas përfundimit të ceremonisë së emërtimit të rrugës me emrin e Joseph R. "Beau" Biden, III, me iniciativë të Zëvendës Presidentit Joe Biden, ai i ka ndarë disa minuta të veçanta për shefen e Stafit të Kryeministrisë, Vlora Dumoshi, në respekt të institucioneve të Kosovës për organizimin. Në këtë rast, Zëvendës Presidenti ka falënderuar Vlora Dumoshin, si një nga organizatorët e vizitës duke e nderuar me një kopje të nënshkruar të monumentit, të cilin Vlora e ka ideuar dhe ka punuar intensivisht për realizimin e projektit.
Ky është mesazhi që të gjithë kolegëve të Vlorës na ka bërë krenar.

vlora dumoshi1

vlora dumoshi2

The post Biden kishte edhe një dhuratë për Vlora Dumoshin, ja çfarë i dhuroi (Foto) appeared first on FerizajPress.

Mediat shqipe në Maqedoni: Biden shënjestroi Veselin si lider të së ardhmes në Kosovë

Posted: 18 Aug 2016 08:23 AM PDT

Për vizitën e zëvendëspresidentit Biden në Kosovë, interes të veçantë kanë shfaqur edhe mediet në Maqedoni, të cilat anashkalimin e vendit të tyre ia atribuojnë kryesisht politikave qeveritare.

Megjithatë, është Zhurnal.mk, i cili sot ka shkruar edhe për dy befasitë që ishin pjesë e agjendës së tij në Kosovë.

Konkretisht për Majlinda Kelmendin në pritje dhe për Kadri Veselin në përcjellje.

Përfshirjen e Veselit në agjendën e Bidenit, Zhurnal e sheh si shënjestrim të amerikanëve për lider të ardhshëm të Kosovës.

Ky është shkrimi i plotë i këtij portali:

Edhe pse numri dy i SHBA-ve, Joe Biden, dje ka lëshuar tokën e Kosovës, Maqedonia ende nuk i është kthyer rutinës së saj. Pozitë e opozitë, bashkë me mediet, po vazhdojnë që t'i interpretojnë mesazhet politike të zëvendëspresidentit Biden, sipas pikëpamjeve dhe interesave të tyre të ngushta politike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadat e tyre nëpër botë nuk i lënë asgjë rastësisë dhe kjo gjë dihet tashmë nga çdo administratë shtetërore që ka pak përvojë me ta. Anashkalimi i Maqedonisë prej zëvendëspresidentit Biden, sikurse gjithë anashkalimet e tjera të burrështetasve, është duke u bërë kryesisht për shkak të politikave qeveritare.

Por, për dallim prej Maqedonisë, veçanërisht nga vizita e djeshme e zëvendëspresidentit Biden në Kosovë mund të nxirren mesazhe shumë të qarta.

Përtej sjelljes protokollare. Përtej kurtuazisë politike e diplomatike. I dyti i SHBA-ve ishte shumë i qartë në mesazhet e tij politike atje.

Megjithatë, sot kemi zgjedhur të merremi me dy mesazhet politike, që ishin edhe befasi e pritjes dhe përcjelljes së zëvendëspresidentit Biden në Kosovë. Mesazh në vete ishte kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, në pritje. Dhe, Kadri Veseli, kryeparlamentar dhe lider i ri i PDK-së, në përcjellje. E para u promovua si storie suksesi. "Punoni si Majlinda nëse dëshironi të arrini suksese", tha Biden.

Kurse, i dyti, ishte i zgjedhuri i radhës si lider i ri i partisë më të madhe në Kosovë, lider i së ardhmes, mbi të cilin shumë shpejt mund të rëndojnë përgjegjësi edhe më të madhe shtetërore.

Për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ish-liderin e deritashëm të partisë që udhëheq Veseli, jo vetëm në Kosovë, por edhe në medie botërore është shkruar se është "Njeri i amerikanëve". Thaçi, i cili ishte më i votuari në vend, njihet si lider që kur e merr një punë e çon deri në fund. Mjafton ta kujtojmë projektligjin problematik, i cili i kishte hapur rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, me të cilin ishte marrë drejtpërdrejtë Thaçi.

Brenda një periudhe të shkurtër, pas dështimit të parë, ai kishte arritur të përmbyste gjithçka dhe t'i bënte votat që ta kalonte herën e dytë. Në krahasim me Gjykatën Speciale, ratifikimi i demarkacionit nuk është asgjë. Por, një problem tërësisht minor rreth të cilit është propaganduar qe një vit, i është shndërruar Kosovës në problemin më të madh shtetëror, për shkak seopozita kosovare përmes tij ka arritur ta kthej pak situatën në favorin e tyre, kurse tash nuk po munden më as të tërhiqen, përkundër kërkesave të djeshme të zëvendëspresidentit Biden dhe kërkesave të vazhdueshme të SHBA-ve, të cilat edhe shtet e kanë bërë Kosovën. Marrëveshja e Kosovës për demarkacion me Malin e Zi është kritikuar më së shumti për shkak të përdorimit të kriterit kadastral në demarkimin e kufirit.

Sipas ekspertëve kosovarë, kriteri kadastral as që është kriter për demarkimin e kufijve bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Dhe kanë të drejtë, sepse kur flitet për përcaktimin e kufijve në mes të shteteve ekzistuese, në konteste kufitare nuk përdoren dokumentet kadastrale. Por, e njëjta nuk vlen edhe për përcaktimin e kufijve në rastet e shpërbërjes së shteteve ekzistuese në shtete tjera të reja. Këtu, kufijtë administrativë shndërrohen në kufij shtetesh dhe për përcaktimin e tyre shfrytëzohen të gjitha dokumentet ekzistuese, përfshirë edhe dokumentet kadastrale.

Për më tepër, të gjitha shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, në demarkimin e kufijve kriter kryesor i kanë pasur të dhënat kadastrale dhe nuk është përdorimi i tyre për herë të parë tash, por problematizimi i tyre po bëhet për herë të parë. Sidoqoftë, ajo që dihet është se në këtë fazë, Mali i Zi është njëri prej shteteve më të rëndësishme dhe më strategjike për SHBA-të, të cilin duke e bërë anëtar të NATO-s, ato e heqin prej kthetrave ruse, ndikimi i të cilëve është shumë i madh në Mal të Zi, pasi që 2/3 e investimeve të huaja i vijnë prej Rusisë, Serbisë e Ukrainës, ndërkohë që vetëm 5 për qind e investimeve të huaja i vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës edhe pse rreth 30 për qind të popullsisë e ka serbe, që operon me direktiva të Beogradit, prandaj edhe barra, sidomos në raport me SHBA-të, rëndon më së shumti mbi Kosovën. Me demarkacionin e pazgjidhur, Mali i Zi nuk mund të anëtarësohet në NATO. Pas zgjedhjes së Thaçit president, me Mustafën kryeministër, i cili mbase edhe për shkak të moshës së shtyrë nuk ka treguar shumë aftësi për t'i shtyrë apo mbrojtur proceset nëpër të cilat i duhet të kaloj Kosova, dosido që tani amerikanët janë në kërkim të një lideri të ri në Kosovë.

Duke qenë se është tashmë lider i ri i subjektit politik më të madh atje, Veseli gjithsesi që shihet si lider i së ardhmes edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj për dallim prej liderëve të tjerë politikë në Kosovë, Biden u takua me Veselin dhe zgjodhi që ai ta përcillte deri në aeroplanin e tij kur po lëshonte tokën e Kosovës. Një mesazh i qartë ky, për të gjithë ata që duan të kuptojnë.

The post Mediat shqipe në Maqedoni: Biden shënjestroi Veselin si lider të së ardhmes në Kosovë appeared first on FerizajPress.

AAK e Nisma nuk do të jenë pjesë e protestës së thirrur nga VV-ja

Posted: 18 Aug 2016 08:22 AM PDT

Thirrja e protestës më 1 shtator, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do ta ketë përkrahjen e partive opozitare.

Kështu së paku kanë thënë për Telegrafin zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe të Nisma për Kosovën.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se ata si parti nuk kanë qenë pjesë e konsultave, sa i përket protestës së thirrur nga VV-ja me datën 1 shtator, me ç'rast nuk do të jenë pjesë e kësaj proteste.

Ai ka theksuar se VV-ja është organizatë autonome politike, dhe sipas tij, është krejt normale që kjo lëvizje të thërras protesta, kur ajo e vlerëson se është e nevojshme.

"Ajo që mund të them unë është se ne nuk do te jemi pjesë e kësaj proteste. Por në asnjë moment nuk t'i pengojmë të tjerët që të behën pjesë e tyre", ka theksuar Nitaj.

Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bilal Sherifi, ka theksuar se kjo i mbetet kryesisë së partisë që të vendosë.

"Pastaj do të bisedojmë edhe me partnerin e koalicionit – AAK-në. Dhe, pastaj do ta informojmë publikun për vendimin që do ta marrim", ka shtuar Sherifi.

Ndryshe, sot VV-ja në një konferencë për shtyp ka paralajmëruar që protesta e radhës e organizuar nga kjo Lëvizje do të jetë më 1 shtator.

"Më 1 shtator protestojmë në sheshin e Prishtinës. Demarkacionin do ta ndalim me çdo kusht e çdo mjet demokratik", ka thënë ndër të tjera i pari i VV-së, Visar Ymeri.

The post AAK e Nisma nuk do të jenë pjesë e protestës së thirrur nga VV-ja appeared first on FerizajPress.

Hyseni: Në zona të luftës gjenden edhe 73 shtetas të Kosovës

Posted: 18 Aug 2016 08:22 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në vazhdën e takimeve nëpër rajonet e Kosovës ka zhvilluar sot në Prizren një takim me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së këtij rajoni.

Ministri Hyseni fillimisht vlerësoi takimet me këto forume në mënyrë që të punohet në parandalimin e trafikimit me njerëz, që konsiderohet një skllavëri moderne e trafikimit me njerëz, dhe parandalimin e lypsarëve, sidomos të fëmijëve.

"Në Kosovë ky fenomen është i pranishëm dhe duhet me shumë seriozitet të merremi me këtë problem dhe për këtë duhet funksionimi zinxhiror i institucioneve të sigurisë në Kosovë, në mënyrë që të luftohen grupet kriminale që merren me tregtinë me njerëz", tha Hyseni.

Edhe në Prizren ministri Hyseni theksoi problemin e përdorimit të shtuar të narkotikëve dhe drogës dhe për këtë kërkoi nga të gjithë anëtarët e këtyre forumeve që aktivisht të angazhohen që të shtrijnë ndikimin ku do që janë: në familje, shkolla, bashkësi fetare etj.

Sa i përket radikalizmit të dhunshëm që shpi në terrorizëm, ministri Hyseni tha se në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës, që 11 muaj nuk kemi të regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve tanë në vatra të krizave.

"Parandalimi i këtij fenomeni është bërë falë bashkëpunimit që kemi bërë bashkërisht edhe ju anëtarët e këshillave të sigurisë dhe miratimit të ligjit kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja, ku janë arrestuar persona që janë marrë drejtpërdrejtë në përfshirjen dhe pjesëmarrjen e njerëzve në luftëra të huaja. Shqetësues mbetet fakti se sipas informacioneve, në zona të luftës kemi ende 73 qytetarë tanë kryesisht gra dhe fëmijë", tha ministri Hyseni.

Situata e përgjithshme e sigurinë në rajonin e Prizrenit u vlerësua shumë e mirë dhe nuk janë shënuar incidente të rënda për këtë periudhë të raportimit të këtij viti.

The post Hyseni: Në zona të luftës gjenden edhe 73 shtetas të Kosovës appeared first on FerizajPress.

Svarqa: Vizita e z. Biden do të jetojë gjatë në kujtesën time dhe të pjesës më të madhe të kosovarëve

Posted: 18 Aug 2016 08:17 AM PDT

Kryetari i Ferizajt , Muharrem Svarqa  ka shprehur  kënaqësinë dhe falënderimin   për  nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara , Joe Biden   për të gjitha ato që po bënë shteti amerikan për Kosovën. Ai gjithashtu përmes   rrjetit social  ka thënë se ishte një befasi e këndshme  që  Joe Biden  e ka falënderuar për nismën dhe angazhimin  që rruga nacionale  Ferizaj-Gjilan  të  marrë emrin e birit të tij.

Postimin e plotë mund ta lexoni në  vazhdim.

Sot pata nderin dhe kënaqësinë e rrallë t'ia shtrij dorën njeriut të dytë të shtetit më të fuqishëm në botë, Joe Biden, i cili qëndroi afër nesh, si rëndom, me këshilla të urta, miqësore e dashamirëse. Edhe kësaj here ai nuk kurseu premtimet se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah Kosovës në ecjen e saj euroatlantike, për ndërtimin e së ardhmes më të mirë, më të begatë, më të drejtë, pa korrupsion e pa keqpërdorime.

Për mua qe një befasi e këndshme që Z. Biden m'u falënderua me emër për angazhimin dhe nismën e përbashkët me kreun e Gjilanit, që rruga nacionale Ferizaj-Gjilan të marrë emrin e birit të tij, në shenjë nderimi për kontribut dhënë ndërtimit të sistemit juridik në Kosovë, menjëherë pas luftës.
Vizita e z. Biden do të jetojë gjatë në kujtesën time dhe të pjesës më të madhe të kosovarëve.

Muharrem Sfarqa

The post Svarqa: Vizita e z. Biden do të jetojë gjatë në kujtesën time dhe të pjesës më të madhe të kosovarëve appeared first on FerizajPress.

Maqedoni, banorët e shtëpive të përmbytura qëndrojnë nëpër konvikte studentore

Posted: 18 Aug 2016 08:16 AM PDT

Sipas drejtuesve të banesave studentore, çdo ditë e më shumë rriten kërkesat për akomodim në konvikte.

"Deri më tani kemi akomoduar diku rreth 210 persona nga të gjitha përkatësitë etnike , dmth nuk bëhet fjalë vetëm për shqiptarë por edhe për komunitete tjera. Kemi kapacitete edhe për 350 shtretër , jemi të gatshëm t'i pranojmë të njëjtët, dita ditës numri i tyre po rritet deri në fund të muajit besoj se disa procedura lidhur me dezinfektimin e shtëpive të tyre do të kryhen dhe deri atëherë do të krijohen kushte për kthimin e të njëjtëve në shtëpitë e tyre", tha Lulzim Xhemaili, drejtor i konviktit.

Nga ana tjetër të strehuarit në konvikte janë në pritje të ndërhyrjeve nga ana e institucioneve shtetërore për sanimin e dëmeve me qëllim që të mund të rikthehen nëpër shtëpitë e tyre.

"Jam strehuar këtu përpara një jave , do të qëndrojmë këtu sigurisht derisa të sanohen dëmet në shtëpinë tonë , për një muaj , dy besoj se kthehemi. Është mirë këtu, po kujdesen për ne, ka ushqim të mjaftueshëm , dhomat janë të mira, në të gjitha aspektet është në rregull".

"Ne jemi nga Hasanbegu, këtu jemi prej katër ditësh. Kushtet janë shumë mirë, shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet shtëpia dhe të kthehemi".

"Ne jemi katër fëmijë dhe unë me bashkëshortin, prej katër ditësh jemi këtu. Kushtet janë shumë mirë, na kanë pritur shumë mirë . Me ushqimin me pijet të gjitha janë mirë. Kur të na ndihmojë shteti që të hyjmë në shtëpi atëherë do të kthehemi, për ndryshe nuk kemi ku të shkojmë".

Ndërsa një pjesë e banorëve nga zonat e përmbytura janë strehuar nëpër konviktet studentore, shumë të tjerë kanë mbetur të shpërndarë nëpër familjarë, miq e humanistë të shumtë, të cilët hapën dyert për të gjithë ata të cilët vërshimet i lanë pa kulm mbi kokë.

The post Maqedoni, banorët e shtëpive të përmbytura qëndrojnë nëpër konvikte studentore appeared first on FerizajPress.

Related Posts :