Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Aksident në rrugën B në Prishtinë” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Aksident në rrugën B në Prishtinë” plus 24 more


Aksident në rrugën B në Prishtinë

Posted: 26 Aug 2016 03:33 PM PDT

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Rrugën B në kryeqytet.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, njofton Klan Kosova.

Nuk dihet nëse ka viktima.

ak

“Rimbursimi i qytetarëve për kuponat fiskal do të ndryshojë”

Posted: 26 Aug 2016 02:55 PM PDT

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Ymeri, në debatin Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit, ka folur për përfitimet që ka ATK-ja nga rimburësimi i qytetarëve pas dorëzimit të plikove me kupona fiskal.

"Masa më e suksesshme që ndonjëherë është propozuar nga Qeveria për t'i nxitur konsumatorët, qytetarët që të jenë partnerë në zhvillimin e ligjit dhe edukimit tatimor  ka qenë nxitja për marrjen e kuponëve fiskal dhe rimbursimi i qytetarëve".

Ai ka treguar se sa para janë rimburësuar dhe sa para më shumë ka ATK që prej fillimi të shpërblimit të qytetarëve që marrin kuponët fiskal.

"Ne deri më tani kemi kthyer 10 milionë euro prej vitit të kaluar, 90 milionë euro janë shtuar në shportat e qytetarëve".

"Vlera e atyre që janë inskenuar në këtë tetë mujorin pa përfunduar muaji gusht, janë mbi 26 milionë euro më shumë se sa peridha e njëjtë e vitit të kaluar, do të thotë është rezultat edhe i kësaj nxitje të marrjes së kuponëve fiskal".

Por ai ka deklaruar  se rimbursimi i qytetarëve mund të përfundojë.

"Këta tremujor do të vazhdoj, ne jemi duke bërë një proces të adutimit dhe ka disa rekomandime që të shkohet me forma të tjera të nxitjes së qytetarëve, të organizimit të lojërave të fatit, shpërblime të ndryshme gjë që do të jetë e lehtë për Ministrinë e Financave, Administratës Tatimore dhe do të ketë përfitim më të madh për ata që marrin pjesë në këto ngjarje".

“105 milionë euro janë falur nga ligji për faljen e borxheve publike”

Posted: 26 Aug 2016 02:50 PM PDT

I ftuar sonte në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit, ishte Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Ymeri me të cilin u diskutua me ligjin për faljen e borxhit publik nga viti 2000 deri 2008.

Ky ligj është në fuqi prej vitit të kaluar, mirëpo sipas Ymerit interesimi i qytetarëve ka qenë shumë i vogël ndonëse nga ky ligj konsumatorët do të mund të përfitojnë vetëm deri javën tjetër, me 2 gusht.

"Ligji ka një vit që është në fuqi e tash me 2 shtator skadon, por nuk skadon me të gjitha benefitet sepse janë me kategori ata që tashmë kanë hyrë në marrëveshje i përcjell ky ligj dy vite bizneset kurse tre vite persona publik".

"Ne nuk jemi të kënaqur me kërkesat për faljen e borxhit".

"Ky ligj ka ofruar shumë lehtësi, por tatimpaguesit nuk e kanë shfrytëzuar".

Ymeri ka thënë se ky ligj ka pasur disa mangësi, shkak i të cilit konsumatorët edhe mund mos kenë aplikuar.

"Ka pasur mangësi, sidomos gjatë zbatimit që sigurisht nëse do të kishim mundësi ta rishikonim do të ishte më i favorshëm për tatim. Mangësi, ka bërë ndarja e periudhave prej 2000 deri 2008, që i ka kushtëzuar me borxhet e viteve 2009-2014 dhe ka pasur një hezitim të tatimpaguesve me vështirësi financiare".

Ai ka treguar sa sa borxhe janë falur që kur ky ligj hyri në fuqi vitin e kaluar.

"Deri më tani përmes këtij ligji ne kemi arritur që të administrojmë 105 milionë euro, do të thotë janë shlyer këto borxhe dhe janë pastruar nga lista e tatimpaguesve"

"Ne jemi në program të futjes edhe të 100 milionë eurove të tjera që janë në pritje"

Ymeri ka folur edhe për Mitrovicën e Veriut dhe sa tatimpagues kanë aplikuar që të përfitojnë nga ky ligj.

"Nuk ka pasur përjashtim në aspektin territorial. Interesim ka pasur, ne kemi një zyre në Mitrovicë e cila kujdeset edhe për minoritetin serb, kemi zyrtare edhe borxhlinjtë iu janë drejtuar ATK-së që të përfitojnë nga ky ligj. Në veri deri më tani janë 1200 biznese që funksionojnë".

Ymeri është shprehur se ndonëse afati pritet të përfundojë me 2 shtator, do të ishte mirë që të ketë shtyrje.

"Më mirë do të ishte të shtyhet afati, është një mungesë seriozitetit edhe nga ana e atyre që përfitojnë pasi në afatin e fundit kemi vërshim, grumbullim që është vështirë edhe për ATK që t'i jep".

Chelsea pranë mbrojtësit spanjoll (VIDEO)

Posted: 26 Aug 2016 02:33 PM PDT

Klubi anglez Chelsea janë në bisedime me lojtarin e Fiorentina-s Marcos Alonso, njofton Klan Kosova.

Alonso, që është një mbrojtës qendror  nga Spanja tash e sa kohë po kërkohet nga klubet e mëdha evropiane.

Konte e njeh shumë mirë 25 vjeçarin dhe është i bindur se ai do të ia dalë shumë mirë në Angli dhe në Premier Ligë.

Kjo edhe për arsye se Alonso ka luajtur më parë në Premiership, me Boltonin e Sunderland-in.

klankosova.tv

Mbikëqyrësit në testin e maturës, kësaj here më rigorozë me ata që kopjojnë

Posted: 26 Aug 2016 02:32 PM PDT

Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, ka thënë se gjithçka është gati për testimin e dytë të maturës për nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës.

Gjatë një interviste në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, ky zyrtar i ministrisë ka deklaruar se kësaj radhe mbikëqyrësit do të jenë më të ashpër dhe nuk do të lejojnë kopjimin me telefona.

"Ministria i ka bërë të gjitha përgatitjet që të realizohet provimi i maturës. Një prej problemeve më të mëdha që kemi, është kopjimi dhe përdorimi i telefonave celularë. Gjatë testit të kaluar, kemi ndërmarrë masat e ndëshkimit për ata që kanë tentuar të kopjojnë".

"Maturantët s'duhet t'i marrin fare telefonat celularë, për shkak se do të jemi rigorozë për ata që kanë tendencë të kopjojnë. Mbikëqyrësit do të jenë rigorozë dhe nëpër klasë i kemi vetëm nga 15 nxënës", ka deklaruar Kadriu.

Ai ka bërë me dije se testimi që do të zhvillohet të shtunën, në pjesën e parë do të jetë i fokusuar në pyetjet e gjuhëve dhe matematikës.

"Në pjesën e parë të testimit, nxënësit do të përgjigjen në pyetjet e lëndëve nga gjuha shqipe, gjuha angleze dhe matematika, kurse në shtator, do t'i nënshtrohen testit në lëndët e tjera. I kemi bërë të gjitha përgatitjet edhe në bashkëpunim me drejtoritë e arsimit të komunave".

Sipas tij, testimi i dytë do të jetë më i lehtë për nxënësit sepse ata kanë kaluar nëpër këtë procedurë edhe më herët.

"Konsideroj se pjesa e dytë do të shkojë më lehtë, për shkak se edhe nxënësit e dinë tashmë procesin dhe po ashtu nuk kemi shumë kandidatë".

Kësaj radhe, në Kosovë testimi i maturës do të zhvillohet në 96-të qendra testimi dhe në secilën do të ketë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.

 

 

 

Prishtinë: Mbyllet Seminari i Gjuhës, pjesëmarrësit ikin me fjalë të mira (VIDEO)

Posted: 26 Aug 2016 02:25 PM PDT

Ka përfunduar sot Seminari për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe.

