Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Lushnjë, nipi i vjedh makinën dhe portofolin dajës, por vidhet nga dikush tjetër” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Lushnjë, nipi i vjedh makinën dhe portofolin dajës, por vidhet nga dikush tjetër” plus 9 more Gazeta SHQIP


Lushnjë, nipi i vjedh makinën dhe portofolin dajës, por vidhet nga dikush tjetër

Posted: 22 Aug 2016 01:53 AM PDT

policia-lushnjePolicia e Lushnjës ka arrestuar dy persona, të cilët janë përfshirë në vjedhje, ku njëri i kishte vjedhur dajës së tij automjetin e portofolin me para e më pas këtij të fundit ia vodhi një tjetër person.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë Xh.M, 14-vjeç, pasi në fshatin Xibrakë Lushnjë, në banesë i ka vjedhur mjetin tip "Volkswagen" me targa italiane BT 400 ZD, portofolin me  600.000 lekë, 250 euro dhe disa dokumente personale dajës së tij, D.M, 43 vjeç.

Ndërsa, Roland Fejzo 19-vjeç është arrestuar, pasi në Kavajë i ka vjedhur Xh.M, portofolin me vlera monetare dhe disa dokumente personale të dajës së këtij të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje",

22 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, arrestohet 58-vjeçari që plagosi fqinjin me thikë

Posted: 22 Aug 2016 01:46 AM PDT

thike1Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të fqinjit të tij, ngjarje që u regjistrua dje në lagjen 18 të qytetit të Korçës.

Shtetasi Skënder Shahinasi, 58 vjeç, banues në Korçë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta me fqinjin e tij  E.SH, 58 vjeç, ka tentuar ta vrasë këtë të fundit, duke e goditur disa herë me sende të mprehta. Shtetasi E.SH, është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Gjatë momentit kur autori i kësaj ngjarje, do të shoqërohej nga shërbimet e Rendit për në Komisariatin e Policisë Korçë, në afërsi të banesës të  tij ky i fundit u gjet duke mbajtur një sëpatë në dorë.

Në cilësinë e provës materiale, Skënder Shahinasit,  iu gjet dhe bllokua një thikë (me teh të këputur) si edhe një sëpatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën  penale: "Vrasja me dashje, e ngelur në tentativë".

22 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Irak, arrestohet 12-vjeçari, po bëhej gati të hidhte veten në erë (Video)

Posted: 22 Aug 2016 01:33 AM PDT

3778DF4900000578-3751972-image-a-7_1471815607806Një fëmijë 12-13 vjeç ka tmerruar autoritetet në Irak. Djali, kamikaz i ISIS është ndaluar nga policia para se të aktivizonte rripin me eksploziv, ku do të hidhte veten në erë.

Djali, i cili mbante veshur një bluzë të futbollistit të Barcelonës Lionel Messi, raportohet se ka shpërthyer në lot kur u ndalua nga policia. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kirkuk, në veri të Bagdadit.

Në një video të filmuar tregohet momenti kur policia e arreston fëmijën dhe i heq rripin me eksploziv.

Arrestimi i tij vjen 24 orë, pasi një bashkëmoshatar i tij në Turqi shkaktoi një tragjedi të vërtetë, duke lënë të vdekur 51 persona dhe plagosur mbi 100 të tjerë në një dasmë. Fëmijët po përdoren në mënyrë barbare dhe çnjerëzore nga ISIS për të marrë përsipër sulme vdekjeprurëse.

22 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shtyhet mbledhja e komisionit për reformën në drejtësi

Posted: 22 Aug 2016 01:10 AM PDT

Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte diskutuar rreth rekomandimeve te perfshira ne draft-opinionin e Komisionit te Venecias./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a meeting of the Committee on judicial reform.

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi do ta zhvillojë nesër mbledhjen e radhës. Mbledhja ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme.

Shkak për këtë shtyrje është bërë fakti se nuk ishin të përgatitura dokumentet që duhej t'i paraqiteshin anëtarëve.

Anëtarët e Komisionit të Posaçëm do të njihen me propozimet e ekspertëve të reformës lidhur me vërejtjet e EURALIUS dhe OPDAT mbi opinionet e PD-së mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ose siç njihet ndryshe Vettingu.

Gjithashtu në mbledhje pritet që të diskutohet edhe ligji për organizimin e gjyqësorit dhe strukturën e posaçme anti-korrupsion.

Pritet që të jetë kjo mbledhje që të përcaktojë nëse do të ketë plenare javën e ardhshme për votimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

22 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Malësi e Madhe, bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 56-vjeçari

Posted: 22 Aug 2016 01:01 AM PDT

vjedhje-energjie-elektrike-905x395Një 56-vjeçar ka humbur jetën në Kelmend të Malësisë së Madhe, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë, viktima është Lekë Volaj, 56 vjeç. Ai kishte hipur në shtyllën elektrike me iniciativën e tij për të bërë ndërhyrje në rrjet pasi kishte probleme me dritat. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

22 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bulqizë, dhunonte bashkëshorten, arrestohet 46-vjeçari

Posted: 22 Aug 2016 12:46 AM PDT

dhune-fizike1-620x620Policia ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij M.L.

Mësohet se është arrestuar shtetasi Defrim Lica, banues në Gjoricë të Bulqizës. Ai akuzohet për veprën penale "Dhunë në familje".

22 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, ishte shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet 25-vjeçarja

Posted: 22 Aug 2016 12:37 AM PDT

Pranga boshSpecialistët e komisariatit të policisë nr 3, Tiranë, bënë të mundur sot kapjen e  një shtetasese të shpallur në kërkim për mashtrim. Mësohet se është arrestuar  Xhuljana Fahri Çami, 25 vjeç, banuese në Tiranë.

Këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim”.

22 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Identifikohet i plagosuri te rruga e ‘Kavajës’, i dënuar për prostitucion bashkë me të atin

Posted: 22 Aug 2016 12:30 AM PDT

policia-tiranePolicia ka identifikuar personin e plagosur një ditë më parë në një lokal në kryeqytet. Sipas policisë, shënjestra e sulmit të djeshëm në Rrugën e Kavajës në Tiranë ishte një 34-vjeçar, i identifikuar si Nelgert Astrit Pata.

Në drejtim të Patës u qëllua njëherë me pistoletë, por 34-vjeçari arriti të shpëtonte, pasi plumbi i kaloi pranë veshit dhe vetëm e lëndoi lehtë. Pas ngjarjes, Nelgert Pata u largua në këmbë dhe nuk u paraqit në asnjë spital për ndihmë mjekësore. Policia arriti të identifikonte Patën dhe po punon për kapjen e tij.

Policia njofton se në vitin 2009, Nelgert Pata dhe babai i tij rezultojnë të jenë dënuar me 31 vite burg dhe 13 milionë lekë gjobë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik femrash për qëllime prostitucioni.

Babë e bir, Nelgert dhe Astrit Pata u shpallën fajtorë për shfrytëzimin e të paktën dy femrave. Ndërsa për shfrytëzimin e një shtetaseje me emrin Brunilda, e paidentifikuar, gjykata e shpalli të pafajshëm të riun Nelgert Pata, për mungesë provash dhe faktesh.

Astrit Pata dhe i biri Nelgerti u arrestuan në vitin 2006, vetëm pak ditë pasi nga shteti norvegjez kishte mbërritur një letër- porosi, ku një shtetase me emrin Silvana K. i akuzonte për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni. Gruaja rrëfente se ishte mashtruar nga Astrit Pata për martesë dhe fillimisht e kishte dërguar në Greqi. Më pas, Nelgert Pata e kishte trafikuar drejt Norvegjisë.

Për të marrë dëshminë e të shfrytëzuarës Kalemi, një trup gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda mbërriti në shtetin norvegjez, ku gjatë përballjes me vajzën u vunë në dijeni të shumë fakteve kriminale.

Babë e bir janë akuzuar se në tetor të vitit 2005-ës kanë trafikuar një tjetër femër. Dy të pandehurit Pata nuk i kanë pranuar akuzat e prokurorisë, duke pretenduar se nuk kanë lidhje me asnjë rast të trafikimit.

22 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 22 gusht 2016

Posted: 22 Aug 2016 12:17 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Po rrezikoni te beheni me te mire sec duhet dhe nga kjo mund te perfitojne shume persona. Partneri po tregohet shume i dashuruar gjate kesaj periudhe.

DEMI

Do te keni debate gjate dites se sotme dhe dikush do tju tregoje se jeni me teper kapricioze se normalisht. Nuk mund te thuhet qe jeni te papergjegjshem per punen, por po e teproni.

BINJAKET

Te tjeret nuk kane asgje personale me ju, thjesht nuk kane kohe qe te rrine pas jush. Yjet ju sugjerojne te jeni te kujdesshem sot me ata qe takoni.

GAFORRJA

Mbani nen fre xhelozine per koleget, gjithsesi vetem ju nuk beni dot asgje. Po mbylleni ne vetvete sepse po kuptoni qe dikush nuk eshte me i sinqerte me ju.

LUANI

Ambicia juaj nuk ju lejon qe ti lini gjerat pergjysem sot. Megjithese do tju pengojne, perseri do te dini se si te tejkaloni cdo problem qe mund tju kushtezoje diten.

VIRGJERESHA

Nje projekt i juaji do te merret me seriozitetin e duhur dhe ju do te ndjeheni mjaft mire. Sot do te ngushelloheni me personat tuaj me te dashur.

PESHORJA

Sot po mendoni per ditet tuaja qe jane kthyer ne nje rutine te bezdisshme. Filloni te levizni per tu argetuar ne lidhjen tuaj ne cift dhe per te mos merzitur partnerin.

AKREPI

Partneri po perpiqet tju afrohet gjithnje e me shume, tashme duke ju bere nje propozim serioz. Nese po perdorni taktika te caktuara ne shoqerine tuaj, mund tju kthehen kunder.

SHIGJETARI

Duke lene menjane pasigurite tuaja do te kuptoni qe do te perfitoni me teper nga te tjeret. Do te ndjeheni te deshiruar nga partneri, pikerisht ashtu sic ju pelqen.

BRICJAPI

Sot do te jetoni momentin pa e vrare mendjen per projekte afatgjata per te ardhmen. Kjo eshte dhe menyra me e mire per te marre cdo gje te bukur nga jeta.

UJORI

Ata nga ju qe sapo kane nisur nje histori dashurie do te kuptojne qe personi i dashur ka rene brenda me ju, keshtu qe mund te ndjeheni si ne parajse keto dite.

PESHQIT

Nuk keni veshtiresi te vendosni pozicionin qe ju perket karshi te tjereve. Nese doni te shihni reagimin e dikujt, hidhni gurin po mundohuni te fshihni dorën.

22 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Kim nuk ndalet

Posted: 21 Aug 2016 02:00 PM PDT

kim mainKim Kardashian po shijon pushimet në Punta Mita të Meksikës, së bashku me dy fëmijët e saj dhe disa shoqe.

35-vjeçarja është fotografuar me një bluzë të shkurtër të bardhë dhe të lagur që i tregon gjoksin. Kim u fotografua duke bërë "selfie" me mikeshat e saj dhe gjithashtu duke pozuar në rërë për një fotograf.

kim 14054004_10157403926870613_7457790860942718964_n 1471770960_kim2 1471771041_kim621 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :