Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “E panjohura Monica Puig fiton të artën në tenis” plus 23 more

loading...

Klan Kosova : “E panjohura Monica Puig fiton të artën në tenis” plus 23 more


E panjohura Monica Puig fiton të artën në tenis

Posted: 13 Aug 2016 04:05 PM PDT

Një turne olimpik me shumë yje e ka fituar vasha portorikane të cilës askush nuk i kishte dhënë shanse para fillimit, njofton Klan Kosova.

Monica Puig, tenistja e 34 në botë, e cila deri më tash e ka fituar vetëm një turne dhe atë në Salcburg, ka triumfuar në Rio 2016.

Në finale ajo e mposhti tenisten e dytë në botë, gjermanen Angelique Kerber, 2:1 në sete (6:4, 4:6, 6:1)

Kësisoj ajo iu është bashkuar legjendave si Steffi Graff, Venus Williams, Lindsey Davenport dhe Serena Williams të cilat deri më tash i kanë fituar të artat në olimpiadat e mëparshme.

Kjo është medalja e parë e artë në histori për Portorikon.

Monica Puig 3 Monica Puig 2

Monica Puig 1

 

Busquets: Alcacer i mirëpritur tek Barça

Posted: 13 Aug 2016 02:04 PM PDT

Sergio Busquets ka thënë se sulmuesi Paco Alcacer është i mirëpritur tek Barcelona.

Barca është në bisedime me përfaqësuesit e lojtarit për ta transferuar atë në Camp Nou.

Mesfushori defensiv i gjigantit spanjoll ka thënë se do ta mirëpriste sulmuesin e Valencias në radhët e skuadrës.

"Pablo Alcacer do të jetë i mirëpritur te Barcelona, por unë nuk dua të them asgjë më shumë për shkak të respektit të klubit të tij".

Kështu duken yjet vetëm në të brendshme (FOTO)

Posted: 13 Aug 2016 02:00 PM PDT

Ata janë të preferuarit tonë.

Natyrisht që na intereson çdo gjë rreth tyre.

Mirepo a i keni parë vetëm në te brendshme.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të këngëtarëve, modeleve e aktorëve më të njohur në asgjë më shumë se të brendshmet e tyre.

Justin Bieber

As you can see, Bieber's not shy about showing off his undies. The pop star posted this classy selfie to kick off Memorial Day weekend. (Photo: Instagram)

David Beckham

Who said Calvin Klein gets to have all the hunky fun? David Beckham certainly made the case for H&M underwear with this sexy shot. (Photo: H&M)

Kendall Jenner

When you're trying to get your brand to appeal to a new generation, who you gonna call? The Kardashians, obviously. While tons of celebs proudly flaunt their Calvins online, model-of-the-moment Kendall Jenner was actually hired to star in an ad campaign for the brand. (Credit: Calvin Klein)

Kourtney Kardashian

Perhaps Kendall gave her big sister Kourtney Kardashian some freebies? (Photo: <a href="https://www.instagram.com/p/9ejW3Ek1o6/?taken-by=kourtneykardash&hl=en">Instagram</a>)

Nicki Minaj

No caption necessary. Nicki Minaj let her body do the talking in this mirror selfie. The rapper gave fans a peek at her undergarments, without giving all the goods away. You do you, Nicki! (Photo: <a href="https://www.instagram.com/p/BFzS3Ztr8at/?taken-by=nickiminaj">Instagram</a>)

Rita Ora

Rita Ora posted this glamour shot of her lounging around in her bra and panties by Tezenis, which is

Kylie Jenner

While sister Kendall does her professional modeling thing for Calvin Klein, Kylie is just over here repping Moschino. The social media minx knows how to give her followers what they want, and that's exactly what she did with this casual underwear lounge session. (Photo: <a href="https://www.instagram.com/p/BBL0jHVnGkH/?taken-by=kyliejenner">Instagram</a>)

Gigi Hadid

Gigi Hadid is a master at social media, so we won't question her here. The blond bombshell shared this sultry shot, starring her long locks and briefs. Zayn, you paying attention? (Photo: <a href="https://www.instagram.com/p/8DTw6eDCQ-/?taken-by=gigihadid">Instagram</a>)

Amber Rose

What, you thought Amber Rose wasn't going to jump in on the Calvin Klein selfie craze? The model turned talk show host would never want to be left out of a slideshow like this! (Photo: <a href="https://www.instagram.com/p/BH2vtaXD5cP/?taken-by=amberrose">Instagram</a>)

Hakohet llogaria e sinjalizueses që ekspozoi skandalin e dopingut të atletëve rusë

Posted: 13 Aug 2016 01:49 PM PDT

Llogaria e sinjalizueses ruse, Yuliya Stepanova, që tregon detaje për vendndodhjen e saj është hakuar, ka konfirmuar Agjencia Botërore Antidoping(Wada).

