Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Sulm me granatë dore në shtëpinë e drejtorit të RTK’së” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Sulm me granatë dore në shtëpinë e drejtorit të RTK’së” plus 24 more


Sulm me granatë dore në shtëpinë e drejtorit të RTK’së

Posted: 28 Aug 2016 03:03 PM PDT

Është sulmuar me granatë të dorës shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shalës.

Persona të panjohur e kanë hedhur granatën e dorës në shtëpinë e Shalës në lagjen Mati 1, në Prishtinë.

Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes duke bërë ekzaminimin e provave.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 22:10, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima, bën të ditur RTK.

Ditë më parë, edhe ndërtesa e RTK’së është sulmuar me granatë dore nga persona të panjohur.

Mick Jagger i jep 2.5 milionë dollarë balerinës që mban fëmiun e tij

Posted: 28 Aug 2016 02:00 PM PDT

Mick Jagger ka premtuar se do të paguajë një shumë mujore balerinës që është shtatzënë me fëmiun e tij.

29 vjeçarja, Melanie Hamrick  e cila pritet që të lindë në muajin dhjetor do të ketë edhe shtëpinë e saj, kudo që ajo dëshiron të jetojë.

Flitet se shuma që këngëtari do të ofrojë për balerinën është 2.5 milionë dollarë.

Valltarja e cila ishte e lidhur me këngëtarin e The Rolling Stones për dy vjet, kishte mbetur shtatzënë me këngëtarin gjatë turnout të grupit në Amerikën Jugore më herët gjatë këtij viti.

Por 72 vjeçari ka bërë të ditur se çifti nuk kanë një lidhje serioze derisa ka pohuar se do të kujdeset që fëmiu i tij të ketë të gjitha gjërat për të cilat ka nevojë, transmeton Klan Kosova.

Ikona e muzikës rock ka katër fëmijë të tjerë me modelen Jerry ashtu si edhe një vajzë me ish gruan e tij, Bianca, dhe një vajzë me Marsha Hunt dhe ky fëmijë është i teti për të.

Ballerina Melanie Hamrick in New York

Erdogan: Do ta zhdukim me gjithë rrënjë terrorin

Posted: 28 Aug 2016 01:44 PM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar: “Populli im dëshiron dënim me vdekje apo jo? Cili është institucioni që vendos për këtë? Parlamenti i Madh i Turqisë.

Pasi ata atje janë përfaqësuesit tuaj dhe legjislativi. Kërkesën tuaj ia kam përcjellë këtij institucioni dhe j’ua përcjell përsëri sot nga këtu. Këtë gjë duhet ta hapin për diskutim dhe më pas duhet të vendosin.

Kur ky vendim të vijë përpara meje, po e them përsëri këtu mendimin tim, unë këtë vendim e miratoj”, raporton Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova.

Presidenti Erdogan e ka bërë këtë deklaratë gjatë fjalimit të mbajtur sot në mitingun “Unitet Bashkim dhe Vëllazëri” i organizuar sot në sheshin Demokracia e 15 korrikut në qytetin e Gaziantepit.

Erdogan e nisi fjalimin e tij duke e quajtur Gaziantepin si krahinën e dëshmorëve dhe heronjve. Duke theksuar se ndodhet këtu për një vizitë ngushëllimi, Presidenti Erdogan në vijim të fjalës së tij tha: “Më 20 gusht, ditën e shtunë, Gaziantepi ishte preh e sulmit më të poshtër terrorist. Terrori duke përdorur një fëmijë 14 vjeçar si kamikaz, derdhi gjak në një natë duke marrë shumë shpirtra.”

Në këtë sulm humbën jetën 53 persona nga të cilët 34 ishin fëmijë, mbetën të plagosur 94 të tjerë nga të cilët 44 ishin fëmijë, tha Presidenti Erdogan dhe më pas shtoi: ”Sulmi ishte aq mizor saqë ende kemi trupa me identitet të papërcaktuar.”

U martuan dhe më pas udhëtuan rreth botës (FOTO)

Posted: 28 Aug 2016 01:35 PM PDT

Pas dasmës së tyre, ky çift bëri atë që shumë prej nesh e kemi ëndërruar gjithmonë.

Kur Matt dhe Jessica Johnson u martuan, ata bënë diçka që asnjë nga miqtë apo familjarët e tyre nuk e kanë pritur, transmeton Klan Kosova.

Çifti kanë shitur shtëpinë e tyre, duke hequr dorë nga karriera e suksesshme si menaxherë dhe specialist financiarë dhe kanë blerë një jaht të vogël.

Për gati katër vite, ata kanë udhëtuar rreth botës në shoqërinë e maces së tyre, George.

Ata tashmë kanë vizituar 16 vende duke përfshirë: Bahamas, Xhamajka, Kuba dhe Peru, dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Historia e këtij çifti është me të vërtetë frymëzuese.

Me anë të këtyre ushqimeve mund t’i zbardhni dhëmbët

Posted: 28 Aug 2016 01:35 PM PDT

Mirëmbajtja e dhëmbëve ka një rëndësi të veçantë për secilin ndaj është e rëndësishme që secili nga ne të përpiqet që të ketë dhëmbë sa më të bardhë.

Ushqimi ka një rol të veçantë në shëndetin e tyre ndaj është e rëndësishme që të zgjedhim atë që konsumojmë.

Ushqimet e duhura për zbardhjen e dhëmbëve janë:

Luleshtrydhet:
Anëtare të familjes me kokrra të kuqe, luleshtrydhet përmbajnë një enzimë që në fakt i zbardhon dhëmbët tuaj. Gjeje një kokërr më të madhe të luleshtrydhje dhe pastaj fshini dhëmbët tuaj me të për rreth një minutë. Ndërkohë hajeni dhe pastaj pastroni farat nga dhëmbët tuaj.

Farat e susamit
Sipas fosileve, paraardhësit tanë Paleolitik kishin dhëmbë të mëdhenj. Atropologët sugjerojnë se kjo është pjesërisht për shkak të veprimit të spastrimit të ushqimeve primitive si farat, të cilat ndihmojnë që të ndërtoni një smalt më të fort të dhëmbit.Farat e susamit, për shembull, janë gjithashtu të pajisura me kalcium, i cili ndihmon në ruajtjen e kockave rreth dhëmbëve dhe mishrave. Provojeni këtë: Hidh një lugë gjelle fara të susamit në sallatat dhe perimet tua disa herë në javë për të pasur dhëmbë më të mirë.

Djathi
Studimet tregojnë se djathi, me karbohidratet e tij të ulëta dhe me përmbajtje të lartë të kalciumit dhe të fosfatit, ofron përfitime për dhëmbët tuaj. Djathi ndihmon për të balancuar pH-në e gojës suaj (pH është acid i cili inkurajon prishjen e dhëmbëve). Djathi gjithashtu ruan dhe rindërton smaltin e dhëmbit tuaj dhe sëmundjeve të ndryshme të mishrave. Provojeni këtë: konsumoni ½ djathë pas darke në vend të një ëmbëlsire.

Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër përmbanë substanca të quajtura katetine që i vrasin bakteriet në gojën tuaj, të cilat e kthejnë sheqerin në pllakë. Katetinet largojnë bakteriet dhe erën e keqe të gojës. Provojeni këtë: Pini dy gota çaj të gjelbër në ditë.

Kivi
Për madhësinë e tyre, kivit janë një paketë e mbushur me vitamina C, më shumë se çdo frut tjetër. Në fakt, një konsumim i madh i kivit përmbanë më shumë se 100 për qind të shumës tuaj ditore të rekomanduar të vitaminës C. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë C, studimet tregojnë se rrjeti i kolagjenit në mishërat e dhëmbëve tuaj mund të prishen, duke bërë mishrat më të ndjeshëm ndaj bakterieve që shkaktojnë sëmundje.

