Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Çfarë po ndodh mes Diane Kruger dhe Joshua Jackson?” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Çfarë po ndodh mes Diane Kruger dhe Joshua Jackson?” plus 24 more


Çfarë po ndodh mes Diane Kruger dhe Joshua Jackson?

Posted: 21 Aug 2016 02:30 PM PDT

Një muaj pasi i kanë ndarë rrugët, Joshua Jackson dhe Diane Kruger janë parë të afërt me njëri tjetrin në një aeroport në Los Angeles.

Ish çifti u fotografua duke u përqafuar të premten në terminalin e aeroportit, raporton Us Weekly, transmeton Klan Kosova.

Më parë gjatë javës, ata janë parë së bashku edhe duke shëtitur në L.A., edhe pse një burim pranë Kruger thotë se dyshja janë vetëm miq.

 

Mbytet 74 vjeçari në Velipojë

Posted: 21 Aug 2016 02:03 PM PDT

Rreth orës 17:00 të së dielës, një 74-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e plazhin e Rrjollit në Velipojë, njofton Top Channel.

Pasi kanë marrë njoftohemi se një person po mbytej në det, shërbimet e  policisë si dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje , ku kanë  konstatuan se Vebi Dini, 74 vjeç banues në Dobraç, Shkodër, ishte nxjerrë  nga pushuesit nga deti në gjendje kritike.

Menjëherë atij i është dhënë ndihma e parë mjekësore si dhe është transportuar për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga kontrollet paraprake nuk ka shenja të dukshme dhune.

klankosova.tv

 

Kamomili “ilaç” për fytyrën tuaj

Posted: 21 Aug 2016 02:00 PM PDT

Kamomili nuk është "ilaç" vetëm për gjumin e darkës, pasi në shumë raste, është i dobishëm edhe për lëkurën.

Në rast se do të përdorni kamomilin natyral, përbërja e mëposhtme do të jetë edhe më efikase, por edhe në mungesë përdorini bustinat e gatshme.

Pasi uji me bustinat e kamomilit të jetë ftohur, futini në dy copa për kompresë dhe vendosini në sy duke i lënë për 15 minuta.

Përdoreni këtë maskë për disa javë rresht dhe do të shikoni efektin e menjëhershëm të kësaj kure popullore./noa.al

Gjuriq: Prishtina s’po e zbaton asnjë marrëveshje të arritur në Bruksel

Posted: 21 Aug 2016 01:33 PM PDT

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se është bërë një grumbull i detyrimeve të Kosovës që nuk i ka zbatuar, pas takimeve dhe dakordimeve në Bruksel, shkruan Vecernje Novosti, përcjellë Klan Kosova.

Ndërsa, sipas Gjuriq, Beogradi ka përmbushur pothuajse të gjitha, madje edhe disa që nuk janë të njohura për publikun.

"Shumë shpesh dora jonë ka mbetur e shtrirë në ajër, sidomos kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura", ka pohuar Gjuriq derisa bashkë me 50 fëmijë serbë nga Kosova vizitoi një kopsht zoologjik në Beograd.

klankosova.tv

 

 

Amerika e artë demolon Serbinë me 30 pikë dallim

Posted: 21 Aug 2016 01:31 PM PDT

Basketbollistët e SHBA-së e kanë fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Në finale amerikanët e kanë mposhtur Serbinë me rezultat bindës 96:66, njofton Klan Kosova.

Gjatë gjithë ndeshjes kanë dominuar amerikanët dhe ekipi serb asnjëherë nuk arriti të kërcënojë seriozisht djelmoshat e NBA-së.

Njëri nga yjet e skuadrës, Carmelo Anthony, është shprehur shumë emocional në intervistën e tij pas takimit dhe ka thënë që kjo është edhe ndeshja e fundit që e luan për përfaqësuesen e SHBA-ve.

"Përkundër të gjitha gjërave dhe ndasive që për momentin po shfaqen në vendin tonë, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar", ka thënë ai.

