Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kush ishte Mikel Markiano?” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Kush ishte Mikel Markiano?” plus 9 more - Gazeta Dita


Kush ishte Mikel Markiano?

Posted: 26 Aug 2016 01:47 AM PDT

 

I nderuar lexues! Mikel Markiano (1860-1921) ishte historian i letërsisë, folklorist e përkthyes arbëresh nga fshati Maki i Kozencës (Itali). Ndihmesën më të madhe e dha në fushën e historisë së letërsisë. Në veprën "Kolonitë arbëreshe të Italisë dhe letërsia e tyre", Mikel Markiano vuri në dukje veçoritë origjinale të letërsisë arbëreshe që nga fillimet e saj dhe zbuloi disa individualitete krijuese. Studimi i tij "Shqipëria dhe vepra e Jeronim de Radës" është e para monografi e plotë për De Radën, ku Mikel Markiano zbuloi rëndësinë e poezisë së De Radës. M. Markiano mblodhi dhe botoi shumë këngë popullore arbëreshe. Botoi gjithashtu përmbledhjen e parë të folklorit arbëresh të zbuluar prej tij, si dhe veprën "Vjersha fetare arbëreshe".

Përse janë aq të rëndësishme emailet private të Clintonit?

Posted: 26 Aug 2016 01:38 AM PDT

Tetorin e kaluar , Hillary Clinton ka dalë në një debat televiziv kundër Bernie Sandersit, i cili ka qenë rival i saj për nominimin e Partisë Demokratike për president të SHBA-së.

Dhe, Sanders ka shfrytëzuar mundësinë të kapet për një çështje që ka përcjellë Clintonin për muaj të tërë: përdorimi i emailit privat gjatë kohës sa ka qenë Sekretare e Shtetit.

Republikanët e kanë dërrmuar Clintonin për këtë vendim dhe madje e kanë sjellë përpara një komiteti hetues të Dhomës së Përfaqësuesve.

Sanders, gjatë debatit, ka thënë se populli amerikan "është lodhur duke dëgjuar për emailet e mallkuara".

Ai më vonë është tërhequr nga gara, por Clinton vazhdon të përballet me sulme gjithnjë e më të ashpra nga kundërshtari i saj republikan, Donald Trump.

Çështja e emaileve është ende kryesorja. Clinton ka dërguar dhe marrë dhjetëra-mijëra emaile gjatë katër vjetëve sa ka qenë në krye të diplomacisë amerikane, nga viti 2009 deri më 2013.

Problemi është se korrespondenca e saj, zyrtare dhe jozyrtare, e klasifikuar dhe jo e klasifikuar, ka përdorur adresën hdr22@clintonemail.com dhe është kanalizuar përmes një serveri kompjuterik, i cili nuk ka qenë server i Departamentit të Shtetit, por privat.

Për më tepër, serveri ka qenë në shtëpinë e Clintonit në Nju Jork, ku ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, janë zhvendosur në kohën kur Hillary ka qenë senatore.

Zbulimi i serverit privat ka ndodhur rastësisht. Republikanët në Kongres kanë qenë duke hetuar vendimet e Clintonit pas sulmit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, i cili ka ndodhur më 11 shtator, 2012. Katër amerikanë, përfshirë ambasadorin, janë vrarë në atë sulm.

Gjatë hetimit të sulmit, hestuesit kanë kërkuar korrespondencat nga Departamenti i Shtetit dhe gjetkë. Departamenti i Shtetit më pas ka zbuluar se korrespondenca e Clintonit me punonjës të Departamentit të Shtetit është kanalizuar përmes serverit të saj privat.

Çështja është problematike për disa arsye.

Fillimisht, bëhet fjalë për sigurinë kompjuterike. Mendohet se hakerët kompjuterikë mund të ndërhyjnë më lehtë në një server privat dhe të kenë qasje në informacionet e klasifikuara, sesa në një server të qeverisë.

Arsyeja e dytë është trajtimi i informacioneve të klasifikuara. Ligji federal është shumë strikt në këtë çështje. Në vitet e fundit, prokurorët federalë kanë ngritur disa raste penale kundër individëve, të cilët kanë pasur qasje ose kanë shpërndarë informacione të klasifikuara. Dhjetëra zyrtarë qeveritarë thuhet se janë qortuar ose edhe pushuar nga puna çdo vit për shkelje të rregullave të tilla.

Arsyeja e tretë është pronësia. Ligji federal kërkon ruajtjen e dokumenteve qeveritare, korrespondencave dhe materialeve të tjera për qëllime arkivore. Për më tepër, në kohën kur Clinton është bërë Sekretare e Shtetit, politikë e Departamentit të Shtetit ka qenë që ky operacion të zhvillohet nga dita në ditë, duke përdorur një sistem të autorizuar.

Çështja e pronësisë është bërë kritike kur Departamenti i Shtetit, duke iu përgjigjur kërkesës së republikanëve për emaile, në kuadër të hetimeve të sulmit në Bengazi, ka nisur të negociojë me Clintonin për emailet e saj.

Në gusht të vitit 2014, Departamenti i Shtetit u ka dorëzuar republikanëve 15,000 faqe dokumente, përfshirë disa emaile të Clintonit – të gjitha nga serveri i saj privat.

Katër muaj më vonë, Clinton ka dorëzuar mbi 55,000 faqe të shtypura nga më shumë se 30,000 emaile. Pas rishikimit të materialeve për informacione të klasifikuara, Departamenti i Shtetit ka nisur gradualisht t'i bëjë ato publike.

Hetuesit nga Departamenti i Shtetit dhe agjencitë e inteligjencës kanë rishikuar disa emaile të Clintonit dhe, korrikun e kaluar, kanë thënë se disa prej tyre kanë pasur informacione të klasifikuara.

Një gjë e tillë më pas ka nxitur përfshirjen e FBI-së, e cila ka marrë në pyetje Clintonin dhe ka hetuar nëse ajo ose ndihmësit e saj kanë keqmenaxhuar informacionet e ndjeshme dhe nëse duhet ngritur kallëzime penale.

Zyrtarët më vonë kanë thënë se mbi 2,000 emaile kanë pasur informacione të klasifikuara. Ekipi i Clintonit e ka kontestuar këtë shifër, duke thënë se disa materiale janë kategorizuar gabimisht si të klasifikuara.

Në fund, FBI nuk ka ngritur kallëzime penale. Megjithatë, duke shpallur vendimin muajin e kaluar, drejtori i FBI-së, James Comey, ka thënë se Clinton ka qenë "jashtëzakonisht e pakujdesshme" në trajtimin e informacioneve të klasifikuara.

Nga ana e saj, Clinton ka kërkuar falje dhe ka thënë se i vjen keq. Ajo po ashtu është mbrojtur, duke thënë se paraardhësit e saj në Departamentin e Shtetit kanë përdorur po ashtu emaile private.

Republikanët në Kongres nuk kanë treguar shenja se do të lehtësojnë presionin mbi Clintonin. Ata kanë kërkuar nga tri kompani të teknologjisë, që kanë punuar në serverin privat të Clintonit, të dëshmojnë nëse kanë përmbushur kërkesat e qeverisë për sigurinë dhe arkivimin e informacioneve.

Ata po ashtu kanë kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë, i cili mbikëqyr FBI-në, të hetojë nëse Clinton ka bërë dëshmi të rreme para Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve, që ka hetuar sulmin në Bengazi.

Më 22 gusht, një gjykatës federal i SHBA-së ka urdhëruar Departamentin e Shtetit të rishikojë dhe ndoshta të publikojë një grumbull të ri emailesh të Clintonit.

Publikimi i tyre mund të ndodhë në javët përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Shtrohet pyetja, a ka qenë i saktë Bernie Sanders? A janë lodhur amerikanët nga çështja e emaileve?

Sondazhet kanë treguar se shumica e amerikanëve "nuk ndjehen veçanërisht të fuqishëm në lidhje me çështjen"./REL/

Rritja e sigurimit të makinave, Braçe: Abuzive dhe e lobuar

Posted: 26 Aug 2016 01:33 AM PDT

Kreu i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Erjon Braçe, ka reaguar ashpër për rritjen e çmimit të siguracioneve të makinave nga kompanitë e sigurimit.

Përmes një postimi të gjatë në fb, Braçe thotë se rritja e çmimit të policave të sigurimit është pasojë e ligjit të vitit 2011 dhe se ka kërkuar që ky ligj të ndryshojë.

Duke theksuar se sistemi bonus-malus permbys sistemin e sotem abuziv por qe ju pelqen kompanive te sigurimit, Braçe akuzon AMF se nuk ka përmbushur detyrimet për të sjellë ligjin në Kuvend.

"AMF duhet ta sillte ne kuvend ne shtator 2015!Nuk e ka bere! Kam arsyet e mia qe e gjitha eshte teresisht abuzive dhe e lobuar".

Braçe thotë se Komisioni i Ekonomise ka ne proces analizen e punes se AMF dhe paralajmëron se kjo çështje do te rendoje shume forte.

