Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Fotoja që ka shokuar botën, 5-vjeçari sirian i plagosur” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Fotoja që ka shokuar botën, 5-vjeçari sirian i plagosur” plus 9 more Gazeta SHQIP


Fotoja që ka shokuar botën, 5-vjeçari sirian i plagosur

Posted: 18 Aug 2016 02:10 AM PDT

3758C50800000578-3746374-image-a-5_1471491861970Tmerri dhe tragjedia që ka sjellë lufta në Siri është treguar më së miri në një fotografi të publikuar, e cila ka prekur zemrat e miliona personave në mbarë botën.

Në të tregohet një fëmijë 5-vjeçar i plagosur, ulur në një karrige brenda një ambulance.

Vogëlushi është plagosur pas sulmit ajror në qytetin e Aleppo-s. Mbuluar nga pluhuri dhe gjaku, fytyra e Omran Daqneesh tregon dhunën dhe terrorin që ka përfshirë Sirinë.

18 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, kapen me kokainë në automjetin luksoz, arrestohen dy maqedonas

Posted: 18 Aug 2016 01:56 AM PDT

kokainePolicia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pasi u ka gjetur 101 gramë kokainë. Personat e arrestuar janë shtetas maqedonas: Vlase Tanaskoski (35 vjeç) dhe Aleksandër Trajkoski (38 vjeç), të dy banues në Strugë.

Ata u arrestuan pasi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Hotolisht, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Jaguar me targa SU0158AC, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101.2 gramë kokainë.

Policia ka sekuestruar edhe 6 telefona celularë, 10 karta SIM, një sasi dinarësh maqedonas si dhe mjetin tip "Jaguar".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

karta SIM 14031150_10208639074968002_2589751_n18 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kapshticë, u gjendet 320 gramë kokainë, në pranga 4 persona; mes tyre 2 femra

Posted: 18 Aug 2016 01:40 AM PDT

kokainePolicia kufitare e Kapshticës ka goditur dy raste të trafikimit të drogave të forta (kokainë) me qëllim kalimin e kësaj sasie lënde narkotike, në shtetin grek. Mësohet se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm, midis tyre dy femra: Ledi Nurçe, 38 vjeç, banues në Bilisht-Devoll; Redona Demolli, 21 vjeçe; Mikel Çekrezi, 29 vjeç; Rudina Hoxha, 25 vjeçe.

Gjatë kontrollit të ushtruar shtetases Redona Demolli, konkretisht në çantën personale të saj, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 263 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Kjo shtetase po udhëtonte së bashku me shtetasin Ledi Nurçe, me automjetin tip "Mitsubishi" me targa AA642HV, në pronësi të tij dhe nga deklarimet e marra dyshohet se këtë sasi të lëndës narkotike në çantën e saj mund ta ketë vendosur Ledi Nurçe.

Shtetases tjetër Rudina Hoxha, e cila ishte duke udhëtuar me automjetin tip "Mercedes-Benz" me targa KO4084B, në pronësi të Mikel Çekrezit, sërish në çantën personale të saj, iu konstatua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 57 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia e lëndës narkotike, në total 320 gramë. Policia po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

18 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Përplasja me armë në Shkodër, gjykata lë në burg 6 të rinjtë

Posted: 18 Aug 2016 01:26 AM PDT

shkoder perplasje me armeGjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për personat që u përfshinë në përplasjen me armë mbrëmjen e së dielës.

Gjykata ka dhënë sot masën arrest me burg për 6 personat e përfshirë në konflikt.

Ata janë: Behar Brajoviq (Bajri), 36 vjeç, banues Shkodër ( i dënuar më parë); Ilir Rustemi (Bajri), 40 vjeç, banues në Shkodër, ( i dënuar më parë); Bledar Lekaj , 26 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë);
Donald Shtjefni , 31 vjeç banues në Shkodër;  Kristjan Shtjefni , 26 vjeç, banues në Shkodër; Patrik Salaj , 21 vjeç , lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë

Është shpallur në kërkim policor edhe shtetasi me iniciale A.M , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje dhe punohet për kapjen e tij.

Motivi i sherrit mes tyre ishte një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje.

Më datë 14.08.2016 në orën 22:15 është njoftuar se në lagjen " Vasil Shanto" janë dëgjuar krisma armësh.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër të cilët kanë konstatuar se është plagosur shtetasi Donald Shtjefni dhe kanë bllokuar zonën përreth vendit të ngjarjes në bashkëpunim me forcat e FNSH-së, kanë ngritur dhe disa pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorëve .

18 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

AI: Rreth 18 mijë persona kanë vdekur në burgjet e Sirisë

Posted: 18 Aug 2016 12:57 AM PDT

_78357043_torture_getty_624Rreth 18 mijë persona kanë vdekur në burgjet qeveritare të Sirisë që nga fillimi i kryengritjes në vitit 2011. Shifrat tronditëse janë bërë publike nga "Amnesty International".

Raporti është bazuar në intervistat e kryera me 65 nga personat e mbijetuar nga torturat. Të dhënat e këtij raporti tregojnë se shkak për vdekjen e tyre janë rrahjet sistematike nga rojet e burgjeve dhe përdhunimet.

Ish të burgosurit kanë rrëfyer tmerret, duke deklaruar se ndaj tyre përdoreshin format më mizore si rrahje duke përdorur shufra metalike apo edhe me kabllo elektrike. Mirëpo, këto akuza janë hedhur poshtë nga qeveria siriane.

18 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, motoçikleta përplas një karrocë dore, 2 të plagosur

Posted: 18 Aug 2016 12:36 AM PDT

Policia-ShkoderNjë aksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale Koplik-Shkodër. Mjeti motoçikletë me drejtues shtetasin A.M, 41 vjeç, ka përplasur një karrocë dore që përdorej nga shtetasi V.S, 53 vjeç, banues në lagjen Pikza, Koplik.

Si pasojë e kësaj përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi A.M i cili ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jetën dhe shtetasi V.S i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për të zbardhur shkakun e aksidentit.

18 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Memaliaj, asgjësohen 2210 bimë kanabis

Posted: 18 Aug 2016 12:27 AM PDT

kanabisPolicia ka asgjësuar 2210 bimë të dyshuara kanabis sativa në Memaliaj. Bimët u gjetën në vendin  quajtur “Përroi i Poronizës” , Krahës 2.

Policia asgjësoi bimët në vend me anë të djegies, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.

18 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 18 gusht 2016

Posted: 18 Aug 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Sot do tregoheni tolerant me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të takoni do të takoni persona të këndshëm. Në aspektin financiar nuk duhet të kryeni shpenzime të pamenduara.

DEMI

Sot do të realizoni disa nga objektivat tuaja duke bashkëpunuar me partnerin. Në aspektin financiar nuk do të keni shumë të ardhura. Pranoni ftesat që do të merrni nga miqtë.

BINJAKET

Sot duhet të keni një komunikim të duhur me partnerin. Ju do të pranoni idetë e tij që kanë të bëjne me një çështje ekonomike. Në aspektin financiar duhet të kryeni shpenzime.

GAFORRJA

Sot do të tregoheni realist, duke hedhur hapat e duhura në aspektin afektiv. Në aspektin financiar nuk duhet të bëni shpenzime. Merrni disa ide nga miqtë, për të pasur sukses.

LUANI

Sot duhet të pranoni idetë e partnerit, pasi ato do të realizohen siç duhet. Aspekti financiar është i mirë. Ju do të kryeni të gjitha shpenzimet, pasi keni shumë të ardhura.

VIRGJERESHA

Sot do të merreni më shumë më aspektin profesional. Ju duhet të bisedoni me partnerin, për një projekt që doni të filloni. Në aspektin financiar nuk do të bëni asnjë shpenzim.

PESHORJA

Sot do të flisni më tepër me partnerin tuaj, duke i treguar çdo gjë. Nëse nuk jeni çift, do të takoni miqtë më të mirë që keni. Në aspektin financiar nuk mund të kryeni shpenzime.

AKREPI

Sot duhet të tregoheni bujar me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, nuk do të keni dëshirë të takoni njeri. Ju nuk duhet të bëni shpenzime financiare, për të pasur disa të ardhura.

SHIGJETARI

Sot duhet të tregoheni tolerant me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, pranoni ftesat që do t'ju vijnë nga shoqëria që keni. Në aspektin financiar do t'ju vijnë disa të ardhura.

BRICJAPI

Sot do të keni ide të qarta që kanë të bëjnë me partnerin. Ju do të hidhni hapat e duhura në aspektin afektiv. Në aspektin financiar, ju nuk duhet të kryeni më shumë shpenzime.

UJORI

Sot duhet të zgjidhni fjalët e duhura, për të biseduar me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të keni njohje të reja. Të ardhurat financiare, keni mësuar si t'i shpenzoni.

PESHQIT

Sot nuk do të keni një komunikim të mirë me partnerin tuaj. Në aspektin financiar do të keni të ardhura. Ju do t'i organizoni siç duhet paratë që keni, prandaj shpenzoni.

Tentoi të çmontonte saraçineskën e tubit të ujit, vdes i sëmuri mendor në Mirditë

Posted: 17 Aug 2016 02:26 PM PDT

policia-naten (1)Një 48-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën aksidentalisht ditën e sotme në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish-Gjeologjia e Mashterkorit në Reps, në pusetën e shkarkimit të ujësjellës-kanalizimeve Mirditë.

Sipas policisë, viktima ishte person që vuante nga problemet mendore prej kohësh. Sipas policisë, ai ka tentuar që me një çelës hidraulik të çmontoj saraçineskën e tubacionit të ujit në një pusetë, ku për pasojë presioni i ujit ka shkëputur një pjesë të saraçineskës duke e goditur në pjesën e kokës dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim si ngjarje aksidentale.

17 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Në Rumani, ku mund të flesh të hotelin e xhuxhëve

Posted: 17 Aug 2016 01:55 PM PDT

hotelEdhe xhuxhët kanë hotelin e tyre. Në Rumani po hapet një hotel shumë i veçantë, meritë e një çifti që të mërzitur nga rutina e qytetit, u transferuan në periferi të qendrës mesjetare Sibiu.

Këtu Gabi dhe Razvan Vasile i lanë vend fantazisë, duke ndërtuar një resort të çuditshëm të frymëzuar nga xhuxhët, elfët dhe krijesat e tjera të pyllit. Hoteli me tematikë të veçantë ndodhet në Rumani një nga majat e tij (të larta ose të ulëta, në varësi të shijes tuaj).

hotel1

Për të realizuar ëndrrën e çiftit u kujdes Ileana Mavrodin, arkitekte e specializuar në projekte pa ndikim në mjedis. Godinat, të cilat janë ende kantier, do të ndërtohen të gjitha me materiale organike.

Emri i kompleksit do të jetë 'Castelul de Lut', nga rumanishtja 'Kështjella e argjilës'. Çatitë do të jenë prej kashte, dyert me forma të çrregullta dhe muret me materiale organike si kashtë, dru apo argjile. Gjithsej do të jenë 10 dhoma dhe një restorant me furrë druri dhe orendi të frymëzuara nga përrallat e vëllezërve Grimm.

17 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :