Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Mbrëmje Arbëreshe në kuadër të Seminarit të Gjuhës Shqipe” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Mbrëmje Arbëreshe në kuadër të Seminarit të Gjuhës Shqipe” plus 24 more


Mbrëmje Arbëreshe në kuadër të Seminarit të Gjuhës Shqipe

Posted: 23 Aug 2016 03:21 PM PDT

Në kuadër të edicionit të 45-të, të Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, është duke u zhvilluar një mbrëmje festive e quajtur "Mbrëmja Arbëreshe".

Për të diskutuar rreth organizimit dhe emocioneve që sjell kjo mbrëmje dhe seminari si tërësi, i ftuar në Kosova Direkt është Profesori nga Kalabria, Gjani Bellushi.

Bellushi është ndarë shumë i kënaqur me seminarin njëkohesisht me pjesëmarrësit në këtë ngjarje

"Si çdo vit seminri na pret me një organizim në mënyrë të mrekullueshme. Sa i perket takimeve mes seminaristeve, eshte si çdo vit, kemi persona nga treva të ndryshme. Nuk është vetëm takim shkencor por edhe kulturor" ka thënë Bellushi.

"Që prej fillimit të seminarit çdo vit bëhet një mbremje që sonte është quajtur "Mbrëmje Arbëreshe. Eshtë një mënyrë shoqërore për të kaluar kohë së bashku. Seminari për mua është një takim me miq që kemi interes të perbashket sa i perket gjuhës shqipe".

"Ndër të tjera është edhe mundësi e mirë për të vizituar vendet e Kosovës", përfndoi Bellushi.

Mustafa për Demarkacionin: Po keqpërdoret shkenca për një kauzë të trilluar politike

Posted: 23 Aug 2016 03:07 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur edhe njëherë për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai i është drejtuar atyre që thonë se "Kosova po humb territor" duke thënë se kjo flet për mungesë të njohurive.

"Fjalia më e përfolur e atyre që kundërshtojnë shënjimin e kufirit me Malin e Zi është: "Kosova rrezikon të humbë 8200 hektarë". Pastaj vazhdohet me konkluzionin se, komunat nuk po humbin, duke iu referuar Pejës, por po humb Kosova. Kjo flet për një mungesë të njohurive elementare nga kjo fushë".

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se "shuma e territoreve të komunave e përbëjnë territorin e Kosovës".

"Kosova nuk ka territor që nuk përfshihet në një komunë, nuk ka territor të veçuar të komunave dhe territor të shtetit të Kosovës. Ai është një. Shuma e territoreve të komunave e përbëjnë territorin e Kosovës. Ndryshon vetëm pronësia, e cila mund të jetë private, publike (komunale , e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve qendrore), shoqërore (e firmave që nuk janë privatizuar). Tjetër territor nuk ka".

Mustafa është shprehur se "gabimi është kur keqpërdoret shkenca për të mbrojtur një kauzë të trilluar politike".

"Shkenca dhe trillimet politike janë si karriga dhe fizkultura. S'kanë asgjë të përbashkët. Veç se e devalvojmë shkencën. Shkenca definohet si veprimtari njohëse dhe përgjithësim teorik i dijeve objektive për natyrën, shoqërinë dhe të menduarit, të cilat paraqiten në trajtën e sistemeve të njohurive në fusha e degë të caktuara".

"Çfarë deri sot është prezantuar nga ata që thirren se janë shkencëtarë të fushës së shënjimit të kufijve (gjeografë, gjeodetë, juristë) nuk përngjan në shkencë. Është një grumbull hartash, që përdoren pa burime empirike dhe pa një metodologji shkencore që do të mundësonin që faktet të paraqiten në trajtën e sistemeve dhe të jenë të krahasueshme me rastet e tjera", ka përfunduar ai.

Vrasja e trefishtë në Gjakovë: Vëllau denoncoi vrasësin në polici

Posted: 23 Aug 2016 03:03 PM PDT

Gjatë ditës së sotme në kafiterinë "Deep Bar" në Gjakovë, ka ndodhur një vrasje e trefishtë ku kanë mbetur të vdekur dy vëllezër, Valon Islamaj 35 vjeçar dhe Ilir Islamaj 28 vjeçar si dhe Zef Krasniqi, 37 vjeçar.

Sipas ushtruesit të detyrës së Kryeporokurorit të Përgjithshëm në Gjakovë, Ali Selimaj, tashmë janë identifikuar kryesit e kësaj vepre, gjatë një operacioni policor.

"Janë identifikuar dy persona që janë: Qëndrim Shala dhe Veton Gjoshi" ka thënë Selimaj.

Ndërsa në identifikimin e tyre kanë ndihmuar famijarët e autorëve të vresjes së trefishtë.

"Janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve dhe të familjarëve të tyre"

"Familjarët ishin ata që kanë treguar për veprën. Vëllau i Veton Gjoshit ka lajmëruar policinë nga vendi i ngjarjes dhe ka treguar që autori është vëllau i tij" deklaroi Selimaj.

E motivi i kësaj ngjarje duket se është hakmarrja.

"Para disa viteve ka pasur përleshje në mes të vëllaut të Veton Gjoshit dhe dy vëllezërve të ndjerë. Kjo nuk është gjakmarrje, kanë pasur konflikt mirëpo jo të përmasave të tilla. Motivi këtu është hakmarrja, ngaqë ka pasur konflikt më herët në mes të këtyre personave" përfundoi Ali Selimaj.

Ibishi për Demarkacionin: Kam faktet e mia, nuk e di a do ta votojë

Posted: 23 Aug 2016 02:52 PM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi ishte i ftuar në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.

Ibishi ka thënë se akoma nuk është i vendosur se a do të votojë pro Demarkacionit me Malin e Zi por është shprehur se ky proces nuk është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

"Është çështje personale nëse do ta votojë ose jo, unë kam thënë se kam bindje personale se Demarkacioni nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë".

"Duhet ta artikulojnë qeveritarët sa është interesi ynë shtetëror, ose të na bëjnë me dije haptazi se çfarë humbim nëse nuk votohet".

Ai ka insistuar se nuk mbështet as grupin e ekspertëve shtetëror për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e as grupin e ekspertëve të pavarur, por ka mendimin e tij personal.

"Unë kam provat e mia, flas vetëm për pjesën e Çakorrit. Kam hartën e vitit 1952 dhe ka vijën ndarëse/administrative dhe ajo nuk është aty ku ka thënë Komisioni Shtetëror për Demarkacionin, kam edhe hartën e KFOR-it e që përkon një pjesë me Komisionin Shtetëror".

"Mendoj që gabimin e Komisionit nga aspekti im si njohës i topografisë, ka qenë kufiri në Qafë të Çakorrit, sipas hartës 1:50.000 dhe ajo që ne e dimë nga praktika ku ka qenë kufiri në pjesën ose gjysmën e parë, ajo pjesë ka luajt në dëm të Kosovës".

Deputeti Ibishi nga LDK ka insistuar se Qeveria duhet të bëjë të qartë se çfarë humbet nëse nuk votohet Demarkacioni.

"Nuk është vetëm çështja e liberalizimit të vizave si kusht, por janë edhe shumë çështje tjera sepse ne pa përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së, edhe në rrjedhën e mëtejme është e pamundshmne të vazhdohet".

Ai ka deklaruar se në LDK nuk ka qëndrime të prera nëse do të votohet ose jo Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Ibishi ka folur edhe për sulmet që i janë bërë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shtëpisë së kryesuesit të Komisionit Shtetëror, Murat Mehës dhe RTK-së duke i cilësuar si të papranueshme.

"Mendoj se këto janë akte të rënda që ngrisin shqetësim, Prokurori dhe ka vlerësuar se sulmi në Kuvend është akt terrorist".

"Rasti u fundit me sulmin në RTK e rëndon edhe më shumë situatën”.

 

 

Identifikohen kryesit e vrasjes së trefishtë në Gjakovë

Posted: 23 Aug 2016 02:47 PM PDT

Gjatë ditës së sotme në kafiterinë "Deep Bar" në Gjakovë, ka ndodhur një vrasje e trefishtë ku kanë mbetur të vdekur dy vëllezër, Valon Islamaj 35 vjeçar dhe Ilir Islamaj 28 vjeçar si dhe Zef Krasniqi, 37 vjeçar.

Për të diskutuar më shumë rreth kësaj ngjarje i ftuar në Kosova Direkt, është ushtruesi i detyrës së Kryeporokurorit të Përgjithshëm në Gjakovë, Ali Selimaj.

Selimaj ka deklaruar që kryesit e kesaj vepre tashmë janë identifikuar dhe janë në arrati.

"Ndodhi rasti i vrasjes së trefishtë me ç'rast humbën jetën dy vëllezër dhe një person i tretë, mik i tyre. Personat që kanë kryer aktin janë identifikuar pas një operacioni në shkallë të gjerë, nga policia. Janë identifikuar dy persona që janë: Qëndrim Shala dhe Veton Gjoshi." ka thënë Selimaj.

Ai gjithashtu ka treguar për detaje të operacionit policor, me ç'rast është vendosur kontroll gjithkund duke përfshirë edhe pikat kufitare.

Ndërsa sa i përket autorëve të vrasjeve, Selimaj ka thënë që ata janë të njohur për policinë.

"Edhe viktimat edhe kryresit e veprës janë të njohur për policinë. Kanë pasur precendent në polici".

"Të dyja palët kanë pasur vepra për lëndime trupore dhe pjesëmarrje në rrahje, mirëpo jo diqka të përmasave të tilla"

Sa i përket stabilitetit në Gjakovë, Selimaj ka thënë që nuk ka raste të vrasjeve.

"Gjendja e sigurisë ka qenë relativisht stabile. Vrasja e fundit ka qenë në fund të vitit 2014, dhe deri më tani nuk ka pasë vrasje, nuk ka pasë ndonjë rast që mund të tronditë opinioni si ngjarja e ditës së sotme"

Ndërsa, deri tek vrasja sipas Selimajt, ka ardhë për motive të hakmarrjes.

"Para disa viteve ka pasur përleshje në mes të vëllaut të Veton Gjoshit dhe dy vëllezërve të ndjerë. Kjo nuk është gjakmarrje, kanë pasur konflikt mirëpo jo të permasave të tilla. Motivi këtu është hakmarrja, ngaqë ka pasur konflikt më herët në mes të këtyre personave"

Për fund Ali Selimaj ka treguar që Veton Gjoshi është identifikuar nga familjarët e tij, konkretisht vëllau i tij ka lajmëruar policinë nga vendi i ngjarjes.

Shenjat se një mashkull ju do

Posted: 23 Aug 2016 02:30 PM PDT

Janë disa nga veprimet e tij që tregojnë nëse ai ju merr si të garantuar, apo vërtet kujdeset që të mos ju humbë apo të ju hidhërojë. Gjestet, kujdesi dhe veprimet e tij, kanë shumë rëndësi për ju.

Ja disa nga shenjat se ai nuk iu merr si të garantuar dhe se ju do, transmeton Klan Kosova.

Ai nuk lë takim me miqtë e tij pa folur me ju

Ai kurrë nuk lë takim me dikë pa ju pyetur edhe juve. Nuk ka rëndësi se a do të takoheni me prindërit e tij apo miqtë. Ai e di se edhe ju i keni planet tuaja dhe kujdeset që të mos ua prishë.

Ai ju telefonon kur është në punë

Nuk është e thënë që çiftet të shkruhen mese vete çdo 30 sekonda, por partneri juaj gjithmonë kujdeset që të ju telefonojë edhe kur ka punë.

Nuk ua përmend favoret që ua bën

Nuk ka rëndësi nëse keni huazuar para nga ai, apo ju la ta zgjedhnit filmin që do të shihnit së bashku, ai kurrë nuk ua përmend dhe është shumë komod me këtë fakt.

Nuk ju mban sekrete

Ai nuk përpiqet asnjëherë që t'i fsheh gjërat nga ju, ose të ju gënjejë se ku ishte apo me kë kishte dalë për të pirë diçka.

Kujdeset që të jeni e lumtur

Ai nuk hidhërohet kur gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës së tij. E rëndësishme për të është që edhe ju të jeni e lumtur dhe bën shumë kompromise.

Shkelen rregullat, humbin jetë (VIDEO)

Posted: 23 Aug 2016 02:20 PM PDT

Tema e Orës së Fundit sonte flet për shkeljet që bëhen në komunikacion.

Për të shmangur fatkeqësitë në komunikacion, sidomos për sigurinë e këmbësorëve, disa vende kalimi janë ndërtuar.

Por nënkalimet e mbikalimet në kryeqytet vetëm për çfarë janë ndërtuar nuk përdoren.

Qytetarët e vetëdijshëm se bëjnë shkelje, thonë se më lehtë iu bie të trupojnë rrugën, ani pse statistikat e policisë tregojnë se vetëm gjatë këtij viti 12 persona kanë humbur jetën në aksidente në rrugë.

Më poshtë ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetari Agan Hajdarhoxha.

5 dizajne që shtëpia të duket më e madhe (FOTO)

Posted: 23 Aug 2016 02:00 PM PDT

Me pak kreativitet apartamenti juaj i vogël mund të duket më i madh dhe mund të ketë më shumë vend.

Më poshtë mund t'i shikoni disa mënyrë se si apartamenti juaj mund të duket më i madh, transmeton Klan Kosova.

 

Një dollap në kënd të dhomës

Shtrat që hynë brenda në mur

Mbani librat nën karrige

Përdorni këndet

Dërrasën për hekurosje mund ta palosni në dollap

Më shumë imunitet me vaj ulliri e limon

Posted: 23 Aug 2016 02:00 PM PDT

Ekziston një recetë natyrale e cila mundëson largimin e toksinave dhe krijimin e një sistemi imunitar të fuqishëm.

Vaji i ullirit ka shumë benefite  por  kombinimi me lëngun e limonit  është një "armë" më e fuqishme për të luftuar kundër viruseve  dhe bakterieve dhe i sjell energji trupit tuaj, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu, pastron organizmin nga toksinat dhe ndihmon në largimin e rrathëvë të zinj që krijohen nën sy. Është një recetë e mirë edhe për sistemin tretës, dhe mund të përdoret edhe për humbjen e peshës.

Receta

Përzieni një lugë të lëngut të limonit dhe 1 lugë vaj ulliri. Konsumoni këtë përzierje çdo mëngjes në lukth të zbrazët të paktën për 1 muaj. Pas konsumimit të kësaj, mund të hani mëngjes si gjithmonë.

Të famshmit që pëlqejnë stinën e verës (FOTO)

Posted: 23 Aug 2016 02:00 PM PDT

Stina e verës njihet si stina më e pëlqyer për shumicën prej njerëzve.

Moti i bukur, veshjet e lehta, shumë fruta të shijshme janë këto gjëra që ne i adhurojnë.

Shikoni më poshtë disa nga të famshmit që janë adhurues të plazhit, transmeton Klan Kosova.

Audrey Tautou

Hugh Jackman

Gisele Bündchen

George Clooney

Sarah Jessica Parker

Jennifer Aniston

Gwen Stefani

Megan Fox

Jennifer Lopez

Demantohet trajneri i Valencias: Mustafi e do kalimin në Arsenal

Posted: 23 Aug 2016 01:47 PM PDT

Pavarësisht faktit se menaxheri i Valencias, Pako Ayestaran ka thënë se mbrojtësi Shkodran Mustafi nuk është duke shkuar askund, Sky Sports, bën me dije se ai është duke dashur një kalim në Londër.

Prezantuesi i këtij mediumi, Marc Behrenbeck ka shkruan në Twitter se lojtari vet e do bashkimin me Arsenalin dhe se bisedimet në mes dy klubeve janë duke vazhduar.

Sipas tij krejt kjo çfarë po bën klubi spanjoll është që të përfitojë sa më shumë para nga shitja e tij, transmeton Klan Kosova.

Shpërthim në Tajlandë, një i vdekur dhe 29 të plagosur

Posted: 23 Aug 2016 01:43 PM PDT

Një autobombë ka shpërthyer jashtë një hoteli në Tajlandë duke lënë një person të vdekur dhe 29 të plagosur, transmeton Klan Kosova.

Shpërthimi ka ndodhur jashtë një hoteli në provincën Pattani, një zonë e njohur për turistët Perëndimor.

Ish modeles i peshon njëra këmbë 12 kg më tepër se tjetra

Posted: 23 Aug 2016 01:41 PM PDT

Një ish modele pas shtatzanisë ka mbetur me një këmbë që peshon 12 kilogram më tepër se tjetra.

Gjatë tre mujorit të parë të shtatzanisë, Sarah Buller, e vuri re që njëra këmbë peshonte shumë më shumë se tjetra, transmeton Klan Kosova.

Pasi lindi, 31 vjeçarja vizitoi mjekun dhe i treguan se ajovuante nga lymphoedema – një sëmundje e pashëruershme që shkakton ënjtje në indet e trupit.

Ajo ka shpenzuar një mal me para për ta shëruar këmbën e saj, e madje ka bërë ushtrime të shumta po asnjë gjë nuk ka rezultuar me sukses.

Tani ish modelja përmes një letre të hapur ka dashur që të rrisë vëmendjen e publikut rreth kësaj sëmundje, si dhe t'i inkurajojë gjithë ato gra të cilat janë në të njëjtën gjendje si të sajën që të mos ndihen inferiore dhe sërish të ndihen të bukura.

"Familja ime është bota ime e nuk mundem që t'i falënderoj sa duhet për pozitivitetin që më kanë dhënë. Dëshiroj që t'i tregoj të tjerve që sëmundja ime nuk mund të më ndaloj që të vishem si dua dhe nuk mund të më detyroj të fshihem".

Londër: Policia i urdhëron myslimanët të zbresin nga aeroplani

Posted: 23 Aug 2016 01:40 PM PDT

Tre myslimanë nga Britania e Madhe, kanë mbetur të traumatizuar pasi që janë urdhëruar që të zbresin nga aeroplani në Londër dhe janë marrë në pyetje nga pjesëtarë të forcave të armatosura britanike.

Ky veprim i autoriteteve në Britani, ka ardhur pasi njëri nga pasagjerët e aeroplanit ka thënë se tre personat, dy motra dhe vëllai i tyre, ishin pjesëtarë të të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Sakina Dharas, motra e saj Maryam dhe vëllai i tyre 21 vjeçar Ali, ndodheshin në bordin e një EazyJet, që po fluturonte nga Londra për në qytetin Naples në Itali.

Sakina ka thënë për Al Jazeera'n se në momentin që aeroplani po bëhej gati të nisej, njëri nga pjesëtarët e stafit u ka thënë që të zbresin dhe u ka shoqëruar deri në godinën e aeroportit ku janë marrë në pyetje nga disa agjentë për rreth një orë, transmeton Klan Kosova.

Dy pasagjerë të aeroplanit ku ndodheshin ata, u kishte thënë autoriteteve se 3 myslimanët po shikonin një tekst në një telefon mobil, ku shkruante "Lutjet janë për Allah-un".

"Ne s'kishim asgjë në telefon që ka të bëjë me arabishten. Madje as nuk flasim arabisht sepse me origjinë jemi nga India", ka thënë Sakina.

 

 

Medaljet e Rios, vendosin vendet mbi fuqinë e tyre ekonomike (FOTO)

Posted: 23 Aug 2016 01:36 PM PDT

Ekziston lidhja në mes të pasurisë së një vendi dhe paraqitjes së tij në Lojërat Olimpike. Vendet e pasura zakonisht fitojnë më shumë medalje karshi atyre më të varfra.

Pavarësisht kësaj në Rio 2016 janë parë disa shtete që renditen lartë mbi ekonomitë e tyre, shkruan Business Insider.

Duke përdorur listën finale të medaljeve të fituara, bazuar me Bruto Produktin Vendor të vitit 2015 (të dhëna të marrë në Google) dhe rregullimit sipas paritetit të fuqisë blerëse që tregon mënyra të ndryshme të jetesës në vende të ndryshme nga Banka Botërore dhe CIA World Factbook, kemi përcaktuar numrin e medaljeve.

Ishulli nga Karaibet, Grenada renditet e para, edhe pse ka fituar vetëm një medalje dhe atë të argjendtë, por që ka një GDP prej 1.4 miliard dollarë. Kurse në pozitën e 60 renditen në këtë aspekt ShBA-të, që kanë fituar numrin më të madh të medaljeve sivjet.

Por medalja e artë e Majlinda Kelmendit e ka pozicionuar Kosovën lartë, si të 17-ën, ku GDP figuron të jetë 5.73 miliard dollarë, transmeton Klan Kosova.
gdp

Beyonce me veshje të njejtë si Jay Z në premierën e filmit “Hands of Stone”

Posted: 23 Aug 2016 01:30 PM PDT

Shume është përfolur për Becky-n me flokë të arta nga kënga e Beyonce, dhe se çifti nuk i kanë punët mirë, mirëpo ata dukeshin më të lumtur se kurrë në një dalje së bashku.

Beyonce dhe Jay Z, ishin pjesëmarrës në premierën e filmit më të fundit me Robert De Niro-n, “Hands of Stone”.

Çifti madje kishin kombinuar edhe veshjet, kështu duke veshur kostume ngjyrë gri.

Përderisa Jay Z dukej mjaft i sofistikuar, Byonce kishte lënë anash fustanet e zakonshme glamuroze, dhe kishte veshur kostumin që i vinte në pah linjat e saj mjaft seksi.

Date night: The star flashed some skin in the buttoned-up number, going without a shirt underneath

A-listers: Beyonce and her husband Jay chatted with Hands Of Stone star Robert De Niro and his wife Grace Hightower

Good to see you: The couple hung out with their close friend Usher after checking out the film, who looked pleased as punch to have his celeb pals there 

Sporting legend: The film tells the story of boxer Roberto Durán (who is played by Ramirez), whose nickname 'Manos de Piedra' lent itself to the movie's title

Usher, who appears in the film, captured this image of the

Even while dodging the paparazzi on the way out they looked well-suited. (Photo: Splash News)

Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Gulenit

Posted: 23 Aug 2016 01:28 PM PDT

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e kreut të Organizatës Terroriste Fetullahçi, Fetullah Gulen, raporton Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, në një konferencë të përditshme për shtyp, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me ekstradimin e kreut të FETÖ-s, Gulen.

Pasi i është drejtuar pyetja nëse ka ndonjë përditësim në lidhje me kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Gulenit i cili jeton në Pensilvani të SHBA-së Toner tha se “Mund të konfirmojmë se Turqia ka kërkuar ekstradimin e Gulenit.

DeNiro s’e ka ndërmend të ndalet, priteni filmin e ri

Posted: 23 Aug 2016 01:27 PM PDT

Robert DeNiro, është 73 vjeçar dhe po ashtu është njëri nga aktorët më të kërkuar në showbiz, dhe s'e ka ndërmend të ndalet.

Gjatë dekadës së fundit, DeNiro ka luajtur në 30-të filma, 11 prej të cilëve kanë qenë komedi dhe njëri i animuar. Mirëpo, si i përzgjedhë rolet fituesi i çmimit Oscar? Përgjigja e tij është e thjeshtë.

"Ehpo, pjesa më e mirë e që më bën të lumtur është kur mua më kërkohet të bëj diçka", ka thënë ai në një intervistë për CNN, para premierës së filmit "Hands of Stone". "Dhe unë vetëm them 'më lini të vendos' dhe pastaj thjeshtë e zgjedh një rol", transmeton Klan Kosova.

Që kur ka luajtur në filmin "Meet the Parents" në vitin 2001, zëri i tij i ka dhënë jetë edhe personazhit të animuar të peshkaqenit të bardhë, në filmin për fëmijë "Shark Tale", e ka luajtur rolin e një praktikanti në filmin e vitit 2015 me Anne Hathaway "The Intern", kurse në filmin më të fundit, ai luan gjyshin e Zac Efron, në komedinë "Bad Grandpa".

Mirëpo DeNiro, për vitin 2016, ka zgjedhur edhe një tjetër dramë. "Hands of Stone", është filmi i fundit ku ai e luan rolin e Ray Arcel, një trajner i një boksieri nga Oabnamaja, Roberto Duran.

"Hands of Stone", do ta ketë premierën me 26 gusht të këtij viti.

 

 

 

Shqiptari në Itali rrah ish gruan dhe bashkëshortin e saj të ri

Posted: 23 Aug 2016 01:25 PM PDT

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Lenjano të Italisë, pasi ka rrahur ish­gruan e tij dhe bashkëshortin e saj të ri.

Shqiptari thuhet vetëm se është 34 vjeç dhe nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij.

Sipas mediave italiane, ai kishte 8 vjet që ishte ndarë nga bashkëjetuesja e tij, por përsëri e përndiqte pasi nuk e përballonte dot ndarjen. Rasti më i fundit ka qenë ai i djeshmi kur shqiptari, edhe pse kishte një urdhër nga gjykata që të mos i afrohej më shumë se 100 metra bashkëshortes, jo vetëm që iu afrua por edhe e goditi. Më pas, ai iu vërsul edhe bashkëjetuesit të ri të ish ­gruas duke e rrahur edhe atë. Karabinierët ndërhynë menjëherë dhe bënë arrestimin e tij. /panorama.al

Rio “vazhdon” në Tiranë – olimpiada e sherrit brenda ekipit olimpik

Posted: 23 Aug 2016 01:19 PM PDT

Iku dhe një olimpiadë pa medalje dhe si gjithmonë prapa la vetëm debate…dhe si gjithmonë, edhe kësaj radhe ato nuk fillojnë në Tiranë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani nuk jep emra, por deklaron se gjithçka u bë për interesa të personave brenda ekipit olimpik, të cilët kërkojnë kokën dhe postin e tij.

"Për mendimin tim ishin të shtyra. Ata mendojnë se është koha e fushatës. Ata që e kanë shtyrë një gjë të tillë mendojnë se është koha e fushatës. Deri vitin tjetër, që do të bëhen zgjedhjet, në tetor dhe nëntor ka çdo njeri mundësitë e veta që të shpalosë programin", deklaron Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, shkruan Top Channel.

Bezhani pohon se do të ndjekë rrugën ligjore për cilindo që ka shpifur për institucionin që ai drejton, përfshi këtu edhe të atin e notarit, Sidni Hoxha.

"Unë jam President i një institucioni dhe duhet ta mbroj institucionin në të gjitha mënyrat. Edhe në rastin e Sidnit, do të shohni që janë të gjitha dokumentacionet që është krejt ndryshe nga ajo që është dhënë. Ata që kanë hedhur baltë mbi institucionin tonë do të përgjigjet ligjërisht", shton ai.

Bezhani thekson se Komiteti Olimpik u ka shpërndarë nga 8 mijë $ të gjitha federatave, sportistët e të cilëve morën pjesë në Rio 2016. Për mungesën e Evangjeli Velit në parakalim, ai ia la përgjegjësine drejtuesve të ekipit olimpik.

Ne nuk mund të bënim të pamundurën të mundur. Ne nuk kishim koha as ta takonim Evangjelinë. Evangjelia mund të parakalonte, mund të gjehej mundësia, por atë e vendosin drejtuesit aty", sqaron Bezhani.

Biden: Terrorizmi s’është kërcënim për Amerikën

Posted: 23 Aug 2016 01:18 PM PDT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përballen me shumë kërcënime, por që terrorizmi nuk është ndër të paratë, sipas zëvendëspresidentit Joe Biden.

Në "Atlantic Piece" në kuadër të politikës së jashtme, Biden ka minimizuar kërcënimin që përballet Amerika nga terrorizmi.

"Terrorizmi është një kërcënim real."

"Por ai nuk është kërcënim ekzistencial për demokracinë e Shteteve të Bashkuara."

Terrorizmi mund të shkaktojë probleme. Mund të ulë besimin, Mund të vras numër relativisht të madh njerëzish. Por që ai nuk është problem ekzistencial", ka thënë Biden, transmeton Klan Kosova.

Gruaja e Trump kërcënon t’i padisë mediat

Posted: 23 Aug 2016 01:18 PM PDT

Melania Trump, gruaja e kandidatit të republikanëve për president të SHBA-ve, ka thënë se do t'i padisë disa media, përfshirë gazetën britanike Daily Mail dhe atë amerikane Politico për shpifje.

Ajo sipas avokatëve të saj, tashmë ua ka tërhequr vërejtjen këtyre mediumeve, duke i akuzuar për shpifjen e lajmeve se në fillim të viteve të 90-ta, ajo ishte një vajzë eskortë.

Gazeta Politico, e ka konfirmuar se gazetarëve të saj, u janë dërguar disa letra paralajmëruese ku u thuhej se do të mund të marrin padi ligjore për shpifje dhe deformim të së vërtetës.

Këto paralajmërime kanë ardhur pasi The Daily Mail, ka publikuar një raport duke cituar një revistë sllovene, ku flitej për ish modelen. Aty thuhej se agjencia që e përfaqësonte Melanian, po ashtu ishte një agjenci e vajzave eskortë për klientë të pasur, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Këtyre mediumeve iu është kërkuar që t'i korrigjojnë lajmet dhe ta tregojnë të vërtetën.

Pesë raste të reja me virusin Zika në Florida

Posted: 23 Aug 2016 01:05 PM PDT

Guvernatori i Floridas ka njoftuar për pesë raste të reja me virusin Zika duke përfshirë një në zonën e Tampa Bay, 425 km në veri të Miamit, transmeton Klan Kosova.

Katër raste të reja të virusit , i cili përhapet nga mushkonjat u gjetën në Wynwood në Miami.

 

United vendos për kalimin e Jones në Arsenal

Posted: 23 Aug 2016 01:04 PM PDT

Arsenal është vënë në kërkim të një mbrojtësi para përmbylljes së afatit kalimtar. Pas Shkodran Mustafit si emri më i përfolur, fjalë ka pas edhe për Phis Jones.

Drejtuesit e Manchester United kanë thënë se nuk e kanë në plan që ta largojnë mbrojtësin.

Sipas tyre Jones ka të ardhme në Old Trafford, pavarësisht se Arsenal ka shprehur interesimin për ta transferuar, shkruan Telegraph, transmeton Klan Kosova.

Veterinarët tajlandezë operojnë anakondën 52 kilogramëshe

Posted: 23 Aug 2016 01:04 PM PDT

Veterinarët tajlandezë, e kanë operuar një anakondë 10 vjeçare, për t'i larguar një tumor që e kishte në afërsi të zemrës.

Gjarpri më parë ishte mpirë me anestezion dhe kishte qëndruar në atë gjendje për operacionin shtatë orësh, ka thënë për BBC-në veterinari Taweesak Anansiriëattana, transmeton Klan Kosova.

Mjekëve të spitalit të kafshëve në Tajlandë, iu është dashur që ta presin lëkurën e gjarprit në mënyrë që të arrijnë te tumori i tij, që peshonte 1 kilogram. Para operacionit, doktorët kanë kryer teste të ndryshme për të konfirmuar se anakonda vuante nga kanceri.

Gjarpri peshonte rreth 52 kilogramë.

Pjesa më e madhe e tumorit është larguar, mirëpo disa copëza kanë mbetur për shkak se ishin shumë afër arterieve të zemrës.

Gjarpri është sjellë në spital nga një pronar privat.

Anaconda on breathing tube

Anaconda being prepared for surgery

Anaconda being operated on

Taweesak Anansiriwattana with the anaconda after surgery

Related Posts :