Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Greqi, policia vret shqiptarin, trupin e mbajti të fshehur në frigorifer për 10 ditë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Greqi, policia vret shqiptarin, trupin e mbajti të fshehur në frigorifer për 10 ditë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Greqi, policia vret shqiptarin, trupin e mbajti të fshehur në frigorifer për 10 ditë

Posted: 14 Aug 2016 01:30 AM PDT

Një 28-vjeçar nga fshati Rrilë i Lezhës, dyshohet se është dhunuar barbarisht deri në shkaktim vdekjeje. I riu Pëllumb Marnikollaj sipas burimeve të pakonfirmuara, është dhunuar për vdekje në mjediset e rajonit të policisë "Kato Patisia" ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia greke për më shume së 10 ditë.

Ngjarja

Pëllumb-Marinkolaj-415x260Viktima Pëlumb Marnikollaj jetonte si emigrant në  Greqi. Ai ishte arrestuar për vjedhje, duke bërë 8 vite burg. Prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhënë një mase më lehtësuese, detyrim paraqitjeje. Me datë 3 gusht në orën 20:00,  të mbrëmjes, shqiptari është paraqitur në rajon, por nuk ka dalë më i gjallë nga aty. Policia e ka dërguar të vdekur në morgun e spitalit "Erithros Stravros" Athinë, duke deklaruar se i riu shqiptar ka rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit.

Rastësia ka bërë që pak minuta para se të futej në rajon, Pëllumb Marnikollaj të telefononte një shokun e tij. Gjatë bisedës i ka thënë se do ta ritelefononte pasi të firmoste paraqitjen në rajonin e policisë. Miku i 28-vjeçarit ka pritur telefonatën që nuk ka ardhur më.

Pasi i riu nuk është bërë i gjallë, miq dhe familjarë janë interesuar për humbjen e kontakteve të tij. Avokati i cili ndiqte çështjen penale të Pëllumb Marnikollajt, ka refuzuar të flasë me shokët e të ndjerit, duke thënë se ishte me pushime. E gjithë kjo situatë e paqartë ka vënë në alarm familjarët e të riut nga Lezha, ndërsa vëllai i tij ka udhëtuar drejt Athinës në kërkim të gjurmëve të vëllait të zhdukur. Pas shumë kërkimeve dhe përmes një avokateje është gjetur trupi i të riut fatkeq në frigoriferin i varrezave "Agio Anargioro", gati për tu varrosur duke u klasifikuar si një kufomë pa identitet.

Fillimisht drejtuesit e varrezave kanë refuzuar të tregojnë trupin , të cilit i ishte bërë autopsia pa praninë e prokurorisë , grupit hetimor, familjarëve apo avokatit , por vetëm me urdhër të policisë greke. Miqtë e tij rrëfejnë për "Realiteti News" se trupi ka pasur shenja të dukshme të një dhune monstruoze . Pasi drejtuesit e varrezave janë ballafaquar me familjarët dhe miqtë, ato kanë thënë se trupi është sjelle i vdekur dhe ai do i dorëzohej familjarëve me kushtin e vetëm, që të mos kishte denoncime dhe çështja të varrosej bashkë me të.

Familjarët në gjendje shoku kane tërhequr kufomën e të riut nga dhoma frigoriferike e varrezave. Trupi mbërriti në Shqipëri, ndërsa në familjen Marnikollaj në Rrilë të Lezhës janë hapur dyert e mortit.

Kanë qenë miqtë e viktimës, të cilët kanë shkuar në rajonin e policisë duke kërkuar pamjet filmike të hyrjes dhe daljes së shqiptarit, pamje të cilat janë të zhdukura nga çdo server.

Ato kërkojnë nga Ministria e Jashtme e vendit tonë dhe ambasada shqiptare në Greqi që rrethanat e vdekjes të Pëllumb Marnikollaj të zbardhen. Diplomacia shqiptare nuk duhet të mbyll sytë dhe gojën para akteve barbare të dhunës ndaj shtetasve shqiptarë, aq më shumë kur bëhet fjale për vdekjen e një të riu brenda një rajoni policie në shtetin fqinj.

14 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Dënohet punonjësja e Arkivës së Shtetit, përktheu gabim osmanishten e vjetër

Posted: 14 Aug 2016 01:30 AM PDT

Sokol Çobo

Gjykata e TiranesNjë punonjëse e Arkivit Qendror Shtetëror është dënuar nga Gjykata e Tiranës për falsifikim dokumentesh. Entela Muço është akuzuar se ka përkthyer gabim një vendim gjykate nga osmanishtja e vjetër, çka ka sjellë probleme pronësie në Zvërnec të Vlorës. Ajo është dënuar me 1 vit burg, por i është konvertuar me kusht, që gjatë periudhës 18 mujore, të mos kryejë asnjë vepër penale.

Sipas vendimit që disponon gazeta "Shqip", Entela Muço duke qenë një subjekt i posaçëm, me atributet dhe tagrat e specialistes së gjuhës së vjetër osmane dhe specialiste-arkiviste në Departamentin e Dokumenteve deri në Luftën e Dytë Botërore pranë Arkivit Qendror Shtetëror, me veprimet e saja të kundërligjshme, dhe brenda fushës së detyrës së saj funksionale për të verifikuar të dhëna pronësie për subjektet e kërkuara në bazë të aplikimeve të interesuarve, për t'i gjetur dhe dhënë këto të dhëna në mënyrë të saktë, ka cënuar marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar veprimtarinë e rregullt ligjore. Ajo ka cënuar interesat e të drejtat e ligjshme të subjekteve të interesuar që u adresohet ky dokumentacion.

"Së pari, nga provat e grumbulluara gjatë hetimit të këtij procedimi penal rezulton se, nuk ka asnjë kërkesë konkrete të paraqitur në AQSH Tiranë nga kërkuesi G.T. lidhur me marrjen e dokumenteve në gjuhën e vjetër osmane në emër të S.Sh. Mandatpagesa e vitit 2005 lidhet me një kërkesë të kërkuesit G.T. për marrje të dokumenteve që kanë lidhje me procesin gjyqësor civil të vitit 1940 midis paditësit Sh.S. nga Kanina dhe i paditur F.V. lidhur me fushën e aeroplanëve. Për rrjedhojë, e pandehura Entela Muça e ka përpiluar shkresën nr. 2195/3 ose 2005, datë 27.03.2007 të AQSH, me të dhëna të rreme, të cilat nuk kanë lidhje me objektin e kërkesës së vitit 2005 të kërkuesit G.T." thuhet në vendimin e gjykatës. Sipas saj, nga përkthimi i bërë gjatë hetimeve paraprake nga Entela Muço, e ngarkuar nga prokurori për përkthimin e 6 fletëve dokumenteve në gjuhën e vjetër osmane, ka rezultuar se nuk bëhet fjalë për të dhëna pronësie në emër të subjektit S.Sh., por në emër të një shtetasi osman, të quajtur I.A., nga Karabashi Vlorë. Ky fakt është provuar dhe nga përkthimi i dërguar nga AQSH, Tiranë, ku arkivisti Ermal Nurja ka përkthyer tapitë e mësipërme, tre akte dhe kanë rezultuar në emër të shtetasit I.A., Karabash Vlorë

14 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Memaliaj, asgjësohen 2800 rrënjë kanabis, në pranga 64-vjeçari

Posted: 14 Aug 2016 12:54 AM PDT

ParceleAsgjësohen në Memaliaj 2800 bimë të dyshuara narkotike dhe arrestohet në flagrancë një shtetas i dyshuar si autor. Marijuana u gjet e kultivuar  në afërsi të lagjes ” Hoxhaj” , Krahës 2 të Memaliajt, e cila ishte kultivuar në 7 parcela të ndryshme.

Ndërkohë, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin  Kujtim Hoxha, 64 vjeç, banues në Krahës 2, pasi nga kontrolli i ushtruar u gjet një tub plastik dhe një kabull elektrik, që lidhte parcelat me shtëpinë e këtij shtetasi. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

14 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, i mituri arrestohet se akuzohet për kultivim marijuane

Posted: 14 Aug 2016 12:44 AM PDT

MarijuaneI mituri akuzohet se ka kultivuar kanabis, arrestohet nga Policia e Fierit. Burimet bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin F.R., 16 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier.

Adoleshenti u vu në pranga pasi në afërsi të banesës së tij u gjet një parcelë me bimë narkotike kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

14 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Arrestohet 16-vjeçari për vjedhje, policia: I dënuar edhe për ngacmim seksual

Posted: 14 Aug 2016 12:39 AM PDT

 

prangatArrestohet në Tiranë një i mitur për akuzën e disa vjedhjeve. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin D . B, 16 vjeç , banues në Tiranë, i proceduar  dhe arrestuar më parë për ngacmimi seksual.

Adoleshenti akuzohet se një ditë më parë rreth  orës 12:00, në rrugën "Frosina Plaku", Tiranë, i ka vjedhur çantën shtetases L. R., në të cilën ka patur një shumë prej rreth 20.000 lekë të reja, një telefon celular, orë dore dhe disa sende të tjera personale. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua çanta e vjedhur , portofoli, aparati celular, karta e identitetit e shtetases L.R .

Nga veprimet hetimore këtij shtetasi  i janë dokumentuar dhe rezulton se është autor i ngjarjeve të ndodhur me 8 gusht 2016,  ku në orën16:00, në rrugën "Skenderbej", në banesën e shtetases L.M., ka hyrë në banesën e saj dhe ka vjedhur telefonin tip "I-phone"; më datë 9 gusht 2016, ora 18:00, në rrugën "Ylbere Bylykbashi", ka  vjedhur dyqanin e shtetases A.B, ku kanë marrë 50.000 lekë.  Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes".

14 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Jeta e Dom Pjetër Popajt në një dokumentar

Posted: 14 Aug 2016 12:21 AM PDT

Regjisori Bujar Alimani një dokumentar për klerikun që celebroi meshën e parë në Kishën Shqiptare në Bronx, ku morën pjesë 1014 persona

