Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : ““LDK është e çorientuar, në panik dhe me ditë të numëruara”” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : ““LDK është e çorientuar, në panik dhe me ditë të numëruara”” plus 24 more


“LDK është e çorientuar, në panik dhe me ditë të numëruara”

Posted: 29 Aug 2016 03:02 PM PDT

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Ylli Hoxha, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova, se Lidhja Demokratike e Kosovës është në panik, tërësisht e çorientuar dhe i ka ditët e numëruara në pozitë.

"Lidhja Demokratike e Isa Mustafës tanimë është kapur dhe është në gjendje paniku. Është çorientuar dhe këtë panik po e shpreh me mllef. Kjo tregon se ata nuk janë në kontroll dhe i kanë ditët e numëruar", ka thënë Hoxha.

Më pas ai ka folur edhe për protestën e një shtatorit, për të cilën ka thënë se pret të përkrahet nga qytetarët e të jetë masovike.

"Dua të theksojë se kjo protestë e një shtatorit është protestë gjithë popullore jo vetëm e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje", ka pohuar Hoxha. "Do të jetë paqësore", ka shtuar ai.

"Ne po i thërrasim qytetarët që masovikisht ta përkrahin protestën që do të manifestohet edhe në shesh edhe në Parlament. Sepse këta tokë që po humb nuk është të Isa Mustafës, por të Republikës së Kosovës".

"Në këtë formë të Demarkacionit, me Serbinë mund të humbim edhe mijëra hektarë të tjerë tokë".

"Deputetët që kanë dhënë betimin për mbrojtje të Republikës duhet ta dëgjojnë presionin qytetar e jo të thonë se 'marrëveshja është e dëmshme, por do ta votoj marrëveshjen'".

hoxha

klankosova.tv

 

 

Hoxha: Vetëvendosje është kundër bombave, por Mentor Shala është njeri i korruptuar

Posted: 29 Aug 2016 02:54 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje është kategorikisht kundër bombave e dhunës, por hedhja e tyre nuk nënkupton që ne të ndalemi me kritika, sepse Radio Televizioni i Kosovës është i kapur, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha.

"Jemi kundër bombave dhe përshkallëzimit të dhunës, por kjo nuk do të thotë që do t'i ndalim kritikat ndaj Mentor Shalës i cili është një njeri i korruptuar", ka thënë Hoxha.

"Një prej caqeve të para nga pushteti ka qenë kapja e RTK-së dhe vendosja e një personi si Mentor Shala në krye të saj".

Prandaj Hoxha ka thënë se "Vetëvendosje as nuk do ta shtojë as nuk do ta ndalë kritikën ndaj zaptuesve. Bombat dhuna nuk është zgjidhje, por zgjidhje është protesta popullore që i detyron të zmbrapsen".

klankosova.tv

 

Spears nuk e mban mend performancën e parë në VMA

Posted: 29 Aug 2016 02:40 PM PDT

Britney Spears mund ta ketë ndezur skenën e MTV Music Awards këtë vit, por asaj nuk i kujtohet performanca e saj e parë e kësaj ceremonie në vitin 1999.

Këngëtarja 34 vjeçare ka folur për këtë gjë në një bisedë me Elvis Duran and The Z Monring Zoo, transmeton Klan Kosova.

"Unë mendoj se kam qenë me NSYNC kur kam performuar për herë të parë", ka thënë Britney.

"Por e dini çfarë, nuk e mbaj mend fare. Nuk kam asnjë kujtim. Nuk mund të ju them asgjë për këtë".

Vranjevci bëhet me ndriçim dhe semaforë

Posted: 29 Aug 2016 02:29 PM PDT

Komuna e Prishtinës ka investuar me anë të një projekti në lagjen e Vranjevcit dhe nga tash e tutje kjo lagje është bërë me ndriçim dhe me semaforë.

Gent Begolli, drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, ka treguar për Ora e Fundit në Klan Kosova se kanë në plan edhe projekte të tjera që do të përmirësonin komunikacionin në Prishtinë dhe sigurinë në trafik.

"Komuna e Prishtinës e ka bërë një investim në këtë pjesë. Përpos projekti i Semaforëve janë vendosur edhe pllaka ndriçuese dhe besoj se do të hyjë në funksion të qytetarëve", ka pohuar Begolli.

"Janë vendosur katër semaforë ndërsa janë vendosur edhe panele ndriçuese".

