Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kala dibrançe me ne” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Kala dibrançe me ne” plus 9 more - Gazeta Dita


Kala dibrançe me ne

Posted: 31 Aug 2016 02:30 AM PDT

Tre muaj martesë kishte nusja, por kish ra në hall me njerëzit e shpisë. Kur një ditë u shpreh: "Tre vetë janë bërë për t'ua bërë "atë punë". Të parit vjehrrit, tërë kohën rri në zjarr, e më kërkon me i ndez cigaren. Së dyti vjehrrës, djali (burri im) mullixhi në burim t'ujit e më bezdisi, është kall djali për ujë. I treti burri im, më ka në shtrat lakuriq e më thotë a ma jep." Po këtyre politikanëve tanë çfarë u duhet bërë që luajnë kala dibrançe me shqiptarët?

Nga dalin këto para?

Posted: 31 Aug 2016 02:28 AM PDT

Deri tashti nuk ka patur ndonjë qeveri që të mendojë realisht për popullin e varfër. Mashtrime e spekulime pa fund. Sa të pafytyrë duken në fushata, sa gënjejnë e mashtrojnë! Populli nga halli i beson dhe pastaj del i zhgënjyer se asgjë nuk fiton. Po si është e mundur një rrogë kaq e larte për gjyqtarë e prokurorë? Nga dalin këto para? Kujt i bëhen mangët? Unë kam punuar 40 vjet me përkushtim dhe marr 17 mijë lekë. Diferencë e paimagjinueshme. Pse na poshtërojnë kaq shumë? Cili është minimumi i jetesës? Është më mirë që gjyqtarët të vjedhin se sa kështu. Beqar Skënderi, Tiranë.

Replikë me M.Xhafën

Posted: 31 Aug 2016 02:27 AM PDT

Për z. Muharrem Xhafa, nuk e di sa lexon histori, por do të përmend një ngjarje nga historia e L. II. Në dt. 20 korrik 1944 u krye një atentat kundër Hitlerit i cili shpëtoi për mrekulli, ose siç thotë feja, e shpëtoi Zoti. Po të kishte vdekur, opozita do të merrte pushtetin. Ngjarjet do të merrnin krah të kundërt. Feldmarshalli Romel, tashmë si kryekomandant i ushtrisë në bashkëpunim me anglo-amerikanët, do të shpartallonin Ushtrinë e Kuqe, kështu që Bashkimi Sovjetik do të dorëzohesh, dhe komunistët do të ngelnin si peshku pa ujë. Prandaj ju komunistët duhet të përkujtoni çdo 20 korrik fitoren e komunizmit. Ama po të kishte vdekur Hitleri në 20 korrik 1944 ju zotërinj të nderuar në vend të Internacionales do të këndonit Lili Marlen. Fatmiri.

Ngazëllimi me të keqen

Posted: 31 Aug 2016 02:24 AM PDT

Një "jetë" e kaluar në tratativa për kompromise mes krahëve të politikës. Ata që janë në pushtet kërkojnë të krijojnë premisa për të ruajtur atë që kanë fituar duke tentuar ndryshime. Të tjerët nuk pushojnë së nxirosuri çdo lloj përpjekje të tillë. Dy palë në llogore të ndryshme pothuaj armiqësore. Pa Ilir Metën e pa Euro-Amerikën do të ishte mision i pamundur. Por edhe me ata implementimi do të jetë i mundimshëm.

Një opozitë krejtësisht e pa motivuar, shpifaraqe dhe armiqësore me shumicën e qytetarëve të vet është një "partner" skandaloz në arritjen e çfarëdo marrëveshjeje. Flet për përhapjen e kultivimit të drogës sikur ky fenomen duhet të shqetësojë vetëm qeverinë kur ai është problem kombëtar e na takon të gjithëve, përfshirë edhe administratorë të PD-së. Kurrë nuk kam dëgjuar një thirrje publike te lideri demokrat drejtuar këtyre të fundit për të ndihmuar në këtë aksion që nuk është i lehtë as në Amerikë. Përkundrazi, duket sikur "ngazëllehet" nga kjo dukuri e shëmtuar që dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë së tij edhe tonës. E gjitha kjo dashakeqësi në emër të atyre "dreq" kolltukësh qeverisës.

Sikur kjo të mos mjaftonte, por edhe betohen për "kokën e sovranit" që e dëshirojnë në rolin e "gomarit" që mbart për ta votën e pabesisë e të mashtrimit. Ama kështu dëshirojnë ata, por jo njerëzit e ngopur e stërngopur me përralla të dala boje. Shpresoj se qytetarët kanë mësuar duke e provuar në lëkurën e tyre të bëjnë diferencimin duke zgjedhur jo gënjeshtrën, por atë pak të vërtetë që ka mbetur. Profeti

Sherua: Ju kam borxh, ma bëni prapë borxh

Posted: 31 Aug 2016 02:22 AM PDT

"U kam një borxh dibranëve", thotë ish-zv/ministri i Financave Sherefedin Shehu, kandidat i PD-së për kryetar bashkie në Peshkopi! Ky, edhe borxhli dhe u kërkon t'ia bëjnë "borxh", t'i japin postin e lakmuar, atë të kryetarit, kështu u "shlyeka" borxhi dibranëve! Gallatë, gallatë elektorale. Ndërsa mendoj se kështu bëhesh dy herë borxhli z. Shehu, se kryetar bashkie kërkon të bëhesh. Pra s’po kërkon të vësh financier në rreth, apo punëtor nëse ka ngelur ndonjë punëtor në Prat, në Mhurr apo në minierat e shumta që pati rrethi juaj. Bëj shaka! Po ku latë miniera ju të PD-së?! Mirë është aty, të vejë ai që populli i ka ndonjë borxh, ta nderojë për aftësi e kontribute në dobi të komunitetit, apo jo? Meqë kam qenë disa vite në ato anë, nuk di që dibranët të të japin borxh sërish, d.m.th dy herë, d.m.th pa larë të parin të të japi të dytin. Nejse, zgjedhje e tyre, por mos u fut në borxh z. Shehu, se brezit tonë i iku koha…! Nga Xhevdet Cora

 

 

Cilido budalla mund të thotë të vërtetën, por për të gënjyer duhet inteligjencë

Posted: 31 Aug 2016 02:13 AM PDT

Kush nuk di të komandojë veten, nuk do mundet kurrë t’u imponojë vullnetin e tij turmave

Posted: 31 Aug 2016 02:12 AM PDT

Po e mson hallën si bahen fmija?!

Posted: 31 Aug 2016 02:11 AM PDT

Neqezi i ve pleshtit fre

Posted: 31 Aug 2016 02:10 AM PDT

Plagos kushëririn, arrestohet

Posted: 31 Aug 2016 02:01 AM PDT

Një shtetas u arrestua në flagrancë nga policia në Shijak pasi ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij.

Në pranga përfundoi Altin Meta, 25 vjeç, banues në Sallmone të Shijakut.

Një ditë më parë (30 gusht), i riu ka goditur me shkop në kokë 41 vjeçarin A.Meta, banues po në këtë fshatit. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së lumit Erzen pas një konflikti për motive të dobëta.

 "Shtetasit e mësipërm janë kushërinj me njëri-tjetrin. Shtetasi A.M. ka kërcënuar me thikë vëllain e të arrestuarit, shtetasin B.M. 23 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, ndaj të cilit filloi edhe procedimi penal në gjendje të lirë", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Related Posts :