Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Qeriqi: Vizitat e Thaçit tek memorialët serbë, të padrejta” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Qeriqi: Vizitat e Thaçit tek memorialët serbë, të padrejta” plus 24 more


Qeriqi: Vizitat e Thaçit tek memorialët serbë, të padrejta

Posted: 19 Aug 2016 02:47 PM PDT

Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se vizitat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, tek memorialët serbë janë të padrejta dhe të pashpjegueshme.

"Ka vende të cilat janë vrarë luftëtarë të UÇK-së, por asnjëherë nuk janë vizituar. Nuk kanë gjetur kohë asnjëherë as për të vendosur një pllakë", ka thënë Qeriqi.

Ai ka folur edhe për fondin që është ndarë nga Qeveria e Kosovës për trajtimin e veteranëve invalidë.

"30 mijë euro janë hajgare", ka deklaruar Qeriqi.

"Kërkesat janë më të mëdha, është dashur të ndahen më shumë, dhe qeveria ka pasur mjete për të ndarë më shumë. Derisa bordeve të ndryshme iu japin duhet edhe për këto kategori të ndahen më shumë".

"Pesë mijë euro mesatarisht është për një operim".

Ai ka thënë se vet është invalid i luftës dhe ka pasur rastin të dalë në një vend jashtë Kosovës për t'u shëruar, por asnjëherë nuk ka dashur.

"Nuk kam dashur të dal azil, sepse duhet të flas keq për vendin tim që të marrë leje-qëndrimi dhe këtë nuk mund ta bëj".

Ai ka deklaruar se as pagat e caktuara për veteranë nuk janë të mjaftueshme, edhe pse e kanë zbutur situatën.

"Gjendja është zbutur pak, por përsëri është e rëndë, parat nuk mjaftojnë, duhet të paktën 300 euro për një jetë modeste".

klankosova.tv

SBASHK-u paralajmëron grevë: Mos luani me zjarr

Posted: 19 Aug 2016 02:35 PM PDT

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është kundër testimit te mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit prandaj zyrtaret e kësaj sindikate kanë paralajmëruar se do të futen në grevë nga shtatori nëse tentohet diçka e tillë.

Nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se askush nuk mund të bëjë eksperimente me mësimdhënësit e Kosovës, prandaj ka kërkuar që të "mos luhet me zjarr".

"Qëndrimi i SBASHK-ut është që të bëhen kontrolle në orët e mësimit, por jo provime, sepse këta mësimdhënës kanë kryer punë me provime kur kanë përfunduar fakultetet adekuate", ka thënë Mani.

"Nëse shkojmë në këtë formë atëherë le ta mbyllim fare Fakultetin e Edukimit. Askush nuk mund t'i testojë mësimdhënësit. Ata janë të përgatitur. Ky model është marrë në Shqipëri dhe Maqedoni por në asnjërin nga këto vende nuk ka funksionuar".

Mani është i bindur se e gjitha kjo po bëhet të "përfitojë diksuh para".

"Këtu po do dikush t'i marr do para", ka thënë ai.

"Mësimdhënësit janë për cilësi e jo për eksperimente. Dhe të gjithë ata që janë përgatitur të marrin lekë ta harrojnë këtë punë”.

klankosova.tv

 

 

 

Si është gjendja e pishinave në Kosovë? (Video)

Posted: 19 Aug 2016 02:06 PM PDT

Pompat që e filtrojnë ujin e pishinës nuk ndalen pothuajse asnjëherë. Por, dushet e vendosura për pushuesit shfrytëzohen fare pak.

Sido që të jetë, edhe pronarët edhe vizitorët, po thonë se janë të kënaqur me kushtet që ofrojnë këto vende rekreative në Kosovë.

Dikush po i shfrytëzon për parapërgatitje për bregdet, e për të tjerët, kur s'ka det bën edhe pishina.

Ndërsa pronarët thonë se janë të detyruar t'i respektojnë standardet, në të kundërtën u ikin vizitorët. E që të mos ndodhë ndonjë e papritur, pishinat kanë angazhuar edhe shpëtimtarë, njofton Klan Kosova.

Për më shumë rreth pishinave në Kosovë dhe gjendjes së tyre, ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Agan Hajdarhoxha.

 

Krijoni rroba të reja për fëmijët tuaj

Posted: 19 Aug 2016 02:00 PM PDT

Prindërit e kuptojnë se sa shpejt rriten fëmijët e tyre – ju bleni rroba të reja, por për pak kohë e shihni se ato tashmë janë të vogla.

