Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Shkon në 12 numri i të vdekurëve nga sulmet në Turqi” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Shkon në 12 numri i të vdekurëve nga sulmet në Turqi” plus 24 more


Shkon në 12 numri i të vdekurëve nga sulmet në Turqi

Posted: 18 Aug 2016 02:44 PM PDT

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur dhe 219 të tjerë të lënduar në tre sulmet me bombë në jug të Turqisë, transmeton Klan Kosova.

Shpërthimet në stacionet e policisë në Van dhe Elazig kanë lënë të vdekur katër policë dhe dy civil.

Ndërsa pesë ushtarë dhe një roje e fshatit kanë vdekur kur u sulmua një makinë në provincën Bitlis.

Zyrtarët turk kanë akuzuar grupin militant kurd PKK, për këto sulme.

Javën e kaluar komandanti i PKK, Cemil Bayik ka kërcënuar që do të rris numrin e sulmeve ndaj policisë në qytetet në Turqi.

Rafuna: Lufta ndaj kontrabandistëve vazhdon, inkasimi po rritet ndjeshëm

Posted: 18 Aug 2016 02:43 PM PDT

Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se institucioni që drejton është duke bërë punë të madhe në parandalimin e trafikimit të mallrave në territorin e vendit.

Ai ka dhëën informata lidhur me aksionin e së enjtes nga doganierët gjatë të cilit është mbyllur një minifabrikë e prodhimit të markave të industrisë së tekstilit, dëmet nga e cila llogaritet të jenë rreth 200 mijë euro, njofton Klan Kosova.

“Aksioni ka përfunduar. Mirëpo punët – llogaritjet e gjërave të sekuestruara janë në përpunim e sipër. Ky aksion ka qenë duke u përgatitur për një kohë nga Policia dhe Dogana e Kosovës. Ne kemi arritur të gjejmë një minifabrikë për prodhimin e markave falso të tekstilit. E konsiderojmë si aksion të suksesshëm, punë shumë të madhe. Kjo na ndihmon që të shërbejë edhe si preventivë”.

“Ne jemi në përpunim e sipër të të dhënave dhe duke intervistuar të dyshuarit. Mallrat janë kontrabanduar në Kosovë. Kanë hyrë në mënyrë joligjore dhe janë vendosur në shitje në tregun e brendshëm. Deri më tani, vlerësohet se vlera e mallit të sekuestruar sillet rreth 200 mijë euro”.

“Ne cdo ditë i kemi njësitë e vecanta që merren me hetime, dhe bashkë me Policinë e Kosovës cdo ditë hetojmë, identifikojmë dhe marrim veprime. Deri më sot nuk ka ndodhur që të na rrjedhin informatat lidhur me hetimet që i bëjmë”.

Rafuna ka deklaruar se institucioni që drejton është i rreptë ndaj të gjitha shkeljeve që mund të bëjnë zyrtarët doganor, duke përmendur disa raste kur ndaj tyre janë marrë veprime disiplinore, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi organizatë shumë e madhe dhe vetëm në këtë shtatëmujor kemi nëntë oficerë doganor të suspenduar për veprime të ndryshme. Në shumicën e rasteve ata suspendohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Nëntë janë suspenduar, ndërsa 25 kanë kaluar nëpër procedura disiplinore deri tani këtë vit”.

Edhe në aspekt të inkasimit të të hyrave doganore, Rafuna ka thënë se këtë vit qëndrojmë më mirë, pasi janë mbledhur rreth 90 milionë se vitin e shkuar dhe për 2 për qind inkasimi është mbi projeksionet e Qeverisë së Kosovës.

“Deri më sot kemi inkasuar 16 për qind më shumë se vitin e shkuar. Pra kemi mbledhur rreth 90 milionë më shumë se vitin e shkuar. Po ashtu për 2 për qind jemi mbi projeksionin buxhetor për këtë vit. Vendosja e oficerëve doganar në Jarinjë dhe Bërnjak, reforma doganore dhe ndryshimi i TVSH-së dhe rrita e akcizës në produkte luksi, kanë cuar në këto rezultate të Doganës së Kosovës. Si institucion ende nuk i kemi kapacitetet për patrullim, por veprimet i sinkronizojmë me Policinë e Kosovës. Sipas të dhënave që kemi pjesa te Jarinja është më e penetruara nga kontrabandistët, por rrugët kur më shumë kanë qarkulluar maunet janë mbyllur”. /klankosova.tv

Viktima në Ferizaj kishte pasur probleme me dorasin

Posted: 18 Aug 2016 02:31 PM PDT

Në Kosova Direkt ishim në qytetin e Ferizajit ku sot është gjetur i vdekur një person i moshës 26 vjeçare në një ndërtesë kolektive.

Viktima duket se është qëlluar me 3-4 plumba, ndërsa vrasja besohet të jetë pasoje e një konflikti të më hershëm në mes të viktimës dhe dorasit, njofton Klan Kosova.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë prezent njësitë policore dhe ekipi mjekësor, e ky i fundit ka konfirmuar vdekjen e viktimës me inicialet S.R.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Për momentin motivi nuk dihet, ndërsa policia vazhdon t'i kryej hetimet.

Megjithatë, sipas dëshmitarëve viktima dhe një person tjetër janë përleshur javës që shkoi, te semaforët në Ferizaj. Për më tepër dëshmitarë kanë thënë që viktima ka qenë i armatosur e ka kërkuar të përleshet për herë të dytë me personin që kishte probleme më herët.

Hunnam ndihet njeri me fat

Posted: 18 Aug 2016 02:30 PM PDT

Charlie Hunnam është fotografuar duke buzëqeshur pasditen e së mërkurës në Beverly Hills.

Në po të njëjtën ditë, aktori 36 vjeçar ishte pyetur rreth rolit të tij kryesor në filmin e ardhshëm King Arthur. Legend of the Sword.

"U kënaqa shumë duke punuar me Guy Riychie", tha ai për TMZ. "Ta luaja rolin e Mbretit Artur ishte diçka e jashtëzakonshme… ndihem shumë me fat", transmeton Klan Kosova.

Fabregas nuk largohet nga Chelsea

Posted: 18 Aug 2016 02:26 PM PDT

Cesc Fabregas nuk është i interesuar të largohet nga Chelsea.

Spanjolli mbeti në pankinë në ndeshjen hapëse të Premireligës të cilën Blutë e zhvilluan ndaj West Ham.

Por megjithatë ish asi i Barcelonës ka vendosur të luftojë për pozitë në Stamford Bridge, duke mos lënë hapësirë për largim të mundshëm.

Ballack: Hazard duhet të tregojë veten

Posted: 18 Aug 2016 02:05 PM PDT

Eden Hazard duhet të përmbushë pritshmëritë dhe të jetë në nivelin më të lartë vazhdimisht, ka thënë Michael Ballack.

Belgu e udhëhoqi skuadrën drejt sukseseve në edicionin 2014-15, por dëshpëroi me paraqitjet e tij edicionin e shkuar.

Dhe Ballack, që ka fituar trofe të shumtë si futbollist, ka thënë se 25 vjecari duhet të tregojë klasin që ka.

“Vitin e shkuar ai pati probleme. Lojtarët si ai duhet të kenë ambient të ngrohtë dhe lidhje të mirë me të gjithë për të performuar mirë”.

“Ai është talent i jashtëzakonshëm. Por duhet që të jetë në nivel të detyrës, më shpesh”.

E ardhmja e Berishës, e paqartë

Posted: 18 Aug 2016 01:30 PM PDT

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, nuk është i kënaqur me trajtimin nga trajneri Simeone Inzaghi, shkruan "LazioNews.eu".

Ai nuk do që të qëndrojë në "Olimpico" si portier i dytë, ndërkohë që tani Lazio nuk është pjesë e garave evropiane për klube.

Berisha thuhet se ka refuzuar një ofertë me vlerë prej 5 milionë euro nga një klub nga Premierliga

Diane dhe Joshua nuk janë rikthyer së bashku

Posted: 18 Aug 2016 01:30 PM PDT

Ditëve të fundit është përfolur se aktorja Diane Kruger ishte rikthyer me ish të dashurin e saj Joshua Jackson, pas ndarjes e cila erdhi pas 10 vjetëve së bashku.

Por siç raporton E! News, ata nuk i janë rikthyer njëri tjetrit, por janë thjesht "vetëm miq", transmeton Klan Kosova.

Veseli: Partneriteti me LDK-në dha stabilitet, por jo rezultate ekonomike

Posted: 18 Aug 2016 01:07 PM PDT

Për të diskutuar rreth vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden, aktualiteteve politike në vend duke përfshirë përgjimet, demarkacionin dhe PDK-në nën udhëheqjen e re, i ftuar në emisionin Zona e Debatit është i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Për koalicionin qeverisës me LDK-në, Veseli është shprehur i kënaqur megjithatë sheh edhe mangësi tek ky partneritet, njofton Klan Kosova.

"Partneriteti me LDK-në ka shërbyer më së miri që të kemi një situate stabile, aty ku ndoshta jostabile, do të donin të shihnin kundërshtarët Kosovën".

"Ka prodhuar një stabilitet, megjithatë ka prodhuar edhe një mungesë të rezultateve ekonomike".

Për fund i pari i Kuvendit tregon që fokusi pas 1 shtatorit do të jetë tek ekonomia e vendit.

"Mirëpo unë besoj shumë që i ka shërbyer vendit, interesit të qytetarëve, dhe pas një shtatorit do të duhej që ti shërbej ekonomisë".

"Papunësia është e madhe, resurset natyrore nuk janë duke u shfrytëzuar, e duhet të ofrojmë rezultate ekonomike".

"Qytetarët duhet të kenë besim në institucionet e tyre, nuk po them subjektet politike, por institucionet që janë ndërtuar në mënyrë demokratike".

Mediet ruse përbuzin Partizanin

Posted: 18 Aug 2016 01:01 PM PDT

Mediat ruse janë treguar të pamëshirshme me Partizanin pas humbjes në fushën e Krasnodar.

Vlerësimet për ekipin rus janë kthyer njëkohësisht në përbuzje të skuadrës shqiptare, e cila sipas tyre kishte plotësuar parashikimin duke u mundur thellë në këtë sfidë.

Ja disa nga titujt dhe komentet e portaleve ruse:

sport-express.ru: Joga Bonito nga Krasnodari, "demat" mundën Partizanin

kremlinpress.ru: Krasnodar shqyen Partizanin shqiptar me rezultatin 4-0

football.kulichki.net: Krasnodari shtyp Partizanin. Asnjë vështirësi për skuadrën e Kononov që kthen në formalitet ndeshjen e kthimit.

ianews.ru: Krasnodari deklason Partizani. Ndeshja u zgjidh që në pjesën e parë.

izvestia.ru: Krasnodari fiton thellë në shtëpi ndaj Partizanit. Klubi rus thuajse ka siguruar fazën në grupe të Ligës së Europës.

vesti.ru: Krasnodari mbyll gjithçka me Partizanin. Fitoi 4-0 ndeshjen ndaj rivalëve dhe virtualisht është i kualifikuar në fazën në grupe të Europa League.

kubantv.ru: Krasnodar shkatërron shqiptarët.

bloknot.ru: Krasnodar fiton pa ndeshur rezistencë ndaj rivalëve të Partizanit. Në fakt, nuk kishte ndonjë guximtar i cili ishte gati të vinte bast për ekipin modest nga Tirana. Kualifikimi në turin tjetër është thuajse 100% i sigurt.

