Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kandidati i së majtës takime në Tomin dhe Kamen; bën premtime për bujqësinë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Kandidati i së majtës takime në Tomin dhe Kamen; bën premtime për bujqësinë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kandidati i së majtës takime në Tomin dhe Kamen; bën premtime për bujqësinë

Posted: 29 Aug 2016 02:17 AM PDT

Muharem RamaKandidati i së majtës për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në njësinë administrative të Tominit dhe më pas në lagjen "Kamen" të qytetit të Peshkopisë. Gjatë takimeve në Tomin, Rama premtoi se do të investohet për zgjidhjen e problemit të mbetjeve dhe përpunimit të tyre ashtu sikurse për krijimin e një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm. Kandidati i mazhorancës premtoi asfaltim të rrugëve kryesore që lidhin fshatrat me qytetin ashtu sikurse sistemimin e rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza dhe ngritjen e mirëmbajtjen e kanaleve të vaditjes. Rama u angazhua për mbështetje me subvencione për bujqësinë e blegtorinë ashtu sikurse për krijimin e pikave për grumbullimin e produkteve bujqësore.

"Do të fillojmë me sistemimin e kanalizimeve, me sistemimin e kanalit Llixha-Tomin-Brezhdan. Sigurisht do të rikonstruktojmë edhe gjithë rrjetin e brendshëm vaditës. Do të lidhim ujësjellësin e kalasë me fshatrat Tomin, Pilaf, Rashnapoi, Doshisht. Ndërkaq, Brezhdanin, Ushtelenzën dhe Catushin do ta lidhim me Sopranikën. Zona juaj është një zonë blegtorale dhe bujqësore ndaj do të shtojmë subvencione në mënyrë që të rrisim të ardhurta tuaja e të zhvillojmë këtë sektor", u shpreh kandidati Rama.

I shoqëruar nga koordinatori i Kryesisë së Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri, kandidati Muharem Rama u ndal edhe në një takim në lagjen "Kamen" të qytetit të Peshkopisë. Gjiknuri komentoi edhe rreth akuzave të hedhura në publik nga ana e opozitës ndërsa tha se doktor Rama ka cilësitë më të mira për të qenë kryebashkiak i Dibrës.

"Filluan të akuzojnë, të nxjerrin lloj-lloj akuzash sikur ne po përdorim mafie apo sikur ne po përdorim forma të tjera. Ju e shikoni, ata kanë zbarkuar e gjithë Partia Demokratike këtu me soj e me sorollop, me njerëz që nuk kanë lidhje me Dibrën. Vijnë bëjnë paradë para Bulevardit të Dibrës. Ja, unë ministër jam dhe vetëm me Muharemin për të fol me njerëzit në mënyrë shumë qytetare. Nuk ka nevojë t'ia marrësh votën dibranit duke sjellë autobusë me deputetë. Dibranët janë njerëz të thjeshtë, duan komunikim të thjeshtë, e kanë njeriun e tyre të thjeshtë dhe nuk kanë nevojë për pompozitete siç bën Lulzim Basha. Po ju ofendojnë me ata që ju sjellin. Sjellin taborre nga Tirana, sjellin ish-zyrtarë e deputetë që nuk kanë lidhje me Dibrën. Marshojnë këtu në Dibër, dhe për çfarë? Për t'ju mbushur mendjen gjoja se sa i keq është Muharemi që ju ka shërbyer juve në mes të natës kur keni pasur nevojë", nënvizoi Gjiknuri.

29 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ligji i Vettingut, PD depoziton në Kuvend amendamente

Posted: 29 Aug 2016 02:13 AM PDT

Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte diskutuar rreth rekomandimeve te perfshira ne draft-opinionin e Komisionit te Venecias./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a meeting of the Committee on judicial reform.

Partia Demokratike dorëzoi sot zyrtarisht në Komisionin e Posaçëm amendamentet e plota të ligjit për Vettingun. Bëhet fjalë për 7 çështjet e diskutuara dhe që përkthehen në 66 amendamente. Sipas Partisë Demokratike ligji aktual i propozuar paraqet probleme të thella me Kushtetutën, ndërsa i hap rrugën kontrollit të qeverisë mbi organet e drejtësisë.

Në amendamentet e paraqitura nga PD, ndryshon roli i OMN, KLD dhe DSIK. Sipas Partisë Demokratike ligji aktual i propozuar paraqet probleme të thella me Kushtetutën, ndërsa i hap rrugën kontrollit të qeverisë mbi organet e drejtësisë. PD nuk e votoi në Komisionin e Posaçëm ligjin dhe paralajmëroi dërgimin në kushtetuese.

"Roli aktiv dhe përcaktues që kanë organe të kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI dhe DSIK), pas-sjell kontroll tërësor të Qeverisë në të gjithë komponentët e procesit të rivlerësim. Organet e reja të Vettingut vendosen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e Qeverisë sepse telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të Qeverisë, si psh. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave", shprehet Partia Demokratike në qendërimin e saj.

Opozita thekson se teksti i projektligjit nuk detajon procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të vettingut, si dhe procesin e vlerësimit të kandidaturave.  "Procesi dhe standardet e kontrollit të figurës cenojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, të sanksionuara në Kushtetutë dhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe nenin DH të Aneksit të Amendametneve Kushtetuese", përfundon opozita.

29 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Beyonce dominon në ‘MTV Video Music Awards’

Posted: 29 Aug 2016 02:11 AM PDT

_90957436_gettyimages-597574478Beyonce ishte fituesja e madhe e natës së mbrëmshme në ‘MTV Video Music Awards, që u mbajt në New York. Këngëtarja rrëmbeu 7 çmime, përfshirë edhe çmimin prestigjoz ‘video më e mirë e vitit’.

“Si fillim dua të falendroj vajzën time të bukur dhe burrin tim të mrekullueshëm për mbështetjen që më kanë thënë”, tha Beyonce në fjalën e mbajtur. Për 16 minuta këngëtarja ofroi nje shou të vërtetë duke performuar disa nga këngët e albumit më të fundit ”Lemonade”.

Sivjet ceremonia u mbajt në “Madison Square Garden”. 34-vjeçarja ishte nominuar në 8 kategori.

_90957285_gettyimages-59757356829 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shpërthim në laboratorin e krimeve në Bruksel

Posted: 29 Aug 2016 01:49 AM PDT

_90957722_mediaitem90957721Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në laboratorin e krimeve në Bruksel. Sipas policisë dyshohet se bëhet fjalë për një akt kriminal, por jo terrorist.

Mediat belge raportojnë se një makinë çau rrethimin e godinës dhe disa të dyshuar vunë bombën pranë laboratorëve.

Një zëdhënës ka deklaruar se shpërthimi i fuqishëm nuk ka qenë aksidental. Rreth 30 zjarrfikës ndihmuan në shuarjen e zjarrit në Institutin Kombëtar të Kriminalistikës, i cili ka pësuar dëme të mëdha.

Belgjika është në alarm pas sulmeve në mars në aeroportin dhe metronë e qytetit, ku mbetën të vdekur 32 persona. Këto sulme u morën përsipër nga Shteti Islamik ISIS.

29 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sulm kamikaz në Jemen, mbi 45 të vrarë

Posted: 29 Aug 2016 01:37 AM PDT

_90958139_mediaitem90958138Të paktën 45 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi kamikaz në bazën ushtarake në jug të qytetit Aden në Jemen. Sipas zyrtarëve është goditur një kamp trajnimi i përdorur nga milicia pro-qeveritare.

Sulmi vjen në mes të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës17-muajshe në Jemen, mes mbështetësve të qeverisë saudite dhe rebelëve.

Sipas OKB-së, më shumë se 6 mijë persona, kryesisht civilë janë vrarë në luftime. Ndërsa rreth 2.5 milionë jemenë janë zhvendosur.

29 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Delvinë, 15-vjeçari përplas mjetin me shtyllën; 3 të plagosur

Posted: 29 Aug 2016 01:31 AM PDT

download-24-1240x620Policia arreston një të mitur në Delvinë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”. Në pranga ka rënë 15-vjeçari R.D., banues në fshatin Kopacez, Delvinë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se adoleshenti duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targë AA842GZ, në aksin rrugor Vergo-Shijan pranë vendit të quajtur “Qafa e Beshirit” , ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë prej betoni, ku për pasojë ka marrë dëmtime të lehta ai vetë (drejtuesi i mjetit) si dhe dy shtetas të tjerë pasagjer në këtë mjet (A.D – 12 vjeç dhe N.D – 21 vjeç). Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

29 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kundërshtoi policinë; në pranga 30-vjeçari

Posted: 29 Aug 2016 01:26 AM PDT

arrestim nga shqiponjatPolicia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për “Mosbindje të punonjësit të policisë” shtetasin Besmir Doda, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën pranë Bashkisë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Land Rover” me targë TR7639R, ka replikuar me dy Punonjës të Policisë së Shqiponjav, e duke mos ndaluar dhe duke mos iu bindur atyre.

29 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fushë Krujë, plagoset me armë zjarri 18-vjeçari

Posted: 29 Aug 2016 01:22 AM PDT

skene-krimi-e1424261453186Një 18-vjeçar është plagosur pasi u qëllua me armë nga një tjetër i ri 22 vjeç,  në qytetin e Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 28 gushtit, ku Erald Nika pas një konflikti të çastit,  ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasin M. K 18 vjeç, banues në fshatin Kameras.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori ka rënë në pranga. Policia në vendin e ngjarjes gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale armën e krimit tip pistoletë me mulli pa numër dhe dy gëzhoja, të kalibrit 7.62mm, mod.54. Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale"Vrasja me  dashje"e mbetur në tentativë dhe   "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

29 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

TENDERI 1 MLN EURO/ Plazhi mbaroi, Bashkia e Durrësit rregullon rrugën “Pavarësia” (foto)

Posted: 29 Aug 2016 01:17 AM PDT

Sokol Çobo

Rruga Rruga 3 Rruga 2

Bashkia e Durrësit vazhdon të vërë dorë mbi infrastrukturën, duke investuar pafund. Pas rregullimit të sheshit qëndron dhe planit prej 4 milionë USD për sheshin para portit, institucioni i drejtuar nga Vangjush Dako ka hapur një tjetër tender të majmë, me vlerë 1.4 miliard lekë të vjetra.

Sipas dokumenteve që disponon gazeta "Shqip", synohet rikualifikimi i rrugës Pavarësia". Në dokumente thuhet se fushëveprimi është boshti kryesor i qasjes në plazhin e qytetit të Durrësit: rruga Pavarësia nga “urë-mbikalimi i Dajlanit” në kryqëzimin me rrugën Iliria dhe zonën e plazhit.

"Nga rruga, objekti në fjalë është përhapur në zonat fqinje, duke përfshirë hapësirat në dispozicion që konsiderohen si të nevojshme për një zhvillim më efikas të projektit. Në situatën e tanishme rruga me katër korsi me ishullin e trafikut është një element i fortë ndarjeje/izolimi mes të dy anëve; seksioni i gjerë rrit shpejtësinë e udhëtimit dhe rrezikshmërinë. Hapësira publike është e fragmentuar dhe mungon në karakter, trotuaret janë shpesh të ngushta dhe hapësirat shpesh të pranishëm në anën e tyre, janë të ndara dhe ndërprerë vazhdimisht. Pikat e qasjes ne plazh nuk janë të dukshme, madje edhe kur deti është shumë afër, prania e tyre nuk është vlerësuar" thuhet në projektin e bashkisë.

Sipas saj, zona, e cila është karakterizuar nga prania e ndërtesave të vogla me dy, tre kate dhe shtëpi, është zënë gradualisht, veçanërisht në fashat drejt detit, nga ndërtimet (kryesisht banesa dhe hotele) te madhësive të ndryshme, mesatarisht të mëdha (shpesh 8-10 kate) me vëllime shumë të ndryshme, që i japin një përshtypje të përgjithshme kompaktësie. Ndërtesat e vogla ekzistuese (një ose dy kate) janë disa shembuj që në përgjithësi janë në kushte të dobëta ruajtjeje. Nuk ka zona të gjelbra apo hapësira publike të pajisura.

Rruga e madhe, thotë bashkia, edhe pse ka alternativa më funksionale, vazhdon të përdoret si një kalim rrugor për destinacionet në jug dhe kjo rrit ndjeshëm trafikun në ndotjen e ajrit dhe zhurma dhe me pasoja të forta mbi jetueshmërinë e hapësirës urbane.

Objektivat e projektit

Objektivat kryesore të ndryshimeve janë zgjatja dhe ripërcaktimi i hapësirës publike të lagjes; Reduktimi dhe i trafikut përmes modifikimit të seksionit aktuale të rrugës dhe futja e masave për të ngadalësuar shpejtësinë e saj; Rindërtimi i një sistemi të vendeve të referencës (shesheve) në lidhje me qasjen në det; Të transformohet rruga në një aks të gjelbër në mënyrë që të reduktohet ndikimi në mjedis (pluhur, zhurmë, nxehtësi) dhe të reduktohet ujëzimi i tokës; Ndërtimi i një hapësire më të pasur dhe me më shumë vlerë urbane që tërheq më fort për veçantitë e vendit dhe praninë e plazhit dhe fillimi i një pune rehabilitimi dhe përtëritjeje urbane që, duke filluar nga hapësira e rrugës, të shtrihet për të përfshirë disa zona aktualisht shumë të degraduara që mund të ndihmojnë për të zgjeruar fushën e hapësirës publike në këtë pjesë të qytetit dhe për të përmirësuar ne menyre të konsiderueshme pamjen dhe cilësinë e jetës.

Moderimi i trafikut

Në gjendjen aktuale Rr Pavaresia është një infrastrukturë projektuar për të lëvizur një numër i madh makinash me shpejtësi, për këtë arsye ajo është shumë e ngarkuar. Kjo gjendje do të thotë se rruga është një pengesë e vërtetë që i bën të vështira marrëdhëniet mes të dy palëve dhe i skualifikon hapësirën urbane të mjedisit. Përveç kësaj ajo është një faktor i rëndësishëm i ndotjes së ajrit dhe asaj akustike. Për këto arsye, duket e përshtatshme që rruga, veçanërisht në një zonë të madhe urbane si e jona, të mendohet sërish duke i dhënë përparësi jetueshmërisë së hapësirës urbane për këmbësorët dhe çiklistët (siç tashmë është duke ndodhur me ndërtimin e korsisë për biçikleta).

Në vitet e fundit, rrjeti i infrastrukturës këtë pjesë të Durrësit është pasuruar dhe artikuluar, disponueshmëria e rrugëve është e tillë sa për të bërë ndryshime të mundshme të rëndësishme në performancën dhe tiparet e Rr Pavaresia.

Për lëvizjen në këtë aks, me destinacion vendet në jug të Durrësit, mund të përdoren Sh2 dhe SH85 duke lehtësuar kështu goxha Rr. Pavarësia. Për lëvizjet e brendshme mund të përdoret një grilë ekzistuese që funksionon mirë dhe mund të përmirësohet me pak ndërhyrje në disa kryqëzime dhe plotësime të vogla.

Projekti parashikon ndërhyrje të artikuluara për moderimin e trafikut, duke filluar nga një ngushtim i përgjithshëm i seksionit të rrugës, me karakteristika të ndryshme në pjesë të ndryshme, deri në futjen e gungave të shpejtësisë për vendkalimet e këmbësorëve.

 

Hapësirë publike

Aktualisht hapësira publike që është pjesë e kësaj ndërhyrjeje është shumë e vogël dhe e fragmentuar, nuk ka hapësira të mëdha të gjelbra dhe zona pushimi dhe loje. Përgjatë gjurmës së rrugës nuk ka dallime dhe elemente që mund të shërbejnë si referenca të rëndësishme. Në këtë gjendje, gjëja më e rëndësishme është që të mendohet për hapësirën publike si një sistem që punon si i tërë, duke i dhënë vazhdimësi në shtigjet e kalimit si dhe të krijohet një polarizim për të krijuar dallime në një zonë kryesisht homogjene.

Ndërhyrja e parë e propozuar është që të punohet së bashku me shtigjet e biçikletave që po realizohen, si hapësira kalimi të vazhdueshme dhe mjaftueshëm të gjera për të lejuar kalimin e përshtatshëm në situata të mbipopullimit, veçanërisht në verë. Rruga gjatësore do të jetë e vazhdueshme, me të njëjtën dysheme edhe në kalimet në nivel (me një trajtim sipërfaqeje të ndryshme) dhe nuk ka shkallare në mënyrë që të bëhet i mundur kalimin për të gjithë: nënat me karrocë, me aftësi të kufizuara, etj. Hapësira në mes rrugës së biçikletave dhe ndërtesave të trajtohet po njësoj, duke sjellë ndonjë shkallë apo rampë përpara ndërtesave dhe hyrjeve, kur është e mundur të hapësirave të gjelbra.

 

Strukturat në det

Rrugët e qasjes në det janë gjithashtu ridizenjuar dhe përshtatur. Zgjerimi dhe shtrimin homogjen, të shoqëruara ndonjëherë me rregullimin e ndriçimit, janë operacionet kryesore të parashikuara. Në fund të shtigjeve, në plazh, janë vendosur elemente druri për mbrojtje nga drita me mbulim të pjesshëm, të cilat mund të përdoren në mënyra të ndryshme si për të bërë shfaqje të vogla apo koncerte, vende uljeje në grupe, organizim festash, etj. Këto elemente me mbulimin e tyre janë të dukshme nga një distancë, si nga rruga edhe nga plazhi, duke evidentuar pikat e hyrjes. Bëhet fjalë për struktura druri dhe çelikut me mbulim druri ose thuprash e degësh të dendura, vetëm si ekrane dielli, brenda të cilave mund të mbillen palma apo lloje të tjera të pemësh, të cilat bëjnë një kontrast me sheshet e bardhë të plazhit.

 

Parqet dhe pajisjet e lojërave

Duke përdorur disa zona të lira ose që mund të lirohet nga prishja e ndërtesave në gjendje të keqe (ndërtesa që mund të rindërtohen pjesërisht me forma të ndryshme në të njëjtat vende) bën të mundur vendosjen e zonave të gjelbra dhe zonave për të luajtur fëmijët. Në situatën e tanishme nuk ka hapësirë të kësaj natyre dhe realizimi i disa të tillave është esencial për rritjen e cilësisë së jetesës së kësaj pjese të qytetit në të gjitha stinët e vitit dhe ta bëjë atë më tërheqës në sezonin e verës. Planifikohen të ndërtohen zona loje me pajisje që mund të përdoren nga fëmijë të moshave të ndryshme, një fushë e tenisi apo për volejboll plazhi apo lojëra të tjera ekipi, si dhe sipërfaqe të gjelbra për të qëndruar dhe luajtur lirisht.

 

Horoskopi-29 gusht 2016

Posted: 29 Aug 2016 01:10 AM PDT

horoskopi1-212Dashi

Qëllimet e tuaja për ditën e sotme janë të vlefshme, por nuk duhet absolutisht që të nënvlerësoni personat që keni pranë dhe që vënë në vend të parë vetveten. Në fund të fundit, çdo kush çon ujë në mullirin e tij. Shkoni në rrugën tuaj, pa parë se çfarë bëjnë të tjerët. Nuk është e thënë që duhet të shqetësoheni. Ajo që duhet të shqetësoheni janë projektet tuaja që duhen përfunduar.

Demi

Nuk keni asnjë motiv për të dyshuar tek personat që janë pranë jush dhe që kërkojnë vazhdimisht të ju qetësojnë, veçanërisht nëse kohët e fundit ju e keni shprehur shumë frikën tuaj. Është normale që ata duan që ju të shndrisni. Ankthet nuk i pëlqejnë askujt, sidomos ju që po e përjetoni. Bëni kujdes vetëm ndaj atij që është indiferent.

 Binjakët

Qëllimet e tua më të mira sot duhet të dalin në pah në mënyrë që siguroni se çdo gjë do të shkojë sipas planit që kishit planifikuar prej kohësh. Në të kundërt mund të krijoni një rrëmujë të madhe. Mos vini në diskutim atë që njerëzit e tjerë kërkojnë të ju përcjellin. Kërkoni vetëm të përmirësoni aftësinë tuaj për të zgjidhur problemet dhe të metat. Ju do të jeni të befasuar nga atësia juaja.

Gaforrja

I drejtoni mendimet e tua tek ata persona që përjetojnë situata më shumë të komplikuara se sa ju, për të gjetur paqe në vetvete. Duhet të lini hapësirë për reflektim dhe altruizëm, duke kaluar tek faktet.

Luani

Përgjigjet që po pret, do të materializohen sot. Ata do të ju flasin dhe ju nuk do të keni nevojë që të shprehni gjë për të kuptuar. Zhgënjimi juaj mund të jetë i madh, kur të zbuloni se dikush ka ardhur për disa përfundime përpara jush, por keni fjetur mjaft, ose nuk keni dashur që të mos shihni dhe kjo tashmë është normale.

Virgjëresha

Të zgjedhësh mes dy personave është e vështirë dhe ju nuk keni medituar prej kohësh për këtë çështje. Nuk ka rëndësi nëse jeni femra apo meshkuj, do te jeni duke luftuar me vendime të tilla të parëndësishme, që në fund do të qeshni me veten, përpara se dikush të kuptojë absurditetin e asaj që thoni.

 

Peshorja

Sot ju ndoshta nuk do të dini të jeni në krye të një situate që ju vë në siklet, por mos keni frikë sepse dikush pranë jush do të ndërhyjë për të zgjidhur problemin që ju mundon. Për fat të mirë keni pranë njerëz që ju dalin në krah dhe duhet t'i mbani afër çdo ditë. Diçka duhet të ndryshojnë me nxitimin brenda jush.

Akrepi

Nëse sot do të flisni tepër në lidhje me një argument që u përket ndjenjave, është e mundur që bashkëbiseduesi mund të keqinterpretojnë fjalët tuaja, apo gabimisht do të besojë  se mundtë jetë në qendër të mendimeve tuaja. Për të shmangur këtë, ju gjithashtu duhet të shmangin të gjithë çështjen.

Shigjetari

Ëndrrat tuaja të vogla mund të ju realizohen për shkak të një vargu koiçidensash fatsjellëse. Është mirë që të qeshni për shkak të fatit. Nuk mund reagoni gjithmonë me seriozitet. Lehtësirat janë diçka që shpesh ju mungojnë dhe që ju bëjnë të jetoni me patos të madhe edhe në situata ku nuk ia vlen. Ribalanconi sjelljet tuaja përpara se të tjerët vonë.

Bricjapi

Shqetësimet e vogla të shëndetit ose për shkak të stresit, mudn të kapërcehen me inteligjencë të madhe nga ana juaj. Sidomos sot që keni rastin të shplehdeni dhe të reflektoni. Nuk është e thënë se nuk ka zgjidhje të thjeshta dhe të shpejta.

Ujori

Ditë e vështirë nga ana e humorit. Nuk jeni mirë dhe në gjendje që të kuptoni se kush është shkaku i shqetësimit tuaj. Ndoshta ka diçka që jua ka shpëtuar dhe që duhet të kishte vëmendjen e madhe. Keni shumë gjëra në vallë për t'ia dalë mbanë menjëherë. Më mirë është që tani të merrni një këshillë nga një person që ju njeh mire dhe di që të ju drejtojë.

Peshqit

Nëse doni që të vazhdoi të merrni vendime që nuk i përkasin vullnetit tënd, vazhdoni, por jo gjithmonë ndjenjat mund të injorohen, sidomos nëse keni pasur një të kaluar. Të mbytesh në dyshime apo paqartësi,  juve nuk ju shërben për asgjë. Mbi të gjitha do të gjejnë  një zgjidhje dhe të dalin në sipërfaqe për të ju fyer dhe ju nuk do të keni konfirmimet e dyshimeve qe dyshuat.

 

Related Posts :