Për këtë arsye mund të shikoni disa ide se si të bëni rroba të reja për fëmijët tuaj, transmeton Klan Kosova.











ISIS pëson edhe një humbje

Posted: 19 Aug 2016 01:42 PM PDT

Forcat irakaine i kanë larguar luftëtarët të ashtuquajturit Shteti Islamik nga një territor në afërsi të Ramadit, qytetit me rëndësi në zonën perëndimore të Irakut.

Forcat irakiane tani janë duke lëvizur shpejtë drejt perëndimit, duke iu afruar betejës për rimarrjen e Mosulit, qyteti i dytë më i madh në Irak, i cili që dy vjet është i okupuar nga grupi militant.

Qyteza që është rimarrë nga IS-i të premten është Kaldija, 90 kilometra në perëndim të Bagdadit, zonë që gjendet në mes të Ramadit dhe Falluxhas, dy qytetet kryesore të krahinës së Anbarit.

klankosova.tv

 

Aksident në Vranjevc, dy të lënduar (Video)

Posted: 19 Aug 2016 01:41 PM PDT

Në Vranjevc, gjegjësisht në rrugën "Vëllezërit Fazliu" ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Klan Kosova ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes.

Vetura e aksidentuar shihet të jetë e tipit Mercedes-Benz, ndërsa ende nuk dihen shakqet e aksidentimit.

Nuk dihet as nëse ndonjë nga të lënduarit është në rrezik për jetën.

 

Gigi dhe Zayn së bashku në Tahiti (Foto)

Posted: 19 Aug 2016 01:40 PM PDT

Zayn Malik i ka dhënë pushim krahëve të Gigi-t derisa çifti shkuan për të lundruar gjatë pushimit të tyre në Tahiti.

Fotografitë e tyre së bashku nuk i kemi parë për disa javë, por asgjë më shumë nuk i demanton thashethemet e ndarjes si një pushim luksoz dhe romatik në Paqësorin e Jugut, transmeton Klan Kosova.

1

 

United fiton, Ibra shënon dy gola (VIDEO)

Posted: 19 Aug 2016 01:12 PM PDT

Zlatan Ibrahimovci duket se nuk do të ketë të ndaluar as në Premier Ligën angleze.

Gjiganti suedez ka shënuar dy gola në ndeshjen kundër Southampton në minutën e 36  dhe në atë të 52 të ndeshjes, njofton Klan Kosova.

Golat e Ibrës i ka dhënë fitoren Manchesterit prej 2:0.

Kjo është ndeshja e dytë dhe Ibrahimovic tani ka tre gola.

klankosova.tv

Zbulohet se ish-menaxheri i kampanjës së Trump, paguhej nga ish-presidenti pro-rus i Ukrainës

Posted: 19 Aug 2016 12:55 PM PDT

Autoritetet ukrainase kanë publikuar fragmente nga libra sekret të kontabilitetit të partisë së ish presidentit pro rus ukrainas, Viktor Janukoviç ku dëshmohet se mbi 12.7 milionë dollarë janë paguar ilegalisht për Paul Manafort, menaxherit të fushatës së kandidatit presidencial të republikanëve në SHBA, Donald Trump.

Manafort ka dhënë më pas dorëheqje nga pozita e menaxherit të fushatës së Trump-it.

Pagesat ilegale janë bërë në periudhën në mes të 20 nëntorit 2007 dhe pesë tetorit 2012, kohë kjo kur Manafort ka punuar për Partinë e Rajoneve në Kiev.

Viktor Janukoviç është arratisur në Rusi në vitin 2014 pasi është larguar nga pushteti me protesta pas vendimit që të ndërpresë një bashkëpunim me BE dhe të nis bashkëpunim më të afërt me Moskën.

trum4

 

 

 

Lochte: U sulmova në Brazil, megjithatë kërkoj falje

Posted: 19 Aug 2016 12:41 PM PDT

Fituesi i medaljes së arit në not, amerikani Ryan Lochte ka kërkuar falje, ndërsa notuesi tjetër amerikan, Jimmy Feigen është pajtuar të paguaj 11 mijë dollarë për një organizatë humanitare pasi policia e Brazilit ka thënë se të dy kanë gënjyer se kanë qenë viktimë e një vjedhje me armë zjarri.