Stephanova është duke e mbajtur të fshtehtë lokacionin e saj, pasi ka dhënë informata që kanë cuar në zbulimin e dopingimit të sistemuar të sportistëve rusë.

Wada, që është njoftuar se i është hakuar faqja zyrtare, ka gjetur se llogaria e atletes është qasur nga dikush tjetër.

Nigeri: Vaksinim në masë, pas dy rasteve të infektuara me polio

Posted: 13 Aug 2016 01:40 PM PDT

Nigeria ka filluar kampanjën e vaksinimit në masë kundër polios, pas shfaqjes së dy rasteve të reja në veri-lindje të vendit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Këto janë dy rastet e para të sëmundjes vdekjeprurëse në Afrikë për dy vitet e fundit.

Qeveria ka deklaruar që dy fëmijë janë paralizuar pasi që janë prekur nga polio, në Borno, vend ky në të cilin kampet shëndetësore janë të rrethuara nga militantët e grupit Boko Haram.

Zhvillimet e fundit janë hap mbrapa për Nigerinë e cila pritej të shpallej e lirë nga polio në vitin 2017.

 

Çmimi i parë në Dokufest i jepet një filmi serb

Posted: 13 Aug 2016 01:31 PM PDT

E shtuna është nata e fundit e festivalit të filmit dokumentar që mbahet në Prizren, Dokufest.

Nga data 5 e këtij muaji, deri sot, janë shfaqur 238 filma nga 57 shtete, janë mbajtur punëtori, panele, debate, master klasa, ekspozita dhe një seri e organizimeve në kuadër të DokuNights, që kanë përfshirë  edhe yjet botërore si Omar Souleyman dhe Yasmine Hamdan.

Për gjashtë cmime, në po aq kategori, kanë garuar plot 107 filma.

 

Lista e plotë e fituesve:

GARA PËR FILMIN MË TË MIRË TË BALLKANIT – FITUESI: THELLËSIA DY nga Ognjen Glavoniq

Juria: Eric Hynes, Marek Septimus, Maria Bonsanti

Deklarata: Për filmin të cilin të gjithë e konsideruam të përmbushur në aspektin kinematografik aq sa është shkatërrues moralisht, duke e përdorur një gjuhë për t'ia përshtatur temës së tij që e kombinon dëshminë në audio me pamje nga peizazhe të braktisura tragjikisht, duke e vënë shikuesin në pozitën edhe të reflektimit historik edhe të nëpërkëmbjes aktuale, dhe duke ofruar një betejë të shtresuar, emocionale dhe intelektuale të cilën nuk do ta harrojmë shpejtë, me admirim të thellë, mirënjohje dhe entuziazëm e shpërblejmë filmin DEPTH TWO nga Ognjen Glavonic me çmimin Best Balkan Documentary.

Juria e njejtë zgjodhi për "Çmim Special" në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË TË BALLKANIT filmin SOMETHING ABOUT LIFE nga Nebojsa Slijepcevic.

Deklarata: Juria deshi të falënderojë grupin e filmave të shkurtër tepër të fuqishëm që ishin në garë, si Postcards from Manila, A Short Family Film, dhe It Could Be a Film. Por filmi i cili qëndroi me ne gjatë gjithë javës është një film i vëzhgimit me respekt dhe kureshtje të madhe, një portret i vogël megjithatë i thellë i një vajze të re që ka një familjaritet të lindur me bashkëpunimin. Juria i jep mirënjohje të veçantë filmit SOMETHING ABOUT LIFE nga Nebojsa Slijepcevic.

Juria e njejtë zgjodhi FILMIN MË TË MIRË NGA REGJISORI BALLKANIK NË ARDHJE: TOURISM (TURIZMI) nga Tonci Gacina.

Deklarata: Për filmin i cili i qaset me ndjeshmëri të madhe, humor dhe humanitet një subjekti të cilit një tjetër regjisor thjesht mund ta përqeshte, një film që zë të gjithë ekosistemin, nga punëtorët deri te pushuesit, nga uji në ajër, me një kamerë të kujdesshme, të qetë dhe të gjithëpranishme. Ky është regjisori të cilin jemi shumë të emocionuar ta përcjellim në të ardhmen. Çmimi Best Balkan Newcomer i shkon filmit TOURISM nga Tonci Gucina.

Juria e njejtë zgjodhi për "Çmim Special" në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË NGA REGJISORI BALLKANIK NË ARDHJE filmin DRUMS OF RESISTANCE nga Mathieu Jouffre.

Deklarata: Për filmin i cili merr formën e bashkëbisedimeve, një shkëmbim i hapur i kujtimeve personale, që e lejon të shkuarën të dalë në të tashmen si diçka relevante derisa gjithashtu e përdor dialogun dhe përcjelljen e përvojës si mjet rezistence; Juria i jep një mirënjohje të veçantë filmit DRUMS OF RESISTANCE nga Matthieu Jouffre.

FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR I METRAZHIT TË GJATË – FITUESI: OLEG AND HIS RARE ARTS nga Andrés Duque

Juria: Carlos Ramos, Jetmir Idrizi, Luke Moody, Nick Pinkerton, Rachael Rakes

Deklarata: Oleg and His Rare Arts është një dokumentar i pazakontë muzikorë që lejon personazhin ta udhëheq filmin, një personazh i paimitueshëm të cilit i jepet hapësira dhe koha në të cilën mund ta shpalosë veten në kohën e tij të mirë. Montimi është i çuditshëm dhe i shkathtë, duke i zgjedhur momentet e buta, të shkëlqyera, rrëfyese në kohë të përsosur, duke ndryshuar në vazhdimësi në mes të interpretimeve të gjata dhe të shkurtra.

Juria e njejtë zgjodhi për "Çmim Special" në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR TË METRAZHIT TË GJATË filmin ON FOOTBALL nga Sergio Oksman.

Deklarata: Filmi shumë tërheqës i Sergo Oksman e sajon strategjinë e tij – një sekuencë e xhirimeve me kamerë kryesisht të rregulluar, duke dokumentuar bashkimin e regjisorit me babanë e tij të larguar gjatë periudhës së Kupës Botërore në Brazil – dhe nuk e braktis orientimin e tij edhe përballë tragjedisë: Tragjedisë së një adhuruesi, dhe tragjedinë e të birit. Ashpërsia e qasjes së Oksmanit e zmadhon më shumë se sa e qetëson ndikimin emocional të imazheve, në një film i cili në mënyrë elokuente, thjesht e shpreh shkallën në të cilën sporti mund të luaj rolin e një kanali komunikimi në mes të burrave të heshtur e të tërhequr.

FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR I METRAZHIT TË SHKURTËR – FITUESI: IMPRESSIONS OF A WAR nga Camilo Restrepo

Juria: Carlos Ramos, Jetmir Idrizi, Luke Moody, Nick Pinkerton, Rachael Rakes

Deklarata: Impressions of a War pikturon një fotografi të fuqishme dhe të thellë të konfliktit të brendshëm të 70 viteve të fundit në Kolumbi. Duke u larguar nga papërsosuria e gazetave vendore, Camilo Restrepo krijon një univers të shkëlqyer ku këto të meta janë të pranishme në strukturën e filmit, duke theksuar një kombinim të pasur dhe kuptimplotë të shtresave që i drejtohen aspekteve historike, politike dhe njerëzore të rajonit.

Juria e njejtë zgjodhi për "Çmim Special" në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR TË METRAZHIT TË SHKURTËR filmin THE PARK nga Randa Maroufi.

Deklarata: The Park ofron një vizion të guximshëm koreografik të rinisë marokene. Dekonstruktimi i regjisorit të fenomenit 'selfie' na jep një vetëdije më të lartë për politikën dhe kompozimet artificiale të këtyre imazheve. Secila kornizë është e mbushur pamje të brishta të testosteroneve si friza antike gati për tu shkatërruar.

FILMI MË I MIRË PËR TË DREJTAT E NJERIUT – FITUESI: HOMELAND (IRAQ YEAR ZERO) nga Abbas Fahdel

Juria: James Longely, Mustafa Kerem Yuksel, Tue Sten Muller

Deklarata: Një dokumentar monumental dhe i papërkulur që me qetësi shpalos rutinën ditore të një familje irakiane që vërtitet buzë një tragjedie, Homeland e personalizon çmimin e vërtetë të luftës përmes vështrimit plot respekt të regjisorit.

Juria e njejtë zgjodhi për "Çmim Special" në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË PËR TË DREJTAT E NJERIUT filmin STARLESS DREAMS nga Mehrdad Oskouei.

Deklarata: Një film dokumentar i një hijeshie të rrallë, Starless Dreams eksploron botën e brendshme të grave të burgosura në Iran me një saktësi emocionale të pashlyeshme dhe ndjeshmëri ndaj subjektit të tij.

FILMI MË I MIRË PËR AMBIENTIN – FITUESI: WHEN TWO WORLDS COLLIDE nga Heidi Brandenburg dhe Mathew Orzel

Juria: Defne Koryurek, Diego Mas Trelles, Martin Horyna

Deklarata: Patëm një ndjenjë shumë të fuqishme për sinqeritetin e punës, përkushtimin e përzemërt dhe respektin për personazhet dhe njerëzit e përfshirë. Prandaj, do të donim t'i falënderonim regjisorët dhe ekipin për sjelljen e një barbarizmi aq të madh që mori jetët dhe rrezikoi jetesën e shumë të tjerëve. Do të donim t'ia jepnin çmimin filmit When Two Worlds Collide.

Juria e njejtë zgjodhi për "Çmim Special" në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË PËR AMBIENTIN filmin THE WOODS DREAMS ARE MADE OF nga Claire Simon

Deklarata: Do të donim t'i jepnim një mirënjohje të veçantë punës e cila paraqiti një sfidë aq të madhe për ne. Ne e falënderojmë regjisoren dhe ekipin e saj që na dha rastin ta shohim ekologjinë nga një këndvështrim tërësisht ndryshe. E falënderojmë për sfidën filmin The Woods Dreams Are Made Of.

FILMI MË I MIRË I SHKURTËR – FITUESI: IMPORT nga Ena Sendjevic

Juria: Anri Sala, Barbara Orlicz – Szczyputa, Christopher Tidman

Deklarata: Juria e shpërblen me çmimin e parë një vështrim intim në natyrën absurde të fillimeve të reja.Përmes përdorimit të teknikave vizuale unike për kohën e tyre, ai eksploron një temë që është edhe sot relevante. Një vështrim i çuditshëm në Migrimin, Ndarjen, Integrimin, Pranimin dhe Familjen në kërkim të një normaliteti të ri.

Juria e njejtë zgjodhi për "Çmim Special" në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË TË SHKURTËR filmin FRANKFURTER STR. 99A nga Evgenia Gostrer

Deklarata: Një fotografi e çastit e një jete të rëndomtë të pak ditëve më parë e treguar në mënyrë unike përmes stilit të veçantë të animuar. Një përzierje e animacionit me dokumentar, që nuk kombinohet shpesh në rrëfim, formohen bashkë në mënyrë të përkryer për të eksploruar këtë marrëdhënie.

GARA KOMBËTARE – FITUESI: PERFORMANCË nga Dritëro Mehmetaj

Juria: Blerta Basholli, Christoffer Olofsson, Eriola Pira

Deklarata: Për mjeshtrinë në formën e filmit të shkurtër artistik në një histori të plotë dhe imponuese të dy studentëve dhe negociatave të tyre të përditshme në skenë dhe jashtë saj. Performanca autentike, skenari i zgjuar dhe regjia bindëse ia del të shpalos ëndrrat dhe luftërat e personazheve me një kujdes dhe integritet që refuzon përfundimet e lehta në lidhje me profesionin e tyre të zgjedhur apo vetë-vlerësimin.

Juria e njejtë zgjodhi për "Çmim Special" në kategorinë për GARËN KOMBËTARE filmin I KISSED YOU KISS ON YOUR GIRLFRIEND'S CHEEK, IT WAS STILL WET nga Samuel Weniger, Dardan Zhegrova

Deklarata: Për bastisjen e tij ambicioze në një drejtim të ri, me pamje joshëse në aspektin vizual, poetik dhe zanor, që kombinohen për të krijuar një film të shquar.

ÇMIMI I AUDIENCËS 

"Batusha's House" Tino Glimmann dhe Jan Gollob

ÇMIMI I BANKËS PROCREDIT PËR EKOVIDEO-N MË TË MIRË

Fituesit e garës EkoVideo jane:

Besnik Boletini
Indrit Loshi
Agon Veselaj

Tiranë: Përplaset me murin, humb jetën motoçiklisti

Posted: 13 Aug 2016 01:31 PM PDT

Një i ri 28-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti të pësuar me mjetin në të cilin po udhëtonte, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-selisë së klubit Partizani, ku shtetasi Jetnis Dollapi, në bordin e një motori me targë "TR 430 E" është përplasur me një mur anësor në ecje e sipër.

Personat e ndodhur përreth i kanë ardhur atij në ndihmë dhe kanë lajmëruar ambulancën, që e ka shoqëruar në spital, ku ai ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, por dyshimet e para janë për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Këto janë unazat më të bukura në botë

Posted: 13 Aug 2016 01:30 PM PDT

Disa nga magjistarët e vërtetë duket se punojnë për kompaninë Secret Wood në Kanada.

Kjo kompani krijon disa prej unazave më të bukura në botë.

Ajo çka është e veçante tek këto unaza, është që mund të shihni një pamje madhështore brenda tek to.

Duke filluar nga pyjet, malet, lule e deri tek oqeanet këto janë gjërat që mund ti gjeni në brendi të këtyre unazave të vogla.

Më poshtë mund të shihni fotografi nga këto krijime me të vërtetë magjike.

Kosova triumfon ndaj Missouri University

Posted: 13 Aug 2016 01:20 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka mposhtur skuadrën e Missouri University.

Kosovarët triumfun me rezultat  86:80, në një përballje aspak të lehtë me skuadrën amerikane.

Basketbollisti më i dalluar në këtë ndeshje ishte Dardan Berisha me 24 pikë të shënuara i ndihmuar edhe nga Justin Doellman me 17 pikë,si dhe Drilon Hajrizi me 13 pikë.

Lupita Nyong’o me pushime në Bali

Posted: 13 Aug 2016 01:17 PM PDT

Bali është i njohur si vend që ushqen mendjen trupin dhe shpirtin.

