Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Maliq, merr flakë banesa, asfiksohet 50-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Maliq, merr flakë banesa, asfiksohet 50-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP


Maliq, merr flakë banesa, asfiksohet 50-vjeçari

Posted: 13 Aug 2016 02:39 AM PDT

zjarrne baneseNjë banesë në katin e katërt të një pallati në fshatin Libonik të Maliqit ka marrë flakë sot në mëngjes.

Menjëherë u njoftuan shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulancës, të cilat shkuan në vendngjarje.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se si pasojë e flakëve, është asfiksuar,shtetasi F.T rreth 50 vjeç, i cili po  transportohet në Spitalin Rajonal të  Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia bën të ditur se shkaqet e zjarrit, janë ende të paqarta.

Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e rrethanave të  ngjarjes.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, arrestohet punonjësi i Tatimeve i dënuar me 4 muaj burg për shpërdorim detyre

Posted: 13 Aug 2016 02:30 AM PDT

arrestohet vrasesiPolicia e Tiranës ka vënë në pranga një ish-punonjës tatimesh i shpallur në kërkim.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Zamir Kaja, 33 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 4 muaj burg.

Kaja është dënuar për veprën penale shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Biblioteka e akujve në Antarktidë

Posted: 13 Aug 2016 02:29 AM PDT

Ideja ka ardhur nga projekti "Protecting Ice Memory", një bashkëpunim italo-francez i lindur për të depozituar në një gropë me dëborë në Antarktidë, afër bazës Konkordia, shufra gjigande akulli

AnktartidePo nis që të marrë formë banka botërore për konservimin e kampionëve nga akullnaja të ndryshme, përpara se ato të shkrihen si pasojë e ndryshimeve klimaterike në Tokë

Një frigorifer natyror i madh dhe i largët do të mbrojë blloqe  gjigande akullnajash, të kërcënuara nga shkrirja dhe nga zhdukja e plotë.

Ideja ka ardhur nga projekti "Protecting Ice Memory", një bashkëpunim italo-francez i lindur për të depozituar, në një gropë me dëborë në Antarktidë, afër bazës Konkordia, një bankë botërore të shufrave gjigande të akullit, të marra nga të gjitha ato akullnaja anembanë botës që rrezikojnë të shkrihen si pasojë e ngrohjes globale.

Hapi i parë

Për të realizuar projektin janë angazhuar Laboratori i Studimeve të Akullit dhe Gjeofizikës Ambientale i Grenobles në Francë, universiteti Ca’ Foscari i Venecias, dhe ai i Grenobles. Ideja nisi që në vitin 2015, por materiali i parë në këtë "bibliotekë" të akullit botëror do të çohet pas pak ditësh. Nga 15 gushti deri në ditët e para të shtatorit, ekipi i studiuesve të akullit do të nxjerrë tri shufra të mëdha akulli me gjatësi 130 metra nga Col du Dôme, pikë që ndodhet 4300 metra lart në Malin e Bardhë, në Alpet franceze.

Një do të dërgohet në laborator për t'u analizuar nga studiuesit, kurse dy të tjerat do të dërgohen deri në stacionin e Konkordias, ku do të ruhen në një gropë me temperature natyrale -54 °C, pa rrezikun se ikja e energjisë do të sjellë shkrirjen e tyre.

Garë kundër kohës

I gjithë operacioni do të zbatohet duke aplikuar masa strikte për të shmangur dëmtimin e shufrave të akullit dhe në 2017 do të ripërsëritet, duke marrë shufra gjigande nga akullnaja Illimani, në Bolivi. Edhe këtu, ashtu si edhe në akullnajën Col du Dôme, temperaturat rriten me 1,5-2 °C çdo 10 vite. Shkrirja e akujve të sipërfaqes në muajt e verës, rrezikon që të fshijë kujtesën historike të klimës së shkuar.

"Brezi ynë i shkencëtarëve, që është dëshmitar i ndryshimeve si pasojë e ngrohjes globale, ka një përgjegjësi të veçantë drejt brezave të rinj", tha Carlo Barbante për Focus, përgjegjësi i projektit. Shufra akulli do të merren edhe në akullnaja të tjera që rrezikojnë shkrirjen në Gjermani, Zvicër, Nepal dhe SHBA.