Lochte, i cili është kthyer në SHBA një ditë pas këtij incidenti të së dielës, ka thënë se ai është dashur të jetë më i kujdesshëm kur ka folur për incidentin, por megjithatë ka insistuar se ngjarja ka qenë traumatike kur personi tjetër "e ka mbajtur një pistoletë të drejtuar ndaj tij".

Atleti 32 vjeçari që është ndër më të suksesshmit në SHBA fillimisht ka thënë se ai së bashku me notuesit tjerë amerikanë, Gunnar Bentz dhe Jack Conger janë sulmuar derisa ishin ndalur në një pompë benzine nga persona që janë paraqitur si policë brazilian duke iu marë 400 dollarë.

Policia në Brazil ka thënë se kjo është gënjeshtër duke thënë se në fakt ishin atletët amerikanë ata që kanë shkaktuar dëme ndaj objektit të pompës së benzinës.

"Dua të kërkoj falje për sjelljen time gjatë fundjavës së fundit", ka thënë Lochte në profilet e tij në rrjete sociale.

klankosova.tv

 

 

Soulja Boy kërcënon me vrajse ish të dashurën (Video)

Posted: 19 Aug 2016 12:40 PM PDT

Soulja Boy është duke bërë kërcënime shqetësuese për të vrarë ish të dashurën dhe të dashurin e saj të ri, transmeton Klan Kosova.

Reperi i "Crank That" e bëri kërcënimin e egër përmes një video-postimi, duke përshëndetur me atë që duket të jetë një armë Glok.

Është e paqartë se pse kërcënimi i është drejtuar Nia Riley-t dhe të dashurit të saj. Kjo nuk është lëvizje e mençur, duke e pasur parasysh faktin se Soulja është në liri me kusht për shkak të akuzës që ka të bëjë me armë.

Jetoni në këto vende – gjejeni lumturinë

Posted: 19 Aug 2016 12:30 PM PDT

Është shumë e vështirë të matet lumturia e vendeve sepse ajo nga një herë është e përberë nga gjëra të vogla që nuk janë të dukshme.

Por pavarësisht kësaj çdo vit publikohet raporti i lumturisë nga Kombet e Bashkuara i përpiluar nga një grup ekspertësh të pavarur që tregojnë se cilat javë vendet më të lumtura të botës, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta shihni listën këtyre vendeve.


Suedia


Australia


Zelanda e Re

Holanda


Kanada


Finlanda

Norvegjia


Islanda


Zvicra

Danimarka

Maska ideale për flokët e bruneve

Posted: 19 Aug 2016 12:30 PM PDT

Nëse je brune dhe dëshiron që të zgjaten flokët më shpejt dhe të kenë shkëlqim dhe ngjyrë të njëtrajtshme, bën mirë të kërkosh në dollapin e kuzhinës, sepse atje do të gjesh përbërësin që do të të ndihmojë më shumë se çdo gjë tjetër.

Bëhet fjalë për kafenë. Siç kanë treguar hulumtime të ndryshme, kafeina e ndihmon fijen e flokut të rritet më shpejt dhe lufton rënien e tij, shkruan noa.al, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu, kafeja i jep shkëlqim ngjyrës së flokëve dhe i bën ato të duken më të shëndetshme. Çfarë duhet të bësh? Mbajë llumin nga një kafe turke dhe pasi ta përziesh me pak ujë, në mënyrë që të hollohet, aplikoje në fokë të lara dhe lëre për 20 minuta. Më pas shpëlaje me ujë të bollshëm.

Një tjetër mënyrë është të përgatisësh një kafe, pa sheqer, dhe pasi të ftohet ta aplikosh në flokë të lara dhe më pas ta shpëlash, duke përdorur edhe balsam, si zakonisht.

Ngjyrat e cilëve flamuj mbrojtën shqiptarët në Rio? (VIDEO)

Posted: 19 Aug 2016 12:19 PM PDT

Urata Rama është garuesja e parë shqiptare që nisi Olimpiadën e Rios.

Më tutje pasuan të tjerët. Tetë garuan nën flamurin e Kosovës kurse gjashtë nën atë të Shqipërisë.

Por këta të 14-it nuk qenë shqiptarët e vetëm që garuan në Brazil.

Ata po përfaqësojnë edhe vende të tjera evropiane deri edhe Australinë. Sahit Prizreni është njëri nga ta. Ai do të luftojë në sportin e mundjes.

Pjesë e këtij sporti luftarak është edhe Elis Guri që garon në ombrellën e Bullgarisë, ngjyrat e së cilit shteti i mbrojti edhe Linda Zeqiri në Badminton.

Ndërsa pjesë e  një shteti nga një kontinent tjetër, ishte edhe Enkelejda Shehaj. Ajo në qitje mbrojti flamurin amerikan.

Një tjetër shqiptare garoi për Maqedoninë. Atletja Drita Islami morri pjesë në 400 metra vrapim me pengesa dhe në fund doli e 45-ta.

E rezultatin më të mirë deri tash, pa dyshim që e arriti reprezentuesja e Kosovës Majlinda Kelmendi

Ajo e bëri atë që deri sot mundi ta bëj asnjë shqiptarë në histori të Lojërave Olimpike, fitore maksimale e kurorëzuar me medalje të artë.

Kronikë nga Liridon Zeqiri.

Arrestohet personi që shtiu me armë në “Beer Fest”

Posted: 19 Aug 2016 12:15 PM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që kishte shtirë me armë në edicionin e fundit të festivalit të Birrës, ku nga paniku kishin mbetur të lënduar rreth 50 persona.

Sipas policisë, personi i arrestuar është i mitur dhe pistoleta me të cilën kishte gjuajtur në ajër ishte pistoletë me gazë.

“I dyshuari, i identifikuar nga Policia (H.V. -15 vjeçar) i cili është arrestuar të premten rreth orës 17:00 dhe pas konsultimeve me prokurorin kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore”, thuhet në Raportin e Policisë, njofton Klan Kosova.

Sipas dyshimeve të para të policisë, dyshohet se motivi i këtij rasti ka qenë një mosmarrëveshje ndërmjet disa të rinjve të moshës së mitur.

Natën e parë të Beer Festit ishte shtirë me armë zjarri dhe festivali më pas u ndërpre për të mos vazhduar më.

Kur kishte ndodhur sulmi njerëzit e pranishëm kishin dyshuar në sulme terroriste.

Shumë veta u ankuan se kishte nivel të dobët të sigurisë, ndërsa pas ndërprerjes së festivalit bizneset kishin ankesa se u janë shkaktuar shumë dëme materiale dhe shpenzime.

Policia njofton se është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve tjerë të involvuar në veprime apo aktivitete kriminale.

klankosova.tv

Thaçi: Disa liderë të opozitës ma kanë pranuar se Demarkacioni është kauzë e rrejshme

Posted: 19 Aug 2016 12:03 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se disa lider të opozitës ia kanë pranuar se Demarkacioni është kauzë e rrejshme, porse tash nuk mund të kthehen mbrapa.

"Kam diskutuar me shumicën e liderëve politikë të Kosovës. Disa edhe prej opozitës me kanë deklaruar se e dimë se nuk qëndron ajo që po themi, por jemi futur dhe duhet ta shpëtojmë fytyrën", ka thënë Thaçi në këtë intervistë, njofton Klan Kosova.

Prandaj, Thaçi ka kërkuar nga deputetët ta votojnë Demarkacionin që, sipas tij, ta shpëtojnë Kosovën.

"Deputetët duke votuar në kuvend do ta shpëtojnë Kosovën, do t’i hapin perspektivë Kosovës, integrimin e vendit, në vend për të qenë i izoluar apo i vetmuar".

Thaçi i ka quajtur të turpshëm dhe të panevojshëm "zërat që kanë krijuar probleme në Kuendin e Kosovës".

Intervistën e plotë mund ta lexoni në Zërin e Amerikës.

klankosova.tv

Angli, vrasësi shqiptar humb betejën kundër ekstradimit

Posted: 19 Aug 2016 12:01 PM PDT

53-vjeçari Avni Metra, i dënuar në Shqipëri në mungesë me 25 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve në Burrel në vitin 97, ka humbur betejën e tij ligjore për të mos u ekstraduar në Shqipëri, edhe pse atje gëzon të drejtën për rigjykim të procesit.

Metra kishte ardhur në Britani në vitin 1998, duke u paraqitur si shqiptar i Kosovës, duke marrë edhe shtetësinë britanike. Gjatë seancave të ekstradimit në gjykatën Westmintser në Londër, ai tha disa herë: "Nuk ka drejtësi në Shqipëri, atje ka vetëm korrupsion".

Metra po ashtu si argument mbrojtës përdori edhe faktin e pasjes së të drejtës së jetës private dhe familjare në Britani. Por gjykatësja e çështjes, Margot Coleman vendosi ekstradimin e tij në Shqipëri.

Metra u arresua muaj më parë pas një informacioni dhënë policisë britanike nga tabloidi "Daily Mail". Gykatësja Coleman i tha vrasësit shqiptar: "Jeta jote në këtë vend është e bazuar në gënjeshtër", duke iu referuar këtu paraqitjes së tij si shqiptar i Kosovës.

53-vjeçari kishte përdorur nenet 6 dhe 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në betejën e tij ligjore kundër ekstradimit. Por gjykatësja tha se, "Britania ka esktraduar shumë njerëz në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim".

Ndërkohë, vrasësi shqiptar nuk ka të drejtë të shohë fëmijët e tij pa leje të posaçme, sipas një urdhri gjykate, për shkak të dhunës në familje dhe urdhrit të mosngacmimit ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Rasti i vrasësit të dyfishte shqiptar do t'i dërgohet si procedurë ministres së Brendshme britanike, e cila do të vendosë përfundimisht për dërgimin e ose jo të tij në Shqipëri. Deri atëherë ai do të qëndrojë në arrest policor./tch

Korçë, zhduken dy fëmijë në rezervuarin e fshatit Qatrom

Posted: 19 Aug 2016 11:56 AM PDT

Agjentë të policisë së Korçës janë vënë në kërkim të trupave të dy fëmijëve, të cilët janë zhdukur në rezervuarin e fshatit Qatrom.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, efektivët e saj janë angazhuar pas njoftimit të familjarëve të fëmijëve, të moshës 17-vjeçare, të cilët dyshohet se janë mbytur.

Sipas burimeve, nga dëshmitë e para të mbledhura rezulton se adoleshentët kishin shkuar në rezervuarin e fshatit për t'u larë për shkak të vapës./tch

Publikohet “Jeni marre” nga Mc Kresha dhe Lyrical Son (Video)

Posted: 19 Aug 2016 11:46 AM PDT

"Jeni marre", quhet kënga tjetër e publikuar sot nga Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Kjo dyshe e famshme sot zgjodhën t'i publikojnë dy  këngë të reja njëherësh, të cilëve i kanë punuar edhe videoklipet, transmeton Klan Kosova.

Ura në Mitrovicë në gjendje jo të mirë – 19.08.2016 – Klan Kosova

Posted: 19 Aug 2016 11:33 AM PDT

Ura në Mitrovicë në gjendje jo të mirë (Video)

Posted: 19 Aug 2016 11:31 AM PDT

Kalimin nga jugu në veri dhe anasjelltas, shumë qytetarë mitrovicas po e bëjnë përmes një ure jo fort të sigurt.

Në komunën jugore u zotuan se ura afër tre rrokaqiejve shumë shpejt do të rinovohet, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetarja Artiana Matoshi:

Libri i autorit misterioz që perçau krejt fshatin – 19.08.2016 – Klan Kosova

Posted: 19 Aug 2016 11:31 AM PDT

Prishtinë: Pediatria nuk ka inhalator, atë e vodhën – 19.08.2016 – Klan Kosova

Posted: 19 Aug 2016 11:30 AM PDT

Prishtinë: Pediatria nuk ka inhalator, atë e vodhën (VIDEO)

Posted: 19 Aug 2016 11:27 AM PDT

Klinika e Pediatrisë në QKUK mbeti pa Inhalator. Këtë pajisje dikush e vodhi dit më parë, njofton Klan Kosova.

Veç kësaj për fëmijët e shtrirë në këtë spital po mungojnë edhe barnat.

Kronikën e plotë e ka përgatitur Dafina Jegeni.

 

Rama sqaron mjegullën rreth takimit të Nishit (VIDEO)

Posted: 19 Aug 2016 11:24 AM PDT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë disa detaje rreth takimit që do të realizohet në Nish të Serbisë, mes dy qeverive, asaj shqiptare e serbe.

Kreu i qeverisë shqiptare, e ka sqaruar se çka pritet të ndodhë në Nish dhe se sipas tij ai nuk kishte ushtruar ndikimin e tij që të thirreshin mysafirë nga  Kosova.

"Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha. Nuk e kam ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës në këtë takim dhe  as s'më është kërkuar dhe as s'e kam kërkuar një gjë të tillë.

Rama sqaroi se asnjëherë nuk ka bërë ndasi me Kosovën, por që as përzihet në punët e Kosovës me palët e treta.

Kronikë nga Klan Kosova.

klankosova.tv

Related Posts :