Me këtë medalje Anthony bëhet basketbollisti amerikan më i dekoruar në Olimpiadë, pasi ka fituar tri të arta dhe një të bronztë.

Njëkohësit kjo është medalja e artë e tretë rresht për SHBA-të, pasi kanë fituar edhe në Pekin e Londër.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Kevin Durant i cili shënoi plotë 30 pikë për të udhëhequr amerikanët drejtë lavdisë.

klankosova.tv

Sa duhet të punojnë njerëzit mbi moshën 40 vjeçare?

Posted: 21 Aug 2016 01:30 PM PDT

Të punosh me orar të plotë pas moshës 40 vjeçare, nuk është e mirë për trurin.

Punë për më shumë se tre ditë në javë pasi të keni arritur këtë moshë mund të dëmtojë aftësinë tuaj për të menduar!

Një letër nga Instituti Melbourne për kërkime ekonomike dhe sociale thotë se duke punuar deri në 30 orë në javë është e mirë për trurin, por puna më shumë se kaq çon drejt greminës, transmeton Klan Kosova.

Nëse ju do të punoni 60 orë në javë, aftësia juaj njohëse do të jetë më e keqe se ajo e dikujt që nuk ka punuar kaq. Megjithatë, në anën tjetër, ju do të keni më shumë para se ata.

Jack Huston promovon filmin e ri “Ben-Hur” në Çikago

Posted: 21 Aug 2016 01:30 PM PDT

Jack Huston kaloi në qilim të kuq për të promovuar filmin e tij të ri Ben-Hur në natën e premte në Çikago, Illinois, transmeton Klan Kosova.

Aktori 33-vjeçar ka pozuar për foto me fansat para se të nisej në teatër filmi i tij në ekranin e madh.

Ben-Hur është një film bazuar në besim për Judah, Ben-Hur duke u akuzuar në mënyrë të rreme për të qenë besnik ndaj vendit të tij me anë të mikut të tij të fëmijërisë dhe vëllait të adoptuar.

Pasi u skllavërua për vite me radhë, ai përpiqet të marrë hakun duke sfiduar ish-mikun e tij.

Pas aksidentit, DiCaprio dhe Nina janë mirë

Posted: 21 Aug 2016 12:42 PM PDT

Leonardo DiCaprio thuhet se është përfshirë në një aksident të vogël me makinë të shtunën pasdite në East Hampton Village, New York, transmeton Klan Kosova.

41-vjeçari fituesi i Oscar, ishte me të dashurën e tij të re Nina Agdal kur ka ndodhur aksidenti, sipas Page Six.

Nuk ka pasur viktima, por një ambulancë u shfaq “si një masë paraprake.”

Megjithatë, një burim ka treguar që të dy janë mirë.

 

Garuesi shqiptar para djalit të Michael Schumacher

Posted: 21 Aug 2016 12:41 PM PDT

Ngasësi i talentuar shqiptar, Lirim Zendeli, ka zënë një vend në podium, duke përfunduar pas Mike David Ortmann, dhe para të birit të legjendës Michael Schumacher, Mick, në Formula 4, njofton Albinfo.ch.

Zendeli është vetëm 16 vjeçar dhe garon nën flamurin e Gjermanisë. Ky është viti i parë i tij në Formula 4, dhe duke shpresuar suksese në të ardhmen, për të arritur sa më shpejt në Formula 1.

Pas garës Zendeli ishte shumë i kënaqur me këtë sukses. "Ekipi ynë është i mrekullueshëm. Nuk ka sesi të mos jetë më mirë. Ne përfitojmë nga njëri-tjetri", ka deklaruar ai pas garës.

Ai shtoi më tutje se gara ishte shumë e shpejtë. "Ritmi i garës ka qenë shumë i shpejt. Kam garuar pa presion dhe kam dhënë më të mirën time", shtoi Zendeli.

klankosova.tv

 

Shpjegimi i Genc Prelvukaj për listën e punësimeve të VV-së, publikuar nga PDK-ja

Posted: 21 Aug 2016 12:34 PM PDT

Reperi Genc Prelvukaj ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook ku shpjegon përse gjendet emri i anëtarit të grupit Etnon, Milot Hasangjekaj, në listën e të angazhuarve nga Komuna e Prishtinës, që është publikuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas PDK-së, njerëzit në atë listë, përmbi 200 persona, janë militantë të Vetëvendosjes, ndaj edhe i ka punësuar Komuna e Prishtinës.

Por Prelvukaj e mohon kategorikisht këtë, sidomos kur përmendet emri i Milot Hasangjekajt.

"Po të ishte bërë ndonjë favorizim apo përjashtim shkaku i bindjeve politike ne nuk do të ishim ftuar në koncert shkaku i punës time politike në të kaluarën dhe unë i përgëzoj për këtë gjë", ka shkruar Prelvukaj, njofton Klan Kosova.

"Sa për korrektësi më duhet të sqaroj një gjë:

Ne kemi qenë të angazhuar nga Komuna e Prishtinës për përformancë siç bën dhe ka bërë komuna rregullisht për gjithë këto vite. Miloti si anëtar i grupit ka nënshkruar dokumentet e nevojshme të pagesës dhe kjo është arsyeja pse figuron emri i tij aty. Nuk ka kurrfarë punësimi apo angazhimi politik".

klankosova.tv

 

Gjira po rikthehet (VIDEO)

Posted: 21 Aug 2016 12:27 PM PDT

Pas shumë kohësh larg skenës, Gjira Kajtazi po rikthehet!

Ajo e ka të gatshëm projektin e saj më të ri që mbanë titullin "Leje Pas" i cili do të publikohet të premten më datë 26 të këtij muaji, njofton Klan Kosova.

Këtë lajm e bëri të ditur vet ajo duke postuar një triler të shkurtër të videos në llogarinë e saj në Instagram.

 

Vdes në moshën 28 vjeçare, kitaristi Tom Searle

Posted: 21 Aug 2016 12:00 PM PDT

Kitaristi i grupit britanik "Architects" ,Tom Searle, ka vdekur në moshën 28-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin, transmeton Klan Kosova.

Vëllai i tij binjak Dan e ka konfirmuar lajmin këtë mëngjes në Twitter duke thënë se ai ishte krejtësisht “zemërthyer”.

“I shkatërruar plotësisht dhe zemërthyer. Unë e doja Tom aq shumë sa që s’mund ta shpreh me fjalë. Jeta nuk do të jetë më e njëjtë", shkroi ai së bashku me një fotografi të Tom.

Tom u diagnostikua me kancer të lëkurës në vitin 2013.

 

 

Muzika mund të ndryshojë shijen e birrës

Posted: 21 Aug 2016 12:00 PM PDT

Eksperiencat që përjetojmë influencohen nga faktorë të ndryshëm dhe truri ynë arrin të na "mashtrojë" deri në pikën që të na bëjë të perceptojmë ndryshe edhe shijen e asaj që jemi duke ngrënë apo duke pirë.

Kjo është ideja që mbështesin studiuesit e "Brussels Beer Project", të cilët kanë eksperimentuar efektet e muzikës mbi shijen e birrës. Rezultatet janë publikuar në studion e quajtur "Music Influences Hedonic and Taste Ratings in Beer".

Për të arritur në këtë konkluzion, kërkuesit kërkuan pjesëmarrjen e 231 konsumuesve të birrës, që u ndanë në 3 grupe:

– Në grupin e parë u shërbye një birrë pa etiketë dhe pa muzikë.

– Në grupin e dytë u shërbye një birrë me etiketë dhe pa muzikë.

– Në grupin e tretë u shërbye një birrë me etiketë dhe me sfond muzikor.

Në grupin e dytë dhe të tretë pjesëmarrësit mund të shijonin birrën pasi të kishin parë etiketën. Ndërkohë, në grupin e tretë ata u informuan që banda muzikore e kishte shkruar këngën pikërisht për atë birrë.

Të dhënat e mbledhura në vazhdimësi të eksperiencave të përjetuara nga vullnetarët treguan se grupi i tretë, pra ata që e kishin parë etiketën duke dëgjuar këngën, u shprehën se kishin kaluar një eksperiencë më të kënaqshme në krahasim me grupet e tjera.

Nga ana tjetër, personat që e dinin për cilën këngë bëhej fjalë e vlerësuan më shumë birrën, shkruan blitz.al. Sipas studiuesve, kënaqësia vizive dhe dëgjimore e etiketës dhe e këngës e pasuruan eksperimentin në nivelin ndijor, duke e përgatitur ndryshe trurin e pjesëmarrësve, të cilët mundën të gëzojnë një shije më të kënaqshme.

Rezultatet flasin vetëm për hapin e parë për studiuesit, të cilët tashmë duan të kuptojnë se si muzika mund të modifikojë jo vetëm sensin e shijes, por edhe procesin nëpërmjet të cilit marrim vendimet, për shembull të kuptojmë nëse muzika mund të na shtyjë të zgjedhim ushqimet më të shëndetshme.

Benefitet e befasishme të ecjes

Posted: 21 Aug 2016 12:00 PM PDT

Aktiviteti sportiv është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë dhe këtu përfshihet çdo lloj aktiviteti fizik. Ecja është aktiviteti fizik i cili ndodh çdo ditë dhe në mënyrë të natyrshme.

Më poshtë mund t'i gjeni disa nga dobitë e ecjes të cilat mund t'ju befasojnë:

1. I lufton gjenet të cilat e promovojnë shtimin e peshës: Hulumtuesit e Harvardit studiuan 32 lloje të gjeneve të cilat e promovojnë shtimin e peshës, tek 12.000 individ, për të përcaktuar sa i madh është kontributi i tyre në peshën trupore. Ata gjetën se tek ata individ të cilët bëjnë ecje të shpejtë për të paktën 1 orë në ditë, efekti i këtyre gjeneve ishte përgjysmë më i vogël.

2. E ul ndjenjën e urisë: një numër studimesh nga Universiteti i Exeterit gjetën se ecja për 15 minuta mund të shuaj nevojën për të ngrënë çokollatë dhe poashtu mund të ulë sasinë e çokollatës të cilën e hani gjatë situatave stresuese. Një studim i ri poashtu konfirmon se ecja e zvogëlon ndjenjën e urisë për pothuajse të gjitha produktet me shije të ëmbël.

3. Ul rrezikun për t'u prekur nga kanceri i gjirit: studiuesit tashmë e kanë vërtetuar se çfarëdo forme e aktivitetit fizik ka efekte pozitive kundër kancerit të gjirit. Shoqëria Amerikane e Kancerit në një hulumtim i cili u fokusua kryesisht në efektin e ecjes kundër kancerit të gjirit vërtetojë se femrat të cilat ecnin 7 osë më shumë orë në javë, kishin 14% gjasa më pak për tu prekur nga kanceri i gjirit sesa ato të cilat ecnin 3 ose më pak orë në javë. I njëjti studim poashtu argumenton që kjo mbrojtje vlenë edhe për femrat potencialisht të rrezikuara nga kanceri i gjirit sikurse femrat obeze dhe ato që përdorin shtesa hormonale.

4. Lehtëson dhimbjen e nyjeve: disa studime kanë gjetur se ecja zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti dhe ecja e afërsisht 10 km në javë parandalon formimin e artritit në veçanti. Ecja mbron nyjet – veçanërisht gjunjët dhe ijet, pjesë këto shumë të rrezikuara nga artriti – duke i lubrifikuar ato dhe duke forcuar muskujt që i rrethojnë këto pjesë.

5. E përmirëson sistemin imunitar: ecja mund të ndihmojë në parandalimin e gripit sezonal, shkruan albeu. Një studim më mbi 1000 pjesëmarrës të të dy gjinive gjeti se ata të cilët ecin 20 minuta në ditë, të paktën 5 ditë në javë, totalisht kishin 43% më pak ditë të sëmuar nga gripi sesa ata të cilët bënin aktivitet fizik 1 ose më pak herë në javë. Për më tepër, edhe nëse ju shfaqej gripi, kishin simptoma më të butë dhe shëroheshin më shpejtë.

Vdekje e dyshimtë e një të burgosure në QKUK

Posted: 21 Aug 2016 11:42 AM PDT

Ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta një e burgosur e Qendrës Korrektuese të Lipjanit në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Për vdekjen ka njoftuar policia e Kosovës rreth orës 14:00 të dielën.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Express se vdekja ka ndodhur në rrethana të dyshimta.

Mjekësia ligjore është angazhuar menjëherë për zbardhjen e rastit, ka thënë Ahmeti.

klankosova.tv

Rio2016: Brazili mposht Gjermaninë në finale (VIDEO)

Posted: 21 Aug 2016 11:36 AM PDT

Ekipi i futbollit të Brazilit ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, njofton Klan Koosova.

Brazilianët janë shpallur kampion duke mposhtur në finale Gjermaninë nga penaltitë, pasi loja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi 1:1.

Kjo është medalja e parë e artë e ekipit brazilian të futbollit në Lojëra Olimpike.

Kronikë nga Zija Miftari.

 

klankosova.tv

 

Kampshtëpizat e ndërtuara në Batllavë, pa leje ndërtimi (VIDEO)

Posted: 21 Aug 2016 11:24 AM PDT

Në brigjet e liqenit të Batllavës janë ndërtuar disa objekte në pronën e KEK-ut.

Komuna e Podujevës i ka evidentuar këto shtëpi pushimi si objekte pa leje ndërtimi por, thonë se nuk kanë mundësi të ndërmarrin masa meqë janë në pronë të ndërmarrjes publike.

Më shumë detaje iu sjell kronika e përgatitur nga Merita Neziri.

 

Aldaid Haziraj, i shpëtoi luftës, por po e vret ngadalë sëmundja (VIDEO)

Posted: 21 Aug 2016 11:23 AM PDT

Me dëshirë tregon ngjarjet që i kishte përjetuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kur ishte pjesëtar i UÇK-së, Aldaid Haziraj, kishte vetëm 17 vjet.

Por, tani atij i është rrezikuar jeta nga një sëmundje e pankreasit dhe nuk po ka pa ra për shërim.

Për tri operime që i ka kryer deri tani, ai kishte shit pronën që posedonte dhe u vendos në një banesë, të cilën pronari i ka thënë ta lëshoj pas dy muajve.

 Ish ushtari i Brigadës 133 në Istog tani jeton vetëm me 170 euro që i takojnë me status të veteranit, e të cilat nuk po i mjaftojnë për shërim.

Ndonëse nuk ka shtëpi, ai hallin kryesor i ka si ti grumbullojë paratë për të paguar operimin e radhës.

Kronikë nga Enis Reçica.

klankosova.tv

 

 

 

 

Fermerët në Kamenicë ende po përballen me sëmundjen e lëkurës së lopëve (VIDEO)

Posted: 21 Aug 2016 11:19 AM PDT

Enver Mavriqi nga fshati Feriqeve e Kamenicës në stallën e tij deri para një jave kishte 22 lopë. Por sëmundja gungore e lëkurës që ka prekur me të madhe këtë lloj kafshe e dëmtoi rëndë fermën e tij e tij.

Në fakt Marevcit agjencia e ushqimit dhe veterinarisë ia asgjësoi gjysmën e lopëve, e të tjerat ia ndaloi t’i tregtonte.

E kjo gjë ka bërë Enveri tani ta ketë të rendë mbijetesën pasi janë pikërisht lopët ato që ia mundësonin atë.

Por ky mbetet me shpresën që lopët e asgjësuara do t'i kompensohen.

E fatin e lopëve te këtij bujku e patën edhe mbi 30 të tjera në rrethinën e Kamenicës. Por zyrtarët komunal po thonë se tani rreziku është përgjysmuar.

Drejtori i administratës në këtë komune thotë se gjedhet do të kompensohen nga institucionet qendrore.

E çështjen e kompensimit të kafshëve të ngordhura nga sëmundja gungore e lëkurës ditë më parë e pati premtuar edhe kryekuvendari i Kosovës Kadri Veseli në një vizite që i bërë disa fermerëve anës së Kaçanikut.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi:

PDK kërkon hetim për punësimet në Prishtinë (VIDEO)

Posted: 21 Aug 2016 11:17 AM PDT

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet ka mbajtur një konferencë për media ku ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për keqpërdorim dhe dështim në qeverisje, njofton Klan Kosova.

Këto konstatime që i thanë të dielën ata po i mbështesin me raportin e auditorit të përgjithshëm.

Sipas PDK-së së Prishtinës Vetëvendosje ka punësuar militantë të partisë në Komunë, ndaj kjo çështje duhet të hetohet.

Ata thanë se në Komunën e Prishtinës, ka të punësuar nga të gjitha komuna, por jo nga Prishtina, dhe se kryeqyteti duhet të qeveriset nga qytetarët e vet.

Kronikë nga Rejhana Selimi.

klankosova.tv

 

Kjo është pika e re kufitare Kosovë-Serbi (VIDEO)

Posted: 21 Aug 2016 11:11 AM PDT

Projekti i ideuar qysh moti për pikën e re kufitare mes Kosovës dhe Serbisë pritet të fillojë implementimin, njofton Klan Kosova.

Kjo pikë pritet të jetë në fshatin Sfircë dhe sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxhës, tani projekti është në fazën tenderuese.

Banorët e pakët të kësaj ane të Malësisë së Kamenicës ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar e mirëpresin.

Të rëndësishme ndërtimin e pikës se rë kufitare po e shohin edhe autoritetet komunale të Kamenicës.

E veç te mirave ekonomike, ndërtimi i pikë kalimit te ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të ndikoj edhe në zbutjen e ngarkesës nga veturat në pika tjera lidhëse me Serbinë si ajo e Merdarit, Dheut të Bardhe e Mutivodës, ku shpesh herë krijohen kolona të gjata.

Hapja e kësaj pike të re kufitare vije si rezultat i një marrëveshje nga bisedimet në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi.

klankosova.tv

Sejdiu: S’mund ta krahasoni Ahmetin me Grabovcin

Posted: 21 Aug 2016 11:09 AM PDT

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se pas aferës "Pronto 2", PDK e LDK bashkë me disa media po mundohen ta krahasojnë Adem Grabovcin me Shpend Ahmetin.

Diçka që sipas Sejdiut është e pamundur.

"Dosjet Pronto kanë dëshmuar kapjen totale qe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli i kanë bërë institucioneve publike me anë të veglës/ndërmjetësuesit Adem Grabovci", ka shkruar Sejdiu në Facebook njofton Klan Kosova.

"Sot kjo kapje u shpërfaq dhe u zhvesh në plotni. Së pari RTK së bashku me portalet e tyre shpërndan një të pavërtetë të madhe, pastaj u munduan të barazojnë Shpend Ahmetin me Adem Grabovcin".

 

Teksti plotë i Sejdiut në Facebook:

Dosjet Pronto kanë dëshmuar kapjen totale qe Hashim Thaci dhe Kadri Veseli i kane bere institucioneve publike me ane te vegles/ndermjetesuesit Adem Grabovci.

Sot kjo kapje u shperfaq dhe u zhvesh ne plotni. Se pari RTK se bashku me portalet e tyre shperndan nje te pavertete te madhe, pastaj u munduan te barazojne Shpend Ahmetin me Adem Grabovcin, dhe tash vet Hashim Thaci qenka deklaruar qe keto qenkan te njejta.

