Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Elmazi: Të hyrat për vitin 2017 do të jenë 1.66 miliardë” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Elmazi: Të hyrat për vitin 2017 do të jenë 1.66 miliardë” plus 24 more


Elmazi: Të hyrat për vitin 2017 do të jenë 1.66 miliardë

Posted: 22 Aug 2016 02:51 PM PDT

Në emisionin "Ora e Fundit" në Klan Kosova i ftuar ka qenë, Salvador Elmazi – Drejtor i Buxhetit në Ministrinë e Financave

Ai ka folur për projeksionet buxhetore nëpër komunat e Kosovës, njofton Klan Kosova.

"Sot e kemi fillu serinë e takimeve me komunat. Kjo ka qenë iniciativë e ministrisë së financave ku janë përcaktuar që gjithë kufijtë buxhetor."

"Komunat i brengos më së shumti çështja e kufizimeve buxhetore. Qe 15 në Kosovë janë bërë investime mjaftë të mëdha në infrastrukturë, prandaj kërkohet që më shumë mjete të lëshohen në mallra dhe shërbime", ka thënë Elmazi.

Ai ka pohuar se shqetësimi më i madh i komunave është kufizimi brenda kufijve të caktuar.

"Edhe buxheti komunal është pjesë e buxhetit qendror. Prandaj ne kemi prioritet që të sigurojmë pagat, pastaj të tjerat."

"Ne ju kemi sqaruar komunave që t'i shfrytëzojnë mjetet buxhetore."

"Është një punë e mirë që bëhet nëpër komuna, por që duhet edhe më shumë angazhim në implementimin e projekteve."

"Ka pas pakënaqësi mirëpo me sqarimet e sotme dhe në vijim do të binden edhe komunat."

"Është projeksioni makrofiskal si pjesë e buxhetit të përgjithshëm."

"Koncentrimi ekonomik bën që Prishtina të prijë, jo vetëm në kuptimin administrativ."

"1 miliard e 664 milionë të hyrat priten të jenë për vitin 2017, kuburim kryesor do të jenë doganat dhe më pas ATK", ka thënë Elmazi në fund të intervistës në Klan Kosova.

Shpërthim në RTK, policia rrethon objektin

Posted: 22 Aug 2016 02:43 PM PDT

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në RTK rreth orës 22:00, saktësisht tek transmetuesi i valëve.

Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat, për të konstatuar se me çfarë mjeti shpërthyes është sulmuar Radio Televizioni i Kosovës.

Në kohën e shpërthimit ka pasur gazetarë dhe staf tjetër në objektin e RTK-së që janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz dhe materiale.

Stafi i RTK-së është duke pritur versionin zyrtar të Policisë për të dalë me version zyrtar rreth këtij shpërthimi.

Labinot Tahiri ndihmon familjet e prekura nga vërshimet në Maqedoni

Posted: 22 Aug 2016 02:32 PM PDT

Në Kosova Direkt i ftuar ka qenë këngëtari i njohur, Labinot Tahiri i cili edhe njëherë mori iniciativë që të mbledh fonde humanitare, njofton Klan Kosova.

Kësaj radhe për familjet e prekura nga vërshimet që ndodhën në Maqedoni, dhe në lagjen Hasan Beg në Shkup ku pas vërshimeve pati viktima edhe në njerëz.

Tahiri tha se gjendja e tyre është shumë e keqe dhe të gjithë duhet të marrin iniciativa për ta ndihmuar Maqedoninë.

"Sigurisht që atë që e kemi parë në lagjet e Shkupit, baltën deri në gjunjë tregon se gjendja e tyre është e keqe dhe normalisht që të gjithë duhet të marrim iniciativë për të ndihmuar Shkupin".

"Aksionin e kam marrë me shumë përgjegjësi dhe iu kam premtuar 10 mijë euro".

"Shuma e grumbulluar është 11 mijë e 503 euro".

"Nesër në lagjen "Hasan Beg" do të takohemi me koordinatorët të cilët i kanë gjetur gjashtë lagje në të cilat do t'i ndajmë paratë për 70 familje".

"Do të shkoj me ta sepse popullata që kanë dhuruar paratë më kanë kërkuar që tu jap personalisht unë paratë në mënyrë që të mos ketë keqpërdorime".

"Është mirë të shkojmë ta shohim gjendjen aty", ka thënë Tahiri.

