Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : ““Çështja e të pagjeturve duhet kushtëzuar me bisedimet në Bruksel”” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : ““Çështja e të pagjeturve duhet kushtëzuar me bisedimet në Bruksel”” plus 24 more


“Çështja e të pagjeturve duhet kushtëzuar me bisedimet në Bruksel”

Posted: 30 Aug 2016 03:08 PM PDT

Bajram Çerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të shoqatave për persona të pagjetur, për Klan Kosovën ka rrëfyer mënyrën se si i biri i tij u mor me dhunë nga forcat serbe para 17 vjetësh.

“Si shumë të tjerë, edhe biri im është zhdukur në orët e vona të mbrëmjes, kur është marrë me forcë nga forcat policore serbe. Kështu nga gushti i vitit 1999 nuk di gjë më për fatin e tij”.

Ai më tutje ka fajësuar institucionet e Kosovës për punë të pamjaftueshme në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, njofton Klan Kosova.

“Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë sa duhet dhe nuk e kanë marrë seriozisht punën e të pagjeturve. Duhet të bisedohet pak më ndryshe me ndërkombëtarët për këtë cështje”.

“Stopimi i kësaj cështje dhe problemi në krejt këtë mes është tek bashkësia ndërkombëtare. Femijët e marrë nga Kosova në atë kohë nuk besoj që janë masakruar, por janë lënë të gjallë dhe janë rritur. Të tjerët, të rriturit, që janë marrë me kamionë, janë dërguar në drejtim të Beogradit.  Duhet të kushtëzohet pala serbe me bisedimet në Bruksel”.

Kadaj-Bujupi: Veseli kryekriminel, regjimi si ai i Millosheviqit

Posted: 30 Aug 2016 02:59 PM PDT

Donika Kadaj-Bujupi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje tregojnë më së miri regjimin nën të cilin po jetojnë qytetarët e Kosovës, duke mos hezituar që kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ta quajë kryekriminel.

“Unë dëgjova një deklaratë të kryekriminelit(i drejtohet Kadri Veselit) që konfirmoi se ai ishte urdhërdhënës, dhe në këtë intervistë paragjykoi për aktivistët e Vetëvendosjes dhe vërtetoi që deri në orët e vona kanë ushtruar presion ndaj deputetëve të PDK-së për ta votuar demarkacionin”.

“Aktivistët e arrestuar të Vetëvendosjes shkëlqejnë edhe në karrierë edhe në pjesën akademike. Për dallim prej këtyre të tjerëve, që na e nxinë fytyrën”.

“Sonte u kërkua që në emër të demarkacionit deputetët të votojnë shitjen e mbi 8 mijë hektarëve të territorit të Kosovës”.

“Arrestimet e djemve dhe vajzave më të mira kanë për qëllim që të na dëmtojnë tash kur jemi afër 1 shtatorit. Por ne nuk do të ndalemi. Do të punojmë”.

Kadaj-Bujupi ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë provë të vetme për t’u bërë këto arrestime, ndërsa sistemin qeverisës të vendit e ka krahasuar me regjimin e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, njofton Klan Kosova.

“Sot nuk ka pasur asnjë provë të vetme. Ka pasur vetëm akuza dhe paragjykime. A duhet që secili që posedon telefon dhe kompjuter të arrestohet. Nuk e arsyetoj mbajtjen ilegale të armëve, por ato nuk kanë asnjë lidhje me predhën e hedhur në Kuvend. Ajo predhë ka ardhur nga pushteti”.

“Veprimet e sotme janë veprime të regjimit, që kanë ndodhur edhe gjatë regjimit të Millosheviqit, që i kanë paraprië propagandës. Vet arrestimi kaq tendencioz, pa asnjë provë e tregon këtë gjë”.

“Ekziston një rrjet i organizuar kriminal që e lufton opozitën me qëllim të mbetjes në pushtet dhe zhvatjes së vazhdueshme që e kanë bërë tash e një kohë”.

“Ne jemi në vazhdimësi, në përgatitje maksimale, që 1 shtatori të jetë dita kur këtij regjimi t’i vie fundi. Në të kundërtën do të kemi një vazhdimësi dhe rrënim të Republikës. Prandaj jemi duke punuar në terren dhe presim që më 1 shtator, deputetët brenda dhe qytetarët jashtë t’i thonë jo demarkacionit”.

“Unë edhe kur kam qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në raste të caktuara kam votuar kundër(propozimeve të PDK-së), ndërsa vota ime është përshtatur me votat e Lëvizjes Vetëvendosje”. /klankosova.tv

Veseli: PDK unanime PËR demarkacionin, dhuna e papranueshme

Posted: 30 Aug 2016 02:45 PM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë për Klan Kosovën se partia që drejton është unanime në votimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

“Kemi pasur një debat serioz dhe kemi marrë një vendim pothuaj unanim, në përkrahje të vendimit të kryesisë së PDK-së për ta votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.  Veprim që është pro të ardhmes europiane dhe euro-atlantike të Kosovës”.

“Ne jemi të vendosur që të kemi një qëndrim unanim, që të kemi votë unanime në Kuvendin e Kosovës. Është ky një moment vendimtar për të ardhmen e vendit tonë, që lidhet me rrugëtimin që do ta marrë vendi ynë. Ne kemi zgjedhur rrugëtimin që është më i sigurt. Një rrugë që është rrahur edhe më herët. Kosova sot ka nevojë për fuqizim ekonomik dhe shtet ligjor, që besoj do të jetë fokus i politikës kosovare”.

“Shpresoj që mesazhi të cilin ne si parti politike duhet për cojmë tek qytetarët është qetësia dhe maturia. Ne duhet të gjithë të bindemi, vecanërisht populli i Kosovës; e dimë mirë si kemi arritur deri këtu, që nuk do të ishte e mundur pa ndihmën  e partnerëve perëndimor. Kufijtë janë cështje e ndjeshme për kosovarët. Por a duhet të prishemi me partnerët ndërkombëtar për këtë cështje? Cila është e ardhmja pa ta?”

“Unë besoj se demarkacioni ka marrë formën e pytetjes: a jemi pro shtetit, pro partnerëve perëndimor, apo jo? Ne nuk kemi aleatë të tjerë. Kemi ShBA-në dhe aleatët tjerë perëndimor”.

“Ëshët i dhimbshëm vet fakti nëse ka vajza dhe djem të Kosovës, që e di se shkatërrimet kanë ardhur nga sistemi i dhunshëm anti-shqiptar, të bëjnë veprime të tilla ndaj insitutcioneve të shtetit. Tani më shumë se gjithcka na duhet qetësia dhe komunikimi mes vete. Dhuna është e papranueshme. Dikush mund të mendojë se mund të arrijë sukses përmes shantazhave, por kjo nuk e ndal një rrugëtim i cili është i pandalshëm”. /klankosova.tv

Këshilli Drejtues i PDK-së përkrah Demarkacionin

Posted: 30 Aug 2016 02:17 PM PDT

Me shumicë absolute votash dhe 4 vota kundër, Këshilli Drejtues i PDK-së sonte ka marrë qëndrim që ta përkrahë Demarkacionin në formën aktuale, njofton Klan Kosova.

I takoni grupit të bruneve – Ja maska ideale për flokët!

Posted: 30 Aug 2016 02:15 PM PDT

Nëse je brune dhe dëshiron që të zgjaten flokët më shpejt dhe të kenë shkëlqim dhe ngjyrë të njëtrajtshme, bën mirë të kërkosh në dollapin e kuzhinës, sepse atje do të gjesh përbërësin që do të të ndihmojë më shumë se çdo gjë tjetër.

Bëhet fjalë për kafenë. Siç kanë treguar hulumtime të ndryshme, kafeina e ndihmon fijen e flokut të rritet më shpejt dhe lufton rënien e tij, shkruan noa.al, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu, kafeja i jep shkëlqim ngjyrës së flokëve dhe i bën ato të duken më të shëndetshme. Çfarë duhet të bësh? Mbajë llumin nga një kafe turke dhe pasi ta përziesh me pak ujë, në mënyrë që të hollohet, aplikoje në fokë të lara dhe lëre për 20 minuta. Më pas shpëlaje me ujë të bollshëm.

Një tjetër mënyrë është të përgatisësh një kafe, pa sheqer, dhe pasi të ftohet ta aplikosh në flokë të lara dhe më pas ta shpëlash, duke përdorur edhe balsam, si zakonisht.

Në 10 ditë, 9 vrasje në Kosovë (VIDEO)

Posted: 30 Aug 2016 02:06 PM PDT

Ferizaji u trondit nga lajmi që një i ri 22 vjecar humbi jetën nga tri të shtëna, njofton Klan Kosova.

Pas një zënkë qe viktima kishte me dorasin, personi me incialet S.R u privua nga jeta, në hyrj të banesës së tij .

Por kjo vrasje që ndodhi me 19 gusht s’do ishte e fundit për këtë muaj. (…)

Për të mësuar më shumë për vrasjet e ditëve të fundit në vend, ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Arjeta Dragaj.

 

Eskpertët sqarojnë faktorët që vrasin jetën seksuale

Posted: 30 Aug 2016 02:00 PM PDT

Ka shumë faktorë që mund të determinojnë negativisht jetën seksuale, por ajo çfarë e vret në tërësi libidonë mashkullore (dëshirën për marrëdhënie seksuale) është stresi, sidomos stresi që vjen nga puna.

Sipas ekspertit të se seksologjisë, Scott Gledhill, puna e tepruar dhe dëshira për arritje sa më të mëdha në punë, rezultojnë me më pak seks dhe një periudhë e gjatë e jetës në këto rrethana krijon stres të vazhdueshëm, çka ndikon në zbehjen e libidosë, njofton Klan Kosova.

Problemet më të mëdha thotë mjeku fillojnë qysh në moshën 30 vjeçare dhe vazhdojnë duke u rritur deri tek mosha 70 vjeçare.

Mjeku thotë se ka shumë pacientë që i kontrollon për këtë problem – mungesë dëshire dhe ereksionit – dhe nga ekzaminimet e bëra gati 90 për qind e pacientëve kanë të njëjtat telashe – stresi i madh nga puna.

Mungesa e libidosë dhe ereksioni i çrregullt, sipas mjekut ka efekt domino, sepse ndikon edhe në përformancat e tjera në jetën e një mashkulli.

Nëse jeta seksuale nuk është në rregull, ajo përcjellët me dëshpërim fillimisht, e më pas edhe depresion i fazave të ndryshme.

Por, sipas Gledhill, nuk është vetëm aspekti emocional që preket, por edhe ai fizik. Nga shumë studime të bëra marrëdhëniet e shëndosha seksuale ndihmojnë edhe në të qenit fizikisht i shëndetshëm.

"Seksi është i mirë për ne në të gjitha format e mundshme, pas të gjithave, ai është edhe ushtrim. Po ashtu funksione të tjera të seksit janë, lirimi i stresit dhe ndihmon në rritjen e vetëbesimit tek një mashkull", thotë Gledhill për National Post, përcjellë Klan Kosova.

Pra, në çoftë se jeni në një pikë jo të dëshiruar në karrierën tuaj, dijeni se aktiviteti seksual është një nga mënyrat më të mira për t'ju relaksuar, liruar stresin dhe të menduarit më kthjellët.

Porosia e mjekut është që të bëhet seks së paku dy herë në javë, nëse më shpesh nuk janë mundësitë. Ndërsa ata që kanë seks më pak se një herë në muaj, sipas ekspertit, me t'i mbushur të 30-tat, do futen në faza depresive dhe shëndet më të dobët.

"Seksi është ndër të paktat gjëra, që të kënaqë dhe të bënë mirë po ashtu", thotë seksologu.

Juventus transferon talentin shqiptar

Posted: 30 Aug 2016 02:00 PM PDT

Juventus së fundmi është përforcuar më një futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për Andi Zeqirin, një sulmues i talentuar, i cili pikërisht sot ka nënshkruar kontratë me ‘Zonjën e Vjetër.

Zeqiri ka luajtur së fundmi për klubin zviceran Lausanne, por tani karrierën do ta vazhdojë në Itali.

Të famshmit që janë martuar me dashnoret e tyre (Foto)

Posted: 30 Aug 2016 02:00 PM PDT

Hollywood nuk është i panjohur për divorce, dhe çuditërisht është bërë e zakonshme që ndonjë i famshëm ta lë gruan ose të fejuarën për t'u martuar me gruan me të cilën kishte kryer tradhti, pra me dashnoren.

Klan Kosova ju sjell disa prej tyre:

Kelsey Grammer and Kayte Walsh

Kelsey Grammer

Ethan Hawke and Ryan Shawhughes

Ethan Hawke

Antonio Banderas and Melanie Griffith

Antonio Banderas

Donald Trump and Marla Maples

Donald Trump

Prince Charles and Camilla Parker Bowles

Prince Charles

Swizz Beatz and Alicia Keys

Swizz Beatz

Danny Moder and Julia Roberts

Danny Moder

Kevin Federline and Britney Spears

Kevin Federline

Blake Shelton and Miranda Lambert

Blake Shelton

Jason Aldean and Brittany Kerr

Jason Aldean

Eddie Cibrian and LeAnn Rimes

Eddie Cibrian

Tiki Barber and Traci Lynn Johnson

Tiki Barber

Dean McDermott and Tori Spelling

Dean Mcdermott

Brad Pitt and Angelina Jolie

Brad Pitt

Woody Allen and Soon-Yi Previn

Woody Allen

 

Atentat në superstradën Lezhë-Tiranë, plagoset 35-vjeçari

Posted: 30 Aug 2016 01:57 PM PDT

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur "Rotonda" dhe ku pre e plumbave ka rënë shtetasi me inicialet T.K, banues në Shkodër.

Forcat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shoqërimin e tij në spitalin e Lezhës, ndërsa janë ngritur edhe postoblloqe për kapjen e autorëve.

Në kuadër të hetimeve të deritanishme për dokumentimin e ngjarjes është bërë shoqërimi i disa personave për t'u marrë në pyetje, shtojnë burimet./tch

Brejtësi e kalon nivelin e parë në Super Mario (Video)

Posted: 30 Aug 2016 01:52 PM PDT

Niveli i parë i Super Mario Bros. mund të jetë skena më e famshme e lojërave kompjuterike. Është e vështirë të gjendet dikush që nuk e ka provuar atë pjesë të lojës të paktën një herë. Është lojë e preferuar e shumë fansave anembanë botës dhe është rikrijuar shumë herë.

Por kjo mund të jetë hera e parë që njq brejtës i vogël e luan rolin e Marios së famshëm, transmeton Klan Kosova.

Chelsa bën ofertë për David Luiz

Posted: 30 Aug 2016 01:40 PM PDT

Chelsea ka bërë ofertë prej 32 milionë funtesh për mbrojtësin e Paris Saint-Germain, David Luiz.

Braziliani kaloi tek skuadra franceze më 2014 nga Stamford Bridge, duke thyer rekord transferimi për mbrojtës.

Chelsea është në kërkim të një qendërmbrojtësi, por tentimet për të nënshkruar me Kalidou Koulibaly dhe Alessio Romagnoli kanë dështuar.

Të shtëna me armë në hyrje të Lezhës, një i plagosur

Posted: 30 Aug 2016 01:40 PM PDT

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një atentati të ndodhur në hyrje të Lezhës.

I plagosuri është dërguar në spital dhe bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur "Rrotondo", ku i plagosur ka mbetur Tonin Kola, 35 vjeç, banues në Shkodër.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve e ndërkohë janë shoqëruar disa persona për t'u marrë në pyetje.

Mesohet se ngjarja ndodhi pranë një kazinoje dhe duket se ka ardhur pas një sherri të momentit, bëhet e ditur nga Policia./Albeu.co

Shijojeni vjeshtën me këta filma të shtatorit

Posted: 30 Aug 2016 01:34 PM PDT

Me shtatorin arrin edhe vjeshta, por asnjëherë nuk është vonë e aq më pak mjaftueshëm për t'u ngopur me filma të rinj.

Më poshtë mund të gjeni 10 nga disa filmat e realizuar, të cilët mund të ofroni kënaqësinë vetes për t'i shikuar gjatë muajit shtator, njofton Klan Kosova.

Në këtë listë të gjerë, mund të gjeni një animiacion tronditës, biografi heroike dhe një dokumentar të çuditshëm.

Sausage Partyp045z4sy

The Light Between OceansEE

The Lovers and The Despotp045z5xd

Things to Comep045z5t0

Bridget Jones's Babyp045z576

Sullyp045z5p0

Miss Peregrine's Home for Peculiar Childrenp045z5kv

Queen of Katwep045z54v

Blair Witchp045z5dq

The Beatles: Eight Days a Week – The Touring Yearsp045z50h

Ridvan Berisha: Po ndjehem i rrezikuar nga Vetëvendosje

Posted: 30 Aug 2016 01:33 PM PDT

Kryeredaktori i RTK 3, Ridvan Berisha thotë se ndihet i rrezikuar nga ajo që e quan "linçim publik që Lëvizja Vetëvendosje" po i bënë personalitetit të tij si gazetar.

"Jam në oborr para shtëpisë sepse gjatë tërë kohës prej që është publikuar ajo fotografi me atë lidhje, më kanë ardhur mesazhe kërcënuese", ka thwnw Berisha, për portalin Insajderi.

Krejt kjo, sipas Berishës, vjen pasi LVV-ja, publikoi një fotografi në të cilën ai shihet në një darkë me gruan e zëvendësdrejtorit të njësitit të anti-terror, Luan Keka, i cili ka zhvilluar hetimet ndaj aktivistëve të kësaj partie që u arrestuan të martën nën dyshimet për "aktivitet terrorist".

Prononcimin e plotë të Berishës mund ta lexoni në Insajderi.com

klankosova.tv

 

Webster kthehet në UK për të vazhduar trajtimin

Posted: 30 Aug 2016 01:33 PM PDT

Prezantuesja Charlie Webster, e cila u kontraktua me malarie në Brazil, u rikthye përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.

33 vjeçarja udhëtoi me një aeroplan të veçantë mjekësor me një ekip të profesionistëve të cilët vazhduan kujdesin e saj gjatë udhëtimit 20 orësh.

Gjendja e Webster mbetet e qëndrueshme por serioze, dhe ajo do të vazhdoj trajtimin e saj në një repart privat në Spitalin St James, në Leeds.

Në një mesazh të diktuar nga shtrati i saj në spital, ajo tha: "Unë i jam shumë mirënjohëse stafit në spitalin Copa D'or në Rio për kujdesin që kam marrë, që më shpëtoi jetën, transmeton Klan Kosova.

"Java e fundit ka qenë ferr dhe unë jam mirënjohëse që jam këtu".

"Kam familjen dhe miqtë më të mrekullueshëm që më kanë mbështetur si dhe publikun e pabesueshëm. Jam e lumtur që do ta vazhdoj shërimin tim në Mbretërinë e Bashkuar".

Ajo u sëmur në fillim të Olimpiadës Rio 2016 pasi përfundoi vetëm 3000 milje (4,828km) udhëtim, ciklin e bamirësisë nga Londra në Rio.

Gjendja e saj u përkeqësua shpejt dhe ajo u vu në gjendje kome të detyruar mjekësore. Mjekët e diagnostikuan një tendosje shumë të rrallë të malaries, dhe specialistë mjekësorë tani janë duke u përpjekur për të gjetur se ku mund të ketë kapur sëmundjen.

Ka datë skadence jastëku i gjumit?

Posted: 30 Aug 2016 01:30 PM PDT

Nëse bëni pjesë në ata njerëz që mendojnë se datë skadence kanë vetëm ushqimet, atëherë me siguri që ky lajm nuk do ju pëlqejë.

Shumë nga ato që përdorim në përditshmëri duhet t’i ndryshojmë në një kohë të caktuar, edhe kur nuk shfaqin shenja prishjeje, erë apo njolla të ndryshme. Kështu ndodh edhe me jastëkun tonë të preferuar. Ja kur "skadon" ai.

Shumë prej nesh nuk mund të flenë rehat pa jastëkun e tyre të preferuar dhe shpesh herë për shkak të kësaj neglizhohet edhe larja e tij. Për të mos folur për ndërrimin. Por specialistët e higjienës këmbëngulin: "Jastëkët e përbërë nga material që nuk lahen duhen ndërruar çdo vit. Gjumi në jastëkë me pluhur të mbledhur prej vitesh dhe mikrobe mund të shkaktojë akne, puçrra, njolla në lëkurë, alergji, ose të nxisë përkeqësimet e atyre që vuajnë nga frymëmarrja apo asma. Ndërsa sa i përket jastëkëve që lahen, rekomandohet të lahen në 60 gradë dhe më pas të hekurosen.

Alicia Keys ka një shpjegim për paraqitjet pa grim (FOTO)

Posted: 30 Aug 2016 01:20 PM PDT

Pasi Alicia Keys, u shfaq në MTV Music Awards 2016 pa grim, shumë njerëz e kanë komentuar atë duke supozuar se ishte kundër kozmetikës në përgjithësi, transmeton Klan Kosova.

Të hënën, fituesja e Grammy-it, 35 vjeçarja, ka vendosur të shpjegohet në njëfarë mënyrë përmes llogarisë së saj në Twitter.

"Nëse unë kam vendosur të shfaqem pa grim, nuk do të thotë se unë jam anti-kozmetikës", ka shkruar ajo.

Nuk është çudi, pasi që këngëtarja ishte vetëm njëra nga femrat që këtë verë kanë vendosur të dalin pa grim, në mesin e tyre janë edhe Demi Lovato, Jennifer Lopez, Gwyneth Platrow dhe Kaley Cuoco që vendosën të shfaqin bukurinë e tyre natyrore.

CrDAxrbWAAQ4lFs

Me letër arrin ta presë drurin (Video)

Posted: 30 Aug 2016 01:19 PM PDT

Letra njihet si një prej materialeve më të buta dhe të lehta. Është shumë e thjeshtë madje edhe për ata njerëz më të kujdesshëm që ta shqyejnë një të tillë.

Kjo është ajo që e bën videon e mëposhtme kaq befasuese.

Aty dëshmohet se si një letër përdoret edhe si sharrë, transmeton Klan Kosova.

Sekreti qetësues që ju shpëton nga stresi

Posted: 30 Aug 2016 01:15 PM PDT

E gjeni veten shpesh të stresuar dhe nuk dini si të qetësoheni?

Një studim i Universitetit portugez të Coimbra, i drejtuar nga Rodrigo Cunha, ka zbuluar efektin e kafeinës për të mposhtur dhe parandaluar stresin kronik, duke na mbrojtur nga depresioni.

Studimi i botuar në revistën shkencore "Proceedings of the National Academy of Sciences", thotë se depresioni zbehet dukshëm me marrjen e kafeinës. Studiuesit vëzhguan ndryshimet në sinapse dhe strukturat që lidhin neuronet mes tyre, si ndryshonin para dhe pas pirjes së kafeinës.

Eksperimenti u zhvillua tek një grup minjsh, ku u zbulua se pas pirjes së kafeinës kujtesa bëhej më e fortë dhe gjendja e ankthit zbehej ndjeshëm.

Studiuesit shprehen se kafeina duket se i përgjigjet mirë nevojës së organizmit të personave që vuajnë nga stresi kronik, duke parandaluar rëndimin e situatës, shkruan noa.al. Këtë gjë mbajeni parasysh në ditë të stresuara, ku një filxhan kafe do ju bëjë të ndiheni më mirë.

Reuters: Edhe nëse Kosova e ratifikon Demarkacionin në kohë, BE-ja s’ia garanton vizat

Posted: 30 Aug 2016 01:12 PM PDT

Në një shkrim të agjencisë së lajmeve Reuters për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, thuhet se edhe nëse Kosova arrin ta ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit, nuk është e sigurt se Bashkimi Europian do t'ia liberalizojë vizat, njofton Klan Kosova.

Në këtë shkrim të Reuters citohen edhe diplomatë të BE-së, të cilët i kanë thënë agjencisë angleze të lajmeve se tashmë askush në BE nuk flet për Kosovën dhe një pjesë po merren me Gjeorgjinë e pjesa tjetër me Turqinë.

Lexojeni të plotë artikullin e Reuters të përkthyer nga Klan Kosova:

Lart në Bjeshkët e Nemuna që ndajnë Kosovën dhe Malin e Zi, sharrëxhiu Ramë Elezaj dhe familja e tij kanë fituar bukën e gojës nga drunjtë e malit të tyre për dekada.

Por, nëse Parlamenti i Kosovës miraton marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, 4.5 hektarët e Elezajt do të bëhen pjesë e një shteti tjetër, ndërsa shtëpia e tij do të mbetet brenda në Kosovë.

"Ne gjithmonë e kemi përdorur këtë tokë dhe Mali i Zi kurrë nuk ka pasur të bëjë me të, por tani qeveria dëshiron ta japë atë falas", thotë 61 vjeçari për Reuters, njofton Klan Kosova.

Për dekada me radhë pas Luftës së Dytë Botërore, fshatarët kurrë nuk i kanë parë ndarjet administrative që kanë kaluar nëpër Jugosllavi si kufij nacionalë dhe nuk kanë pasur impakt në jetën e tyre të përditshme.

Por, pas viteve kur vendi komunist u copëtua nga luftërat Ballkanike në vitet 1990-ta, kufijtë vazhdojnë të mbesin një nga vështirësitë e shumta në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, përkrah me armiqësitë etnike, dhunën dhe bllokadën politike.

Pa asnjë shenjë kufitare në 1.700 metra lartësi të thepisur, Elezaj beson se e gjithë toka e tij është në Kosovë, por nuk ka dokumente për ta provuar një gjë të tillë.

Aleatët perëndimorë i kanë thënë Kosovës se qartësimi i kufijve me fqinjët që ishin pjesë të ish-Jugosllavisë, përfshirë Malin e Zi, është një parakusht për t'u afruar me Bashkimin Europian, në veçanti marrjen e liberalizimit të vizave.

Por, marrëveshja mes dy qeverive është përballur me protesta të dhunshme nëpër Kosovë. Gjashtë njerëz u arrestuan të martën nën dyshimet se kanë hedhur një bombë në objektin e Parlamentit të Kosovës dhe ligjvënësit nacionalistë kanë hedhur gaz lotsjellës disa herë brenda Parlamentit.

Opozita thotë se me këtë marrëveshje vendi humb 8.000 hektar tokë, diçka që Qeveria e mohon.

"Kosova po humb 8.200 hektar… po humbë burime të ujitë dhe liqene", thotë Donika Kadaj-Bujupi, deputete e partisë më të madhe opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe një nga ata që ka hedhur gaz lotsjellës brenda Parlamentit.

"Do ta mbrojmë tokën me gjakun tonë", thotë Elezaj.

Vetëvendosje ka thënë se do bëjë gjithçka që është e mundur, brenda dhe jashtë parlamentit, që të ndalojnë Parlamentin ta aprovojë marrëveshjen për kufirin. Qeveria po ashtu ballafaqohet me probleme edhe nga një numër i deputetëve të saj të cilët kanë thënë se nuk do ta votojnë këtë marrëveshje.

Vëmendja diku tjetër

Kosova është ndarë nga Serbia në vitin 1999 kur NATO bombardoi për 11 javë Serbinë për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve civilë.

Pas gati një dekade, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, shumica shqiptare deklaroi pavarësinë në vitin 2008. Është njohur tashmë nga më shumë se 100 shtete, përfshirë këtu shumicën e fuqive europiane, por jo nga Serbia dhe aleati më i madh i saj Rusia, dhe disa anëtarë të Bashkimit Europian, siç është Spanja.

Ende ballafaqohet me problemet qysh nga lufta. Korrupsioni dhe varfëria janë enorme, dhe dialogu për stabilizim marrëdhëniesh me Serbinë, ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, po hasë në vështirës dhe në shumë pengesa.

Zyrtarët e BE-së kanë përdorur një politikë të "shkopit dhe karotës", për të mbajtur qeveritë në Prishtinë e Beograd afër integrimit europian, me marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi si kërkesën e fundit.

Por, diplomatët e BE-së thonë se Kosova duhet të presë gjatë të marrë liberalizimin e vizave edhe nëse marrëveshja ratifikohet me kohë.

Blloku tashmë ka vëmendjen diku tjetër, thonë diplomatët, ata janë me shpresë se mund të liberalizojnë vizat për Gjeorgjinë, para zgjedhjeve që pritet të mbahen në tetor, ndërsa disa fokusin e kanë tek Turqia, vend krucial për të mbajtur larg Europës Perëndimore valën e migrantëve.

"Askush më nuk flet për Kosovën", një diplomat i BE-së ka thënë duke folur në kushte anonimiteti.

Numri i madh i azilkërkuesve kosovarë që kërkojnë azil në vendet e BE-së nuk po e ndihmon aspak çështjen për të marrë liberalizimin, dhe Kosova mbetet vendi i fundit nga ish-Jugosllavia që po e pret privilegjin.

Në fillim të viti 2015, afër 50.000 kosovarë kishin kërkuar azil në BE, kryesisht në Gjermani, në atë periudhë në numër ishin më shumë se sirianët që iknin nga lufta. Shumica e vendeve në BE i kishte cilësuar ata migrantë ekonomikë – kategorizim që nuk ofron azil.

Problemet rreth kufijve në ish-Jugosllavi mbesin të pazgjidhura tash e 17 vjet. Madje edhe dy vendet e BE-së, Sllovenia dhe Kroacia ende kanë problem me një pjesë të kufirit tek Deti Adriatik, shkruan Reuters, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

 

 

Arsenal nënshkruan me Mustafin

Posted: 30 Aug 2016 01:05 PM PDT

Arsenal ka transferuar Shkodran Mustafin për një shumë ende të panjohur parash.

24 vjecari si pjesë e Gunners u konfirmua nga vet Arsene Wenger, që ka bërë të ditur se dokumentacioni është kompletuar dhe gjithcka është kyer.

Wneger ka qenë nën presion për mungesë aktiviteti në këtë afat kalimtar, por tani mund të llogaris në Mustafin, që të marrë detyrat në vijën e mbrojtjes.

Ky është zëdhënësi i ISIS, i sapo vrarë në Aleppo

Posted: 30 Aug 2016 01:04 PM PDT

Një zëdhënës i të ashtuquajturit Shtet Islamik, është vrarë në Siri.

Vrasjen e tij e bënë të ditur mediat siriane, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Në një deklaratë të shpërndarë nga përkrahësit e grupit, Agjencia e lajmeve Amaq njoftoi se Abu Muhammad al-Adnani, vdiq në qytetin Aleppo.

_90973249_mediaitem90973247

Tarashaj me mesazh për tifozët

Posted: 30 Aug 2016 12:59 PM PDT

Shani Tarashaj tashmë përfundimisht nuk do të luajë për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se edhe përkundër se dëshira ekziston që të luajë për vendlindjen e tij, nuk ka mundësi që të ndodhë një gjë e tillë.

"Nganjëherë dëshira është e madhe por mundësia nuk ekziston. Gjithmonë do të dua vendlindje. Në grumbullim me Përfaqësuesen e Zvicrës", ka shkruar Tarashaj në Facebook.

Familjarët e aktivistëve të arrestuar, nesër në konferencë për medie

Posted: 30 Aug 2016 12:46 PM PDT

Të mërkurën, në mesditë, familjarët e aktivistëve të Lëvizje Vetëvendosje të arrestuar do të mbajnë konferencë për medie.

Ajo do të mbahet para Stacionit Qendra, thuhet në një njoftim nga Vetëvendosja.

Related Posts :