Qepët
Qepa përmban komponime të fuqishme të squfurit antibakterial. Në një studim të 1997 njerëzve, qepa ka treguar se ka vrarë shumë bakterie të ndryshme. Studimet tregojnë se ato janë më të fuqishme kur janë të përpunuara. Sigurisht që qepa mund të ndikojë në frymëmarrjen tuaj, kështu që përdorni edhe majdanoz pas tyre për t'ju larguar era.

Këpurdhat
Një studim i Caries Research tregoi se lentonani, një sheqer i gjetur në këpurdha, pengon bakteriet në gojë nga krijimi i pllakave. Provojeni këtë: Një apo më shumë herë në javë, shtoni 4-5 copë të këpurdhave në supat tuaja apo gjellërat. Blej këpurdha të freskëta apo ato të thata.

Uji
Pirja e ujit mban mishërat e dhëmbëve të hidratuar dhe është mënyra më e mirë për të stimuluar pështymën – gjëja më e mirë e trupit tuaj për mbrojtje kundër bakterieve që shkaktojnë dëmtim të dhëmbëve. Shpërlaje gojën me ujë gjithashtu, sepse ndihmon që grimcat e ushqimit të largohen nga dhëmbët – të cilat shkaktojnë erë të keqe. /Albeu

Shkodran Mustafi: Jam lojtar i Arsenalit

Posted: 28 Aug 2016 01:29 PM PDT

Shkodran Mustafi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Arsenalin.

Gunners kanë paguar rreth 40 milionë euro skuadrën e Valencia për tu liruar prej shërbimeve të mbrojtësit shqiptar.

Në një intervistë për "SkySports Germany", 24-vjeçari ka deklaruar se "kam kaluar te Arsenali sepse më pëlqen stili i lojës", shkruan Albeu.

Mustafi është pjesë e ekipit gjerman për dy ndeshjet e radhës ndaj Finlandës dhe Norvegjisë.

Barcelona fiton derbin kundër Bilbaos

Posted: 28 Aug 2016 01:28 PM PDT

Kampioni i Spanjës, Barcelona ka shënuar edhe fitoren e dytë në dy ndeshjet e para të La Ligas, pasi ka mposhtur në udhëtim Athletic Bilbaon me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Ivan Rakitic në minutën e 21'të, shkruan Albeu.

Barcelona pas kësaj fitoreje kthehet në krye të La Ligas, me pikë të barabarta me Las Palmas dhe Real Madrid.

Golem, 73-vjeçari: E vrava gruan se më pyeti ku isha

Posted: 28 Aug 2016 01:22 PM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Golem të Kavajës.

Policia raporton se rreth orës 19:50, në Golem, 73 vjeçari ka vrarë me sëpatë, bashkëshorten e vet 68 vjeçare. Autori është vetë-dorëzuar në Polici.

Policia thotë se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan Lapsi.al.

Nga dëshmia e dhënë para policisë, i moshuari ka thënë se e ka vrarë gruan pasi i kishte bërë shumë pyetje se ku kishte qenë. "E vrava se vetëm më pyeste ku kisha qenë" – ka thënë i autori.

Dyshohet se ai ka vepruar nën efektin e pijeve alkoolike.

Seksi Rita Ora merr vëmendjen e të gjithëve (FOTO)

Posted: 28 Aug 2016 01:00 PM PDT

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka arritur që të marrë vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj.

Ylli i muzikës pop e cila është fokusuar në karrierën e saj muzikore pasi është zëvendësuar në panelin e jurisë së talent show X Factor, ka shkëlqyer në New York.

Ajo kishte veshur një fustan të zi që tregonte shumë dekoltenë e saj dhe këmbën shumë të zbuluar.

Ora kishte zgjedhur edhe një makijazh me ngjyrë të zezë, ndërsa në qafë mbante edhe një qafore ngjyrë metali që kombinohej me sandalet e saj ngjyrë të zezë, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja e shumë hiteve nuk ngurroi që të kthehej dhe të pozojë edhe për kamerat që po e ndiqnin nga pas për ca fotografi duke treguar edhe njëherë sa bukur dukej.