 

 

 

 

Hoxha që la xhaminë për luftë (VIDEO)

Posted: 22 Aug 2016 02:18 PM PDT

Pjesa e dytë e verës së vitit 1999 ishte koha kur nisi së zbatuari marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së, njofton Klan Kosova.

Por vetëm pak vite më parë nga atëherë, në fakt ishte situatë krejtësisht tjetër.

Grupacione vullnetarësh kishin nisur organizimin për armatim, për t'u kurorëzuar më pas edhe me themelimin e Ushtrisë që do të luftonte agresorin e atëhershëm.

Që të ndodhte kjo, pos organizimit të kujdesshëm, nevojitej edhe sakrificë e madhe, gjë të cilën u detyrua ta bëj edhe Imami i xhamisë së Burojës, Avdyl Krasniqi.

Ai mbylli dyert e xhamisë, për t'iu bashkuar kushtrimit për luftë.

Kronikë nga Arjeta Dragaj

 

 

 

Lyrical Son uron në mënyrë të veçantë gruan për ditëlindje

Posted: 22 Aug 2016 02:00 PM PDT

Gruaja e reperit të njohur Lyrical Son feston sot ditëlindjen.

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ai ka bërë një urim të veçantë për gruan e tij Gresën: “Urime ditelindja zemer! Ishalla je me shendet ti, qika jone Eva e ne krejt bashk si familje… Une jom shume i lumtun qe t’kom ne jete… Zoti te bekofte ty e qiken tone ma te miren.. Happy B Day My Love.!!!”, ka shkruar Lyrical Son në Instagram.

lyrical son

Flokët e gjatë dhe mirëmbajtja e tyre (VIDEO)

Posted: 22 Aug 2016 02:00 PM PDT

Flokët e gjatë janë gjithmonë në trend. Në fakt, flokët e gjatë kanë qenë prej kohësh një simbol i seksualitetit, atraktivitetit dhe dukjes mirë, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, gjatë procesit të rritjes flokët e gjatë dhe të shëndetshëm mund të jenë një sfidë, sidomos sot kur ngjyrosja e flokëve është një gjë e pashmangshme nga shumica e femrave.

Përveç kësaj, shumë gra përjetojnë rënien e flokëve, gjë kjo e cila shkaktohet nga shumë faktorë, duke përfshirë përdorimin e tepruar të ngjyrave kimike, stresit, çekuilibrit hormonal, alergjive, dhe e fundit, por jo më pak të rëndësishme, gjenetikën.

Edhe pse vajrat natyrorë dhe masazhi i flokëve mund të jetë mjaft të dobishëm në ripërtërirjen e flokëve, megjithatë ka një përbërës që bën mrekulli në cilësinë e flokëve tuaj të gjatë.

Lëngu i qepës ka provuar  se është shumë efektiv në stimulimin e rritjes së flokëve të shëndetshmëm dhe në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të flokëve.

Shikoni videon më poshtë për më shumë detaje se si të përgatisni dhe të përdorni këtë recetë të mahnitshme:

Mjeku nga Siria i shkruan Obamas: Mos më injoroni

Posted: 22 Aug 2016 01:45 PM PDT

Njëri nga mjekët e paktë që kanë mbetur në qytetin më të shkatërruar nga lufta në Siri, Aleppo, ka filluar një peticion duke ju bërë thirrje presidentit amerikan Barack Obama dhe kancelares gjermane Angela Merkel, që t'i japin fund bombardimit të civilëve, shkollave dhe spitaleve në këtë qytet, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.

Doktori Hamza Al Khatib, edhe më parë u ka shkruar dy liderëve perëndimorë, Obamas dhe Merkelit, duke u kërkuar që ta përdorin ndikimin e tyre për t'iu ndihmuar civilëve dhe doktorëve në Alepo.

"Përgjigjja e tyre ka qenë e njëjtë, si në pesë vitet që lamë pas", ka thënë Khatib në peticionin e tij, "nga Merkel kemi dëgjuar heshtjen ndërsa Shtëpia e Bardhë i ka parë letrat tona, por s'ka bisedime s'ka veprim
"Nuk ka asnjë përpjekje as nga Obama e as nga Merkel për t'i ndalur sulmet kriminale kundër civilëve dhe spitaleve".

Peticionin e mjekut Khatib, e kanë nënshkruar 200,000 njerëz deri më tash.

Ai thotë se civilët po sulmohen çdo ditë dhe se nuk u duhen lutjet e keqardhjet e liderëve, mirëpo veprimi i tyre.

Mustafi në bankën rezervë të Valencias

Posted: 22 Aug 2016 01:43 PM PDT

Është emri më i përfolur ditët e fundit për një kalim te Arsenal.

Mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi raportohet se këtë javë mund të kalojë në The Emirates.

Ai madje kur filloi të flitet për të stërvitej i vetëm. Por që tash ai është përfshirë në ndeshjen që Valencia po e zhvillon në La Liga kundër Alaves.

Shqiptari nga Gostivari është në listën e rezervistëve për këtë ndeshje, transmeton Klan Kosova.

Adoleshentja thërret policinë pse prindërit e morën në pushime

Posted: 22 Aug 2016 01:42 PM PDT

Pushimet e kësaj vere ishin aq të këqija, kriminale, nis një shkrim në Neë York Post.

Një tinejxhere kanadeze kishte thirrur në 911 (policinë) për tu ankuar se prindërit po e merrnin në pushime pa vullnetin e saj.

Ngjarja siç thuhet ka ndodhur në një vend të vogël në Ontario.

"Thirrja e vajzës së re nuk është trajtuar si një emergjencë", ka thënë Stephen Bates nga autoritetet lokale.

"Kjo duket një shumë një veprim i papjekur i një adoleshenti."

"Kjo më shumë konsiderohet si një mos përdorim i duhur i numrit emergjent."

E ky veprim i adoleshentes sipas policisë u tha se mund të jetë faktor që të mos intervenohet në raste të tjera, kur njerëzit më të vërtetë kanë nevojë për ndihmë, transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët tregojnë sekretet e një lidhje të lumtur dashurie

Posted: 22 Aug 2016 01:30 PM PDT

Si çdo gjë e mirë në jetë që arrihet me mund, edhe lidhjet e qëndrueshme të dashurisë kërkojnë shumë përkushtim nga të dyja palët. Por, në fakt  gjërat nuk janë aq të vështira sa mund të duken në fillim.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se janë vetëm dy "sekrete" që e definojnë një lidhje të lumtur dashurisë.

Në fakt, janë dy shprehir që të gjithëve do të na hynin në punë edhe në jetën tonë të përditshme, edhe në raportet me njerëzit e tjerë pos të dashurve, dhe bëhet fjalë për mirësinë dhe fisnikërinë, transmeton Klan Kosova.

Sipas studimeve të vazhdueshme mbi shumë çifte, psikologët John dhe Julie Gottman kanë gjetur se mirësia mban çiftet së bashku. Bashkë me stabilitetin emocional, kjo veti është parë si shumë e rëndësishme për martesa të suksesshme.

Padyshim se të jesh i sjellshëm dhe të sillesh mirë, bëhet më e vështirë kur keni debate me njeriun e zemrës por në fakt ky është momenti kur duhet të silleni më së miri, nëse shprehni nervozën dhe shqetësimin tuaj mund të dëmtoni lidhjen tuaj të dashurisë.

"Të jesh xhentil, i ëmbël nuk do të thotë se nuk duhet të flasësh për atë që të shqetë3sin, por në fakt të ndihmon që të shprehësh nervozizmin tuaj në mënyrën më të sinqertë të mundshme dhe të mos lëndosh partnerin tuaj", ka thënë Julie Gottman, psikologe.

 

 

Turqia zotohet t’i pastrojë kufijtë nga ISIS-i

Posted: 22 Aug 2016 01:29 PM PDT

Turqia është zotuar se do t'i pastrojë komplet kufijtë e vet nga Shteti Islamik pasi një 12 vjeçar kreu një sulm në emër të ISIS-it në një dasmë në Turqi, ku mbetën të vrarë 51 persona, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Në sulmin e  së shtunës që goditi një natë festive të kurdëve, mbetën të vrarë edhe 22 fëmijë të moshës nën 14 vjeçare.

Sulmi i së shtunës në qytetin juglindor të Turqisë, në Gaziantep, është më vdekjeprurësi gjatë këtij viti.

Dasma e cila u godit nga sulmi terrorist, ishte e njërit nga anëtarët Partisë Demokratike Popullore Kurde.

The attack happened in Gaziantep, which is 20 miles north of the Syrian border in a strongly pro-Kurdish region  

ISIS has sent up special terror schools to train its so-called 'cubs of the caliphate' to carry out various atrocities  

Teknologjia e parë që një vend i NATO-s ia bleu Rusisë

Posted: 22 Aug 2016 01:17 PM PDT

Ky mjet amfib ushtarak me jastëkë ajri është më i madhi i llojit të tij në botë, dhe arma e parë që një vend i NATO-s ia ka blerë Rusisë.

Zubr-class LCAC ka një fuqi zhvendosëse prej 555 tonësh, kur është me ngarkesë të plotë. Ekzistojnë shtatë të tilla, 2 në Rusi, 1 në Ukrainë dhe 4 në Greqi, e cila me këtë bëri blerjen e parë ushtarake të një vendi të NATO-s nga Rusia.

Mjeti është armatosur që të shërbejë si luftanije kur është në det, e pastaj mund të futet në tokë ku mund të zbarkojë 140 ushtarë dhe 3 tanke, ose 10 makina të blinduara në vend të tankeve, me të njëjtën sasi ushtarësh, shkruan TopChannel.

Amfibi 57 metra i gjatë ka tre helika të fuqishme për shtytje në tokë, dhe mund të lundrojë për 560 kilometra me një shpejtësi prej 55 nyjesh detare. Mbi kuvertë ka armatime të rënda dhe mitralozë të barabarta me ato të një luftanijeje, për sulme që nga deti.

Arsenal joshet nga çmimi i Evans

Posted: 22 Aug 2016 01:15 PM PDT

Mbrojtësi i West Brom, Jonny Evans është futbollist shumë i përfolur, karshi Shkodran Mustafit që do të mund t'i zgjidhte problemet në mbrojtjen e këtij klubi.

West Brom është duke kërkuar 25 milionë për Evans, çmim që ky mund t'i konvenojë Arsenalit.

The Gunners po ashtu janë në kërkim të Shkodran Mustafi, çmimi i të cilit sillet dyfish më shumë. Andaj dhe kjo mund të jetë arsye që Wenger të zgjedh Evans, para Mustafit, transmeton Klan Kosova.

Kush ishte 12 vjeçari që gati kreu sulm për ISIS’in në Irak?

Posted: 22 Aug 2016 01:14 PM PDT

Një kamikaz që mendohet të jetë vetëm 12 vjeçar, i ka thënë policisë irakiane, se ishte kidnapuar nga dy burra me maskë të cilët kishin vendosur një jelek me eksplozivë në të.

12 vjeçari është zënë nga policia irakiane në prag të kryerjes së sulmit vetëvrasës dhe më pas atij i është larguar eksplozivi nga trupi.

Një video ku shihen forcat irakiane të sigurisë qytetin Kirkuk të Irakut, duke ia hequr eksplozivin djalit të ri, kanë shpërthyer në internet.

"Gjatë marrjes në pyetje djali ka thënë se ishte kidnapuar nga dy persona me maskë të cilët më pas i kishin vënë eksplozivët në trup", ka thënë kreu i shërbimit inteligjent irakian, Chato Fadihl Humadi për agjencinë e lajmeve Associated Press, transmeton Klan Kosova.

Djaloshi ka shtuar Humadi, ishte zhvendosur nga qyteti Mosuli në Kirkuk një javë më parë, dhe emri i tij mbetet i njohur vetëm për policinë.

 

Aksidentohet aktori i famshëm (VIDEO)

Posted: 22 Aug 2016 01:02 PM PDT

Kanë pak muaj qysh kur kanë filluar të takohen me njëri tjetrin e të nisin një lidhje romantike, mirëpo Leonardo DiCaprio dhe modelja Nina Agdal, tashmë duken shumë të dashuruar.

Superylli amerikan i filmit, është parë duke e ngushëlluar 14 vjeçaren Nina, pasi vetura e tij Range Rover, është goditur nga një Mini Cooper, derisa ata po voziteshin në Hamptons të dielën në New York, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Përderisa askush nga ta nuk ishte lënduar, Leo është parë duke e përqafuar Ninën përderisa po prisnin matanë rrugës. Ai po ashtu është fotografuar duke u kujdesur që edhe shoferi i veturës tjetrit të ishte mirë dhe pa lëndime.

 

What a guy: As Leo called for assistance, he protectively placed an arm around her shoulder as she nuzzled into her chest Happy: Despite their testing day, Leonardo still had a smile on his face as he cuddled up to the Danish model

It's me! Leonardo made his way over to the car to make sure the driver was OK and give her some peace of mind Hop out! The movie star gestured to the driver to step out of the car to talk to him

A u pajtua Lindsay Lohan me të fejuarin?

Posted: 22 Aug 2016 01:00 PM PDT

Unaza e fejesës së Lindsay Lohan është rikthyer sërish në dorën e aktores, një muaj pasi ajo kishte pauzuar lidhjen e saj të dashurisë me të fejuarin Egor Tarabasov.

