Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kukës, i gjenden armë dhe drogë në shtëpi, arrestohet 66-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Kukës, i gjenden armë dhe drogë në shtëpi, arrestohet 66-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kukës, i gjenden armë dhe drogë në shtëpi, arrestohet 66-vjeçari

Posted: 16 Aug 2016 02:48 AM PDT

pranga 22Në vijim të punës për goditjen e personave që mbajnë ose qarkullojnë me armë pa leje, si dhe të goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike,  Policia e Kukësit, ka goditur një tjetër rast të armëmbajtje pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Në fshatin Arrën, Kukës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, efektivat e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Bilal Marku, ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri Kallashnikov dhe 572 fishekë luftarak.

Gjithashtu në vijim të kontrollit  në afërsi të banesës u konstatua  një parcelë ku ishin të kultivuara 140 bimë narkotike të dyshuar "Cannabis Sativa". Bima narkotike u asgjësua  me anë të djegies.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Bilal Marku, 66 vjeç, banues në fshatin Arrën Kukës, për veprat penale "Armëmbajtjes pa leje", dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

16 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lame: ALUIZNI institucioni më i besueshëm brenda shtetit, 5 mijë leje legalizimi çdo muaj

Posted: 16 Aug 2016 02:39 AM PDT

Artan LameKreu i ALUIZNI-t, Artan Lame në një konferencë për mediat ditën e sotme, bëri me dije se institucioni që drejtohet prej tij ka vijuar punë pa ndërprerë, madje me intensitet më të lartë gjatë muajve të verës, që përkon me periudhën kur emigrantët kthehen në atdhe.

Sipas Lames, kjo është periudha kur emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës kthehen në atdhe dhe marrin letrat e dokumentet për përfshirje në procedurat e legalizimit. Nisur nga kjo situatë, kreu i ALUZINI-t ka kërkuar nga qytetarët të tregohen mirëkuptues e të lënë hapësirë për emigrantët që të kryejnë procedurat.

Për ta, tha Lame, janë hapur edhe sportele të veçanta. Duke vlerësuar maksimalisht punën e bërë nga institucioni që drejton, Lame tha se ALUIZNI është shembulli më i mirë se është e mundur të krijohen institucione të besueshme brenda këtij shteti.

Ndërsa referuar shifrave konkrete lidhur me procesin e legalizimit në vend, Lame bëri me dije se vetëm gjatë muajit korrik janë dhënë 5505 leje legalizimi, ndërsa me një mesatare, çdo muaj janë dhënë 5 mijë leje legalizimi.

16 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nishani refuzon përzgjedhjen me short të KED: Joefektiv derisa s’janë votuar ligjet

Posted: 16 Aug 2016 02:33 AM PDT

Bujar NishaniPresidenti i republikës, Bujar Nishani ka refuzuar përzgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi KED.

Përmes një njoftimi të botuar në faqen zyrtare të Presidencës sqarohen me hollësi arsyeja  e këtij refuzimi  nga ana e kreut të shtetit i cili kërkon që të rishiten dispozitat kushtetuese lidhur me këtë rast.

Sipas Nishanit, procesi i përzgjedhjet do të ishte joefektiv derisa ende nuk janë votuar 7 ligjet e reformës në drejtësi.

Ligji nr 76/2016 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar", i cili hyri në fuqi në datë 11 Gusht 2016 ka përcaktuar kompetencën e Presidentit të Republikës në përzgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e Ligjit.

Referuar nenit 179, pika 11, "Dispozita kalimtare dhe të fundit" të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, Presidenti i Republikës, përzgjedhjen e anëtarëve të këtij Këshilli duhet ta bëjë me short sipas nenit 149/d, pika 3 e Kushtetutës të ndryshuar, në të cilën përcaktohet se "Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore".

Sipas kësaj dispozite, këta anëtarë të zgjedhur me short do të duhet t'i nënshtrohen menjëherë rivlerësimit kalimtar të kualifikimit për gjyqtarë dhe prokurorë sipas nenit 179/b të Ligjit.