Arsye për këtë investim, sipas Begollit ka qenë edhe siguria në këtë pjesë.

"Siguria nuk ka qenë në nivel dhe ka 16 vjet që nuk ka semaforë”.

"Jemi duke bërë riorganizim të trafikut dhe besoj se Prishtina do të funksionojë shumë më mirë".

klankosova.tv

 

Hotelet karshi tatimeve (VIDEO)

Posted: 29 Aug 2016 02:13 PM PDT

Gjatë verës, hoteleve iu shtohet shumë puna.

Ata fitojnë sidomos nga organizimet e dasmave.

Por sa pagujnë tatim karshi shumës që e marrin, e mësoni në Temën e Orës.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Arjeta Dragaj.

 

 

Kurti për AAK-në: Zemërimin më të vogël se lakminë

Posted: 29 Aug 2016 02:07 PM PDT

Deputeti dhe ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë të tij se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është ndalur në rezistencën e saj karshi pushtetit aktual, sepse e ka më të madhe lakminë se sa zemërimin.

Kurti, në intervistën dhënë portalit Periskopi.com, thotë se moti kanë paralajmëruar se AAK-ja flirton me pushtetin.

"E kemi paralajmëruar qysh herët komunikimin flirtues (të AAK-së) me pushtetin dhe unë besoj që zemërim i udhëheqjes ka qenë më i vogël se sa lakmia, pra zemërimi me gjendjen aktuale ka qenë më i vogël se sa lakmia për pushtet dhe kjo i ka zmbrapsur në rezistencën dhe qëndrueshmërinë e tyre".

Kurti ka deklaruar se "udhëheqësia e AAK-së dhe e Nismës është tepër e qetë për të qenë e brengosur".

Ai u ka bërë thirrje "të gjithë qytetarëve të Republikës, përfshirë anëtarësinë e AAK-së dhe Nismës, që të jenë me një shtator në sheshin 'Skënderbeu' dhe 'Ibrahim Rugova'".

"Vetëm duke pasur Republikë mund të jemi qytetarë dhe një shtatori është data vendimtare për këtë gjë, protestat në të kaluarën nuk kanë kuptim pa u pasura me protestën e një shtatorit", ka thënë pos tjerash Kurti, njofton Klan Kosova.

Intervistën e plotë të tij mund ta ndiqni në Periskopi.com.

klankosova.tv

 

 

Si përfitoni nga ecja zbathur në plazh?

Posted: 29 Aug 2016 02:07 PM PDT

Kur jemi në plazh, shumë nga ne preferojnë të ecin zbathur, dhe kjo nuk nënkupton vetëm argëtim, por ka edhe efekte pozitive në shëndet.

Përveç faktit që është një relaksues për shqisat, kjo kënaqësi e thjeshtë, në fakt është një mundësi shumë e shëndetshme që shton atraksionet e një pushimi në plazh.

Për të filluar me shëtitje, qoftë në rërë ose vende tjera, mund të përmirësojë në qarkullimin e gjakut, duke e bërë atë një ushtrim të përshtatshëm veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga zgjerimi i enëve të gjakut.

I bën masazh thembrave tuaja. Nëse ecni në plazh, do të përfitoni nga fërkimi i këmbëve me rërën, gjë që aktivizon qarkullimin venoz dhe limfatik.

Shëtitja në ujë. Uji rreth këmbëve tuaj është shumë i dobishëm, por nëse doni që të lagni këmbët më shumë, depërtoni në ujë deri në gjunjë.

"Magjia" e mineraleve. Ekziston edhe një tjetër përfitim për ujin e detit, pasi përmban minerale (jod dhe natrium) që ndihmojnë në parandalimin e plakjes./noa.al

Rrahu keq veten – Akuzon ish të fejuarin për dhunë (VIDEO)

Posted: 29 Aug 2016 02:01 PM PDT

Milioneri Scott Mitchell ka publikuar një video në të cilën ish e fejuara e tij rreh veten, pasi pohoi se ai abuzonte me të.

Biznesmeni nga Tampa Bay, Florida e akuzoi Mary Hunt se vodhi 2.1 milionë dollarë nga kasaforta në vilën e tij pasi u ndanë verën e kaluar. Më pas ajo pohoi se Mitchell kishte ushtruar dhunë ndaj saj, teksa tregoi sy të nxirë dhe gërvishtje.

Por klipi vërteton se "plagët" ishin të vetë-shkaktuara.

Sipas FOX13, ish e fejuara e milionerit e goditi veten në të njëjtën zonë të fytyrës ku tha se Scott e kishte sulmuar, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.

Lista e plotë e fituesve në MTV Music Awards

Posted: 29 Aug 2016 02:00 PM PDT

Ceremonia e MTV Music Awards, është mbajtur në mbrëmjen e së dielës, e që në atë periudhë u shpalosën dhe u zbuluan mjaft sekrete të të famshmëve.

Por përveç dukjes së tyre dhe paraqitjeve të jashtëzakonshme, u shpallën edhe fituesit e kategorive me çmime që do ndaheshin për ata që i meritonin, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund të gjeni një listë të përgjithshme të fituesve të MTV Music Awards 2016:

Videoja e vitit: Beyonce

Çmimi Michael Jackson, Vanguard Video: Rihanna

Kënga e Verës: Fifth Harmony ft Fetty WAP, të gjitha nga My Head

Videoja më e shkarkuar për meshkuj – Calvin Harris dhe Rihanna – This is what you came for

Videoja më e mirë për femra: Hold Up, Beyonce

Videoja më e shkarkuar Hip-Hop: Drake – Hotline Bling

Bashkëpunimi më i mirë: Fifth Harmony ft Ty Dolla $igng: Ëork from home.

Artisti më i mirë i ri: DNCE

Florim Isufi: S’kam qenë dhe s’jam i afërt me asnjë parti

Posted: 29 Aug 2016 01:50 PM PDT

Gjeografi Florim Isufi, i cili është një nga ekspertët që e kundërshton formën e tanishme të Demarkonit me Malin e Zi, ka dërguar një deklaratë për media, ku reagon ndaj mënyrës se si është përmendur emri i tij në emisionin Zona B në Klan Kosova me mysafir Mentor Qela.

"Me vonës u kyça në emisionin Zona B tek Baton Haxhiu, tek i cili në disa kontekste u përmend emri i im. Pa marrë parasysh se kush ishte mysafir në emision, diçka ishte interesante dhe e pa argumentuar. Unë me përgjegjësi morale dhe intelektuale deklaroj se asnjëherë pas vitit 1999 nuk kam qen i lidhur me asnjë parti politike të Kosovës e as tash", ka shkruar Isufi në reagimin e tij.

"Nuk konsideroj që është morale dhe njerëzore etiketimi i emrit tim si i afërt i pozitës apo opozitës. Edhe pse jam njëri i kujdesshëm dhe parimor ndaj mos angazhimeve politike, përkundër lakimit të emrit tim në kontekst negativ prapë nuk pres kërkim falje".

"Kam qenë jam dhe do të jem gjithnjë në ofrimin e njohurive shkencore për dobi të çdo kujt. Për pjesën tjetër do të deklarohem pasi të shoh të kompletuar emisionin".

klankosova.tv

 

 

Mustafa në shtëpinë e Ramiz Kelmendit për Demarkacionin?

Posted: 29 Aug 2016 01:40 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mund t'i përgjigjet pozitivisht ftesës së deputetit, Ramiz Kelmendi, për të marrë pjesë në një takim të liderëve politikë, që të bisedohet për Demarkacionin, në shtëpinë e Kelmendit.

Ndonëse ende nuk është thënë asgjë zyrtarisht, Kelmendi ka deklaruar për KALLXO.com, se ka marrë përgjigje pozitive nga Mustafa, kur pa biseduar privatisht me të.

"Përgjigja e tij(Kryeministrit) ishte një po, por meqenëse ishte një kohë e vonshme e këtij takimi mbet që gjatë ditës së nesërme të informohet mbi agjendën që ka Kryeministri dhe sigurisht që do konsultohet  me partnerin e koalicionit në mënyrë që kjo të shkojë si komplet," ka deklaruar Kelmendi.

Ndërsa Mustafa ka thënë, po për KALLXO.com se është i interesuar të marrë pjesë nëpër takime ku ulen tensionet e krijuara.

"Tash jam i interesuar të marr pjesë në çdo takim i cili do t'i kontribuonte që ne t'i ulim tensionet".

Përveç Mustafës që ende nuk është i sigurt, Kelmendit pozitivisht i janë përgjigjur, liderët nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

klankosova.tv

 

 

Digjen stallat e fermerëve në Shkodër

Posted: 29 Aug 2016 01:25 PM PDT

Stallat e fermerëve në rrugën Shkodër-Velipojë janë shkrumbuar nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Mësohet se flakët në vendin e ngjarjes janë ende aktive dhe mund të përhapen me shpejtësi.

Si pasojë e situatës së rrezikshme drejt vendngjarjes, tek ura e "Gjo Lulit" janë nisur forcat zjarrfikëse.

Dyshohet se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme. albeut.com

City e dërgon në huazim një mesfushor

Posted: 29 Aug 2016 01:21 PM PDT

Mesfushori i Manchester City-it, Bruno Zuculini, është huazuar për një vit në ekipin spanjoll, Rayo Vallecano, njofton Goal.com, përcjellë Klan Kosova.

Ky huazim për argjentinasin nuk është i pari, ndërsa 23 vjecari ka luajtur për City-in vetën në një ndeshje, prejse ka ardhur nga Racing Club në vitin 2014.

Ai ishte huazuar edhe në Valencia, Cordoba, Middlesbrough and AEK Athens, dhe në të katër klubet ka bërë vetëm 18 paraqitje.

Manchester City outcast Zuculini seals Rayo Vallecano loan switch

klankosova.tv

 

Pse Miley nuk ishte në MTV Music Awards?

Posted: 29 Aug 2016 01:20 PM PDT

Mbrëmjes së madhe “MTV Music Awards 2016”, i mungoi këngëtarja 23 vjeçare, Miley Cyrus.

Artistja shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të shpjeguar se pse ajo nuk mori pjesë në këtë ngjarje të madhe të mbajtur në Madison Square në New York.

"Më vjen keq që unë nuk mund të jem në VMA, jam shumë e zënë në shtëpi duke bërë joga dhe duke kaluar kohë me qentë e mi", ka shkruar ajo së bashku me një selfie.

Sorry I can't make it to the VMAzzz I am toooo busy at home doing yoga & making out w my dogs! 👅💖✌️

A photo posted by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

 

Vdes ikona e komedisë botërore

Posted: 29 Aug 2016 01:15 PM PDT

Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, ikona e komedisë, Gene Wilder.

Aktori legjendar vdiq të hënën, në shtëpinë e tij në Stamford, Conn.

Vdekja erdhi për shkak të komplikimeve nga sëmundja Alzheimer, këtë e ka bërë të ditur nipi i tij për Variety, transmeton Klan Kosova.

Aktori amerikan mbahet mend për rolin e tij në filmin "Willy Wonka dhe Fabrika Çokollatë". Ai është nominuar dy herë për çmimin Oscar, ndërsa vuante nga sëmundja që nga viti 1989.

Gene la pas gruan e tij Karen Boyer, me të cilën u martua në vitin 1991.

 

Goditen nga vetura, s’ka ambulancë për t’i dërguar në spital (VIDEO)

Posted: 29 Aug 2016 01:05 PM PDT

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë i ka goditur ata në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se të lënduarit ishin me biçikleta kur vetura i ka goditur.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar në QKUK, derisa tjetri ka pësuar lëndime më të lehta.

Po ashtu, Klan Kosova merr vesh nga dëshmitarët e rastit se në Ferizaj nuk kishte ambulancë për t'i transferuar të lënduarit për trajtim në spital.

Ata janë bartur deri në qendrën më të afërt spitalore për trajtim nga një veturë private e një qytetari.

 

 

Malishevë: Drejtori punëson djalin pa diplomë (VIDEO)

Posted: 29 Aug 2016 01:03 PM PDT

Pozita e tij si Shef i Drejtorisë së arsimit në Malishevë ka bërë që të ketë ndikim edhe në stafin e shkollës Imer Krasniqi në fshatin Carrallukë.

Halim Hoti nuk shkoi më larg se në familjen e tij kur përzgjodhi mësimdhënësin e gjuhës angleze.

Mirëpo edhe pse është i punësuar qe 3 vite në këtë shkollë, Edon Hoti punën e arsimtarit e kryen pa diplomë Universitare.

E këtë babai i tij e arsyeton se nuk kishte kuadro të kualifikuar.

Bile shefi i Arsimit në Malishevë ka arsye edhe pse nuk u shpall konkursi këtë vit, për vendin e punës që mbanë djali i tij.

Klan Kosova provoi të kontaktojë edhe mësimdhënësin e gjuhës angleze, djalin e Halim Hotit, por ai nuk ishte as në shtëpi e as në shkollë.