Aktorja në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në Instagram është parë me unazën e saj me gur të smeraldit që e kishte vendosur në dorën e saj të djathtë, transmeton Klan Kosova.

Ajo në këtë fotografi shihet se ka përdorur efekte të Snapchatit ndërsa nuk ka shkruar ndonjë përshkrim për fotografinë pos përdorimit të zemrave si "emoticone".

Aktorja Lohan akoma nuk ka komentuar nëse është ribashkuar me të fejuarin e saj ose jo ndonëse më herët në disa intervista për media ajo kishte thënë se e ka të vështirë pasi i fejuari i saj konsumon shumë alkool dhe nuk bën veprime të matura.

Stuhi në Kukës, rrëshqet dheu në rrugë

Posted: 22 Aug 2016 12:54 PM PDT

Kukësi është përfshirë nga njëstuhi me erë të fortë pasditen e së hënës ku erërat e forta dhe shiu i rrëmbyer kanë vijuar për disa minuta.

Në disa rrugë pati dhe rrëshqitje dherash e gurësh, por është bërë e mundur pastrimi i tyre.

Nga erërat e forta është rrëzuar edhe një plep në rrugën Kukës-Gostil, por fatmirësisht gjatë kohës së rënies së tij nuk ka patur qarkullim të automjeteve.

Moti i keq ka bërë që të ulet dhe fluksi i vizitorëve në doganën e Morinës. /Albeu

 

Grumbullohen 740 mijë euro ndihmë për rajonet e vërshuara në Maqedoni

Posted: 22 Aug 2016 12:49 PM PDT

Deri dje Kryqi i Kuq i Maqedonisë për rajonet e vërshuara ka shpërndarë 30.049 pako me ushqim, ujë e ushqim të konservuar, qumësht, pako higjenike, dyshekë e batanije e gjësende të tjera, ndërsa këtë e ka bërë me ndihmën e 177 asistentëve të tyre, njofton Zhurnal.

Deri më tani sipas tyre në llogarinë e fondit për solidaritet janë grumbulluar 32.381.244 denarë ndërsa në thirjet telefonike janë grumbulluar 13.186.000 denarë.

 

Kim Kardashian i mashtron paparazzit (FOTO)

Posted: 22 Aug 2016 12:46 PM PDT

Së fundmi Kim Kardashian shpesh është fotografuar duke e prezantuar figurën e saj të dobët gjatë pushimeve në Punta Mita në Meksikë.

Mirëpo mesa duket, ajo ka dashur të bëjë një lojë me ata që mezi presin të shkrepin një fotografi të sajën nga larg. Ose ndoshta është lodhur duke e parë veten gjithmonë në faqet e para të revistave të showbiz-it.

Të shtunën Kim Kardashian, pushoi së shfaquri në publik.

Por 25 vjeçarja ka vepruar me shumë dinakëri, duke e nxjerrë një shoqe të sajën që i ngjanë shumë në publik. Ajo po mbante veshur pothuajse të njëjtat biline sikurse Kim në fillim të kësaj jave, në mënyrë që t'i mashtronte paoarazz'it, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.

Lookalike: Kim Kardashian escaped the cameras for a day as one of her friends hung around the Punta Mita resort on Saturday sporting a similar bikini, fooling paparazzi

Just like Kim! The raven-haired beauty also showed off her ample assets in the revealing swimsuit on SaturdayJust like Kim! The raven-haired beauty also showed off her ample assets in the revealing swimsuit on Saturday

Keeping busy: Kim's 'twin' was spotted pulling her hair back before hopping back onto her phoneKeeping busy: Kim's 'twin' was spotted pulling her hair back before hopping back onto her phoneBundled up: Both Kim (R, on Thursday) and her doppelgänger (L, on Saturday) wrapped up in a cozy, white towel after taking a dipBundled up: Both Kim (R, on Thursday) and her doppelgänger (L, on Saturday) wrapped up in a cozy, white towel after taking a dip

Bajrami, Ibishit: Vetë deklarove se Demarkacioni nuk është në rregull, voto “kundër”

Posted: 22 Aug 2016 12:45 PM PDT

Deputetja e Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami ka reaguar pasi kolegu i saj nga Lidhja Demorkatike e Kosovës, Nuredin Ibishi ka deklaruar se do ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi.