Rita Ora

Rita Ora

Rita Ora

Rita Ora

Shkencëtarët tregojnë sekretet e një lidhje të lumtur dashurie

Posted: 28 Aug 2016 01:00 PM PDT

Si çdo gjë e mirë në jetë që arrihet me mund, edhe lidhjet e qëndrueshme të dashurisë kërkojnë shumë përkushtim nga të dyja palët. Por, në fakt  gjërat nuk janë aq të vështira sa mund të duken në fillim.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se janë vetëm dy "sekrete" që e definojnë një lidhje të lumtur dashurisë.

Në fakt, janë dy shprehir që të gjithëve do të na hynin në punë edhe në jetën tonë të përditshme, edhe në raportet me njerëzit e tjerë pos të dashurve, dhe bëhet fjalë për mirësinë dhe fisnikërinë, transmeton Klan Kosova.

Sipas studimeve të vazhdueshme mbi shumë çifte, psikologët John dhe Julie Gottman kanë gjetur se mirësia mban çiftet së bashku. Bashkë me stabilitetin emocional, kjo veti është parë si shumë e rëndësishme për martesa të suksesshme.

Padyshim se të jesh i sjellshëm dhe të sillesh mirë, bëhet më e vështirë kur keni debate me njeriun e zemrës por në fakt ky është momenti kur duhet të silleni më së miri, nëse shprehni nervozën dhe shqetësimin tuaj mund të dëmtoni lidhjen tuaj të dashurisë.

"Të jesh xhentil, i ëmbël nuk do të thotë se nuk duhet të flasësh për atë që të shqetë3sin, por në fakt të ndihmon që të shprehësh nervozizmin tuaj në mënyrën më të sinqertë të mundshme dhe të mos lëndosh partnerin tuaj", ka thënë Julie Gottman, psikologe.

 

Maqedoni: Banorët e rajoneve të përmbytura, nga një shtatori mbeten në rrugë

Posted: 28 Aug 2016 12:46 PM PDT

Nga 1 shtatori nuk kemi ku shkojmë.

Kështu thonë familjet e zhvendosura të cilat mbetën pa strehë për shkak të vërshimeve dhe që për momentin janë vendosur në konviktet studentore.

Disa familje që janë vendosur në hapësirat e universitetit FON, thonë se për tre ditë do duhet t'i braktisin hapësirat, pasi atje do vijnë studentët ndërsa askush nga kompetentët nuk i ka vizituar për t'u treguar se çfarë do bëhet me hallin e tyre.

Qytetarët që pësuan nga vërshimet dhe që tani janë të vendosur në konviktin e studentëve "Tomi Stefanovski Seniq", thonë se aty mund të qëndrojnë 6 muaj, por janë të shqetësuar për fëmijët e tyre që për disa ditë fillojnë me shkollën.

Ata thonë se ende nuk kanë marrë kurrfarë ndihme nga autoritetet, shkruan Alsat M.

Përmbytjet që para tre javësh përfshinë rajonin e Shkupit shkaktuan dëme të mëdha në thuajse 5 mijë familje ndërsa shumë prej tyre mbetën pa strehë mbi kokë.

Si duken atletët pa rroba? (FOTO)

Posted: 28 Aug 2016 12:45 PM PDT

Çdo vit, revista e famshme sportive ESPN, prodhon një botim të veçantë dedikuar zbulimit të bukurive natyrale.

Atletët e famshëm kanë qenë pjesëmarrës në revistë duke pozuar pa rroba, transmeton Klan Kosova.

Secili prej tyre duket mirë në mënyrën e vet. Për më shumë shikoni fotografitë artistike të këtyre atletëve.

Ali Krieger, football

Alexandra Raisman, gjimnastikë

Amanda Bingson

Brittney Griner, basketball

Bryce Harper, bejsbollist

Chantae McMillan

Bilall Sherifi: Viktimat e gjenocidit serb në Kosovë presin drejtësi

Posted: 28 Aug 2016 12:43 PM PDT

Sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se "viktimat e gjenocidit serb në Kosovë presin drejtësi".

"Ngjarja e sotme në Mushtisht dëshmoi se plagët e krimit të gjenocidit që ka kryer shteti i Serbisë përmes forcave ushtarake dhe policore mbi shqiptarët në Kosovë janë shumë më të thella se sa që mendojnë ata që lufta nuk ua ka prekur as një fije floku".

Sipas tij, "ngjarja e sotme dëshmoi gjithashtu se falja dhe pajtimi nuk mund të bëhet nga lart sikur me telekomandë apo me dekrete nga kushdo qoftë", transmeton Klan Kosova.

"Qeveria e Serbisë duhet të distancohet nga politika e gjenocidit që shteti serb kreu në Kosovë dhe të merr përgjegjësitë për ndëshkimin e tërë zinxhirit komandues.Vetëm kjo do hapte një faqe të re të marrëdhenieve ndëretnike dhe ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë", thuhet në reagimin e tij.

Vaj ulliri për një dietë të shëndetshme

Posted: 28 Aug 2016 12:30 PM PDT

Ullinjtë janë të pasura me fibra, aminoacide, kalcium, zink, fosfor, bakër, selen, hekur, vitamina B, C, E dhe R.

Në 100 gram ullinj ka rreth 6.3 për qind karbohidrate, 0.8 për qind proteina dhe 10 për qind yndyrë. Prandaj, nuk është për t'u habitur se mjekët shpesh rekomandojnë të konsumoni 10-12 ullinj para mëngjesit për parandalimin e të gjithasëmundjeve.

Megjithatë, nga vitaminat e gjendura në ullinj vendin e parë e ze vitamina E, e cila së bashku me sasi të mëdha të antioksidantësh të tjerë mund të neutralizojë toksina e dëmshme në trup.

Vaji i ullirit gjithashtu mundëson rigjenerimin e shpejtë të qelizave të trupit, veçanërisht ato që ndikojnë në plakjen e lëkurës dhe organeve.

Prandaj nuk është për t'u habitur se vaji i ullirit është përdorur shpesh në industrinë kozmetike, veçanërisht për përtëritje të lëkurës dhe qelizave të anti-plakjes.

Vaji i ullirit gjithashtu nxit tretjen normale dhe thithjen e ushqyesve të nevojshëm nga ushqimet.

Ai është shumë i rëndësishëm për funksionin e veshkave dhe mëlçisë, duke kontribuar për shëndet më të mirë në afat të shkurtër kohor.

Konsumi ditor i ullinjve zvogëlon nivelet e larta të kolesterolit në gjak, duke përfshirë edhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe është shumë i mirë për tretje, duke zvogëluar dhe rrezikun e sëmundjevegastrointestinale./Albeu

 

Nisma për Kosovën: Pushteti ka humbur komunikimin dhe ndjeshmërinë me popullin

Posted: 28 Aug 2016 12:28 PM PDT

Nisma për Kosovën ka reaguar pas incidentit në fshatin Mushtisht duke thënë se kjo tregon edhe njëherë se ky pushtet ka humbur çdo komunikim dhe ndjeshmëri me popullin.

"Në vend që Qeveria të angazhohet për fatin e të pagjeturve dhe familjarëve të tyre tu ipet përgjigja të cilën janë duke e pritur qe 18 vite, ky pushtet përkundrazi po abuzon me ndjenjat e popullit duke ja ngacmuar plagët e freskëta të luftës.Përplasja e sotme e policisë me popullin edhe njëherë tregon fytyrën e vërtet të këtij regjimi, tregon se ky regjim është i gatshëm të bëjë çdo gjë vetëm për të qëndruar në pushtet", thuhet në komunikatën e tyre, transmeton Klan Kosova.

Sipas Nismës për Kosovën, qytetarët e Mushtishtit patën dy kërkesa shumë të qarta,  të drejta dhe humane.

"Zbardhja e fatit të të afërmve të tyre të rrëmbyer nga ushtria dhe policia serbe dhe e dyta ata që kanë bërë krime të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar. Çdo tentim për t'i dhënë kahje tjetër kësaj proteste të qytetarëve të Mushtishtit është e papranueshme dhe qëllimkeqe".