Me e pa diplomë Edon Hoti, është në listën e mësimdhënësve që marrin paga nga Buxheti i Kosovës.

Kronikë nga gazetarja Blerta Ahmeti.

Ukë Rugova nesër në Gjykatë

Posted: 29 Aug 2016 01:03 PM PDT

Nesër nis seanca fillestare e gjykimit të Ukë Rugovës dhe 19 personave tjerë, raporton KALLXO.com.

Nesër në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahen seancat e shqyrtimit fillestar ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve për vizat italiane shengen.

Seancat fillestare ishin paraparë të mbaheshin më 24, 25 dhe 30 gusht, mirëpo pesë ditë më parë munguan pesë të akuzuar dhe kryetari i trupit gjykues e caktoi fillimin e këtij gjykimi më 30 gusht.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga maji 2011 deri më shkurt 2014, djali i ish-presidentit historik të Kosovës, Ukë Rugova ishte drejtues i një grupi kriminal i cili në këmbim të një shume prej 3000-4000 mijë euro siguroi 556 viza shengen për 526 persona të ndryshëm nga gjithsej 614 aplikacione për vizë sa ishin bërë në ambasadën italiane në Kosovë.

klankosova.tv

Obama takon Erdoganin më 4 shtator

Posted: 29 Aug 2016 12:50 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama do të takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, më 4 shtator, përpara samitit të G20 që do të mbahet në Kinë këtë fundjavë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Obama dëshiron që të diskutojnë lidhur me puçin e dështuar ushtarak në Turqi "si dhe për fushatën kundër IS-it dhe përpjekjeve tona për të promovuar stabilitet në Siri dhe për përgjigjen ndaj krizës së refugjatëve", ka thënë zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare, Ben Rhodes.

Takimi Obama-Erdogan është planifikuar të zhvillohet më 4 shtator.

klankosova.tv

Qela: Të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë janë ndarë me kadastër

Posted: 29 Aug 2016 12:44 PM PDT

Gjeografi Tomor Qela ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë janë ndarë me argumentin e kadastrës dhe nuk është e vërtetë ajo që thonë ekspertët që e kundërshtojnë Demarkacionin, se Kosova është rasti i parë që e përdorë këtë element në vendosjen e kufirit me Malin e Zi.

"Gjatë hulumtimeve i kemi bërë të gjitha matjet në bazë të marrëveshjeve me të gjitha shtetet. Argumenti kadastral i përdorur është një kriter adekuat i cili është përdor në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, dhe kjo metodë nuk e cenon asnjë metër të territorit të Kosovës", ka thënë Qela.

Qela pohon se ka pasur devijime në debatin e tre gushtit nga ana e ekspertëve që e kundërshtojnë Demarkacionin.

"Harta të cilën e kanë prezantuar me 3 gusht, është keqkuptuar dhe devijuar nga baza themelore e saj. Mali i Zi e ka publikuar atë hartë me tregu se cila zonë është e mbuluar me kadastër teknik e cila me kadastër përshkrues. Gjenerata jonë e ka obligim ta zyrtarizojë juridiksionin e Pavarësisë së Kosovës. Mali i Zi e ka kadastrin përshkrues në të gjitha zona".

"Në kohën qe ne jetojmë, ka shumë mundësi që këto prona, këto zona të jenë hipoteka në banka. E kjo mund të krijojë probleme shumë të mëdha. Nëse ne e futim edhe Liqenin në këtë vijë kufitare, atëherë do të ndryshojë e gjithë zona e Kuçishtës".

Sipas Qelës ekspertët kundërshtues nuk kanë konsistencë në mendimet dhe argumentet e tyre.

"Nuk kanë vazhdimësi të mendimit. Momenti që ne kemi argumentuar përmes dokumenteve zyrtare, grupi e pa që ka rrëshqit në çështjen e sipërfaqes".

Qela ka thënë se nëse qytetarët kanë pronë atje, duhet ta argumentojnë me dokumente poseduese zyrtare, e nëse nuk kanë "pse po i involvojnë qytetarët e Kosovës".

"Nëse Harta e flamurit është deformuar si pasojë e shkallës së madhe të hartës. Si është e mundur që ne të flasim për 82 km të territorit të Kosovës, e të mos argumentojnë në të dhëna të tjera. Po nisemi prej faktit të asaj që ne kemi mësuar. Nëse ne themi që territori i Kosovës po humbet për shkak të një harte të flamurit, kjo është një anomali".

“Unë kam ngrit një çështje shumë të rëndësishme. Si është e mundur që profesorë që ligjërojnë në statistika të tilla, të dalin e të thonë se këto statistika nuk janë relevante? A do të thotë kjo që profesorët nuk po i mësojnë siç duhet studentët e tyre? Si është e mundur që një profesor universiteti ta degradojë veten në këtë nivel? Kush jemi ne si individë ta përcaktojmë kufirin, nëse ne nuk jemi të dekretuar nga Parlamenti për një gjë të tillë?”, ka pyetur Qela

“Por, ne nuk duhet t'i nënçmojmë ekspertët, ne duhet të kërkojmë nga ta argumentim dhe ballafaqim të argumentit. Nëse nuk dëshirojnë deputetët t'i besojnë komisionit shtetëror në këtë aspekt, është shumë e thjeshtë le të shkojnë në kadastër të Malit të Zi dhe të kërkojnë dokumente legjitime që tregon për statistikat e territorit të asaj pjese”.

klankosova.tv

 

 

 

 

 

 

Beyonce falënderuese ndaj burrit të saj

Posted: 29 Aug 2016 12:40 PM PDT

Beyonce ka dominuar këtë vit në MTV Music Awards.

Ajo mori në shtëpi çmimin më të lartë të mbrëmjes, videoja e vitit.

E gjithë këtë sukses, Mbretëresha B, ja dedikoi familjes së saj si dhe gjithë njerëzve të New Orleans, njofton Klan Kosova.

Këngëtarja e famshme botërore, madje nuk u nda pa bërë edhe një falënderim për njerëzit e saj më të veçantë.

Ajo pikërisht në këtë mbrëmje, duke iu gëzuar sukseseve të saj, falënderoi shumë bashkëshortin e saj Jay Z për mundësitë që asaj i dha për të realizuar gjithë këtë punë, njofton Klan Kosova.

Burrat leshatak më të suksesshëm

Posted: 29 Aug 2016 12:33 PM PDT

Kemi lajme të këqija për qerosët!

Një studim i ri, e ka vërtetuar atë që burrat i frikësohen më së shumti – rënia e flokëve, e redukton atraktivitetin e tyre.

Shkencëtarët kanë zbuluar se burrat që janë më leshatakë, duken më të rinj, për këtë arsye janë më atraktivë dhe kanë më shumë perspektivë.

Në bazë të eksperimentit që kanë bërë studiuesit e Universitetit Johns Hopkins, burrat që ishin qerosë shiheshin si më atraktivë nëse u paraqiteshin me imazhe të transplantimit të flokëve, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

 

Qela: Kundërshtuesit e Demarkacionit jo konsistentë dhe me qasje të ngushtë

Posted: 29 Aug 2016 12:31 PM PDT

Gjeografi Tomor Qela ka thënë në Zona B në Klan Kosova se ekspertët që e kundërshtojnë Demarkacioni e tanishmë me Malin e Zi, janë jo konsistentë në qëndrimet e tyre, kanë qasje të ngushtë dhe janë edhe jo profesionalë.

Qela ka thënë se është tentuar të bëhet kauzë politike, një çështje krejt profesionale.

"Edhe pse është krejt çështje profesionale shndërrohet në kauzë politike, por nuk e kuptoj qëndrimin e ngushtë të ekspertëve, për një problem kaq të madh. Shpesh nxjerrin argumente dhe banale vetëm për të argumentuar para qytetarëve", ka thënë Qela.

"Komisioni Shtetëror ka pasur një mori argumentesh, por transmetimi i tyre në publik ndoshta ka pasur një dozë të neglizhencës. Por kur i ke argumentet është pak e rëndësishme çfarë vjen nga jashtë".

"Grupi i ekspertëve nuk ka qenë konsistent në argumentet e tyre".

"Një rast tjetër e kemi që e kanë publikuar vet një hartë që është dërguar prej Republikës së Serbisë, aty mund të vërehet që territori i Kosovës është pa Bjelluhen dhe pa Çakorrin. Kjo është një hartë që është publikuar prej vet ekspertëve".

"Ka edhe doza jo profesionalizimi. Nëse humb Kosova duhet të tregojnë ku humb Kosova".