"Të njejtën gjë që po e thotë kolegu deputet i LDK-së Nuredin Ibishi se “demarkacioni nuk është në rregull por do ta votoj” në takime të mbyllura në rrethet e tyre të ngushta e pranojnë edhe Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Mirëpo të dy edhe Thaçi edhe Mustafa, ngulin këmbë në miratimin e demarkacionit sepse janë të zhytur në krim dhe korrupsion. Pra, ata kërkojnë që për të shpëtuar veten ta dëmtojnë Kosovën".

Bajrami i është drejtuar deputetit Ibishi duke i thënë se duhet të votojë kundër Demarkacionit, transmeton Klan Kosova.

"Koleg deputet Nuredin, duke i treguar publiksht popullit se marrëveshja është e gabuar e ke bërë hapin e parë shumë të rëndësishëm, bëje edhe hapin e dytë dhe deklaro se nuk do ta votosh. Rreshtohu në anën e argumentit që edhe vetë e deklarove se demarkacioni nuk është në rregull! Dhe VOTO kundër", ka shkruar Bajrami në llogarinë e saj në Facebook.

Mungojnë vaksinat për Sëmundjen Gungore të Lëkurës tek gjedhet – 22.08.2016 – Klan Kosova

Posted: 22 Aug 2016 12:38 PM PDT

Ish-polici sulmon Komunën e Prishtinës me misër e ngjyrë – 22.08.2016 – Klan Kosova

Posted: 22 Aug 2016 12:37 PM PDT

Gruaja që ka 50 kilogramë këmbë

Posted: 22 Aug 2016 12:30 PM PDT

Një grua e ka treguar vuajtjen e saj nga një gjendje e rëndë mjekësore, e cila ka shkaktuar që këmbët t'i rriten nga 25 kilogramë secila.

Vicki Hull, 29 vjeçare, ka lindur me një sëmundje që quhet Lipodema, e cila shkakton akumulimin e dhjamit në pjesë të caktuara të jetës së saj.

Rritja e këmbëve ka filluar që kur ajo ishte 11 vjeçare, mirëpo mjekët gjithmonë i thoshin se ajo duhet të humbë peshë.

Në moshën 22 vjeçare, e frustruar me këmbët e rënda dhe me kritikat e njerëzve, ajo kishte tentuar të bënte vetëvrasje.

Ky ishte momenti kur doktorët më në fund e kishin diagnostifikuar saktë me lipodema, që po ashtu njihet si sindromi i dhimbshëm i trashësisë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

 

 

Delaney: Benteke s’është Messi

Posted: 22 Aug 2016 12:25 PM PDT

Mbrojtësi i Crystal Palace, Damien Delaney ka thënë se sulmuesi i ri i tyre, Christian Benteke nuk është Lionel Messi.

Ai ka thënë se sulmuesi duhet përkrahur nga pjesa tjetër e skuadrës duke u shërbyer me topa.

"Duhet t'i japim 'municion', duhet të krahasojmë në zonë", ka thënë Delaney.

Benteke në PAlace ka ardhur nj vit pasi u transferua në Liverpool, por që nuk e bindi Klopp-in që ta mabjë ndaj dhe u largua, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj: Amerika do jetë me ne, sido që e votojmë demarkacionin

Posted: 22 Aug 2016 12:25 PM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, sipas liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t'i qëndrojnë pranë Kosovës pavarësisht se a ratifikohet demarkacioni me 1 shtator apo jo.

Sipas Haradinajt, është koha që Kosova ta korrigjojë gabimin që ka bërë me demarkacionin dhe të mos përdoret dhunë në parlament, sepse kështu, po cenohet demokracia.

"Nëse ne e dhunojmë parlamentin më nuk ka demokraci ky vend. Gabimi buron te komisioni ynë shtetëror, i cili nuk e di se nga buron. Interesi i Kosovës nuk është ta korrigjojnë gabimin për demarkacionin. Nuk ka version tjetër, kufiri është në Çakorr. Kam besim që Mali i Zi e din si ka ndodhur gabimi. Kemi komunikim me secilin dhe ata nuk nxitohen. Dhe nëse parlamenti e rrëzon duhet të fillojnë procedurat për zgjidhjen e kësaj çështje. Biden tha se sido që të votoni ne jemi me ju", ka thënë Haradinaj, gjatë një interviste në emisionin Zona B në Klan Kosova.

"Pa një gjë të tillë, s'mund të arrihet asgjë, edhe pse SHBA-të do të rrinë krah për krah me Kosovën", kishte deklaruar Joe Biden, nënkryetari amerikan, gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë, javën e kalaur.

Related Posts :