E Lupita Nyong’o duket që po i bën të gjitha.

Aktorja 33 vjeçare, fituese e çmimit Oskar, është duke kaluar pushimet me shoqen saj të ngushtë në ishullin indonezian të njohur për oqeanin, pyjet e malet që ka.

Aktorja duket që po kënaqet shumë e nuk e ka lënë edhe pa postuar foto.

Më poshtë mund të shikoni pak pamje nga pushimet e saj.

Forget Nairobi blue! Lupita was sunny and bright in this vibrant yellow bikini she rocked while spooning sorbet. For her vacay, on which she is accompanied by her BFF Belinda, she is staying at the Mulia Bali, a no-frills place (wink)

She also showed her stripes — and bikini bod — while lounging poolside in a striped two-piece suit. While she captioned it

If the resort doesn't pay to make this photo an ad for its business, it is missing out. One glance at the

The fashionista's cover-up game is strong (which is important when one is on vacation) as she posed at the Oasis Pool.

 

Juventus barazon ndaj Espanyol

Posted: 13 Aug 2016 01:15 PM PDT

Juventus ka barazuar në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj skuadrës katalunase Espanyol.

Në ndeshjen që u mbyll 2:2, spanjollët dy herë kaluan në epërsi, por nuk arritën që të ruajnë rezultatin.

Për Espanyolin shënuan Leo Baptistao dhe Gerard Moreno, ndërsa për Juven shënuan Mario Mandzukic dhe Paulo Dybala.

Gegaj: Vonesa në ratifikimit të demarkimit, sinjal i keq

Posted: 13 Aug 2016 01:09 PM PDT

Anëtari i Këshillit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Parlamentin e Malit të Zi dhe deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikollë Gegaj, konsideron se vendimi i Kuvendit të Kosovës për të shtyrë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi është mesazh i keq nga Prishtina zyrtare.

Gegaj,absolutisht të papranueshme e ka vlerësuar sjelljen e disa opozitarëve në Kosovë të cilët janë përpjekur të hyjnë në territorin e Malit të Zi, duke theksuar që me këtë akt kanë tentuar të rrezikojnë marrëdhëniet e mira mes dy shteteve.

"Shtyrja e miratimit të Ligjit për ratifikim në parlamentin e Kosovës nën ndikimin e elementeve radikale është një mesazh shumë i keq për qytetarët e Kosovës dhe për shtetin e Kosovës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare,ka thënë Gegaj për gazetën Pobjeda duke rikujtuar se edhe vetë presidenti i SHBA-së, Barak Obama në një bisedë me ambasadoren e Kosovës në SHBA-a, Vlora Çitakun, e ka përshëndet dhe mbështetur marrëveshjen për demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Qëndrim të njëjtë ka shprehur edhe BE-ja dhe kjo është kusht për liberalizimin e vizave.

Gegaj si deputet dhe anëtar i Komisionit Shtetëror ka marrë pjes në mënyrë aktive në procesin e demarkacionit mes dy vendeve.

Mali i Zi dhe Kosova në gushtë të vitit të kaluar në Vjenë kanë nënshkruar marrëveshjen për demarkacion, ku të pranishëm ishin presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastijan Kurc. Marrëveshja u ratifikua nga Mali i Zi.

Gegaj tha se në fillim të shtatorit pret vendim pozitiv nga Kuvendi i Kosovës  dhe që opozita radikale do ta kuptojë se është më mirë, me pas me të gjithë fqinjët marrëveshjet për demarkacion,duke pasur parasysh se asnjë shtet nuk humbë por të gjithë së bashku në rajon fitojnë. /Malësia.ME/

Ahmeti: Ngriteni zërin kundër keqpërdorimeve (VIDEO)

Posted: 13 Aug 2016 01:05 PM PDT

Anëtarët e kryesisë  së levizjet Vetevendosje , Shpend Ahmeti e Sami Kurteshi, bene thirrje për proteste, jo vetëm për demarkacionin, por që tani të ngritët zëri edhe kundër keqpërdorimeve  që u bënë publike nëpërmjet përgjimeve telefonike.

Ahmeti, që është edhe drejtues i kryeqytetit, thotë se këto përgjime dëshmuan se çka bëhet me sistemin e punësimit në Kosovë , dhe se papunësia dhe ikja e 100 mije personave nga vendi janë pasoje e kësaj qeverisjeje.

Edhe ish avokati i popullit Sami Kurteshi , akuzoi pushtetet se nuk po veprojnë të pavarura.

Kronikë nga Rejhane Selimi

Pritje e veçantë për Majlindën (VIDEO)

Posted: 13 Aug 2016 01:04 PM PDT

Të dielën mbrëma në Prishtinë, xhudistja Majlinda Kelmendi kthehet nga Rio e Brazilit me medaljen e parë olimpike për Kosovën.

Aty do të jetë edhe autobusi i hapur që do të bej xhiron vetëm për të.