DomJeta e një prej personazheve më të njohur të klerit shqiptar Dom Pjetër Popaj, do të vijë së shpejti në një dokumentar realizuar nga regjisori Bujar Alimani. "Dom", quhet dokumentari me skenar të Dritan Haxhias, muzikë të Fatrin Krajës,producent Damian Previzi, i cili do të sjell rrugëtimin e një figure të rëndësishme të klerit shqiptar. Tre vjet më parë regjisori Alimani u shpërngul për të jetuar në SHBA, ku nisi të njihej më nga afër me komunitetin shqiptar që jeton atje. Dom Pjetër Popajn do ta shihte për herë të parë në një festë shqiptarësh në Nju Jork. " Aty kam njohur Dom Pjetër Popaj…Natyrisht s'më bënte ndonjë përshtypje të veçantë rituali, pasi në Greqi ku kisha jetuar gjatë kisha parë me dhjetëra të tillë, por më impresionoi shumë kleriku që e kryente atë. Ishte një njeri erudit i emigruar nga Ulqini në 1974. Njeri që njihte shumë mirë disa gjuhë, studiues i disa Akademive, bartës i shumë diplomave", thotë regjisori Alimani. Mjaftuan vetëm disa vështrime mbi karakterin e Dom Pjetërit për të vendosur që të sillte jetën e tij në një dokumentar. Një jetë e cila tregon jo vetëm rrugëtimin e një individi, por dhe të klerit katolik shqiptar. Më pas ai do të vizitonte Kishën "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale, do ti bënte përshtypje biblioteka e Dom Pjetër Popajt. "Mes librave shquhej Martin Camaj, Kadare, Agolli… enciklopedi dhe shumë shkrimtarë të huaj, kryesisht letërsi. Vërtetova edhe njëherë se instinkti nuk me kish gabuar. Xhiruam në prill të 2015. Mbresa më e veçante, një Natë e Pashkëve në atë pranverë", thotë Alimani. Sipas tij, ky është një dokumentar për besimin, durimin, paqen dhe humanizmin, për fenë-komb apo kombin-fe, për dilemat, bindjet, fuqinë mbi tragjeditë e vogla personale dhe lumturinë që gjendet në gjërat e vogla. Dom Pjetër Ndoc Popaj, lindi në Shën Gjergj, më 10 qershor 1958, në një nga qendrat e hershme të krishtërimit ndër shqiptarë. Kisha katolike në vendlindjen e tij daton në shek. XIV. Ajo i është përkushtuar Shën Gjergjit dhe bën pjesë në Arqipeshkvinë Metropolitane të Tivarit, ku, i pari i saj ishte Primat i Serbisë.
Në vendlindje Pjetri i vogël mori mësimet fillestare, kurse vitet e fundit të shkollës fillore i përfundoi në Ulqin. Më 1972, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe familja e tij, nëna Lina e babai Ndoc, mori udhën e mërgimit për në SHBA. Për 12 muaj ata qëndruan në Itali, për përgatitjen e dokumenteve dhe në nëntor të vitit 1973, arritën në aeroportin J.F.K. Prindërit e regjistruan Pjetrin në "Joan of Ark" High School, në Manhattan e më pas në "Evander Childs" High School, në Bronx, Neë York. Tek i riu, zgjohet në brendësi të shpirtit thirrja e parë për t'iu përkushtuar Hyjit. Vitet kaluan e ai përfundoi studimet e larta në "Cathedral Preparatory Seminar", në Manhattan. Por etja për dije filozofike do të bënte që ai të rregjistrohej në "Cathedral College of the Immaculate Conception" në Douglastoën, Yonkers, NY, ndërsa studimet teologjike t'i përfundonte me sukses "St Joseph's Seminary", në Dunëoodie, Neë York, në vitin 1985. I shuguruar si djakon, për 6 muaj shërbeu në Kishën "Saint Lucy't", në Bronx. Një muaj më pas, më 16 nëntor 1985, në Katedralën e Saint Patrick-ut, në Manhattan, NY, nga Shkëlqësia e Tij John Cardinal O'Connor, Arqipeshkëv Metropolit i Neë York-ut, u  shugurua prifti i parë shqiptar në Amerikë, duke veshur petkat e meshtarit. Ky gëzim i përbashkët, u festua më 24 nëntor 1985, në "Imperial Manor", në Paramus, Neë Jersey nga bashkatdhetarët e meshtarët: Imzot Dr.Johseph J.Oroshi, bashkëvendasi Dom Rrok Mirdita (sot Arqipeshkëv Metropolit i Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, Shkëlqësia e Tij, Imzot Rrok Mirdita), Monsinjor John Doherty, Vicar Episcopal, Father Hebert D'Argenio, nga Këshilli i Kishës, ku,  kryetar darke ishte Tonin Mirakaj. Ishte kjo ditë, kur Dom Pjetër Popaj celebroi meshën e parë në Kishën Shqiptare në Bronx, ku morën pjesë 1014 persona. Më 17 maj, Cardinali i Neë York-ut, Eminenca e Tij Jonhn Connor, njoftoi emrimin e Dom Pjetër Popajt si ndihmësadministrator në Kishën "Saint Lucy's", Bronx, NY. Më 1 qershor 1989, prifti i ri celebroi meshën e parë si ndihmësfamullitar në Kishën Shqiptare "Zoja e Këshillit të Mirë".
Prej vitesh pelegrinët shqiptarë shkojnë të organizuar në grupe në vendet e shenjta, për të cilat, është shkruar në faqet e këtij libri. Dom Pjetër Popaj, ka organizuar tubime shkencore e kulturore në nderim të klerikëve katolikë dhe personaliteteve të ndryshme të kulturës shqiptare. I tillë ishte seminari shkencor, mbajtur më 7 tetor të vitit 1989, në përkujtim të 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit (1625-1689) dhe rëndësisë së veprës së tij "Çeta e Profetënve". Më 24 maj 1999, Dom Pjetër Popaj, ishte në krye të një grupi besimtarësh shqiptaro-amerikanë, që shkuan në qytetin e Shkodrës për të marrë pjesë në përkushtimin (konsekrimin) e Shenjtores "Zoja e Këshillit të Mirë", që në Shqipëri njihet si "Zoja e Shkodrës". Më 8 qershor 2002, në mjediset komode të Qendrës "Nënë Tereza" në Hartsdale, Neë York, pranë Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", u organizua Simpoziumi me temë: "Kisha në komunitetin shqiptar". Në këtë tubim të rëndësishëm kulturoro-historik ishin të pranishëm përfaqësues të klerit katolik shqiptar, Imzot Rrok Mirdita, famullitari organizues dhe mikpritës, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, Dom Nikolin Përgjini, studiues, intelektualë, besimtarë etj. Organizatorë të simpoziumit ishin: "The Internacional Club Illiriada" dhe Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës". Dom Pjetri është organizatori i përvitshëm i darkës madhështore të Kishës "Zoja e Shkodrës", për të përkujtuar Zojën e Shkodrës si pajtore, një nënë mbrojtëse e kujdesshme për bijtë e vet arbërorë, të famullisë në Hartsdale, Neë York. Prej 16 vitesh (1991) e në vijim Dom Pjetri, është organizatori i festivalit mbarëshqiptar në Lehman College (Bornx, NY), ku mblidhen grupe e këngëtarë shqiptarë nga shtetet e ndryshme të Amerikës, të cilët, sipas traditës, i përshëndet meshtari mikpritës.

Horoskopi-14 gusht 2016

Posted: 14 Aug 2016 12:15 AM PDT

horoskopi1-212Dashi

Vërini në përdorim idetë tuaj pa pasur frikë, por përpiquni që të mos jini as shumë të rreptë me vetveten, nëse nuk arrini qëllimin e kërkuar. E mesmja e artë është gjithmonë mënyra më e mirë për të qenë të lumtur. Sot ju mund të arrini një qëllim, ose gjysmën e tij dhe mund të jeni krenar për atë që keni arritur të bëni. Nëse kërkoni që të keni gjithçka në mënyrë të menjëhershme, ndoshta nuk do të keni asgjë.

Demi

Përpiquni që të jeni më të drejtpërdrejtë sot përballë personave sepse ata ndoshta nuk mund të ju kuptojnë ose bëjnë sikur nuk ju kuptojnë. Mos keni hezitime ndaj tyre sepse as ata nuk kanë ndaj jush. Nëse duhet t'i jepni një shtysë jetës suaj, atëherë është mirë që të dini ekzaktësisht se çfarë duhet të bëni dhe si duhet ta bëni. Nuk duhet të keni mëshirë ndaj atyre që duan të ju dekurajojnë dhe të ju mposhtin nga xhelozia.

Binjakët

Kujdesuni për veten, por mbi të gjitha përpiquni që të jeni më pak të papajtueshëm me të tjerët. Jo gjithçka që ju bëni, është më e mira absolute dhe mos prisni që të tjerët të ju kuptojnë. Përkundrazi, përplasja me realitetin tjetër do të sjellë përmirësime në jetën tuaj.

Gaforrja

Sot përpiquni që në plan të parë të vini punën sepse mund të ketë lajme të mira për ju. Mos kini frikë që të përmirësoni veten, sepse vetëm kështu do të jeni më i qetë. Keni një nevojë fiziologjike për ndryshim, kështu që duhet të revolucionarizoni jetën apo pamjen tuaj. Është më e fortë se ju që ta pëlqeni një gjë të tillë sepse nuk keni ndaluar në të njëjtën pikë.

Luani

Duhet të luftoni që të keni më shumë pavarësi dhe kjo është mëse e drejtë. Por duhet të keni parasysh se njerëzi që ju janë pranë nuk mund të ju sigurojnë që të jenë dakord me çdo gjë që ju bëni. Duhet të lini me një anë hezitimin tuaj përballë tyre, e ndoshta duhet të përpiqeni që të mos i kritikoni tepër.

Virgjëresha

Ju keni bërë më të mirën gjatë ditëve të kaluara dhe të bësh më të mirën edhe sot, është pikërisht ajo që pritet nga ju. Pavarësisht asaj që presin të tjerët, ju e keni arritur objektivin tuaj. Qetësia juaj në këtë periudhë është ajo që ka më shumë rëndësi. Për pasojë duhet të riparoni situatat që mund të ju shkaktojnë të kundërtën dhe mund të destabilizojnë qetësinë që keni nevojë. Jeni lodhur shumë për të arritur deri këtu.

Peshorja

Shpresat tuaja do të bien ndesh me ato të të dashurive tuaj dhe sot mund të jetë një ditë e rëndë nga pikëpamja emocionale, pasi ndoshta ju nuk prisnit që ata nuk do të ju mbështesnin. Ju keni shpenzuar shumë nga koha juaj për të menduar për një të ardhme, pa marrë në konsideratë emocionet e të tjerëve. Tani duhet të revoluciononi pikëpamjen tuaj nëse doni ende që të bini në dakordësi.

Akrepi

Keni dhënë shumë për personat që keni pranë dhe keni ndjesinë se nuk shpërbleheni me të njëjtën monedhë. Do të ishte mirë që të flisnit sot, në vend që të rrini të heshtur dhe mërzitur. Ata ndoshta nuk mund ta kuptojnë sjelljen tuaj. Jepuni një shans kujtdo që është i afërt për ju, që të jeni të sigurt dhe të qartë se çfarë mendojnë ata për ju dhe nuk është ashtu siç mendoni. Komunikimi shpesh nënvlerësohet nga ana juaj. 

Shigjetari

Edhe në qoftë se ju jeni të predispozuar në këtë kohë ndaj një personi, nuk është e thënë se kjo është e mjaftueshme që të ketë një marrëdhënie të mirë. Përpjekja dhe sakrifica janë thelbësore për të hedhur një themel të fortë. Dashuria, miqësia dhe lidhjet në përgjithësi kanë nevojë për ushqim të vazhdueshëm, si lulet.

Bricjapi

Ju nuk keni mundësi që të jeni të kujdesshëm me atë që po bëni sot sepse keni shumë detyra për të përfunduar. Kështu që ju ose duhet të mbështeteni në fat ose tek dikush, që të mos humbisni kontrollin. Kjo nuk është një shenjë e dobësie, por thjesht vjen prej për aktivitetit të tepruar. Kështu që nuk duhet të nënvleftësoni dike që ju sugjeron të merrni ndihmë, pasi do të ketë arsye të drejta dhe ju duhet të dëgjoni atë.

Ujori

Keni interesa që nuk mund t'i injoroni dhe kjo do të jetë dita më e mirë për të gjithë që të bëni detyrën tuaj. Edhe nëse vini nga një periudhë shumë aktive dhe stresuese, nuk mund të mungoni në mënyrë aposlute. Mund të këni kënaqësi të mëdha sot, por nga këndvështrimi sentimental dhe jo në atë të punës. Mund të keni shijuar pak nga të gjitha këtë periudhë, kështu që mos u ankoni.

