Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Foto/ Qyteti i diamanteve” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Foto/ Qyteti i diamanteve” plus 9 more - Gazeta Dita


Foto/ Qyteti i diamanteve

Posted: 16 Aug 2016 02:26 AM PDT

Me një vlerë prej 13 miliardë sterlina, kjo mund të jetë gropa më e shtrenjtë në planet.

E quajtur 'Qyteti i diamanteve', miniera Mir në Siberi është kaq e madhe sa krijon një vorbull kaq të fuqishme, sa mund të thithë helikopterët në brendësi.

Me një thellësi prej 525 metrash dhe një diametër prej 1200 metrash, ajo e bën qytetin Mirny të duket sikur është goditur nga një meteor.

Pasuria e kësaj miniere ishte kaq e madhe, sa e transformoi Bashkimin Sovjetik nga një vend i shkatërruar nga lufta, në një superfuqi botërore.

Edhe pse miniera nuk operon më prej vitit 2004, sëërish ka tunele nëntokësore që prodhojnë më shumë se gjashtë milion karat diamante në një vit.

Hapësira ajrore mbi minierë është e mbyllur pasi mund të thithë helikoperët.

Miniera është në pronësi të kompanisë ruse Alrosa, e cila prodhon një të katërtën e të gjithë diamanteve në botë.

 

 With an expected value of £13billion, Mir mine in eastern Siberia could be the most expensive hole in the world

Dubbed 'Diamond City' it is so huge it creates a vortex potentially strong enough to suck helicopters into its depths

At 1,722-feet-deep and with a diameter of nearly one mile, the crater makes it look like the nearby town of Mirny has been struck by a meteorite

Its riches were so vast it helped transform the USSR from a war torn and impoverished nation into a post-WW2 global superpower

Although the open cast mine ceased operation in 2004, it was replaced with a series of underground tunnels which produced more than six million carats of rough diamonds in 2014

The area in Siberia where the mine is based is home to some of the harshest weather conditions in the world. Winter can last up to seven months and temperatures can often drop as low as -40 degrees Celsius

Mir mine's £13billion worth is based on adding the total value of the diamonds it has already produced to the remaining reserves

The air space above the pit, located 5,000 miles east of Moscow, is closed after alleged incidents of helicopters being sucked downwards. Thankfully, so far no crashes have been reported

Mir mine is owned by Russian company Alrosa, which produces about a quarter of the world's diamond output

A worker mends a mining machine. The rapid development of the first diamond pit in the Soviet Union worried the South African De Beers company, who until that point had been distributing most of the world's diamonds

 

Nishani: Ja pse nuk mund ti zgjedh anëtarët e KED

Posted: 16 Aug 2016 02:13 AM PDT

Presidenca ka njoftuar sot se në kushtet e vakumit ligjor, Presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka të pamundur të organizojë shortin dhe aq më tepër të përzgjedhë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Ja njoftimi i plotë i presidencës:
Ligji nr 76/2016 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar", i cili hyri në fuqi në datë 11 Gusht 2016 ka përcaktuar kompetencën e Presidentit të Republikës në përzgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e Ligjit. 
 
Referuar nenit 179, pika 11," Dispozita kalimtare dhe të fundit" të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, Presidenti i Republikës, përzgjedhjen e anëtarëve të këtij Këshilli duhet ta bëjë me short sipas nenit 149/d, pika 3 e Kushtetutës të ndryshuar, në të cilën përcaktohet se 'Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore'.
 
Sipas kësaj dispozite, këta anëtarë të zgjedhur me short do të duhet t'i nënshtrohen menjëherë rivlerësimit kalimtar të kualifikimit për gjyqtarë dhe prokurorë sipas nenit 179/b të Ligjit.
 
Nga ana tjetër, neni 149/d pika 5 e Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar, përcakton se në përzgjedhjen e kandidatëve që marrin pjesë në short do të merren në konsideratë dhe kritere të tjera, të cilat do të parashikohen në një ligj të posaçëm.
 
Presidenti i Republikës, në rolin e Kreut të Shtetit dhe në ushtrim të funksioneve të dhëna në Kushtetutë, duke shprehur vullnetin për eficencën e reformës në drejtësi, vlerëson se ndryshimet Kushtetuese, të cilat erdhën në saje të një konsensusi politik kanë nevojë të shoqërohen nga ligjet e tjera, të cilat vetë Kushtetuta ka referuar dhe që duhet të bëhen pjesë e këtij konsensusi.
 
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 4, pika 3 të Saj parashikon se
'dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe'.
 
Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 2, dt. 18.01.2005 ka mbajtur qëndrimin se "çdo dispozitë e Kushtetutës duhet të interpretohet në mënyrë të tillë që të jetë e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese, pasi çdo dispozitë kushtetuese është në një lidhje të caktuar me dispozitat e tjera dhe së bashku, ato formojnë një entitet" dhe se "asnjë dispozitë e Kushtetutës nuk mund të nxirret jashtë kontekstit të Saj dhe të interpretohet më vete".
 
Ndërsa në vendimin nr. 29, datë 09.11.2005 Gjykata Kushtetuese, duke çmuar rëndësinë e parimit të epërsisë të Kushtetutës, ka mbajtur qëndrimin se
'Kushtetuta si ligj themelor i shtetit, detyron të gjitha organet e pushtetit publik që t'i ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese, që përbën një parim tjetër të rëndësishëm, atë të kushtetutshmërisë funksionale'.
 
Në të njëjtin rast, Gjykata Kushtetuese ka mbajtur qëndrimin se
"normat kushtetuese mund edhe të mos gjejnë zbatim drejtpërsëdrejti, kur Kushtetuta ka ngarkuar posaçërisht organet shtetërore përkatëse për të nxjerrë ligjet dhe aktet e tjera nënligjore, me qëllim rregullimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme dhe në përputhje me hierarkinë e normave" dhe se "…është Kushtetuta që autorizon ligjvënësin, që duke respektuar konceptet dhe parimet kushtetuese, të caktojë kufijtë e hapësirës rregulluese nëpërmjet nxjerrjes së normave juridike".
 
Në rastin konkret, në dispozitat kalimtare dhe të fundit, në pikën 11 të nenit 179 të Kushtetutës, së ndryshuar, legjislatori ka përcaktuar se Presidenti i Republikës duhet të organizojë shortin në pesë ditë nga hyrja në fuqi e Ligjit, duke bërë referencë nenin 149/d pika 3, ku përcaktohen numri, përkatësia e gjyqtarëve që do të përfshihen në short si dhe kriteri përjashtues i masës disiplinore.
 
Madje, dispozita përcakton se menjëherë pas përzgjedhjes me short, të zgjedhurit do t'i nënshtrohen procesit të rivlerësimit sipas përcaktimeve kushtetuese në nenin 179/b nga Komisionet përkatëse, të cilat akoma nuk janë krijuar dhe që referohen në një ligj të posaçëm.
 
Në këto kushte, procesi i përzgjedhjes do të ishte joefektiv, përsa kohë nuk është e qartë se kur do të miratohen ligjet e referuara.
 
Presidenti i Republikës vlerëson se në përzgjedhjen e kandidaturave që do t'i nënshtrohen shortit, është e nevojshme që të merren në konsideratë dhe "kriteret e tjera", të cilat Kushtetuta në pikën 5 të nenit 149/d i ka referuar në ligjin e posaçëm, i cili akoma nuk është miratuar.
 
Referuar jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të cituar më sipër, Presidenti i Republikës vlerëson se ndodhemi në rastin e rezervës ligjore absolute, ku norma kushtetuese ia rezervon vetëm ligjit rregullimin e kritereve të tjera për shkallën e kualifikimit të kandidatëve, të cilët do t'i nënshtrohen shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
 
Pavarësisht, se dispozita 179 pika 11 e Kushtetutës së ndryshuar, referon vetëm në pikën 3 të nenit 149/d, ajo nuk mund të interpretohet më vete dhe të anashkalohet pika 5, e cila kërkon detyrimisht "kritere të tjera" për shkallën e kualifikimit të kandidatëve që do t'i nënshtrohen shortit, përveç atij përjashtues të masës disiplinore.
 
Kjo dispozitë duhet interpretuar me tërësinë e normave kushtetuese, duke respektuar parimet kushtetuese.
Duke marrë në konsideratë që Këshilli e Emërimeve në Drejtësi është një nga organet më të rëndësishme në hierarkinë e organeve të pavarura në drejtësi, Kushtetuta ka pasur si qëllim që të përzgjidhen kandidatët me cilësitë më të larta dhe për të respektuar parimin e kushtetutshmërisë funksionale, çmoj se në mungesë të kritereve të tjera që do të përcaktohen me Ligj, Presidenti i Republikës e ka të pamundur të organizojë shortin dhe aq më tepër të përzgjedhë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
 
Në mungesë të ligjeve që përcakton kriteret e tjera të kualifikimit të kandidatëve për t'u zgjedhur në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi apo edhe të ligjit të organizmit dhe funksionimit të organeve që do të bëjnë rivlerësimin e anëtarëve të përzgjedhur me short, ky short do të ishte joefektiv dhe nuk do t'i shërbente aspak qëllimit për të cilin u bënë edhe ndryshimet kushtetuese.
 
Gjithashtu, Presidenti i Republikës si iniciator i reformës në drejtësi, nga fillimi u ka kërkuar palëve politike të arrijnë kompromisin.
 
Pavarësisht rrugëtimit të kësaj reforme, pasojat e të cilës janë të ndjeshme që në momentin e parë të zbatimit të Kushtetutës, të ndryshuar, Presidenti i Republikës ka vlerësuar dhe vlerëson konsensusin e arritur në miratimin me unanimitet të plotë të ndryshimeve kushtetuese.
 
Presidenti i Republikës në këtë moment të parë të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese është konsultuar me ekspertë të fushës, forcat politike në vend, të cilat bënë të mundur unfikimin e votës në një proces kaq të rëndësishëm si dhe me Kuvendin e Shqipërisë.
 
Në vazhdën e një procesi konsensual dhe të bashkëpunimit të institucioneve, Presidenti i Republikës ka vlerësuar se përveç interpretimit të Kushtetutës, rëndësi merr dhe vlerësimi i qëndrimit të faktorit politik, i cili bëri të mundur që reforma në drejtësi të kishte produkt ndryshimet kushtetuese të dakortësuara.
 
Faktori politik ka pranuar se Kushtetuta në shumë raste ka referuar në ligje të tjera të posaçme, të cilat e bëjnë të mundur zbatimin e Saj, dhe njëkohësisht ka pranuar se është e pamundur të respektohen afatet e vendosura me qëllim ushtrimin e një kompetence efektive nga Presidenti i Republikës dhe për më tepër të respektimit të kushtetutshmërisë funksionale.
 
Për të gjitha arsyet më sipër, në pozitën e Presidentit të Republikës vlerësoj se nuk mund të ushtroj të drejtën e përzgjedhjes me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përsa kohë mungon ligji i posaçëm që përcakton kriteret e tjera për kualifikimin e kandidatëve që do t'i nënshtrohen shortit.
 
Afatet e vendosura nuk mund të respektohen dhe çmoj se dispozitat përkatëse të Kushtetutës duhet të rishihen, referuar edhe ligjeve të tjera referuese që do të miratohen.
 
Gjithashtu, Presidenti i Republikës gjen rastin edhe një herë, t'u bëjë thirrje palëve politike që të angazhohen për të arritur sa më parë konsensusin për të miratuar ligjet e tjera të posaçme, pa të cilat Kushtetuta e ndryshuar nuk mund të zbatohet.

Vendet e pazbulura në Ballkan, Shqipëria e para

Posted: 16 Aug 2016 02:05 AM PDT

Nga kështjellat e Shqipërisë, ishujt e Kroacisë, fshatrat e vjetër të Bosnjës e deri te manastiret e Rumanisë. Ballkani ka zona me bukuri të rrallë natyrore dhe që nuk përfshihen shpesh në itinerarin e turistëve.

Insider ka publikuar një listë me vende të pazakonta turistike që nuk mund të gjenden në harta e që mund të vizitohen nga të gjithë të pasionuarit pas turizmit aktiv.

 

Shqipëria, kështjella dhe shpella

Nga plazhet e Vlorës në jug të Shqipërisë, turistët mund të udhëtojnë me varkë nga gadishulli i Karaburunit, më i madhi në vend. Shrihet në pjesën perëndimore të kanalit të Otrantos, aty ku deti Adriatik takohet me detin Jon.

Turistët mund të eksplorojnë gadishullin i cili është i mbushur me gjire natyrore dhe shpella.

Një vizitë në shpellën e piratit Haxhi Aliu, që daton në shekullin e 16-të është një domosdoshmëri, ndërsa gjiri i Gramës ofron plazhe me ujë të kristaltë.

Pak kilometra nga brigjet e qytetit të Himarës, turistët mund të vizitojnë kështjellën e Ali Pashë Tepelenës që gjendet në Porto Palermo. Mendohet se kështjella është ndërtuar në periudhën veneciane, në shekullin e 17-të dhe është përdorur në shekullin e 19-të nga Ali Pashë Tepelena, një pasha shqiptar i periudhës otomane, i cili qeverisi pjesën më të madhe të jugut të Shqipërisë dhe pjesën veriore të Greqisë.

Kështjella është e hapur për turistët dhe nga terraca e saj mund të shijohet një pamje e mrekullueshme e detit Jon.

Renditja më pas vazhdon me fshatrat e vjetër të Bosnjës, ujërat e Bullgarisë, ishujt e fshehur të Kroacisë, me pasurinë e Kosovës. Ku një nga vendet që rekomandohet më shumë nga Insider është edhe kalaja e Prizrenit, e njohur ndryshe edhe si kalja e Dushanit.

Më pas vazhdohet me me liqenin e Ohrid në Maqedoni, me vendet e fshehura të Malit të Zi, me Rumaninë e Serbinë./MONITOR

Gjendet pas 1 viti gruaja e martuar

Posted: 16 Aug 2016 02:01 AM PDT

Një grua e larguar nga banesa rreth një vit më parë është gjetur nga policia.

Bëhet fjalë për shtetasen K.S, 18 vjeçe, banuese në Durrës.

Kjo shtetase është larguar nga banesa më 26 gusht të vitit 2015 dhe një ditë më vonë ka bërë kallëzim për largimin e saj, bashkëshorti 24 vjeçar.

Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore pohon se është larguar me dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

PD ende nuk e ka marr veten nga humbja

Posted: 16 Aug 2016 02:00 AM PDT

Përshëndetje Thano! Së pari do t'i sugjeroja z. President të bëjë një dekorim të merituar. Në gjithë turbullirat shqiptare të dekoronte gazetën DITA si e vetmja e drejtpërdrejtë dhe korrekte në shtypin shqiptar. Së dyti këta zotërinjtë e PD-së pasi çuan vendin në limitet e mizerabilitetit, çuan dhe PD-në po ashtu në një parti që do mbetet gjatë në tranzicion. Dhe tani z. Paloka i di shumë mirë si vidhen votat sepse e ka të freskët sistemin e sashenkës, kërcënon e aludon për vjedhje votash. Vërtet është bërë ndonjë kapërcim, por jo vjedhje ashiqare si të 2009-s dhe të 2011-s . Nëpërmjet faqes së Ditës do ishte mir ta merrte vesh PD dhe Paloka, se aq të trullosur jeni nga 2013-a sa akoma nuk e keni marrë veten të bëni opozitë tamam dhe me seriozitet, sa dilni e flisni akoma të dëshpëruar.  Urime gazetës tuaj!

“Qytetar Nderi” apo “Nderi i qytetit”?

Posted: 16 Aug 2016 01:57 AM PDT

E dashur “Dita”, shkrimi i publicistit të mirënjohur, patriotit tim Bashkim Koçi, më solli ndërmend një dukuri të pamend të “shpikur” nga ana e komisioneve që kanë tagrin të lëshojnë tituj. Bie fjala, “Qytetar Nderi” titullohet edhe ndokush që ka banuar e kontribuuar përkohësisht në një qytet të caktuar, edhe dikush tjetër që është lindur, rritur dhe ka kontribuuar vazhdimisht në atë qytet. Këtij të fundit duhet t’i jepet titulli “Nderi i Qytetit”. Ç’t’i bësh, i dashur Bashkim, kur në krye të çdo pune, në çdo kohë e në çdo vend, do të vendosen myteberë kulturëmangët! Përshëndetje ty, Bashkim, dhe “D(r)itës sonë nga Agim Likaj!

“Nuk garova mirë se më erdhën periodat”

Posted: 16 Aug 2016 01:54 AM PDT

Të garosh në Olimpiadë është stresuese ndonjëherë, imagjino pastaj sikur të jesh me periodat.

Fu Yuanhui, një prej notareve më të mira kineze, u bë sensacion në rrjetet sociale brenda natës, pasi bëri një rrëfim të sinqertë.

Kina nuk fitoi në stafetën 4X100 e përzier të dielën, pasi doli e katërta.

Një gazetar po intervistonte notaret kineze, por Fu ishte strukur nga dhimbjet.

Kur gazetari e pyeti nëse ishte mirë, ajo i tha: "Nuk notova mirë këtë herë për shkak se më erdhën periodat dje. U ndjeva e lodhur".

Kaq u desh dhe në mediat sociale nisi vlerësimi për të.

"Ndjej admirim për të," tha dikush.

Interneti më herët kishte rënë në dashuri me këtë notare për shkak të shprehjeve të saj të fytyrës.

Por kjo ka nxitur edhe një diskutim në Kinë në lidhje me përdorimin e tamponëve.

Vetëm 2 përqind e femrave atje përdorin tamponët, kurse në SHBA janë 42 përqind.

Por a ndikon cikli menstrual tek performanca e sportisteve?

Shkencëtarja Georgie Bruinvels thotë për BBC se kjo mbetet një temë tabu në sport.

"Na duhet një incident i tillë për të ngritur këtë çështje," thotë ajo.

Një studim i saj ka zbuluar se gjysma e sportisteve thonë se periodat ndikojnë në performancën e tyre sportive.

Chinese Olympic swimmer Fu Yuanhui has been praised for breaking the taboo surrounding menstruation

The swimming superstar was seen crouched down and clearly in pain after the women's 4x100m medley relay

Earlier in the Olympics Fu gained legions of fans online for her hilarious facial expressions

Stefani i di mirë këto punë, por nuk do t’i shohë

Posted: 16 Aug 2016 01:53 AM PDT

Të lumtë gazeta Dita me rubrikën "Opinione" pasi krijon hapësirë për çdo socialist të japë mendimin pro ose kundër për çdo politikan gazetar apo analist. Kjo është gjë shume pozitive. Unë nuk pajtohem me dhelpëritë Stefaniste për luftën, partizanët apo ballin. Stefani di ti ndajë gjërat, por si analist me shumë fytyra i ngatërron qëllimisht  idetë për shërbime apo porosi ustallarësh sepse është usta dredhish dhe për këtë ka dhënë prova. E respektoj shume gazetën Dita. Arben Vito socialist.

Raki rrushi, por vetëm rrush nuk ka brenda

Posted: 16 Aug 2016 01:50 AM PDT

Z.Thano ju falënderojmë me gjithë zemër për mundësinë që na krijoni të shprehim mendimet tona. Përgjigjet e z.Andrea më bëjnë të them: "Raki rrushi është kjo", – pyeti italiani labin e Vlorës? Pijeni pa merak, vetëm rrush nuk është, të tjerat i ka brenda. Balli e krerët e tij nuk u treguan të zgjuar. U lidhën me fashizmin e nazizmin prandaj janë tradhtarë. E humbën luftën e gjithçka tjetër. Luan Muhameti, Vlorë

Nuk po del asnjë Avni Rustemi

Posted: 16 Aug 2016 01:47 AM PDT

E nderuara DITA! Ne shqiptarëve na ka zënë një hall i madh. Po paguajmë dhe do vazhdojmë të paguajmë , nuk e dimë deri kur? Po paguajmë për pasurinë kombëtare dhe tokat e grabitura nga ata që zbritën nga malet dhe djegin shtetin sa herë i urdhërojnë kapobandat e tyre. Me këta në krye, ky vend nuk ka të ardhme. Por ne shqiptarët siç duket i meritojmë ata që udhëheqin duke na shtypur dhe dhunuar. Edhe pse kemi shume Esat Pasha, nuk po del asnjë Avni. Janë ca fytyra që pasi kanë lyer duart me gjakun tonë, zgërdhihen e tallen me ne nëpër ekranet e televizorëve. Dhe tallen për çdo gjë. A do shpëtojmë ndonjë ditë nga këta kriminelë? Përshëndetje! Nga Durrësi.

Related Posts :