Diçka e tillë është paralajmëruar nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kur u bë publike agjenda e pritjes së organizuar për xhudisten më të mirë në botë.

Kelmendi do të pritet në aeroport nga kryeministri Isa Mustafa, zëvendësi i tij, njëherësh ministër sporti, Kujtim Shala,  si dhe nënkryetari i Komitetit Olimpik, Shasivar Haxhija.

Kampionia do ta mbaj një konferencë për medie në  Aeroportin Adem Jashari në orën 18:30, e më pas do ta mësyjë kryeqytetin ku nga ora 19:30 e fillon parakalimin e saj me autobus të hapur  nëpër sheshet kryesore.

Kronikë nga Enis Reçica

Virusi Zika mund të qëndroj në spermë për gjashtë muaj

Posted: 13 Aug 2016 01:00 PM PDT

Virusi Zika është gjetur në spermën e një mashkulli italian gjashtë muaj pasi që ai ka shfaqur simptomat e para të virusit, kështu duke shënuar dyfishin e ditëve të qëndrimit të raportuara më parë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Mjekët tek instituti për sëmundje infektuese Spallanzani në Romë, kanë theksuar që ka mundësi që virusi të riprodhohet vetë në traktin gjenital mashkullor.

Infeksioni dyshohet se është shkaktar i dëmtimeve në tru tek foshnjat e porsalindura.

Iran: Dënohet me vdekje për atë çfarë postoi në Facebook

Posted: 13 Aug 2016 12:58 PM PDT

Në Iran, ku të gjitha rrjetet sociale janë të kontrolluara dhe ku njerëzit mund të arrestohet për atë çfarë postojnë, një baba është dënuar me varje, shkruan Avaz, transmeton Klan Kosova.

Soheil Arabi  ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook, ku shihen ai dhe vajza e tij duke prekur hundët , mirëpo është dënuar ngaqë kjo fotografi konsiderohet të jete një ofendim për  Profetin Muhamed.

Gjykata Supreme e Iranit ka mbështetur vendimin e Gjykatës për Krime në Teheran, për dënimin me vdekje për 30 vjeçarin, Soheil Arabi, ngaqë ka ofenduar Profetin.

Ndërsa Eric Goldstein, nga organizata për të Drejtat e Njeriut në Lindjen e Mesme, ka deklaruar që Irani duhet sa më parë të rishikoj sistemin e drejtësisë dhe masat sanksionuese, veçanërisht kur vie tek dënimet me vdekje.

Volkswagen CC 2017, thyen vijat

Posted: 13 Aug 2016 12:51 PM PDT

Volkswagen CC do të jetë i ngjashëm me modelin C Coupe GTE.

Ky është një model praktik dhe do të jetë i bazuar në gjeneratën e fundit të të Passatit, B8.

Sipas disa njoftimeve modeli 2017 CC do të jetë për 101 milimetra më i gjatë se versionet e tanishme. Ndërsa, për performancat tjera nuk dihet me siguri.

Prezantimin modeli besohet t'a ketë në Amerikë.

Arben Frroku drejt ekstradimit: Vendimi i gjykatës holandeze jep dritën jeshile

Posted: 13 Aug 2016 12:26 PM PDT

Gjykata e Amsterdamit ka pranuar kërkesën e drejtësisë shqiptare për të ekstraduar Arben Frrokun, i dënuar nga Gjykata e Apelit me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Tashmë, brenda dy javëve fati i Arben Frrokut varet tek e drejta e tij për ta apeluar këtë verdikt, që nëse lihet në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në këtë vend, atëherë do të jetë ministri holandez i Drejtësisë ai që do të firmosë i fundit ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Ndërsa 46-vjeçari Frroku këmbënguli para drejtësisë holandeze se në Shqipëri i rrezikohej jeta për shkak të gjakmarrjes, sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Amstërdamit, burgjet në Shqipëri janë të sigurta por nuk i takon asaj të analizojë rrezikshmërinë në to, pasi ky vlerësim jepet nga ministri holandez për Siguri dhe Drejtësi, si zyrtari që hedh firmën për ekstradim.

Kjo gjykatë thotë se kërkesa e parë e ekstradimit të Frrokut mbërriti në zyrat e Ministrisë holandeze për Siguri e Drejtësi më datë 4 maj 2016, në një kohë kur tre muaj më pas rezulton të ketë mbërritur edhe dosja e plotë, në të cilën është bashkangjitur edhe vendimi i formës së prerë që e shpalli fajtor Frrokun për vrasjen e kryekomisarit Lamaj.

Gjyakta e Amstërdamit shprehet se, ndonëse avokatët pretendojnë se nuk ka prova kundër Frrokut dhe se gjyqi është i ndikuar politikisht, mbrojtja nuk e ka bindur me prova gjyjkatën në mënyrë që të vërtetonin këtë qëndrim.