I.H

Vlorë, asgjësohen 15 parcela me 1.422 bimë kanabis

Posted: 13 Aug 2016 01:29 AM PDT

kanabisPolicia e Vlorës ka asgjësuar 15 parcela me rreth 1.422 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Një pjesë e bimëve narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Penkovë të Vlorës, të kultivuara nëpër 14 parcela (sipërfaqe toke pa pronar).

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike” në Sarandë, shtetasin: Mikel Mero, 34 vjeç, banues në Konispol, Sarandë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në malin “Kalihore” pranë fshatit Vrinë Sarandë, janë gjetur të kultivuara rreth 330 rrënjë bimë narkotike të mbjella në 1 parcelë, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë në pronën e këtij shtetasi. Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjerë.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Malajzi, arrestohen 9 xhihadistë të ISIS që planifikonin sulme

Posted: 13 Aug 2016 01:25 AM PDT

MalesiaForcat e sigurisë në Malajzi kanë arrestuar nëntë persona të lidhur me ISIS-in (tre janë të huaj), që planifikonin sulme në vend.

Arrestimet janë bërë në operacione të ndryshme anti-terrorizëm mes 20 korrikut dhe 9 gushtit. Më i riu nga të ndaluarit, është 17 vjeç dhe ai kishte misionin të kryente sulmin kundër jo besimtarëve në Sandakan, qyteti i dytë më i rëndësishëm i shtetit të Sabah, në veri të ishullit të Borneos.

Mes personave që kanë përfunduar në pranga, figurojnë edhe dy malajzianë të kërkuar për hedhjen e një granate kundër një lokali në Kuala Lumpur në 28 qershor, duke plagosur 8 persona. Sulmi ishte urdhëruar nga një tjetër malajzian, edhe ai i arrestuar, i përfshirë në rekrutimin e militantëve dhe ish-luftëtar në Siri së bashku me bashkëshorten në vitin 2014.

Të huajt, ku shefi i policisë nuk ka zbuluar kombësinë, janë arrestuar në 2 gusht në Kuala Lumpur, ku po kërkonin dokumente false para se të largoheshin drejt Lindjes për të kryer sulme.

Malajzia ka arrestuar më shumë se 200 persona të dyshuar si xhihadistë nga shkurti 2013, ndërsa sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme, janë 132 qytetarë malajzianë që luftojnë mes radhëve të ISIS-it në territorin irakian apo sirian.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vrasja e elektricistit, LSI: Krim i shëmtuar, dënim shembullor autorit

Posted: 13 Aug 2016 01:13 AM PDT

Deputeti i LSI, Petrit Vasili, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se LSI, mbeshtet nismat ligjore qe lidhen me koncesionet dhe partneritetin publik-privat./r/n/r/nLawmaker, Petrit Vasili, speaks during a press conference, where he stated that the LSI, support legal initiatives related to concessions and public-private partnerships.Lëvizja Socialiste për Integrim me anë të kreut të grupit parlamentare, Petrit Vasili ka dënuar ashpër krimin e rëndë të ndodhur 2 ditë më parë në Shkodër, ku një elektricist u vra teksa ishte duke kryer detyrën.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkoi nga drejtësia që të veprojë me shpejtësi dhe të japë dënimin shembull për autorin.

“Ngushëllime familjes së Zamir Velajt elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës. Ky është një krim i shëmtuar që meriton një dënim me të  rreptë. Drejtësia të veprojë me shpejtësi. Mbështetje e plotë çdo punonjësi të shtetit që kryen me përkushtim detyrën dhe respekton e zbaton ligjin. Të merren nga shteti, masa të gjithanshme për mbrojtjen e punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore", – tha Vasili.

Elektricisti Zamir Velaj u vra nga një shtetas në fashtin Oblikë të Shkodrës pasi nuk pranoi t’i rilidhte në mënyrë të parregullt energjinë elektrike.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Serbi, votëbesohet qeveria e re e Vuçiçit

Posted: 13 Aug 2016 12:59 AM PDT

SerbiParlamenti i Serbisë ka aprovuar këtë të enjte një qeveri të re populiste të udhëhequr nga kryeministri Alexandar Vuçiç, e cila ka premtuar të ndjekë rrugën e integrimit të vendit ballkanik në Bashkimin Europian, ndërkohë që kërkon të ruajë edhe marrëdhënie të ngushta me Rusinë.

Qeveria është votëbesuar me 163 vota pro dhe 62 kundër, pas tri ditësh debatesh të nxehta dhe një fjalimi maratonë hapës nga kryeministri Vuçiç.

Kryeministri serb e ndërpreu përpara kohe mandatin e kaluar dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme në muajin prill, duke thënë se kërkonte një mandat të qartë për të vijuar me reformat proeuropiane. Opozita e akuzoi Vuçiçin, një ish-ultranacionalist i kthyer në reformator, se ka eliminuar disidentët dhe ka penguar lirinë e shprehjes në Serbi.

Veç anëtarëve të Partisë Progresive Serbe (SPP) të drejtuar nga Vuçiç, kabineti i ri qeveritar përfshin edhe anëtarë të Partisë Socialiste proruse. Për herë të parë në një komb tejet konservator, qeveria përfshin edhe një ministër homoseksual.

Serbia ka kërkuar prej kohësh të balancojë marrëdhëniet e saj historike me Moskën, me objektivin e shpallur të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ajo mbetet e vetmja aleate e Rusisë, jo anëtare e NATO-s, në Ballkan, aty ku Moska ka pasur tradicionalisht një ndikim të fortë.

Beogradi ka refuzuar t'iu bashkohet sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë për shkak të politikave të saj në Ukrainë, ndërsa Moska ka mbështetur pretendimet e Serbisë për mosnjohjen e Kosovës. Analisti i politikës së jashtme, Aleksandar Joksimoviç parashikon që Serbia do të vijojë me të njëjtat politika edhe nën qeverisjen e re. "Për momentin, duket se nuk ka asnjë presion ndaj Serbisë për të zgjedhur njërën prej këtyre dy anëve", tha Joksimoviç.

Beogradin pritet ta vizitojë gjatë javës së ardhshme zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ndërkohë që kryeministri rus, Dmitry Medvedev do të zbresë në vendin ballkanas gjatë muajit të ardhshëm.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Siguria rrugore, arrestohen 13 drejtues mjetesh, 1546 gjoba në 24 orë

Posted: 13 Aug 2016 12:58 AM PDT

policia-rrugoreVijon puna e Policisë Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e masave për “Marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve si dhe për rritjen e sigurisë rrugore”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur gjithsej 1.546 masa administrative. Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga këta 11 të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 48 Leje Drejtimi , nga këto: 12 për pije alkoolike, 28 për shpejtësi dhe 8 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë vendosur 234 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 29 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 76 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.

Si dhe janë dërguar në OASH, 59 drejtues mjetesh.

Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugore.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Cërrik, ndalohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

Posted: 13 Aug 2016 12:54 AM PDT

Elbasan-PoliciaPolicia e Cërrikut në Elbasan, ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Ervin Hudhra,  25 vjeç,  banues në Kamëz Tiranë.

Ky shtetas, u ndalua nga efektivët e policisë, pasi në bashkëpunim me shtetasin L.P, 25 vjeç, banues në  Tiranë më datë 14. 07. 2016,  në fshatin Shalës, në dyqanin e shtetases F.P, 56 vjeçe dyshohen të kenë vjedhur 500.000 lekë dhe karta rimbushëse telefoni celularësh të kompanive të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje kryer në bashkëpunim”.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Droni i SHBA-së vret kreun e ISIS në Afganistan

Posted: 13 Aug 2016 12:53 AM PDT

isiHafiz Saeed Khan, kreu i të ashtuquajtur Shteti Islamik në Afganistan dhe Pakistan është vrarë gjatë sulmeve me dron nga SHBA muajin e shkuar.

Vitin e shkuar shërbimet sekrete afgane thanë se kishin informacione se Saeed Khan është vrarë gjatë sulmeve ajrore muajin e shkuar në provincën Nangarhar.

Gjithsesi, ISIS këmbëngul se lideri i tyre i ka mbijetuar sulmit.

Sulmi me dron ndodhi më 28 korrik vetëm tri ditë pasi ISIS ndërmori sulmin vdekjeprurës në Afganistan, duke vrarë 80 persona dhe plagosur 230 të tjerë të komunitetit Shia në Kabul.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :