Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Italiani vjen për pushime në Kavajë, kapet me kokainë” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Italiani vjen për pushime në Kavajë, kapet me kokainë” plus 9 more - Gazeta Dita


Italiani vjen për pushime në Kavajë, kapet me kokainë

Posted: 28 Aug 2016 02:37 AM PDT

Një italian është vënë në pranga pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën ku ai po udhëtonte është gjetur një sasi kokaine. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, është arrestuar Alessio Leggiadro 37 vjeç, banues në Pistoia, Itali.

Arrestimi i tij është bërë sepse në lagjen Nr. 1, Durrës policia ka ushtruar kontroll në automjetin tip "Audi" me targa AA 625 MT, me drejtues 20-vjeçarin me inicialet D. T.,  banues në Kavajë, dhe pasagjerë ishin italiani i arrestuari dhe e fejuara e tij, shtetësia A. T., 32 vjeçe, banuese në Kavajë.

Në çantën e dorës së 32-vjeçares nga Kavaja iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Italiani Leggiadro deklaroi se e kishte futur ai në çantën e të fejuarës së tij, shtetases A. T. Pas kësaj italiani është vënë në pranga për shitje droge.

Njoftimi qesharak/ Na duhen vajza me ngrohje qëndrore!

Posted: 28 Aug 2016 02:15 AM PDT

Të paktën kështu është kuptuar nga njoftimi i afishuar nga një qytetar në zonën e spitalit, teksa ky i fundit ishte i interesuar për të gjetur kliente vajza për dhomat e tij që lëshonte me qera.

Këtu nuk ka asgjë për t'u alarmuar, veçse për t'u gajasur pa fund, pasi me fjalitë e shkruajtura keq, qytetari nuk ka njoftuar se "dhomat janë me ngrohje qëndrore", porse vajzat që duhet të vinin qiraxhesha, duhej të ishin të pajisura me një system ngrohje qëndrore. Për më tepër lexoni njoftimin dhe, natyrisht qeshni!

Më keq se gratë e liga…

Posted: 28 Aug 2016 02:08 AM PDT

Dita! "Burra më të ligj se gratë e këqija", kjo shprehje e Majlinda Bregut është shumë domethënëse. Koncepti shqiptar i kohërave i ka renditur kështu: Burrë burri, burrë nane, burrë gruaje dhe burrë m…. Ku hynë këta burra që ikin nga njëra anë e shkojnë te tjetra? Meta herë në PD e herë në PS. Islami, Preçi, Mustafaj se ka dëgjuar erë kockash, këta lezhjanët që shkuan për lesh e shumë qelbësira të tjerë të paidentitet. Këta janë burra m… që historia do t'i hedhë në kazanët e plehrave të bashkisë. Ka burrni këtu, ka moral këtu, kanë fytyrë këta maskarenj? E ku je Ali Asllani? Këta janë ata maskarenj që shesin moral. Këta po e qesin Shqipërinë me krye në hi më keq se turku. Besnik Marashi

Margaritari Moikom

Posted: 28 Aug 2016 02:06 AM PDT

Përshëndetje Dita! Flm Moikomit, këtij margaritari të fshehur tek gjuha e verbër e metafizikës, por është mendimi i tij që po ndriçon udhët e këtij kombi të cilat sa më të errëta të jenë ato, aq më shumë ndriçon fjala e tij. I nderuar Moikom! Thonë se nuk ka gjë më të vështirë se çrrënjosja e zakoneve të këqija nga morali i një populli, por nuk ka punë më të mire dhe më fisnike se ajo. Falënderime dhe njëherë o fisniku i mendimit shqiptar. Me nderime, Genc Labi.

Kërkesat drejtuar institucioneve, zbardhen interesat e deputetëve

Posted: 28 Aug 2016 02:02 AM PDT

 

Nga 140 deputetë të Kuvendit, vetëm krerët e komisioneve të përhershme parlamentare tentojnë që të marrin informacion të zgjeruar për çështje të ndryshme. DITA ka mundur që të sigurojë listën e plotë me kërkesat që deputetët e Kuvendit kanë bërë tre vitet e fundit ndaj institucioneve, ku rezulton se numrin më të madh të kërkesave e kanë bërë deputetët e opozitës.

Por ajo që bie në sy është se shqetësimi i deputetëve nuk janë problemet e zonave të tyre elektorale, por çështje që më pas janë shfrytëzuar për organizimin e konferencave të shtypit dhe për përcaktimin e axhendës politike. Në këtë mënyrë, duket se pak interes kanë për përfaqësuesit në parlament shqetësimet e qytetarëve që i kanë zgjedhur në zonat e tyre elektorale, si ujësjellësat, infrastrukturave rrugore apo shkollore në fshatra apo qytete.

Loja me dekriminalizimin

Nga rreth 49 kërkesa që janë depozituar në Kuvend për 6 muaj e parë të këtij viti, deputetët nuk kanë marrë përgjigje për 14 prej tyre.  Me afrimin e zgjedhjeve, duket se axhenda politike e opozitës do të jetë sulmi ndaj njerëzve të mazhorancës. Për këtë qëllim, kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka nisur që në maj, direkt pas fillimit të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin, të formularëve.  Përmes një kërkese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Paloka kërkon që t'i vihen në dispozicion kopje të formularëve të vetëdeklarimit.  Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi mësohet se është në pritje të informacioneve për normën e mbi popullimit të burgjeve dhe masat e ministrisë për uljen e saj si dhe për numrin e personave të ndaluar të ndarë sipas muajve për 2015-n. Flamur Noka që është nënkryetar i Komisionit të Sigurisë ka kërkuar informacion për procedurën e prokurimit për uniformat e policisë së shtetit dhe për masat e marra për nisjen e monitorimit të hapësirës ajrore ndaj kultivimit të bimëve narkotike.

Loja me kërkesat për prokurimet dhe koncesionet

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka dhe numrin më të madh të kërkesave drejtuar institucioneve të ndryshme me 14 të tilla. Pjesa më e madhe e tyre lidhen me disa nga prokurimet e fundit të qeverisë si dhe me koncesionet, kryesisht në fushën e investimeve. Lista e barnave të rimbursueshme për 2016-n, pagesat e kryera për check up falas të popullatës si dhe lista e barnave për personat e sëmure me HIV/AIDS, janë disa nga kërkesat e demokratëve. Nisur nga numri i kërkesave, rezulton se deputetët e mazhorancës  kanë numrin më të vogël të kërkesave, edhe pse nuk dihet nëse kjo vjen se kanë më shumë informacion apo se janë më të qetë duke qenë në qeverisje. Taulant Balla, Gjovalin Kadeli, Përparim spahiu, Artan Gace, Ulsi Manja dhe Ervin Bushati janë deputetët e vetëm nga shumica që kanë tentuar të marrin një informacion më shumë.

 

 

 

 

Ngatërrohen në maternitet, shokët mësojnë të vërtetën pas 41 vitesh

Posted: 28 Aug 2016 02:02 AM PDT

Dy shokë të ngushtë 41-vjeçarë kanë shpërthyer në lot kur kanë mësuar se ata janë ndërruar në maternitet dhe kanë jetuar me familjet biologjike të njëri-tjetrit.

David Tait dhe Leon Swanson janë ngatërruar në spitalin shtetëror në provincën e Manitoba të Kanadasë në vitin 1975.

Ky është rasti i dytë i zbuluar brenda një periudhe të shkurtër të ngatërrimit të foshnjave në spitalet kanadeze të familjeve indigjene.

Eric Robinson, një ish-ministër i kabinetit në Manitoba i cili është duke ndihmuar njerëzit në rastin e fundit, tha se ka pasur gjithmonë dyshime në komunitet në lidhje me prindërit e tyre, duke shtuar se qeveria u detyrohet një shpjegim këtyre njerëzve.

Të gjitha qeveritë tona…

Posted: 28 Aug 2016 02:00 AM PDT

Në një bashkëbisedë me disa miq e shokë, erdhi dhe me siguri do hynte në valle publicisti veteran, Sevo, tek i cili ne zakonisht "testojmë" mendimet tona, të gjithë besuam se ai do ta ndante medoemos shapin nga sheqeri… Po nuk di pse më pas, sikur na u kokoleps më tepër situata! Ishte fjala për rritjen e pandërprerë ekonomike tek ne. Dikush duke iu referuar statistikave qeveritare, u shpreh se, kjo rritje, është në ngjitje të vazhdueshme nga viti në vit.

– Po unë kështu kam dëgjuar qysh para 15-20 vjetëve,- u hodh si kurdoherë me maturi Bejoja.

– Pse dyshoni ju,- ia ktheu Kastrioti, i cili dallohet për analizat dhe zbërthimet e temave të mprehta politike, por që njëherësh është edhe më hokatari mes nesh.

– Jo, mor, nuk kam dyshime te shteti dhe qeveria ime unë, por…

– Po atëherë, na e kthjello pakëz këtë problem me kaq të panjohura!- u shpreh Vitoria me qetësinë e saj.

Ndërkaq për fat u hodh Sevoja ashtu si gjithnjë, shtruar-shtruar e me lezet:- Jo, unë kam një tregues të veçantë.

– Pa hë, ndriçoje më mirë mendimin tënd dhe kokat tona,- ndërhyri si përherë me takt Nikoja.

– Po ja, dikur aty në rrugën kryesore të lagjes sonë, vetëm një lypës shikoje, ndërsa kohët e fundit ata janë shtuar ca si tepër, apo jo?!

Pyetja e tij ishte retorike, e pakundërshtueshme dhe sikur na bukosi të gjithëve… Po Vitoria, e cila na ishte dukur se nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në bisedë, i vuri vulën:

– Lipsur qofshin qeveritë që i shtojnë lypësit përditë!

 

Për Nënë Terezën, sikur të mundja…

Posted: 28 Aug 2016 01:58 AM PDT

Dy herë kam qëndruar statujë përpara ekranit. Kur dëgjova i ngrirë, pa lëvizur asnjë qelizë e trupit, veç zemra, këngën simfoni-himn i këngës labe: "Janinës ç'i panë sytë!" Në rastin e dytë, para ekranit në Konektikat, në SHBA, ngriva duke ndjekur vizitën e Papës në Tiranë, frymën e jashtëzakonshme që shprehu populli im dh Ati i shenjtë kur zgjati meshën, zbriti nga mjeti e u fut në mes të turmës së ndërgjegjshme. I trembesha ndonjë provokimi të organizuar për të vërtetuar "lidhjet imagjinare tonat me fondamentalistët dhe tezën e tyre se shqiptarët s'dinë të bëjnë shtet". Ngrirjen e tretë e pres në 4 Shtator, kur të përcjellim shenjtërimin e Nënë Terezës. Jam pagan, besoj perëndite pellazge që i këndojnë himn jetës mbi tokë dhe dymbëdhjetë elementeve të natyrës që i ngrinin në shkallën e perëndive. Po tek shenjtërimi i Nënë Terezës shoh vlerat e cilësitë e kombit tim, që dhe kur detyrohet të shkojë në luftë, shkon për t'i kënduar himn jetës. Nëna e madhe Gonxhe Bojaxhi, s'është gonxhe në shkretëtirë, por një lule në shpirtin e gjerë e të madh të kombit që e lindi dhe e rriti, kombit që shtrihet nga Gjiri i Artës deri te Molla e Kuqe, në Kosovën-frymë nga lindja e Shkupit në bregun e Semanit.

Shumë herë jeta ka vërtetuar, në lashtësi e në kohët e sotme frymën ndihmuese të këtij populli, portrete si brenda vetes, dhe për të huajt. Figura legjendë, historike a njerëz të zakonshëm kanë materializuare këtë mrekulli të shpirtit të popullit, që e trashëgojmë nga lashtësia deri në ditët e sotme. Nënë Tereza është, siç thoshin latinët, "sumumi", ose shuma e shumave, maja e artë e shpirtit të gjerë shqiptar që për fat të keq, për rrethana historike, ekonomike, gjeografike, edhe pse vendi më i pasur i Evropës, është me popullin më të varfër të kontinentit.

Basha: Rama i do lekët për vete. Krimit i ka dhënë drogën, qytetarëve emigracionin

Posted: 28 Aug 2016 01:57 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të fshatit Brezhdan të Dibrës, aty ku theksoi se qeveria nuk e ka mendjen tek hallet e qytetarëve, por si të pasurohet vetë dhe klientët e tij. Këtë, tha Basha, e dëshmon dhe rasti i Sadri Abazit, i cili ka përfituar 4 herë më shumë se gjithë buxheti i bashkisë.

"12 milionë euro i ka marrë Sadri Abazi me një dorë. 4 herë më shumë se buxheti i Bashkisë së Dibrës. Por, me këto pare jo vetëm që mund t'u vinte në ndihmë ju, por mund të zëvëndësoheshin lopët që janë prekur, mund të ndërtoheshin këto rrugë, mund të ndërtohej ujësjellësi, mund të merrnit subvencion për bujqësinë. Vetëm me diferencën e çmimit të asaj që ka marrë ai dhe ofertës më të ulët, muaj për muaj mund të merrnin ndihmë ekonomike mbi 1 mijë familje. Mund të jepeshin pensione për mbi 1500 familje në fshat, për mbi 1 mijë familje në qytet. Mund të bëheshin investime. Pra, lekët janë. Por lekët, buxhetin, Skavicën, pasuritë e këtij vendi, Edi Rama i do për vete dhe klientët e vet. Për shqiptarët ka emigracionin, për krimin ka drogën. Kështu i ka ndarë punët", tha Basha.

POEZI TË NDRYSHME

Posted: 28 Aug 2016 01:56 AM PDT

1. Ç'ma zunë frymën…

Ç'ma zunë frymën pallatet e zhgërryera,
dhe tymi i zi i makinave,
ku jini agime labovite të shkëlqyera,
nga vesa dhe aroma e trëndelinave?

Ç'ma zunë frymën intrigat e maskarenjve,
dhe krekosja e pështirë e debilave,
ku jini pyjet e thellë të Labovës,
ku nuk pushon simfoni e bilbilave?

Ç'të bëj këtu akoma?!…
Të grindem e me veten time të grisem,
ku Tiranës vulgu i thotë Tirona,
ku unë rri si idiot-e s'arratisem!

26.05.2004

2. Për kë i shkrova këngët?!

Ah-veshët na gjëmojnë,
nga palla e gomerëve,
sa s'mund as të dëgjojmë,
vajtimin e të mjerëve.

Një psherëtimë e thellë,
më drithëron nga rrënjët:
"I mjeri unë-i mjeri,
për kë i shkrova këngët?!…"

Për kë-për kë i shkrova,
gjëmon si ankth tek gjiri,
ah-derrat zbukurova,
me lule xhevahiri!

26.04.2005

3. Shpirt njeriu

Unë me shpirt-shpirtin e ruaj,
që nga zjarret mos më tretet,
ju po falët shpirtin tuaj,
veç kufoma do t'ju mbetet.

Dhe kur mbetesh veç kufomë,
bëhesh lodër çilimiu,
jo më kot Zoti krijoi,
në fillim një Shpirt Njeriu!

25.05.2004

4. Kjo Botë…

Kjo Botë e shkretë që rënkon,
mbushur me njerëz të egër,
ku dhe miku e mikja kërkon,
çdo çast të të hanë si kuçedër.

Kjo botë e shkretë-shpellë e errët,
mendo pastaj për të tjerët!

5. Burrë i mërzitur

Mërzitja më ka kapur,
si rrjetë merimange,
më rrahin tëmthat fort,
më rrahin si çomange.

Krejt koka më buçet,
si shkrepje eksplozivi,
dhe sytë më janë ngjyer,
me bojë kopjativi.

S'e di në të vërtetë,
nga jeta ç'kisha pritur,
tani e di që jam,
një burrë i mërzitur.

Ti që më shton mërzinë,
mos dil kaq shpesh përpara,
se burri i mërzitur,
qëllon të bëjë hatara.

16.05.2004

Related Posts :