Peshqit

Nëse doni që dikush të interesohet për ju, tërheqja e vëmendjes me cdo kusht, nuk është metoda më e mirë për ta bërë këtë. Personi që keni përballë, ndoshta nuk i ka shumë qejf ekzagjerimet. Duhet ta dini këtë gjë sepse e keni provuar edhe në të kaluarën dhe nuk keni pasur sukses. Nëse ka ndonjë gjë që e kaluara mund të na mësojë, është pikërisht që të mos bëjmë të njëjtat gabime.

Holanda pranon kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të  Arben Frrokut

Posted: 13 Aug 2016 01:30 PM PDT

Arben Frroku le qelineGjykata e Amsterdamit vendosi ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri, pas kërkesës së kësaj të fundit. Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e shpalli të pafajshëm dhe ky ishte momenti që Frroku u arratis nga Shqipëria, pavarësisht se kishte një llogari të hapur me drejtësinë. Por kundër këtij vendimi Gjykata e Apelit vendosi dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Frroku kishte bërë një kërkesë që të mos ekstradohej sepse pretendonte se në Shqipëri i rrezikohej njëjta në burg nga gjakmarrja. Ndërkaq ministri holandez i drejtësisë, pritet të firmosë vendimin e ekstradimit të tij në drejtim të vendit tonë, pasi të ketë marrë formë të prerë vendimi i ekstradimit. Në këtë mënyrë vrasësi i Komisarit Dritan Lamaj do t'i rikthehet qelive në burgjet shqiptare, aty ku është dënuar të qëndrojë përjetësisht.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sulm me thikë dhe lëndë djegëse në një tren, plagosen 7 persona

Posted: 13 Aug 2016 01:15 PM PDT

a3-4-1200x630Një sulm me thikë dhe lëndë djegëse ka ndodhur pasditen e sotme në një tren në Zvicër. Mediat vendase raportojnë se autori i krimit të shumëfishtë është një 27-vjeçar, duke shkaktuar 6 të plagosur.

Gjithashtu gjatë sulmit të përgjakshëm, i riu ka mbetur edhe vetë i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në veri-lindje të Zvicrës ku të plagosurit kishin edhe shenja djegie, kjo tregon se autori ka sulmuar edhe me një lëndë djegëse por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për acid.

a1-51Mes të plagosurve është edhe një fëmijë. Ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e sulmit, ndërsa policia ka rritur masat e sigurisë. Autori sulmoi kalimtarë të rastësishëm pak përpara 05:00, me orën lokale në stacionin Grafing, në lindje të qytetit.

Ishte bërë e ditur se agresori është ndaluar nga policia.

Disa dëshmitarë kanë treguar se ai bërtiti "Allahu akbar" para se të kryente sulmet, motivet e të cilit mbeten gjithsesi për t'u sqaruar.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Arusha çon këlyshët e saj në liqenin e populluar nga turistët

Posted: 13 Aug 2016 01:00 PM PDT

mamma_orsa_lago mamma_orsa_lago_1 mamma_orsa_lago_2

Turistët që ishin duke u larë në liqenin Tahoe, në Kaliforni janë përballur me një pamje aspak të zakontë. Arusha i ka çuar këlyshët e saj që të lahen në liqen. Norma Alvarez, që ishte prezent në vendin ku ka ndodhur ngjarja e pazakontë, arriti të filmojë 'dushin' e arinjve dhe e hodhi videon në  YouTube.

Më pas videoja është vërë virale dhe më shumë se 430 mijë kanë arritur që ta shihnin atë. Ndoshta arusha me të vegjlit e saj kërkonin që të freskoheshin për shkak të temperaturave të larta që ka mbërthyer muajin gusht.

Kalifornia është një nga zonat më shumë të prekura nga ndryshimet klimatike dhe nga thatësira. Kjo i ka detyruar arinjtë që të zbresin në zonat e populluara nga njerëzit.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :