Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Frajburgu dhe Kaizerslauterni në garë për Gjimshitin” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Frajburgu dhe Kaizerslauterni në garë për Gjimshitin” plus 9 more Gazeta SHQIP


Frajburgu dhe Kaizerslauterni në garë për Gjimshitin

Posted: 27 Aug 2016 02:31 AM PDT

gjimiBerat Gjimshiti mes Italisë dhe Gjermanisë. Mbrojtesi i Kombëtares Shqiptare i mbërritur te Atalanta në mes të sezonit të kaluar, në pamundësi për të gjetur hapësirat e nevojshme te bergamaskët po kërkon një destinacion të ri.

Për 23-vjeçarin ditët e fundit ka patur një interesim nga Krotone, që synon të përforcohet për sezonin e parë historik në Serinë A italiane. Klubi kalabrez i ka paraqitur një ofertë konkrete Atalantës, por ende nuk ka marrë një përgjigjje përfundimtare. Drejtuesit e klubit kanë kërkuar më shumë kohë pasi interesim për Gjimshitin ka patur edhe nga Gjermania, më konkretisht nga Frajburgu dhe Kaizerslauterni. Sikurse njofton Gianluca Di Marzio, gazetari italian i specializuar për merkaton, skuadra e Bundesligës ku aktivizohet Amir Abrashi, por edhe klubi i njohur që militon në Bundesligën e dytë po studiojnë mundësitë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shtatlartë.

Deri kur të bjerë gongu për mbylljen e merkatos Gjimshiti duhet të ketë bërë zgjedhjen e tij, sigurisht për t'u larguar nga Atalanta, ku nuk po gjen mundësinë e aktivizimit nën urdhrat e Gasperinit. Një tjetër alternativë për të ardhmen e mbrojtësit ishte Avellino, por Atalanta nuk ka ndërmend ta japë në formë huazimi, sikurse pretendonte klubi i Serisë B.

Berat Gjimshiti synon një vend titullati edhe në kombëtaren shqiptare pas tërheqjes së Lorik Canës. Për momentin në qendër të mbrojtjes kuqezi zgjedhje të para konsiderohen Mavaraj dhe Ajeti, mirëpo mbrojtësi i Torinos ka pësuar një dëmtim që e bën të pamundur grumbullimin e tij për ndeshjen me Maqedoninë në “Loro Boriçi”. Në këtë pozicion një tjetër alternativë për De Biasin është edhe Frederik Veseli, i transferuar vetëm ditë më parë tek Empoli.

27 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Hekurudha më e shkurtër në botë dhe historia e saj

Posted: 27 Aug 2016 02:30 AM PDT

angels-flight_192936-1600x900 angelsflight5 Hekurudha  3 Hekurudha 2 AFARCH2 Hekurudha

Treni padyshim që është në mesin e transporteve më të përdorur nga njerëzit. Të hipësh në një tren, tashmë është bërë një zakon dhe pjesë e të përditshmes për shumë persona. Me artikullin e sotëm, duam të ju prezantojmë një hekurudhë vërtetë shumë speciale që gjendet në Los Angeles.

Po flasim për "Angels Flight", hekurudhën më të shkurtër në botë. Siç mund të shihet nga imazhet, është vërtetë shumë e vogël si hekurudhë dhe duket sikur është në miniaturë. Duhet të dini se struktura është inauguruar në 1901, në një nga lagjet më të famshme të modës në atë kohë.

Siç mund ta vësh re edhe nga fotot, hekurudha lidh pjesën më të lartë të një kodre me rrugën. Koha mesatare që i duhet për të bërë transportin e pasagjerëve, është vetëm një minutë.

Për fat të keq në 2001, një burrë humbi jetën në këtë hekurudhë dhe për këtë motiv, ajo mbeti e mbyllur për të paktën 9 vjet. Nga 2010, u rikthyer në funksion, por në 2013, ndodhi një tjetër aksident.

Pas kësaj datë, hekurudha nuk është më në gjendje pune dhe ende nuk ka ndonjë lloj informacioni për sa i përket të ardhmes. Nuk dihet ende nëse ndonjë ditë mund të rivitalizohet sërish.

S.Muça

Durrës, këputet kavoja e ashensorit, humb jetën 15-vjeçari

Posted: 27 Aug 2016 02:07 AM PDT

ambulanca urgjencaNjë 15-vjeçar, me inicialet K.L., banues në Durrës, ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi prej 6 metrash.

Ngjarja ka ndodhur në fabrikën e këpucëve në lagjen 14 në Shkozet dhe policia bën me dije se adoleshenti ka rënë në gropën e ashensorit pasi këtij të fundit i është këputur kavoja.

Në ndërtesën 3-katëshe që ndodhi incidenti, punonte dhe nëna e 15-vjeçarit, i cili sipas dëshmitarëve kishte bërë disa xhiro me ashensor.

K.L kishte shkuar për të pritur të ëmën dhe gjatë kësaj kohe po lozte duke hipur e zbritur në ashensorin e jashtë i cili përdorej nga firma për transportimin e materialeve. Firma kryente aktivitetin e saj në katin e tretë të ndërtesës.

Në një moment në ashensor ka hipur dhe një punonjës i firmës 44 vjeçari 44 vjeç i cili po transportonte materiale. Ky i fundit ka pësuar fraktura pasi është rrëzuar dhe ai në gropën e ashensorit në tentativën për të ndihmuar djaloshin.

"Duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m shtetasi K.L. 15 vjeç, banues në Durrës, I cili kishte shkuar për të parë nga kureshtja.

Ndërkohë, shtetasi B. D. 44 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, punonjës pranë kësaj firme, i cili ka shkuar për të ndihmuar shtetasin K.L. në tentative për t'i shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit", – thuhet në deklaratën e policisë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e djeshme dhe policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

27 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Operacion anti-terrorizëm në Angli, 5 të arrestuar në Birmingham

Posted: 27 Aug 2016 01:58 AM PDT

AngliPesë persona janë arrestuar në Angli në kuadër të një operacioni anti-terrorizëm në Birmingham dhe Stok-on-Trent.

Lajmi është raportuar nga policia e West Midlands, duke shpjeguar që bëhet fjalë për indiidë të dyshuar që mund të kenë kryer, përgatitur apo nxitur akte terroriste. Në Birmingham në veçanti, pas një personi të arrestuar, është dërguar në zonë e Lee Bank, njësia anti-eksploziv "me qëllim parandalues".

Janë arrestuar tre të rinj mes 18 dhe 18 vjeç, të cilët kanë përfunduar në pranga pikërisht në Birmingham dhe dy persona të tjerë 32 dhe 37 vjeç, të kapur në zonën e Stoke, në Staffordshire.

Zona e Birminghamit ka një prani të foto islamike, por për momentin nuk është saktësuar se për çfarë krimesh bëhet fjalë. Nuk është e qartë se deri në ç'pikë kishin mund të përgatitnin atentatet të dyshuarit.

27 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, asgjësohen 26 parcela me 5365 rrënjë kanabis

Posted: 27 Aug 2016 01:56 AM PDT

kanabis 2Policia e Vlorës ka asgjësuar 26 parcela me 5365 bimë kanabis. Mësohet se bimët narkotike ishin kultivuar në sipërfaqe të vogla toke, të cilat nuk kishin pronar. Bimët narkotike u asgjësuan më anë të djegies.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

27 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, dhunon 15-vjeçarin dhe konfliktohet me policinë

Posted: 27 Aug 2016 01:47 AM PDT

prangaPolicia e Shkodrës ka arrestuar një persona që ka kundërshtuar dhe goditur forcat e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Në pranga ka rënë Anton Quku, 20 vjeç, banues në Shkodër, i cili më herët ishte konfliktuar me një 15-vjeçar me inicialet P.K.,  për motive të dobëta.

Mësohet se Quku e ka dhunuar adoleshentin dhe gjatë momentit të arrestimit të tij, ka kundërshtuar dhe goditur agjentët, të cilët ndërhynë për ta neutralizuar. Konflikti mes dy të rinjve ndodhi në lagjen "3 heronjtë" në qytetin e Shkodrës.

27 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kerry dhe Lavrov nuk arrijnë marrëveshje për armëpushim në Alepo

Posted: 27 Aug 2016 01:35 AM PDT

KerrySekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerry dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për një armëpushim të mundshëm humanitar prej 48 orësh në Alepo.

Du shefat e diplomacisë amerikane dhe ruse, po ashtu nuk kanë arritur një pakt as për një bashkëpunim ushtarak kundër militantëve të ISIS-it në Siri.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësit e tyre respektivë në fund të takimit të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës.

Megjithatë, Kerry dhe Lavrov, kanë gjetur një marrëveshje që ekspertët e të dyja palëve do të vazhdojmë të bisedojnë edhe në ditët e ardhshme për çështjet që nuk bien dakord.

27 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bangladesh, vritet truri i sulmit terrorist në Daka

Posted: 27 Aug 2016 01:29 AM PDT

DakaNjësia anti-terrorizëm e policisë së Bangladeshit, ka vrarë tre terroristë gjatë një operacioni në Narayanganj.

Mes të vdekurve figuron edhe Tamin Chowdhury, organizatori i mundshëm i atentatit të 1 korrikut në "Holey Artisan Restaurant" të Dakës, që i mori jetën 22 personave, mes të cilëve 9 italianë. Autorittet kanë shpjeguar që agjentët kanë hapur zjarr kur terroristët filluan të qëllojnë me armë zjarri, duke i vrarë të gjithë.

Tamim Ahmed Chowdhury, kanadez me origjinë bangaleze, është lokalizuar falë një informacioni të marrë nga një militant i arrestuar nga grupi klandestin Jama’atul Mujahideen, Bangladesh.

Për të, ka kujtuar shefi i policisë anti-terrorizëm i Bangladeshit, Monirul Islam, ishte vënë një shumë prej 22.000 eurosh.

Atentati, ku humbën jetën 22 persona, u mor përsipër nga ISIS-i dhe sipas sajteve të ndryshme, Tamin Choëdhury ishte koordinatori i celulës së bangladeshit të lëvizjes xhihadiste.

Hetimet për Chowdhury, 30 vjeç, zbuluan se ai kishte ikur nga Kanadaja në vitin 2013, ku familja e tij kishte emigruar në vitet '70.

27 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mallakastër, i gjenden municione në banesë, arrestohet 35-vjeçari

Posted: 27 Aug 2016 01:28 AM PDT

prangaNjë 35-vjeçar në Mallakastër ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar municione luftarake.

Mësohet se është arrestuar Berti Xhelaj, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan 61 fishekë automatiku model 56, 1 krëhër dhe 6 mbajtëse metalike fishekësh.

Para se të fillonte kontrolli Berti Xhelaj u largua me shpejtësi nga banesa duke mos u bindur thirrjeve të policisë, por pas ndjekjes nga patrulla e policisë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij

27 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Berisha publikon denoncimin: Shefi i policisë mbjell kanabis në Pukë

Posted: 27 Aug 2016 01:14 AM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar një denoncim, ku sipas tij një qytetar-dixhital denoncon shefin e komisariatit të policisë së Pukës, i cili së bashku me kushëririn e ish-deputeit Mark Frroku, kanë mbjella parcela me kanabis në këtë zonë.

Berisha nuk bën komente të mëtjshme, por thjesht publikon rastin e denoncuar në profilin e tij të "Facebook"-ut.

Qytetari dixhital denoncon:

SalaShefin e komisariatit të Pukës që mbjell me Frrokët drogë, të cilën e mbron policia! sb

“Mirmbrëma zoti berisha..do doja tju informoja për një zotëri i quajtur Sokol frroku djali xhaxhait arben dhe mar frrokut ..i dënuar nga gjykata shqiptare si i sëmurë mendor për vrasjen e një 19 vjecari ne luf/ pukë dhe përsëri po i njëjti person kapet për trafik droge në greqi dhe bën ca vite burg ..pr një i “sëmur mendor që vret ” mund të merret dhe me kokainë ..sot zotëri ka mbjellur kanabis i lidhur me shefin e komisariatit pukë arrin që ti shpëtojë i vetmi nga fshesa që i bëri policia pjesës së kqirës ku ishin mbjellur shum po vetëm parcelat e këtij njeriu spreken dhe janë më të dallueshmet nga të gjitha …kjo tregon se si lihet një vrasës të bashkpunojë me një shef policie me një parti mafioze si partia socialiste”.

27 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :