Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ferizaj Press: “Tre të vrarë në Gjakovë, të dyshuarit në arrati” plus 9 more

loading...

Ferizaj Press: “Tre të vrarë në Gjakovë, të dyshuarit në arrati” plus 9 more


Tre të vrarë në Gjakovë, të dyshuarit në arrati

Posted: 23 Aug 2016 09:22 AM PDT

Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur pak minuta më parë në Çarshinë e këtij qyteti. Express merr vesh se të vrarët janë dy vëllezërit V.I, I.I nga fshati Madanaj, kurse i treti Z.K. nga fshati Meçe. Po ashtu i dyshuari për vrasje është Gj.Gj nga fshati Smolicë.

Lajmi për vrasjen është konfirmuar për Gazetën Express nga zëdhënsja e Policisë rajonale të Gjakovës.

"Në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatën se në rrugën "Ismail Qemajli" kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes".

Sipas zëdhënëse se policisë ende nuk dihen se cilat janë motivet dhe se viktimat janë të moshës 25- 35 vjeçar.

"Të dyshuarit janë në arrati dhe shumë shpejt dot ë japim informata të tjera", ka thënë zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës, Lirije Podrimaj.

The post Tre të vrarë në Gjakovë, të dyshuarit në arrati appeared first on FerizajPress.

E shfrytëzonin për prostitucion në një lokal në Kosovë, 20-vjeçarja nga Kukësi i denoncon në polici

Posted: 23 Aug 2016 08:11 AM PDT

Prostitucion, Ilustrim

Sipas uniformave blu të Kukësit, ky veprim është kryer pasi ndaj këtyre dy personave është bërë një kallëzim në polici.

Më tej, policia e Kukësit tha për Express se një 20-vjeçare me iniciale H.Sh pretendon se personat në fjalë e kanë shfrytëzuar për prostitucion në një lokal në Prizren, Kosovë.

The post E shfrytëzonin për prostitucion në një lokal në Kosovë, 20-vjeçarja nga Kukësi i denoncon në polici appeared first on FerizajPress.

Merkel letër Vuçiqit, e kushtëzon me Kosovën

Posted: 23 Aug 2016 07:11 AM PDT

Merkel - Vuçiq, Arkiv

Siç shkruan Tanjug, përcjell Telegrafi, me anë të letrës Merkel ka konfirmuar mbështetjen e ardhshme të qeverisë gjermane për Serbinë dhe ka deklaruar se Vuçiq ka përpara detyra të rëndësishme – vazhdimin e reformave, pajtimit rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

"Qeveria federale do të vazhdojë të ndihmojë fuqishëm vendin tuaj dhe do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane", thuhet në mesazhin e Merkel, citon Tanjug.

Ajo ka shtuar se është e kënaqur me takimin e tyre në margjinat e konferencës për Ballkanin Perëndimor më 4 korrik në Paris dhe ka shtuar se është shumë e lumtur të vazhdojë të punojë ngushtë me të.

The post Merkel letër Vuçiqit, e kushtëzon me Kosovën appeared first on FerizajPress.

Paraburgim të Dyshuarit për Vrasjen në Ferizaj

Posted: 23 Aug 2016 05:24 AM PDT

Paraburgimi prej 30 ditësh i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e një njëzetvjeçari në Ferizaj më 18 gusht.

Caktimin e kësaj mase të sigurisë e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj Albënora Bekteshi.

"Të shtunën i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj," tha Bekteshi.

Ajo bëri të ditur se masën e paraburgimit e kishte kërkuar prokuroria.

Vrasja e para pesë ditëve kishte ndodhur në Rrugën "Rexhep Bislimi" të Ferizajt, ndërsa policia e kishte gjetur viktimën pa shenja jete në hyrjen e një ndërtese të banimit kolektiv.

The post Paraburgim të Dyshuarit për Vrasjen në Ferizaj appeared first on FerizajPress.

Nga spitali i lajmëruan gabimisht se babai i tyre kishte vdekur – e ata morën me vete edhe hoxhën!

Posted: 23 Aug 2016 05:11 AM PDT

Në këtë pyetje, janë përgjigjur të afërmit e Sinan Meshkiç, të cilët pas njoftimit të trishtuar për vdekjen e tij u nisën për të marrë trupin, por janë ballafaquar me një skenë "tronditëse", përcjell Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në një spital në Bosnjën Qendrore ku Sinani trajtohej për sëmundje të mëlçisë.

Vajza e tij Aldijana kishte marrë një telefonatë.

"Kur kam marrë telefonatën që ai kishte vdekur bota mu shemb. Ky është babai im", ka treguar Aldijana.

Menjëherë pas marrjes së lajmit të trishtuar, ata e panë të nevojshme për të marrë certifikatën e vdekjes dhe kishin ftuar hoxhën për të shkuar me ta, përcjell Telegrafi.

Por, kur dhëndri i tij, Haris Memic erdhi në spital për të kompletuar procesin e largimit të kufomës, e kishte parë vjehrrin të ulur në krevat dhe duke shikuar kah dera e dhomës.

"Më lëshuan këmbët", ka rrëfyer Haris duke shtuar se nuk u besonte syve të tij.

Dhe sipas tij, drama e vërtetë filloi vetëm pasi Haris ftoi vjehrrën dhe gruan e tij për t'ju thënë se në fakt Sinani është gjallë.

"Ato janë shokuar. Mendonim se dikush po luante me ne", ka treguar Haris.

Drejtori i spitalit Rifat Merdiq ka shpjeguar se ata në fakt kishin ngatërruar numrat e kontaktit e dy pacientëve të ndryshëm.

The post Nga spitali i lajmëruan gabimisht se babai i tyre kishte vdekur – e ata morën me vete edhe hoxhën! appeared first on FerizajPress.

Pezullohet inspektori i policisë në Hanin e Hotit, mori para për të kaluar makinat pa radhë (video)

Posted: 23 Aug 2016 05:11 AM PDT

Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur verifikimet për rastin dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit për  shkelje të rënda të "Kodit të Etikës" dhe "Korrupsion pasiv".

Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka nisur hetimin penal për këtë rast.

//

The post Pezullohet inspektori i policisë në Hanin e Hotit, mori para për të kaluar makinat pa radhë (video) appeared first on FerizajPress.

Fillon pagesa për dëmet nga vërshimet në Maqedoni

Posted: 23 Aug 2016 05:11 AM PDT

Foto nga vershimet ne Maqedoni

Ministri i Financave Kiril Minoski informoi se gjatë ditës i kanë transferuar paratë në llogaritë e veçanta dedikuese në bankat afariste.

"Kjo do të thotë se në terminet e pasdites mjetet do të jenë të disponueshme për qytetarët nga rajonet e vërshuara. Pagesa do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme kohore, në pajtim me të dhënat të cilat do të na arrijnë nga Komisioni për kompensim të dëmeve. Bëhet fjalë për transferim të mjeteve për 2.154 qytetarë", tha Minoski, shkruan Alsat M.

Qytetarët mund t'i marrin paratë në sportelet e bankave me dokumentet e identifikimit – letërnjoftim ose pasaportë. Çdo familje duhet të marrë kompensim prej 500 eurove, të cilat iu nevojiten për sanim fillestar të dëmeve. Paradhënie do t'u paguhet edhe familjeve të tjera të vërshuara.

Pasi ekipet për vlerësimin e dëmeve do të përfundojnë me punë në shtëpitë, ashtu edhe qytetarët përmes telefonit i paraqesin llogaritë e tyre në bankat afariste në të cilat duhet të transferohen paratë nga dëmshpërblimi i paradhënies. Paraqitja kryhet në katër linja fikse telefonike, por edhe në postën elektronike të Ministrisë së Financave dhe me SMS porosi me emër dhe mbiemër dhe emër të bankës në numrin e celularit 070/271-410.

Pasi ekipet për vlerësim të dëmeve do të përfundojnë tërësisht me punën, do të vijojë pagesa e dëmeve, me ç'rast vlera e dëmshpërblimit me paradhënie do të refuzohet nga tërë shuma.

The post Fillon pagesa për dëmet nga vërshimet në Maqedoni appeared first on FerizajPress.

Sulmohet seksualisht një femër në Ferizaj

Posted: 23 Aug 2016 04:23 AM PDT

Një femër në Ferizaj ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një mashkull.

Sipas policisë, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

The post Sulmohet seksualisht një femër në Ferizaj appeared first on FerizajPress.

AAK dënon sulmin ndaj RTK-së, e konsideron akt të kalkuluar

Posted: 23 Aug 2016 04:22 AM PDT

AAK vlerëson se sulmi i mbrëmshëm në oborrin e RTK-së, është një akt kriminal dhe i dënueshëm, dhe mbi të gjitha i kalkuluar për të krijuar një situatë të paqëndrueshme, që nuk mund të jetë në interes të askujt.

Përtej që është një sulm i orientuar kundër lirisë së medias, e cila është bazament i çdo demokracie, kjo është një ngjarje e shëmtuar.

Sulmet e fundit, duke përfshirë edhe këtë të mbrëmshmin kundër RTK-së, shtrojnë urgjencën e mobilizimit të organeve të rendit dhe të drejtësisë, që të zbardhen rastet dhe sulmuesit të nxirren para drejtësisë. Çdo vonesë në këtë drejtim, krijon një atmosferë të pasigurisë që mund të ketë pasoja të pariparueshme.

The post AAK dënon sulmin ndaj RTK-së, e konsideron akt të kalkuluar appeared first on FerizajPress.

Edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dënon sulmin në RTK

Posted: 23 Aug 2016 04:22 AM PDT

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka dënuar sulmin me bombë në Radio Televizionin e Kosovës, në kuadër të të cilës punojnë redaksitë në gjuhën shqipe, serbe e të tjera, thuhet në një komunikatë që e transmeton agjencia e lajmeve e Beogradit, FoNet.

Gazetarët dhe mediet nuk bën të jenë shënjestër në asnjë konflikt të armatosur ose politik, ndërsa sulmi i mbrëmshëm meriton dënimin më të zëshëm nga opinioni dhe institucionet, citon kjo agjenci kumtesën.

Organizatorët dhe ekzekutorët e këtij sulmi duhet të identifikohen sa më parë në mënyrë që atyre të cilët duan destabilizimin e rrethanave në Kosovë t'u dërgohet mesazh i qartë se ata të cilët duan destabilizimin e rajonit nuk e kanë mbështetjen e elitave politike, thuhet në komunikatë.

Në atmosferën e ekspansionit politik dhe të ekstremizmit fetar në Kosovë, institucionet ndërkombëtare, si dhe institucionet e përkohshme të administrimit në Prishtinë, siç i quan politika zyrtare e Serbisë institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës, duhet të investojnë përpjekje të shtuara në mënyrë që të ruhet stabiliteti i brisht rajonal, thekson Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në komunikatën e saj rreth rastit të sulmit në RTK.

The post Edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dënon sulmin në RTK appeared first on FerizajPress.

Related Posts :