Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kështu ndodh kur gjendet ekuilibri fizik i peshës (Fotolajm)” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Kështu ndodh kur gjendet ekuilibri fizik i peshës (Fotolajm)” plus 9 more Ferizaj Press


Kështu ndodh kur gjendet ekuilibri fizik i peshës (Fotolajm)

Posted: 25 Aug 2016 09:06 AM PDT

Ishe një ngarkesë në kamion që me  kohë ishte jo mirë e ngarkuar apo pjesa deri tek rruga e asfaltuar i kishte humbur ekuilibrin nuk dihet por  nuk ishte e lehtë të  jesh afër rrugës kur  pran të kalon një kamion i tillë.

Në çdo  çast pritej që ngarkesa do të shembej e së bashku me makinën do të rrotulloheshin. Bile kishte edhe moment kur  mundë ti paramendoje se  çdo të ndodhë me ata të cilëve u  shkonte afër makina. Por  ajo vazhdonte rrugën. Për çudi në anën e majtë një i ri kishte  dalë jashtë makinës dhe me peshën e trupit të tij mundohej të mbante ekuilibrin që kjo ngarkesë të mos shembej.

Dhe me gjithë ngarkesën e tillë makina vazhdonte rrugën.

Ngjarja  është  fotografuar nga gazetari i FerizajPress në  aksin rrugorë Velipojë-Shkodër

14037705_1105949319451980_1580762210_o (1) 14037928_1105949299451982_1304601399_o (1) 14074372_1105949309451981_1180833884_o (1)

14074372_1105949309451981_1180833884_o (2) Mbingarkesa

Asfaltohet rruga “Zejnullah Zejna”  në Sojevë të Ferizajt

Posted: 25 Aug 2016 08:39 AM PDT

Banorët e  lagjes Sylaj   të Sojevës së Ferizajt më në fund po ndihen të lehtësuar me asfaltimin e rrugës "Zejnullah Zejna"

Është kjo rrugë   me një gjatësi rreth 2 kilometra e cila ishte edhe një  nga faktorët që bëri  shumë familje nga kjo zonë e brendshme e fshatit të braktisnin shtëpitë dhe të  vendoseshin në qytet apo rreth rrugës kryesore Ferizaj-Gjilan.

Ishin grumbulluar shumë fshatarë që të përcjellnin punimet e në mesin e tyre pati edhe  nga ata që me vite kanë braktisur këtë  pjesë dhe  nga shtëpitë e tyre kanë mbetur vetëm gërmadhat.

Punimet kishte dal ti përcjellë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa i cili këtë projekt e ka cilësuar si mjaftë të rëndësishëm  për banorët e mbetur por  edhe për ata që kanë lënë shtëpitë dhe janë larguar.

"Fakti që  më vite të tëra nuk është investuar në këtë lokalitet kjo ka një rëndësi të veçantë, që do të ndikoj në përmirësimin e jetës së këtyre banorëve . Këta  banorë edhe pse gjenden shumë afër qytetit për nga infrastruktura sikur kanë qenë të harruar.  Projekti që sot po realizohet  kapë shumën rreth 200 mijë euro. Për këtë rrugë shpreh edhe falënderimin tim ndaj këtyre banorëve të cilët  përveç angazhimit tonë që të realizohet ky projekt ata shprehën  gatishmërinë   që ky projekt të realizohet edhe me faljen e pronave të tyre që kjo rrugë të shtrohet sipas standardeve" tha Muharrem Svarqa   gjatë vizitës që i bëri punimeve në këtë rrugë.

Edhe kryetari i fshatit Sojevë, Sylejman Syla, ishte shumë i kënaqur me realizimin e këtij projekti.

"Është një rrugë e cila ishte shumë e vështirë për kalim e sidomos gjatë kohës së dimrit dhe ishte si shkaktar edhe për shpërnguljen nga kjo pjesë .Kjo rrugë tani mundë të shërbejë edhe si rrugë ndihmëse e cila lidhë  magjistralen  Ferizaj – Gjilan  me rrugën Ferizaj-Shkup përmes pjesës së rrugës që  lidhet me rrugën e kampit Bondsteel" tha Syla

Rruga e cila po shtrohej   kishte të  planifikuar edhe erozionet eventuale të dheut  ku në pjesë të caktuara ishin vënë  masive të betonit që rruga të mos jetë shkaktar i dëmtimit të pjesëve afër shtëpive.