Në të morën pjesë albanolog nga vende të ndryshme të botës, njofton Klan Kosova.

Kosova, për 12 ditë, aq sa qëndruan, duket se ua mori zemrat.

Për më shumë mësoni nga tema e Orës së Fundit, të përgatitur nga Agan Hajdarhoxha.

Daçiq: 1244 ende valide, OKB të qëndrojë ende në Kosovë

Posted: 26 Aug 2016 02:09 PM PDT

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të premten në një intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, se Serbia këmbëngul që misioni i OKB-së në Kosovë të mbetet me mandat të njëjtë dhe me përbërje të pandryshuar, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

"Serbia këmbëngul se misioni i OKB-së të mbetet mandati i pandryshuar dhe me përbërje të pandryshuar, sepse ne besojmë se ky mision vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, Prishtina mendon se ky mision duhet të largohet nga Kosova, por populli serb dhe komunitetet tjera jo-shqiptare kanë besim vetëm në misionin e OKB-së dhe për këtë arsye kjo është shumë e rëndësishme për Serbinë.

Daçiq tha edhe se angazhimi i disa vendeve për njohje të Kosovës mund të ndikojë negativisht në dialogun Kosovë-Serbi.

"Kjo e vret dialogun. Ne duam dialog, jo një politikë të aktit të kryer, siç e do Prishtina, që së bashku me aleatët e saj thonë se kjo është tashmë një punë e kryer dhe se ne flasim vetëm për disa nga detajet teknike”, ka pohuar Daçiq.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas Daçiq ende është dokument valid dhe vendimi i vetëm i nxjerrë nga OKB-ja për Kosovën.

klankosova.tv

 

 

Kylie Jenner e mohon që ka rritur gjoksin

Posted: 26 Aug 2016 02:00 PM PDT

Motra e të famshmes Kim Kardashian, Kylie Jenner, ndonëse fytyrën e ka plot ndërhyrje kozmetike kirurgjike, e ka mohuar të ketë ndërhyrje në gjoksin e saj.

Përdoruesit e Twitter e kritikuan ashpër, duke e akuzuar për ndërhyrje, ngase në fotografitë e fundit që i ka postuar gjoksi i dukej më i fryrë se zakonisht.

19 vjeçarja ka thënë se figura e saj me një gjoks të formësuar, vjen për shkak të hormoneve.

"Është ajo kohë e muajit", ka shkruar Kylie, duke iu referuar hormoneve të ciklit menstrual, që shkaktojnë fryrjen natyrale të gjoksit.

"Gjoksi im do të shfryhet shpejtë", u ka thënë ajo fansave të saj që e kritikuan për operacion në gjinj. "Dhe ajo ditë, do të jetë një ditë plot mërzi", ka përfunduar Kylie, transmeton Klan Kosova.

Curves ahead: Kylie Jenner showed off her bust in a tiny white crop top in an Instagram post on Thursday, and later had to deny that she's had breast implants

 

Konsumimi i FastFood rrit rrezikun për Alzheimer

Posted: 26 Aug 2016 02:00 PM PDT

Një program ushqimor perëndimor, me ëmbëlsira dhe me ushqime të shpejta, mund të rrisë rrezikun për tu prekur nga sëmundja e Alzheimer'it, thuhet në një studim të ri.

Amerikanët janë më të rrezikuar se të gjitha nacionalitetet e tjera të botës, që të preken nga sëmundja degjenerative e trurit dhe për vite të tëra, kanë numrin më të madh të të sëmurëve me Alzheimer.

Kjo për shkak të mënyrës se si ata ushqehen. Fast fond e rritë nivelin e kolesterolit, gjë që e ndihmon Alzheimer'in të zhvillohet për shkak se proteinat e influencuara nga kolesteroli, e bllokojnë trurin, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Gruaja me fustan të kuq që shëtitet në Rumani (FOTO)

Posted: 26 Aug 2016 02:00 PM PDT

Pothuajse çdo kujt i pëlqen një grua e veshur me një fustan të kuq. Një grua që vishet me ngjyrën e pasionit, e ka të sigurt shikimin e shumë personave.