Nga ana tjetër, neni 149/d pika 5 e Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar, përcakton se në përzgjedhjen e kandidatëve që marrin pjesë në short do të merren në konsideratë dhe kritere të tjera, të cilat do të parashikohen në një ligj të posaçëm.

Presidenti i Republikës, në rolin e Kreut të Shtetit dhe në ushtrim të funksioneve të dhëna në Kushtetutë, duke shprehur vullnetin për efiçencën e reformës në drejtësi, vlerëson se ndryshimet Kushtetuese, të cilat erdhën në saje të një konsensusi politik kanë nevojë të shoqërohen nga ligjet e tjera, të cilat vetë Kushtetuta ka referuar dhe që duhet të bëhen pjesë e këtij konsensusi.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 4, pika 3 të Saj parashikon se "dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe".

Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 2, dt. 18.01.2005 ka mbajtur qëndrimin se "çdo dispozitë e Kushtetutës duhet të interpretohet në mënyrë të tillë që të jetë e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese, pasi çdo dispozitë kushtetuese është në një lidhje të caktuar me dispozitat e tjera dhe së bashku, ato formojnë një entitet" dhe se "asnjë dispozitë e Kushtetutës nuk mund të nxirret jashtë kontekstit të Saj dhe të interpretohet më vete".

Ndërsa në vendimin nr. 29, datë 09.11.2005 Gjykata Kushtetuese, duke çmuar rëndësinë e parimit të epërsisë të Kushtetutës, ka mbajtur qëndrimin se "Kushtetuta si ligj themelor i shtetit, detyron të gjitha organet e pushtetit publik që t'i ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese, që përbën një parim tjetër të rëndësishëm, atë të kushtetutshmërisë funksionale".

Në të njëjtin rast, Gjykata Kushtetuese ka mbajtur qëndrimin se "normat kushtetuese mund edhe të mos gjejnë zbatim drejtpërsëdrejti, kur Kushtetuta ka ngarkuar posaçërisht organet shtetërore përkatëse për të nxjerrë ligjet dhe aktet e tjera nënligjore, me qëllim rregullimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme dhe në përputhje me hierarkinë e normave" dhe se "… është Kushtetuta që autorizon ligjvënësin, që duke respektuar konceptet dhe parimet kushtetuese, të caktojë kufijtë e hapësirës rregulluese nëpërmjet nxjerrjes së normave juridike".

Në rastin konkret, në dispozitat kalimtare dhe të fundit, në pikën 11 të nenit 179 të Kushtetutës, së ndryshuar, legjislatori ka përcaktuar se Presidenti i Republikës duhet të organizojë shortin në pesë ditë nga hyrja në fuqi e Ligjit, duke bërë referencë nenin 149/d pika 3, ku përcaktohen numri, përkatësia e gjyqtarëve që do të përfshihen në short si dhe kriteri përjashtues i masës disiplinore.

Madje, dispozita përcakton se menjëherë pas përzgjedhjes me short, të zgjedhurit do t'i nënshtrohen procesit të rivlerësimit sipas përcaktimeve kushtetuese në nenin 179/b nga Komisionet përkatëse, të cilat akoma nuk janë krijuar dhe që referohen në një ligj të posaçëm.

Në këto kushte, procesi i përzgjedhjes do të ishte joefektiv, për sa kohë nuk është e qartë se kur do të miratohen ligjet e referuara.

Presidenti i Republikës vlerëson se në përzgjedhjen e kandidaturave që do t'i nënshtrohen shortit, është e nevojshme që të merren në konsideratë dhe "kriteret e tjera", të cilat Kushtetuta në pikën 5 të nenit 149/d i ka referuar në ligjin e posaçëm, i cili akoma nuk është miratuar.

Referuar jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të cituar më sipër, Presidenti i Republikës vlerëson se ndodhemi në rastin e rezervës ligjore absolute, ku norma kushtetuese ia rezervon vetëm ligjit rregullimin e kritereve të tjera për shkallën e kualifikimit të kandidatëve, të cilët do t'i nënshtrohen shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Pavarësisht, se dispozita 179 pika 11 e Kushtetutës së ndryshuar, referon vetëm në pikën 3 të nenit 149/d, ajo nuk mund të interpretohet më vete dhe të anashkalohet pika 5, e cila kërkon detyrimisht "kritere të tjera" për shkallën e kualifikimit të kandidatëve që do t'i nënshtrohen shortit, përveç atij përjashtues të masës disiplinore.

Kjo dispozitë duhet interpretuar me tërësinë e normave kushtetuese, duke respektuar parimet kushtetuese.

Duke marrë në konsideratë që Këshilli e Emërimeve në Drejtësi është një nga organet më të rëndësishme në hierarkinë e organeve të pavarura në drejtësi, Kushtetuta ka pasur si qëllim që të përzgjidhen kandidatët me cilësitë më të larta dhe për të respektuar parimin e kushtetutshmërisë funksionale, çmoj se në mungesë të kritereve të tjera që do të përcaktohen me Ligj, Presidenti i Republikës e ka të pamundur të organizojë shortin dhe aq më tepër të përzgjedhë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në mungesë të ligjeve që përcakton kriteret e tjera të kualifikimit të kandidatëve për t'u zgjedhur në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi apo edhe të ligjit të organizimit dhe funksionimit të organeve që do të bëjnë rivlerësimin e anëtarëve të përzgjedhur me short, ky short do të ishte joefektiv dhe nuk do t'i shërbente aspak qëllimit për të cilin u bënë edhe ndryshimet kushtetuese.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës si iniciator i reformës në drejtësi, nga fillimi u ka kërkuar palëve politike të arrijnë kompromisin.

Pavarësisht rrugëtimit të kësaj reforme, pasojat e të cilës janë të ndjeshme që në momentin e parë të zbatimit të Kushtetutës, të ndryshuar, Presidenti i Republikës ka vlerësuar dhe vlerëson konsensusin e arritur në miratimin me unanimitet të plotë të ndryshimeve kushtetuese.

Presidenti i Republikës në këtë moment të parë të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese është konsultuar me ekspertë të fushës, forcat politike në vend, të cilat bënë të mundur unfikimin e votës në një proces kaq të rëndësishëm si dhe me Kuvendin e Shqipërisë.

Në vazhdën e një procesi konsensual dhe të bashkëpunimit të institucioneve, Presidenti i Republikës ka vlerësuar se përveç interpretimit të Kushtetutës, rëndësi merr dhe vlerësimi i qëndrimit të faktorit politik, i cili bëri të mundur që reforma në drejtësi të kishte produkt ndryshimet kushtetuese të dakortësuara.

Faktori politik ka pranuar se Kushtetuta në shumë raste ka referuar në ligje të tjera të posaçme, të cilat e bëjnë të mundur zbatimin e Saj, dhe njëkohësisht ka pranuar se është e pamundur të respektohen afatet e vendosura me qëllim ushtrimin e një kompetence efektive nga Presidenti i Republikës dhe për më tepër të respektimit të kushtetutshmërisë funksionale.

Për të gjitha arsyet më sipër, në pozitën e Presidentit të Republikës vlerësoj se nuk mund të ushtroj të drejtën e përzgjedhjes me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përsa kohë mungon ligji i posaçëm që përcakton kriteret e tjera për kualifikimin e kandidatëve që do t'i nënshtrohen shortit.

Afatet e vendosura nuk mund të respektohen dhe çmoj se dispozitat përkatëse të Kushtetutës duhet të rishihen, referuar edhe ligjeve të tjera referuese që do të miratohen.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës gjen rastin edhe një herë, t'u bëjë thirrje palëve politike që të angazhohen për të arritur sa më parë konsensusin për të miratuar ligjet e tjera të posaçme, pa të cilat Kushtetuta e ndryshuar nuk mund të zbatohet.

16 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Rama: Rilindja urbane nis nga qendrat e qyteteve

Posted: 16 Aug 2016 01:58 AM PDT

edi ramaKryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur rrjetin social Facebook për t'ju përgjigjur komentuesve që e pyesin pse e ka nisur të ashtuquajturën rilindjen urbane nga qendrat e qyteteve.

Sipas kryeministrit, qeveria e majtë e ka nisur punën aty ku duhet të kishte nisur 25 vjet më parë, në qendrat e qyteteve, që sipas tij janë qendra e gravitetit të bashkëjetesës komunitare, për të vijuar gradualisht, pjesë-pjesë në çdo pjesë të territorit të vendit, deri në fshatra.

Postimi i plotë i Ramës

KOMENTUESVE QE THONE PSE QENDRAT E QYTETEVE(?)…

…dëshiroj t’u them se 23 vjet u fillua kuturu çdo mandat, kap këtu një rrugë, riparo aty një copë ujësjellësi, hap andej një kanal e hidh matanë ca asfalt ose zhavorr dhe ja ku e gjetëm, pas çerek shekulli jo fshatrat s’iu afruan qyteteve, po qytetet u bënë si katunde të frikshme! Apo jo?!

Ndërkohë Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane ka nisur prej aty ku ka nisur çdo qytetërim apo nga ku ka rinisur çdo epokë apo kapitull i ri zhvillimi social e urban: Nga qendrat e qyteteve, të cilat janë qendra e gravitetit të bashkëjetesës komunitare, zemra që mban lidhur të gjitha arteriet e një njësie të organizuar shoqërore. Dhe prej aty programi po vijon të shtrihet në arteriet kryesore e, me patjetër do të prekë, pjesë – pjesë, çdo zonë të banuar të bashkive të reja që krijoi reforma historike e administrimit të territorit, fshat më fshat. E di që shumë njerëz janë lodhur duke pritur 25 vjet që ky ndryshim real e i prekshëm që po ndodh sot në zonat qendrore të qyteteve tona, të ndodhte në lagjen a në fshatin e tyre apo në rrugën që lidh shtëpinë e tyre me qendrën e qytetit! Kanë shumë të drejtë. Po çfarë të bëjmë sot?!

Nuk besoj që edhe më të verbrit, ta besojnë vërtetë se është mëkati i kësaj qeverie që në raport më zhvillimin urban të territoreve bashkiake, e ka nisur punën aty ku, në fakt, puna duhet të kishte nisur 25 vjet më parë! Nëse ju e imagjinoni me siguri ku do të ishin sot edhe fshatrat, po të kishte filluar puna si duhet, me rend logjik, para 25 vjetësh, ju siguroj se unë e di shumë mirë se ku do të ishim 25 vjet nga sot po të vazhdonim arno këtu e arno atje! Pra do të humbnim edhe 25 vjet të tjera në këtë drejtim, siç humbëm 25 vitet që çanë e ikën. Ashtu sikundër e shoh si dritën e diellit ku do mbërrijmë jo shumë, po 10 vjet më tutje, në rrugën që jemi nisur.

Prandaj punë pa u lodhur, durim pa humbur logjikën dhe natyrisht sakrifica pa harruar qëllimin. Sepse, nëse një gjeneratë u rrit në një vend pa qytete në kuptimin më të thjeshtë të hapësirës publike e sociale, gjenerata tjetër meriton të ketë Shqipërinë e saj të qytetëruar Europiane, që fizikisht nis pikërisht nga qendra e bashkisë. Dhe do ta ketë padiskutim.

16 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, asgjësohen 2613 rrënjë kanabis në 15 parcela, në kërkim kultivuesit

Posted: 16 Aug 2016 01:42 AM PDT

vlorePolicia e Vlorës ka asgjësuar 2613 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bimët narkotike ishin mbjellë në fshatrat Mifol dhe Mavrovë dhe u asgjësuan me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve..