Por gjatë përurimit të  fillimit të punëve kryetari Svarqa  kishte takuar edhe një të hendikepuar i cili për shkak  të vështirësive të rrugës kishte edhe vështirësi të dilte me karrocë.

Për këtë Svarqa atëherë i kishte premtuar se do të bëjë atë çka është e munduar që  edhe pjesa e rrugës prej 120 metrave të asfaltohet.

"Në kuadër të kësaj  për shkak të këtyre njerëzve më nevoja të veçanta kemi  bërë që në projekt të përfshihet edhe kjo rrugë pasi për këta njerëz është shumë me rëndësi" tha Svarqa.

Ishte kjo pjesë e rrugës  ku edhe pse ende nuk kishte arritur asfalti  vetvetiu fshatarët  drejtoheshin nga kjo pjesë  sikur donin të tregonin falënderimin se  kjo pjesë edhe pse ishte e shkurtër për ta kishte një rëndësi të veçantë, që  tregon solidarizimin me njerëzit me nevoja të veçanta.

14137662_1111854972194748_743450312_n 14138531_1111854912194754_1507037985_n 14088774_1111854825528096_1282359395_n 14137947_1111854625528116_422272051_n 14137749_1111854692194776_1790031346_n

Kaçanik: Fillon implementimi i Projektit “ Asfaltimi i rrugës Mukadeze Lika-Muhaxheri”

Posted: 25 Aug 2016 07:49 AM PDT

Kanë filluar punimet në rregullimin dhe asfaltimin e rrugës " Mukadeze Lika Muhaxheri". Sipas drejtorit për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit Ukshin Çallaku, projekti është financuar nga Komuna e Kaçanikut dhe Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ndërsa sipas tij asfaltimi i kësaj rruge do të krijoj lehtësira në qarkullim.

Sipas menaxherit të projektit Rifat Muqa, projekti do të kushtoj 81 mijë e 234 euro, gjatësia e rrugës së asfaltuar do të jetë 775 metra, kurse gjerësia 3 metra dhe rigolla 70 cm.14046129_1038986646215179_8988982611573992884_n

Presidenti Thaçi, nderoi Martirët e familjes Asllani, në fshatin Rancë

Posted: 25 Aug 2016 07:43 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, me bashkëpunëtorët e vet, në 18 vjetorin e rënies për liri të 11 anëtarëve të familjes Asllani nga fshati Rancë, ka vizituar Kompleksin e Varrezave dhe ka bërë homazhe duke vendosur lule në shenjë respekti , kujtimi dhe nderimi për martirët e kësaj familje, të cilët u vranë nga predhat e okupatorit serb, më 26 gusht 1998.

14117837_971117513013708_3526887751139044427_n 14079491_971117509680375_3503314013544236914_n

Ai është shoqëruar nga strukturat udhëheqëse të komunës, në krye me kryetarin z. Naim Ismajli, drejtuesit e shoqatave të dalura nga Lufta e UÇK-së dhe qytetarë të tjerë.
Pas homazheve, presidenti Thaçi, ka ngushëlluar anëtarët e mbijetuar të kësaj familje, kryefamiljar i së cilës është veterani i Luftës së UÇK-së Isak Asllani. Me këtë rast ai, ndër të tjera, ka thënë se gjaku i atyre që ranë për liri nuk do të harrohet kurse familjet e tyre do të jenë përherë të respektuara.
Kryetari, z. Naim Ismajli, ka thënë se përkujdesja për familjet e Dëshmorëve dhe të Martirëve do të jetë gjithherë prioritet yni e veçmas për familjen Asllani, e cila për liri dha 11 anëtarë të familjes.
Presidenti, z. Hashim Thaçi dhe kryetari z. Naim ismajli, me bashkëpunëtorët, kanë qëndruar për një kohë edhe në shtëpinë e familjes Asllani, në Rancë, ku kanë biseduar dhe janë njoftuar për së afërmi për gjendjen dhe jetën e anëtarëve të mbijetuar të kësaj familje.

 

Kuvendi jep në diskutim publik tri dokumente

Posted: 25 Aug 2016 07:34 AM PDT

Qytetarët do të kenë mundësi t'i japin vërejtjet dhe propozimet e tyre për Statutin e QKMF-së, për Strategjinë e informimit dhe të komunikimit në komunën e Ferizajt dhe për Planin e veprimit për promovimin e integritetit dhe zvogëlimin e korrupsionit.

Kuvendi Komunal i Ferizajt e filloi mbledhjen e sotme me propozimin e grupit të kuvendarëve të PDK-së që të merret vendim për transmetimin e mbledhjeve të kuvendit në mediet lokale dhe të vihet në rend dite raporti i auditorit të përgjithshëm.
Mirëpo, kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, tha se transmetimi i drejtpërdrejtë i mbledhjeve të KK-së është duke u bërë përmes faqes zyrtare të Komunës, ndërsa raporti i auditorit nuk mund të vihet në rend dite ad hoc, por përmes procedurës së rregullt.
Diskutime më të gjata u zhvilluan rreth raportit financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, të cilin e paraqiti para kuvendit kryetari i Komunës Muharrem Svarqa. Ai, ndër të tjera, tha se gjatë peridhës janar-qershor 2016 u si të hyra vetjake u arkëtuan 1.613.189 euro, që përbën 38.77 për qind të planifikimit vjetor, por që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ka shënuar rritje për gati 15 për qind.
Kryetari Svarqa konstatoi se gjatë periudhës gjashtëmujore, vlera e shpenzimeve buxhetore është afërsisht e kënaqshme, pasi buxheti është shpenzuar në shkallë 41.6 për qind, ose 11.026.701 euro, në të gjitha programet dhe kategoritë buxhetore. Ai vuri në dukje sidomos rritjen e arkëtimit të tatimit në pronë, i cili muajve të fundit ka shënuar trende shumë pozitive. Gjatë gjashtëmujorit të parë të hyrat nga tatimi në pronë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë qenë 16.57 për qind më të larta.
Derisa kuvendarë nga pozita e lavdëruan raportin financiar, si tregues të një performance të mirë që qeverisë komunale, duke pritur që gjashtëmujori i dytë, si rëndom të jetë shumë më efektiv, sidomos për investimet në infrastrukturë, partitë opozitare e vlerësuan raportin si të dobët dhe të mangët. Kuvendarë të Partisë Demokratike të Kosovës thanë se raporti nuk përmban borxhet që ka krijuar Komuna, listën e shpenzimeve nga subvencionet etj. dhe se krahasimi i ecurive financiare me ato të vitit të kaluar, nuk është adekuat, sepse, sipas tyre, viti 2015 ka qenë i dështuar financiarisht. Nga Lëvizja Vetëvendosje u dha vërejtja se raporti nuk qartëson nëse arkëtimi i të hyrave është nga ato të planifikuarat, apo nga borxhet e papaguara etj.
Drejtoria komunal e arsimit i paraqiti kuvendit një informatë lidhur me përfundimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2015-2016. Sipas saj, këtë vit shkollor mësimet nga klasa e parë deri në të nëntën i kanë ndjekur 17.077 nxënës, prej të cilëve 98.75 për qind e kanë kaluar klasën aktuale. Kurse arsimin e mesëm të lartë e kanë ndjekur 6.277 nxënës, prej të cilëve 82 për qind e kanë kaluar klasën aktuale. Në afatin e qershorit, në provimin e maturës kanë hyrë 2.452 nxënës, 69 për qind e të cilëve e kanë kryer me sukses, ndërsa 31 për qind nuk kanë pasur sukses pozitiv. Krahasuar me vitin e kaluar, provimi i maturës ka qenë për 18 për qind më i suksesshëm.
Kuvendarë të pozitës e panë informatën për rezultatet e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2015-2016 si të kompletuar dhe zhvillimet në arsimin ferizajas me trende përmirësimi nga viti në vit.

Ndërkohë, kuvendarët opozitarë thanë se informata ishte e mangët, se arsimi është politizuar, se arsimtarëve u jepen orët sipas parapëlqimeve politike etj., pohime këto që u mohuan nga drejtoria e arsimit.
Kuvendi i Ferizajt me vota të njëzëshme nxori në diskutim publik Statutin e QKMF-së, Strategjinë e informimit dhe të komunikimit në komunën e Ferizajt dhe Planin e veprimit për promovimin e integritetit dhe zvogëlimin e korrupsionit. Kurse me shumicë votash u përcaktua kohëzgjatje prej 90 vitesh e shfrytëzimit të pronave komunale 145-0 dhe 626-1.

AKR në Ferizaj vazhdon zgjedhjet e brendshme,merr pjesë edhe Behgjet Pacolli

Posted: 24 Aug 2016 02:50 PM PDT

   AKR në Ferizaj vazhdon zgjedhjet e brendshme.Në kuvendin e nëndegës së VII so ta marrë pjesë edhe kryetari i AKR-së ,ish Presidenti i Kosovës,Behgjet Pacolli.

Kjo nëndegë me shumicë votash zgjodhi kryetar Isa Reçica.

Bëhet e ditur se ditët në në vazhdim pasojnë edhe shumë kuvende zgjedhore të nëndegëve tjera në Ferizaj.

14055684_505566036300298_955277088_n 14089433_505566069633628_976126767_n 14054620_505566072966961_825959086_n

PDK: Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, Drejtori e manipulimeve dhe falsifikimeve

Posted: 24 Aug 2016 06:18 AM PDT

PDK,dega në Ferizaj ,departamenti për arsim, në një konferencë për media ka akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj për manipulime dhe falsifikim të të dhënave.

" Informata e korrikut e këtij viti për përfundimin e gjysmë vjetorit të dytë për vitin shkollor 2015-2016, ka shpërfaqur shumëçka që është manipuluar e falsifikuar nga DA e Ferizajt, në mënyrë që dështimet në punën e tyre të paraqiten si suksese, duke gënjyer vetveten në radhë të parë, Kryetarin, asamblistët dhe qytetarët ferizajas" ka thënë Agim Berisha nga departamenti për arsim pranë PDK-së në Ferizaj.

Berisha  me këtë rast ka  ngritur shqetësimin se në raportin i cili së shpejti duhet të dalë para asamblistëve komunal ka manipulime me shifra .

Komunikatën e plotë mund ta lexoni në vijim.

Informata e korrikut e këtij viti për përfundimin e gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2015-2016, ka shpërfaqur shumëçka që është manipuluar e falsifikuar nga DA e Ferizajt, në mënyrë që dështimet në punën e tyre të paraqiten si suksese, duke gënjyer vetveten në radhë të parë, Kryetarin, asamblistët dhe qytetarët ferizajas.
Po të krahasohen shënimet e Raportit të Punës për vitin shkollor 2014-2015 dhe ato të Informatës për përmbylljen e vitit shkollor 2015-2016, shënime këto që e demantojnë njëra-tjetrën.
Pra, kur flet kjo Drejtori me gjuhën institucionale dhe të argumenteve statistikore; atëherë apo tash? Por, gënjeshtra është brenda njërës gjithsesi!.
Në Raportin e Punës për vitin shkollor 2014-2015 për nivelin e Arsimit fillor (kl.I-V), suksesi i nxënësve ka qenë 99.5% e kalueshmërisë, kështu paraqitet në faqen 136 të Raportit, ndërsa në Informatë, faqe 3 shkruan se gjatë vitit shkollor 2014-2015, suksesi i nxënësve ka qenë 95%, pra për të njëjtin nivel arsimor na paraqiten përqindje të ndryshme?!
Po ashtu edhe për Arsimin e Mesëm të Ulët (kl.VI-IX), në Raportin e Punës, në faqen 138 për të njëjtin vit shkollor 2014-2015, kalueshmëria është 99.86%, ndërkaq në faqen 5 të Informatës shkruan se kalueshmëria për vitin 2014-2015 është 97%.
E zbresin përqindjen e kalueshmërisë nga Raporti i Punës, sepse u duhet që vitin 2015-2016 ta paraqesin si vit të sukseseve të tyre, me vetëdije apo pa vetëdije kanë bërë falsifikime të dokumenteve të Institucionit të tyre.
Gjithashtu, manipulime e falsifikime gjejmë edhe te Arsimi i Mesëm i Lartë (kl.X-XII), gjithashtu në Raportin e Punës për vitin shollor 2014-2015, faqe 142 paraqitet kalueshmëria e suksesit të nxënësve me 98.5%, kurse në Informatë, faqe 6 shkruan se suksesi pozitiv i nxënësve për të njëjtin vit shkollor (2014-2015) është paraqitur me 86% kalueshmëria.
Prandaj, kemi rënie të suksesit për 16.5% vetëm në këtë nivel të arsimit, kjo është skandaloze dhe nuk mbulohet dielli me shoshë, z.Kryetar. Në faqen 7 të Informatës pasqyrohen edhe mungesat e nxënësve të këtij niveli arsimor dhe kur t'i krahasojmë mungesat e vitit shkollor 2014-2015 me ato të vitit 2015-2016, kemi mbi 3000 mungesa më shumë në gjysmëvjetorin e dytë të këtij viti shkollor.
Këtë gjë nuk do ta bënin as infantilët, e le më Institucioni i edukimit dhe dijes!. Të avullohen mbi 3000 mungesa, kjo është e patolerueshme, deri kur kështu z.Kryetar?
Si mund t'i besohet kësaj Drejtorie, e cila përpiqet ta mbulojë papunësinë dhe paaftësinë me manipulime e falsifikime para Asamblesë Komunale, falsifikime këto që tërheqin përgjegjësi pas vetes.
Unë shfrytëzoj rastin t'i bëj thirrje publike Prokurorisë së Ferizajt që të merret me këtë çështje.
Z. Kryetar, a tolerohet që Institucioni në fjalë, në të tri nivelet e arsimit ka falsifikuar hiç më pak se 19.86% të suksesit të nxënësve.
Për çudi, Institucionin ku vetë punojnë herë e emërtojnë si Drejtori e Arsimit, herë si Drejtori për Arsim dhe Shkencë, kjo tregon shumëçka…
Zotëri Kryetar; çka është tepër, tepër është?! Siç shihet keni vendosur ta shkatërroni sistemin arsimor me këtë udhëheqje të papërgjegjshme dhe të paaftë profesionalisht, por ta dini se ju jeni më meritorët për të gjitha këto…