Madje për "Woman in Red"  këngëtari legjendar Stevie Wonder e ka edhe një këngë, transmeton Klan Kosova.

Pikërisht "gruaja me të kuqe" është shëtitur nëpër vende të jashtëzakonshme të Rumanisë të cilat nuk janë fare të urbanizuara.

Fotografi Andrei Gherasim, e kishte filluar këtë projekt fotografik një vit më parë.

Ai me anë të fotografive të tij dëshiron të promovojë vendet e bukura dhe të pastërta të cilat janë në Rumani.

Më poshtë mund t'i shikoni disa fotografi nga fotosesioni të cilin e ka realizuar Gherasim.

Ronaldo është gati (FOTO)

Posted: 26 Aug 2016 01:52 PM PDT

Cristiano Ronaldo kishte lënduar rëndë gjurin në finalen e Kampionatit Europian, në minutat e para të ndeshjes, kundër Francës, por ai po punon shumë që të kthehet sa më shpejtë.

Pas gëzimit të Kupës së Europës që e fitoi më Portugalinë, pushimit të shkurtër veror dhe shpalljes lojtari më i mirë në Europë, CR7 nuk ka humbur shumë kohë.

Lojtari më i mirë i Real Madrid është kthyer fuqishëm në stërvitje.

Madje portugezi ka ndarë disa nga qastet e tij në palestër edhe me fansat e Facebook-ut.

Ronaldo ka postuar një foto në llogarinë e tij në këtë rrjet social dhe ka shkruar se "po ndjehem mirë, le të shkojmë", njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

Pavarësisht dallimeve, tigri, luani e ariu miq të pandashëm që 15 vjet

Posted: 26 Aug 2016 01:45 PM PDT

Të njohur me nofkën "The BLT" – Baloo arusha e zezë amerikane, luani Leo dhe tigri i Bengalit Khan, kanë 15 vjet që jetojnë bashkë në një strehë kafshës.

Që të tre ishin gjetur kur ishin vetëm disa muajsh nga policia gjatë një bastisjeje në Atlanta të Gjeorgjisë në vitin 2001.

Kur ishin gjetur nga policia, ata ishin me nënpeshë dhe të keq-ushqyer, dhe po jetonin në disa kafaze në bodrumin e shtëpisë që u bastis për drogë.

Që nga atëherë, ata kanë jetuar bashkë në një strehë kafshësh, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Mbikëqyrësit e strehës, kanë thënë se ata hanë, flenë dhe luajnë bashkë dhe po ashtu, e përkëdhelin njëri tjetrin.

"Muajt e parë të jetës së tyre ishin aq të tmerrshëm dhe kjo gjë i ka lidhur me njëri tjetrin. Ata janë të pandashëm, pavarësisht dallimeve të mëdha që kanë".

 

 

 

Edhe një herë Van Persie e United

Posted: 26 Aug 2016 01:42 PM PDT

Manchester United do të ballafaqohet me ish-sulmuesin e klubit, Robin van Persie, pasi që shorti në Europa Ligë anglezët i ka përballur me Fenerbahcen, njofton Klan Kosova.

Djajtë e Kuq ndajnë grupin A edhe me Feyenoord-in dhe ukrainasit e Zorya Luhansk.

United e kishin shitur Van Persien tek turqit e Fenerbahce, pasi tri vitesh të kaluara në Old Traford.

 

Këto janë grupet në Europa Ligë:

Group A: Manchester United, Fenerbahce, Feyenoord, Zorya

Group B: Olympiacos, APOEL, Young Boys, Astana

Group C: Anderlecht, Saint-Etienne, Mainz, Qabala

Group D: Zenit, AZ Alkmaar, Maccabi Tel-Aviv, Dundalk

Group E: Viktoria Plzen, Roma, Austria Vienna, Astra

Group F: Athletic Bilbao, Genk, Rapid Vienna, Sassuolo

Group G: Ajax, Standard Liege, Celta Vigo, Panathinaikos

Group H: Shakhtar Donetsk, Braga, Gent, Konyaspor

Group I: Schalke, RB Salzburg, Kuban Krasnodar, Nice

Group J: Fiorentina, PAOK, Slovan Liberec, Qarabag

Group K: Inter, Sparta Prague, Southampton, Hapoel Be’er Sheva

Group L: Villarreal, Steaua Bucharest, FC Zurich, Osmanlispor

klankosova.tv

ISIS tani i detyron fëmijët t’i vrasin të burgosurit (FOTO)

Posted: 26 Aug 2016 01:41 PM PDT

Në një video të cilën e kanë postuar faqet që mbikëqyren nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, shihet një djalosh britanik dhe katër fëmijë të tjerë duke i ekzekutuar disa të burgosur.

Daily Mail shkruan se kjo video që është nëntë minuta besohet se është xhiruar në kryeqytetin e ISIS në Raqqa, kuptohet që ata janë bërë edhe më brutal dhe vrasjet po i bëjnë tashmë fëmijët, transmeton Klan Kosova.

Në këtë video pesë djem që besohet njëri është nga Britania e Madhe e të tjerët nga Egjipti, Turqia, Tunizia dhe Uzbeksitani i vrasin me gjaktftohtësi të burgosurit.

Kujdes pamjet janë të rënda.

The British boy (second from right, in camouflage) shows all the signs of being brainwashed

The horrific video shows the boys, who are all aged around 12 or 13, executing prisoners with handguns

A boy shouts out in Arabic before executing a prisoner

 

Dy djem e pajtuan Kosovën dhe Serbinë, do të habiteni se si (VIDEO)

Posted: 26 Aug 2016 01:37 PM PDT

Dy djem të rinj, kanë realizuar një video nëpërmjet së cilës tentojnë t'i zhdukin ndasitë e mospajtimet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Por mënyra se si kanë zgjedhur ta bëjnë këtë, do t'ju habisë. Është thjesht përmes një hamburgeri, transmeton Klan Kosova.

Ata shkojnë në Prishtinë e në Beograd, dhe përgatisin një hamburger që gjysmën e mishit e ka nga Kosova, ndërsa gjysmën tjetër nga Serbia.

"Në fund të ditës", thotë njëri nga djemtë, "harrojeni politikën, shijojeni ushqimin që u bë në Kosovë e në Serbi".

Zjarri në Shëngjin: Era krijon vatra të reja

Posted: 26 Aug 2016 01:34 PM PDT

Flakët që kanë përfshirë Shëngjinin kanë krijuar një brez 4 kilometra të gjatë mbi qytet, deri në zonën e kodrave përballë Velipojës.

Nga të dhënat e fundit rezulton se, pasditen e sotme zjarri mori hov duke u zgjeruar deri pranë qytetit të Lezhës.

Zjarrfikësit, të ndihmuar nga ushtria dhe një helikopter, vendosën nën kontroll vatrat, por era hap vazhdimisht fronte të reja, transmeton Top Channel.

Ndërkohë, ndërhyrja nga ajri me helikopter u ndërpre me rënien e natës.

Gjatë gjithë ditës u punua në zonën Rana e Hedhun dhe në Shëngjin për të mbajtur larg flakët që kërcënonin banesat dhe një kompleks turistik.

Lufta me zjarret që përfshinë këtë zonë, të vendosura qëllimisht për ripërtëritjen e kullotave, vijon prej tre ditësh.

Njerëzit kanë tendencë të besojnë se lidhja e tyre është më e shëndetshme

Posted: 26 Aug 2016 01:30 PM PDT

Sipas shumë hulumtimeve të bëra njerëzit besojnë që lidhja e tyre e dashurisë është më e shëndetshme se sa e personave të tjerë.

Specifikisht, njerëzit mendojnë se partneri i tyre ka më pak mundësi për të tradhtuar se sa partnerët e personave të tjerë, transmeton Klan Kosova.