Arben Frroku iu nënshtrua gjykimit në Shqipëri për vrasjen e ish-shefit të komisariatit të zonës së Kombinatit, por Shkalla e Pare e shpalli atë të pafajshëm.

Në këtë mënyrë, ai u kthye i lirë duke lënë ambjentet e paraburgimit 302, në një kohë që vendimi me burg të përjetshëm i shpallur nga Apeli për Krimet e Rënda e gjeti në arrati.

Frroku u arrestua në prill të këtij viti, pas një kontrolli rutinë nga policia holandeze e cila e arrestoi fillimisht të pajisur me identitetin e rremë Renato Tsepa.

Amerika shton praninë bërthamore në Gjermani

Posted: 13 Aug 2016 12:18 PM PDT

Forcat ajrore gjermane po përgatiten të modifikojnë disa nga avionët e tyre luftarakë "Tornado" në mënyrë që të mbajnë bomba atomike të avancuara.

E gjitha kjo bëhet në kuadër të planit të Uashingtonit për të modernizuar arsenalin e tij bërthamor në Gjermani, raportojnë mediat gjermane këtë të shtunë.

Gazeta "Der Spiegel" njofton se presidenti Barack Obama ka aprovuar fazën e fundit të zhvillimit të modelit të ri të bombës atomike B61-12, prodhimi i të cilës do të nisë intensivisht duke filluar nga viti 2020.

Më pas, Uashingtoni zyrtar synon t'i vendosë bombat në bazën ajrore Byhel, në rajonin perëndimor të Ajfelit, në Gjermani.

Ekspertët vlerësojnë se 10 deri në 20 koka bërthamore të mbetura që nga Lufta e Ftohtë ndodhen aktualisht të magazinuara në bazën në fjalë, me avionët "Tornado" që janë të gatshëm të pajisen me to në rast nevoje.

Baza ndodhet gjithashtu nën masa të forta sigurie, arsye për të cilën atje janë pozicionuar edhe ushtarë amerikanë.

Edhe pse Parlamenti gjerman në vitin 2010 deklaroi se ishte në favor të tërheqjes së armatimeve, qeveria pasuese, e drejtuar nga blloku CDU-CSU i kancelares Angela Merkel dhe liberalët e FDP-së, doli me qëndrimin se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa një marrëveshje të Gjermanisë me aleatët e saj në NATO.

Plani i administratës amerikane vjen në një kohë kur Polonia dhe vendet Baltike po i kërkojnë NATO-s të rrisë praninë e saj ushtarake dhe bërthamore përballë agresionit territorial rus.

Seminari i gjuhës sjell bashkë arbreshët në Prishtinë (VIDEO)

Posted: 13 Aug 2016 12:05 PM PDT

Dashamirë e studiues të gjuhës e letërsisë shqipe nga 15 gushti do të takohen në seminarin e 35 jubilar këtu në Fakultetin Filologjikë në Prishtinë.

Drejtori i këtij seminari Rrahman Paçarizi ka thwnw se edicioni i sivjetmë do të ketë risi.

Në seminarin e sivjetmë do të jenë 118 pjesëmarrës, të cilët vijnë nga shumë vende të botës. Por, do të ketë edhe pjesëmarrëse nga mërgata.

E elementi më kararakteristik i këtij edicioni do të jetë forma e pranisë së arbëreshve.

Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturës shqiptare, do të shënohet edhe përvjetori i veprave të  Ëillima Shekpirit e Migel Servantes. Ndërsa do të organizohen edhe ekskursione nëpër vende kulturore e historike nëpër Kosovë.

Kronikë nga Enis Reçica.

Kim Kardashian vazhdon të humb peshë (FOTO)

Posted: 13 Aug 2016 12:00 PM PDT

Disa kritikë thonin që ditët e saj më të mira kanë mbetur mbrapa, pas lindjes së fëmijës së saj të dytë Saint West ne Dhjetor.

Mirëpo Kim Kardashian po i rrëzon poshtë këto kritika duke shfaqur thuajse çdo dite linjat e saj trupore, pas humbjes në peshë.

Ylli televiziv, 35 vjeçare, ktheu kokat me një veshje të thjeshtë e goxha transparente.

Ajo kishte të veshur një palë pantallona të zeza të shkurta dhe një maicë të bardhë.

Për më shumë vlerësojeni vetë dukjen e saj përmes fotove.

Head-turner: Kim Kardashian put her amazingly toned body on display during a walk to the studio on Friday afternoon

Strutting her stuff: A pair of tight black shorts with 'Savage' written down the side emphasized her well-sculpted legs, while a sheer white tank top showed off a black bra and a slim midsection      Strutting her stuff: A pair of tight black shorts with 'Savage' written down the side emphasized her well-sculpted legs, while a sheer white tank top showed off a black bra and a slim midsection

Barely there: Some very delicate tangerine strappy stilettos added a few inches to her famous frame

Hot or cold? She also brought along a white denim jacket, but couldn't seem to decide whether she wanted to wear that particular piece of clothing, seemingly content with wearing it off her shoulders

Camera-ready: Of course the Instagram maven's nude lipstick was perfectly applied, and her make-up ensured she had a flawless visage for the shoot

 

Si të mbroni flokët nga dielli dhe uji me klor i pishinave?

Posted: 13 Aug 2016 12:00 PM PDT

Doni të shkoni në pishina por keni frikë se mos uji me klor do t'ju dëmtojë flokët?

Ja disa truke të thjeshta për mbrojtjen e flokëve nga dielli dhe klori, të zbuluara nga ekspertët e bukurisë, shkruan Shendeti, transmeton Klan Kosova.

I lyeni me vaj

Një ndër vajrat më të përdorur si produkt bukurie, vaji i kokosit, shërben edhe për mbrojtjen e flokëve nga klori. I lyeni flokët me vaj kokosi para se të hidheni në pishinë. Ajo krijon një barrierë rrëshqitëse midis fijeve të flokut dhe klorit të dëmshëm.

I lani fillimisht flokët me ujë të pastër

Shkoni tek dushi më i afërt publik që gjeni tek pishina ose në plazh dhe i lagni flokët para se të notoni. Ky truk ndihmon që flokët të përthithin më pak klor ose kripë deti, nëse po laheni në det.

Pasi t'i dilni nga uji i lani sërish flokët me ujë të pastër.

Përdorni mbrojtës dielli për flokët

Ashtu si lëkura që ka nevojë për mbrojtje nga dielli, edhe flokët kanë nevojë gjtihashtu. Blini në farmaci produkte për mbrojtjen e flokëve nga dielli dhe klori, që kanë filtra UVA dhe UVB.

I kapni flokët sipër

Mënyra si i stiloni flokët kur jeni në pishinë ose plazh ka një efekt shumë të madh në mirëmbajtjen e tyre. Përpiquni të mbani kokën dhe flokët sipër ujit sa më shumë të jetë e mundur. Mund t'i kapni flokët bishtalec, tupak ose të vendosni një kapele për ujë.

I lani flokët me shampon e duhur

U kthyet nga pishinat, jeni të lodhur dhe gjithçka që doni është të merrni një sy gjumë? E kuptojmë. Por duhet t'i rezistoni këtij tundimi dhe të laheni menjëherë pasi të ktheheni nga pishinat ose plazhi.

Shampoja që përdorni për larjen e flokëve e lyer ka gjithashtu shumë rëndësi. Ngjyra të ndryshme të flokëve kërkojnë shampo dhe zbutësit e duhur për mbrojtjen e tyre.

Pep e nis me këmbë të mbarë

Posted: 13 Aug 2016 12:00 PM PDT

Manchester City i Pep Guardiolës, e ka nisur me fitore sezonin e ri pasi ka mundur Sunderlandin në Etihad Stadium.

City e nisi furishëm ndeshjen duke shënuar golin e epërsisë në minutën e katër të ndeshjes, përmes Sergio Agueros, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Por, më pas gjithçka ndryshoi, City nuk arriti të gjente golin e dytë, teksa Sunderlandi barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 71'të. Ishte sulmuesi anglez, Jermain Defoe, ai që shokoi gjithë të pranishmit në Etihad Stadium.

Lojtari i akademisë së Manchester Unitedit, Patrick McNair, i cili ditë më parë kaloi te Sunderlandi, ia dha tri pikë Cityt duke shënuar në portën e skuadrës së tij në minutën e 87'të, për rezultatin përfundimtar 2:1.

Kështu, Guardiola e nis me fitore aventurën në Premierligë, duke grumbulluar pikët e plota nga ndeshja e parë

E shoqëroi në altar personi që bartë zemrën e babait të saj

Posted: 13 Aug 2016 11:30 AM PDT

Për Jeni Stepien ceremonia e martesës së saj ishte moment që nuk do ta harroj kurrë.

Ajo është shoqëruar për në altar, jo nga babai i saj, mirëpo nga një person i cili kishte zemrën e babait të saj.

Në vitin 2006 babi i Jenit u plagos nga një hajdut. Doktorët nuk ishin në gjendje t’ia shpëtonin jetën Michaelit dhe të gjitha organet e tij, duke përfshire edhe zemrën, u dhuruan për personat me probleme mjekësore që kishin nevojë.

Arthur Thomas i cili vuante nga një sëmundje e zemrës ishte marrësi i zemrës së Michael, e që ishte në pritje për transplant për 16 vite.

Të dy familjet e Michael dhe Thomas, kishin mbajtur kontakte dhe kishin dërguar kartolina njëra tjetrës, mirëpo dasma e Jeni ishte hera e parë që u takuan.

Thomas realizoi ëndrrën e Jenit duke e shoqëruar për në altar gjatë një ceremonie mjaft prekëse në mesin e miqve dhe familjarëve.

Related Posts :