Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Irlandë, avioni bën ulje emergjente, 16 persona të plagosur” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Irlandë, avioni bën ulje emergjente, 16 persona të plagosur” plus 9 more Gazeta SHQIP


Irlandë, avioni bën ulje emergjente, 16 persona të plagosur

Posted: 31 Aug 2016 02:58 AM PDT

16 persona janë plagosur pasi një avion që kishte ndërmarrë një fluturim transballkanik bëri turbulencë. Avioni u detyrua që të bënte ulje emergjente në aeroportin “Shannon”, në Republikën e Irlandës.

14 janë pasagjerë dhe dy pjesëtarë ekuipazhi, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, në ngjarjen e ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit.

31 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Trump do takohet me presidentin e Meksikës

Posted: 31 Aug 2016 02:37 AM PDT

_90976299_mediaitem90976298Kandidati republikan për president Donald Trump do të vizitojë Meksikën. Kjo vizitë e tij vjen pas deklaratave të bëra në lidhje me çështjen e emigrantëve, ku një prej pikave që Trump përmendi ishte ndërtimi i një muri në kufirin me Meksikën.

Në një postim ‘Twitter’, manjati theksoi se ai do të zhvillojë një takim me presidentin Enrique Pena Nieto, i cili sipas Trump ka kërkuar një takim edhe me kandidaten demokrate Hillary Clinton. Ndërsa Pena Nieto theksoi se dialogu do të ndihmojnë në mbrojtjen e meksikanëve, "kudo që ata të jenë".

Deklarata se do të ngrejë një mur mes dy vendeve, nëse bëhet president, shkaktoi një valë të menjëhershme kritikash dhe indinjatë.

31 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Përfundon rikonstruksion i shkollës në Belsh, Rama: Realitet i transformuar

Posted: 31 Aug 2016 02:36 AM PDT

Shkolla vejter Belsh Shkolla Belsh

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Facebook, përfundimin e punimeve të një shkollë 9-vjeçare në qytetin e Belshit.  Shefi i qeverisë postoi disa fotografi të godinës, duke thënë se ky tashmë është një realitet i transformuar për komunitetin e nxënësve në kuadër të programit kombëtar të Rilindjes Urbane.

Shkolla Blesh 2 Palestra Belsha

"Rilindja Urbane në Arsim. Shkolla nëntëvjeçare e Bashkisë së re Belsh, një realitet i transformuar rrënjësisht për komunitetin e nxënësve, mësuesve, prindërve, falë mbështetjes nga programi kombëtar i Rilindjes Urbane. Shqipëria e gjeneratës tjetër", shkruan Rama.

31 gusht 2016 (gazta-Shqip.com)

Si të fitoni mbi frikën dhe të jetoni të lumtur

Posted: 31 Aug 2016 02:30 AM PDT

Psikologji & shëndet

Pesë strategji për t'i buzëqeshur më shumë jetës dhe për të triumfuar ndaj ankthit të përditshëm

LymturiTë ngrejë dorën kush nuk ndien frikë. Vjen në mënyrë të papritur, rrahjet e zemrës shtohen dhe frymëmarrja mbahet: bëhet fjalë për një emocion të thellë të lidhur me instiktin. Problemi ndodh kur mes nesh futet një mbivlerësim i kërcënimit: ankthi dhe sulmet e panikut mund ta bëjnë të padurueshme. Ja pse është e rëndësishme të mësohet të menaxhohet frika sikundër dhe emocionet e tjera të thella.

PËRJETIMI i KUJTIMEVE – Kujtimet mund të shkaktojnë trauma dhe situata motive të përjetuara në të shkuarën. Frika e frikës mund të shndërrohet në një trysni që mund të ndikojë jetën e përditshme. Gjatë një sulmi paniku, intensiteti i sintomave të nivelit fizik, shkakton një nivel në rritje të ankthit. Takikardia, sens i ngushtësisë dhe vështirësia në frymëmarrje, mund të shkaktojnë një problem kardiak dhe sikundër në rastin e sulmit të panikut, rreziku është vetëm imagjinar, jo i vërtetë. Jemi përballë një përgjigjeje fizike dhe psikologjike të papërshtatshme në krahasim me ambientin.

TRAUMA ANTIKE – Bota aktuale udhëton në një ritëm më të shpejtë dhe kjo nuk e lehtëson drejtimin optimal të emocioneve të çdo njeriu. Duhen kaluar pengesat, duke u përpjekur të ecet përpara, pavarësisht nga niveli motiv dhe psikologjik, jo gjithnjë vështirësitë kalohen lehtësisht. Një ngjarje e hershme mund të kthehet në kronike dhe të shoqërojë çdo njeri edhe pas disa vjetësh. Sipas studimeve të fundit të neuroshkencës, kujtesa emocionale dhe aspekti emocional, janë ato që ndikojnë tek një qenie njerëzore edhe në moshë të vogël.

FRIKË PËR T'U MENAXHUAR – Makina është një mjet për të lëvizur, për të punuar dhe për të arritur në vende të largëta. Frika mund të shkaktojë një konflikt të autonomisë, sidomos në aftësinë e menaxhimit të kapacitetit të ekzistencës së saj, duke sjellë frikë për të ardhmen ose mënyrën me të cilën ne përballemi çdo ditë. Mbijetesa është një mendim i fshehur, një instinkt i hershëm që jeton në mendjen dhe trupin tonë çdo ditë. Frika për të mos ia dalë, mund të vijë në forma të ndryshme, mbi të gjitha prek kordat universale të shpirtit njerëzor.

SHPËRNDARJE – Shprehja e emocioneve të thella, do të thotë t'i japësh një kuptim frikës dhe të shndërrosh burimet e ankthit në një rast për të reflektuar dhe përmirësuar pikërisht cilësinë e jetës. Përballja me miqtë dhe ata që ju rrethojnë, do t'iu bëjnë të zbuloni se nuk jeni të vetmuar. Është vendimtare që secili të përballet me shqetësim dhe me frikën që të mbajnë frymën. Izolimi e bën edhe më të rëndë ankthin, prandaj është e nevojshme të diskutohet dhe të flasësh, sepse të ndihmon të ulësh ankthin. Të ndryshosh mendimet e tua nuk është e vështirë. Ndërkohë skemat psikologjike administrojnë sjelljen tonë dhe ndikojnë në zgjedhjet tona në mënyrë jo gjithnjë të dukshme.

MJETE NDRYSHE Psikoterapia mund të sjellë një instrument të rëndësishëm për ata që ndiejnë nevojën për të analizuar dhe për të kuptuar problemet e së shkuarës. Shikoni filma me tema të ndryshme dhe lexoni libra, shkoni në dyqane apo në bibliotekë, që të jeni në gjendje për të ndihmuar dhe marrë kontakt me frikën tënde përmes modaliteteve të ndryshme. Shpesh në botë ekziston një problem për mungesën e besimit te vetvetja, autostimë, apo mungesë mbështetjeje gjatë fëmijërisë. Shpesh ndihemi të braktisur në vend që të kemi mbështetje. Duhet pasur kurajë për të marrë në duar frikën tënde, sepse është hapi i parë për ta kaluar.

E.A.

31 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjermani, evakuohet aeroporti i Frankfurtit, alarm për bombë

Posted: 31 Aug 2016 02:16 AM PDT

An aircraft of German air carrier Lufthansa flies beyond the A-Plus terminal section at the Fraport airport in Frankfurt, Germany September 28, 2012. REUTERS/Lisi Niesner/File Photo

Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani është evakuuar pas një alarmi për bombë. Mediat bëjnë të ditur se një pasagjer është pikasur me një pajisje shpërthyese, teksa përpiqej të kalonte kontrollet e sigurisë.

"Terminalit 1" në këtë aeroport është boshatisur nga udhëtarët, teksa operatori që shërben në të njoftoi se një pasagjer kishte kaluar nga ana e pistës pa përfunduar totalisht kontrollin e sigurisë.

Zyrtarët e aeroportit me anë të një postimi në Twitter, kanë konfirmuar se një person ka shkelur sigurinë, pa iu nënshtruar kontrollit.

31 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kush do t’ia marrë shiritin Canës?

Posted: 31 Aug 2016 02:07 AM PDT

CANA-1-1200x630Largimi nga ekipi kombëtar i Lorik Canës ka zgjuar edhe interesin se cili do të jetë futbollisti që do të mbajë shiritin e kapitenit. Pas Ansi Agollit, që e bëri këtë detyrë në finalet e evropianit dhe Etrit Berishës, kandidatët e rinj për kapitenë janë Mërgim Mavraj dhe Ledjan Memushaj. Por për secilin prej tyre më i rëndësishëm është grupi.

"Çdo lojtar ka vendin e tij dhe është i rëndësishëm për kombëtaren dhe kontribuon për të. Jo vetëm kapiteni është ai që lufton dhe luan për ekipin, por të gjithë lojtarët që na duhet për të pasur sukses", shprehet Mavraj.

"Nuk është e rëndësishme se kush e merr shiritin e kapitenit. Unë jam kapiten te Peskara, por e ndjej veten të barabartë me të tjerët, pasi të gjithë janë të rëndësishëm. Edhe kjo kombëtare besoj se ka më shumë se një kapiten", thotë Memushaj.

Suksesi me pjesëmarrjen në finalet e evropianit duket të jetë arkivuar tanimë nga futbollistët dhe të gjithë janë të përqendruar në impenjimet e reja, Eliminatorët e Botërorit 2018.

"Duhet ta harrojmë çfarë kemi më parë më parë sepse tani fillon një kompeticion i ri dhe në miqësore na duhet ta përgatisim sa më mirë ndeshjen me Maqedoninë", tha Memushaj.

"Tani fillon realiteti. Kemi pasur një aventurë shumë të madhe dhe të bukru. Tani jemi përballë një miqësoreje që të kthehemi në realitet dhe të jemi gati për sfidat e reja", tha Mavraj.

Largimi i Rashicës, Shalës e Rrahmanit, duket se nuk i ka bërë përshtypje Mavrajt, ndërsa mohon të ketë patur kontakte me drejtuesit e federatës së Kosovës.

31 gusht 2016 (gazta-Shqip.com)

30 foto që dëshmojnë fuqinë e shpirtit njerëzor

Posted: 31 Aug 2016 02:00 AM PDT

Shpesh njerëzit e kanë të vështirë të imagjinojnë si është jeta në vende të tjera. Ka nga ata që jetojnë plotësisht të shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Por ekzistojnë disa gjëra që e bashkojnë mbarë njerëzimin.

Ne të gjithë përjetojmë të njëjtën gamë të gjerë emocionesh – gëzim, dëshpërim, urrejtje, dashuri, trishtim, zemërim, frymëzim, dëshirë. Jemi të gjithë të motivuar për të shkurtuar rrugën tonë përmes jetës dhe luftën kundër pengesat për të marrë atë që duam.

Ky koleksion fotografish reflekton diçka nga kjo gamë e ndjenjave dhe emocioneve që bota jonë përjeton çdo ditë. Me t'i parë një herë, ato janë vështirë për t'u harruar.

foto

Kinë. Një djalë 11-vjeçar që vuante nga tumori në tru kërkoi që organet e tij të dhuroheshin, në mënyrë që të shpëtohej jeta e njerëzve që kishin nevojë. Mjekët i shprehën falënderimet djalit dhe nënës së tij.

foto1

17-vjeçarja Jan Rise Kasmir i jep lule një ushtari gjatë protestës anti-luftë pranë Pentagonit, 1967.

foto2

Një 10-vjeçare buzëqesh pasi fitoi divorcin ndaj bashkëshortit të saj të moshuar.

foto3

Një murg ndan vaktin e tij me një tigër.

foto4

Një fëmijë albin 3 javësh fle i përqafuar me kushëririn e tij.

foto5

Bali. Një njeri i bie një flauti bambuje që të argëtojë një djalë me aftësi të kufizuara, të cilin ai e do si fëmijën e tij.

foto

Një kirurg ulet pas një operacioni të suksesshëm 23 orësh transplanti zemre. Asistenti i tij fle në një qoshe.

foto1

Pacienti i tij jo vetëm mbijetoi, por ia kaloi edhe kirurgut që ndërroi jetë në 2009.

foto2

Një grua ulet pranë varrit të bashkëshortit të saj, një ditë para përvjetorit të tyre të martesës.

foto3

Një gazetar vrapon përmes urës me një fëmijë në krah gjatë luftës civile në Spanjë, 1936.

foto4

Një grua më në fund arrin të marrë eshtrat e bashkëshortit, 60 vjet pasi ai u zhduk gjatë luftës koreane.

foto5

Një i ri nga Rwanda tregon shenjat e marrë në një kamp përqendrimi.

foto6

Kinë. Këta njerëz ndalojnë një grua që tenton të vetëvritet.

f

Një burrë proteston në sheshin Tiananmen, Pekin, 1989.

f1

Vancouver. Një muzikante qan gjatë koncertit homazh për viktimat e 11 shtatorit.

f2

Etiopi. Një fëmijë nga fisi Erbore.

f3

Nxënëse në shkollën e baletit klasik në Rwanda – e para e hapur pas gjenocidit.

f4

100.000 murgj luten për paqen në botë.

f5

Një adoleshent irlandez i bërtet një ushtari britanik gjatë periudhës së trazirave në Irlandën e Veriut.

f6

Kosovë. Një djalë i vogël kalon përmes telave me gjemba në kampin e refugjatëve tek gjyshërit e tij.

f7

Një ushtar ushqen një kotele 2-javëshe gjatë luftës me Korenë.

f8

Afganistan. Një vajzë e vogël mban përdore një ushtare amerikane.

f9

Astronautja Anna Lee Fisher në kopertinën e revistës Life më 1985. Ajo u bë nëna e parë në hapësirë.

f10

Një grua nga fisi Mursi në Etiopi shikon për herë të parë revzitën Vogue.

f12Adoleshente, Teheran.

f13

Në zjarrfikës shpëton një vajzë të vogël, SHBA.

f14

Fëmijë që jetojnë në Arktik. Tazov Peninsula, Russia.

f15

Një vajzë e vogël nga Guatemala përqafon macen e saj.

S.M

31 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Shijak, plagos kushëririn; arrestohet 25-vjeçari

Posted: 31 Aug 2016 01:50 AM PDT

arrestimi ne verePlagos kushëririn, arrestohet në flagrancë autori Altin Meta, 25 vjeç, banues në Sallmone, Shijak. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në autostradën Tiranë-Durrës, në rrugë, pranë urës së lumit Erzen, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shkop në kokë shtetasin A.M. 41 vjeç,  banues në Sallmone. Shtetasit e mësipërm janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Shtetasi A.Meta,  ka kërcënuar me thikë vëllain e të arrestuarit,  shtetasin B.Meta, 23 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, ndaj të cilit filloi edhe procedimi penal në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës,  për veprime të  mëtejshme për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”dhe”Dhunë në familje". në ngarkim të shtetasit Altin Meta,;

31 gusht 2016 (gazta-Shqip.com)

Shehu: Peshkopia, Sohodolli dhe Maqellara, kthehen në qendra urbane të Dibrës

Posted: 31 Aug 2016 01:45 AM PDT

Shehu-NokaKandidati për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me banorë të Peshkopisë, Sohodollit dhe Maqellarës, të cilat do të kthehen në tri qendra urbane të Dibrës. Këtë ka theksuar kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu në takimet me banorë të  Sohodollit dhe Majtarës.

"Për Sohodollin që është një qendër e madhe e Dibrës së Vogël, po të themi dhe për Maqellarën që është një qendër e madhe e Dibrës së Madhe unë kam një projekt të veçantë. Maqellara dhe Sohodolli do të bëhen dy qendrat urbane të Bashkisë Dibër,"- u shpreh zoti Shehu.

Infrastruktura rrugore do të jetë prioritet i punës së zotit Shehu. Projektet janë gati për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat, por qeveria nuk i ka dhënë asnjë lek për Dibrën, theksoi kandidati Sherefedin  Shehu.

"600 milionë euro në vit ështe  buxheti për investime i Shqipërisë. Në dibër nuk keni parë as një euro, përveç bulevardit dhe ai projekt është i barabartë me 40 rrugë Majtare. Gjysma e lekëve atje nuk investohen, gjysma e lekëve atje shkojnë për të vjedh vota,"- tha Sherefedin Shehu.

Duke vlerësuar kontributin e Sherefedin Shehut për Rrugën e Arbrit  deputeti Flamur Noka tha se Rama e bllokoi investimin sepse kërkonte ryshfet nga firma kineze. Kjo rrugë u nis nga Partia Demokratike dhe do të ndërtohet nga Partia Demokratike.

Flamur Noka: Pse e bllokoi Rrugën e Arbrit? E nisi PD, në të gjitha hapat e atij procesi ky burrë ka kontribut madhor. E bllokuan. Po pse e bllokuan, megjithëse ishte mbyllur përfundimisht negociata me firmën kineze? Sepse kërkojnë ryshfetin edhe firmave të huaja këta, përqindjen. Rruga ka ngelur pezull dhe nuk bëhet dhe nuk bëhet derisa të vijë Partia Demokratike në pushtet.

31 gusht 2016 (gazta-Shqip.com)

Plagosja e dyfishtë në Lezhë; policia zbardh kronologjinë e ngjarjes

Posted: 31 Aug 2016 01:39 AM PDT

skene-krimiPolicia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, te rreth-rrotullimi i Ishull – Shengjinit, ku mbetën të plagosur 2 shtetas. Bëhet me dije se janë identifikuar autorët e dyshuar dhe policia ka arrestuar njërin prej tyre si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerët.

Sipas të dhënave, forcat epolicisë falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur këqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale, si dhe zbardhjen e ngjarjes, duke nxjerrë përfundim se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Vlash dhe Vlad Seferaj, ( vëllezër ) kanë shkëmbyer zjarr me shtetasin Marjan Nikolli. Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit T.K., ( shok i Marjanit) dhe Marjan Nikolli të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas një hetimi intensiv dhe të pandërprerë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, në kohë rekord kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, duke arrestuar në flagrancë shtetasit: Marjan Nikolli, 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve” dhe Briken Kovaçi, 25 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale ” Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, pasi ky shtetas ka larguar me mjetin e tij nga vendngjarja , shtetasin Marjan Nikolli pas ngjarjes.

Gjithashtu u shpallen në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, shtetasit: Vlash Seferaj, 31 vjeç , banues në Tiranë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentative dhe 'Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe Vlad Seferaj, 27 vjeç, banues në Tiranë , për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 8 gëzhoja model 54; 3 fishekë model 54 të pa qitura; 7 gëzhoja 9mm pistoletë dhe automjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit Bledar Kovaçi. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

31 gusht 2016 (gazta-Shqip.com)

Related Posts :