Postimi i plotë

Ka shkaktuar shqetesim, madje dhe irritim, sjellja e perseritur e kompanive te sigurimit, ne rritjen e vazhdueshme te cmimeve te policave te sigurimit per mjetet motorike.
Natyrisht, nen pergjegjesite e mia kam kerkuar gjithe informacionin per kete ceshtje dhe sot dua tu them:

Ne pikën 2 të detyrimeve për AMF-në,
në rezolutën e Kuvendit për vitin 2015 thuhet:

"Brenda muajit shtator 2015 në bashkëpunim me Ministrinë e Financave duhet të paraqesë në Kuvend amendimet ligjore për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorrike etj..(nënkupto sistemin Bonus-Malus)".

Projektligji i përgatitur ka si qëllim:
miratimin e detyrimit ligjor për zbatimin e sistemit të përdorur sot në të gjithë botën, për sigurimin e mjeteve motorrike, Bonus-Malus,

Ky sistem, në thelb,
rrit përgjegjësitë për personat që shkaktojnë dëme dhe aksidente, duke i detyruar të paguajnë një prim më të lartë dhe, ul tarifat e primit ose çmimin e siguracionit për ata që kanë një performancë të mirë.

Ne dijenine time,
projektligji i hartuar kryesisht në konsultim me industrinë e sigurimeve, eshte diskutuar në mbledhjen e Bordit te AMF, të muajit shtator 2015 dhe, brenda afatit të përcaktuar në rezolutën e Kuvendit- shtator 2015, ju dërgua me shkresën e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv, Ministrisë së Financave për ndjekjen e procedurës.

Njoftimi nga Ministria e Financave te Bankës Botërore,
shkaktoi përmbysjen e plotë të procesit, pasi Drejtori Përgjithsëm Ekzekutiv i AMF, nuk kishte marrë fare opinionin e Bankës Botërore(?!) e cila,
po asistonte nen nje marreveshje AMF me projkete specifike të asistencës teknike në tregun e sigurimeve.

Ne dijenine time,
amendimet e propozuara nga Banka Botërore,
kryesisht për mënyrën e funksionimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, duke ndarë kartonin jeshil nga fondi i kompensimit për sigurimet motorrike, u ridiskutuan në AMF për shumë kohë dhe kur ka kaluar thuajse 1 vit nga afati i rezolutës së Kuvendit,
drafti nuk ka kaluar ende në Bord, megjithë kërkesat e vazhdueshme të Bordit-nen nxitjen e Kuvendit,
për ta diskutuar dhe dërguar sa me shpejt për miratim në Këshillin e Ministrave e me pas ne vete Kuvend.

* Mungesa e sistemit Bonus-Malus
eshte shkaku themelor i rritjes së primeve në treg
Neni 10 i ligjit aktual për sigurimin e detyrueshëm motorrik(Ligji nr. 10 455, datë 21.07.2011 "Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 076, datë 12.2.2009 "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit""):

"Shoqëritë e sigurimeve përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit sipas kushteve të tregut".

Duke patur parasysh se sigurimi i mjetit motorrik nga përcaktimi është "Third-Parties Liabilities-TPL-Përgjegjësi ndaj palëve të treta", për të siguruarin, polica e sigurimit nuk ka përfitime të drejtëpëdrejta por i shërben të aksidentuarve për dëmetqë mund tju shkaktojë mjeti I tij motorrik.

Për këtë arsye,
çdo i siguruar kërkon ta përfitojë me çmimin më të ulët të mundshëm sepse nuk i shërben atij (ndryshe në rastin e siguracionit kasko psh ku ai do interesohej për emrin e mirë të shoqërisë së sigurimit, garancitë për pagesën e dëmeve potenciale etj),
por palëve të treta dhe, elementi i vetëm i zgjedhjes konsumatore është çmimi.

Ky fenomen nuk ndodh për asnjë produkt-shërbim tjetër, ku si rregull, konsumatori përveç çmimit interesohet për cilësinë, funksionet, karakteristikat e produktit etj..

Në këto kushte,
në vitin 2013 shoqëritë u futën në procesin e vetëpërcaktimit të primit duke ulur tarifat përfundimtare në nivelin 3000 lekë për kategoritë masive të autoveturave(B1/B2) ndërkohë që vetëm TVSH atëkohë ishte 2800 lekë(?!), duke ulur ndjeshëm aftësinë paguese të shoqërive të sigurimit, rritjen disa fish të provigjoneve dhe mospagesën e dëmeve.

Duke patur parasysh seritë kohore pak a shumë kush është probabiliteti i aksidenteve në Shqipëri dhe dëmeve të shkaktuara(sidomos ato me pasoja fatale),
pra mbi këtë bazë, aktuarët llogariten primin e pastër të riskut
(pa përfshirë tatimin 10 për qind, shpenzimet operacionale, komisione agjenti, brokeri etj) për kategorinë B1/B2 (mbi 1600 cm3); ishte 10,500 lekë për vitin 2015 dhe me një rritje shumë të lehtë për vitin 2016.

*shih linkun;(http://amf.gov.al/…/1520_34%20Vend%20miratim%20rregullore%2… ).

Si konkluzion,
sistemi aktual ka dy zgjidhje:
ose përfshitjen e shoqërive të sigurimit në një process konkurrues me ulje të njëpasnjëshme çmimesh deri në rënien e aftësisë paguese;
ose shitjen në formën aktuale duke mbajtur të fiksuar tarifat dysheme të sigurimit të automjeteve nëpërmjet sistemit të brokerimit.

Por rrisqet, duke patur parasysh sjelljen disa vjecare te kompanive te sigurimit ne kete vend, do jene te medha.

Zgjidhja e vetme-jo vetem sipas meje;
është implementimi i ligjit të ri për sigurimet motorrike dhe vendosja e sistemit Bonus-Malus me 16 klasa sipas historikut te demeve, mjetit motorik dhe kohes se patentes.

Ne dijenine time,
janë krijuar kushtet e para- lidhja online me sistemin e gjendjes civile dhe drejtoritë e transportit, janë akumuluar të dhënat për aksidentet.

Ajo qe nuk eshte bere deri tani,
eshte projektligji, sipas detyrimeve te vendosura nga Kuvendi ne Rezoluten e tij.
Per tua thene troc;

KJO VONESE ESHTE TERESISHT E PAJUSTIFIKUAR!
Une kam arsyet e mia te them se kjo vonese eshte edhe abuzive, ne linjen qe u pershkova me lart- dërgimi i projektligjit nga ekzekutivi i AMF për miratim në Bord dhe më pas në Kuvend.

Komisioni i Ekonomise ka ne proces analizen e punes se AMF;
e ka nisur nga raporti i veprimtarise se institucionit per vitin 2015.
Ju them sot se;

MOSPERMBUSHJA E DETYRIMEVE TE VENDOSURA NE REZOLUTE NGA KUVENDI PER AFM, DO TE RENDOJE SHUME FORT.

As une e as komisioni,
nuk mund te mbaje me, pergjegjesine e nje institucioni, te cilit, i kemi dhene te gjithe fuqine dhe pavaresine per te bere detyren ne sherbim edhe te qytetareve ne kete vend dhe, nuk e ben.

Spanja shkatërron grupin e shqiptarëve dhe bullgarëve që tregtonin drogë

Posted: 26 Aug 2016 01:23 AM PDT

Një operacion i përbashkët antidrogë ndërmjet Policisë Spanjolle dhe Policisë Shqiptare ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal të përbërë nga bullgarë dhe shqiptarë, të cilët merreshin me veprimtari kriminale në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta.

Janë arrestuar në Spanjë 3 shqiptarë dhe një bullgar. Konkretisht: A.Q, 47 vjeç, A.D, 41 vjeç, dhe E.Sh, 27 vjeç, të tre shtetas shqiptarë. Si dhe P.D, 41 vjeç, shtetas bullgar.

Janë sekuestruar 38 kilogramë heroinë e pastër, 8 kilogramë kokainë e pastër dhe 50 kilogramë përzierës. Gjithashtu, është shkatërruar një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike.

Rrjeti kriminal merrej me shpërndarje heroine në Barcelonë dhe Tarragona. Gjatë operacionit u krye kontrolli i disa banesave në Barcelonë, Gava, Rubi dhe Castelldefels.

Castelldefels u raportua si rezidenca e të dyshuarit kryesor, i cili ishte dhe drejtuesi i grupit kriminal, një shtetas shqiptar mjaft i njohur për policinë spanjolle. Gjithashtu, u konfiskuan një sasi e konsiderueshme parash dhe 10 mjete të shtrenjta, pajisje të ndryshme elektronike dhe shumë dokumenta.

Lumturia e çdonjërit është e themeluar mbi fatkeqësitë e një tjetri

Posted: 26 Aug 2016 01:20 AM PDT

S’është e vërteta që bën ligjin, por autoriteti

Posted: 26 Aug 2016 01:19 AM PDT

Siguracionet e makinave, AMF: Tarifat përcaktohen nga kompanitë

Posted: 26 Aug 2016 01:16 AM PDT

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, institucioni që monitoron tregun e sigurimeve në Shqipëri, ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të siguracioneve për automjetet.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp në faqen e zyrtare, AMF shpjegon se sipas legjislacionit në fuqi, tarifat e sigurimit të makinave janë të liberalizuara, duke i dhënë të drejtën shoqërive të sigurimit t'i përcaktojnë vetë ato,sipas kushteve të tregut.

Ky institucion shpjegon se në përcaktimin e çmimeve, shoqëritë e sigurimit marrin parasysh një sërë faktorësh risku dhe përvojën me dëmet e ndodhura.

Ndër faktorët përcaktues të çmimit janë ndryshimi i primit të rrezikut, shpenzimet e ndërmarra për pagesën e dëmeve, shpenzimet e tjera operative të shoqërisë, fitimi i shoqërisë dhe aspektet fiskale.

Nga elementët e sipërpërmendur AMF përcakton nivelin e primit të rrezikut, i cili luan rolin e një primi orientues për kompanitë.

"Sqarojmë se primet e rrezikut të përcaktuara nga AMF janë orientuese për tregun e sigurimit dhe tarifat e primit të sigurimit të aplikuara për shitje mund të ndryshojnë ndjeshëm nga këto. Për AMF si autoritet mbikëqyrës e rregullator, situatë e rrezikshme do të konsiderohej nëse çmimi do të binte nën nivelin e primeve të rrezikut si rezultat i konkurencës duke rritur ndjeshëm ekspozimin e tyre ndaj risqeve, shoqëruar kjo me humbje teknike".

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaron se nuk ka kompetencë të ndërhyjë në politikat e tarifimit të shoqërive të sigurimit.

Në lidhje me sistemin Bonus-Malus, i kërkuar nga Drejtoresha e Autoritetit të Konkurrencës, edhe një ditë më parë në një prononcim për Ora News, AMF shpjegon se ka përfunduar zbatimin teknik i këtij sistemi dhe ai është plotësisht funksional, ndërsa pritet miratimi akteve ligjore.

Kritika ndaj Merkel për refugjatët

Posted: 26 Aug 2016 01:14 AM PDT

Po për mbrotjen më të fortë të kufijve, jo për kuota për shpërndarjen e refugjatëve. Kancelarja Merkel pritet me protesta në Pragë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk arritu ta bindte qeverinë çeke për politikën e saj të refugjatëve. Qeveria e qendrës së majtë vazhdon ta kundërshtojë idenë e kuatova për shpërndarjen e refugjatëve në vendet e BE-së. “Ne nuk mund të mbështesë një sistem që bazohet në kuota të detyrueshme për shpërndarjen e refugjatëve”, theksoi kryeministri Bohuslav Sobotka. Përpara selisë së qeverisë në Pragë protestuan dhjetra vetë që mbanin në duar parulla dhe thërrisnin “Merkel largohu” .

Si arsye për refuzimin e madh të evropiano-lindorëve ndaj pranimit të refugjatëve Sobotka tha se shumë njerëz janë mjaft të ndjeshëm ndaj dallimeve midis kulturave.

Përveç kësaj refugjatët vijnë nga një rajon ku ka lidhje dhe veprime terroriste me milicinë ekstremiste të IS-it. Përveç kësaj kanë dalë në pah edhe gabime në politikën e integrimit në Evropën Perëndimore.

Merkel dhe Sobotka dakord pë mbrojtjes e kufijve të jashtëm të BE-së

Kancelarja Merkel tha se në lidhje me politikën ndaj refugjatëve ka diferenca, por se të dy politikanët janë të një mendjeje për ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Sobodka u shpreh për krijimin e njësive të përbashkëta ushtarake me vende të tjera të BE-së për mbrojtjen e kufijve të jashtëm.

Të premten Merkel do të takohet në Varshavë me krerët e qeverisë të katër vendeve të Vishegradit. Në lidhjen e vendeve të Vishegradit bëjnë pjesë Republika Çeke, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria. Edhe këto vende nuk janë dakord me politikën gjermane për mirëpritjen e refugjatëve.

Kritikë edhe nga Austria

Edhe Austria e kritikon ashpër poltikën e kancelares gjermane për refugjatët. Fjalët e Merkelit “Ne mund t’ia dalim mbanë” janë të papërgjeshme tha ministri austriak i Mbrojtjes Hans Peter Doskozil për gazetën “Kronen Zeitung”. Fjalët e Merklit janë një sinjal fatal për refugjatët që të vijnë në Evropë, tha ai duke kërkuar që viti 2016 të mos përsëritet më.

Binaja s’mahet pa shtylla

Posted: 26 Aug 2016 01:14 AM PDT

Xhami thyhet ku është krisur

Posted: 26 Aug 2016 01:12 AM PDT

Related Posts :