Kjo është vërtetuar edhe njëheë nga hulumtimi i bërë nga Universiteti i Calagary i cili është realizuar duke i anketuar 200 studentë të cilët ishin në lidhje për së paku tre muaj.

Këta të anketuar e kanë plotësuar një pytësor online për besimet dhe pritshmëritë e tyre lidhur me tradhtinë.

Kur u pyetën për partnerët e tyre nëse ata i kanë tradhtuar, të anketuarit u përgjigjën se kishte vetëm 5 përqind mundësi që partneri i tyre i ka tradhtuar dhe vetëm 8 përqind që ata mund t'i tradhtojnë në të ardhmen. Por lidhur me partnerët e personave të tjerë ata u përgjigjën se kishte mundësi 46 përqind që të kenë tradhtuar.

 

Lopez ka një këshillë pas ndarjes

Posted: 26 Aug 2016 01:25 PM PDT

Ish i dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart, nuk dëshiron ta pranojë ndarjen e tyre.

Por, këngëtarja e aktorja seksi si duket e ka ndarë mendjen sa i përket kësaj çështje, transmeton Klan Kosova.

Ajo e ka postuar një fotografi ku shihet në New York e veshur me kostum dhe poshtë kësaj fotografie ka shkruar: "Ruaje zemrën tënde".

Lopez e Smart kishin filluar lidhjen në vitin 2011 dhe kishin një krizë në lidhjen e tyre tre vite më pas, por kishin arritur që të rikthehen.

TMZ, ka raportuar se ishte pikërisht 47 vjeçarja ajo që kishte vendosur që lidhja e tyre duhet të përfundojë.

Veiled jab?: On Friday, Jennifer Lopez posted an Instagram photo of herself posing on the set of her NBC programme Shades Of Blue alongside pavement graffiti that read 'Protect Yo Heart'

Bushati në Kinë: Mirëpresim qasjen e Pekinit në rajon

Posted: 26 Aug 2016 01:05 PM PDT

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë takimit në Kinë me homologun e tij Uang Ji siguroi palën kineze se Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ai u shpreh: "Shqipëria konfirmon me kënaqësi qasjen pragmatike të Kinës në rajonin tonë dhe inkurajon autoritetet kineze që të zhvillojnë edhe më tej këtë qasje dhe të mbështesin realitetet e reja në Evropën Jug-Lindore".

Më tej Bushati theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe në fusha të tjera si energjia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, kultura dhe arsimi, shkruan Top Channel.

Në këtë kontekst, ministri Bushati kërkoi nga pala kineze mbështetje për projektet konkrete në këto fusha. Për vitin 2016, Kina renditet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë.

Inter transferon dy superlojtarë

Posted: 26 Aug 2016 01:00 PM PDT

Dy goditje të mëdha brenda pak orëve.

Interi duket se po tejkalon çdo parashikim, duke arritur të afrojë dy emra shumë të lakuar në merkaton e futbllit europian.

Braziliani Gabigol dhe portugezi Joao Mario mbërritën në Milano ku do të veshin zyrtarisht fanellën e skuadrës zikaltër edhe pse gjatë orëve të ardhshme do të zbardhen shumë detaje në lidhje me kontratat e tyre.

Rreth 70 milionë Euro, kjo është shuma që do të paguajë shoqëria italiane për të fituar shërbimet e dy lojtarëve, një sinjal i rëndësishëm ky se në "Apiano Gentile" ujërat po lëvizin pas transferimit të aksioneve në duart e kinezëve që kanë vendosur të investojnë shuma të rëndësishme për të rikthyer lavdinë e dikurshme.

klankosova.tv

 

Lahet në vaskën e mbushur me piper, rrezikon jetën (VIDEO)

Posted: 26 Aug 2016 12:52 PM PDT

Kjo është banjo me e "nxehet" që mund të bëni ndonjëherë, por nuk është nga ato që iu relakson.

Një i ri i quajtur Cemer Cander ka mbushur kaden me salcë të djegës dhe është futur në të.

Videon që në më pak se një muaji e kanë shikuar më së tre milionë veta, tregon të riun nga Britania e Madhe se si mezi shpëton pa humbur ndjenjat gjatë "larjes" së tij në salcë të djegës, njofton Klan Kosova.

Cander për ta torturuar veten edhe më shumë, kafshon një spec dhe pi pak nga salca e tmerrshme.

Fatmirësisht, Cander në fund arrin të largohet.

Gjithsesi, e gjitha ka mundur të jetë inskenim – ndoshta.

Dy djem nga Siria, vajtojnë vdekjen e vëllait (VIDEO)

Posted: 26 Aug 2016 12:50 PM PDT

Dy djelmosha sirianë, rreth 8 e 7 vjeç, vajtojnë për vdekjen e vëllait të tyre nga bombardimet në qytetin më të shkatërruar në Siri, në Aleppo.

Forcat e qeverisë dhe ato rebele, ka vite që po luftojnë në Aleppo, duke shkatërruar tërë qytetin, e mediat raportojnë për shumë njerëz të ngujuar në qytet, pa ujë e pa ndihmë mjekësore.

Vëllai i dy djemve në video ka vdekur pas një bombardimi, ndërsa babain e kanë të zhdukur, raporton Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Nga ky bombardim ku ka mbetur i vrarë vëllai i djemve që shfaqen në video, janë vrarë 15 persona, 11-të nga të cilët ishin fëmijë.

 

Aktorja amerikane vuan nga një sëmundje

Posted: 26 Aug 2016 12:45 PM PDT

Jennifer Aniston, ka mësuar diçka të re rreth vetes së fundmi: ajo vuan nga sindroma e thatësisë së syve.

Aktorja 47 vjeçare, ka thënë se e ka zbuluar këtë sëmundje që prekë më shumë se 5 milionë amerikanë, krejt aksidentalisht.

"Gjatë një interviste, më bënë një pyetje nëse isha e varur nga diçka", thotë aniston për revistën Glamour". "U përgjigja duke thënë se po, jam e varur nga pikat e syve. I kam me vete ngado që shkoj".

Aniston kishte menduar se irritomi i syve vinte nga alergjitë derisa kjo gjendje iu kishte mërzitur. Ajo ishte kontaktuar nga një kompani që prodhon medikamente për thatësirën në sy dhe i kishte treguar për sëmundjen, transmeton Klan Kosova.

"Më parë", thotë aktorja " nuk e kisha idenë që mund të diagnostifikohesh me një sëmundhe si kjo. Shkova te mjeku im dhe u testova dhe kjo ishte e tëra, kisha thatësirë në sy.

Jennifer Aniston Talks Workouts and Chronic Dry Eye Syndrome

 

 

Britani: Pesë të arrestuar nën dyshimin për sulme terroriste

Posted: 26 Aug 2016 12:43 PM PDT

Ushtria britanike, ka arrestuar persë persona nën dyshimin për përfshirje në terrorizëm.

Dy nga ta, burra të moshës 32 dhe 37 vjeçare, janë arrestuar të premten nga Staffordshire, ndërsa dy të tjerë kanë arrestuar në shtëpitë e tyre në Birmingham.

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar edhe një 28 vjeçar, po ashtu në qytetin e Birmingham'it.

Që të pesë të arrestuarit po merren në pyetje nga njësiti anti-terrorizëm, dhe dyshohen se janë përfshirë në inicimin dhe planifikimin e akteve të terrorizmit.

Daily Mail raporton se policia ende po bastisë dhe po kontrollon disa zona të Birmingham'it, transmeton Klan Kosova.

Ky mot do të mbretërojë gjatë vikendit

Posted: 26 Aug 2016 12:32 PM PDT

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë vikendit në vend, moti do të jetë i ngrohtë, stabil dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. . Kjo gjendje stabile e motit parashihet të mbajë përgjatë  dy ditëve të vikendit.

 

 

 

 

 

 

Related Posts :