16 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bruksel, pako e dyshimtë, evakuohet stacioni i metrosë

Posted: 16 Aug 2016 01:37 AM PDT

brukselNjë pako e dyshimtë në metro ka alarmuara forcat e sigurisë në Bruksel, që kanë shtuar menjëherë shkallën e alertit.

Metroja në Simonis është mbyllur. Policia ka ndaluar qarkullimi e trenave dhe autobusëve.

Ndërkohë, forcat policore në terren kanë nisur menjëherë verifikimet dhe hetimet lidhur me rastin.

16 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

15-ditëshi i fundit i sezonit turistik, fluks në doganën e Morinit. Sot hyjnë 25 mijë vetë

Posted: 16 Aug 2016 12:54 AM PDT

morine15-ditëshi i fundit i këtij sezoni veror ka shtuar dukshëm fluksin e njerëzve që kanë hyrë në vendin tonë nga Dogana e Morinit.

Burime policore bëjnë me dije se që nga ora 03:00 e mëngjesit të sotëm në këtë doganë po punohet me 6 sportele për të përballuar numrin e madh të pushuesve nga Kosova që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar këtë 15-ditësh.

Trafiku i rënduar është vënë re edhe në aksin Morinë-Tuneli i Kalimashit, ku janë vendosur 4 patrulla policie. Rreth 25 mijë pushues nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar në këtë fund gushti.

Ndërkohë, në 2 muajt e parë të verës mbi 1 mln persona hynë në Shqipëri…

16 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lirohen edhe 15 të burgosur nga Guantanamo

Posted: 16 Aug 2016 12:45 AM PDT

US President Obama gives details on closing Guantanamo Bay facility15 të burgosur që më parë janë mbajtur në burgun amerikan në Gjirin e Guantanamos, në Kubë, janë dërguar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Transferimi i 12 shtetasve jemenë dhe tre afganëve më 15 gusht përbën edhe numrin më të madh të të burgosurve të liruar nga Guantanamos qëkurse Presidenti Barack Obama ka marrë detyrën me premtimin e mbylljes së burgut të njohur.
I deleguari i veçantë i Departamentit amerikan të Shtetit për mbylljen e qendrës së paraburgimit të Guantanamos, Lee Ëolosky, ka shprehur falënderimin amerikan për EBA për pranimin e të burgosurve të liruar.

"Operacioni në vazhdim e sipër i burgut e dobëson sigurinë tonë kombëtare duke shteruar burimet tona, duke dëmtuar marrëdhëniet tona me aleatët kryesorë dhe partnerët tanë dhe duke trimëruar ekstremistët e dhunshëm", ka thënë Ëolosky.
Pentagoni thotë se në Guantanamo janë edhe 61 të burgosur të tjerë. Qendra e paraburgimit është hapur në vitin 2002 nën presidencën e Xhorxh Bush të Riut, për të mbajtur aty njerëz që kanë lidhje me talebanët apo Al Kaedën.

16 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Trump: Do bashkëpunoja me Putin për të luftuar ISIS. Emigrantët të gjithë në skaner

Posted: 16 Aug 2016 12:31 AM PDT

trumpKandidati për president të SHBA-së i Partisë Republikane, Donald Trump, tha se do të punonte me Rusinë për të mposhtur grupin ekstremist Shteti Islamik dhe do të përdorte "kontrollet ekstreme" përpara se të lejonte hyrjen e emigrantëve në SHBA, nëse do të zgjidhej President.

Trump, i cili në fjalimin e tij për politikën e jashtme u përqendrua në luftimin e ekstremistëve islamikë, në shtetin e Ohio të hënën, tha se "asnjëherë nuk mund të zgjedhim miqtë tanë, por nuk mund të dështojmë në njohjen e armiqve tanë".

Ai shtoi se do të punonte "ngushtë me NATO-n në misionin" e luftimit të IS-it dhe të grupeve të tjera islamike.
Trump tha se ai do të krijonte një komision "për islamin radikal" si një prej akteve të tij si president dhe do të udhëzonte

Departamentin e Shtetit që të hartonte një listë të rajoneve në botë prej nga askush nuk do të lejohej të emigronte në SHBA.
Miliarderi sulmoi edhe kundërshtaren e tij kryesore për zgjedhjet presidenciale të 9 nëntorit, Hillary Clinton, duke thënë se asaj i mungon "fuqia mendore dhe fizike" për të "përballuar shumë sfida"

Më herët Clinton akuzoi Trumpin për "qëndrime politike pro-Putin" dhe tha se menaxheri i fushatës së Trump, Paul Manafort, duhet të "zbulojë lidhjet e tij me subjekte ruse ose pro-Kremlinit"
Këto akuza u bazuan në njoftimet e 'New York Times' se Manafort ka marrë miliona dollarë nga partia e ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, që ishte pro-rus.

16 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 16 gusht 2016

Posted: 16 Aug 2016 12:00 AM PDT

Dashi

Sot do të zbuloni një gënjeshtër të vogël, aspak të rëndësishme, por që do t'ju provokojë një bezdi të tmerrshme. Nëse mendoni se besimi juaj është tradhtuar, filloni të ndryshoni.

Demi

Marrje parash dhe disa shpenzime për argëtim dhe mirëqenie. Megjithatë, mos e teproni dhe kujdes me kursimet. Sakrificat që do të bëni do t'ju kthehen. Do të sqaroheni me dikë që e keni lënduar.

Binjakët

Jeni të vetëdijshëm se disa thashetheme për ju, së shpejti, mund të merren si të vërteta. Përpiquni të mbushni çdo boshllëk që të tjerët ankohen për ju. Mos u izoloni. Kini besim në vete.

Gaforrja

Shpenzime të papritura dhe të padobishme. Nëse po jetoni një histori ekstra, mos i jepni fund me nervozizëm dhe xhelozi të pavenda. Një person i Bricjapit do t'ju marrë vëmendjen, kujdes!

Luani

Kjo është dita ideale për të zbatuar qëllimet e mira të kohëve të fundit: përpiquni të bëni përpara dhe për të realizuar projektet dhe idetë të cilat janë të rëndësishme për ju.

Virgjëresha

Një shok dhe një shoqe ju kanë fshehur diçka të rëndësishme: mos i gjykoni menjëherë personat para se të sqaroheni. Duhet të vendosni shpejt rreth një çështjeje që e mbani prej kohësh në shpinë.

Peshorja

Një ndikim i madh nga Jupiteri mbi situatën tuaj ekonomike: do të dilni nga "pusi" që keni ngecur. Në dashuri do të përjetoni momente konfuze. Sigurohuni që mos ta lini vetëm dashurinë tuaj.

Akrepi

Sot do të hidhni bazat për një projekt të ri, por duhet të impenjoheni seriozisht deri në fund, nëse dëshironi të merrni rezultate. Përpiquni të rrini vetëm me persona optimistë.

Shigjetari

Ngjarje të kënaqshme do t'ju sjellin humorin e mirë: dashuri dhe shumë kurajë. Jupiteri do të favorizojë disa situata ekonomike. Kini durim t'i shpjegoheni partnerit/es tuaj. Ruani objektet në shtëpi.

Bricjapi

Bëni një listë të gjërave që do të bëni sot dhe kini durimin t'i zbatoni deri në fund ato, sidomos ato më të rëndësishmet. Jini të hapur për çdo sqarim që do t'ju kërkohet.

Ujori

Veçanërisht sot përpiquni që të mos i marrosni personat që ju duan dhe jini të sinqertë me ta. Të reja të mira në dashuri. Shumë zhurmë nuk ju bën mirë. Jini të rezervuar për gjërat tuaja.

Peshqit

Shumë thashetheme do të dëgjoni për veten, por mos e humbni toruan dhe bëni sikur nuk dini asgjë, sepse ato do të mbarojnë ashtu siç nisën.

Related Posts :