Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“LVV në Ferizaj fton qytetarët në protestën e 1 shtatorit” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“LVV në Ferizaj fton qytetarët në protestën e 1 shtatorit” plus 9 more Ferizaj Press


LVV në Ferizaj fton qytetarët në protestën e 1 shtatorit

Posted: 30 Aug 2016 06:57 AM PDT

Ferizaj.30.08.2016. Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj i fton qytetarët që të jenë pjesë e protestës së 1 shtatorit në kundërshtim të marrëveshjes së demarkacionit.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj u ka bërë thirrje publike qytetarëve të Ferizajt që në mënyrë masovike përmes protestës, me 1 shtator ta kundërshtojnë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.Zyrtarë të këtij subjekti gjatë një konference për medie, kanë folur për dëmet që i shkakton Kosovës kjo marrëveshje, ndërsa kanë thënë se shkurja për në Prishtinë do të bëhet në mënyrë të organizuar.

Drejtues të Qendrës së Lëvizjes së Vetëvendosjes në Ferizaj, gjatë një konference për shtyp kanë folur për pasojat që ia shkakton Kosovës kjo marrëveshje duke thënë se vetëm bashkërisht përmes kundërshtimit mund ta pengojnë ketë të keqe që po i kanoset Kosovës.

"Kjo marrwveshje e dwmshme duhet tw kundwrshtohet dhe tw pengohet.I ftoi qytetarwt qw jenw masovikisht pjesw e kwsaj proteste nw kundwrshtim tw kwsaj marrwveshjeje", ka thwnw kryeytari i Qendrws sw Lwvizjes sw VV-sw nw Ferizaj, Bashkim Misini Lëvizja

Vetëvendosje po konsideron se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe jo profesionale.

Sipas tyre, këtë më së miri e ka treguar debati, në të cilin ekspertët në mënyrë profesionale e kanë argumentuar këtë të keqe.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjess Vetëvendosje, Bashkim Misini, me ketë rast ka bërë edhe një anologji duke thënë se nëse kjo marrëveshje kalon atëherë pasojat do të jenë edhe më të mëdha kur t'i vije koha e shënimit të kufirit edhe me Serbinë.

U tha se qendra e kësaj lëvizje në Ferizaj gjatë kësaj kohe ka zhvilluar shumë aktivitete në teren, ndërsa sipas drejtuesve u bë e ditur se shkurja për në Prishtinë me 1 shtator do të jetë e organizuar.

Veç tjerash, në këtë subjekt kanë thënë se në protestën e 1 shtatorit krahas anëtarësisë, do të ketë edhe qytetarë të cilët me kohë e kanë kuptuar se kjo marrëveshje është e dëmshme

Demokracia Studentore kontribuon në ngritjen e kapaciteteve për studentët e Ferizajt

Posted: 30 Aug 2016 04:33 AM PDT

Organizata "Demokracia Studentore" ka filluar me organizimet e kurseve pa pagesë për studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikaura në Ferizaj në lëndët kryesore si Statistikë, Matematikë dhe Kontabilitet.

"Pas pushimeve verore kemi filluar me aktivitete që ngritin cilësinë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Duke dikur faktin që tashmë është afruar afati i Shtatorit për studentët të cilët kanë provime në këtë afat ne kemi filluar me lëndët më kryesore si Statistika, Matematika dhe Kontabiliteti." ka thënë Mexhid Ramusa, kryetari i organizatës "Demokracia Studentore"

"Ne e kemi parasysh që tani nuk ka ligjerata në Universitet dhe duke duke pasur parasysh që kurset private janë të shtrenjta për studentët, duke ditur gjendjen e tyre financiare ne po mbajmë kurse në lëndët kryesore dhe që studentët kanë hasur më së shumti vështirësi gjatë studimeve.Personalisht jam shumë i kënaqur që numri i studentëve të interesuar është shumë i madh, ku në të tria lëndët numri i të interesuarve tejkalon mbi 50 studentë. Ne dëshirojmë që përmes aktiviteteve të ngjashme të ngritim cilësinë e studimeve" tha  Ramusa

m2 [113230737]

Asfaltohen tri rrugë në Ferizaj

Posted: 30 Aug 2016 04:28 AM PDT

Këtë të martë  në qytetin e Ferizajt janë  asfaltuar rrugët"Edmond Hoxha", "Luan Haradinaj" dhe  "Bajram Curri" .

Janë këto tri rrugë, nga 11 sa janë të planifikuara për këtë vit, të cilat lidhen me rrugën "Kadri Zeka" në Ferizaj.

Asfaltimi i këtyre rrugëve  do t'u  mundësojë  qytetarëve të kësaj pjese të lagjes së re të  kenë një qasje më të lehtë edhe në rrugën magjistrale.

Për këtë  edhe banorët e kësaj pjese  u shprehën të kënaqur që më në fund   kanë shpëtuar nga gropat dhe balta e cila në kohët me shira  ishin vështirë të kalueshme.

14139189_1115773121802933_1009724599_o

Punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve i vizitoi edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili tha se  në gjysmën e këtij viti projektet kryesisht janë të orientuara në rrugët e qytetit.

"Është një kod buxhetor për asfaltimin e rrugëve në qytet,në kuadër të cilit po asfaltohen këto rrugë të cilat kanë lidhje me rrugën "Kadri Zeka' . Në kuadër të kësaj po bëjmë përpjekje që këto rrugë të lidhen edhe me rrugën "Astrit Bytyqi". Në kuadër të këtij kodi buxhetor  të gjitha investimet do të jenë të koncentruara te  rrugët e qytetit dhe qendrën e qytetit" tha   Muharrem Svarqa.

Ai bëri  të ditur se  këto projekte   do ti kushtojnë buxhetit të komunës rreth 80 mijë euro.

Njëkohësisht  kryetari Svarqa ka falënderuar për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e qytetarëve   për të liruar edhe pjesë të pronave të tyre  pa kompensim   që ka mundësuar realizimin e këtyre projekteve.

14163738_1115773161802929_534052591_o

Viti shkollor nuk fillon më 1 shtator, por më 5 shtator

Posted: 30 Aug 2016 04:05 AM PDT

Ministria e Arsimit, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se viti shkollor nuk do të fillojë më 1 shtator, por më 5 shtator, ditë e hënë.

Në njoftim thuhet se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), është në fazën e fundit të realizimit të procedurave ligjore për blerjen dhe sigurimin e teksteve shkollore dhe materialeve tjera mësimore, mirëpo për shkaqe të pamjaftueshmërisë së buxhetit për blerjen e tyre, derisa së fundi është gjetur zgjidhje me Ministrinë e Financave, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk ka mundur të fillojë procedurat e blerjes dhe sigurimit të tyre.

"Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), siguron komunitetin shkollor se po punohet intensivisht për finalizimin sa më të shpejtë të këtij procesi, dhe se në javën e parë të fillimit të procesit edukativo-arsimor do të pajisen të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta me tekste shkollore dhe materiale tjera mësimore. Përndryshe, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale për Arsim, janë koordinuar të gjitha aktivitetet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor", thuhet më tej në njoftim.

Gjashtë të arrestuar për sulmin në Kuvend

Posted: 30 Aug 2016 03:55 AM PDT

Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi janë gjashtë të arrestuarit të cilët avokati Gashi i konfirmoi për KALLXO.com.

Avokati Tomë Gashi ka bërë publik emrat e gjashtë të arrestuarve për sulmin e 4 gushtit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Arrestimi i tyre është bërë sot në mëngjes në një aksion të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gusht 2016.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës thotë se ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion,  si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse, thuhet në komunikatën e policisë.

Nderohet me mirënjohje zyrtari i KBR-së

Posted: 30 Aug 2016 03:49 AM PDT

Duke falënderuar për mirënjohjen, z. Pacurari u shpreh se tek ferizajasit ka gjetur punëtorë të dalluar e të përkushtuar dhe shokë e miq të mirë, ndaj puna me ta ka qenë një kënaqësi e rrallë.

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, priti sot dhe e nderoi me mirënjohje zyrtarin e kompanisë "Brown & Root", z. James Pacurari, në shenjë falënderimi të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ngritjen e mirëqenies së popullatës në Komunën e Ferizajt, duke mundësuar punësimin e mijëra vetave përmes organizatës KBR, sidomos në Afganistan.
Kryetari Svarqa tha se duke marrë parasysh këtë kontribut, Komuna e Ferizajt e konsideron z. Pacurari mik dhe person të mirëpritur në çdo kohë.
Duke falënderuar për mirënjohjen, z. Pacurari u shpreh se tek ferizajasit ka gjetur punëtorë të dalluar e të përkushtuar dhe shokë e miq të mirë, ndaj puna me ta ka qenë një kënaqësi e rrallë.
Në takim morën pjesë edhe ferizajas që punojnë, ose kanë punuar në Afganistan. Ata shprehën fjalë miradie për kontributin e madh të z. Pacurari, dhënë mirëqenies së punëtorëve ferizajas dhe familjeve të tyre.

14188280_1249042395130581_4525092627797115838_o

Vetura godet dy të mitur në biçikletë në Ferizaj

Posted: 30 Aug 2016 12:55 AM PDT

Dy të mitur që ishin në biçikletë janë goditur nga një veturë civile në  Ferizaj, më saktësisht në rrugën magjistrale përballë N.T.P Elita.

Policia bën të ditur se vetura ka goditur të miturit nga pakujdesia derisa të njëjtit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor derisa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “FERFILM”  kësaj radhe  edhe në Shtime dhe Viti

Posted: 29 Aug 2016 01:43 PM PDT

Festivali Ndërkombëtar i Filmit "FERFILM" i cili tradicionalisht mbahet në Ferizaj,këtë  vit për shkak të interesimit  dhe pjesëmarrjes së shumë filmave Këshilli Organizativ ka vendosur që  filmat, përveç në Ferizaj, të shfaqen edhe në Shtime dhe Viti.

Këshilli Organizativ I Festivalit  ka bërë të ditur se në këtë edicion të FERFILM  do të shfaqen qindra filma të shkurtër dhe  të metrazhit të gjatë. Në ditën e hapjes, (E premte ,02.Shtator.2016)  në tapetin e kuq do të kalojnë mbi 30 film bërës ndërkombëtarë.

Këshilli organizativ ka ftuar të gjithë artdashësit që të  jenë pjesë e kësaj kënaqësie.

Hapja solemne: E premte, 02 Shtator 2016;  Ora: 20:00;  Vendi: Teatri “Adriana” Ferizaj.

333111_n 222  888

KFOR mund të intervenojë më 1 shtator (VIDEO)

Posted: 29 Aug 2016 12:46 PM PDT

 29 Gusht 2016

Për herë të fundit po u drejtohet medieve si komandat i KFOR-it, pas trembëdhjetë muajsh ç'prej se e ka marrë mandatin.

Gjeneral major Guelmo Luigi Miglietta do të dorëzojë detyrën më 1 shtator me një ceremoni tek Giavoanni Fungo.

Po më një shtator, në orë të njëjtë ishte  planifikuar që të mbahet seanca për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Luigi Miglietta edhe pse votimin e marrëveshjes po e konsideron çështje të brendshme ka treguar se kanë ofruar harta për Komisionin Ndërkombëtarë të krijuar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga. Por, ai nuk ka folur nëse marrëveshja me Malin e Zi është kryer si duhet.

Lajmin e plotë mund ta ndiqni në VIDEO:

Si ndodhi vrasja e dyfishtë mes shokësh te Parku i Qytetit? (VIDEO)

Posted: 29 Aug 2016 12:35 PM PDT

Gjurmët të gjakut mbetën nga një incident i rëndë që ndodhi të hënën në Prishtinë.

Tek parku i kryeqytetit u vranë dy të rinj, njofton Klan Kosova.

Ata humbën jetën nga plagët që iu shkaktuan nga arma e zjarrit.

Viktimat Eron Agaj e Arianit Gashi, ndërruan jetë në qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. I pari vdiq me të arritur në këtë institucion shëndetësor, ndërsa i dyti rreth orës 16:30.

Këtë e konfirmoi për Klan Kosovën zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Sipas saj policia ka identifikuar një të dyshuar, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Njëri nga dëshmitarët thotë se e pa edhe dorasin, por duke dashur t'u ndihmojë viktimave nuk u morr me të.

Për detajet tjera ndiqeni kronikën e plotë të përgatitur nga gazetarja Artiana Matoshi.

Related Posts :