Receta me kafe, mënyra më e mirë për zhdukjen e celulitit nga trupi

Posted: 18 Aug 2016 01:00 PM PDT

Ky recetë me kafe bie në sy për thjeshtësinë e saj dhe rezultatet po aq efektive. Ju mund ta përdorni atë si armë sekrete për të luftuar celulitin, problem me të cilin mund të përballen shumë gra.

Celulitit është më i dukshëm tek vithet dhe kofshët, dhe zakonisht ndodh pas moshës së pubertetit.

Kjo recetë është veçanërisht e efektshme nëse aplikohet në lëkurë në përfundim të dimrit apo në pranverë, kur lëkura ka mangësi vitaminash dhe elemente ushqyes. Ajo është gjithashtu ideale për lëkurë të thatë dhe të thatë.

Përbërësit:

1/2 filxhan llum kafeje
Vaj ulliri ekstra i virgjer
Një enë plastike
Përzieni një gjysmë gotë me llum kafeje dhe pak vaj ulliri. Nxeheni këtë përzierje në mikrovalë për 20 sekonda.

Përhapeni përzierjen e ngrohtë në zonën ku keni celulitit dhe mbulojeni me qese plastike. Lereni për 30 minuta, dhe pastaj pijeni me ujë të ngrohtë. Përsëriteni ktë proces dy herë në javë deri sa të shihni përmirësim./shendeti.al/

Veseli: Përgjimet, të papranueshme, shkaktojnë shqetësim publik

Posted: 18 Aug 2016 12:58 PM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se përgjimet e publikuara, pjesë e të cilave është edhe ai, kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarët e vendit.

Ai ka theksuar se duhet pasur kujdes të mos shkohet në gjykim publik, por që punët e drejtësisë t’u lihet organeve që merren me këtë punë, njofton Klan Kosova.

“Do të dëshiroja që t’i kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Kosovës që e kanë ndjerë veten të kërcënuar se bisedat e tyre duhet të përgjohen. Ne duhet të ndërtojmë një aspekt moral, me c’rast cështjet që kanë të bëjnë me drejtësi të mbeten pasuri e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kur shkojmë tek gjykimi publik krijojmë shqetësim. Ka ligje mbi të cilat kryhen përgjimet. Por kur kemi të bëjmë me gjykimin publik, lidhur me atë se cfarë kulture ke, cfarë mendimi ke, cfarë flet për tjetrin. Të gjithë duhet të mendojnë për prindërit e dikujt, bashkëshortët, fëmijët”. /klankosova.tv

Veseli: Qeveria do të riformatizohet cilësisht, në substancë

Posted: 18 Aug 2016 12:56 PM PDT

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se riformatizimi i Qeverisë do të jetë substancial dhe asesi nuk do të shërbejë për kënaqjen e egos dhe dëshirave të dikujt.

Ai ka deklaruar se fokus të vecantë do të kenë cështjet ekonomike, krijimi i një platforme të fortë për biznese dhe forcimi i shtetit ligjor, njofton Klan Kosova.

“Nuk është cështje vetëme  zvogëlimit të Qeverisë. Ministritë duhet të jenë më funksionale. Do të ketë riformatim, por nuk do të ketë kënaqje të egove të personave të caktuar”.

“Do të ketë ristrukturim substancial që do të prekë politikat tona në fushën ekonomike, që të krijohen parakushte të mira për bizneset. Po ashtu të forcohet shteti ligjor. E kemi obligim që të ecim përpara”. /klankosova.tv

Kadri Veseli: Amerika, Meka e kosovarëve

Posted: 18 Aug 2016 12:48 PM PDT

Për të diskutuar rreth vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden, aktualiteteve politike në vend duke përfshirë përgjimet, demarkacionin dhe PDK-në nën udhëheqjen e re, i ftuar në emisionin Zona e Debatit është i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Sa i përket vizitës se Joe Biden, Veseli cilësoi qenësore faktin që Kosova si vend i vogël është fokus i SHBA-ve, njëkohësisht konsideron veten të nderuar që ka pasur rastin të takohet me Biden, njofton Klan Kosova.

"Vizita e nënkryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është historike. Është qenësore që një vend i vogël si Kosova të ketë fokus kaq të madh të shtetit më demokratik në botë, SHBA-së. Kam qenë jashtëzakonisht i nderuar që të kem takim me të. Kam qenë i nderuar që në largimin e tij nga Kosova të jem njeriu që e përshëndet. Në protokollin e shtetit amerikan, kryetari i Kuvendit ka rol tjetër. Jam shumë mirënjohës dhe falënderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ndjej veten krenar që jam mik i atij shteti. E konsideroj nder të veçantë të jem mik i një SHBA-së" ka thënë Veseli.

Për më tepër kryekuvendari ka theksuar rendësin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me Kosovën dhe ndër mesazhet më të fuqishme të Biden cilësoi mbështetjen që SHBA-të do t'i ofrojnë Kosovës gjithmonë.

"SHBA-ja, për ne shqiptarët, për Kosovën, është si Meka për botën islame, për arsye se të gjitha të mirat e popullit tonë vijnë nga atje. Unë e kam pasur nder të jem pjesë e këtij kontributi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin. Jam i privilegjuar që në këtë pjesë të raporteve, një gur i veçantë, ka qenë edhe roli im".

"I kam përcjellë me vëmendje mesazhet e Biden. Mesazhe të një njeriu mik të Kosovës. Të një prej dikur senatorëve më të zëshëm në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. Vet fakti i ardhjes së tij me tërë familjen është i jashtëzakonshëm, ndaj nuk duhet të nënçmohet nga askush. Mesazhi më i fuqishëm është ajo që tha se SHBA-ja do të jetë gjithmonë me ju" përfundoi Veseli.

Trajneri i Partizanit tregon fajtorin për turpërimin

Posted: 18 Aug 2016 12:33 PM PDT

Trajneri i Partizanit Adolfo Sormani ka vlerësuar paraqitjen e kundërshtarëve të Krasnodarit duke thënë se përgatitja e lartë e tyre si në aspektin taktik, por edhe në atë fizik, bëri diferencën ndaj ekipit të tij.

Në një prononcim pas ndeshjes, trajneri italian tha se ekipi i tij duhet të ishte treguar pak më shumë agresiv në fushë.Sormani nuk foli për probleme në reparte, apo përgjegjësi për lojtarë të caktuar, por premtoi se në ndeshjen e kthimit Partizani do të jetë një tjetër ekip në fushë.

"Tani nuk mund të flasim për një ndeshje të tillë se nuk do të ishte korrekte. Nuk mund të themi nëse jemi këto që u panë sot apo jo. Janë ata që janë të fortë, ne u munduam të bënim të pamundurën, ata kanë shumë cilësi. Ndryshe nga herët e tjera, sot ishim më agresivë. Duhet të them se ata kanë shumë cilësi, shumë. Sidomos përpara kanë lojtarë me shumë talent. Kjo është një skuadër e fortë.Është një skuadër e cila ka lindur në vitin 2008, dhe që tani është e 70 në renditjen e UEFA-s".

"Ndaj nëse në 6 vite kanë arritur të bëjnë kaq shumë, do të thotë se kanë shpenzuar para pa fund, ja pse kanë cilësi të çmendur. Kjo është arsyeja se pse mendoj se mund të konkurrojnë në nivele shumë të larta. Është e qartë se në ndeshjen e kthimit do të mundohemi të rimarrim veten nga ky rezultat dhe të bëjmë maksimumin për të nderuar sfidën, ashtu siç është e drejtë të jetë. Cili repart më zhgënjeu? Nuk është çështje repartesh, është gjithmonë çështje skuadre. Kemi luajtur kundër një skuadre të cilën për momentin nuk mund ta përballojmë, si për sa i përket forcës, edhe në pikëpamjen fizike. Na kanë mposhtur edhe në pikëpamjen fizike sot, jo vetëm në aspektin teknik. Janë lojtarë që janë të fortë, të shpejtë, përveç cilësive të jashtëzakonshme që kanë", u shpreh Sormani për TVSH.

Rob dëshiron ende fëmijë me të fejuarën

Posted: 18 Aug 2016 12:30 PM PDT

Kur kanë mbetur vetëm edhe disa javë para premierës së emisionit të tyre reality, Rob Kardashian deklaroi se dëshiron ende fëmijë me të fejuarën Blac Chyna, transmeton Klan Kosova.

Çifti, i cili janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, përmes një Live Chat në Facebook zbuluan për fansat detaje rreth martesës, takimit të tyre të parë dhe se sa fëmijë duan.

"Rob kërkon që unë të bëj, çfarë, edhe katër të tjerë?", e pyeti Chyna të fejuarin. "Ti mund t'i bësh, si p.sh. edhe tre të tjerë, kështu që së bashku me King bëhen pesë", u përgjigj Rob.

Chyna, e cila tashmë është nënë e një djali trevjeçar të quajtur King, babai i të cilit është reperi Tyga, gjithashtu zbuloi se nëse do të varej nga Rob, ata tashmë do të ishin të martuar.

Veseli: Demarkacioni kalon, s’ka rrugë tjetër

Posted: 18 Aug 2016 12:25 PM PDT

Kyetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se demarkacioni i kufirt me Malin e Zi do të ratifikohet më 1 shtator.

Ai ka deklaruar se kjo është cështje e orientimit strategjik të vendit, ndaj është e paalternativë, njofton  Klan Kosova.

“Demarkacioni duhet të votohet sepse është në interesin e vendit. Ai e forcon sovranitetin e vendit dhe paqen në rajon. Ai është duke marrë një pozicion vendimtar drejt orientimit të Kosovës. Pra kah do të shkojmë? Kah thonë miqtë tanë, apo në ndonjë rrugëtim tjetër. Kemi pasur një situatë në të cilën, ndoshta edhe vet presionet që po ndodhin nga opozita, për hir të situatës që ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve, që ka bërë që të shtyhet vednimi për demarkacionin”.

“Ne duhet t’i kryejmë këto detyra – sa më parë, aq më mirë. Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, lidershipi i vendit, duhet të mendojë për qytetarët. Të gjithë deputetët më 1 shtator duhet ta votojnë demarkacionin. Unë e kuptoj anën emocionale që vjen nga padrejtësitë që na janë bërë. Por Kosova sot nuk është ajo e vitit 1913. Tani jemi vend i pavarur. Besoj shumë që deputetët e partnerit të koalcionit do të reflektojnë dhe do ta votojnë demarkacionin”. /klankosova.tv

Sa kanë ndryshuar yjet e rokut që nga fillimi i karrierës (Foto)

Posted: 18 Aug 2016 12:22 PM PDT

Edhe ata që nuk e pëlqejnë muzikën rok, me shumë gjasë kanë njohuri për Seven Nation army, Du Hast, ose Behind Blue Eyes. Por, edhe disa nga fansat më të zjarrtë të këtyre nuk e dinë se si në të vërtetë janë dukur Fred Durst ose anëtarët e Tokio Hotel.

Klan Kosova ka vendosur t'i hedh një sy asaj se si disa nga muzikantët e fëmijërisë sonë kanë ndryshuar me kalimin e viteve.

Rezultatet janë fascinuese!

Jared Leto, 30 Seconds to Mars 1994 / 2016

Alex Turner, Arctic Monkeys 2005 / 2016

Anthony Kiedis, Red Hot Chili Peppers 1982 / 2016

Jack White, The White Stripes 2008 / 2016

Tokio Hotel 2008 / 2016

James Hetfield, Metallica 1991 / 2010

Chester Bennington, Linkin Park 1999 / 2008

Fred Durst, Limp Bizkit 2000 / 2016

Matt Bellamy, Muse 2001 / 2016

Rammstein 1994 / 2016

 

Vrasësin e 12 vjecarit nga spitali e nxorri babai

Posted: 18 Aug 2016 12:21 PM PDT

Jorgos Zani, 31-vjeçari i cili masakroi të mërkurën në Palasë një 12-vjeçar, ka dalë nga Spitali Psikiatrik i Vlorës pasi babai i tij, Petro Zani mori përsipër përgjegjësinë për kujdesin ndaj tijshkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Top Channel ka siguruar kartelën mjekësore të Zanit, në të cilën përshkruhet e gjithë sjellja e tij, që nga momenti i mbërritjes në Spital e deri në largimin, më 5 nëntor 2015.

Në Epikrizën e Daljes, thuhet se gjatë qëndrimit në Spital ai ka patur përmirësime dhe se i këshillohet mjekim ambulator në shtëpi. Diagnoza përfundimtare është "çrregullime personaliteti si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike".

Drejtori i Spitalit, Kujtim Llapi, konfirmon se pas mjekimit të marrë, ka qenë i ati ai që e ka nxjerrë nga spitali 30-vjeçarin.

"Pacienti është mjekuar deri më datë 5 nëntor 2015. Më mbrapa, pasi është njoftuar dhe i ati, është qetësuar dhe është dominuar nga mjekimi i vendosur nga spitali dhe në datën 5 ka dalë. Ka firmosur dhe i ati kartelën, sipas të gjitha procedurave", thotë Kujtim Llapi, drejtori i Spitalit Psikiatrik "Ali Mihali" në Vlorë.

Por i pyetur sesi mund të lihet i lirë një person i cili shfaq rrezikshmëri me sjelljen e tij, Llapi ka shpjeguar.

"Detyra jonë është që të japim mjekimin derisa të vendosë konsulta që pacienti është në rregull. Ne jemi të detyruar të zbatojmë ligjin 44/2012 për shëndetin mendorë dhe të gjithë pacientët kanë të drejtat njësoj si dhe ne që jemi normalë. Nëse pacienti thotë do të dal, je i detyruar ta lësh të dalë. Nëse firmos familjari, je i detyruar ta lësh. Jepen rekomandimet e nevojshme që të vazhdojë mjekimin atje ku do të shkojë", thotë Llapi.

Në Kartelën Mjekësore të Jorgo Zanit, shkruhet se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët janë ankuar për sjellen e tij duke njoftuar dhe policinë. Ka qenë pikërisht një oficer police dhe një infermiere, ata që kanë e dërguar atë në spitalin "Ali Mihali" në Vlorë.

Në rubrikën "Arsyet e ardhjes në Klinike", shkruhet se Zani shfaqte sjellje konfrontuese edhe me fëmijët e lagjes, madje deri në sjellje kanibaliste ku therte dhe qentë dhe kafshët e punës, për t'u ushqyer me mëlçinë e tyre.

Ancelotti: Nuk na duhen transferime

Posted: 18 Aug 2016 12:04 PM PDT

Carlo Anceoltti ka thënë se nuk e ka në plan që të transferojë ndonjë futbollist për ta zëvendësuar Kingsley Coman.

Anësori do të mbetet jashtë fushave të blerta për një peridhë të pacaktuar kohore, pasi u lëndua në stërvitjen e së mërkurës.

Megjithatë, Ancelotti beson se kampioni i Bundesligës ka lojtarë të mjaftueshëm.

“Gjithmonë e kam thënë që nuk na duhen tjetra transferime”.

“Jam i lumtur me skuadrën që kam”.

 

Edhe Kim Kardashian nuk do të paguajë për apartamentin në Manhattan

Posted: 18 Aug 2016 11:30 AM PDT

Ata kanë një shtëpi 20 milion dollarëshe, dhe apartament luksoz në New York.

Megjithatë, duket që këto nuk po ju mjaftojnë Kim Kardashian e Kanye West.

Ata dëshirojnë që të marrin një apartament në Manhattan i cili ka çmimin 30 milion dollarë.

E interesante rreth kësaj është që çifti nuk do të paguaj asgjë për qëndrimin në këtë apartament.

Kim dhe Kanye po tentojnë të nënshkruajnë një marrëveshje me kompaninë Airbnb, përmes së cilës do të marrin apartamentin në fjalë mirëpo pagesën do e bëjnë me publicitetin që do i bëjnë vendit.

Këtë gjë e ka bërë edhe motra e vogël e Kim, Kylie Jenner, për pushimet e saj në Turks dhe Caicos.

 

Maska me kastravec dhe të verdhë veze, ja çfarë i bën gjoksit!

Posted: 18 Aug 2016 11:29 AM PDT

Me kalimin e moshës shumë gra janë të destinuara të vuajnë nga varja dhe zbutja e gjoksit, sigurisht asnjë femër nuk ka dëshirë të ketë një gjoks të tillë dhe shumë prej nesh janë gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për evitimin e këtij problemi, shkruan Shendeti, transmeton Klan Kosova.

Një mënyrë efikase është dhe kjo maskë me kastravec të grirë imët dhe një të vershë veze, e cila ka rezultuar tepër efektive në mesin e atyre që e kanë provuar.

Grini imët një kastravec dhe shtoni një të verdhë veze. Shtoni 1 lugë çaji gjalpë në përzierje, dhe përzieni mirë përbërësit derisa të krijohet një pastë homogjene.

Aplikoni maskën mbi gjoks dhe mbajeni për rreth 30 minuta. Pastaj, lajeni atë me ujë të ftohtë.

Kjo teknikë do të ndihmojë në forcimin e indeve të gjirit dhe do të shtojë qëndrueshmërinë e tyre.

Duhet të keni parasysh se është mirë që këtë maskë ta përsërisni 2 herë në javë dhe ta kombinoni me zakone të tjera të shëndetshme siç janë:

Pirja e ujit mjaftueshëm

Ndalimi i duhanit

Mbrojtja nga rrezet e diellit

Mbajtja e një peshe konstante

Partizani pëson debakël në Rusi

Posted: 18 Aug 2016 11:29 AM PDT

Skuadra e Partizanit ka pësuar humbje të thellë prej 4:0 nga Krasnodar, në ndeshjen e parë të play-offit të Europa Leagues.

Joazinho ka shënuar golin e parë në minutën e 18'të, Smolov në minutën e 27, ndërsa golin e tretë e shënoi Artur Jedrzejczyk në minutën e fundit të pjesës së parë.

Golin e katërt dhe të fundit në këtë ndeshje e realizoi Krasniqi (autogol).

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Shqipëri, por pas kësaj humbjeje, Partizani është shumë pranë eliminimit.

Keqkuptime për flamurin turk në shkollën Elena Gjika (Video)

Posted: 18 Aug 2016 11:26 AM PDT

Një debat i madh u ngjall pas një lajmi se portreti i Skënderbeut dhe i Elena Gjikës u larguan nga shkolla që mban emrin e kësaj të fundit në kryeqytet, duke u zëvendësuar me disa orë me flamurin e Turqisë, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetarja Artiana Matoshi.

Krasniqi dhe Delawie takohen me kultivuesit e mjedrës (Video)

Posted: 18 Aug 2016 11:21 AM PDT

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Memli Krasniqi, i ka dhënë mbështetje disa fermerëve në Prishtinë.

Ai së bashku me ambasadorin amerikan Greg Delawie, u takuan me kultivuesit e mjedrës, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetarja Artiana Matoshi.

 

Related Posts :