"Përpjekja e këtij pushteti që ti kapërcej dhe ti qesë në harresë vuajtjet e këtij populli dhe të barazoj viktimën dhe xhelatin siç kanë filluar disa nga pushtetarët për interes individual do të dështon me turp", përfundon komunikata.

Inter dhe Palermo përfundon 1 me 1

Posted: 28 Aug 2016 12:19 PM PDT

Inter nuk ka shënuar fitore as në ndeshjen e dytë të edicionit të ri në Serie A, pasi ka barazuar në stadiumin e saj me Palermon 1:1.

Skuadra mysafire ka kaluar e para në epërsi me golin e Rispolit në minutën e 48', por Inter u kthye në lojë me golin e Mauro Icardit në minutën e 72'të, shkruan Albeu.

Deri në fund Inter u mundua të shënonte edhe golin e fitores, por pa sukses, pasi rezultati mbeti i pandryshuar.

Restoranti në Paris refuzon tu shërbejë grave muslimane (VIDEO)

Posted: 28 Aug 2016 12:11 PM PDT

Një video tregon që në një restorant në periferi të Paris pasi refuzuan që tu shërbejnë dy grave myslimane ky fakt ka ngjallur zemërim në Francë dhe është bërë thirrje për protesta, transmeton Klan kosova.

Në videon e cila është shprëndarë në media sociale tregon një burrë i cili po u drejtohej grave të mbuluara duke thënë: “Terroristët janë muslimanë dhe të gjithë muslimanët janë terroristë".

Incidenti ndodhi në restorantin Le Cenacle natën e së shtunës. Të dielën ky burrë u kërkoi falje personave që ishin mbledhur jashtë.

Videoja brenda restorantit duket se është filmuar fshehurazi nga njëra prej grave.

 

Nga e hëna fillon shitja e vajit të kanabisit në barnatoret e Maqedonisë

Posted: 28 Aug 2016 12:11 PM PDT

Vaji i kanabisit, vaj për qëllime mjekësore nga e hëna mund të blihet në barnatoret e Maqedonisë, por vetëm me udhëzim nga mjeku.

Agjencia e Maqedonisë për barna dhe elemente mjekësore ka miratuar çmimin e dy vajrave të reja nga kanabisi.

Kanobil Kanc 300 dhe Kanobil Kanc 600, i cili u propozua nga prodhuesi Replekfarm tashmë ka filluar shpërndarjen nëpër barnatore, shkruan TetovaSot.

Vaji më i dobët, Kanobil Kanc 300 do të shitet me çmimin e 5.544 denarë, dhe Kanobil Kanc 600 me një çmim prej 9.240 denarë.

Përdorimi i këtyre vajrave kërkon udhëzim nga mjeku dhe është miratuar për katër sëmundjet: kancer, sklerozë të shumëfishtë, SIDA dhe epilepsi.

Praktikojeni një hobi për të qenë i lumtur

Posted: 28 Aug 2016 12:00 PM PDT

Një studim që është realizuar kohëve të fundit ka treguar  se ju nuk jeni vërtetë të lumtur, përderisa nuk praktikoni një hobi.

Më poshtë ju sjellim disa ide se çfarë hobi mund të praktikoni, për ta lehtësuar stresin e ditëve tuaja dinamike dhe me shumë angazhime, transmeton Klan Kosova.

Luani në një instrument muzikor

Lexoni një libër

950269-booksx-1441320905-594-640x480

Thurrni

Mbani një ditar

tumblr_nyva16N6861s1vn29o1_500

Gatuani

HN_BB_05_EasyCooking_ProRes_739-img_1280x720

Ngjituni maleve

635693880042525992-518822648_couple-hiking-valley

Merruni me kopshtari

Gardening_Girl-holding_pot1200px-e1425516932342

Praktiojeni artin

Yjet që pëlqejnë stinën e verës (FOTO)

Posted: 28 Aug 2016 12:00 PM PDT

Stina e verës njihet si stina më e pëlqyer për shumicën prej njerëzve.

Moti i bukur, veshjet e lehta, shumë fruta të shijshme janë këto gjëra që ne i adhurojnë.

Shikoni më poshtë disa nga të famshmit që janë adhurues të plazhit, transmeton Klan Kosova.

Audrey Tautou

Hugh Jackman

Gisele Bündchen

George Clooney

Sarah Jessica Parker

Jennifer Aniston

Gwen Stefani

Megan Fox

Jennifer Lopez

Një pako e dyshimtë në Sauk, policia rrethon zonën

Posted: 28 Aug 2016 11:55 AM PDT

Një pako e dyshimtë është gjetur në zonën e rrethrrotullimit të Sanatoriumit në Sauk.

Pakoja që dyshohet se mund të jetë eksploziv dhe ka vënë në alarm policinë, e cila ka rrethuar zonën. Sipas informacioneve të para, pakoja ka një madhësi 20­40 cm dhe është e mbështjellë me natriban, shkruan gazeta Shekulli.

Njoftimi i policisë

Është marrë një telefonatë rreth orës 19:40, ku raportohet se në Sauk, te rrethrrotullimi, është konstatuar një pako e dyshimtë e mbështjellë me natriban, me përmasa 20­40cm.

Golem: 73 vjeçari vret gruan me sëpatë

Posted: 28 Aug 2016 11:51 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Golem të Kavajës.

Policia raporton se rreth orës 19:50, në Golem,  73 vjeçari, ka vrarë me sëpatë, bashkëshorten e tij 68 vjeçare.

Ngjarja ka nodhur në banesën e tyre. Autori është vetëdorëzuar në Polici, shkruan Lapsi.al.

Policia thotë se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

A mund të jetë ky goli më i bukur i shënuar ndonjëherë (VIDEO)

Posted: 28 Aug 2016 11:45 AM PDT

Në Kolumbi, është shënuar goli i cili mund të konsiderohet si goli më i bukur i shënuar ndonjëherë, transmeton Klan Kosova.

Kjo, edhe pse ai u realizua nga pozita jashtë-loje. Autor i këtij goli është Dylan Prichett-Ettner.

Shikoni në videon mëposhtë si i realizua ky gol:

 

 

 

 

 

Argjentinasja synon kurorën e Miss Kosova

Posted: 28 Aug 2016 11:40 AM PDT

Janë përzgjedhur vetëm 15 vajza nga më shumë se 200 aplikante, të cilat do të jenë pjesë e garës për Miss Kosova 2016 më 7 shtator.

E veçanta është se në mesin e garuesve është edhe Camila Barraza nga Buenos Aires i Argjentinës.

Kjo është hera e parë që në një garë bukurie në Kosovë po garon edhe një 23 vjeçare nga Argjetina, njofton Klan Kosova.

Në këtë edicion ka konkurruar edhe italianja Alison Paloma e cila pas ngjarjeve të fundit në Itali ka anuluar pjesëmarrjen.

Temë kryesore e këtij edicioni është kampanja vetëdijsuese për kancerin e gjirit, kampanjë kjo e clia do të zgjasë 12 muaj.

Këtë edicion, Kosova do të kurorëzojë bukurinë e tokës dhe universit. Do të ndahen dy kurora, ajo e Miss Earth dhe Miss Universe.

Finalja do të mbahet më 7 Shtator ne televizionin Klan Kosova.

Mbesa e Skënderbeut pjesë e Hardh Fest (FOTO)

Posted: 28 Aug 2016 11:39 AM PDT

Me 2, 3 dhe 4 shtator Rahoveci do të jetë vendi nikoqir i kultivuesve dhe dashamirëve të rrushit, njofton Klan Kosova.

E në shënjimin e 15 vjetorit të kësaj feste të rrushit që sivjet bëhet nën moton "Për Kokërr t'qefit" do të ketë edhe risi nga vitet paraprake.

Bile speciale do të jetë performanca e pasardhëses së Skenderbeut, Sophie Castriota, e cila do të vjen në Rahovecë nga Australia.

sophie-castriota

 

 

 

Related Posts :