Ndersa LDK e Isa Mustafes asnje fjale nuk e tha per keto pergjime, perkundrazi hesht sepse eshte vet pjese e ketij organizimi. Qe 14 vite qeverisin bashke, ne Komune deri ne vitin 2014 kur edhe u clirua Prishtina, ndersa ne nivel qendror ende.

Tash e nje kohe jane bashke, tash e nje kohe u munduan me bllokime. Tash perseri po behen bashke kunder Prishtines me instrumentet e ndertuara nga klani Pronto.

klankosova.tv

Aktorët që ndryshuan me kalimin e viteve (FOTO)

Posted: 21 Aug 2016 11:00 AM PDT

Disa mendojnë se ata janë mishërim i maskilinitetit, transmeton Klan Kosova.

Ata janë yjet e preferuar të miliona njerëzve në mbarë botën.

Ata kanë ndryshuar shumë me kalimin e kohës, megjithatë janë ende karizmatik siç kanë qenë gjithmonë.

Leonardo DiCaprio

Brad Pitt

George Clooney

Hugh Jackman

Mickey Rourke

Johnny Depp

Tom Cruise

Ben Affleck

Mel Gibson

Richard Gere

Rrezikoi të mbytej në det, humb jetën rrugës për në spital

Posted: 21 Aug 2016 10:54 AM PDT

Një 74- vjeçar ka ndërruar jetë pasi ishte nxjerrë nga pushuesit në breg të detit, në gjendje të rëndë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ditën e sotme, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur Rrjoll, në Velipojë, Vebi  Dini, 74 vjeç banues në Dobraç, Shkodër po mbytej në det.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e  policisë, si dhe ambulanca, ku kanë konstatuar se 74-vjeçari ishte nxjerrë nga pushuesit nga deti në gjendje kritike.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, si dhe është transportuar për  në spital, por rrugës ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, nga kqyrja paraprake nuk ka shenja të dukshme dhune, megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al

 

Yoga nën ujë është vërtetë magjike (FOTO)

Posted: 21 Aug 2016 10:30 AM PDT

Imazhet të cilat janë bërë nga fotografja Elena Kalis, shfaqë instruktoren e yoga-së Britta Jade, duke bërë yoga me mjeshtëri nën ujë, transmeton Klan Kosova.

Një shfaqje me të vërtetë madhështore se si yoga mund të jetë edhe atletike dhe një vepër arti.

Fotografitë janë një kujtesë frymëzuese se praktika mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të lëvizur trupin tuaj.

Hulumtimet tregojnë se yoga mund të reduktojë stresin dhe të ulë rrezikun për sëmundje të zemrës.

Ajo gjithashtu mund të përmirësojë gjumin tuaj dhe të rritë funksionin e trurit tuaj.

Studimet sugjerojnë qe yoga pranë oqeanit mund të ju bëjë më të qetë dhe më shumë krijues. Deti gjithashtu vë trurin tuaj në një gjendje më meditative.

57b1f7af170000d002d1ed4e 57b1f7af180000ad02bcad46 57b1f7af180000ad02bcad45 57b1f7ae1700002c00d1ed4d 57b1f7af1700009504c733e3 57b1f7ae170000ae02c733e2 57b1f7ae170000d002d1ed4b 57b1f7ad170000ae02c733e1 57b1f7ae180000ad02bcad44 57b1f7ad170000d002d1ed4a 57b1f7ad1700009504c733e0 57b1f7ad180000ad02bcad43 57b1f7ac1700002c00d1ed48 57b1f7ac1700002c00d1ed49 57b1f7ab1700009504c733dd 57b1f7ac180000ad02bcad42 57b1f7ac170000ae02c733df 57b1f7ab1800002100bcad41 57b1f7ab170000ae02c733de 57b1f7ae1700002c00d1ed4c

Related Posts :