14088877_1110914252288820_1595829261_n 14111569_1110914278955484_315249029_n 14111644_1110914255622153_1865766049_n 14111831_1110914295622149_1465244276_n 14111972_1110914352288810_384828432_n

Ligji për investime strategjike, jo i domosdoshëm

Posted: 23 Aug 2016 02:22 PM PDT

Kosovës i duhet një legjislacion më fleksibil sa i përket tërheqjes së investimeve ndërkombëtare, por jo domosdoshmërish ligji për investime strategjike, ashtu siç ka paraparë Qeveria e Kosovës, vlerësojnë përfaqësues të shoqatave ekonomike, të cilat mbrojnë interesat e bizneseve, dhe njohës të çështjeve ekonomike.

Projektligji për investime strategjike në Kosovë ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës në dhjetor të vitit 2015, derisa nuk kishte arritur të kalojë në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave të deputetëve.

Si i tillë, ky projektligj nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës ishte konsideruar se do të ndihmonte në tërheqjen e investitorëve të huaj dhe rrjedhimisht do të kishte ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosovës i duhet një legjislacion që i mundëson investitorëve ndërkombëtarë të kenë komunikim të drejtpërdrejt me Qeverinë e Kosovës.

"Kosovës i duhet një legjislacion më fleksibil, jo domosdoshmërish një ligji i veçantë, siç është ligji për investime strategjike, por Kosovës i duhet një legjislacion që mundëson një komunikim direket në mes investitorëve dhe Qeverisë së Kosovës."

"Kjo çështje ka mundur të zgjidhet shumë lehtë me disa ndryshime të ligjit aktual të investimeve të huaja. Është rasti i Serbisë, e cila ka vetëm një Ligj për investime dhe në kuadër të këtij ligji ka disa dispozita të caktuara për investime të veçanta", thekson Zeka.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë institucionet kosovare krijuan mekanizma ligjorë dhe agjenci për promovimin e investimeve, ndërsa u organizuan konferenca të ndryshme ku u bëhej thirrje kompanive ndërkombëtare që të investojnë në Kosovë.

Të hyrat vjetore mesatare të investimeve të huaja, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë periudhës 2009-2013, kanë qenë 400 milionë euro, por, ato shënuan rënie në vitin 2014, dhe atë në vetëm 151 milionë euro. Derisa, në vitin 2015 investimet e huaja kanë qenë rreth 320 milionë euro.

Për të rritur shumën e këtyre investimeve, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, kishte deklaruar se Kosovës i duhet ligji për investime strategjike.

Ajo e kishte konsideruar si dëm të madh për ekonominë e vendit mos miratimin e Ligjit për investime strategjike në Kuvendin e Kosovës.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministrja Bajrami pati deklaruar se Qeverisë së Kosovës duhet t'i mundësohet komunikimi i drejtpërdrejt me investitorët potencial.

"Ne nuk mundemi sot t'ju themi investitorëve 'nëse ju doni të investoni në Kosovë duhet të konkurroni më të gjithë të tjerët'. Sot investitorët nuk konkurrojnë për me ardhë në Kosovë. Ne nuk kemi 10 investitorë të cilët dëshirojnë të privatizojnë një fabrikë, ne sot kemi dhjetëra vende të cilat konkurrojnë mes vete se cila i ofron kushte më të mira një investitori", pati deklaruar Bajrami.

Ligji për investime të huaja, i cili nuk parasheh që Qeveria e Kosovës të negociojë për investime në Kosovë drejtpërdrejtë me investitorët potencial, edhe sipas Arian Zeka nga OEAK, paraqet një problem në tërheqjen e investitorëve të mëdhenj në Kosovë.

"Pa një komunikim fleksibil ndërmjet qeverisë dhe investitorëve, gjasat do të jenë më të vogla që Kosova të jete më atraktive për investitorët serioz . Kompanitë e mëdha botërore ngurojnë të shpenzojnë kohën e tyre në procedurat burokratike të cilat parashihen me legjislacionin aktual të Kosovës", thekson Zeka.

Megjithatë, për ekspertët të fushës ekonomisë, Kosova nuk ka nevojë për një ligj të veçantë për tërheqjen e investimeve strategjike, por Kosova ka nevojë për përmirësimin e politikave fiskale.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, i ka thanë Radios Evropa e Lirë se Kosova duhet të ketë norma të arsyeshme të tatimeve në përgjithësi, pastaj duhet të ketë siguri dhe stabilitet makroekonomik.

"Mbi të gjitha duhet të luftohet ekonomia jo formale, e cila e pengon investitorin e huaj, pasi që ekonomiajoformale çrregullon tregun e brendshëm si dhe duhet të luftohet korrupsioni, i cili paraqet një prej fajtorëve kyç që largon investitorët e huaj. Kjo është arsyeja që investimet e huaja kanë shënuar rënie", thotë profesor Limani.

Ndryshe, në raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të Transparency International, që masin perceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon.

Raporti i progresit i Komisionit Evropian për Kosovën ka adresuar qartë kërkesën për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë. /REL

Shqiptari në Itali rrah ish gruan dhe bashkëshortin e saj të ri

Posted: 23 Aug 2016 02:11 PM PDT

Shqiptari thuhet vetëm se është 34 vjeç dhe nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij.

Sipas mediave italiane, ai kishte 8 vjet që ishte ndarë nga bashkëjetuesja e tij, por përsëri e përndiqte pasi nuk e përballonte dot ndarjen. Rasti më i fundit ka qenë ai i djeshmi kur shqiptari, edhe pse kishte një urdhër nga gjykata që të mos i afrohej më shumë se 100 metra bashkëshortes, jo vetëm që iu afrua por edhe e goditi. Më pas, ai iu vërsul edhe bashkëjetuesit të ri të ish ­gruas duke e rrahur edhe atë. Karabinierët ndërhynë menjëherë dhe bënë arrestimin e tij. /panorama.al

Shqiptari në Itali godet me sëpatë bashkatdhetarin e tij

Posted: 23 Aug 2016 02:11 PM PDT

Mediat vendase shkruajnë se 41-vjeçari shqiptar, banues në Xhenova, është arrestuar ditën e djeshme në një apartament në San Fruttuoso, ku ai banonte.

NOA.al mëson se më 10 qershor të këtij viti, 41-vjeçari ka plagosur rëndë bashkatdhetarin e tij në kokë me një sëpatë.

"Duhej ta bëja. Një ofendim kaq i rëndë nuk mund të lihej pa u ndëshkuar", ka thënë 41-vjeçari shqiptar gjatë arrestimit.

Policia italiane ka siguruar edhe pamjet e sherrit gjatë natës së 10 qershorit.

Related Posts :