Madje Qela ka thënë se njëri nga ekseprtët që e kudnërshton versionin e tanishëm të Demarkcionit, Florim Isufi, më herët kur kanë punuar bashkë në një projekt ka pasur qëndrim tjetër.

"Harta për regjistrimin e popullsisë, të cilën e ka udhëhequr profesor, Florim Isufi, ka qenë e bërë nga të dhënat kadastrale që i kemi sot. Ne nuk kemi pasur të dhëna hapësinore që ai territor është pjesë e jona. Prandaj nuk e kemi futur në territorin tonë".

"Të gjitha qarqet regjistruese i kemi punuar bashkë, por tash Florim Isufi nuk e di përse ka ndryshuar qëndrim".

 

Këto ushqime reduktojnë ankthin

Posted: 29 Aug 2016 12:30 PM PDT

Nëse ju vuani nga çrregullimet e ankthit ,mundohuni të qetësoni veten me ushqim në vend të ilaçeve të cilat kanë dhe efekte anësore.

Ja disa ushqime që do të reduktojnë nivelin tuaj të ankthit:

Peshqit me yndyrë

Në një studim të Universitetit të Ohajos, studentëve që iu dha për të konsumuar acit yndyror omega 3, shfaqën me rreth 20% më pak se të tjerët shenja ankthi gjatë provimit. Peshqit yndror parandalojnë gjithashtu sëmundje si dementia, problemet vaskulare, ndihmojnë shëndetin oculularë, etj. "Pra, njerëzit duhet të konsiderojnë shtimin e omega 3 në dietën e tyre", tha bashkëautorja e studimit, Martha Belury për një revistë amerikane.

Çaji i kamomilit

Kamolili është i njohur për vetitë e tij shëruese qysh në kohërat antike, por shkenca moderne me sa duket sapo ka filluar ta konsiderojë shkencërisht një fakt të tillë. Shumë doktorë dhe institucione shëndetësore në mbarë botën sugjerojnë përdorimin e çajit të kamomilit për të reduktuar ankthin.

Vezët

Truri ka nevojë për sasi të konsiderueshme të vitaminës B për të funksionuar normalisht. Kur kjo vitaminë mungon, mund të përjetojmë minimalisht konfuzion, nervozizëm dhe ankth, shkruan në një artikull revista amerikane Psychology Today. Pra, sigurohuni që të merrni sasinë e nevojshme të vitaminës B, nga ushqime si bërxolla e derrit dhe e viçit, agrumet, vezët, etj. Vitaminë B është jetike për funksionimin normal të trurit.

Bakteriet probiotike – kosi

Ne dimë që truri dhe stomaku komunikojnë midis tyre – si mundet ta shpjegojmë ndryshe urinë – por studimet e fundit sugjerojnë se në këtë komunikim përfshihen edhe bakteriet. Bakteriet e mira (probiotike) jetojnë në intestine dhe ndihmojnë në funksionimin normal të shëndetit gastronomik, shkruan keshilla.net. Por në vitin 2011, studiuesit irlandez gjetën se, duke u ushqyer me disa bakterie protobiotike që gjenden tek kosi, kjo redukton sjelljet që lidhen me ankthin, depresionin dhe stresin". Autorët e studimit e konsideruan inkurajues këtë fakt në një intervistë per NPR, por theksuan se duhen studime të mëtejshme.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është i pasur me aminoacide L-theanine, të cilat në përgjithësi kanë efekte qetësuese.

Në një studim, studentët konsumuan 200 miligram aminoacide L-thenine përpara provimit dhe ankthi i tyre u reduktua ndjeshëm në krahasim me më parë.

 

Kim zbulon këngët e preferuara të kënduara nga Kanye

Posted: 29 Aug 2016 12:00 PM PDT

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë lënë Pasquale Jones pas një darke festive me miqtë pas MTV Video Music Awards 2016, në natën e së dielës në New York, transmeton Klan Kosova.

Ditën tjetër, ylli 35 vjeçar, shfrytëzoi rrjetet sociale për të nxjerrë listën me këngët e saj të preferuara të kënduara nga Kanye West.

"Turneu i Kanye-së sapo ka filluar dhe unë jam e emocionuar për të shkuar me të. Për të festuar, kam vënë një listë që përfshinë disa nga këngët e mija të preferuara me kalimin e viteve. Dëgjoni dhe argëtohuni", ka shkruar Kim.

kanye

 

Related Posts :